• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shkrimtari Uran Kostreci: ka vdekur Lady Makbeth…

February 26, 2020 by dgreca

– Ajo nuk ishte vetëm e shoqja e Enver Hoxhës, i cili ka bërë një mal me krime në kurriz të shqiptarëve, por ishte edhe bashkëpunëtore e tij në këto krime. Urojmë që ajo të tërheqë këmbën zvarrë dhe të marrë me vete edhe ca nga këta nostalgjikët e diktaturës, se ende janë shumë./

Në Tiranë vdiq në moshën 99 vjeçare Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit Enver Hoxha, i cili sundoi Shqipërinë me grusht të hekurt për dekada me radhë. Vdekja e saj u njoftua sot nga familja. Pas rrëzimit të diktaturës, në vitin 1992, Nexhmije Hoxha, e njohur si Zonja e Zezë e Ballkanit, u arrestua dhe u dënua me burgim për shpërdorim të fondeve qeveritare. Ajo asnjëherë nuk hoqi dorë nga vlerësimi i bashkëshortit, duke refuzuar ta quajë atë diktator. Gjatë regjimit të Hoxhës nga viti 1945 deri në 1991, 5, 577 burra dhe 450 gra u ekzekutuan. Më shumë se 26 mijë njerëz u burgosën dhe 77 mijë u dërguan në kampe të punës.

Shkrimtari Uran Kostreci, ish i denuar politik i regjimit komunist, reagoi pas daljes së lajmit:

“Unë po ju them se sot ka vdekur Lady Makbeth. Ajo nuk ishte vetëm e shoqja e Enver Hoxhës, i cili ka bërë një mal me krime në kurriz të shqiptarëve, por ishte edhe bashkëpunëtore e tij në këto krime. Mendoj se shqiptarët janë gëzuar sot me këtë lajm, se iku një person aq i urryer. Megjithatë, kjo vdekje nuk e mbyll as dosjen e diktaturës as kapitullin e nostalgjikëve të regjimit komunist. Urojmë që ajo të tërheqë këmbën zvarrë dhe të marrë me vete edhe ca nga këta nostalgjikët e diktaturës, se ende janë shumë. Ata janë mjaft të rrezikshëm, sepse disa kanë qenë edhe vet në terren gjatë aksioneve kriminale të diktaturës, madje kanë bërë edhe vrasje me dorën e tyre. Ne të dënuarit politikë nuk vrasim njeri, sepse ky është ndryshimi ynë me ata. Krimet që ka bërë ajo klikë, ajo kastë, ajo mafie komuniste kanë qenë të tmerrshme dhe vërtet njeriu duhet të gëzojë kur nga këta njerëz kaq të urryer largohen nga kjo jetë dhe na hiqen qafe e të mos i shohim më të paktën”- tha shkrimtari Uran Kostreci, ish të dënuar politik i regjimit komunist.(Zeri i Amerikes)

