Auckland, 6 shkurt 2016/
Darkë e përbashkët me ambasadorin dr. Kiçmarin
Mërgata shqiptare në Zelandë të Re organizoi darkë të përbashkët me ambasadorin fuqiplotë të R. së Kosovës në Zelandë të Re. Ishte takim i përzemërt me ambasadorin, i cili pas vizitës në Wellington me Guvernatorin e Përgjithshëm të Zelandës së Re ztr. Jerry Mateprae me rastin e Festës Nacionale Waitangi Day të shtetit.
Për t’i dëshirua mirëseardhje ambasadorit u mblodhën shqiptarët me vendbanim në qytetin metropol të Auckladit, Në qytetin e përmendur janë të vendosur kryesisht shqiptarët. Me ketë rast Dr. Kiçmari njoftoi të tubuarit për mbështetjen që gëzon R. e Kosovës nga Shteti i Zelandës së Re. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i ndërsjellë duke u ndal te roli i mërgimtarëve shqiptar për çuarjen e thellimin e lidhjeve mes dy vendeve. Komuniteti shqiptar këtu ka arrit të inkuadrohet në jetën e këtij vendi dhe rinia po shkollohet, tha mes tjerash ambasadori. Pastaj të pranishmit pyeten për angazhimin e diplomacisë së punëve të jashtme në në integrimin e R. së Kosovës në organizatat botërore, njohjet, përgatitjet për festën e 17 Shkurtit etj. Qetë dhe në mënyrë profesionale u përgjigj ambasadori në pyetjet e parashtruara. Bashkëbisedimi vazhdoi edhe gjatë darkës deri në orët e vona të mbrëmjes.
* E dergoi per DIELLIN, Sabit ABDYLI, Zelande e Re
Shqiptaret ne Zelanden e Re
Aucland, 28 nëntor 2015/Me rastin e Ditës së Flamurit Mërgata shqiptare në Zelandën e Re organizoi një ndeshje vëllazërore futbolli shqiptaro-shqiptar (Shqipëri-Kosovë). Ndeshja u zhvillua në stadiumin 111 Archers Rd, Glenfield, North Shore në qytetin e Auckalnd-it. Loja atraktive me pasime të sakta dhe fer kënaqi publikun gjatë gjithë kohës sa zhvillohej. Gjithçka ishte në frymën e festës së Flamurit. Ndeshja përfundoi me rezultatin Shqipëria 2 Kosova 5. Golat për Shqipërinë i realizuan; Arbeni dhe Vuksanlekaj, ndërsa për Kosovën Ari 2 gola, Sokoli, Albani e Driloni nga 1.
Shqipëria: Toni, Iliri, Leonard, Xhina, Keven, Ilir Kamberi, Mario, Ardian, Zamir, Brain e Denis.
Kosova: Murati, Fatosi, Shkëlqimi, Ervini, Agroni, Ideali, Erzeni, Shkëlzeni, Muhameti, Sokoli, Ari, Albani, Edoni, Driloni e Burimi. Referi kryesor Sefedin Zeka(Sabit Abdyli, Auckalnd)
7 MARSI FESTOHET EDHE NGA SHQIPTARET NE ZELANDEN E RE
One Tree Hill, 7 mars 2015/
Me rastin e Ditës së Mësuesit shqiptaro-zelandezët organizuan piknik të përbashkët në natyrë. Shumica e manifestuesve ishin ish punëtorë të shkollës shqipe me dekada të tëra, duke filluar që nga viti 1948 Muhamet Fusha, 1953 Sali Sefaj, 1964 Burahan Gjerqeku, Besa Gjerqeku 1966, Sabit Abdyli 1968, Ilir Hoxha, Ali Hoxha, Luljeta Hoxha, Haxhere Jashari etj. Gjithë pasdreken kokë më kokë kujtuan vitet e para të punës me ditar në dorë, u përmenden me admirim emrat e doajenëve të arsimit shqip: Mehmet Gjevorit, Beqir Kastratit, Tajar Hatipit, Rexhep Hoxhës, Shefqet Veliut etj. U diskutua gjetja e mënyrës për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit te fëmijë tanë. Ilir Hoxha lexoi një si kumtesë të përgatitur që më parë në lidhje me rolin e mësuesit në shoqëri. Në ndarje bëmë edhe fotografi.