Nga Nue OROSHI-Shpeshherë kumtet e dheut kanë qenë lajme apo njoftime për situatat që kanë ndodhur në popullin shqiptar.Kumtin e dheut shpeshherë e ka dhënë poeti gjatë vargjeve,shkrimtari gjatë shkrimit të romanit, e shqiptari përmes këngës majekrahut kur ja thoshte në shtatë e shtatëdhjetë.Kumti i dheut sidomos është dhënë edhe si alarm apo kushtrim kur është munduar që të bëhet tjetërsimi i Arbdheut nëpër periudha të ndryshme historike.Edhe sot kur kahjet dhe premisat e orjentimit politik shqiptar kanë marrë tatëpjetën dhe nuk dihet se kah do të shkojnë dhe kah do të orjentohën.Dhe këto orjentime politike mbrenda shqiptare i ngjajnë atij ujit të rrëmbyeshëm i cili gjatë ujitjes së frytit bimor ka dalur nga shtegu dhe ecë i shpërqendruar pa e ditur se çfarë orjentimi është duke marrë.Shpeshherë gjatë historsë tonë kur kemi pasur këso situata të mjegullta intelektualët të përkrahur nga idealistët atdhetarë e kanë dhënë kumtinë e dheut për shpëtimin e Arbdheut.Shumë e lehtë është që ky kumt i dheut të ipet kur ka të bëj më shpëtimin e trojeve shqiptare nga pushtuesit e huaj pavarsisht se nga kanë ardhur.Ata shpeshherë janë kthyer me turp nga trojet shqiptare,por e keqja më e madhe qëndron në faktin se pushtuesit gjetën dhe po gjejnë argatët e tyre që për interesa të përfitimeve materiale janë në gjendje të shesin çdo pjesë të atdheut. Edhe sot kur jemi afër një përplasje të re botërore nuk dihet saktë se cilën anë do marrin shqiptarët.A do të jenë në anën e shpëtimtarëve të kombit shqiptar apo do të lakojnë rrugën dhe do ti shëndrrojnë trojet Arberore në troje të përplasjeve të fuqive botërore pa e pritur fare as dhënien e kumtit të dheut që e shkruan poeti, as mesazhin e romanit që e shkruan shkrimtari, e as kushtrimin e intelektualëve të atdheut për ta shpëtuar vendin e Arbër dheut.E derisa e shkruaj këtë shkrim më bie ndërmend edhe tjetërsimi i Arberdheut.A thua sa shqiptar e ndiejnë vetën Arbëror në këtë kohë të tjetërsimit historik që po tjetërsohemi para syve tanë.Kush është duke e trazuar rrugën e shkapërderdhjës kombëtare vëtem për të fituar një koc më shumë për ta hedhur tërë orjentimin e shqiptarëve në humnerë e në lumë.E meqenëse kemi mungesë të organizimit kolektiv prapë atëherë duhet të dalin edhe iniciativa individuale që ti mbrojmë vlerat kombëtare.Këtu dëshiroj të potencoj dy vlera individuale të cilatë duhet të sherbejn si modelë për veprim të përbashkët shoqëror në trojet shqiptare.Njëra është vendosja e monumentit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Skenderaj.Prapë Drenica nuk dëshiron të dorzohet por një djalë i Prekajve nga Prekazi kishte sjellur këtë monument të Prijesit të Arbrëisë.Vërtetë ishin të pakoordinuar por edhe një veprimtarë nga Llapi në majet e bjeshkëve të Llapit kishte sjellë katër metra të gjatë shpatën e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut.I ceka këto dy raste individuale për të bërëë me dije opinionin gjithëshqiptar se Arbëroret nuk do të tjetërsohen, por do të qëndrojnë fortë karrshi tregtarëve të flamujve që shiten e blehën sa herë t´iu afrohet një fotele, apo sa herë ta kenë një përfitim personal, duke harruar faktin se tjetërsimi i Arbërisë do t´iu kthehët bumerangë këtyre plangprishësve të shqiptarisë.E sot kumti i dheut per lojën që i bëhet tjetërsimit të atdheut duhet të na mbaj fortë të lidhur për njëri-tjetrin për të mos u shkapërderdhur si ato grimcat të cilat pas çdo shpërthimi shkojnë aq larg sa që është e vështirë ti bësh bashkë dhe ti orjentosh në drejtiminë e duhur.
Nuk eksperimentohet me vdekjen…
Shkruan: Nue Oroshi/
Nuk eksperimentohet me vdekjen, politikan shqiptar bashkohuni sot me njëri -tjetrin sepse nesër do të jetë vonë/
Që kur është shfaqur pandemia në Gjermani kam parë një mobilizim të paparë të skenës politike gjermane ku pozitë e opozitë kokë më kokë së bashku me orë të tëra diskutonin se si duhet të gjinden mënyrat dhe metodat më të mira mbrojtëse që të shpëtohet populli.Politika në Gjermani reagon për çdo rast dhe është shumë e rrebtë në respektimin e rregullave ,në Gjermani rregulla të thjeshta por që shpëtojnë jetë të qytetarëve.Dhe derisa çdo kund në botë politika është bashkuar për ti dalë në ndihmë qytetarit në Kosovë dhe Shqipëri skena politike është përqarë aq shumë sa që edhe pandemia nuk i bashkon, edhe vdekjet e qytetarve i keqpërdorin për të fituar poena politike,pra, me një fjalë ju ka humbur rruga në oborr politikanëve tanë.Ore të mjerë bashkohuni njëherë e punoni për qytetarin. Ndihmone mjeksinë duke ju siguruar kushte të punës mjekeve dhe infermiereve dhe duke angazhuar edhe punëtor shëndetësor shtesë në mënyrë që të ndihmohen popullata e pambrojtur.Një pjesë të fajit këtu e mbanë edhe popullata e cila nuk po e kupton faktin se grumbullimet dhe tubimet në masë janë burim i infeksionit.Në këto rrethana që po kalon Kosova dhe Shqipëria duhet të ulën poshtë flamujtë partiakë dhe të diskutohet se si të dilët nga kjo gjendje.Kjo pandemi ka lodhur e dërmuar edhe shtete Evropiane të cilat kishin mjekësi të avansuar.Politikanë shqiptar kuptone një gjë.Nuk eksperimentohet me vdekjet.Nuk fitohen poena politike në fatkeqësinë e popullit.Lërini për disa muaj grindjet politike dhe qasjuni njëherë e përgjithmonë angazhimeve për të mbrojtur jetërat e qytetarëve.Duke mbrojtur jetërat e qytetarve i mbroni edhe jetërat e familjarëve tuaj.Pasi të kaloj pandemia nxirrëni nga arkivi fjalorin tuaj të shpatave të ndryshkura dhe fillone betejën politike,por në kohë kolerash pushojnë inatet dhe armiqësitë politike.Madje vetëm disa qindra vite me radhë shqiptarët e vërtetë dhe atdhetarë ndalnin armiqësitë qoftë ato edhe vrasje dhe kur vendi ishte në rrezik ata u vëllazëroheshin më njëri -tjetrin duke ngrirë përkohësisht konfliktet apo hasmëritë që kishin me njëri- tjetrin.
Ngulmime qiellore për tokën Arbërore apo ditë më shi pranë panteonit të zi
Nga Nue Oroshi/
Ngulmimet dhe përplasjet qiellore në mes tokës,diellit, hënës marsit,saturnit dhe jupiterit ecin në lartësinë qiellore pranë ngulmimeve që i bëjnë luftë qiellit Arbëror.Ashtu si çdo herë gjatë historisë nëpër periudha të ndryshme kohore pranë ngulmimeve të qiellit shqiptar janë paraqitur edhe ditët me shi pranë panteonit të zi.Këto ditë me shi të errëta dhe pa diell i patëm të shpeshta.Ato i patëm të shpeshta për faktin se shpesh i përziem rrugët e mbijetesës.Çdo herë kur kishim djem e vajza puntor dhe të ditur, çdo herë na delnin politikan harbutë e kopukë që e orjentonin liburnien shqiptare drejt panteonit të zi, pa u mërzitur fare për ditet e errëta dhe me shi.Edhe sot në Trojet Arbërore po ecin paralel me njëra-tjetrën dy drejtime ajo intelektuale dhe kombëtare që bashkarisht janë duke u munduar që ti nxjerrin trojet shqiptare nga kjo sketerrë dhe nga kjo mjegullnajë që janë mbetur në një rrugë pa krye.E në këtë mjegullnajë politikanët tanë na i ka zënë”Kalikangja” siç njihet në popull dhe ju kanë përzier rrugët.Ecjakët e tyre janë pushteti mbi të gjitha.Madje për pushtet thonë ata nuk njohin as komb e as shtet.Ata kur dëshirojnë të mbrohen kur e humbin prestigjin në sytë e elektoratit shqiptar mundohen të tregohën atdhetarë, e në fakt ata janë vetëm tregtarë flamujsh që ndërrojnë flamujtë sa herë që t´iu kërkohet.E toka Arbërore shpeshherë lëshon gjamën e intelektualëve dhe idealistëve atdhetarë të cilët asesi nuk mund të pajtohen se çka po ndodhë në trojet shqiptare.Është fatkeqësi se në trojet shqiptare sot kemi politikanë shërbëtor dhe servil por asesi politikan mendjendritur që e qojnë përpara çështjen e Arberisë tonë.Në këto kufizime të memorjes, së trurit të tyre janë të regjistruara vetëm numrat.Nuk mbajnë asgjë në mendje përveç shifrës se milionave të fituara pa djersë.E këto miliona shumë shpejt do të bëhen edhe mollë sherri e familjarëve te tyre.Çdo gjë e fituar pa mund shkon ashtu siç fitohet por i lenë shenjat në mur edhe pasi të hiqen gozhdat e ngulura.E në ditët me shi pranë panteonitë të zi qiellor qëndron djelmënia dhe vajzëria shqiptare e cila çdo ditë është duke e shikuar përspektivën jashtë tokës së arbdheut.Sikur tregtarët e flamujve të kishin menduar vetëm njëherë me kokë ata nuk do ta sjellnin gjendjën e shteteve shqiptare në këtë gjendje, ku edhe qielli është duke lotuar pranë rrezeve të diellit që nuk janë duke shëndritur ka kohë.Edhe ajo kënga e vjetër që shumë po shëndritë ky diell dhe pak po nxenë e ka kuptimin e vet.Të paktët kanë mbetur edhe idealistët dhe atdhetarët.Të vjen sot me gjemu kur sheh shqiptar që para Gjergj Kastriotit e qesin Ballaban Pashën, e ma shumë japin kontribut për Sulltan Mehmetin e Sulltan Muratin,dy pushtues të tmerrshëm të tokave Arbërore, se sa për Gjergj Kastriotin e Lekë Dukagjinin.Arbërorët tanë sot nuk dinë çka dojnë.Një pjesë e mirë e tyre e kanë mohuar vetvetën dhe kombin e tyre.Mohimi i vetvetës na ka sjellur në atë gjendje as mish e as peshk.Edhe kjo kohë do të kalon, edhe këto ngjarje do t´i shënoj historia jonë,por ajo që do të mbetët e ngulitur në turpin e politikanëve është fakti se si u tjetërsua shqiptaria për dy dekada.Ky tjetërsim nuk është bërë gjatë shumë shekujve se të parët tanë ishin qendrestarë.Kurse sot na u ka mbushë vendi e kombi me kusarë e tregtarë të flamujve ideologjikë, të cilët janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë vetëm e vetëm mos të ecë shqiptari përpara.Kur ngulmon qielli për tokën Arbërore apo kur kemi ditë, muaj dhe vite me shi pranë panteonit të zi ajo që mbetët të themi është pyetja se deri kur kështu.Pse nuk i kthehemi njëherë e përgjithmonë tek besa e dhënë dhe fjala e mbajtur.Nuk ka qenë në traditën e shqiptarit asnjëherë me gjuajtë gurin e me mshef dorën.
E kur kujtoj ata burra të hershëm shqiptar që për besën e dhënë e dhanë edhe jetën dhe sakrifikuan familjen për tokën e Arbërit, mendja më shkon se sa shumë dallkaukë e kopukë kishim pasur ne shqiptarët gjatë historisë tonë kombëtare,por kam përshtypjen se këta të sotmët ja kanë kaluar të gjithëve, sepse në të kalurën i kemi njohur dhe numëruar në gishta kurse sot janë rritur aq shumë sa që lirisht mund të themi se idealistët kanë mbetur të paktë kurse tregtarët e flamujve janë rritur.E fatkeqësi është se tradhtitë janë duke i bërë në emër të patriotizmit, që po e përdorin vetëm kur bien ngushtë për çështje personale. Arbëria jonë do ti mbijeton këtyre matrapazëve dhe do të kthjellohën por duhet shumë punë dhe angazhim që të sherohën plagët që po na i lenë kjo kastë politike në ikje.
Shteti i Kosovës duhet të ruhet dhe mbrohet -pushtetarët vijnë e shkojnë
Shkruan: Nue Oroshi- Gjermani/
Dallimi në mes shtetit dhe pushtetit janë dy botëra dhe një mur i madh që i ndanë në mes. Shpeshherë një pjesë e shqiptarëve nuk e bën këtë dallim dhe i bën ngatrrimin e shtetit me pushtetarët.Pushtetarët janë të përkohshëm ata vijnë e shkojnë, ndërrohen, humbin e fitojnë, mvarsishtë nga shija që e ka popullata apo votuesit në atë periudhë kohore dhe varësishtë nga shija që ju lanë politikanët qytetarëve,gjatë kohës sa qeverisin ata. E sa i përket qeverisjes në Kosovë është për tu theksuar fakti se në shumë drejtime politikanët tanë dështuan në qeverisjen e shtetit.E në shumë raste pushteti u keqpërdor për nevoja të pushtetarve të cilët menduan dhe po mendojnë prap se gjatë tërë jetës do të jenë në pushtet.
Ditëve të fundit në Kosovë janë duke vluar gjakrat për shkak të akuzave që ka bërë Prokuroria e Gjykates Speciale të cilën e krijoj Hashim Thaqi dhe 82 deputet të Parlamentit të Kosovës shumica e të cilëve edhe sot e kësaj dite janë zgjedhur dhe rizgjedhur prap deputet të Parlamentit të Kosovës.
Në këto momente që po kalon Kosova është me rëndesi të ruhet shteti dhe miqtë tanë amerikan dhe gjerman,për faktin se politika në botë është shpeshherë në kundërthënie me njëra- tjetrën e historikisht kur të mëdhenjët lufojnë qoftë politikisht apo luftëra tjera më së keqi e pësojnë popujt e vegjël, e ne shqiptarët e kemi një shije të hidhur gjatë historisë tonë, nëpër periudha historike kur ka pasur përplasje të shteteve të mëdha botërore.
Çka duhet bërë politika e Kosovës?
Në këto momente politika e Kosovës duhet të bashkohen dhe të formojnë një grup politik që duhet të përbëhet nga të gjitha partitë parlamentare të Kosovës, ku në bashkëpunim me Institucionet tjera duhet përgaditur një platformë politike dhe ekipi që do të përfaqëson Kosovën në bisedime duhet të paraqet këtë platformë unike, dhe ti lënë inatët personale apo rrahagjokset e kota se unë jam unë.Që në fillim të kësaj platforme duhet bërë një listë e të vrarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, duhet paraqitë lista e të zhdukurve kurse juristët e shumtë që ka Kosova nuk duhet fjetur por duhet pergatitur një dosje të krimeve serbe në Kosovë, në mënyrë që Gjykata Speciale mos të jetë e njëanshme.Me këtë mund të ndihmojë edhe Parlamenti i Kosovës me plotësim, ndryshimin e ligjit ku Gjykata Speciale të jetë Gjykatë që gjykon të gjithë e jo vetëm shqiptarët.
Ekonomistët duhet përgatitur me fakte dëmet e luftës që i ka shkaktuar Serbia në Kosovë, siç janë djegiet,shkatërrimet e shtëpive dhe shumë dëme tjera.Platforma politike duhet përgaditur së bashku me një prememorje të krimeve serbe mbi shqiptarët si kujtesë historike dhe kjo duhet punuar nga historianët dhe studiuesit shqiptar.
Shteti i Kosovës duhet të ruhet dhe mbrohet.Pushtetarët vijnë e shkojnë ata nuk janë të përjetshëm.Edhe politikanët shqiptar duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë ndërrimin e gjeneratave në politikë.Tash është ardhur koha që Kosovën ta udhëheqë një gjeneratë e re,por ajo mos të jetë vetëm e re për nga mosha por edhe të ketë edhe vizion të ri politik se si duhet të qeveriset dhe të ecë shteti përpara.
MONUMENTI I HEROIT KOMBETAR VENDOSET ME 6 MAJ NE PRIZREN
Monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut do të vëndoset në Prizren në datlindjen e tij më 6 maj 2020/
NGA NUE OROSHI/
Duke e parë faktin se shumë mërgimtarë anë e kënd Evropës e Amerikës edhe shumë shqiptarë që jetojnë në të gjitha trojet shqiptare dëshirojnë të marrin pjesë në vëndosjen e Monumentit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren,Shoqata “Trojet e Arbrit “njofton të gjithë shqiptarët se vendosja e Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut do të bëhet më, 6 maj 2020.
Kjo shtyrje prej dy muajsh ka të bëjë me procesin e përgaditjes së monumentit nga ana e skulptorëve si dhe në përfundimin me sukses të aksionit për grumbullimin e mjeteve nga ana e Shoqatës “Trojet e Arbrit”.Që gjithçka të shkoj mirë e mbarë i ftojmë mërgimtarët shqiptarë si dhe komisionet që kemi formuar nëpër shtetet e Evropës dhe Amerikë që ta shpejtojnë sa më shpejtë që është e mundur grumbullimin e mjeteve financiare.
Ponjashtu falënderojmë të gjitha ata të cilët deri më tani na përkrahën pa kursyer që ky projekt kombëtar të përfundoj me plotë sukses.Të kontribosh në mbrojtjen e identitetit shqiptar nëpër shekuj është madhështi, ti largohesh këtij kontributi dhe ta mohosh identitetin Kastriotas është një ligësi dhe atdhemohim që se kemi pasur asnjëherë traditë gjatë tërë historisë sonë.
Ne emër të Shoqatës “Trojet e Arbrit “Nue Oroshi kryetar
- « Previous Page
- 1
- …
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- …
- 11
- Next Page »