Filed Under: Opinion Tagged With: nexhmije Hoxha

E FALENDEROJ Z-njën NEXHMIE HOXHA PËR INTERVISTEN HAXHIQAMILISTE

February 16, 2016 by dgreca

Shkruar nga Thanas L. GJIKA/
Në këto ditë të ftohta të shkurtit 2016, z-nja Nexhmie Hoxha, e veja e ish diktatorit tonë dha një intevistë, të cilën e quajti të fundit. Pas saj nuk duhet të presim më prej saj intervista e biseda, për të bërë ndonjë korrigjim a evoluim mendimesh. Kjo intervistë e saj duhet konsideruar si testamenti i saj. E pikërisht për faktin se ajo e la testamentin e saj duhet ta falenderojmë, mbasi ish pushtetarët që nuk lenë testament bëjnë një gabim fatal ndaj pasuesve puthadorë të tyre. I lenë këta në një gjendje të turbullt lidhur me qëndrimet që duhet të mbajnë ndaj dukurive të ndryshme politike e shoqërore në të ardhmen dhe kundërshtarëve nuk u japin material për t’i diskredituar.
Z-nja Nexhmie u tha pasuesve të PPSH-së, dhe simpatizantëve të saj, të cilët për fat të keq përbëjnë gjysmën e popullit shqiptar që jeton në atdhe, se Enver Hoxha si burrë shteti kreu vetëm trimërira e bëma të mira, duke jetuar me një rrogë me të cilën e mbyllte muajin me vështirësi. Se rroga e tij prej 16.000 lekësh, ishte në përputhje me porosinë e Leninit, vetëm dy herë e gjysëm më e lartë se ajo e punëtorit, etj. Ajo nuk tha asgjë lidhur me faktin se sistemi socialist dështoi me turp, sepse ishte i ngjizur që në embrion me kërkesa e porosi që ishin kundër natyrës njerëzore. Ajo nuk përmendi asnjë nga krimet e kohës së diktaturës komuniste, madje as nga ato të cilat i gatuante ajo me bashkëshortin e saj. Ajo bëri sikur nuk e dinte se fshatari që punonte në kooperativë merrte rreth 40 lekë për ditë pune, pra 16 herë më pak se diktatori, etj.
Demokratët duhet ta falenderojnë z-njën Nexhmie sepse ajo i la pasuesit e PPSH-së dhe besnikët e saj të çoroditur, mbasi mospranimi i asnjë kritike ndaj diktatorit e diktaturës, është përpjekje për ta kthyer Enver Hoxhën në një tabu të paprekshëm. Kurse sipas Katovicës, që ndiqte Ramiz Alia, diktatura e diktatori duheshin sharë, shaheshin e kritikoheshin gabime e krime të kryera. Pra autorja e testamentit bën hapa prapa në krahasim me rrugën që kishin ndjekur deri sot pasuesit e besnikët e PPSH-së. Me intervistën testament ajo, duke mos kërkuar të falur për krimet e kryera dhe duke mos u bërë thirrje pasuesve të saj për largim nga skena historike edhe mbas 25 vjet nga humbja e betejës, ajo po u le një trashëgim moral shumë të ulët pasuesve të hapur e të fshehur të PPSH-së, . Ajo po ngul këmbë në ruajtjen e mendësisë së vjetër tiranike dhe po kërkon ta maskojë të vërtetën me gënjeshtra, ashtu si kishte bërë në kohën e sundimit diktatorial.
Intervista e saj nuk është gjë tjetër veçse një kushtrim haxhiqamilist Dum Babën, Dum Babën! kur perandoria komuniste është përmbysur pa kthim dhe Enver Hoxha është mbuluar me një mal me krime tashmë të zbuluara e njohura botërisht. Kjo intervistë testament është një vulë turpi në ndërgjegjen e saj dhe të çdo shqiptari që do ta ndjekë atë…

Filed Under: Opinion Tagged With: interviste Haxhiqamiliste, nexhmije Hoxha, Thanas L Gjika

AKOMA KUISIN HIENAT

September 20, 2013 by dgreca

Nga Fatmir LAMAJ/
              Mbrëmjen e 22 marsit në televizionin Albanian Screen vejusha Nexhmije në një intervistë të gjatë me politologun e njohur amerikan Janush Bugajski midis shumë të pavërtetave tashmë historikisht mëse të vërtetueshme pa ndrojtjen më të vogël morale bëri një deklarim mëse fyes për të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë duke i quajtur ata kolaboracionistë e ordinerë…

Fillimisht su besova veshëve të mi dhe ndjeva një turbullim të brendëshëm por dalëngadalë qetësia filloi të fitonte terren në të gjithë qenien time, ku vetishëm shigjetat e shumë pyetjeve më godisnin pareshtur trurun dhe shpirtin si një prej viktimave të diktaturës. Si …! Akoma edhe sot e kësaj dite hyena plakë nuk na qenka lodhur me kauisjet e saj, akoma nuk shfaq as më të voglën pendesë për krimet e kryera? Ku e gjen gjithë këtë guxim pervers një kriminele e paskrupull për të lënduar shpirtrat e atyre që kanë vdekur dhe janë gjallë sërishmi pafytyrësisht? Pyetjet vijnë gjithandej si ujët e një përroi të rrëmbyer me brigjet e tij të thepisura mezi arrin të ndalë vrullin e tyre zemërak. Në  ato momente gjithçka e përjeton nën ankthe tronditëse të së kaluarës ku flakët e kujtesës fillojnë të ndriçojnë çdo skutë të saj. Hiena na del heroinë!!! O Zot, si mund vallë që tek qëniet njerëzore ke krijuar monstra të tilla ku dhe për shumë shekuj të tjerë do të trondisin shpirtrat e një populli të tërë me bëmat e tyre vrasëtare!? Vejusha Nexhmia, ose hiena Nexhmia. Ti e nise karierën tënde politike si një komuniste e thjeshtë, por shumë shpejt i re në sy njërit prej shkaktarëve të tragjedisë Shqiptare, sllavit M. Popoviç ku ai për “meritat e tua” të veçanta do të bënte sekretare të tij, ku do mësoje zellshëm artin e shëmtuar të krimit. Dëshmia ekskluzive e At. Zef Pëllumbit para se të vdiste, e realizuar me zë dhe figurë “Se burrin e bën gruaja dhe ajo ishte sekretarja e M. Popoviç”, besoj se kjo dëshmi është e pakontestueshme kur dihet që e ka bërë një prift katolik. Bashkë me shokun Enver do t’ju pregatiste si kryevrastarët e patriotëve Shqiptarë, si hanxharë që do godisnit pa mëshirë gjithmonë mbi ajkën e patriotizmit shqiptarë që nga koha e luftës e deri në ditët e fundit të egzistencës së regjimit tuaj.
Vejusha Nexhmie apo Hiena Nexhmie. Pasi u zderhallët maleve me emisarët jugosllavë dhe më në fund morët për burra ata që j’u imponuan Miladini dhe Dushani u bëtë elita gjakatare e sistemit ku do ushtronit dhunshëm pushtetin tuaj që çdo ditë prodhonte vetëm vdekje dhe mjerim. Një popull i tërë do kthehej në viktimën tuaj duke e vrarë dhe plaçkitur duke e burgosur dhe internuar. Mijëra të pushkatuarit, të dënuarit, të internuarit dhe syrgjynosurit burra dhe gra, të rinj dhe të reja si dhe fëmijët fatkeq që do provonin internimin dhe urinë pa lindur akoma, do të mbeten gjithmonë në historinë e këtij vendi si dëshmia më rrënqethëse e bëmave tuaja çnjerëzore. Vejusha Nexhmije, Hiena Nexhmie, ti sot ke guximin të quash të burgosurit politikë kolaboracionistë e ordinerë, nga thellësitë e natës së errët ku të ka vendosur historia si shpërblim që marrin të gjithë kriminelët e llojit tënd. Ti që e nise karieren tënde brilante bashkë me shoqet e tua kur ishit në Institutin Nëna Mbretëreshë duke hipur nëpër veturat e ministrave të Zogut dhe në orët e vona për hijeshinë tuaj Gjeneral Serreqi bashkë me Naltmadhninë ngrinin ndonjë dolli, ti që për ty, u vranë shumë nga udhëheqësit komunistë të asaj kohe, se Enver Hoxha i quante si rivalë në planin e kurdisur prej Miladinit për ti hapur rrugën karierës së tij dhe për tu bërë ti gruaja e ardhshme e diktatorit. Ti sulltanesha e bllokut do të thurje mijëra intriga për të ndarë gratë nga burrat e për të shijuar e vetme “Elizirin e pushtetit tënd demoniak”. Dihet se kush janë efektet negative të diabetit në sistemin psikik të çdo të sëmuri të tillë… dhe Enver Hoxha vuante nga diabeti, prandaj busulla e tij orientuese kuptohet që gjithmonë ke qënë ti, për ti hapur rrugën e sigurtë ardhjes në pushtet jaranit tënd Ramiz Alisë. Hiena Nexhmie! Kë akuzon ti për bashkëpuntorë të pushtuesve, patriotët shqiptarë që bënë sa mundën në ato kushte të vështira për ti ardhur në ndihmë shqipërisë dhe shqiptarëve kur ti bashkë me burrin tënd dhe bandën që krijuat me në krye emisarët serb e malazes, armiqtë më të egër tradicionalë të kombit shqiptar (kujtoni vargjet e paharrueshme të Fishtës “Se në mëni të njëni tjetnit kena le”)? Ata që edhe në kushtet e pushtimit u munduan të ruajnë dinjitetin e krenarinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe shpëtuan nga vdekja e sigurtë mijëra e mijëra prej tyre duke përfshirë dhe hebrenjtë e kudo masakruar nëpër Evropë? Kush janë kolaboracionistët dhe tradhëtarët, Mitat Frashëri, Bari Omari, Patër Anton Arapi, Abaz Kupi, Safet Butka, Visarion Xhuvani, Koço dhe Arqile Tase etj. ata  që e krijuan këtë komb apo ju që e shkatërruat tërësisht deri në pamundësinë për tu ringritur sërish, si një nga kombet më dinjitoze të Evropës ashtu siç ishte dikur? Ju burri juaj dhe gjithë kasta gjakatare e diktaturës që krijuat, vratë tek shqiptarët kodin e tyre moral si e vetmja mundësi e mbijetesës së tyre prej mijra e mijra vjetësh, duke i hequr një populli gjënë e tij më të shtrenjtë. A nuk i detyruat ju shqiptarët që një pjesë të madhe të tyre ta bënit spiunë dhe t’u impononit masivisht për mbijetesë vesin e vjedhjes?
Hiena Nexhmie, 50 vjet në historinë e një populli nuk janë shumë, kur historia është mijra vjeçare, por 50 vjet diktaturë më se çnjerëzore si e juaj, janë më shumë sesa shumë. 50 vjet ju i vratë dhe burgosë, internuat dhe persekutuat një popull të tërë dhe sot keni guximin të akuzoni pafytyrësisht pjesën që në mënyrën më stoike i rezistoi barbarisë tuaj çnjerëzore, duke mbajtur gjallë në këtë vend ëndrrën për liri dhe demokraci që sot frytet e saj po i shijojnë më shumë se gjithë të tjerët fëmijët dhe nipërit e tu e të atyre që e sollën këtë tragjedi të tejskajshme.
Hiena Nexhmie, vetëm ndonjë naiv mund të çudisë deklarata jote, se ne tashmë të njohim, e dimë se kush ke qënë dhe kusëh je, e dimë ne dhe gjithë shqiptarët. Ti je dashuruar pafundësisht me krimet e tua dhe ti çdo natë bie në shtratin e tyre të përgjakshëm bashkë me to. Ti do të mbetesh përgjithmonë e burgosur në errësirrën e tyre, ku e vetme dëgjon simfoninë e rënkimeve të viktimave të tua dhe e dehur prej saj në haluçinacione makbethiane, vallëzon me ngulçin e frymës së fundit mbi kafkat e coptuara… dhe kështu, ti po jeton fundin tënd të lemerisshëm, duke ecur e sigurtë drejt flakëve të ferrit ku po të prêt me padurim krahëhapur bashkëvrasësi yt Enver Hoxha.
Në ferr, besoj se do jeni çifti më ideal…!
*I burgosur politik

Filed Under: Komente Tagged With: Dushan Mugosha, enver, Fatmir Lamaj, kuisin hienat, Miladin Popovici, nexhmije Hoxha

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT