Papa Benedikti XVI uron Presidentin Nishani për 100 vjetorin e Pavarësisë/
Presidentit të Republikës, Bujar Nishani vazhdojnë t’i vijnë mesazhe urime me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë nga krerë shtetesh e qeverish si dhe nga personalitete të larta ndërkombëtare.
Një mesazh i veçantë Presidentit të Republikës i ka mbërritur nga Ati i Shenjtë, Papa Benedikti XVI, i cili shkruan se: “Po ju shkruaj për të shprehur urimet e mia më të përzemërta, me rastin e Festës së Pavarësisë të Republikës së Shqipërisë.
Në këtë rast të rëndësishëm, po dërgoj Shumë të Nderuarin Zef Gashi, Prift i Barit, si Përfaqësues të Selisë së Shenjtë, që sjell urimet e mia personale për ju dhe qytetarët tuaj. Nëpërmjet tij, jam i kënaqur t’ju përcjell sigurimet e lutjeve të mia që ju dhe qeveria juaj të kërkoni forcimin e paqes, drejtësisë dhe përparimit për vendin. Duke përsëritur, zoti President, urimet e mia, ju dërgoj për ju dhe popullit të vendit tuaj, bekimet më të shumta!”.
Gjithashtu, mesazhe urimi kanë ardhur për kreun e shtetit nga Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias, Presidenti i Republikës Italiane, Giorgio Napolitano etj.