• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRIMI NE OFENSIVE-Grabitje spektakolare- mbi 3 mln euro në aeroportin “Nënë Tereza”

June 30, 2016 by dgreca

Lulzim Basha: Ku janë cubat e Tahirit, apo duke ruajtur parcelat me kanabis?/

Të paktën 3 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në aeroportin “Nënë Tereza” në fshatin Rinas, pak km larg Tiranës dhe kanë grabitur një sasi të konsiderueshme valute. Edhe pse policia nuk bën të ditur shumën e grabitur, jo zyrtarisht thuhet se flitet për 3-4 milione euro të grabitura. Po ashtu mesohet se kartemomedhat kapnin peshen 83 kg.Grabitja është shënuar rreth orës 14: 45 minuta të 30 qershorit 2016. Burimet bëjnë të ditur se grabitësit kanë hyrë në pistën e avionëve dhe kanë grabitur sasinë monetare, qe po transferohej me mjetet e SHPSF “Nazeri 2000”, nga terminali drejt avionit.Policia thotë se grabitësit kanë hyrë pasi prenë menteshat e portës së jashtme që ndodhet nga krahu i rrugës Rinas – Fushë Krujë. Ndërkohë që mësohet se grabitësit i kanë vene automatikun në kokë policeve private qe shoqeronin parate.

KOMUNIKATA E POLICISE

Policia e Tiranës është njoftuar se rreth orës 14:45 në sheshin e brendshëm të fluturimeve të aeroportit “Nënë Tereza” ka ndodhur një grabitje me armë.

Menjëherë janë angazhuar shërbimet policore në aeroport dhe forca shtesë nga Drejtoria Vendore e Kufirit.

Nisur nga informacioni paraprak, raportohet  se është grabitur nje sasi monetare, qe po transferoheshin me mjetet e SHPSF “Nazeri 2000”, nga terminali drejt avionit.Dyshohet se autorë të grabitjes janë të paktën 3 persona.Ata hynë në rrethimin e brendshëm të aeroportit, pasi prenë menteshat e portës së jashtme që ndodhet nga krahu i rrugës Rinas – Fushë Krujë.

Rrethimi i jashtëm sigurohet nga sherbimi i sigurise se kompanise private qe menaxhon aeroportin.Pasi kanë marrë sasinë e valutës, autorët janë larguar me shpejtësi.

Gjatë ndjekies së autorëve  policia ka gjetur të djegur mjetin tip “Benz”, që dyshohet se u përdor nga autorët.Policia e Shtetit po vijon  ndjekjen e tyre, me forca të shumta dhe nga ajri me helikopter.Forcat RENEA po ushtrojnë kontrolle në akset rrugore dhe zonat ku dyshohet se strehohen autorët.Vazhdojnë intensivisht kërkimet dhe hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve  dhe zbardhjen e plote të ngjarjes.

Basha: Ku janë cubat e Tahirit, apo duke ruajtur parcelat me kanabis?

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për grabitjen e ndodhur sot në Rinas.Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, Basha thotë se në pushtetin e Ramës dhe Tahirit krimi ka mbrojtje, ka liri.

Ja reagimi i tij i plotë:

Grabitja e armatosur sot ne Rinas, ne ate qe duhej te ishte territori me i sigurte ne vend, deshmon se rendi ka rene, se shteti ka rene. Persona me armatim te rende e me maska, shkojne deri tek pista e avioneve, grabisin parate, vetem një ditë pasi u deklarua se në aeroportin e Rinasit janë përforcuar kontrollet në kuadër të masave kundër terrorizmit, pas sulmeve ne Stamboll. Ku jane cubat e Tahirit, apo me siguri duke ruajtur parcelat me kanabis te Habilajve per llogari te shefit, duke kundruar udhetimin e skafeve me droge qe kane pushtuar Jonin dhe Adriatikun, duke pergjuar ne menyre te paligjshme e shantazhuar gjyqtarë e prokurore, duke dhunuar e gjobitur qytetare e biznesmene apo duke arrestuar gra dhe pleq per kuponin e nje kg qepe apo 2000 leke drita te papaguara. Kjo ngjarje e rende, qe ka shkallmuar cdo standard te sigurise, eshte nje akuze direkte per Saimir Tahirin dhe Edi Ramen. Ne pushtetin e tyre krimi ska kufinj, ka mbrojtje, ka liri. ‪#‎Shqiperia me mire pa Edi Ramen.

Filed Under: Kronike Tagged With: -Grabitje spektakolare- mbi 3 mln euro në aeroportin, KRIMI NE OFENSIVE, Nene Tereza, ragon Basha

Nënë Tereza, në Universitetin e Harvardit- një fotografi dhe fjalim që bëri histori

May 25, 2016 by dgreca

Beqir SINA New York/
Nëna Tereze: “Po, ka uri. Ndoshta, jo uri për një copë bukë, por ka një uri e tmerrshme për dashuri. Ka një uri e tmerrshme për fjalën e Perëndisë.”
13266036_10153435037146607_3731985790024182168_n.png
BOSTON MA : Universiteti prestigjoz në Massachusetts –  Shtetet e Bashkuara – “Harvard University”, për çdo jubile, prezanton disa nga fotografitë prej fjalimeve, të personaliteteve që u adresohen gjeneratave të studentave, të Harvardit, që kanë kryer studimet në këtë universitet prestigjoz.
Fotografia e parë – është përzgjedhur ajo Nanë Terezes, duke iu drejtuar gjeneratës që ka kryer studimet në vitin 1982
“Në qoftë se fotografitë janë me vlerë më shumë një mijë fjalë”, atëhere edhe këto fotografi të përzgjedhura nga Universiteti prestigjoz në Massachusetts –  Shtetet e Bashkuara – “Harvard University”, janë një paraqitje e shkurtër e adresimeve në të kaluarën.
Fotografi janë të zgjedhura nga Arkivat e Universitetit dhe Bibliotekën Schlesinger në Harvard në Institutin Radcliffe, Universiteti i Harvardit
Këtu Nanë Tereza, jep fjalimin e drejtuar gjeneratës së studentëve në Universitetin e Harvardit më 10 qershor, 1982 dhe fotografit janë nxjerr nga Zyra Joe Wrinn  e arshivës së gazetës  Harvard News.
E cila shkruan se :”Klasa e 1982, ditën e diplomimit zgjodhi për të dëgjuar një fjalim drejtuar atyre nga laureatia e Çmimit Nobel të Paqes, të cilën ata qysh në atë kohë mund t’a kenë quajtur si një ditë me një Shenjtore.
Nënë Tereza, i cili themeloi Shoqatën e Misionareve të Bamirësisë në Kalkuta në vitin 1950, “Kërkoi në audiencën e saj për të punuar për Jezusin dhe njerëzit të jetojnë virtytshëm, të jetojnë me veten e tyre, megjithse, tha ajo ata kan për të marrë një kohë të gjatë.”
Audienca u ngritë si rrallë ndonjëherë në këmbë, shkruajti Harvard News, me ovacione të jashtëzakonshme në Teatrin treqindtvjeçar kur foli Nana Tereze
Tani, kur Kisha Katolike, dhe mbarë kombi i saj shqiptarë, po kremton vitin e të Lumes Nënë Tereza natyrishtë që është mirë të kujtojmë dhe punën e vepren e saj.  Një punë e madhe, shkruan shtypi katolik, në Shtetet e Bashkuara, për të rikujtuar dhe punën e veprën e saj të madhe dhe sa është ishte e famshëme Nana Tereze.
I tillë ishte edhe më 10 Qershor 1982 në kohën e diplomimeve, fjalime drejtuar gjeneratës së studenteve që Nana Tereze dha në universitetin prestigjoz amerikan Harvard – në atë që thirret “Harvard Class Day”
Nana Tereze u tha studentëve : “Po, ka uri. Ndoshta, jo uri për një copë bukë, por ka një uri e tmerrshme për dashuri. Ka një uri e tmerrshme për fjalën e Perëndisë.”
Unë kurrë nuk e harroj kur kemi shkuar në Meksikë, dhe shkuam për të vizituar familjet shumë të varfëra. Dhe të gjithë ata njerëz që kemi parë, po thuajse nuk kishin asgjë në shtëpitë e tyre, por askush nuk e pyeti për pasuri. Ata të gjithë na pyetën: Na mëso fjalën e Perëndisë. Na jep fjalën e Perëndisë. “Ata ishin të uritur për fjalën e Perëndisë. Këtu, gjithashtu, në të gjithë botën ka një uri e tmerrshme për Perëndinë, në mesin e të rinjve në veçanti. Dhe ajo është aty ku ne duhet të gjejmë Jezusin dhe të heqë atë uri. Lakuriqësia, e njeriut nuk është vetëm për t’u zbuluar nga një copë leckë.
Lakuriqësia, është për humbjen e atij dinjitetit njerëzor, humbja në këtë aspekt, humbja e kësaj dëlirësisë, që ishte aq e bukur, aq e madhe, humbja e kësaj virgjërisë kjo ishte gjëja më e bukur që një i ri dhe një grua e re mund të i japin njëri-tjetrin për shkak se ata e duan njëri-tjetrin, humbja e kësaj pranisë, të asaj që është e bukur, e ajo që është e madhe kjo është lakuriqësia.
Më tej Nana Tereze u tha studentëve të rinjë e të reja se :” I pastrehë nuk është mungesa e një shtëpie e bërë me tulla, por ndjenja e njeriut, duke hedhur poshtë, duke qenë i padëshiruar, duke qenë që nuk ka një të tillë për të dëgjuar thirrjen tuaj” ka thënë ajo.
Por, simbas Hardvard News, pjesa më e madhe e fjalës së saj, ishte kundra dështimit – obortit, të grave, e cila ishte dhe ftesa me këtë rast, që Nana Tereze, 34 vjet më parë ( 10 qershor 1982 ) me fjalimin e saj u bëri të rinjëve e të rejave, të Universitetit Hrdvard, dhe të gjithë atyre në të gjithë rruzullin, që të mendojë mbi marrëdhëniet në mes të dashurisë dhe sakrificës, e cila çon në një pikë të shenjtërisë.
“Lutja ime për ju, citohet të këtë thenë në fund Nana Tereze, është që çdo njeri të rritet në atë dashuri për njëri-tjetrin. Që të rritet në atë ngjashmërinë e Krishtit, në atë shenjtërinë e Krishtit. Shenjtëria, më e pakta nuk është luks ; kjo është një detyrë e thjeshtë për ju dhe për mua”, ka thënë Nana Tereze, në fjalimin e saj ”Clas Day – 1982,” ditën e diplomimit zgjodhi, një fjalim ky drejtuar atyre nga laureatia e Çmimit Nobel të Paqes, të cilën ata qysh në atë kohë mund t’a kenë quajtur atë si një ditë me një Shenjtore.
13255928_10153435037221607_263634305654997634_n.png

13260180_10153435037216607_1744298559129727854_n.png

13230341_10153435037141607_4737532227158171842_n.png

13260180_10153435037216607_1744298559129727854_n.png

13239420_10153435037136607_464959528507255517_n.png

Filed Under: Komente Tagged With: në Universitetin e Harvardit, Nene Tereza

Në Nju Jork u Shfaq dokumentari për Nënë Terezën në 104 vjetorin e Vatrës

April 30, 2016 by dgreca

Shfaqet filimi dokumentar për Shoqatën Humanitare “Nanë Tereze” në Prishtinë, ndërkohë, prezantohen dy libra: “Miqtë e mi në Amshim!” me autor Dr. Dom Lush Gjergji, si dhe libri -“Terrori i Serbisë  pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999 ”  , “Intervenimi i NATO- s,  në Kosovë”, dhe, filmi dokumentar “Rrugëtimi i një libri nëpër  botë” , me autor Prof. Dr. Nusret Pllana/

Nga Beqir SINA – Bronx – NYC/

Fotot:Dritan Haxhia/*

SOUTHERN BRONX – NY : 28 Prilli, është ditëlindja e VATRËS, e cila, dje mbushi plot 104 vjet. Një shekull e katër vjet, është jetë -gjatësia, e saj, famëmadhes së shqiptarizimit në Amerikë, e cila “gulçonë”, me gjithë atë shprtin e saj kombëtar, më se 1 shekull, në mesin e shqiptarëve të Amerikës, duke ruajtur dhe mbajtur gjallë, Shqiptarinë.    Kjo, organizatë, u shëndërrua shpejt në zemerën e shpritin patriotik të klubeve patriotike shqiptare, e cila megjithëse e re, 104 vjet më parë, dhe, fare e vogël në numër,(sa një fis, atëhere kur u themelua VATRA më 28 Prill 1912) në Shtetet e Bashkuara, por, që po rritej çdo ditë e shumë shpejt, duke treguar qysh në ditët e para të saj, një shkallë lart organizimi dhe përkushtimi, të paparë, ndonjëherë për Kombin e saj, në mbrojtje të vendit të tyre, nga fqinjët grabitqar që kërkonin ta coptonin. Siç është rasti ku përmes dokumentave arkivorë nga institucione akademike dhe shtetërore amerikane, ofrojnë si shembull – reagimin e Vatranëve në Amerikë, me Uillsonin në Konferencën e Londrës, ndaj rrezikut të gjymtimit të Shqipërisë në vitin 1920. Vatra një shekull e katër vjet, ka bërë një punë të madhe, dhe të rëndësishme, ndër vite për kauzën Shqiptare, dhe, ka kontribuar, për Shqipërinë, Kombin Shqiptarë, kudo e në të gjitha trojet Shqiptare, edhe në ditët e sotme. Dje, më 28 Prill 2016, me rastin e 104 vjetorit, në Shtëpinë e Vatrës, në Nju Jork, kjo organizatë, me një aktivitet të thjesht, ka shënuar këtë ngjarje kombëtare, të cilën  e ka përshëndetur duke folur pak edhe mbi historikun dhe ndikimin e Vatrës, kryetari aktual Dr. Gjon Buçaj. Fillimisht , Kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj,- pasi i përshëndeti të pranishmit në sallë dhe ju dëshiroi mirëseardhje, atyre, duke hapur këtë veprimtari, tha se “ ne kemi nderin dhe pervilegjin të kemi në këtë ditë të lindjes së Vatrës, në mesin tonë, dy mysafirë të veçantë nga Kosova: Vikarin gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergjin, studiuesin, shkrimtarin, dhe biografin e njohur të Nana Terezes, dhe një ndër themeluesit të Shoqatës Humanitare “Nanë Tereza” në Prishtinë, si dhe mikun e Vatrës, Profesor Nusret Pllana,ish luftëtari i lirisë, gazetar, publicist, autor i gjashtë librave : “Terrori i Serbisë  pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999 ”  , “Intervenimi i NATO- s në Kosovë” dhe producent e skenarist i filmit dokumentar “Rrugëtimi i një libri nëpër  botë”. Kurse, Don Lush Gjergji, ndërsa, ka përgëzuar 104 Vjetorin e Vatrës, foli pak edhe mbi historikun dhe ndikimin e Vatrës, mbi Shqipërinë, dhe shqiptarët në Kosovë, e trojet shqiptare, kontributin e saj historik të saj, sidomos në diasporë, i cili tha ai dëshmon rolin dhe trashëgiminë e Federatës Panshqiptare të Amerikës, Vatra, gjatë 104 vjetëve, që nga themelimi i saj, nga ju vatranët që mbajtët gjallë këtë visar të paçmuar të pasurisë sonë kombëtare..   Më pas Dr. Lush Gjergji, në kuadrin e aktiviteteve të Vitit të Nana Terezes, i shpallur ky nga Kosova dhe Shqipëria, me rastin e 4 Shtatorit – ditës së Shejtërimit, të Nanë Terrezes, ka prezantuar dokumentarin e tij, mbi veprimtarinë, e Shoqatës Nëna Terezë, i cili tha, ai, ishte i vetmi entitet, prej ditës së parë që i përgjigjej nevojave të komunitetit, edhe nën sundimin e Serbisë, mbi Kosovën. Deri më 1990, Shoqëria Civile në Kosovë, spjegojë Don Lush Gjergji, njëri nga themeluesit kryesorë, të kësaj Shoqate humanitare, nuk ka ekzistuar ishte Shoqata Nëna Terezë, e cila ka kthyer një faqe të re në historinë e Kosovës, duke angazhuar qytetarët në rrjete vullnetare në implementimin e aktiviteteve. “Për, këtë shtoi ai nga viti 1990 deri në vitin 1998 ShHNT, ka vepruar si një institucion paralel me regjimin Serb, në Kosovë, si një “Ministri e Mirëqenies Sociale”, të asaj kohe, duke ofruar asistencë humanitare, si një Ministri e Shëndetit, duke krijuar një zinxhir prej 96 klinikave mobile dhe Materniteteve dhe si një Ministri e Edukimit, duke mbështetur sistemin arsimor-edukativ dhe ofrimin e kushteve themelore”. Dom Lush Gjergji, ftoi pas prezantimit të librit të tij të 12-të, “Miqt e mi në Amshim”, gazetarin Dritan Haxhia, që me anë të një video-projeksioni të shfaqte, dokumentarin me metrazh të shkurtër, ku protagonistët, nëpërmjet intervistave, treguan se :”ShHNT, ka për qëllim të ndihmojë duke ndërtuar në një shoqëri të hapur Civile, ku vlerat e të gjithë popullit do të respektohen dhe të kultivohen pa dallim kombësie, feje apo race, ku njerëzit do të jetojnë krah për krah me respekt të ndërsjellë dhe tolerancë”. Pas këtij dokumentari, një vend i veçantë iu dha nga autori Profesor Nusret Pllana, por edhe prej të pranishmëve, librit të gjashtë- I cili është dëshmi e gjallë, dhe vlerë, që do t’i duhej edhe Hagës. Një libër lapidar për ata të cilët u flijuan, derdhën gjakun e tyre, për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, kështu të paktën, deri tani, është cilësuar me pak fjalë Libri “Terrori Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999” i Profesor Nusret Pallnës, i cili shpallos përmes fotografisë “Golgotën” dhe gjithë dhunën dhe terrorin e paparë të Serbisë, ndaj shqiptarëve të Kosovës; paqedashës, lridashës, dhe të pafajshëm. Një libër plot dhëmbje, por që ka edhe nocionin e krenarisë sonë kombëtare, i botuar në 12 gjuhë të botës, dhe promovuar në tre kontinetet, dhe i piblikuar në 50 vende të botës, përfshirë Washingtonin( SHBA) dhe Melburnin e Australisë. “Më lejoni fillimisht, t’ju përshëndes të gjithëve dhe në veçanti , kryetarin e Vatrës, Dr. Gjon Buçaj, dhe anëtarët e kryesisës, vatranët, në Florida, Michigan, dhe Toronto,” tha në fillim të fjalës së tij me këtë rast, profesor Nusret Pllana, i cili, është autor i librit, që fakton terrorin serb ndaj popullit shqiptar të Kosovës, si dhe filmit dokumentar “Rrugëtimi i një libri nëpër botë”, i cili u shpreh ai “ka në plan të realizohet në të ardhmen me një “buxhet të madh” si një dokumentar – artistik, për të konkuruar edhe për ndonjë çmim Oskar, në të ardhen”. Vatranët, thanë se së pari i jemi mirënjohës, dy miqve të nderuar të Vatrës, Don Lush Gjergjit dhe profesor Nusret Pllana, që ishin sot së bashku me ne, në shënimin e 28 Prillt, ditëlindja e VATRËS, e cila, u bë 104 vjet, këtu në Shtëpinë e Vatrës, në këtë ngjarje kulturore, për të cilat ka aq shumë nevojë jo vetëm Vatra, por i gjithë komuniteti shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, të shoqëruar nga Bedri Kurtishi, ish luftëtar i UÇK-së, nga Toronto- Kanada. Pjesëmarrësit,  me këtë rast vlerësuan dhe dhanë një mirënjohe profesor Pllanës, autori i këtyre, gjashtë, librave, për punën e tij të palodhshme për  të faktuar në mënyrë shkencore një periudhë terrori dhe represioni të pa imagjinueshem  ndaj popullit shqiptar, nga Serbia. “Profesor Pllana, thanë ata, me angazhimin e tij të palodhshëm, po e depërton të vërtetën për Kosovën edhe në skutat e botës, ku ndoshta nuk është dëgjuar as emri Kosovë, vetëm në Europë , libri ka hyrë në të gjitha kancelaritë perendimore.  Si i tillë ai po vazhdon t’i shërbej Kosovës, në një mënyrë për të cilën kan nevojë të gjithë Shqiptarët. “Profesor Pllana, është dëshmuar para luftës, ndërsa zëri i tij i shpresës  në kohën e luftës na kumbon edhe sot në vesh. Tani ai po e vazhdon luftën e tij për të vërtetën e atdheut tonë. Lufta për të vërtetën ndoshta është lufta më e vështirë, megjithatë profesor Pllana, po dëshmon se edhe kjo mund të fitohet”. Pastaj, fjalën e morën duke iu përgjigjur edhe interesimit të madh të pjesëmarrëseve, për veprat e tyre, autori dhe recensenti, Dr. Lush Gjergji dhe Profesor Nusret Pllana. Në fund të gjithë pjesëmarrësit, shtrënguan duart, dhe bënë një fotografi e cila është tradicionale në Selinë e Federatës PanShqiptare të Amerikës, VATRA, si dhe shprehen mirënjohje të thellë, për Vikarin gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergjin, studiuesin, shkrimtarin, dhe biografin e njohur të Nana Terezes, dhe një ndër themeluesit të Shoqatës Humanitare “Nanë Tereza” në Prishtinë, si dhe mikun e Vatrës, Profesor Nusret Pllana, autor i gjashtë librave : “Terrori i Serbisë  pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999 ”  , “Intervenimi i NATO- s në Kosovë” dhe skenarist i filmit dokumentar “Rrugëtimi i një libri nëpër  botë”, ish luftëtari i lirisë, gazetar, publicist. Don Lush Gjergji dhe Profesor Nusret Pllana, para largimit nga New Yorku, për të vazhduar me prezantimin e këtyre veprave, në Detroit, Çikago, Toronto(Kanada), dhe Jacksonville(Florida), dhanë posaqërisht dy intervista, në dy televizione, për TV 21 nga Kosova dhe Televizionin Albanian Culture nga New Yorku. *Per me shume fotografi na ndiqni ne Facebook – See more at: https://gazetadielli.com/ne-nju-jork-u-shfaq-dokumentari-per-nene-terezen-ne-104-vjetorin-vatres/#sthash.hbxmjFEW.dpuf

Filed Under: Vatra Tagged With: 104 Vjetori i vatres, Beqir Sina, Dokumentari, don Lush Gjergji, Dritan Haxhia, Nene Tereza, Nusret pllana

„Viti i shpirtit të bardhë“ ekspozitë kushtuar Nënë Terezës në Hamburg

April 11, 2016 by dgreca

Nga Albert Bisaku, Hamburg/

„Viti i shpirtit të bardhë“ është tema e ekspozitës me 20 portrete kushtuar së Lumes Nënë Terezë Ganxhe Bojaxhiu, hapur në Hambur të Gjermanisë, nga artisti kosovar Mentor Ejupi – Toro. “Jam munduar ta pikturoi personalitetin shumëdimensional, shpirtin e madh të saj“, tha piktori kosovar, po më hollësisht nga Hamburgu të ndjekim shërbimin e përgatitur nga Albert Bisaku.

Në Hamburg të Gjermanisë u hap ekspozita kushtuar të lumes Nënë Terezë. Piktori nga Kosova, Mentor Ejupi – Toro, i cili që nga viti 1993 jeton në Hamburg të Gjermanisë dhe është i njohur për veprat e tij në artin pamor, vjen para opinionit gjerman me një ekspozitë personale kushtuar Nënës Terezë.

„Viti i shpirtit të bardhë“ është emri i ekspozitës, të cilin e ka titulluar artisti nga Prishtina e që në qendër të ekspozitës do të prezantojë 20 portrete të Nënës Terezë, humanistes së madhe shqiptare, me piktura nga më realet, deri tek ato abstrakte. Kjo ekspozitë u prin aktiviteteve kulturore, fetare dhe artistike që zhvillohen në disa qendra evropiane para shenjtërimit të Nënës Terezë me 4 shtator në Romë.

Toro thotë se në jetën e tij, Nëna Terezë ka luajtur një rol të madh që nga fëmijëria. Për piktorin, misionarja shqiptare në radhë të parë ka qenë një heroinë për jetën personale, një shpëtimtare në nevojë, për t`u shndërruar më vonë në një person global që bënë vepra të mëdha duke u shërbyer të varfërve. „Kam pikturuar personalitetin shumëdimensional, shpirtin e saj“, thotë Toro dhe i fton artdashësit gjerman, ata shqiptar dhe popujt, besimet dhe kulturat nga e gjitha bota ta vizitojnë ekspozitën, pasi siç shprehet artisti „Nëna Terezë është e gjithë botës“.

Në kuadër të kësaj ekspozite Mentor Ejupi – Toro për herë të parë ka prezantuar edhe disa piktura të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Hamburg, Nene Tereza, viti i shpirtit te bardhe

MARJAN CUBI:SHQIPTARËT E NJU JORKUT KANË NDËRTUAR MURIN MË TË MADH TË KATEDRALES”NENE TEREZA” NE PRISHTINE

March 29, 2016 by dgreca

Intervistë e Gazetës Dielli me z. Marjan Cubi, Kryetar i Komisionit për mbledhjen e  Fondeve për ndërtimin e Katedrales”Nënë Tereza” në Prishtinë, kryetar i Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës “Zoja e Shkodrës”, anëtar i kryesisë së VATRES/

 * SHQIPTARËT NË NJU JORK MBLODHËN EDHE $ 270 MIJË PËR KATEDRALEN “NËNA TEREZË” NË PRISHTINË/

*MARJAN CUBI, KRYETARI I KOMISIONIT: Kësaj fushate i priu  Zef  Balaj, i cili bëri një donacion  të kombinuar  me shumën 50 mijë dollarë,  që përfshihet një Dritare të Katedrales me vlerë nga 18 mijë dollarë plus 32 mijë dollarë të premtuara nga vetë Z. Balaj dhe familja e tij si dhe vëllai,  dhe nipat e tij./

 * Simon Zefi Simonlacaj  me 23 mijë dollarë, Fran  Çotaj  me vëllezër 19 mijë dollarë,  Mhill Gjuraj me 20 mijë dollarë , Ilir  Marjan Cubi me 20  mijë Dollarë,  Noc Matija Gjonaj me 18  mijë dollarë, Anton Raja 18 mijë dollarë dhe një Dritare të premtuar  në emër të Golfit që ka kontribuar për Katedralën.Pastaj  Pjetër Gashi dhuroji 10 mijë dollarë, Ilir  Rusi  5 mijë dollarë,Mark Përlleshi 5 mijë dollarë, Hil Përlleshi 5 mijë dollarë,  Vëllezërit  Lekë, Prekë dhe Nik  Vataj  me 5 mijë Dollarë  dhe pastaj kanë kontribuar  shumë persona me nga 3  mijë, nga 2 mijë, 1  mijë  nga 500 e shuma të tjera sipas mundësive./

Pyetje: – Si ndjehet Marjan Cubi në rolin e kryetarit të Komisionit për mbledhejn e  Fondeve për Katedralen”Nënë Tereza” në Prishtinë pas kurorëzimit të suksesshëm?

Marjan Cubi: Natyrisht  ndihem  shumë  mirë, shumë i gëzuar dhe  krenar për këtë fushatë dhe për të gjitha fushatat e deritanishme  që nga Viti  2008  për Katedralen Nënë Tereza-Prishtinë. Shqiptarët e Amerikës kanë nderuar veten parasëgjithash.

 Pyetje: – Cila ishte ecuria e aksionit të fundit që dhuroi shumën rreth 270 mijë dollarë?

Marjan Cubi:- Ne  si  Komision  i  NY  me rrethina  për Fushatën e ndërtimit dhe kompletimit të kësaj Katedraleje  jemi koncentruar për të informuar sa më shumë shqiptarë të kësaj rrethine, me qëllim që të kishim sa më shumë kontributorë që të arrihej suksesi.

Famullitai i Kishës, Dom  Pjetër Popaj, e ka informuar besimtarët gjatë tri të dielave para 13 marsit të 2016, Gazeta Dielli e ka dhënë këtë informim edhe në  Gzetën Dielli- On line dhe po ashtu e ka botuar në gazetën Dielli të muajt të Shkurtit,  pastaj edhe  gazeta Illyria, Tv-21 dhe komisioni e bëri informimin përmes  telefonave , në rrjetet sociale si në FB  dhe … Shumë i rëndësishëm është  fakti që doli me sukses.

Pyetje: Komisioni që drejtuat ju i kaloi kufijtë e Kishës për t’iu drejtuar të gjithë shqiptarëve, si ishte reagimi?

 Marjan Cubi:- Po  kjo është shumë e rëndësishme se ne nuke jemi kufizuar por i kemi ftuar dhe informuar të gjithë shqiptarët pa dallime feje sepse kjo Katedrale edhe ka rëndësi për të gjithë shqiptarët sepse kjo  Katedrale  ka rëndësi historike dhe dëshmon lashtësinë dhe autoktoninë Iliro-Dardano- Shqiptare.Për këtë gjë të gjithë shqiptarët janë lajmëruar dhe  kanë kontribuar.Dua të shtoj se suksesi nuk do të ishte i mundur pa kontributin e Komisionit të gjerë: Don Pjetër Popaj, Marjan Cubi-kryetar i Komisionit, Lek Përlleshi-sekretar, Mark Shkreli-Arkëtar, Pashk Maksuti-arkëtar, Zef Balaj, Fran Marku, Gjergj Paloka, Mhill Gjuraj, Lek Gojani, Marjan marku, Simon Simonlacaj,  Agim Rexhaj, Pal Nikollaj, Fran Cota, Palok rudaj, Mark Gjoku Ulaj, Lule Gjokaj, Anton Raja, Ibrahim Kolari, Ismer Mjeku, Lek Vataj, Martin Rrasi, Plaush Marku dhe Syle Lajqi.

 Pyetje:- Nëse do të kërkonim shifra, cilët persona do të përmendni për kontribute të mëdha që çuan tek shuma 270 mijë dollarë?

 Marjan Cubi:- Këtë herë  Z. Zef  Balaj bëri një donacion  të kombinuar  me 50 mijë dollarë që përfshihen një Dritare të Katedrales me vlerë nga 18 mijë dollarë plus 32 mijë dollarë të premtuara nga vetë Z. Balaj dhe familja e tij si dhe vëllai,  dhe nipat e tij, pastaj të gjithë ata që dhuruan Dritaret dhe plus mijëra dollarë të tjera si Simon Zefi Simonlacaj  me 23 mijë dollarë,  Fran  Çotaj  me vëllezër 19 mijë dollarë,  Mhill Gjuraj me 20 mijë dollarë , Ilir  Marjan Cubi me 20  mijë Dollarë,  Noc Matija Gjonaj me 18  mijë dollarë, Anton Raja 18 mijë dollarë dhe një Dritare të premtuar  në emër të Golfit që ka kontribuar për Katedralën.

Pastaj  Pjetër Gashi dhuroji 10 mijë dollarë, Ilir  Rusi  5 mijë dollarë,Mark Përlleshi 5 mijë dollarë,

Hil Përlleshi 5 mijë dollarë,  Vëllezërit  Lekë, Prekë dhe Nik  Vataj  me 5 mijë Dollarë  dhe pastaj kanë kontribuar  shumë persona me nga 3  mijë, nga 2 mijë, 1  mijë  nga 500 e shuma të tjera sipas mundësive.

Pyetje: Ju vetë me djalin Ilirin, ishit ndër kontribuesit e dalluar të kësaj mbrëmjeje. Gjatë darkës u përdor shprehja se ju dhe të tjerët keni marrë nga një ose dy dritare? Çfarë nënkupton kjo në shifra dhe në term?

Marjan Cubi:- Në të vërtetë janë marrë nga një Ditare  por vetëm një është është premtuar në emrin e Golfit që ka kontribuar për fushatën e Katedrales  dhe si e theksova me siper, Ditaret janë shumë special dhe kushtojnë më se 18  mijë dollarë. Këto Dritare janë shumë të mëdhaja dhe janë të vizatuara artistikisht me shume shejtër dhe njerëz të randësishëm të Kombit  si  Nënë  Tereza dhe Shën Pali , shën Pjetri dhe të tjerë.

Pyetje: Duke bërë kronologjinë që nga gurëthemeli e deri më sot, cilat janë marrdhëniet e Komunitetit shqiptar të Amerikës me Katedralen? Në total, cilat janë kontributet e Shqiptarëve të Amerikës për ndërtimin e Katedrales”Nënë Tereza”?

Marjan Cubi:- Komuniteti shqiptaro – Amerikan i  NY në veçanti ka dhënë më shumë se asnjë tjetër komunitet tjetër ose përafërsisht 20  përqind të totalit të Katedrales dhe që unë shprehem nga një herë si  Shqiptaro-Amerkanët e NY kanë bërë murin më të madh të Katedrales”Nënë Tereza” në Prishtinë.  Si e kuptoj unë Komuniteti i  Shqiptarëve të Zvicrës është në vendin e dytë pastaj mendoj se vijen komuniteti i  Detroidit, ai i Gjermanisë e kështu me radhë.  Kuptohet se deri tani janë tubuar dhe shpenzuar për Katedralen rreth 8  miljonë  Euro.

Pyetje: Natyrisht ju e keni idhull Nënë Terezën si shumë shqiptarë të tjerë, keni marrë pjesë edhe në varrimin e saj, si po e prisni 4 shtatorin ,ditën kur  Nënë Tereza do të cilësohet zyrtarisht si “e shenjtë” ?

Marjan Cubi: Me të vërtetë  jam një admirues i madh i Shejtëreshës Nënë Tereza, e kam idhull. Mendoj se shumë Shqiptarë dhe jo shqipetarë janë admirues të sajë dhe po ashtu kam mendimin se edhe njeriu i madh,  Kryetari historik dhe arkitekti Pavarsise se Kosoves Dr  Ibrahim Rugova ishte një adhurues i Nënës Terezë dhe pikërisht ky e bekoi Themelin e  Kësaj Katedraleje së bashku me ish Ipeshkëvin e Kosovës  Imzot Mark Sopin  por edhe shkrimtari i madh  me fame botërore e  adhuron Nënën  Terezë,  e ky është Ismail  Kadare ,  ka shumë e shumë njerëz të mëdhenj që  respektojnë vlerat dhe Shërbimin humanitar që Nëna Boterore  kishte vepruar dhe shërbyer si humaniste e pa krahasur me asnjë person tjetër në Botë.

Unë e kam pas rastin ta takoj 3 herë derisa ajo ishte gjallë dhe për të plotësuar obligimet shpirtërore, bashke me miqte e mi, Leke E Pashko Gojcaj e bashkatdhetare te tjere, mora pjesë në Kalkute, ne cermonite e varrimit te saj. më 5  shtator 1997. Tash po  presim me  gëzim të madh 4 shtatorin e vitit 2016 që ta kemi një shejtëreshë që është e kohës tonë dhe që e kemi përcjellë çdo vepër dhe humanizmin e sajë.(Intervistoi:D. Greca)

 

 

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: kontribute per Katedralen, Marjan Cubi, Nene Tereza, Prishtine, Shqiptaret e Nju jorkut

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 25
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT