• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Festivali i Filmit Shqiptar (AFW)

May 4, 2017 by dgreca

-këtë vit prezanton 18 filma në Nju Jork/

home sweet homeBRAVA_POSTER
1
Nga: Ermira Babamusta, New York/
Çdo vit, festivali i filmit shqiptar në Nju Jork, “Java e Filmit Shqiptar” (Albanian Film Week -AFW) rrit nivelin kulturor të Nju Jorkut, një qytet i pasuruar në art dhe kulturë. Programet argëtuese dhe promovuese të festivalit paraqesin para publikut amerikan dhe atij shqiptar projektet më të rejat filmike të regjizorëve, producentëve, dhe aktorëve shqiptar. Falë punës së palodhur të organizatores dhe drejtoreshës të festivalit Mrika Krasniqi, krijimtaria artistike shqiptare po tërheq vëmendje dhe po vlerësohet edhe në Amerikë.

Java e Filmit Shqipar në Nju Jork (Albanian Film Week) është ideuar dhe themeluar nga producentja dhe regjizorja Mrika Krasniqi. Edicioni i festivalit të filmit u mbajt për herë të parë në 5-11 nëntor 2012, ku u shfaqën 100 filma të kinematografisë shqiptare për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë të shtetit shqiptar.

Këtë vit do jenë 20 artistë shqiptarë nga trojet shqiptare që do jenë të pranishëm në festivalin e filmit në Nju Jork, i cili zhvillohet me datat 26-29 maj 2017 në Manhattan. Juria e festivalit përbëhet nga pesë anëtarë: Fatrin Krajka, kompozitor dhe pianist klasik; Jamal Hodge, regjizor, shkrimtar dhe producent; Amina Zhaman, regjizore, skenariste, këngëtare; Lulzim Guhelli, aktor, drejtor dhe scenarist; dhe Diar Xani, aktor, regjizor dhe producent. Moderatori i programit të edicionit të 6-të të AFW është aktori i mirënjohur, Enkelejd Mezini.

Në garën konkuruese të festivalit janë pranuar 18 filma, nga 46 që janë dërguar. Midis tyre, 3 filma janë me metrazh të gjatë, 3 dokumentarë, edhe 12 filma me metrazh të shkurtër, të zhanreve të ndryshme. Filmat me metrazh të gjatë janë: Hije (regj. Jotti Ejli), Home Sweet Home (regj. Faton Bajraktari) dhe Eho (regj. Dren Zherka).

26 Maj 2017: Nata e Parë e Festivalit – Tapeti i Kuq dhe Filmat

Programi i Edicionit të 6-të të Javës së Filmit Shqiptar në Nju Jork fillon me datën 26 maj 2017, me natën e Tapetit të Kuq në orën 7:00 që do mbahet në teatrin prestigjioz SVA Theatre, në Manhattan.

Ceremonia e hapjes fillon në orën 8:00, ku më pas do shfaqet filmi me metrazh të gjatë i regjizorit Jotti Ejlli, me titull “Hije”. Disa nga aktorët  kryesorë të filmit janë: Alfred Trebicka, Genti Kame, Antonio Kowdrin dhe Egla Ceno. Pas shfaqjes së filmit është seanca pyetje përgjigje Q&A.

Filmi “Hije” tregon për ngjarjen e vrasjeve të disa personave që ka tronditur një qytet të vogël, ku një grup me të shkuar kriminale është eliminuar brenda natës. Një prokuror heton mbi çështjen duke pyetur të vetmen dëshmitare që është pjesë e ngjarjeve, Gjithçka duket sikur ka ndodhur për motive të dobëta xhelozie. Por e vërteta që kurrë nuk do kuptohet, është komplet e kundërt.

27 Maj 2017: Nata e Dytë e Festivalit – Debati dhe Filmat

Nata e dytë e Festivalit (27 maj) hapet me Debatin që ka për fokus dhe temë rëndësinë e post-produksionit. Debati do udhëhiqet nga juria e festivalit dhe do mbahet në Times Square në “Paul’s” në orën 12:30.  Po me 27 maj 2017 do shfaqen 6 filma tek Producers Club Theatre, të pronarëve të njohur shqiptar Alfred the Ernest Tollja në Times Square.

Në orën 4:00 programi hapet me dokumentarin e Mathieu Jouffre me titull “Drums of Resistance” (Daullet e Rezistencës). Dokumentari flet për rënien e regjimit jugosllav në fillim të viteve 90-të, ndërkohë kur regjimi serb ndalon shqiptarët e Kosovës të jenë pjesë e jetës publike, duke përfshirë shkarkim nga puna, mbyllje të shkollave dhe universiteteve dhe mbyllja e mediave.

Programi vijon me filmin dramë me metrazh të  shkurtër “Brava” (The Lock) me regji nga Bujar Alimani dhe Erand Sojli, i cili do shfaqet në orën 6:00. Filmi me skenar nga Erand Sojli është frymëzuar nga ngjarjet e fluksit të madh të refugjatëve sirian për në Europë. Personazhet kryesore luhen nga Rina Narazani, Erand Sojli, Flonja Kodheli dhe Greta Sojli.

Regjizori dhe skenaristi Ibër Deari mer pjesë me filmin “A Long Way Home” (Një rrugë e gjatë për në shtëpi). Filmi bën fjalë për një djalë me emrin Olti, i cili pasi lirohet nga burgu, i ndalohet të futet në fshatin e tij. Ai mbetet mes dilemës, rrezikut për familjen e tij ose të ik larg që të filloj një jetë të re. Në këtë film luajnë aktorët: Mirsad Abazi, Sefedin Shabani dhe Musa Isufi.

Regjizorja, dhe skenaristja Luli Bitri, merr pjesë me filmin me metrazh të shkurtër “Water for the Roses” (Ujë për trëndafilat), që flet për jetën e një familje të brishtë, e cila përpiqet të mbijetojë nga dhuna në vend nga ngjarjet e 1997-tës. Aktorët kryesore të filmit janë: Amelia Ndoni dhe Gora Bardho.

Festivali prezanton gjithashtu filmin “Shpirtra të humbur” (Lost Souls) me regji nga Xhustin Kristian. Filmi flet për dy personazhe Gabrielin dhe Orelia, takimi midis tyre ndikon në gjëndjen e tyre shpirtërore.  Në këtë film luajnë aktorët: Xhustin Kristian, Sindi Cela dhe Enkel Gurakuqi. Pas shfaqjes së filmit është seanca Q&A.

Nata e dytë e festivalit mbyllet me shfaqjen e filmit “Home Sweet Home” të regjizorit Faton Bajraktari. Filmi kosovar me metrazh të gjatë, me regji nga Zymber Kelmendi, flet për jetën e Agronit, i cili për disa vite ka qenë i zhdukur i luftës. Në këtë film luajnë aktorët: Donat Qosja, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi, Mona Mustafa, Lea Qosja, Albin Bajraktari. Pas shfaqjes së filmit është seanca pyetje përgjigje Q&A.

 

28 Maj 2017: Nata e Tretë e Festivalit – Filmat dhe Seancat Q&A

Me 28 mars 2017, festivali vazhdon programin natën e tretë të festivalit “Java e Filmit Shqiptar”  me shfaqjen e 7 filmave shqiptarë. Programi hapet në orën 5:00 me shfaqjen e dokumentarit “Beyond the Gates” (Përtej Portave) të regjizorit dhe skenaristit Besim Ugzmajli. Filmi bën fjalë për jetën e e re të tre personave pas lirimit të tyre nga burgu.

Në orën 6:00 shfaqet filmi me metrazh të shkurtër “The Last Journey” (Udhëtimi i Fundit) me regji nga Elis Gjoni, shkruar nga Shtatë 7, dhe producent Erlin Rudho. Aktorët kryesor të filmit janë: Ndrec Mustafa dhe Ergest Musabelliu që luajnë rolin e gjyshit dhe nipit.

Më pas do shfaqet filmi dramë me metrazh të shkurtër “Ana” e regizores Ajola Daja. Filmi Ana flet për një mësuese 28 vjeçe e cila jep lëndën e letërsisë në një shkollë të mesme në Tiranë. Ajo bashkëjeton prej vitesh me Benin 32 vjeç, një biznesmen i suksesshëm. Mirëpo, në anën tjetër Ana ka një lidhje dashurie me Ergin 17 vjeç, nxënësin e saj. Në rolet kryesore janë aktorët: Ina Gjonci, Enkel Gurakuqi dhe Igli Zarka. 

Drama komedi me metrazh të  shkurtër “Meeting” (Takimi) me regji dhe skenar nga Durim Kryeziu, flet për karakterin e Bush-it, i cili ka një takim për investime për institucionin e tij kulturor që ai drejton. Ai ka përgatitur kontratën, fjalimin dhe është gati për takimin, por i mungon diçka. Në këtë film luajnë aktorët: Hysen Binakun, Miradije Muriqi, Ramadan Kurti.

Programi vjon me shfaqjen e dramës me metrazh të shkurtër “Përralla” me regjizor Sabidin Ali. Filmi tregon historine e dhimbshme të dashurisë midis Agronit dhe Lenës, të cilën gjyshi Beni ia tregon mbesës së tij, Rona. Në këtë film luajnë aktorët: Sefedin Nuredini, Merita Cocoli, Arsim Kaleci, Shpetim Beadini, Aurela Shabani, Naime Azi dhe Elmedina Ameti.

Filmi me metrazh të shkurtër “Në pritje të fatit” me regji nga Kastriot Avdyli, flet për jetën e një të riu, i cili martohet me një të huaj për letra me dëshirë për tu integruar në perëndim. Në këtë film luajnë aktorët: Liridona Shehu, Ismail Kasumi, Hamdi Rashiti dhe Bekim Ismani. Pas shfaqjes së filmit është seanca pyetje përgjigje Q&A.

Progami i natë së tretë mbyllet me filmin me metrazh të gjatë “Eho” me regji dhe skenar nga Dren Zherka, i cili do shfaqet në orën 8:00. Në rolet kryesore janë aktorët Klara Hofels dhe Selman Jusufi. Film “Eho” flet për humbjen, vetminë, dhe për një lidhje të pashprehur që i bashkon dy prindërit në moshë, larg nga njëri-tjetri, përmes një aksidenti fatal. Një grua në Gjermani fillon udhëtimin dhe eksplorimin e jetës së emigrantit ilegal, dhe në vend të kësaj gjen dhimbjen dhe vetminë e saj; një njeri të moshuar në Kosovë që humbja dhe vetmia e kanë sjell në fund të udhëtimit të tij

 

29 Maj 2017: Nata e Katërt e Festivalit – Filmat dhe Ndarja e Çmimeve

Te teatri PC Theatre me 29 maj, ora 5:00, program fillon me shfaqjen e dokumentarit “City of Walls” (Qyteti i mureve) me regji nga Eneos Çarka. Dokumtari tregon për grafitin dhe artin në mur në qytetin e Tiranës, që reflekton konfliktin që egziston midis kulturës, politikës dhe shoqërisë. Në këtë dokumentar marrin pjesë: Stivi Imami, Franko Dine, Sidrit Tarifa, Çeta, Shook Ones.

Në orën 6:00 do shfaqet filmi dramë me metrazh të shkurtër “Toka” me regji dhe skenar nga Ibrahim Deari, producent Arben Fejzullau. Filmi paraqet konflikt mentalitetesh ndërmjet dy vëllezërve, njeri i cili jeton në fshat dhe tjetri i cili kthehet nga jashtë për t`ia shitur tokën. Për vëllanë e madh, toka është vlera më e madhe që ia ka lënë babai para se të vdes, kurse për vëllanë e vogël i cili pas tetë vjetësh kthehet në shtëpi, toka është vetëm një pjesë tjetër e tokave e cila nuk ka vlerë. Konflikti në mes dy vëllezërve njeri që jep besën që do të vdes për ta ruajtur tokën, kurse tjetri i cili ka ardhur për një qëllim, për ta shitur atë. Në këtë film luajnë aktorët: Adem Karaga, Afrim Mucaj, Amernis Nokshiqi, Sefedin Nuredini, Sefedin Shabani, Vebi Qerimi and Muzbajdin Qamili.

Programi vijon me filmin me metrazh të shkurtër “Beneath the Surface” (Nën sipërfaqe) me regji dhe skenar nga Dhimitër Ismailaj-Valona. Filmi tregon për historinë se si një baba dhe bir me etnicitet arab, duke pritur për trenin për t’u kthyer në shtëpi, ballafaqohen me katër gansterë. Në këtë film luajnë aktorët: Danny Boushebel, Khalid Alzouma, Raleigh Dean, Elza Zagreda, Jason John Beebe, Rick Lewis dhe Christopher Dickerson.

Më pas do shfaqet filmi “My Hero” (Heroi im) me regji nga Arbër Krasniqi, xhiruar në Kosovë dhe në Shqipëri. Filmi ka për qëllim projektimin e drejtë të luftës së të UÇK-së, duke u nisur nga prezantimi i vlerave universale njerëzore që fitojnë edhe në rrethana lufte. Pas një aksioni të ndërmarrë, Genci, një ushtar i UÇK-së, nuk arrin të kthehet në transhe. Pas pritjeve të gjata, Lumi, komandant i njësitit, vendos të futet i vetëm në aksion për ta nxjerrë Gencin e plagosur, nga pika e zjarrit. Gjatë këtij aksioni, në tërheqje e sipër, Lumi plagoset rënd dhe ndërron jetë pasi kthehen në transhe. Genci shpëton. Më pas zhvillohet drama e atij që ka mbijetuar luftën. Në këtë film luajnë aktorët: Labinot Lajci, Avni Dalipi, Fron Zehri, Çerkin Krasniqi. Pas shfaqjes së filmit është seanca pyetje përgjigje Q&A.

Në orën 8:30 me datën 29 maj 2017 do mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve. Këtë edicion do ndahen 6 çmime: Filmi më i mirë i metrazhit të gjatë; Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër; Dokumentari më i mirë; Aktori më i mirë; Aktorja më e mirë; dhe Çmimi i Produksionit (www.albanianfilmweek.net).

Filed Under: Featured Tagged With: Ermira Babamusta, Festivali i filmit, New York

Një shkollë e re Shqipe në Ridgewood, New York

January 29, 2017 by dgreca

1 shkolla ridgewoodNga Keze Kozeta Zylo/Viti 2017-të shënoi një sukses tjetër për “Alba Life” duke hapur një shkollë të re shqipe në një lagje të Nju Jorkut në Ridgewood, Queens.Telefonatat e shumta, dashuria e gjyshërve dhe e prindërve per t’ju mësuar fëmijëve të tyre gjuhën shqipe si dhe përkushtimi serioz i Shkollës Shqipe “Alba Life” bëri që pas një pune të lodhshme, por të vlefshme të kurorëzohej me sukses hapja e shkollës shqipe në Queens.

2 shkolla RidgewoodPrindër, nxënës, gjyshër vinin grupe-grupe pranë shkollës shqipe.  Tek dera e hyrjes i mirëprisnin me plot dashuri z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues i Shkollës Shqipe “Alba Life së bashku me familjen, si dhe stafi i saj si mësuese Blerta Gjevori që i janë bashkuar programit dhe z.Eduard Dilo pinjoll i familjes së shquar Ilia Dilo Sheperit, Nderi i Kombit.

3 RidgewoodEmocionet e nënave dhe baballarëve ishin të papërshkrueshme kur sillnin pranë klasës fëmijët prej dore.  Shumë prej tyre gjatë bisedave dhe kontakteve të ndryshme na thanë se ne e kemi pasur ëndërr hapjen e një shkolle shqipe, sepse është e dhimbshme kur shikon fëmijët, nipërit dhe mbesat që nuk komunikojnë shqip. Shkolla publike amerikane gumezhinte shqip dhe në sytë e gjallë dhe shprehës të fëmijëve shikoja dhe ndjeja gëzimin e tyre te madh duke u takuar me shok e shoqe të reja, me vëllezërit dhe motrat shqiptare.  Ndonëse mund të kishte dhe prej tyre që rrinin të heshtur, pak të ndrojtur, ndonjeri mund të qante, ose dhe të vraponte, por e mësuar dhe duke pasur një përvojë të gjatë e di mirë që vetë këta nxënës do t’u luten prindërve për të ardhur sa më parë dita e mësimit shqip.  Midis 35 nxënësve në klasë më e vogla pa mbushur tre vjeç akoma ishte Aurora.  Duke parë dëshirën e gjyshërve të saj Maria dhe Zef Dusi aq patriotë dhe të etur për të mësuar shqip e pranuam pa kurrfarë hezitimi, sepse vetë Maria tregoi qe kur erdhëm në shekullin e kaluar nuk kishte shkolla shqipe kështuqë nuk mund të durojmë dot deri sa ta sjellim Aurorën që të mësojë të flas dhe të shkruajë shqip.Interesante ishte se u rikthyen pranë shkollës dhe tri familje qe i kishim pasur prindër në Brooklyn dhe Manhattan si Eduard Kulla me tri vajzat, Drita Zani me dy fëmijët e saj nga Manhattani dhe në Staten Island Ardita Miloti me tre fëmijë të cilëve iu bë më e përshtatshme per t’i sjellë fëmijët e tyre në Ridgewood, Queens.  Rikthimi flet qartë për respektin dhe dashurinë që kanë për Gjuhën Shqipe dhe stafin e shkollës.

34 Kezja

Ceremonia e hapjes së shkollës/

5 kezja

Ceremonia e hapjes së shkollës ka filluar me këndimin e dy hymneve amerikane dhe shqiptare si dhe me hymnin e shkollës shqipe, Gjuha Jonë.Në emër te gjithë stafit përshëndeti z.Qemal Zylo I cili iu uroi gjithë prindërve, nxënësve, gjyshërve dhe mësueseve punë të mbarë.  Zoti Zylo bëri një prezantim plot kulturë dhe me profesionalizëm të Shkollës Shqipe “Alba Life” e cila kooperon në disa lagje të Nju Jorkut si dhe aktivitetet e saj kulturore dhe artistike në ditët e rëndësishme kombëtare si në Ditën e Flamurit, festat e fundvitit, Dita e shenjtë e Mësuesit, 7 Mars, mbyllja e vitit dhe Festivali i shkollave shqipe. Më vonë falënderoi dhe prezantoi mësueset si Blerta Gjevori e cila ka një pëvojë të gjatë në dhënien e mësimit shqip ne Shqipëri pasi ka mbaruar për mësuesi dhe ndërkohë iu bashkua me entuziazëm dhe dashuri programit të Alba Life.  Në takimin e parë të punës që patëm ajo foli me emocion të madh dhe tha se mezi po e priste ditën e hapjes së shkollës shqipe.  Ka qenë ëndrra ime ta realizoja dhe këtu në Amerikë dhe për këtë ju falëderoj që ma realizuat.  Duke qenë 10 vjet në këtë detyrë të rëndësishme e di mire sec do të thotë ta realizosh ëndrrën si mësuese, ku shumë prej tyre e kanë pritur me të njejtin emocion si Blerta e cila më kujtoi gjithashtu dhe ish mësues shkolles sonë.  Ato përmendin se nuk e harrojnë kurrë momentin e parë.Me plot respekt prezantoi gjithashtu dhe mësuese Esmeralda Qosa një mësuese e licensuar si ne Shqipëri dhe në Amerikë.  Qosa është mësuese në një shkollë publike amerikane dhe i është bashkuar programit të “Alba Life”.Me mirënjohje foli dhe per Z.Eduard Dilo të cilin e prezantoi se rrënjët e familjes së tij fillojnë me arsimin dhe mësimin e gjuhës shqipe që nga gjyshi i tij, ndërkohë e kemi pranuar dhe si anëtar të stafit dhe bashkëpunimi me z.Dilo do të jetë dhe më i frytshëm në të ardhmen.

Zoti Zylo falënderoi gjithashtu Bordin e Edukimit të Nju Jorkut që vazhdimisht na kanë mbështetur si dhe për lejen që i dha për të shfrytëzuar mjediset në shkollën publike amerikane dhe një falënderim i veçantë i shkoi drejtoreshës së shkollës publike Ps: 68, shkollë në të cilën zhvillohet mësimi i Gjuhës Shqipe.Nxënësve iu dhanë abetaret dhe mjetet e tjera plotësuese të mësimit, ku më duhet të shtoj se sjellja e abetareve nga Shqipëria është një punë e stërmundimshme, jo për faktin e lodhjes, por për faktin e transportimit të tyre, vonesave, mungesat, komunikimi, njerëzit që duhet t’i sjellin, ndonëse z.Zylo e ka ngritur disa heëë këtë problem para kryeministrit Rama, mediave në Shqipëri dhe këtu në Diasporë, ministrisë së arsimit, ambasadave dhe përsëri vazhdon e njejta procedurë stropacitëse për ne.  Te shumtën e herës i marrim me postë.  Megjithë këto vështirësi Alba Life nuk është ndalur asnjëherë, por Stafi i Shkollës Shqipe “Alba Life” frymëzohet nga të gjithë Rilindasit që dhanë jetën dhe u martirizuan për Gjuhën Shqipe, Gjuhën tonë hyjnore. Vazhdimi në rrugën e ndritur të tyre na bën që të jemi të pandalur në mësimin e Gjuhës Shqipe, për fëmijët në Diasporë, të cilët kanë nevojë me shumë se kurrë, pasi mijëra fëmijë nëpër botë po e humbasin Gjuhën Shqipe. Kushdo atdhetar që ka hapur shkolla shqipe nëpër botë duket se ecin ne gjurmët e rilindasve çka të kujton kryerilindasin Naim Frasherin i cili ka shkruajtur:

“Do punoj për mëmëdhenë, gjithë jetën sa të rroj, do t’i zgjoj edhe ata që flenë, kështu jetën ta mbaroj”.Mësueset Gjevori dhe Qosa filluan mësimin me plot dashuri dhe emocion në ditën e pare të hapjes së shkollës.  Nxënësit dëgjonin me vëmendje të posaçme mësueset e tyre të dashura çka të sjellë ndërmend fjalën e urtë të popullit se fillimi i mbarë është gjysma e punës.Ceremonia e hapjes së shkollës shqipe në Ridgewood, Queens u filmua nga TV “Albanian American Vizion” me producent z.Qazim Doda dhe nga TV “Alba Life” me kameraman z.Kreshnik Dorzi.

27 Janar, 2016

Ridgewood, Queens, New York

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: në Ridgewood, New York, Një shkollë e re, shqipe

“Shokë klase përgjithmonë”, takim në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork

November 20, 2016 by dgreca

1-shoketNga Beqir SINA – New York1-ok-shoke-klaseMbas kthimit të tyre nga një aksion për shpërndarjen e ndihmave, shkollave, dhe zonave të thella malore, në Shqipëri, Kosovë dhe trojet shqiptare, nisma tashmë e njohur “Shokë klase përgjithmonë”, me dy themelueset dhe drejtueset kryesore, zonjushen Lendita Hoxha, dhe znj. Mane Bodini, së bashku me aktivist të tjerë të kësaj nisme, e cila është pjesë e një projekti i cilësuar si mjaft ambicioz në komunitetin shqiptarë në zonën e Tri-Shtetshit, u takuan me Konsullen e Përgjithshme të Kosovës, Ambasadoren Teuta Sahatqija, dhe konsullin Fatmir Zajmi, i cili njëhereshit është edhe kordinator në komunitet me këto takime.
2-shoket
Simbas, një njoftimi të zyrës së Konsullatës së përgjithëshme të Kosovës, në Nju Jork, thuhet se javën e kaluar  në Konsullatën e Përgjithëshme të Republikës së Kosovës, në Nju Jork,  u mbajt  takim i radhës i Organizatës Joqeveritare “Classmates forever – Shok Klase Përgjithonë” dhe kësaj konusllate –
“Edhe, kësaj here Konsullata e Përgjithshme, thuhet në njoftim si edhe gjithmonë  konfirmoj përkrahjen ndaj aktiviteteve të tilla, të mirëfillta kombëtare të organizatave dhe shoqatave komunitetit , dhe individeve të veçantë, duke hapur derën  dhe mirëpritur – kësaj here përsëri Organizatën Joqeveritare Classmates Forever, me çrast thonë ata, Konsullata e Përgjithëshme të Republikës së Kosovës, në Nju Jork, mbajti një event të mrekullueshëm dhe kuptimplotë me aktivistët të kësaj Organizate dhe anëtarësisë së gjërë se saj”.
3-shoket
Ndërkohë, udhëheqësja e kësaj nisme Lendita Hoxha, thotë se: “Ne duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për mundësinë, që na kan krijuar,  për të na pritur  dhe hapur dyert nga Konslullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork. Duke u qenë atyre me këtë rast shumë mirënjohës, ne, vlerësojmë, edhe ndihmën që kemi marrë nga Konsullata e Kosovës dhe të popullit të Kosovës, për gjithçka kemi bërë deri tani, duke u frymëzuar që edhe në të ardhmen të bëjmë edhe më shumë për Kosovën, Shqipërinë dhe trojet shqiptare”. 
Gjithashtu, zonjusha Hoxha, vlerëson edhe ndihmën e Ambasadores Teuta Sahatqija, e cila thotë ajo “ si një femër, na kanë frymëzuar tërë ekipin tonë, të gjithë të rinjët e të rejat, për të vazhduar edhe në të ardhmen tonë, duke mësuar dhe duke ndihmuar komunitetinshqiptar”.
Ajo shtonë se: “Për më tepër, për shkak të mbështetjes tuaj, ne kemi fituar fuqinë vullnetin për të punuar në zhvillimin e mundësive arsimore dhe për të nxitur shpresë, edhe për të fëmijët e varfër të Kosovës, Shqipërisë e trojeve shqiptare”, thotë znj. Lendita Hoxha, e cila është lidere dhe themeleuese e nismës së bashku me znj. Mane Bodini –  të nismës “Shokë klase përgjithmonë”.
Në mesazhin e tyre, gjithashtu ato faleminderojnë dhe i japin një mirënjohje të thellë edhe konsullit Fatmir Zajmi, i cili ka qenë gjithmonë pranë tyre, duke i mbështetur dhe inkurajuar të rinjët e të rejat shqiptare, për çdo aktivitet dhe veprimtari në komunitetin shqiptar.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Konsullatën e Kosovës, New York, Shoke Klase pergjithmone, takim

Presidenti Nishani, në takimin e Iniciativës Globale Clinton

September 19, 2016 by dgreca

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani merr pjesë në takimin e 7-të vjetor të Iniciativës Globale Clinton në Nju Jork/

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, në kuadrin e pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mori pjesë sot,19 Shtator 2016, edhe në takimin e 7-të vjetor të Iniciativës Globale Clinton, ku ndoqi seancën e hapjes me temë: “Partneriteti nëpërmjet Prosperitetit Global”.

Synimi i takimit të këtij viti i kësaj Iniciative është që të përkthejë idetë në veprime e rezultate konkrete në terren, në mënyrë që të sigurohet një jetesë më e mirë për të gjithë, të ndihmohen komunitetet të zhvillohen, dhe të promovohet një mjedis i qëndrueshëm në mbarë botën.

Presidenti Nishani, gjatë pjesëmarrjes në këtë aktivitet u takua shkurtimisht edhe me ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, si dhe autoritete të tjera të huaja dhe amerikane.

Filed Under: Kronike Tagged With: Klinton, ne takimin e Inisiatives Globale, New York, Nishani

New York: Të paktën 29 të lënduar nga një “shpërthim i qëllimshëm”

September 18, 2016 by dgreca

Të paktën 29 persona janë plagosur nga një shpërthim në një qark të qytetit të New York-ut.Shkaku i shpërthimit të së shtunës në Chelsea mbetet akoma i paqartë.

Kryetari i qytetit, Bill de Blasio ka thënë se shpërthimi është i “qëllimshëm”, por ka shtuar se nuk ka akoma informacione se mund të jetë i lidhur me terrorizëm.Një tjetër mjet shpërthyes është gjetur më vonë në të njëjtin qark.

Asnjëri prej 29 personave të plagosur nuk është në rrezik për jetë, kanë njoftuar autoritetet amerikane. Shumica prej tyre kanë pësuar prerje dhe dëmtime të tjera të vogla, që janë shkaktuar nga thyerjet e xhamave.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21:00 sipas kohës lokale. Dëshmitarët kanë thënë se pas shpërthimit, njerëzit kanë filluar që të ikin në të gjitha drejtimet, raporton BBC.

Raporte ende të pakonfirmuara thonë se mjeti shpërthyer ishte futur në një kosh.

Disa blloqe në New York, tashmë janë mbyllur nga policia.

“Indikacionet e para thonë se ky është një akt i qëllimshëm”, tha de Blasio.

“Ne duam gjithashtu të themi se nuk kemi prova që e lidh këtë incident me terrorizëm”, ka shtuar tutje ai.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë thënë se mjeti i dytë shpërthyes që është gjetur në Chelsea, duket të jetë një tenxhere me presion, që kishte një qark elektrik dhe një telefon celular. Policia tha se ka arritur që ta largojë mjetin, njofton agjencia e lajmeve AFP.

Chelsea është njëri prej zonave më në modë në Manhattan, ku ka bare dhe restorante dhe zakonisht kjo zonë është e mbushur me njerëz gjatë fundjavës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama është duke u mbajtur i informuar lidhur me hetimet që po zhvillohet për këtë ngjarje, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Hetuesit kanë filluar që të shikojnë regjistrimet e kamerave të vwzhgimit të lokaleve pranë vendit të shpërthimit.

CNN raporton se hetuesit janë duke shikuar një video ku duket një person afër zonës së shpërthimit, në mënyrë që të mësojnë nëse ai ka lidhje me shpërthimin.

Nga shpërthimi i fuqishëm janë thyer xhama. Banorët e kësaj zone kanë treguar se shpërthimi është dëgjuar edhe disa blloqe më larg.

Danilo Gabriel, 50-vjeçar, banorë i Chelsea, ka thënë për CNN se ishte në banesën e tij, që gjendet rreth një bllok larg vendit të shpërthimit.

“Isha në shtëpi duke shikuar TV. Ishte shpërthim i madh. E gjithë ndërtesa ku banoj u dridh. Më pas dola dhe shkova drejt vendit të shpërthimit. Banorët e kësaj zone ishin të parët që arritën në vendin e ngjarjes. Më pas erdhën zjarrfikësit dhe e bllokuan atë pjesë”, ka treguar ai.

“Skena ishte kaotike. Unë ndjeva një erë, që ngjante me erë sulfuri dhe më pas pash tym që dilte nga ndërtesa. Kam parë copëza metali, të cilat nuk ishin shumë të mëdha por as të vogla. Disa shok të mi kanë parë edhe xhama të thyer”, ka treguar ai.

Lidhur me këtë shpërthim është deklaruar kandidatja demorakte për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton.

“Natyrisht se ne duhet të bëjmë gjithçka që të mbështesim zyrtarët që mbërrijnë të parët në vendin e ngjarjes dhe të lutemi për viktimat”, tha ajo.

“Mund të flas më shumë, kur të kem më shumë informacione”, ka shtuar Clinton.

Ndërkaq, duke folur gjatë një tubimi në Colorado, kandidati republikan, Donald Trump i ka njoftuar mbështetësit e tij për ngjarjen.

“Askush nuk e di me saktësi çfarë është duke ndodhur por ne jemi duke jetuar në një kohë, më mirë është që të bëhemi shumë të fortë”, ka thënë Trump.

Bombat në formë të tenxheres me presion ishin përdorur edhe më herët. Në Maratonën e Bostonit, ku u vranë tre persona dhe u plagosën 260 të tjerë, në vijën e finishit ishin shpërthyer dy bomba me presion, nga dy vëllezër çeçen.(M. Sadiku)

Filed Under: Kronike Tagged With: 29 te lenduar, New York, Shperthim ne Chelsea

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 10
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT