• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu,në një vizitë në Washington

July 1, 2016 by dgreca

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ndodhen në një vizitë në Washington, në të cilën zhvilloi takime me personalitete të politikës dhe mendimit politik Amerikan.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e PR-së, ku në një deklaratë për mediat ka thënë se: ”Me ftesë të Presidentit të Heritage Foundation, Ish-Senatorit Jim DeMint, Mediu mori pjesë në një takim në të cilin u diskutua për ndërtimin dhe bashkëpunimin me Balkan Policy and Heritage Foundation, të krijuar në Shqipëri prej përfaqësuesish të politikës shqiptare dhe rajonale”.

Sipas njoftimit, DeMint ka shprehur gatishmërinë e tij për t`a konsideruar këtë fondacion si pjesë të punës dhe qëllimeve të përbashkëta, duke bashkëpunuar në analizën e situatës në Ballkan, lirinë ekonomike, shtetin e së drejtës, çështjet e Sigurisë Rajonale dhe Globale, duke përfshirë në këto forume përfaqësues të nivelit të lartë të politikës amerikane dhe rajonale, siç ishte forumi i organizuar në Washington nga Armed Service Committee në senat, apo takimet në rajon me kongresmenët për zgjerimin e NATO-s në Ballkan.

Mediu në fjalën e mbajtur ju ka shpjeguar të pranishmëve në atë tryezë situatën e rëndë ekonomike dhe politike në Shqipëri, si pasojë e një qeverisjeje autoritare dhe të korruptuar.

Mediu zhvilloi një drekë pune me Kongresmenin Robert Aderholt dhe Ish-Senatorin Mark Pryor, duke i shpjeguar atyre se opozita është tërësisht e angazhuar dhe e gatshme që të votojë Reformën në Drejtësi, bazuar në rekomandimet e Venecias, me konsensus politik, i cili është i domosdoshëm.

Filed Under: Politike Tagged With: Fatmir Mediu, në një vizitë, Ne Washington

Faton Bislimi, Pjesë e Grupit Evropian të Akademisë së Lidershipit Transatlantik në Washington

March 31, 2016 by dgreca

Si pjesë e grupit evropian të 22 kandidatëve të përzgjedhur nga e gjithë Evropa për të qenë pjesë e programit prestigjioz “Marshall Memorial Fellowship” (MMF) të Fonit Marshall të Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara, të marten për Washington, DC, ka udhëtuar edhe Faton Bislimi, Koordinator për Politika dhe Marrëdhënie Rajonale në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.  Bislimi është I vetmi shqiptar nga Evropa që është pjesë e këtij programi këtë vit, dhe një ndër shqiptarët e pakët që studimet postdiplomike në fushën e zhvillimit ndërkombëtar I ka përfunduar në Universitetin e Harvardit. Tani, në përfundmin të doktoraturës në shkenca politike në Universitetin e Albertës, ai është përzgjedhë për programin MMF me motivacionin se është “pjesë e liderëve të rinjë nga Evropa në marrëdhëniet transatlantike,” sic thuhet në letrën e përzgjedhjes nga Dr. Donfried, Presidente e Fondit.

Gjatë programit tre-javor, Bislimi do të ketë rastin të takojë shumë personalitete të rendësishme të politikbërjes në SHBA, duke përfshirë kongresmenë, kryetarë qytetesh, drejtorë fondacionesh, kryeredaktor gazetash, si në Washington, DC, në Chicago, Chattanooga, Miami, dhe New York.

“Unë jam krenar që më është dhënë mundësia të jem pjesë e këtij programi prestigjioz,” ka thenë Bislimi, dhe “do të përpiqem, që gjithë gjithëherë, të përfaqësoj vendin dhe popullin tim në mënyrën më të mire të mundëshme,” ka shtuar ai.

Në grupin evropian, pjesë e të cilit është Bislimi, ka professorë universitetesh, gazetarë, anëtar të parlamentit, themelues e drejtues të institucioneve joprofitabile, kryetar komunash, zyrtarë qeverishë nga shumë shtete të Evropës si Spanja, Italia, Kroacia, Gjermania, Holanda, Britania, Serbia, Bosnja, Polonia, Ukraina, etj.

I kënaqur me përzgjedhjen e Bislimit në këtë program është shprehur edhe Kryetari Haziri. “Eshtë ndër për Gjilanin edhe për Kosovën që kemi një njeri si Faton Bislimi që na përfaqëson në një program kaq të rendësishëm në ndërtimin e mëtutjeshem të marrëdhënieve transatlantike,” ka thenë Haziri. “Gjenerata e re dhe profesionistë si Bislimi janë shpresa më e mire për të ardhmen tone,” ka shtuar ai.

Kurse, Bislimi nga Washington, DC ka shpjeguar se në secilin takim në këtë program do të promovojë Komunën e Gjilanit, duke u filluar kështu një proces të ri të bashkëpunimit në mes Gjilanit dhe qyteteve që do t’i vizitojë ai si pjesë e programit MMF në SHBA.

Fondi Marshall i Gjermanisë në SHBA është themeluar para mëse 40 viteve dhe program i tyre i Akademisë së Lidershipit Transatlantik ka mëse tridhjetë vite që organizohet përmes programit Marshall Memorial Fellowship që i përzgjedhë 22 kandidatë nga Evropa të cilët vijnë në SHBA dhe 22 kandidatë nga Amerika që shkojnë në Evropë, me qëllim të përgatitjes së gjeneratës së re të ekspertëve dhe liderëve në fushën e marrëdhënieve transatlantike. Përndryshe, përzgjedhja e Bislimit për pjesëmarrje në këtë program, të dizajnuar e sponzoruar nga dy vende kryesore në politikën globale si SHBA dhe Gjermania, vlerëson lartë punën e tij të deritashme në ngritjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve transatlantike, vecanërisht në mes në SHBA-ve e Kanadasë dhe Kosovës.

Faton Bislimi ka mëse trembëdhjetë vite që punon intensivisht me lobin shqiptar në SHBA, duke krijuar marrëdhënie të shkëlqyeshme me shumë autoritete të Kongresit dhe Administratës Amerikane, duke përfshirë edhe punën e tij në Komitetin për Marrdhënie me Jashtë të Kongresit të SHBA-ve gjatë verës së vitit 2003 dhe 2004.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Faton Bislimi, Grupit Evropian, Ne Washington, Pjesë e, të Akademisë së Lidershipit Transatlantik

Presidenti Obama fton kryeministrin Mustafa në samitin e liderëve në New York

August 23, 2015 by dgreca

Presidenti amerikan Barack Obama fton kryeministrin kosovar Isa Mustafa në samitin e liderëve në New York.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është ftuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, që të marrë pjesë në samitin e liderëve, që do të mbahet më 29 shtator në New York”, sapo bëri të ditur Kryeministria kosovare në njoftimin e dërguar.
Theksohet se, Samiti do të mbahet në selinë e Kombeve të Bashkuara dhe në të do të diskutohet për të arriturat e shteteve në luftën kundër ISIS-it dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ftesa i është dorëzuar para pak ditësh kryeministrit Mustafa nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Isa Mustafën/, Ne Washington, Obama fton

HARRY BAJRAKTARI: “NJË ÇEREK SHEKULLI PËR ÇËSHTJEN E KOSOVËS NË WASHINGTON”

February 27, 2015 by dgreca

*Doli libri i veprimtarit dhe biznesmenit shqiptaro -amerikani, Harry Bajraktarit
“NJË ÇEREK SHEKULLI PËR ÇËSHTJEN E KOSOVËS NË WASHINGTON”/
* Dy kopje të librit iu dhuruan Bibliotekës së VATRËS/
NGA MUHAMET MJEKU/
Tash po sa ka dalë nga shtypi libri i Harry Bajraktarit me titull ”Një çerek Shekulli për çështjen e Kosovës në Washington”, botuar nga “Albanian Media Grup” në SHBA.
Libri u kushtohet atyre që, brez pas brezi, u sakrifikuan për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Në këto shkrime dominon tematika: Washingtoni dhe shqiptarët e Amerikës për Kosovën, Shqipërinë dhe trojet tjera etnike, nëpërmjet takimeve me personalitetet të larta amerikane, komente, intervista, letër shkëmbime dhe diskutime të Harry Bajraktarit, prej se kur erdhi në Shtetet e Bashkuara të Amertikës.
Në këtë vëllim janë botuar edhe shkrimet dhe intervistat e autorit të publikuar në gazetën “Illyria”, në “Bota Sot”, në gazetën “Dielli” të Vatrës, në 55 , “Panorama”, “Telegraf”, “ Lajm” , dhe në disa gazeta e revista të tjera në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Këtu gjen aktivitetin e shqiptarëve të Amerikës nga vitet e 90-ta në të sotmen që kryesisht ka të bëjë me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe me demokratizimin e Shqipërisë. Në libër ndodhen edhe disa intervista të Harry Bajraktarit, dhënë gazetave të ndryshme si dhe letra përshëndetëse, dërguar personaliteteve politike, njerëzve të kulturës dhe klerikëve.
Harry Bajraktari, krahas aktivitetit të tij si veprimtar, në vitin 1991 themeloi edhe gazetën “Illyria” dhe nga atëherë filloi t’i botojë shkrimet e tij në gjuhën angleze dhe shqipe, ndërsa më vonë vazhdoi të publikojë edhe në disa gazeta në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Nëpërmjet këtyre shkrimeve dhe letrave dërguar personaliteteve amerikane, si dhe në bashkëpunim me miqtë e tij amerikanë dhe me shqiptaro-amerikanët, z. Bajraktari, afirmoi në mënyra të ndryshme çështjen kombëtare në Washington. Lexuesi do të ketë rast të njihet për takimet e tij me ish presidentin Clinton, Hilary Clinton, Holbrooke, Joe Biden, Bab Dole, Eliot Engel e figura të tjera amerikane, si dhe me takimet e tij me Dr.Ibrahim Rugovën, Dr. Sali Berishën, me politikanë e intelektualë të tjerë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Gjithashtu janë prezentuar edhe disa nga takimet e tij me njerëz të kulturës dhe artit. Në këtë kontekst ai u takua edhe me Bianca Jagger, aktore dhe aktiviste e njohur për të drejtat e njeriut, ish bashkëshortja e Michael Philip “Mik” Jager, njëri nga themeluesit e famshëm të Roling Stones. Në vitin 2006 presidenti George Bush i dha mirënjohje Harry Bajraktarit për shërbim dhe pjesëmarrje qytetare për shtetin amerikan.
Në këtë shënim po paraqesim një fragment nga ky libër:
“Amerika të jep mundësi të ngritesh ekonomikisht, të ndjehesh i barabartë me gjithë të tjerët, të shkollohesh dhe të gjesh profilin tënd, si asnjë vend tjetër në botë. Prandaj, Amerika s’ ka qenë ëndërr vetëm e shqiptarëve, por edhe e shumë popujve të këtij planeti të hequr keq. Vetëm në një demokraci e tillë mund të realizosh synimet e tua. Amerika na krijoj kushte dhe mundësi, kurse ne me punë të përditshme realizuam të mira materiale. Me këto të mira ngritem vetveten, ndihmuam atdheun dhe njerëzit tanë në Kosovë. Mendoj se pa këto mundësi ekonomike dhe pa një sistem të tillë demokratik që ka Amerika, nuk do të kishim shumë vullnet për t’ ju përkushtuar vlerave esenciale të kombit.
Mbi këtë bazë kemi vepruar, dhe kështu po veprojmë edhe sot për të qenë pranë vetvetes dhe popullit shqiptar gjithandej në Ballkan”.
Llibri është ilustruar me fotografi nga takimet e tij me personalitetet të larta të Amerikës dhe botës nga Bill Clinton tek kryetari i Izraelit Shimon Peres dhe ndahet në 15 kaptina.Vija ndarëse e një kaptine në tjetrën nuk nënkupton edhe tematikën e njëjtë të shkrimeve.
Libri i Harry Bajraktarit “Një çerek shekulli për çështjen e Kosovës në Washington” është botuar me një dizain dhe teknikë të përsosur dhe ka 365 faqe. Të gjitha fotografitë janë me ngjyra, ndërsa në kopertinë është ndërtesa e Konkresit amerikan në Washington DC.
Shënim: Sot, e Premte 27 Shkurt, autori Harry Bajraktari dërgoi për bibliotekën e Vatrës, dy kopje të librit. Në bibliotekën e Vatrës ruhen libra që prej 103 vitesh. Në të janë ruajtur dhe librat origjinalë të Fan S Nolit, Konicës, Cekrezit etj. Faleminderit!

Filed Under: Komunitet Tagged With: "NJË ÇEREK SHEKULLI, harry bajraktari, Ne Washington, PËR ÇËSHTJEN E KOSOVËS

Një udhëtim mbresëlënës në Uashington

November 19, 2014 by dgreca

Rreth 50 gra shqiptare, emigruar vitet e fundit në SHBA, u mblodhën së bashku për të qëndruar së paku dy ditë në një tur mbresëlënëse në Uashington/
UASHINGTON, D.C. Të shtunën dhe të dielën ka qenë një grup i grave shqiptare nga Bruklini – në Nju Jork, që ka zhvilluar një eskrusion të organizuar në kryeqytetin e SHBA – Washington D.C. Rreth 50 gra shqiptare, emigruar vitet e fundit në SHBA, u mblodhën së bashku – në komunikim me njëra tjetrën për të qëndruar së paku dy ditë, në një tur mbresëlënës në Uashington.
Të -frymëzuera nga kryeqyteti i shtëpisë së dytë të tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Shtëpia e Bardhë, aty ku shpesh herë edhe na u varen edhe fatet e kombit tonë – Capitol Hill – senati dhe kongresi i miqve tanë, nga monumentet dhe muzetë, apo bukuritë turistike, kan qenë të shtunën dhe të dielën arsyeja ose frymëzimi që një grup i grave shqiptare në zonën e Tri-Shtetshit, të mblidheshin së bashku e të vizitonin kryeqytetin e SHBA, këtë fund vjeshte, Uashington D.C..
Një mënyrë paksa e veçantë, kjo, e grave shqiptare në emigrim – të cilat më shumë i kushtohen familjes dhe punëve të shtëpisë, punës ditore, por, që kan zgjedhur kësaj rradhe të jenë larg “politikës’ dhe mbledhjeve të zakonëshme të komunitetit.
Me këtë rast ato nuk mund të linin pa parë bukuritë e tilla që përfshijnë Shtëpinë e Bardhë, Monumentin e Uashingtonit, Memorialin Linkoln dhe Institucionin Smithsonian – dhe pamje të tjera nga ky udhëtim i bukur.
Këto gra shqiptare, të cilat ishin nga Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare, duke përfituar edhe nga çmimet mjaft të volitëshme ( 120 dollar – paketa – përfshirë udhëtimin e fjetjen) patën rastin të vizitojnë gjatë rrugës destinacione mjaft të favorshme, jo vetëm për nga risitë që do të gjenin atje, por edhe nga çmimet e volitshme të sesionit.
Pjesemarrëset, pjesa më e madhe gra shqiptare, që punojnë nëpër isntitucionet private dhe shtetrore, dolën në natyrën e bukur të këtyre anëve, për të kaluar një ditë të gëzueshme shlodhese dhe argëtuese, duke shpalosë me krenarinë shqiptare, edhe para kangjellave të Shtëpisë së Bardhë, flamurin kuq e zi . /B.Sina/

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Ne Washington, NJE UDHETIM

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT