• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pse Shkodra,Lezha,Mirdita dhe Kurbini nuk e kanë asnjë monument të Gjergj Kastriotit

December 4, 2020 by dgreca

Shkruan:Nue OROSHI/

Që nga viti 1992 e deri me tani 2020 kanë kaluar plotë 28 vite kohë.Gjatë këtyre viteve në Shqiperi janë zhvilluar shumë ngjarje në aspektin e ngritjes se kulturës në shumë drejtime.Janë botuar shumë vepra historike, janë ndërtuar shumë monumente por është fatkeqësi që në vendin ku luftoj, veproj dhe udhëheqi luftën Gjergj Kastrioti -Skënderbeu në Shkodër,Lezhë,Mirditë dhe Kurbin nuk u bë asgjë që se paku një monument t´iu ndërtohet Gjergj Kastriotit.

Dhe kjo nuk është një periudhë e vogël historike por 28 vite tri dekada.Në Lezhë, Fatos Nano mbi vendvarrimin e  Gjergj Kastriotit -Skënderbeut ndërtoj një kishë të madhe ortodokse pa pasur fare ortodoks në Lezhë dhe quditërisht nuk pati reagime.Edhe në Shkodër u ndërtuan monumente të pashallarve osman dhe nuk pati reagime.Është e quditshme se intelektualët nga këto rrethe në vend që të koncentrohën që në këto katër qendra ta sjellin monumentin e Gjergj Kastriotit që nuk e bënë për 28 vite ata po i japin zjarmë që ta kundershtojnë monumentin e Gjergj Kastriotit  në Prizren.E unë ju them pasi që nuk po jeni në gjendje me bërë asgjë në këtë drejtim, selinë e Kastriotëve do ta bartim në Prizren pas ndërtimit të Muranës dhe Muzeut të Mesjetës Shqiptare në Kalanë e Prizrenit.

Duhet të keni se paku respekt për punën 20 vjeçare te Nue Oroshit i cili falë angazhimit ka bërë më tepër se te gjithë intelektualët e këtyre rretheve në ringjalljen e figurave të nacionalizmit shqiptar në këto rrethe duke filluar nga Kapidan Mark Gjon Marku, dhe të gjithë nacionalistët e tjerë të këtyre anëve që zunë vend të merituar në veprat enciklopedike që botoi Shoqata” Trojet e Arbrit” në këto 16 vjet të veprimit të saj duke botuar 20 vepra enciklopedike me 14.000 faqe material shkencor.

Unë isha ai qe ju organizova sesion shkencor për Fishtën, isha ai qe i organizova Imzot Nikollë Kaçorrit nje sesion të veçantë në Durrës,me rastin e 100 vjetorit të kalimit në amshim, dhe  pa harruar edhe at Shtjefën Gjeçovin i cili kohë të gjatë ka shërbyer në këto treva.Për te tre këta korife kombëtar kam botuar libra të veçanta falë angazhimit të  intelektualëve shqiptar nga të gjitha viset etnike shqiptare.Si mirditor i rrënjes Arbërore duke pasur respekt për prejardhjen time  familjare nga Oroshi i Mirdites i respektova këto treva duke mbajtur sesione te veçanta shkencore në Shkodër,Lezhë dhe Rreshen.

Kam realizuar Filmin e vetëm dokumentar me TV Prizrenin që flet për Derën e Kapidanëve të Mirditës, ku se bashku me mikun tim Tomë Mrijaj dhe vëllezerit e mi e kemi kryer edhe pjesën financiare,kurse jam ideator dhe financues se bashku me vëllaun Gjonin i Kënges se Gjomarkajve ku me një tekst të fuqishem të Amarildo Vokrrit dhe me një zë të mrekullushem të Paulin Geges është bërë këngë hit për Mirditën tonë heroike.Dhe deri sa mirreni me kritika të kota në fb apo në ndonjë gazetë ju kisha preferuar që fillimisht Gjergj Kastriotin ta nxirrni nga burgu i Tiranës dhe ta vendosni në Lezhë pikërisht tek vendvarrimi aty ku kishin planifikuar ideatorët e këtij monumenti ish kryetari i bashkisë Franë Frrokaj dhe intelektuali Paulin Zefi.Më pas pasi ta vendosni Gjergj Kastriotin në Lezhë merrni iniciativatë që në Shkodër,Rrëshen dhe Laç ta ngritni nga një monument të Gjergj Kastriotit.

Kur ti kemi të gjitha këto monumente ju bëjmë vizitë të gjithave se bashku dhe më pas ulemi dhe bëjmë analizën se cili nga këto monumente  është më i përsosur artistikisht dhe cili jo.

Deri atëherë nuk mundemi të diskutojmë se unë nuk po shoh asgjë në këto qendra historike shenja të Gjergj Kastriotit.Edhe pse kam parë aty këtu se një pjesë të intelektualëve nga këto vise kanë orientim ideologjik të majtë unë i kam shikuar si vëllezër dhe jam marrë vetëm me vlerat e punimeve që kanë sjellur dhe asnjëherë me orientimet ideologjike të tyre.Duhet të mësoni se para se të kritikoni një punë të kujdo qoftë që e ka kryer ta pyetni vetveten se çka keni bërë ju vet personalisht deri në moshën e pjekurisë apo pleqërisë, që e keni arritur për ndriçimin e vlerave historike në Shqipërinë Etnike.Thuhet një fjalë popullore se ra ky mort e u pa, unë do ta kisha thënë të kundërtën se ra ky gëzim e u pa se në çfarë konceptësh qëndrojnë një pjesë e intelektualëve shqiptar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Monumenti i Gjergj Kastriotit, Nue Oroshi, Pse mungon

DENIGROI HEROIN KOMBETAR- REAGON”TROJET E ARBERIT”

December 1, 2020 by dgreca

Reagim i Shoqatës “Trojet e Arbrit” lidhur me deklaratat skandaloze të zv.ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit Halil Matoshi ku e denigron heroin kombëtar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun–

Shoqata “Trojet e Arbrit” si financuese e projektit kombëtar të Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ne Prizren, njofton opinionin e gjerë shqiptar se ne kemi vepruar karshi çdo rregullore dhe vendimi është marrë nga Asambleja Komunale e Prizrenit për vendosjen e monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren.Deklarata skandaloze e zv.ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit se duhet të hiqet Monumenti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren qon në një përplasje fizike në mes të shqiptarëve që nuk dihet se ku do ti vjen fundi.Kjo nuk është hera e parë që ky zv.minister i Kultursë, Rinisë dhe Sportit është duke e denigruar figurën e heroit më të madh shqiptar të të gjithë shekujve Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.Ai para disa vitesh po njashtu ka bërë thirrje qe të hiqet edhe Monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prishtinë.Shoqata”Trojet e Arbrit” fton Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin si dhe Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinajn si propozues i këtij zv.ministri që vjen nga AAK-ja që urgjentisht mbrenda një jave të shkarkohet zv.ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Halil Matoshi.

Matoshi me deklaratën e tij luftënxitëse dhe përqarëse ka fyer dinjitetin moral dhe atdhetar të 10 milion shqiptarëve(10.000.000) që kanë për heroin tonë.Të krahasosh një projekt gjithëkombtar që është kryer me të gjitha procedurat ligjore, me një punë të një firme private është e turpshme për një zv.minister.Shoqata “Trojet e Arbrit” do të pret një javë që ky propozim i yni të realizohet.Pas një jave do të fillojmë me procedurat ndërkombëtare dhe do të njoftojmë Qeverinë Gjermane në Berlin si dhe Qeverinë e Bashkimit Evropian për veprimet skandaloze që është duke i bërë ky zv.ministëri lidhur me figurën me të madhe kombëtare Gjergj Kastriotin -Skënderbeun.Nëse zoti Matoshi nuk e don figurën e Gjergj Kastriotit dhe e don atë të sulltan Muratit është çështje e tij,dhe mund ta mbaj në zemrën dhe në shpirtin e tij, por asesi ai nuk mund të bëj një thirrje të tillë në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës.Personat e tillë i sjellin hije të keqe Kosovës në aspektin ndërkombëtar dhe mbledhin frikë e panik deri në një konfrontim fizik në mes të rrymave perëndimore dhe atyre lindore në Kosovë.Është e drejtë e tij të mendoj për një orientim lindor por tani Kosova dhe tërë shqiptarët e kanë zgjedhur rrugën e tyre drejt perëndimit.Monumenti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren do të qëndroj gjatë gjithë shekujve deri sa te ekzistoj shqiptaria dhe nuk ka djalë nane që do ta ketë mundësinë që ta tërheq nga Prizreni.

Ne emër të shoqatës “Trojet e Arbrit“ reagon

Mr.sc.Nue Oroshi kryetar

Filed Under: Featured Tagged With: Halil Matoshi, Nue Oroshi

Militantëve të të gjitha partive politike në Kosovë

September 23, 2020 by dgreca

Shkruan:Nue Oroshi- Militantizmi është një veti apo një shprehi e cila paraqitët tek partiakët të cilët e shohin në të shumtën e rasteve liderin e tyre partiak si idol.Ata krijojnë një lidhje të afërt shpirtërore me liderin e tyre sa që edhe kur ka të drejtë edhe kur gabon në të shumtën e rasteve i gjejnë njëqind e një mijë fakte të paqena për ta mbrojtur atë, dhe për ta ngarkuar partinë tjetër për ta sulmuar.Në Kosovë kemi dy lloje militantësh.Militantët verbal apo të pa paguar të cilët janë të shumtë dhe bëjnë zhurmë të madhe vetëm e vetëm që lideri i tyre të ketë të drejtë dhe militantët lëvizës të cilët shfrytzojnë interesat e pushtetit për tu pasuruar.Militantët verbal pavarësisht se si ndërrohen pushtetet, ata në të shumtën e rasteve nuk përfitojnë gjë prej këtij militantizmi por ju mjafton që njëherë në katër vjet ta shohin liderin e tyre dhe t´iu jap dorën dhe një buzëqeshje mashtruese në një fushatë elektorale sa për të marrë votën e tyre.Kurse militantët përfitues janë të tjerë.Ata janë si ushujza apo zvarraniku që ju afrohen çdo lloj pushteti që vjen,kryesore është që të përfitojnë tenderet dhe të jenë mirë me pushtetin.Të këta lloj militantësh nuk ka rëndësi se kush vjen në pushtet, por kryesore është që ata të mos i prishin interesat e tyre biznesore.Meqenëse të gjithë këta militant partiak gjinden kudo nëpër Kosovë si në fshatë si në lagje të qyteteteve dhe në të shumtën e rasteve edhe përplasën me njëri-tjetrin duke mbrojtur liderët e tyre partiak dhe duke harruar që kafet e mëngjesit i pijnë se bashku në shitorët e fshatit.Ata janë lindur dhe rritur se bashku.E nuk është e moralshme që ti ndajnë interesat partiake.

Për ata që nuk e dijnë dëshiroj t´iu jap një spjegim se si veprojnë partitë politike në Kosovë.Lideret politik të Kosovës ata ngacmohen me njëri-tjetrin vëtem në Parlament të Kosovës nëpër debate televizive,konferenca shtypi, apo në ndonjë kremte që gjuajnë me fjalë me njëri-tjetrin.Por kur të bjen muzgu i mbremjës dhe fillon të errësohet nata,ata skajeve të restorantëve të Prishtinës apo ndonjë qyteti tjetër bashkohen,hanë dhe pinë pije të shtrenjeta e meze të mira dhe ndajnë tenderet në shenjë ngadhënjimi.Të tillët i ke në të gjitha partitë politike të Kosovës.Ndërsa ju militantët partiak gjuheni në mbremje me fjalë me bashkëfshatarin e juaj që mund të ketë qëlluar që të ka ndihmuar gjatë tërë ditës kur e ke pasur nevojën që të është shkaktuar ndonjë defekt në makinat e punës bujqësore apo ka shpejtuar që të ndihmon në kohëra të vranëta kur mblidhen livadhet e kur shpejtohet që mos ti zënë shiu dhe ti prishë të tërat.Kështu që do të ishte e mirë që me bashkëfshatarët nëpër fshatra apo me bashkëqytetaret nëpër lagje të qytetete të shkoni mirë në mes vete pavarësisht dallimeve politike.

Këtu dëshiroj të potencoj një rast.Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve në Prizren në vitin  2009 –2010 sepse u mbajten tri runde të zgjedhjeve për kryetar komune, zgjedhje të rregullta plus dy balotazhe, në një fushatë zgjedhore ku ishim ndarë në dy grupime të mëdha politike në qytetin e Prizrenit në një anë ishin partitë shqiptare me kandidatin e tyre kurse në anën tjetër ishte PDK  me partitë e minoriteteve me kandidatin e tyre.Zgjedhjet shkuan në  balotazhë dhe kandidati i partive shqiptare për 200 vota doli me i votuari.Në atë rast pati një tronditje të Qeverisë qendrore që në këtë kohë po i kalonin vitet e mjaltit në qeverisje qëndrore PDK dhe LDK. Ne nga Prizreni që atëherë koalicionin tonë e quanim Koalicioni i Lidhjes së Prizrenit ku i patëm shkaktu një termet qeverisjes qendrore sepse PDK e humbi Jeruzalemin e saj siç e quanin ata vet dhe për disa orë ishte prishur koalicioni.Është e njohur deklarata e zanzibarit që këtë sihariq e kishte dhënë Hajredin Kuqi për prishjen e koalicionit qendror.Meqenëse të dyja partitë kishin lakmuar për të ruajtur pushtetin ishin ulur sërish në tavolinë Hashim Thaqi dhe Fatmir Sejdiu.

Njëri ishte kryeministër e tjetri president.Ata ranë dakort edhe me përkrahjen dhe miratimin e Eqrem Kryeziut atëherë nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, që ti falin edhe për një mandat qeverisjeje Prizrenin PDK-së.Meqenëse ligjerisht nuk kishte mundësi sepse kandidati i koalicionit për Lidhjen e Prizrenit kishte fituar 200 vota më shumë, ata kërkuan që të mbahet balotazhi i dytë që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e politikës.Kështu ai balotazh ishte tash vetëm një farsë sepse çdo gjë ishte kryer në tavolinë.

Ky ishte vetëm një shembull se si vepron politika jonë në Kosovë.Shembuj të tillë kemi  mjaftë ku bëhen pazare politike dhë vështirsitë me të mëdha të partive tona politike për të krijuar një qeveri nuk është programi qeverisës e as orientimi ideologjik i partive politike.Vështirsitë më të mëdha janë tek ndarja e pushtetit që nënkupton edhe ndarjen e buxhetit të Kosovës.Prandaj në fund kam një këshillë miqësore për të gjithë ju militant të partive politike në Kosovë.Mos përplaseni në mes vete për liderët e tuaj partiak.Por shikoni nëpër fshat apo lagje të qytetetve se çka keni mangësi dhe bëhuni bashkë e kushtëzoni liderët partiak pavarsisht se të cilave partive politike janë se pa u bërë rregullimi i infrastrukturës në fshat apo lagje të qyteteve,pa u krijuar kushtet për punësimin e të rinjeve dhe të rejave, nuk do t´iu votojmë.

Militantizmi i tepruar edhe kur liderët e juaj politik e kanë gabim qonë në krijimin e kultit të liderit që nuk ekziston në botën demokratike perëndimore kurse në komunizëm quhet diktator.Kohërat e diktaturave dhe diktatorëve kanë përfunduar në trojet shqiptare prandaj kritikoni liderët tuaj politik kur e kanë gabim dhe mbroni ata kur kanë të drejtë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Militanteve te Partive, Nue Oroshi

Botime të reja- “At Shtjefën Gjeçovi shkencëtar e atdhetar”

August 30, 2020 by dgreca

NJË LIBËR ME VLERË QË VË NË PAH KONTRIBUTIN SHUMËDIMENSIONAL TË SHTJEFËN GJEÇOVIT-

“At Shtjefën Gjeçovi shkencëtar e atdhetar”, Zym-Prizren, 2020– Përgatiti dhe redaktoi Nue Oroshi–

Libri ”At Shtjefën Gjeçovi shkëncëtar e atdhetar”, është një tjetër kontribut i Gjeçovologëve, i vënies në pah të kontributeve të Gjeçovit, në të gjitha fushat ku ai la gjurmë gjatë 54 viteve të jetës së tij, e cila i ndërpre dhunshëm më 14 tetor 1929

Shkruan: Besim Muhadri

Besim Muhadri ne VATER-

Sapo ka dalë nga shtypi libri ”At Shtjefën Gjeçovi shkëncëtar e atdhetar”, i cili është një libër i hartuar nga kumtesat e lexuara në Sesionin e IV shkencor, të mbajtur në Zym të Hasit, më 30 nëntor 2019, që iu kishtuar 90-vjetorit të shkuarjes në amshim të këtij kolosi të dijes e të kulturës sonë. I paraprirë nga fjala hyrëse e redaktorit dhe përgatitësit të librit, Nue Oroshi, libri përbëhet nga 29 kumtesa, në të cilat “shoshitet” mirë kontributi i Atë Shtjefnit, pothuajse në të gjitha lëmitë ku ai la gjurmë themeluese. Frrok Kristaj në kumtesën e tij “At Shtjefën Gjeçovi mësues i shkollës shqipe”, flet për kontributin e Gjeçovit dhënë shkollës shqipe dhe arsimit tonë kombëtar ku ai la vulën e themelimit. Me hapjen e 11 shkollave shqipe, Gjeçovi përveç që dha kontribut të jashtëzakonshëm, ai mbeti edhe hero. Madje edhe vrasja e tij nga regjimi serb, mund të ndërlidhet me aktivitetin e tij në hapjen e shkollave shqipe kudo që punoi. Në studimin e Kristajt Gjeçovin, përveç si mësues, e shohim edhe si hartues tekstesh mësimore, themelues bibliotekash shkollore, koleksionist etj. etj.

Kumtesa e Nue Oroshit “Bashkëpunimi i At Shtjefën Gjeçovit me studuiesen gjermane Marie Amelie Frein Von Godin në botimin në gjuhën gjermane të Kanunit të Lekë Dukagjinit” hedh dritë mbi një aspekt më pak të njohur deri më tani, siç është bashkëpunimi i Gjeçovit me studiuesen gjermane Marie Ammelie  Frein Godiun, e cila kulturës dhe historisë shqiptare nga vitet 1912-1956, të botuara në revistat më prestigjioze, siç tregon autori i shkrimit, i ka dhënë mbi njëzet vepra. Ky bashkëpunim i Gjeçovit ka të bëjë me njohjen dhe studimin e kulturës sonë ndër qarqet e studiuesve gjermanë, prandaj në këtë kontekst, vjen edhe përkthimi në gjermanisht i Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Përkthimit të Kanunit në gjermanisht ( i bërë në vitet tridhjetë) i vjen radha e botimit  në në vitin 1953, përkatësisht në numrin 56, 57 dhe 58 të revistës “Zetschrift fur vergleichende Rechtswissenschaft einschlieslisch der ethnologischen Rechtsforschung”, që ishte botim i Shtëpisë Botuese “Ferdinant Enke Verlag Stuttgard”, prej faqes 1-46, me titull “Das Albanische Gewohnheitsrech” Marie Amelie Frein von Godin nga Munihu. Oroshi, po ashtu, njofton se autorja në fjalë, përveç kësaj  dhe shkrimeve të tjera, në vitin 1951 kishte botuar edhe një studim mbi jetën dhe veprën e Gjeçovit.

Studimi i radhës, pas Oroshit, është ai i Nexhat Çoçajt, i cili na ofron të dhëna në lidhje me aktivitetin kombëtar të Gjeçovit në pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve për Turqi, që sipas studiuesit ishte edhe njëri ndër shkaqet më të mundshme i  kurdisjes e më pas edhe i vrasjes së tij nga ana e pushtuesit serb.

Kumtesa e Kastriot Markut “At Shtjefën Gjeçovi në Laç të Kurbinit”, ka të bëjë me kontributin e Gjeçovit në hapjen e shkollës shqipe, bibliotekës së shkollës, organizimin e muzeut të fshatit e shumë e shumë aktiviteteve të tjera kombëtare e arsimore, në fillimet e tij si meshëtar.

Kumtesa e Ndue Kajtazit “Pse u vra Gjeçovi”, mëton të tregojë arsyet, por edhe rrethanat e vrasjes së këtij atdhetari të shquar. Ndërsa ai citon edhe shumë studiues e bashkëkohës të Gjeçovit në lidhje me martirizimin e tij, që mbi të gjitha ishte çështja shqiptare, që e bën këtë një nga personalitetet e dashura dhe martir i shqiptarzimës.

Të njëjtin mesazh ka edhe kumtesa e Besim Morinës me titull “At Shtjëfen Gjeçovi, meshëtari ynë i cili deri në frymën e fundit mbeti besnik i binomit për fe e atdhe”. Ndërkaq kumtesa e Tomë Mrijjat “Në Zllakuqan at Shtjefën Gjeçovi O.F. M gjeti etjen për dije dhe vatrën e ngrohtë kombëtare”, tregon përmasën e përkushtimit të Gjeçovit në fushën e përhapjes së dijes e të atdhetarisë.

Leonora Laçi me studimin “Veprimtaria e at Shtjefën Gjeçovit në Gomsiqe”, sjell kontributin e Gjeçovit në Gosmiqe, që është edhe vendi ku ai shërbeu për një kohë më të gjatë dhe ku zhvilloi një veprimtari të shumashme si mësues, folklorist, etgnograf, arkeolog, historian e shkrimtar.

Enver Sulaj në kumtesën e tij shpalos përmasën e rolit  dhe kontributit të Gjeçovit në ndriçimin e vrasjes së Luigj Palajt (1913), një tjetër martiri, ështrat e të cilit ai i zhvarrosi dhe i solli në Zym të Hasit më 1928.

Fatmir Minguli na sjell disa refleksione të reja mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit, që kanë të bëjnë me botimin e tij, por edhe me ribotimin dhe përkthimin e tij në gjuhë të shumta të botës, si në gjermanisht, qoftë nga Merie Amelie (në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar) e  më pas edhe nga Robet Elsie (2001) dhe së fundi nga Bardhec Berisha dhe Prend Buzhala (2016). Po ashtu ai na njofton edhe me përkthime në gjuhë të tjera, si në spanjisht nga Dr. Erisa Ajazi, që në  titullin “El kanun de Lekë Dukagjini” u botua në vitin 2016 nga Botime EDEA, Tiranë.

Po ashtu autori në fjalë tregon për botimin anglisht në Nju Jork në vitin 1989 nga Gjonleka Pulishing dhe në përkthim të Leonard Fox. Minguli flet edhe për botime të tjera të Kanunit,e veçanërishtr për botimin e Botimeve Françaskene të variantit të përgatitur që nga viti 1944 nga At Bedekt Dema dhe Dr. Edmid Tedskini, që u realizua në vitin 2018.

Prend Buzhala në kumtesën e tij flet për antropologjinë dhe etosin nacional të Kuvendit dhe Pleqnisë në vëprën, por edhe në konceptin e Gjeçovit. Ndërkaq, Besim Muhadri, shpërfaq kontributin e studiuesit italian Xhuzepe Kastaleti në lidhje me studimet për Kanunin e Lekë Dukagjinit, të mbledhur e të kodifikuar nga Gjeçovi.

Xhemal Meçi kumtesën e tij e ka titulluar  “Atë Shtjefën Gjeçovi Kryeziu për “Kanu vigajsh” në të drejtën kanunore popullore shqiptare”,  kurse studiuesi Mark Palnikaj në kumtesën e tij i bën një vështrim kritike veprës së Gjeçovit “Kanuni i Lekë Dukagjinit”; Zog Çoçaj elaboron veprimtarinë kombëtare, fetare dhe arsimore të Gjeçovit në Zym të Hasit, ku edhe u vra.

Studiuesi Isuf B. Bajrami në kumtesën e tij përqëndrohet te kontributi i Gjeçovit në fushën e ilumizmit dhe atdhetarizmit, të cilat sipas tij ishin dhe mbeten tipare qenësore të jetës por edhe veprës dhe veprimtarisë së Gjeçovit, ndërtkaq, Rezehana Hysa, te shumëdimensionaliteti i figurës së Gjeçovit.

Nikollë Loka, fokusohet te raportet dhe bashkëpunimi i Gjeçovit, me krerët e lëvizjeve kombëtare dhe politike të kohës, në këtë rast në Mirditë me, princin mirditor, Preng Bibë Dodën. Autori, në kumtesën e tij, përveç të tjerash, flet edhe për respektin e ndërsjellë që kishin Gjeçovi dhe Prengë Bibdoda, me të cilin, përveç respektit, Gjeçovi kishte kundërshtime dhe mospajtime. Autori në punimin e tij na sjell edhe letërkëmbimin e Gjeçovit me princin e Mirditës Preng Bibë Dodën, që është mjaft me rëndësi për të njohur edhe këtë dimension të Gjeçovit.

Pal Canaj flet për Besën si vlerë autentike të etnopsikologjisë shqiptare: Si normë e hershme etike, si normë e kodifikuar në Kanun, si refleksion i bashkëkohësisë etj.

Mikel Gojani shpërfaq kontributin arsimor të Gjeçovit, në veçanti si themelues i shkollës shqipe në Zllakuqan, që nga viti i largët 1897, ku ai si 23 vjeçar kishte ardhur për të shërbyer si famullitar. Gojani flet për kontributin e Gjeçovit në ngritjen e vetëdijës kombëtare tek popullata e atëhershme, edhe pse shumë i ri, por tepër i formuar si në aspektin kombëtar, ashtu edhe human e intelektual.

Kristinë Oroshi në kumtesën e saj prezanton disa refleksione në lidhje me librin e Don Viktor Sopit “Gjeçovi-tradita dhe qyterërimi shqiptar”, ndërsa Rovena Vata për librin e Nexhat Çoçajt, “Të pathënat për Gjeçovin”, i promovuar në ditën e mbajtjes së sesionit shkencor në 90-vjetorin e vdekjes së Gjeçovit. Sipas studiueses Vata, Nexhat sjell të dhëna interesante për jetën dhe veprimtarinë e Gjeçovit, duke e ilustruar dhe ofruar shumë fakte shkencore, po edhe nga arkiva e kujtesës popullore, që e bëjnë këtë libër më interesant dhe tepër të veçantë.

Në kumtesën “At Shtjefën Gjeçovi famullitar dhe mësues i gjuhës shqipe”, Zeqir Kadriu flet për veprimtarinë kulturore dhe edukative të Shtjefën Gjeçovit në kolegjet françeskane. Kurse kumtesa e Murat Ajvazit, është një kontribut i autorit në ndriçimin e rolit dhe kontributit të Gjeçovit në parandalimin e shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi si dhe të bashkëpunimit të Gjeçovit me shqiptarët e besimit islam në lidhje me këtë shqetësim kombëtar të kohës.

Ndue Dedaj, sjell një analizë të monografisë së Tonin Alisë  në lidhje me ndriçimin e rrënjëve historike të të parëve të tij, rrugëtimi nëpër gjenealogjinë e të parëve të vet, i cili do ta shpie natyrshëm te Gjeçovi, si njëri ndër bijtë e devotshëm të kësaj dere në zë në Pukë dhe në mbarë Shqipërinë e Veriut.

Tonin Alia në këtë libër na prezantohet edhe me vështrimin rreth librit të Gjeçovit “Agimi i Gjytenisë”, kurse Lekë Mrijaj në kumtesën e tij flet për kontributin e lugdrinasve për ndriçimin e  veprës së At Shtjefën Gjeçovit.

Libri “At Shtjefën Gjeçovi shkencëtar e atdhetar”, i përgatitur nga Nue Oroshi përmbyllet me shkrimin e Namik Selmanit “Mesha e pambaruar për Shtjefën Gjeçovin”, që është një ese për figurën madhore të Shtjefnit por edhe të Luigj Palajt, ku ai shpërfaq disa ekspresione në lidhje me këto dy figura markante të atdhetarisë e të meshëtarisë shqipe në Kosovë, të cilët u martirizuan për “Atme e fe”.

Padyshim se libri At Shtjefën Gjeçovi shkencëtar e atdhetar është një kontribut i rëndësishëm i studiuesve të shumë, të cilët me kumtesat e tyre mëtojnë të shpalosindisa nga kontributet e pamohueshme të këtij kolosi të dijes, kulturës e të atdhetarisë. Me këtë libër, puna dhe kontributi i Gjeçovit sa vjen e bëhet më i ndritur dhe më e rrëfyeshme, por që mbetet për të bërë ende në ndriçimin e gjithë punës dhe veprimtarsië së tij të gjithanshme,derisa vepra të shumta të tij ende presin të shohin dritën e botimit.

Filed Under: Histori Tagged With: at Shtjefen Gjecovi, atdhetar, BEsim Muhadri, Nue Oroshi

Me ju dhimtë gurit e drurit- këto ishin fjalët e burrit

August 25, 2020 by dgreca

Shkruan: Nue Oroshi-
Oda shqiptare historikisht në mungesë të institucioneve edukativo-arsimore në trojet shqiptare e ka luajtur një rol historik në edukimin e gjeneratave të reja.Në odën shqiptare është përcjellur tradita shqiptare dhe pleqtë e mençur kanë shpjeguar shumë fillozofi popullore të cilat kanë qenë edukative për kohën dhe rrethanat historike shqiptare. Aty janë përcjellur edhe shumë fjalë të cilat e kanë pasur peshën e vet historike,për shumë ngjarje dhe personalitete qoftë ata që kanë qenë mbarë të orientuar por edhe për ata që kanë qenë të orientuar mbrapshtë. Pleqtë e mençur kur kanë dashur të flasin për personalitete qoftë politike apo personalitete të tjera të cilët ishin shëndrruar në kancer për shqiptarët dhe vepronin në dem te popullatës e përdornin fjalën ka me u ba me ju dhimtë gurit e drurit. Guri gjithmonë në traditën shqiptare ka simbolizuar forcën për faktin se gjatë tërë historisë luftëtarët e lirisë shpeshherë si mburoj i kanë pasur shpellat e gurit ku janë strehuar shpeshherë dhe kanë kaluar dimrat e vështirë, dhe jo rastësisht në fillozofinë tonë popullore është folur edhe fjala “ma i fortë se guri”, për përsonalitetet qendrestare.Kurse edhe druri ka pasur një rol shumë të madh në familjet tradicionale shqiptare sepse në dimrat e gjatë dhe me plot borë ka ngrohur vatrën e shtëpisë. Gjatë shumë bisedave që zhvilloheshin në odat shqiptare për personat problematikë dhe që ishin kundër çështjes kombëtare por edhe për të tillët që i keqpërdornin pozitat politike për qëllimet e tyre financiare,duke e dëmtuar kombin dhe popullin shqiptar në shumë aspekte përdorej fjala:”Ka me u bërë me ju dhimtë gurit e drurit.” Vërtetë shpeshherë ata persona kanë pasur një fund tragjik dhe kanë përfunduar si është më së keqi. Atëherë pleqtë tanë nëpër odat shqiptare i merrnin edhe shembujt të shumtë për personat e tillë.Edhe një pjesë e politikanëve shqiptar në trojet shqiptare që për përfitime të tyre personale e familjare e kanë sjellur popullin shqiptar në gjendje të vështirë e mbramja do t´iu vjen keq.Ata do t´iu dhimbsen gurit e drurit por asesi nuk kanë për t´iu dhimbsur popullit shqiptarë që e kanë sjellur buzë greminës. Nuk e di të tillët a e mendojnë se pozicionet politike nuk janë të perjetshme ato janë kalimtare në demokraci.E sikur pleqtë në atë kohë edhe mirreshin vesh prej një krahine në krahinën tjetër i qojshin fjalë njëri- tjetrit.Njëri thoshte: ” Moj e mira qe shkon me mshtjerra lumtë na lumtë na erdh pranvera”.E pasi plaku tjetër e kishte pritur me vite atë pranverë por nuk kishte ardhur ia kthente me fjalët: ” Moj e mira që shkon me dhenë terrt e verrtë e kurrni send”.Këto ishin komunikimet e pleqve të mençur për kohën dhe rrethanat politike.E fjalët e burrit se personat kanë me ju dhimtë gurit e drurit më tingellojnë edhe sot pas shumë viteve kur i ndëgjoja pleqtë tanë plisbardhë, të cilët edhe pse nuk ishin aq shumë të shkolluar por e kishin qëndresën e gurit dhe trurin e pastër prej biluri i cili rrezatonte dritë në mes të errësirës dhe edukonin brezat me fillozofinë popullore që përcillej prej brezi në brez.Është për tu theksuar se politikanët dhe intelektualët që rrjedhin nga familjet që është përcjellur tradita shqiptare brez pas brezi nëper oda shqiptare ndonjëri nga ta e ka ruajtur edhe sot e asaj dite atë burrërinë tradicionale shqiptare.Kjo shihet gjatë takimeve dhe shumë shpejtë mund ti dallosh politikanin dhe intelektualët, tradicionalë shqiptar nga politikanët e familjeve pa taban kombëtar.Për faktin se politikanëve dhe intelektualeve pa taban kombëtar ju mungon edukata familjare.E burrat e dheut në të kaluarën kur dëshironin t´ia lëshojnë një fjalë të rend dikujt që e meritonte e sillnin fjalën shumë herë rreth e rrotull deri sa vinin tek fjala që duhet thënë bashkëbiseduesit. Këtu po e sjelli vetëm një dialog që e kam fokusuar si i ri që u zhvillua në një odë të komunës së Prizrenit.Derisa pleqtë bisedonin një plaku të mençur të kanunit që shtjellonte tema me karakter kombëtar njëri nga fundi i odës i thotë: “Nuk është ashtu siç je duke thënë “,plaku e ndalë bisedën dhe e pyet:“Mbasi nuk është ashtu na shpjego se si është?“ e ai i përgjigjet :”Si është nuk e di por ashtu si thue ti nuk është “.Dhe kur pritet reagimi i plakut qohet vëllai i ti dhe i thotë këto fjalë”Këtë person ma leni mu”. I përgjigjet me fjalën “Moj e mira nato talla n´tollovi nihet budalla”.Fatkeqësisht sikur ai fatziu i fundit të odës na u ka mbushë politika shqiptare.Ata thonë nuk është ashtu edhe pse vet nuk e dinë se si është dhe si duhet ecur përpara dhe as nuk kërkojnë këshilla se si duhet udhëhequr shteti.Me një fjalë po përseritet ajo fjala e mirditorës së mençur që e kishte pasur djalin shumë puntor e ku thoshte:”Me majtë kuzhdo shpi, Kola jem i kish majt tri-por nja e menzi.”

Filed Under: ESSE Tagged With: Me ju dhimte gurit, Nue Oroshi

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 11
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT