


Familja, miqtë, bashkëpunëtorët e komuniteti shqiptar në New York e mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtoi dje me nderim e respekt Nik Marash Mrnaçajn në 33 vjetorin e kalimit në amshim. Veprimtaria patriotike dhe antikomuniste e mërgatës shqiptare të Amerikës në vitet 80-90-të pa dyshim lidhet me emrin e lavdishëm të heroit të demokracisë shqiptare Nik Mrnaçaj i cili bashkë me shumë patriotë e nacionalistë shqiptarë luftuan me çdo mjet e me çdo kusht për shembjen e komunizmit në Shqipëri.
Nik Mrnaçaj mbylli sytë përgjithmonë më 22 janar 1990 teksa tragjikisht humbi jetën ndërsa kthehej nga një demonstratë antikomuniste në Michigan. Ai la pas një shembull të gjallë patriotizmi dhe nacionalizmi duke qenë burim frymëzimi edhe për patriotët e tjerë shqiptarë në përpjekjet për një Shqipëritë lirë e demokratike. Në Kishën Katolike të komunitetit shqiptar Zoja e Shkodrës në New York, nesër do të mbahet meshë e shenjtë përkujtimore kushtuar patriotit antikomunist Nik Mrnaçaj.











Të Dielën me 7 Maj 2017, në orën 1.00. p.m, familja Mrnaçaj, Shoqëria Kulturore Kelmendi, do të përkujtojnë “Heroin e Demokracisë”, Nick Mrnaçaj. Kjo veprimtari e përvitshme ka edhe mbështetjen e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, Federatës Vatra dhe komunitetit Shqiptar. Po ashtu, kjo veprimtari ka mbështetjen dhje pjesmarrjen e autoriteteve lokale të Westchester Cauntit, që janë pjesmarrës të përvitshëm. Nik Mrnaçaj (Nick Mrnacaj), humbi jetën me 20 Janar të vitit 1990, në moshën 31 vjeçare, pas kthimit nga demonstrata antikomuniste e organizuar në Detroit.Në shenje respekti për Nik Mrnaçaj, para zyrës se bashkësisë në White Plains – Nju Jork,do të ngrihet në shtizën e bashkise Flamuri Kombëtar Shqiptar. Që nga viti 1991 shefi ekzekutiv – Prefekti i Zones Westcheter, e ka shpallur ditën e rënies së Nick Mrnacaj, me vendim zyrtar “Dita e Lirise” dhe familjes Mrnacaj , në çdo pervjetor , u dorëzohet një Proklamatë.




