• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË GRUA E VETMUAR

October 22, 2017 by dgreca

1-makensen

Tregim nga Makensen BUNGO/ Nju Jork*/

Personazhi kryesor i këtij tregimi është një grua e plakur para kohe nga  tmerret,që  kishte  kaluar   dhe  nga  vuajtjet,  që  kishte  pësuar.Ajo ishte  rrëgjuar  dhe  kërrusur, ecte  me  një  shkop  ngadalë e herë,herë  edhe  duke  rënk-uar. Ishte e  veshur  e tëra  me  të  zeza. Disa  nga  vuajtjet  që  kishte pësuare mëshironin  dhe  e thërrisnin nënë, ndërsa  të  tjerët  nga  urrejtja  për  ate  e  kishin luftuar dhe e quanin  shtrigë.Ne  do   ta  quajmë  nënë,  se  nënë  ishte dhe  sepse  ishte nënë,u persekutua  egërsisht nga  Diktatura.

Ajo  banonte  në  një  kasolle  afër  shkollës  së  fshatit  dhe  shpesh  në  ditët  me  diell  dilte  në  oborr, ulej  në  një  stol  dhe  shëllehej.  Pastaj   nxirrte  kutinë e duhanit,dridhte  një  cigare  të  trashë,  e  ndiste dhe , duke  thithur  tymin  e duhanit, kujtonte ngjarjet e  llahtarëshme të jetës  së  saj, që  kishe  kaluar. Herë  mbas  here shkonte në  varrezat e fshatit  dhe  te dera ndizte një qiri në heshtje. Dhe  rrinte  aty duke  psherëtitur e herë,herë edhe duke lotuar  mes  mallkimeve,  ngadalë  deri  sa shuhej  qiriu.

Ndërsa  në  dimër nuk  para  dilte nga  kasollja, vetëm se rrallë ,kur  bëntekohë e mirë dhe dielli  të  kënaqte. Në atë kasolle banonte vetëm me të nipin e vogël tetëvjecar,nxënës në  klasën e dytë të shkollës fillore. Herë  mbas  here i vinte  një  vajzë e rritur,që  i  sillte ushqime dhe atë ditë rrinte gjatë me ate.

Tjetër  njeri nuk hynte  në  atë  kasolle,vetëm se rrallë e tek ndonjë, mbasi,vështronte  se nuk  kishte njeri që ta shikonte se po shkonte te ajo.

Mësuesi i shkollës së atij fshati,që ishte transferuar atë vit nga  një rreth i  largët dhe seksioni i arësimit e kishte caktuar në shkollën e atij fshati ditën e parë që shkoi në  shkollë,kur e pa atë nënë  te  dera e  kasollës,nuk i bëri ndonjë përshtypje. Një plakë fshati, mendoi,e  përshëndeti ftohët dhe shkoi e hyri në  shkollë.Por më vonë ky mësues, duke filluar që nga dita e parë e shkollës,  u  afrua me ate dhe e njohu mirë .

Atë ditë  ajo  nënë    mori  të  nipin  për  dore  dhe  shkuan  të  dy  në  shkollë.Kur  iu  afrua mësuesit,ajo  iu  prezantua    .I  tha  emrin  e  saj  dhe  të  nipit  dhe  shtoi  :

– Jam  gjyshja e  këtij  djali, Ky  vetëm  mua  më  ka, prandaj  e  solla  unë.

Dhe  heshti . Mësuesi    priti    që   t’i  thoshte  edhe  ndonjë  fjalë  tjetër,  por  ajo  nuk  e  hapi  gojën , psherëtiti  gjatë,  përkëdheli    të  nipin   me  dashuri  dhe e  puthi. Pastaj  vështroi  mësuesin  me  vemendje  dhe  ngadalë  shtoi :-Ma  kij  pak kujdes  . E  kam   bitmen  e fundit  të  familjes  time.

E  përshëndeti  mësuesin   dhe  u  largua   ngadalë  ,  ngadalë   dhe  e  heshtur   u  drejtua  për  në    kasollen  e  saj   .

Mbasi  filluan  mësimet, ajo  shkoi  në  shkollë   edhe  herë  të  tjera  për të pyetur  për  të  nipin . Thoshte  po  ato  fjalë    që  tha    në  fillim : “ Jam gjyshja  e  këtij  djali “ . Dhe  thoshte  të  njejtën  porosi : “Ma  kij  pak kujdes   .  E  kam  bitmen  e  fundit  të  familjes  time  . “ Mësuesit  i  bënë  përshtypje  vizitat  e  shpeshta  të  asaj gruaje  ,   se  nënat  e  tjera    të  atij fshati  nuk  dukeshin  fare  në  shkollë.  Shkolla ishte   pak   larg  nga  shtëpijat  e    fshatit  dhe  të  gjitha   graë  e  fshatit      punonin  në  kooperativë  nga mëngezi  deri  në  darkë  ,  lodheshin  e   copëtoheshin   dhe   nuk  e  kishin  mendjen ,  të  pyetshin  ,  se  si  shkonin    fëmijët   e  tyre  në  shkolë  .

Vec  vizitave  ta  asaj  nëne      mësuesit  në  fillim    i  bënë  përshtyje  edhe  fjalët  ,  që  ajo  thoshte  për  të  nipin  : “Jam  gjyshja  e  këtij  djali  .  Ma  kij    pak  kujdes ! E   kam   bitmen  e  fundit  të  familjes . “  Por  si   u  mësua   me  ato  fjalë  ,  më vonë  nuk  i  bënë  më  përshtypje .

Mësuesi   dalë  nga  dalë   u  mërzit  me  vetminë  e  asaj  jete  në  atë  shkollë   larg     fshatit    dhe   pa   një   njeri   afër  ,  me  të  cilin  mund  të  këmbente    ndonjë fjalë     .  Për  të  thyer  monotoninë  e  jetës  në atë  fshat  , ai   dalë  nga  dalë  u  afrua  me  atë  nënë     në  pushimin  e  gjatë  mes  orëve  të   mësimeve      ,kur  ajo  dilte  në  oborr  .   Në  fillim  e   përshëndeste  nga  larg  me  dorë .  Edhe  ajo  ia  kthente  përshëndetjen  po  me  dorë  .   Më  vonë    ai  shkoi  te  ajo    dhe  e  pyeste  për  ndonjë  gjë  ,  sa  për  të  biseduar  me ate  .   Pastaj    ndodhi   që  një  ditë    shkoi  te  ajo    dhe  këmbyen    një  cigare . Dhe  kështu  dalë  nga  dalë  u  afrua   me  atë  nënë  .

Më  vonë  një  ditë  , duke  biseduar  në  këmbë   ,     ajo   plakë  i  tha  ngadalë  e   me  keqëardhje   ,  që  ,   meqenëse   ai    ishte  i  ri     dhe  nuk  njifte  njeri   në  atë  fshat  , që    po  të  kishte  ndonjë  nevojë    ,   mund   të  trokiste  në  derën  e  kasolles  së   saj  .  Si  tha  këto  fjalë  ,  e shikoi  mësuesin  ndër  sy  për  disa  caste  me  vemendje   dhe  shtoi :

_  Por  jo  ditën ,  por   vonë  ,  që  mos  të  të  shofi  njeri  !

Mësuesit  i  bënë  përshtypje  fjalët  e   fundit   të  saj  dhe  ,  kur  shkoi  në  shkollë , mendoi  për   ato  fjalë  ,  që  i  tha  ajo  nënë  plakë   dhe      së  fundi     dyshoi  ,  se    ajo   mund  të  kishte  ndonjë  cen  në  biografinë  e  saj ,  por  se  cfarë   nuk  e  vrau  mendjen . Prandaj     nuk  u  largua  nga  ajo  dhe     midis   atyre  të  dyve  vazhdoi  e  njejta  lidhje  dhe  bisedat  midis  tyre   dhe  këmbimet    e  cigareve  i  vazhduan  herë  mbas  here  .Por    për  të  trokitur  ndonjë  herë   te  dera  e  kasolles  të  asaj  plake  ,   ai  nuk  shkoi  . Edhe  ajo    nuk  iu  vardis  .

Një  ditë   mësuesi  mbasi  mbaroi   mësimin   dhe  nxënësit    u  larguan  ,  doli  në  oborr ,  pa  atë   nënë    te    dera    e  kasolles dhe  shkoi  te  ajo  si  përherë  për  të  vrarë  kohën . Ajo edhe  u  gëzua  ,  por  edhe   u  shqetësua .  Mbasi   vështroi  , se  rreth  e  qark  nuk kishte  njeri  ,  që  të  vështronte  mësuesin  te  ajo  ,  u  ngrit  dhe  ashtu   , me  shkop  në  dorë   e   duke  rënkuar    ,   shkoi  në  kasolle  dhe   nxorri  një   stol   .   Ai e  falënderoi  , u  ul  në  ate    dhe  pastaj  filluan   të  bisedojnë   .

Në  bisedë  e  sipër   mësuesi  e  pyeti  për  emrin .  Ajo    ia  tregoi  me  një  herë . Pastaj e  pyeti  , se  nga  cili  fshat  ishte  .Ajo  sgjati  dorën  me  gishtin    tregues  , e  drejtoi   te  një  mal  larg  dhe  i  tha :

_  E  shef  atë  mal  atje    ? Mali  i  Thatë    i  thonë   . Prej  andej  jam   unë  .

Dhe  i  qeshi  buza   dhe i  ndritën  sytë  .

Pastaj  i  tregoi  emrin  e  krahinës, ku  ishte  ai mal  .

Mësuesi   e  dinte     ,  që  ajo  krahinë  ishte  e  përmendur  në   betejat    kundër  turqëve   për  clirimin  e  Atdheut  . Madje  njerin     nga  ata  luftëtarë  të  asaj  krahine   populli  e  kishte  pavdeksuar     me  një  këngë  . Dhe  i  tha  emrin  e  atij  luftëetari  .  Ajo  duke  buzëqeshur  ,  i  tha  :

_  Është   babai    i  im .

Ai  u  gëzua  ,  se  iu  hoq  dyshimi   për  ndonjë  cen  politik    në    familjen  e   asaj  dhe  i tha :

_  Shumë  mirë   . Qenke  familje   atdhetare   .

Ajo  tundi  kokën   me  hidhërim   dhe   i  tha  ngadalë :

_ Ishin  kohë  të  tjera  atëherë  ,  more  mësues  !  Sot  jemi  ndryshe  .

Mësuesi     nuk  e  kuptoi  ,  se  c ‘  deshi  të  thotë  ajo   nënë   me  ato  fjalë  .    E  pyeti  për  njerzit  e  familjes :

_  Po   burri  të  ka  vdekur    ?  Se   nuk  kam  parë    një  burrë   të  hyjë   tek ti    ?

Ajo uli  kokën  dhe  psherëtiti  gjatë . Por   për   t ‘ u përgjigjur  nuk  iu  përgjigj  .

Ai  mendoi  se    kishte  vdekur  .  Nuk  e  sgjati  . E  pyeti   për  të  tjerët  :

_  Po  djem  ke  ? Se  as  djem  nuk   ‘ kam  parë ?!

Ajo  u  s verdh     .

Ai  vazhdoi  :

_  Ku  janë  ?

Ajo  e  shikoi  mësuesin  për   disa  caste   ,   mori  frymë   thellë   dhe  psherëtiti   gjatë  ,  por   prap    nuk  iu  përgjigj  .Heshti  .  Pastaj  ,  mbas   një    kohe  të  gjatë  , tundi   kokën  me  hidhërlm  dhe      i  tha  :

_  Ah  ,  more  mësues  , ta  lëmë   këtë  bisedë  !

Nga  këto  fjalë  , që  tha  ajo  nënë    ,  mësuesi   filloi  të  kuptojë  ,  se asaj   nëne    i  kishin  ndodhur     ngjarje   jo  të  mira   ,  por  ,  se cfarë  , nuk  po  kuptonte  .  Deshi  ta pyesi  prap.  Por    ajo  e  ndaloi  .Dëshpërueshëm    i  tha  :

_ Mos  ma   gërvish   këtë    plagë   , o mësues  !  Është  një   plagë  , që  rrjedh  gjak.

Dhe fytyra  iu  bë  me  blana  të  kuqe  .  Mësuesi  dyshoi  ,  se  njerëzve  të  saj  mund  t’u  kishte  ndodhur  ndonjë  fatkeqësi  dhe nuk  e  pyeti  më  .  Edhe  ajo  nuk  foli  . Nuk   e   sgjatën   më   bisedën  .  Heshtën   që  të  dy  .  Dhe  gjatë asaj heshtje  ajo    kujtoi  njerzit  e  saj   dhe  fundin  e  tyre  dhe  ai  mendoi  ,  se  c’fatkeqësi  mund  t’u  kishte ndodhur  atyre  njerëzve     dhe  ra në  mendime të  thella  për  njerzit e  saj  .  Mendoi   dhe  tha  me  vete  :

_  Të  kenë  vdekur  ?  Të  jenë  aksidentuar ? Të  jenë  arrestuar   ?  Të  jenë   burgosur ? Të  jenë  pushkatuar  ?  Të  jenë  vrarë  ?

Pastaj   shtoi  :

_  Se    cdo  gjë  mund të    ndodhi sot  .

Dhe  të  dy   vazhduan   të   jetojnë     në    një  heshtje  të  gjatë  me  ngjarjet   e     asaj  kohe ,  që  kishte   hapur    shumë   plagë    .

Mbas  kësaj  heshtje   nëna     nxorri  kutinë  e duhanit ,  por  nuk  e  la  mësuesi  .

_  Jo  ! _ i  tha  ai  dhe  nxorri  shpejt   paketën  .

Muarën  të  dy  nga  një  cigare ,  i  ndezën   dhe  filluan  ta  thithin  tymin   .  Afër   fundit  të     cigares  ,  ajo    ngadalë   i   tha    :

_  Kujtuam  ngjarje  të  largëta  sot   ne  të  dy     .

U  mbush   me   frymë  dhe    tundi  kokën  me   inat     dhe tha  :

_  Keq

Mësuesi  e   shikoi   atë  nënë  me  keqardhje    dhe  e  thithi  tymin  e  duhanit  fort  në  heshtje    duke  u  menduar   për  burrin  dhe  dy    djemtë  e  saj  ,  ndërsa   nëna     parafytyroi    fundin    e   tyre  .

Mbasi   qëndruan   dhe   ca  ,   ajo  i  tha  :

_  Ndejtëm  shumë   ,  o  mësues  !   Nuk  bën  të  të   shofin  ty  me  mua .  Ndahemi  .

Dhe  bëri  të  ngrihet  .  U  ngrit  edhe   mësuesi  ,  u  përshëndetën  dhe  u  ndanë  .

Ai  i  shkoi  në  dhomën  ,  ku    flinte  ,  që  ishte  ngjitur  me  klasën  ,  në  të  cilën   ai  mësonte  nxënësit     dhe  filloi  të  mendohet  për  gjendjen  e  asaj   nëne   në   atë    fshat  të  largët  .

Si  u  mendua  për  një  kohë  të  gjatë  , ai  tha  me vete  :

_  Si  duket  kjo  nënë    do të  ketë  ndonjë  plagë  në  zemër .

Dhe  i erdhi   keq  për  atë   nënë  .

Atë  natë  gjumi  e  zuri  shumë  vonë  . Mendonte  atë  nënë    , gjendjen  e  saj  , fjalët  e  fundit  që  ajo  i  tha  ,   gjendjen  e  Shqipërisë  .Dhe  tha  me  vete :

_  Si  kudo   në  Shqipëri  edhe   këtu  në  këtë  fshat  të  largët  .

Të  nesërmen  , me  gjithë  ato  ,  që  mendoi      gjithë  natën    , kur  nxorri  nxënësit  jasht  në  pushimin  e  gjatë  dhe  e pa  nënën    te  dera  e  kasolles  ,   vendosi     ,  që  të  shkojë    te  ajo   ,  jo  për  të  biseduar  me  ate     ,  por  sa   për  të  thyer  monotoninë  e  jetës    në  atë  fshat  të  largët   .  Vec kësaj  ai  mendoi  se  shtëpijat  e  fshatit  ishin    larg  e  nuk   mund   ta  shikonin     duke  biseduar  me  ate  .

I  vetëm  dhe  i  mërzitur  nga  vetmija  në  ate  fshat  ,  shkoi  te    ajo     ,    këmbyen  edhe  nga  një  cigare  dhe  biseduan  deri  sa  erdhi  koha    për  të  rifilluar  mësimin  . I  ra  ziles, nxënësit  u  rrjeshtuan  ,  ai  i   futi   në    klasë   dhe   mbas  tyre   hyri  edhe  ai  e rifilloi mësimin  ,

Dhe  kështu  vazhdoi  disa  ditë   mësuesi  i  asaj  shkolle    me  ate  nënë  të  vetmuar  .

Por  kjo  gjendje  nuk vazhbdoi   shumë  .

Një  ditë  sekretari  i  organizatës  së  partisë   së  fshatit  ,  shkoi  në shkollë ,  u takua  me  mësuesin  ,  u  përshëndetën       dhe  në  bisedë  e  sipër   , si  e  pyeti  në  se  venin  të  gjithë  nxënësit  në  shkollë  dhe   a   mësonin  ,   i  foli  per  atë  plakë  .

_ Më   kanë   thënë  ,  _  i  tha  _   që  ti  ke  shkuar  disa  herë  te  ajo  plaka  ,  që  banon  në  kasollen  këtu  ,   afër  shkolës .

Ai  u  shqëetësua  ,  se   e  kuptoi  ,  se  ku  donte  të  dilte  sekretari  i  partisë   dhe  i  tha  me  një  herë  :

-Po ,  por  jo  disa  herë .

Sekretari  i  partisë  u  gëzua  ,  se  fjalët,  që  i  kishin  thënë  ishin  të  vërteta  ,  u  krekos  dhe  vazhdoi :

-Njësoj   është,  si  një  herë  ,  si  disa  herë  .  Por  ti  mos  shko  më  te  ajo  ,se

ajo    është    një  shtrigë  ,  që  nuk  e  ka  shoqen jo  vetëm në  fshatin  tonë  ,  por  edhe  në  të  gjithë   krahinën    . Ti  nuk  e  njef  familjen  e  asaj. Familja  e  saj  është     një  familje  armike   .  Burri  i  saj  ka  qenë  me  Ballin,  ka   vrarë  e  ka  djegur  dynjanë    dhe   ne  i  dogjëm   shtëpitë  . Kjo  dhoma   këtu  ,  që  është  bërë  shkollë dhe  dhoma  ku  banon  ti   janë  pjesë  të  shtëpisë  së  tij  ,  që  nuk  u  dogjën  . Mbas  clirimit  në  këto  dy  dhoma  erdhi  dhe  u  vendos   pastaj    kjo   familje ,  se     gjatë  luftës    kishin   ikur  prej  këtu    e  banonin  në  Tiranë   .  Mbasi  pushkatuan  të shoqëin   këtë  shtrigë  e  pushuan  si  arësimtare  dhe  , kur  u  formua  kooperativa , ne   e  caktuam    të  punonte  në  sëktorin  më   të  largët   .  Kur  mbeti  vetëm  kjo    shtrigë    ,  ne    e  nxuarrëm  nga  shtëpia  dhe   e   vendosëm  në  kasollen  e  bagëtive  ,  ku  ajo   ka  për  të  vdekur  .

Tha  këto  fjalë  dhe  ,  duke  buzëqeshur   ,  shtoi :

_  Kështu  ia  kemi  pumnuar  ne  kësaj  shtrige  .

Pasfaj  vazhdoi  :

Ndërsa  sa  mbaroi  lufta   burrin  e  saj   ne    e  arrestuam   dhe  e  pushkatuam .   Djali  i madh  i   ka  vdekur në    hetuesi  ,  se  nuk  pranoi  të   tregonte    punët  armiqësore  ,  që  kishte   nisur  të  bënte        kundër  Pushtetit  Popullor . Pastaj  këtij   i  vdiq   e  shoqja     nga  marazi  . Por  jo  këtu  . Kishte  shkuar  te  prindërit  e saj    , në  një  fshat  shumë  larg   prej  këndej   . Dhe  atje  e   varrosën  .Mbas  vdekjes     djalin  e saj    e  mori  kjo shtrigë  dhe  rron  tani  bashkë  me  ate   .  E  ke  këtu  ate   djalë  ,  në   shkollë ,  në  klasën  e dytë  . Ndërsa   djali  tjetër  i  asaj  u  vra  në  kufi  ,  se  deshi  të  arratisej  . Kështu  mbeti  vetëm  ajo  shtrigë .

Mësuesi    deshi  të  justifikohej   , pse       kishte  shkuar  te  ajo  ,  por  e  ndaloi  sekretari  i  partisë .  Ai  me  krenari   vazhdoi  .

_  Ska  gjë   !  _ i  tha ._   Ti   mos  u  shqetëso ,  se  ke  shkuar   te  ajo   !   Por  tani  e  tutje  mos  shko  më  te   ajo    !  Ajo  familje     që  në  fillim    është  shpallur  familje    kulake  .

Mësuesi  u  drodh   dhe  u  sverdh  nga  ato  ,  që  i  tha  sekretari  .  Ai    e  kuptoi  ,  se  mësuesi     u  frikësua  dhe  e  sbuti  bisedën :

_  Nuk  ke  bërë  ndonjë  gabim   të   madh   .   !  Ti  nuk  e  njifje  ate  ,  prandaj  shkove  te  ajo  e  bisedove  me  ate . Mos  u  shqetëso  !  E  rregulloj  unë  këtë  punë  . Se  ne  kemi  mësuar  se  c’njeri  je  ti   . Ne  nuk të  njifnim  ty  ,  kur    erdhe  në   shkollën  tonë    si  mësues. Kur     na  thanë   , se  ti shkoje  te  ajo  , ne  kujtuam  ,  se  mos  ishje  njeri  me  biografi  të  keqe  dhe  mos  na  bëje  me  ate  ndonjë  sabotim    .   Pyetëm    në  rrethin  nga  je    për  familjen   tënde  dhe  për  ty  . Dhe  na  thanë  ,  se  babai  i  yt    paska qenë   një   nëpunës  i  thjeshtë  dhe  familja  e  juaj   nuk  kishte   qëndrim  politik  të  keq    . Dhe  për  ty  mirë  na  folën  .  Edhe  këtu  ti   punon  mirë  .  E  them me  siguri   këtë .    Se  unë  një  ditë    kam   ndejtur   në  një  anë  pranë  dritares  së  klasës  ,  ndërsa  ti  jepje  mësim   dhe   ndëgjoja  ,  si  e    zhvilloje   ti   mësimin .

I   tha  këto  me  mburrje   ,  ndërsa  mësuesi   habitej   nga  ato ,  që  ndëgjonte  . Pastaj   ai  ndejti   dhe   pak   dhe  ,  si  e  këshilloi  edhe  një  herë  ,  që  të  mos  shkonte  më  te  ajo  plakë  ,  krenar  për  ato  ,  që  tha  , u   ngrit   për  të  dalë .

Mësuesi  e  shoqëroi  deri  jasht   e  u  kthye  i  cuditur  dhe  i  hutuar  nga  ato  ,  që  ndëgjoi  nga  goja  e  sekretarit  të  partsië  të  fshatit  .  Hyri  në  dhomën  ,   ku  banontre  si  i  trulllosur    .  U  shtri  në  krevat  dhe  i     llahtarisur  ,  ra  në  mendime   për  persekutimin  e    asaj  familje   ,   për  vuajtjet  e  asaj   nëne   dhe  për    veprimet    sekretarit  të partisë . Dhe  tha  me  vete  :

_  Të   persekutohet  aqë  rëndë  e  gjithë    familja  !?    Të  zhduken    të   tre   burrat     e  një  familje    njëri  mbas  tjetrit  !? Të  mbesi  në  mes  të  katër  rrugëve  një  plakë  e vetme  me  nipin  e  vogël   !? Të  pyesin  për  babanë  tim !?  Të  përgjojnë  pranë    dritares , se si  e  spjegoj  unë  mësimin  ?!

U  mendua  sa  u  mendua  dhe  pyeti  me  cudi  :

_   C’ beëhet  kështu  !?

Heshti  ,  u  mendua  gjatë  dhe   pastaj  tha:

_   Shqipëria   po  zien  si  një  vullkan  nga  lufta  e klasave  .

Që  nga  ajo  ditë  mësuesi   në  pushim  nuk doli  më  në  oborr .  Nxënësit  dilnin  e  luanin  ,  qeshnin  e  gëzoheshin  ,   ndërsa  ai   rrinte  në   klasë    dhe  mendohej  për  ato  ,  që  i  tha  sekretari  i  partisë    . Dhe  kur  qëllonte  , që    dilte  në  oborr ,  nuk  shkoi  më  te  ajo    ,  por   e  vështronte     ate  dhe  e  përshëndeste   me  dorë   nga  larg  .

Edhe  ajo       nuk  i  foli   më .   Ajo  e  kuptoi  ,  se  cfaë  mund  të  kishte  ndodhur  , sepse  kështu  i  kishte   ngjarë    edhe  me  të  tjerë  . Kush  diktohej   ndonjë  ,se  kishte  shkuar    te  ajo  ,  e  thirrnin  në  Këshiliin  e  fshatit  ,  e  kritikonin  pse  kishte  shkuar  te  ajo  dhe  e  porosisnin    që  të mos  shkonte  më ,  ndryshe   do  ta pësonte  .

Nëna     psherëtiti    dhe  tha  me  vete  :

_  Më  mirë  kështu  .  Se  ate    edhe  mund   ta   arrestojnë  ,  po  të  vazhdonte  të  vinte  te  unë    . Sepse  sot  shkak   duan  .

I  tha  këto  fjalë    se  tani  dalë  nga  dalë  ajo  nënë    kishte  filluar  ta  njihte  atë  djalë    dhe  në  shkollë  shkonte  shkonte  më  shpesh  dhe  me  një  farë   gëzimi    ,  se  do  të   bisedonte    mësuesin   .   Dhe  porosinë  për  të  nipin “ Ma  kij  pak  kujdes  !  E  kam  bitmën  e  fundit  të  familjes  time   e  thoshte  lirshëm  ,  jo  si  më  parë .

Një  mbasditë  nga  mezi  i  vitit  shkollor  ,  mbas  mësimit   ,  kur  shkoi  në  shkollë   për  t’u  interesuar  për  të  nipin ,  ajo  ,  e  pyeti   mësuesin  ,  se  si  shkonte   ai     në  mësime   :

_    Po   në mësime   vazhdon  të  shkojë  mirë  ?

Mësuesi  ,   gëzueshëm  ,   iu   përgjigj  :

_  Ai  është  i   pari  i   klasës .

Asaj   nëne   i  ndritën  sytë  ,  buzëqeshi  lehtë    dhe  tha  ;

_   I   ngjanë    gjyshit  .  Kështu  më  kanë  thënë  ,  se ishte  edhe  ai  .

Psherëtiti   gjatë  ,  tundi  kokën  hidhërueshëm    dhe  tha  ngadalë  ,  sikur  po  fliste  me  veten  e  saj :

_  Në  shkollë  gjitëmonë  i  pari  si  në  Shqipëri  ashtu  edhe  në  Francë   .   Kur  u  kthhye  ,    punoi  për  Shqipërinë  .  I  vuri  gjoksin  punës  . Fliste  për  Kosovën  e  Camërinë  të  copëtuara   . Ka  botuar  në  gazeta  edhe  artikuj   për  ato  troje  shqiptare  të  robëruara  . Ndër  shokë  e  në  mbledhje  fjala  nuk  i  binte   përdhe  kurrë . Kur  formoi   cetën  ,  ka  luftuar  si  kundër  fashizmit  ashtu  edhe  kundër  nazizmit  .  Të  tjerët  nuk  i  quajti  kurrë  armiq  ,  por  kundërshtarë .   Dhe  as    vrau  dhe  as     dogji    ndonjë  shtëpi  , si  e   akuzuan  . Mori    pjesë  edhe  në  Mukje  .  Atje foli   shumë  edhe  për  Kosovën  .

Ndaloi  dhe  vështroi  mësuesin  .  Ai  po  e  ndëgjonte  me  kujdes , se  po  mësonte   për    jetën  e  asaj   nëne    Ajo  vazhdoi :

_  Në  fund   kur  mbaroi  lufta  dhe ata  e  humbën , nuk  u  largua  ,   se   ishte  i  pastër    . Kishte  luftuar  për  Shqipërinë  .

U  drodh  ,  u  sbe  në  fytyrë ,  sytë  iu  skuqën    dhe  foli  :

_  Dhe  pse  ishte  i  tillë ,  një  natë  erdhën  dhe  e  arrestuan  ,  e  nxuarrën  në  gjyq  .  e  akuzuan  padrejtësisht  ,  se  kishte  bëë  krime  ,  nxuarrën  disa  dëshmitarë  të  rremë  ,  e dënuan  me  vdekje dhe  e  pushkatuan   .

Heshti   për  një  kohë  të  gjatë . Mësuesi  vazhdoi  ta shikojë    me   dhimbje   për  ato  që  mësoi  dhe  priti,   që   ajo  të  fliste  prap  . Por  ajo vazhdoi  të    heshtë  .

Kur  ajo  nuk  po  fliste  , mësuesi    me  ngadalë  futi  dorën  në  xhep  , nxorri  paketën  dhe  i  afroi  një  cigare  . Mori  edhe  një  për  vete  dhe  i  ndezi.

Duke  thithur  tymin  e  duhanit  , ajo  tundi  kokën  ,  vështroi  mësuesin   dhe  foli  me  inat  :

_ Dhe  ai njeri  sot   nuk  ka  as  varr   .

Mori  frymë  dhe  vazhdoi  :

_ As  dy  djemtë  e  mij  .   Prandaj  unë  e  ndez  qirinë  per  ata  te  pragu  i  derës  së  varrezave  ,  se  nuk  e di  ,  se  ku  i   kanë   varrosur  .

Mësuesi    uli  kokën  dhe  parafytyroi   sekrerarin  e  partisë  të  fshatit  se  si  ngrifej  kur  i  foli  për  atë  familje  ,   kujtoi  fjalët  ,   që  i  tha  disa  ditë  më  parë  sekretari i  partisë  për  atë  familje dhe ra  mendime  në  një  heshtje  të  madhe  .  Pas  një  kohe  të  gjatë  tha  ,  ngadalë  sa  mezi  u  ndëgjua  :

_ Dy  botë  të  ndryshme  ,  kundërshtare   dhe   të  përgjakura   të  një  populli   të  shumëvuajtur   .

Ngriti  kokën  dhe  ,    si   i  hutuar  ,  pyeti  :

_  Por  përse  ?

Heshti .

Pas  pak  pyeti  përsëri :

_  Po  fajtori    !?

Nëna  e  ndëgjoi  këtë  pyetje  dhe   vështroi  mësuesin . Edhe  mësuesi  e  vështroi  atë.  Të  dy   vështruan  njëri  tjetrin  në  heshtje  ,  por    asnjëri  nuk  u  përgjigj  .

Ishte  një  pyetje  ,  që  nuk  kishte    nevojë  për  përgjigje  .Të  gjthë  e  dinin  përgjigjen  ,  por asnjë  nuk  e  thoshte  dot  . Tmerri  u  kishte  mbyllur  gojën  njerëzve  , ndërsa  diktatori    mburrej  me  përfundimet  krimeve  të   tij   .

Mbas  një  heshtje  të  gjatë   mësuesi  tha  :

–  Por  përkohësisht  .

Nëna     buzëqeshi  lehtë  ,   i    kapi  dorën  dhe i  tha  :

_  Mos  folë  më  !

_  Pse  ? _ pyeti  ai  .

_  Fajtori  vdes  fizikisht  ,  ndërsa    faji   është  i  pavdekshëm  ,  ai  nuk  njeh  kohë  .   .

Nëna  nuk  deshi  të  rrijë  më  aty  . Shoi  cigaren   ,  përshëndeti  mësuesin  dhe  bëri  të  largohet.  Por  mësuesi  e  ndalloi  ,  u  ngrit  ,  e  vështroi  me  vemendje  dhe  e  kapi  për  dore  . Ajo  u  cudit  dhe  i  tha  :

_     Jo  kështu   !     Nuk  duhet  të  na      shohi   njeri     bashkë  .

Dhe  deshi  ,  t’ia  largojë  dorën  ,  por  mësuesi    ia shtërngoi  më  shumë  .

Ajo  i  foli  :

_ Të  lutem  ,   më  ler  !  .

Ai    i  tha    vetëm  një  fjalë  :

_  Eja  !  .

E  ështroi  me  keqardhje    dhe     shtoi  :

_Ti  je  një  nënë  e  vuajtur   .

Ajo  ndjeu  një  gëzim  që  nuk  e  kishte  ndjerë   prej    kohësh dhe  i  tha  :

_  Ka  ditë  që  të  kam  johur       !

Pastaj   të  kapur  të dy  për  dore  dualën  jasht  dhe  ecën  drejtë  kasolles  . Rrugës  shikuan  disa   here  njëri  tjetrin  duke  ndjerë  një  gëzim  të  lehtë  .  Kur  iu  afruan kasolles   ,   nënë  ndaloi  .  Shikoi  mësuesin    dhe  e  pyeti :

_  Do   të  vijsh  me mua    të  shohësh  banesën   time  ?

Mësuesi  u  habit  ,  se  nuk  e  priste  këtë  propozim  .   Nëna  e kuptoi  dhe  shtoi  :

_  Unë  banoj  në   kasollen    ,  ku  ne  mbanim  bagëtinë  .

Tundi  kokën  me  hidhërim  ,  sgjati  dorën    drejt  të  kasolles  dhe  shtoi  :

_  Në  atë kasolle banoj  unë  . Në kasollen  e  bagëtive . Atje    më   ka  futur   Diktatura .

Mësuesi   ështroi  kasollen  dhe  uli  kokën . Ajo  psherëtiti . Qëndruan  të  dy  në  një heshtje  të  hidhur  . Ajo  heshtje  donte  të shprehte   një  urrejtje  të  heshtur  .

Nëna  vazhdoi  :

_ Mbasi  më  pushkatuan  burrin  ,  mbasi  më  vdiqën  djalin  e  madh     nga  torturat    dhe  mbasi  më  vra:në  djalin  tjetër  në  kufi  , më muarën  cdo  gjë  që  kishim vurë  ne     me punë   të  ndershme  dhe   pastaj   më  nxuarrën  edhe  mua  nga  dhoma ,  ku  banon ti  sot vetëm  me rrobat  ,  që  kisha  veshur  dhe  më  futën  të  banoj  në   kasollen  e     bagëtive  me vulën  e  armikes në  kurris

Mori  frymë   gjatë  dhe  shtoi  :

_  Dhe   mbas  gjithë  këtyre  mynxyrave  më  bënë  njeri  pa njeri ,   se  porositën  që  të   mos    hynte  njeri  në  kasolle  te  unë  .  Dhe  kështu  më    vodhën    gëzimin  ,  më  grabitën  lumturinë  ,  më  vranë  jetën .  Jetova   vite në  vetmi   vetëm  me  nipin e vogël  .   Jeta  në vetmi  ,  është     një  jetë  e    mërzitëshme  ,  e  lodhur ,   e  egër   , e  trishtueshme ,   një jetë  më  e  keqe  se  vdekja     Dhe  përse ?  C’ kisha    bërë  unë  ,  një  mësuese  fillorje? Unë  do  të  përmbysja   qeverrinë  ?

Mësuesi  e  vështroi  ate  me një  hidhërim  të  madh . Sytë  e  asaj  ishin  mbushur  me  lot  . Atij  i  erdhi  keq  për  atë  nënë  ,  i  vuri  dorën  te   shpatullat    dhe  i tha  :

_ Nënë  ,    mjaft  !  .

Iu  afrua  nënës  dhe  i  tha  :

_Kur shkoja  për  pushime  në  qytet  dhe më  flitnin  për  egërsinë  e Diktaturës

,  unë  nuk  i  besoja,  se   ishin  shumë   të  llahtarëshme  dhe  të  pamundëshme  . Por  tani   që  m’i  thua ti dhe  po  i  shikoj  edhe  me  sytë  e  mij  ,  po  i  besoj  .

_Vuajtjet  e  nënave  shqiptare  nga diktatura  janë  të  trishtueshme  ,  të  llahtarëshme    të  tmerrëshme . Diktatura  në  vendin  tonë    jetën  e  saj    po  e  sgjat  me  tortura  dhe  jeton  me  krime  ,_  shtoi  ajo

Mësuesi  tundi  kokën  dhe  tha  :

_  C ‘ do  nënë  shëqiptare  ka legjendën  e  saj .

_  Legjenda  të  përgjakura  ,  _ plotsoi  nëna . _  nga  gratë    e    burgosura  ,  nga  gratë    e  cmendura  dhe  të   vdekura   nga  troturat  në  hetuesi  ,   nga   gratë    e  vetëvrara  dhe  të  vetëvarura   ,  se   nuk  i  duronin  dot  ato  vuajtje,  nga  gratë    që  helmuan  veten  .

Mësuesi  u  sverdh  dhe  iu  lut  :

_  Mos  më  ,  nënë ,  mos !  S ‘ i  duroj  dot  kur  m’i  numuron  gjithë  këto  krime  të  Diktaturës  kundër  grave  të  Shqipërisë  !  Mos  !

Nëna  heshti  ,  u  mendua   pak  dhe  i  tha  :

_  Mirë  , por  eja  të  shikosh   kasollen  ku  unë  banoj .

Mësuesi   nuk  pranoi  .  U  drodh  dhe  me  një  zë  të  përvajshëm  iu  lut  :

_  Jo   !  Mjaftojnë  këto  ,   që  më  the   dhe  këto  ,  që  pashë  .

_ Cdo    zemër    dridhet  ,  kur  i  mëson  .  Po  t ‘ i  vuash   ,  si  i  kam  vuajtur  unë  ?

E  kapi  mësuesin  për  dore  ,  u  mendua  dhe  i  tha

_Mirë   ,  mos   eja  të  shikosh  se  ku    banoj   unë   ,  por  para  se  ne të ndahemi  do  të  të  lë  një  porosi.

_  Folë ! _  i  tha  mësuesi

Ajo   i  tha   porosinë  dhe  vështroi   mësuesin .  Ai   i   tundi  kokën  në  shenjë  mirartimi  .

Ajo  e  falënderoi ,  e  përshëndeti  dhe  u  largua  ngadalë   drejtë  kasolles të  bagëtive ,    ku   banonte  dhe   hyri  mbrenda  ,  por  derën  nuk  e  mbylli   .

Mësuesi  ,  mbasi  ajo  hyri  në  kasolle  , ndejti  aty  për  një  kohë  të  gjatë   .  Pastaj  me  ngadalë  dhe  mendueshëm    u  largua  për  në  shkollë  . Kur   hyri     në  klasë    ,   u  ul  në  një  bangë  ,  nxorri  paketën mori  një  cigare   dhe    e  ndezi  .   Dhe  ,  duke  thithur  tymin  e  duhanit  ,  filloi  të  parafytyroi  atë  nënë  ,  që  në  ditën  që  e  kishte  njohur   ,   kujtojë   bisedat  me atë, fjalët e  sekretarit  të  partisë  së  fshatit  ,  përmbysjen  e  familjes  së  saj  me  plumba  dhe  gjak    dhe    vuajtjet  e  asaj  nëpër ato  vite  e   ra  në  mendime  . . Dhe  duke  kujtuar  dhe  duke  u     menduar,   tha  disa  herë  porosinë ,  qëë  i  tha  ajo   nënë  e   vetmuar para  se   të  ndaheshin   : “ Mos  i  harroni  kurrë  vuajtjet  e  nënave  shqiptare nga  Diktatura  .”

 

*TREGIMI ESHTE PJESE E LIBRIT TE PABOTUAR E AUTORIT MAKENSEN  BUNGO “NËNAT  TONA“

Filed Under: LETERSI Tagged With: Makensen Bungo, NJË GRUA E VETMUAR, Tregim

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT