• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRIMET SEBE NE NASHEC TE PRIZRENIT

May 14, 2021 by dgreca

Masakra e ushtrisë serbe e vitit 1913 në familjet Kalaj dhe Manreca në Nashec të Prizrenit/

Shkruan: Nue Oroshi/

Marsi i vitit 1913 për fshatrat e Komunës së Prizrenit ishte një muaj vdekjeprurës ku forcat kriminale serbe kryen dy masakra të tmerrëshme në komunën e Prizrenit.Masakra e parë u krye në Kabash ku u vranë dhe u masakruan 112 shqiptar të Kabashit.Për këtë masakër se bashku me publicistin Enver Sulaj, në fillimin e viteve të nëntëdhjeta, kemi botuar shkrimin e parë në revistën “Qellimi“ me titull “Boria ra të pritet Kabashi“ më  pas, pas vitit 1999 kanë shkruar edhe disa studiues të tjerë.Por për masakrën e Nashecit të vitit 1913 ende nuk është botuar asnjë shkrim.Kjo masakër ishte kryer nga ushtria serbe ku ishin masakruar 19 burra të dy familjeve shqiptare.Për familjen Kalaj nga Nasheci e cila humbi 15 djem për një ditë dhe për familjen Manreca po ashtu nga ky fshat, humbi katër djem në po këtë masakër, marsi i vitit 1913 ishte një muaj i tmerrëshem.Kjo Masakër është kryer në Kodër të Nashecit e cila ishte e njohur më herët si Kodra e familjes Kalaj.Kjo ishte një Masakër e cila i mbështjelli në  zi dy familje por nuk mundi që ti shfaros.Të dy këto familje pas kësaj masakre mbijetuan me sakrifica të mëdha ku edhe sot e asaj dite pasardhësit e tyre jetojnë në fshatrat Nashec,Grazhdanik dhe Atmaxhë por të shpërndarë në Evropë dhe Amerikë.

Sa herë që shkruaj për masakrat serbe mbi popullin shqiptar dhe para se ti shënoj emrat e të vrarëve e të masakruarve në mendje me rri gjithmonë vaji i nënave shqiptare kur e kanë marrë lajmin për vrasjen e burrave dhe djemve të tyre.Më rri në mendje vaji i motrave për vëllezërit e tyre që i menduan t´ia qojnë përpara dhe t´ia rrisin votrën por ja që kriminelët serb nuk njohin ligje të luftës kur janë në pyetje shqiptarët por gjatë tërë historisë kanë masakruar popullin shqiptar në të gjitha mënyrat e mundëshme.Në marsin e vitit 1913 nga familja Kalaj u maskaruan 15 meshkuj kurse nga familjes Manreca 4 po i japim emrat e tyre:

            Familja Kalaj :

1.     GJOKË Dodë Kalaj

2.     LAZËR Dodë Kalaj

3.     MARK Gjokë Kalaj

4.     GJOKË Mark Kalaj

5.     DEDË Gjokë Kalaj

6.     BIBË Gjokë Kalaj

7.     LLESH Prekë Kalaj

8.     SIMON Llesh Kalaj

9.     NIKË Llesh Kalaj

10.                       PJETËR Prek Kalaj

11.                       FRROK Pjetër Kalaj

12.                       NUE Prekë Kalaj

13.                       GJON Nue Kalaj

14.                       MARK Nikollë Kalaj

15.                       ZEF Tunë Kalaj

Familja Manrecaj:

16.                       PREN Manrecaj Spaqi

17.                       PJETËR Manrecaj Spaqi

18.                       GJON Manrecaj Spaqi

19.                       MARK Manrecaj Spaqi

Këto familje edhe më vonë kontribuan kombëtarisht ku vlenë të veçohet kontributi kombëtar i Luigj Nikolla Kalaj i cili ishte udhëheqës i Grupit të Lëvizjes Nacional Demokratike      Shqiptare në rrethin e Prizrenit.Ky grup pas veprimtarisë atdhetare në mes të 20 majit  e deri në 26  maj 1959 u arrestuan. Grupi i Luigj Nikolla Kalaj qe i takonte LNDSH(Levizjës Nacional Demokratike Shqiptare) pas nëntë muajsh hetime  u denuan siç vijon:Luigj Nikolla-Kalaj 9 vjet burgë te rëndë,Destan Bajraktari 4.5 vjet,Vehbi Ukimeri 5 vjet,Vahid Kabashi 4 vjet  dhe Jashar Bajraktari 3.5 vjet.

Luigj Nikolla Kalaj pas përfundimit të burgut për t´iu larguar represioneve komuniste vazhdon jetën në Shkup ku pas vdekjës e lenë amanet që të varroset në varrezat e familjes Kalaj në Nashec ku edhe i pushojnë eshtrat këtij atdhetari të Shqiperisë Etnike.

Një qëndresë heroike në këtë familje e tregon edhe Frrok Kalaj.Frroku gjatë sherbimit në armatë mundohet dhe maltretohet psiçikisht nga një oficer serb, i cili e kishte në plan që ta vriste Frrokun.Me siguri do të ketë pasur njohuri ai oficer për atdhetarizmin e familjes Kalaj.Në një mbremje gjatë rojës Frrokut i vjen në kontroll ai oficer dhe pas tri ndalesave që i thotë ti bëj ai nuk ndalet dhe Frroku e vret oficerin serb dhe denohët me disa vite burgim.Pas kryerjes se burgimit shkon në Francë për të punuar, ku pas pensionimit kthehët për të jetuar serish në Kosovë deri në vdekje.Nuk duhet harruar edhe faktin se në familjen Kalaj për një kohë të shkurtër ka gjetur strehim edhe nacionalisti atdhetar dhe luftëtari i Shqiperisë Etnike Ndue Përlleshi.

Një veprimtar i shquar në këtë familje ishte edhe i ndjeri  Nikë (Boqaj) Kalaj veprimtar i viteve të nëntëdhjeta ku e dha edhe një kontribut humanitar,politik e kombëtar edhe pas përfundimit të Luftës së Kosovës 1999. Vdiq në moshë relativisht të re.Duke mos perjashtuar edhe shumë të tjerë nga kjo familje që dhanë kontribute të ndryshme kombëtare nëpër periudha historike siç është rasti i të riut Gjon Zef (Boqaj) Kalaj i cili plagoset rend pas një bastisje që e bën policia serbe në familjen Kalaj në Grazhdanik.

Pasi  që gjaku dhe kujtesa e të rënëve për mbrojtjen e trojeve shqiptare nuk harrohen do të ishte e udhes që këtyre 19 atdhetarëve shqiptarë t´iu ngritët një memorial përkujtimor si shenjë respekti dhe kujtimi për këta burra atdhetar.Një borxh të tillë në dokumentimin e fakteve e kanë edhe institucionet shkencore e politike në Kosovë, për t´iu treguar pushtuesve serb se asnjëherë nuk do ta harrojmë gjenocidin e kryer mbi familjet shqiptare siç  ishte rasti me familjen Kalaj dhe Manreca nga Nasheci,ku Pjetër Manrecaj-Spaqit një  muaj pasi që masakrohet i lind djali Augustini i cili do rritet pa e parë babain e ti kurrë por që do ta ngritë nga hiri i djegur dhe do ta rrisë e zgjeroj trungun familjar .

Të dyja këto familje Kalaj dhe Manrecaj pas disa kohësh u përtrinë me djem të rinj dhe si shenjë kujtimi të posalindurit i pagëzonin me emrat e familjarve të tyre të vrarë në masakrën e vitit 1913 nga ushtria pushtuse serbe.Mirpo kujtimi nuk duhet t´iu lihet vetëm familjarve duhet të kemi kujtesë institucionale dhe shteterore për të gjitha vrasjet dhe masakrat që i ka kryer Serbia në trojet shqiptare prej vitit 1912 e deri në vitin 1999.

Filed Under: Analiza Tagged With: Masakra e Nashecit, Nue Oroshi

RICIKLIMI POLITIK

January 23, 2021 by dgreca

Nga Nue OROSHI/

Në politikën perëndimore ku demokracia është e zhvilluar ndodhë shumë rrallë riciklimi politik.Politikanët në botën perëndimore kur futën nëpër parti politike ata janë të vetëdishëm se cilit koncept politik i takon ajo parti politike prandaj me plot vullnet futën aty që ti qojnë përpara idetë e tyre politike.Unë ka 15 vite që jamë pjesë e CDU-së në Gjermani për faktin se koncepti im politik i takon konceptit të qendrës së djathtë i cili çdo herë është treguar i suksesshëm në qeverisjen e shtetit në Gjermani përkundër faktit se aty këtu mund të ketë pasur edhe gabime qoftë politike, qoftë në qeverisje.Kurse sa herë që në Qeverisje kryeministrat kanë qenë nga e majta socialdemokrate Gjermania ka pasur kriza ekonomike dhe rënie për faktin se koncepti politik socialdemokrat i përmbushë disa mangësi në aspektin social të banimit, të shëndetësisë por ka mungesë të theksuar se si zhvillohet shteti në aspektin ekonomik dhe zhvillimor.Shpeshherë në Gjermani kanë formuar qeverinë edhe dy parti të mëdha politike siç është rasti edhe tash ku CDU dhe SPD janë në Qeveri por  çdo herë partive të majta socialdemokrate ju rezervohen postet ministrore që kanë të bëjnë me çështje sociale kurse partitë e qendres së djathtë siç është CDU marrin postet e zhvillimit të shtetit si dhe postet e sigurisë.Por në politikën tonë çka ndodhë?Është për keqardhje se si bëhet riciklimi i politikanëve.Politikanët tanë kalojnë sa prej një partie politike në partinë tjetër pa ju interesuar fare se çfarë orientimi politik kanë partitë që shkojnë por vetëm nëse ata i premtojnë një post politik në të ardhmën.Është për të ardhur keq kur e sheh se si i ndërrojnë politikanët tanë partitë si me qenë afat kalimtar i futbollisteve.E tani dua ti them disa fjalë se çka është riciklimi politik.Riciklimi politik kuptohet me ata politikan apo politikane të cilët edhe pse nderrojnë partitë nga partia ku shkojnë konsiderohet si prurje e re apo si vizion i ri politik,kurse në fakt nuk paraqet asgjë të re përveç faktit se është hargjuar në partinë që ka qenë me vite, e ka pasur funksione të ndryshme politike dhe nuk ka arritur asgjë të mirë.Ky riciklim politik është shumë i dëmshëm edhe në të ardhmën për faktin se Parlamenti do të përbëhet nga ish deputet te vjetër një pjesë e të cilve nuk kanë qenë të suksesshëm, pavarësisht se nga cila parti vijnë,apo edhe Qeverinë e ardhshme të Kosovës ku personat që do të jenë në krye të Qeverisë do të jenë politikanë të ricikluar dhe pa ndonjë vizion qeverisës por vetëm politikanë që me çdo kusht deshirojnë të vijnë deri të pushteti, pa zgjedhur fare mjete se në çfarë rruge politike do të vijnë deri të pushteti, dhe për të vazhduar prapë qeverisjet siç ishte tash e mbi 20 vite.

Të tillë sot kemi me shumicë, që shkojnë prej një partie në parti tjetër vetëm e vetëm të kenë një postë qeverisës në të ardhmën, apo ti mbrojnë bizneset e tyre përmes politikës.Meqë është kohë në prag të fushatës elektorale dhe nuk dëshiroj të mirrëm me emra të përveçem, por vetëm po e jap një rast.Një politikan i cili fillimisht ka qenë pjesë e LPK, më pas ka kaluar në LDK, pas LDK ka kaluar në LBD-kush nuk e din për këtë parti është një parti e harruar që e kishte themeluar Rexhep Qosja,dhe që morri 0.16 përqind të votusve në Kosovë, më pas ky politikan ka kaluar në PDK dhe pas PDK-së ka një kohë që ësht pjesë e VV. Ky politikan është ricikluar në këto parti apo organizata politike LPK,LDK,LBD,PDK, dhe krejt në fund VV.Çfarë mund të sjellë të re në VV ky politikan i cili ka ndërruar katër parti politike dhe tash është ricikluar në VV.Riciklimi politik nuk sjellë diçka të re politike por vetëm është pozicionim politik individual për të vazhduar karrierën politike e cila në një mënyrë apo tjetër ju ka rrezikuar në partinë paraprake.Edhe letra kur riciklohet më shumë se një herë është e papërdorshme, dhe shpeshherë disa miq që kanë shtypshkronja në Kosovë kur iu dërgoj oferta të letrës më thonë shpesh së mos na dërgo oferta për letër të riciklushme por edhe nëse na dërgon dërgona me qmime te ulta.Me një fjalë politikanët që riciklohen nëpër parti të ndryshme politike ata shitën shumë lirë vetëm e vetëm që të marrin një post politik.E sa i përket orientimit se a janë të djatht apo të qendrës, të majtë apo të qendrës se majtë,liberal apo konservator,komunista apo stalinista,nacionalista apo ballista, në Kosovë ka kohë që janë harruar këto koncepte politike, ata i ndërrojnë bindjet dhe orientimin politik sa herë që ju del një interes personal.E interesat personale e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje ku është sot.

Filed Under: Analiza Tagged With: Nue Oroshi, Riciklimi

Hijet e ndjekjes që ishin hije të vdekjes, përplasën me historinë e pathënë për kohën që nuk dëshirojnë me ngrënë…

January 19, 2021 by dgreca

NGA NUE OROSHI/

Hijet e ndjekjës që ishin hije të vdekjes, janë hije përplasëse për të thënat dhe të pathënat e kohës që e kanë jetuar.Hijet e ndjekjës në trojet shqiptare janë hije që i kanë shkaktuar një dëm të madh atdhetarizmit shqiptar.Ato hije kudo i kanë përcjellur atdhetarët shqiptar. Është interesant se këto hije të vdekjeve të atdhetarëve shqiptar janë përzier dhe bërë demokrat ku aq është pshtjelluar lëmshi se sot ende nuk dihet se kush ka qenë viktima e kush krimineli,për faktin se hijet e ndjekjes janë viktimizuar pas ardhjes së demokracisë më shumë se sa viktimat e komunizmit apo atdhetarët shqiptar që e kundërshtuan komunizmin duke sakrifikuar djemtë më të mirë dhe duke rrezikuar familjet e tyre të cilët u internuan nëpër kampe përqëndrimi që ja kalonin edhe kampeve të mesjetës  të quajtura paluri,ku gjuheshin robërit e luftës që ishin të destinuar të zhdukeshin. Është ineteresant të theksohet se këto hije të vdekjes që kanë qenë shumë aktiv në vrasjen dhe burgosjen e atdhetarëve shqiptarë ende sot e asaj dite nuk kanë kërkuar falje për krimet e kryera në Shqipëri,Kosovë dhe viseve të tjera shqiptare.Këto hije të vdekjes ne intervalin kohor 1944-1951 kanë vrarë dhe likuiduare mbi 47300 shqiptar në emër të parullës: “Proletar të të gjitha vendeve bashkohuni, me qendër në Moskë, apo si quheshin ndryshe nga atdhetarët nacionalistë klysht e Moskovit”.Edhe sot këta klysh të Moskovit kundërshtojnë çdo gjë që është kombëtare dhe çdo gjë e perzijnë me kritika, për faktin se dëshirojnë ta ruajnë frymën e tokës së djegur në trojet shqiptare. 

Vërtet këto hijena të ndjekjës që shpesh herë i kanë bërë varrin atdhetarëve dhe nacionalistëve shqiptar janë aktiv si minjët e gjirizeve, që përplasën me historinë e pathënë për kohën e shkuar që nuk dëshirojnë me ngrënë.Nuk e di se a ka ndodhur ndonjë rast kur hijet e ndjekjës në Shqipëri dhe Kosovë ju kanë kërkuar falje viktimave që i shkaktuan dhimbje,vaj e lot  familjeve atdhetare.Edhe sot me rrinë në kokë fjalët e atdhetarës Bardhe Gjomarkaj ku ishte e burgosur, kur ja binë lajmin komunistat pansllavistë se a e dinë se te kemi vra vëllain Lleshin, është fjalë për atdhetarin Llesh Gjomarkaj.Bardha pergjigjet:”Jo nuk e di-por një e di se kur Marku dhe Lleshi kanë dalë në mal na kanë thënë këto fjalë: “Nëse ndegjoni se na kanë kapur të gjallë, dhe jemi në burg mos ejani me na parë se nuk e kemi kryer detyrën ndaj atdheut,por nëse ndëgjoni se jemi vrarë dekun atëherë mos gaboni me derdh lot për ne”.Hijenat e ndjekjës përplasën edhe sot e asaj dite duke u munduar që të permisojnë imazhin e historisë se tyre dhe duke tentuar që ti mbulojnë me pluhurin e harresës të bëmat e tyre kriminale.

Por gjaku i derdhur i atdhetarëve shqiptar këto hijena nuk do ti harroj dhe dhimbjet që i shkaktuan familjeve atdhetare do ti përcjellin deri në varr.Këto hijena nuk janë mërzitur as për lotin e nënave shqiptare për djemtë dhe vajzat e tyre që i rritën me plot mundime,as për vajin e fëmijëve të atdhetarëve shqiptar që jo vetëm se i vriste komunizmi në Kosovë dhe Shqipëri,por ju konfiskonte edhe pasuritë dhe ju merrte edhe miellin në magje për ti mbytur të gjallë edhe familjarët e mbetur.Është e pashembulltë në historinë e njerzimit se si komunistët pansllavist shqiptar i kanë shërbyer regjimeve komuniste me besnikërinë e qenve dhe asnjëherë as në demokraci nuk kanë kërkuar falje për dëmet që i kanë shkaktuar kombit shqiptar.Pas ardhjes se demokracisë, ndodhi e kundërta ata shfrytëzuan mirë mundësitë që i jep demokracia, dhe menjëherë e ndryshuan qëndrimin ku morën pozicionet edhe në demokraci, dhe bllokuan shumë gjëra që duheshin zbardhur.Edhe sot e asaj dite bijtë e tyre janë duke qeverisur në të gjitha trojet shqiptare,madje kanë filluar sulme edhe më të vrazhda kundër nacionalistëve shqiptar. E dhimshme është kur e shihja në tv në Shqipëri një djalë krimineli Agim Mhill Doçi, dhe komunistë i palëkundur kur e shante projektin e monumentit të Gjergj Kastriotit në Prizren,vëtem që ti mbrojë të ashtuqujturat vlera të skulptorve komunist të qarkut të Tiranes, në vend që të shkonte në Qafë të Valmerit të merr 14 lule dhe ti dërgoj në vendin ku babai i ti Mhilli së bashku me kriminelët e tjerë komunist vranë pa gjyq 14 atdhetar mirditor dhe burgosën e internuan mijëra familje mirditore.

Ka edhe dhembshuri të tjera kur prokurori i shkruan historin pa autorizim, viktimës së saj siç ishte rasti me atdhetarën Rukie Rama, një vajzë e çeliktë e bjeshkëve të Tropojes kreshnike, që u ballafaqua me regjimin komunist por e mbrojti nderin e të parëve të saj, atdhetarve tropojan, duke mos ju nënshtruar apetiteteve shizofrenike të xhelatëve komunist.Këto hijena të vdekjes që përplasën me historinë e pathënë ata nuk deshirojnë asesi që  kohën e kaluar ta ngrënë, por dëshirojnë ta ringjallin për ti përseritur listat e vdekjës, dhe për të shtuar më tepër vajin e gjëmën në familjet atdhetare shqiptare siqë ishte rasti me Sabiha Kasimatin, ku para togës së pushkatimit rrethohet nga burrat që ishin shënuar për tu pushkatuar që ti shpëtohet jeta por asesi nuk e fal regjimi kanibal komunist.A janë të vetdishëm këto hijena të ndjekjës se sa plagë i kanë shkaktuar shqiptarizmës?As erdoganisti dhe tradhtari i kombit shqiptar Edi Rama politikani më i mbrapshtë në keto 30 vite të fundit nuk i kërkon falje familjës së poetit Havzi Nela, i cili në kufirin shqiptaro-shqiptar i kishte shkruar këto rreshta: “Po te la atdheu i dashtun po të la po zemer plasun”.E Havzi Nela ishte poeti i fundit viktimë e regjimit komunist që u varë me nënshkrimin e Kristaq Ramës babait të Edi Ramës.

Falje nuk kanë kërkuar as djemtë dhe nipat e kriminelit Enver Hoxha, as fëmijët e kriminelit, Mehmet Shehu, por as fëmijët e kriminelve komunist në Kosovë që vranë dhe zhdukën atdhetarët shqiptar.E historia jonë shqiptare vazhdon edhe sot e kësaj dite të shkruhet në dy rrugë.Në atë shkencore dhe të vërtetë ku shkruhet ashtu siç ka ndodhur dhe atë të vijës komuniste ku shkruhet ashtu siç e ka thënë partia e Milladin Popoviçit,Dushan Mugoshës,Svetozar Vukmanoviç Tempos Enver Hoxhës e Mehmet Shehut. Deri sa në Kosovë disa gjëra janë avancuar për të mbarë dhe atdhetarët nacionalist kanë filluar ta zënë vendin e duhur,është fatkeqësi se në Shqipëri ende se kemi asnjë rrugë me emrat e atdhetarve shqiptar.Madje as Mirdita ende nuk i ka vendosur asnjë rrugë apo asnjë shesh me emrin  e heronjëve të kombit shqiptar, Kapidan Mark Gjon Markut e Kapidan Llesh Gjon Markut,e Kapidan Ndue Gjon Markut.Hijet e ndjekjes përplasën me historinë e pathënë për kohën që nuk dëshirojnë me ngrënë.E këto hijena të ndjekjës që ja kemi falë dreqit, janë shkaktar i vdekjes së atdhetarizmës shqiptare në të gjitha trojet etnike shqiptare ku vet janë pajtuar që t´ia falin shpirtin dreqit dhe bëjnë pazar me mefistofilët e llojeve të ndryshme në dëm të shqiptaris, për shitjen edhe të kësaj pak toke apo deti që na ka mbetur.E dikur në trojet shqiptare kur luhej loja e kapuqave këndohet një këngë interesante:”S´ju kem falë por ju kemi mujt fal  i kofshi dreqit tmallkut”.E them ju kemi mujt se Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trojet shqiptare pa dëshirën e këtyre mefistofilëve e kanë marrur rrugën evropiane përkundër shumë pengesave që janë duke i vendosur kjo farë e dreqerve të mallkuar, që  e kanë kapluar politikën shqiptare.

Filed Under: Analiza Tagged With: Hit e ndjekjes, hit e vdekjes, Nue Oroshi

Krismat e Untergrupenbachut dhe enigma e pazgjidhur tash e 39 vite

January 17, 2021 by dgreca

Nga Nue OROSHI/

Vitët e shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta të shekullit të kaluar ishin vite kur diaspora shqiptare zhvillonte aktivitet kombëtar të pandërprerë,por edhe sigurimi shtetëror jugosllav kryente vrasje serike  të pandërprera e sidomos tek atdhetarët shqiptar.Një plan i sofistikuar ishte pergatitur edhe për vrasjen e atdhetarve Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka. Më,17 janar 1982 tash e 39 vite me parë në qytetin e Untergrupenbachut ku u vranë tre atdhetar shqiptar.Ajo që dihet se vrasja e tyre ishte vrasje politike për shkak të aktivitetit kombëtar që bënin.Por ajo që ka mbetur enigmë tash e 39 vite është fakti se kush ishin vrasësit?!

Kush kishte pasur lidhje me vrasësit dhe si është e mundur që sigurimi jugosllav të dinte lëvizjet e atdhetarëve shqiptar në shtetin mik në Gjermani?Kush e dinte se nga Zvicrra kishte ardhur Kadri Zeka për ta bërë bashkimin e grupeve në një front te përbashkët kundër serbosllavisë?

A kishte në mesin e veprimtarëve persona që kishin bashkëpunuar me sigurimin jugosllav në vrasjen e atdhetarve shqiptar.A ishte ndonjë shqiptar i përfshirë në këtë vrasje që ishte punëtor i lartë, zyrtar i sigurimit shtetëror jugosllav që kishte përgatitur këtë vrasje.Janë shumë pyetje që kanë mbetur enigmë.Deri tash kemi përplasje të dy-tre përsonave që e akuzojnë njëri-tjetrin si pjesëmarrës në këtë vrasje,por që diçka konkrete ende nuk është thënë.Krismat në Untegrupenbach janë krisma që vranë tre atdhetar shqiptar por i ngritën moralin e vazhdimit të atdhetarizmit edhe mijëra të tjerëve.

Edhe Jusufi,Bardhoshi edhe Kadriu e donin jetën,poezinë,të bukurën dhe të madhërishmën por që jeta ju ndërpre në gjysmë se ata e donin Kosovën dhe Shqiptarin, ata nuk heshtën por ishinë në ballë të popullit për lirinë e Kosovës.Por fati i keq tek ne shqiptarët,është se gjithmonë lisat e mëdhenj janë rrëzuar nga pykat e drunjëve të tyre.E fatkeqësia qëndron se edhe në mesin e bashkëpuntorve të tyre apo bashkëpuntorve të shpifur paska pasur përsona që paskan përcjellur veprimtarinë e tyre atdhetare, dhe kanë lajmëruar sigurimin shtetëror jugosllav për lëvizjet atdhetare.Jusufi,Bardhoshi dhe Kadriu u vranë fizikisht por veprimtaria e tyre mbeti e shkruar në historin e atdhetarizmit shqiptar në përpjekjet shekullore për lirinë Arbërore.Tash eshtrat e tre atdhetarëve shqiptar pushojnë në vendlindjen e tyre në atdhe, ku homazhe bëjnë mijëra qytetar.Tash e 39 vite në Kosovë ndodhën edhe shumë ngjarje historike fal qëndresës heroike shqiptare, dhe përkrahjes së miqëve ndërkombëtar, sot e kemi edhe shtetin e dytë shqiptar,por amaneti i heronjve te kombit ishte pak më i madh  se Pavarësia e Kosovës, ata na lanë amanet bashkimin e trojeve shqiptare.Tre shqiptar atdhetar tash e 39 vite u vranë në Untegrupenbach por enigma mbeti e pazgjidhur.A do të zgjidhet kjo enigmë apo do të jetësohen fjalët e atdhetarit Jusuf Gervalla se nëse është shqiptar vrasësi mos u zbuloftë kurrë.

Vrasësit që vranë atdhetarët shqiptar Jusuf Gervallën,Kadri Zekën dhe Bardhosh Gervallën, mund edhe mos të jenë shqiptar,por fakt i pamohushëm është, se pati edhe  shqipfolës pjesë të këtij plani që u angazhuan si qenë besnik të sigurimit jugosllav, për ti vrarë tre atdhetarët shqiptar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Nue Oroshi, Vrasja e Gervalles

Zgjedhjet në Kosovë-Partitë e mëdha dhe Partitë e Volga …

January 16, 2021 by dgreca

–Partitë e mëdha në Kosovë që në fillim të marrëveshjeve ia shuan identitetin politik partive të vogla/

Kosova në prag të zgjedhjeve është duke vluar politikisht,deri më, 14 shkurt 2021 shumë politikan të rinj e të vjetër shohin ëndrra me sy hapur dikush e sheh vetën deputet e dikush ministër, një tjetër kryeministër e tjëtri apo tjetra president e presidente.Mirë është që njerëzit jetojnë dhe ëndërrojnë, por më e keqja është se 14 shkurti 2021 do ti shuaj shumë ëndrra, ku do të kemi shumë pakënaqësi si çdo herë pas zgjedhjeve.

E mira është që në këto zgjedhje partitë e mëdha u treguan shumë të mençura politikisht dhe që në fillim i shuan identitetin politik partive të vogla duke bërë marrëveshje dhe duke i konsideruar pjestarët e partive të vogla vetëm si anëtar të partive të tyre politike dhe asesi si parti apo organizata të veçanta.Kështu në VV u shkrinë dhe u rishkrin iniciativa Guxo e Vjosa Osmanit dhe iniciativa Alternativa e Mimoza Kusarit,kjo u rishkri përsëri.E mençur u tregua edhe LDK që për herë të parë e shkriu AKR në një listë dhe Behgjet Pacolli dhe përkrahësit e ti do të garojnë me logon e LDK-së.Sa i përket PDK-së ajo  nuk arriti ta shkrijë Nismën e Fatmir Limajt së paku deri më tani në PDK, ku Nisma kërkoj një marrëveshje të përbashkët si dy parti politike dhe tash do ja rrezikoj vendin e dytë PDK-së nese nuk bëjnë ndonjë marrëveshje në minutat e fundit, duke garuar e vetme dhe duke marrë vota në terenet ku shtrihen votuesit e PDK-së.Të njëjtën rrugë e vazhdoi edhe AAK e cila arriti ta shkrijë një pjesë të PSHDK-së se Gjakovës që e udhëheq Zef Morina e Anton Shala,që  në fakt e kishte të shkrirë pasi që kishin një marrëveshje më herët në nivelin lokal dhe Zefi nuk ka shtrirje dhe nuk merr vota jashtë Gjakovës.Kurse PSHDK tjetër që udhëhiqet nga dr.Ukë Berisha si duket do të jetë pjesë e listës së LDK-së,e shkrirë po ashtu.Por e ndarë në këtë mënyrë as Uka e as Zefi nuk kanë shansa as minimale të zgjidhen deputet në Parlamentin e Kosovës.Kjo parti duhet të reformohet dhe të zgjedh një udhëheqje komplet te re. 

Ajo çka më së tepermi duhet te jetë brengosëse është fakti se çka pas 14 shkurtit 2021.Sa do të jenë në gjendje këto parti të ndërtojnë institucionet shtetërore ku së paku dy parti shqiptare duhet të bëhen bashkë për ta themeluar qeverinë kurse tri parti shqiptare duhet të bëhen bashkë për ta zgjedhur presidentin e Kosovës.Sa do të jenë të qëndrushme institucionet e reja dhe sa do të zgjasë qeveria e re e Kosovës?Sa do të arrijnë institucionet e reja të bëjnë projektet zhvillimore për Kosovën dhe sa do të përkrahen këto projekte nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Sa do të jetë në gjendje Qeveria e re e Kosovës të krijoj kushte për investitorët nga diaspora dhe jo vetëm të përmendët diaspora kur duhet ti marrin votat. Edhe shumë e shumë çështje tjera që rrin pezull tash e shumë vite.Të hysh në politik është e lehtë por të dalësh nga politika dhe të mbahësh mend për sukseset e kryera mbrenda mandatit qeverisës është shumë e rend.Uroj që Kosova pas këtyre zgjedhjeve të hyn në rrugën e ecjes përpara,e mos të përseritët ajo kënga popullore:”shkoj njani e erdh tjetri,gjithë ma i zi i riu se sa i vjetri”.

Filed Under: Analiza Tagged With: Nue Oroshi, Partite e Medha, Partite e Volga, zgjedhjet ne Kosove

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 11
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT