-Deri të shtunën, numri i rasteve në Kosovë ka shkuar në 6917 ndërsa i viktimave në 169 që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus. Numri i të shëruarve ka arritur në 3753.
Drejtuesit e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, kanë bërë të ditur se një pacient i moshës 32-vjeçare i cili siç thuhet se ka pasur edhe sëmundje tjetër ka vdekur të shtunën në mbrëmje.
Autoritetet spitalore në Pejë, thanë se i ndjeri dyshohet se ka qenë i prekur me sëmundjen e koronarvirusit, por rezultati i testit të bërë ende nuk është mësuar.
“Një pacient i moshës 32-vjeçare nga Komuna e Pejës i shoqëruar edhe me sëmundje tjetër të rëndë, fatkeqësisht ka vdekur mbrëmë. I ndjeri ka qenë i dyshuar me COVID-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat”, është thënë në një njoftim nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë.
Drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj, ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë, se një konstatim i tillë se personi ka qenë i prekur me COVID-19 është diagnozë e punës.
“Një qëndrim është se të gjitha rastet e dyshimta të cilat kanë elemente të infeksionit COVID-19 dhe derisa nuk vërtetohet e kundërta ato trajtohen si COVID-19. Kjo e ka qëllimin që të ketë një qasje më të kujdesshme dhe kjo është diagnozë e punës, diagnozë klinike”, tha Dreshaj.
Dreshaj shpjegon se në të gjitha spitalet jo vetëm në atë të Pejës veprohet njësoj dhe se sipas tij, ky është rekomandim i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publikë.
“Qëndrim i Institutit Kombëtar është se në situatë të pandemisë, duhet t’ju qasemi sikur ata [pacientët] të jenë pozitiv deri sa nuk vërtetohet e kundërta”, tha Dreshaj.
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me COVID-19.
Nga këta pacientë, 26 janë në oksigjenoterapi,kurse 9 pacientë janë në gjendje të rëndë, përderisa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.
Spitali i Pejës njofton po ashtu se 7 pacientë të infektuar me COVID-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Në këtë spital, 5 mjekë dhe 11 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me COVID-19.
Ndërkohë, deri të shtunën, numri i rasteve në Kosovë ka shkuar në 6917 ndërsa i viktimave në 169 që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus. Numri i të shëruarve ka arritur në 3753.







-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, foli në Forum/PEJË, 21 Prill 2017-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, theksoi në Forumin Ekonomik të prodhuesve shqiptarë i cili po mbahet sot në Pejë, se ekonomia ka nevojë për një fillim të ri me vizion strategjik transformues. Kryetari Veseli tha se Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia aktualisht përbëjnë vendet me numrin më të madh të të papunëve dhe pikërisht po në këto vende është i shfaqur fenomeni i mungesës se veprimtarive prodhuese.“Derisa konsumojmë maksimalisht produktet e huaja, ne prodhojmë fare pak ose aspak. Të njëjtën kohë kemi papunësinë më të madhe në rajon dhe ndoshta në Evropë, e në të njëjtën kohë kemi mungesën më të madhe të fuqisë së kualifikuar punëtorë për tregun e punë”, theksoi kryetari Veseli.Ai tha se Kosova ka nevojë për një fillim të ri, i cili njeh progresin e arritur, por nuk pranon deformimet dhe degradimet që vijnë nga mosdija apo qëllimi i ngushtë përfitues i grupeve të ndërlidhura të burokratëve e tregtarëve, që krijojnë konkurrencë jolojale, deri në monopole. Veseli tha se Kosova ka nevojë të domosdoshme për vizion strategjik transformues. Kjo, sipas tij, do të ndihmonte edhe politikën dhe politikanët e errësuar në luftën e tyre vetëm për pushtet dhe hendekun e marrjes me vetveten.“Kjo gjendje duhet të ndryshojë shpejt dhe vendi duhet transformuar. Kosova shtet me ekonomi prodhuese, e jo konsumuese. Kalimi nga vend supermarketesh, në një vend fabrikash. Nga një vend fermerësh të vegjël, që mezi mbijetojnë, në një vend që konkurron në tregjet e huaja me prodhimet e veta bujqësore. Nga një vend, ku rritja ekonomike vjen nga investimet publike, në një vend ku zhvillimi buron nga sektori privat, prodhues dhe minerar. Ku të rinjtë marrin përgjegjësitë e tyre, jo vetëm për të gjetur punë, por për më tepër të aftë të krijojnë punë dhe vende pune”, theksoi kryetari i Kuvendit, duke shtuar se politikat ekonomike, ato fiskale dhe tatimore, duhet t’i shërbejnë zhvillimit të ekonomisë vendore prodhuese, përpunuese dhe me prioritet promovuese dhe plasuese në tregun tonë dhe me gjerë.