NGA LULZIM MULLIQI/
Gjate viteve te fundit,BE dhe Kosova jane duke u angazhuar thellesisht per te zhvilluar dialogun e perbashket ne fushat te ndryshme si:Politike,diplomatike,ekonomike,sociale etj.Se fundmi, nje bashkepunim i tille po verehet ne nismat rajonale e globale,perkushtimin e perbashket te ruajtjes së sigurise dhe paqes ne rajonin e vendeve te Ballkanit perendimor,si dhe bashkepunimin e institucioneve te BE-së me Kosoven,ku argumente per kete jane:Nisja per MSA-ne,progresi i dialogut per liberalizimin e vizave per Kosoven dhe së fundmi,Parlamenti Evropian miratoi nje Rezolute per procesin Europian te integrimit te Kosovës ne institucionet e BE-së.Keshtu votimi i Parlamentit Europian i ka dhene nje dinamike dhe mesazh te fuqishem Shtetit te ri te Kosovës ne perspektiven e saj europiane,i cili pason ratifikimin qe iu be muajin e kaluar Marreveshjes së Stabilizim-Asocimit,te arritur ndermjet Bashkimit Europian dhe Kosovës.Vashdimesia e kesaj dinamike ne kete drejtim eshte relevante per Shtetin e Pavarur te Kosovës ,qe te kete perparime te metejme ne fushen e Mardhenieve Nderkombetare,procesin e lobimit te njohjes së metejme edhe nga pese vendet e tjera te Bashkimit Europian dhe forcimin e metejme te sovranitetit te saj Shteteror dhe territorial.Ceshtja me e rendesishme dhe me relevante e kesaj Rezolute eshte apeli qe i
kane bere ligjvenesit e Parlamentit Europian per kompletimin e njohjeve zyrtare te Shtetit te Kosovës edhe nga ana e pese vendeve anetare te BE-së,te cilat ende refuzojne ta njohin Kosoven.Permes kesaj rezolute i eshte dhene nje mesazh me së i qarte pese vendeve te tjera te BE-së,qe sa me pare ta njohin Pavaresine e Shtetit te Kosovës,duke thene së kjo do te ndikoje ne ngritjen dhe kredibilitetin e BE-së dhe forcimin e metejme te stabilitetit ne rajonin e Ballkanit.Vlene te permendet së shteti i Kosovës eshte i njohur nderkombetarisht nga afro 110 vende te tjera te OKB-së,perfshire ketu SHBA dhe vendet me te fuqishme te Bashkimit Evropian.Parlamenti Europian si nje Institucion i BE-së, qe mbart nje cilesim Nderkombetare.Ai eshte organi i vetem ne nivel mbikombetar,qe zgjedhet drejtpersedrejti.Kompetencat dhe roli PE-së,kane qene prej themelimit ne nje evolim te vazhdueshem ,nga i cili Ai perfitoi nje ndikim ne rritje.Etapa te rendesishme ketu kane qene zgjerimin i kompetencave te tij ne disa fusha te ndryshme si:Futja e procedures së bashkepunimit dhe asaj te bashkevendosjes,realizimi i zgjedhjeve te drejtperdrejta,zgjerimi i kompetencave te tij ne ceshtje te buxhetit etj.Gjithashtu,ne vitin
1977,Parlamenti Europian miratoi nje Rezolute te rendesishme edhe per te drejtat e vecanta te qytetareve te Bashkimit Europian,ku kane qene te parapara te drejtat e reja civile dhe politike ,si dhe mbrojtja e tyre.Parlamenti Europian poashtu,ne vitin 1984 e miratoi edhe Projektin e Traktatit per Unionin Europian ku per here te pare ishte perkufizuar edhe qytetesia e perbashket e Unionit.Sipas nenit 3,te atij Projekti”Qytetaret e shteteve anetare njekohesisht jane edhe qytetare te Unionit Europian”Andaj Rezoluta e Parlamentit Europian per Kosoven eshte per tu pergezuar dhe pershendetur nga i gjithe spekteri i partive politike shqiptare ne Kosove dhe me gjere,sepse ajo permban kerkesa te qarta per perforcimin dhe integrimin e Kosovës ne strukturat e Bashkimit Europian.
*Lulzim Mulliqi-Ekspert i Ceshtjeve Juridike dhe Mardhenieve Nderkombetare.
Parlamenti Evropian voton Raportin për Kosovën
Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka votuar sot Raportin për Kosovën të përgatitur nga nënkryetarja e Parlamentit, Ulrike Lunaçek, dhe ka votuar edhe rreth amandamenteve të shumta, të propozuara nga deputetët.
Ky raport ka kaluar në këtë komision parlamentar me 37 vota në favor, 12 kundër dhe 9 abstenime, njofton sonte Radio Evropa e Lirë.
Kundërshtimet e këtij raporti kanë qënë kryesisht nga vendet që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës dhe të cilave u është bërë thirrje që ta njohin Kosovën.
Gjatë votimit kanë qenë të pranishëm edhe deputetët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës.
Ulrike Lunacek, që ishte propozuese e raportit, ka shfaqur kënaqësinë pas këtij votimi.
“Vota e sotme dërgon edhe një herë sinjal se e ardhmja e një Kosove të pavarur është në Bashkimin Evropian. Deputetët edhe një herë i kanë bërë thirrje BE-së që të kompletojë njohjen zyrtare të Kosovës dhe pesë shteteve, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që të heqin kundërshtimet e tyre”, ka thënë Lunaçek.
***
Kosova në takimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
-Janë realizuar takime të shumta në funksion të votimit të rezolutës me temë “Situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të Evropës”/
-Lobohet për shfuqizimi e amendamenteve të shtyra nga Serbia/
PRISHTINË, 28 Janar 2016/ Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës i përbërë nga nënkryetarët Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti po merr pjesë në punimet e Sesionit të Parë të Rregullt 2016 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, nga data 25-29 Janar.
Gjatë kësaj kohe, delegacioni i Kuvendi të Kosovës është takuar me delegacione të ndryshme nga Shqipëria, Suedia, Gjermania, Italia, Franca, Turqia, Maqedonia, Sllovenia dhe Hungaria. Temat e takimeve janë zhvilluar kryesisht lidhur me votimin e rezolutës me temë ‘Situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të Evropës’ me raportues Agustin Conde.
Duke pas parasysh që Kuvendi i Kosovës nuk gëzon status të anëtarit në këtë institucion, delegacioni i Kuvendi të Kosovës ka lobuar fuqimisht që përmes delegacioneve tjera të paraqet amandamentet të cilat synojnë të shfuqizojnë amandamentet e Serbisë. Amandamentet do të propozohen dhe argumentohen nga delegacioni i Shqipërisë dhe Suedisë.
Ndërsa delegacionet tjera kanë konfirmuar që do të mbështesin Kosovën në çdo hap të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me synim që raporti që del nga Këshilli i Evropës të tregojë situatën reale në Kosovë. Rezoluta për Kosovën, fillimisht është diskutuar sot në Komisionin për Çështje Politike dhe Demokraci, dhe pas debatit do të votohet në sesion./b.j/
Gjermania, ndër donatorët më të rëndësishëm për Kosovën
-Ministri i Financave Avdullah Hoti priti në takim Sekretarin Shtetëror Parlamentar të Ministrisë për Bashkëpunim Ekonomik të Gjermanisë Hans – Joachim Fuchtel-
PRISHTINË, 20 Janar 2016-B.Jashari/.-Ministri kosova i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim Sekretarin Shtetëror Parlamentar të Ministrisë për Bashkëpunim Ekonomik të Republikës Federale të Gjermanisë, Hans – Joachim Fuchtel.
Me këtë rast, ministri Hoti falënderoj Fuchtel për vizitën dhe njëherit u shpreh mirënjohës ndaj Republikës Federale të Gjermanisë për kontributin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin, si një ndër donatorët më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.
Ministri Avdullah Hoti e njoftoi Sekretarin Shtetëror Parlamentar të Ministrisë për Bashkëpunim Ekonomik të Gjermanisë Hans – Joachim Fuchtel për Marrëveshjen Kornizë ndërmjet qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qeverisë Federale të Republikës së Gjermanisë, ku negociatat mes të dy ekipeve kanë përfunduar në muajin shtator 2015 dhe drafti është përcjell në BMZ për konfirmim final, para se të fillojmë me ndjekjen e procedurave për autorizim për nënshkrim të saj.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e mirëpret nënshkrimin e kësaj marrëveshje me shpresën se nuk do të ketë nevojë që të nënshkruhen Marrëveshjet për Bashkëpunim Teknik dhe Financiar për vitin respektiv, pasi që procedurat të cilat duhet të ndiqen për to janë duke shkaktuar shumë vonesa në implementimin e projekteve. Gjithashtu në takimin e fundit konsultativ në mes të dy qeverive në vitin 2015, jemi pajtuar që konsulta të mbahen në baza dy vjeçare duke filluar nga viti 2017”, ka shtuar ministri Hoti.
Ai tha se, duke pasur parasysh se furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijes paraqet ende problem për qytetarët e Kosovës, financimi i projekteve që do të kontribuonin në përmirësimin e kësaj gjendje është shumë i mirëseardhur.
“Zgjidhja e këtij problemi paraqet gjithashtu një ndër kushtet që duhet të plotësohen për anëtarësim në BE. Qeveria e Gjermanisë e ka mbështetur qeverinë e Kosovës vazhdimisht në këtë sektor përmes investimeve në komponentë të ndryshëm, ku vlen të theksohet kontributi i qeverisë gjermane për Kosovën në projektin e interkoneksionit me Shqipërinë, mbështetja në Termokos, ujë të pijshëm dhe shumë projekte të tjera”, tha ministri kosovar, Hoti.
Ndërsa, sa i përket situatës ekonomike në vend, ministri Hoti theksoi se rritja ekonomike në Republikën e Kosovës është mbi mesataren e rajonit, në vitin 2015 rritja ekonomike ishte rreth 3.8%, kurse në periudhën afat mesme 2016-2018 presim një rritje 4.4%.
“Qeveria e Kosovës për vitin 2016 do të jetë e fokusuar në luftën kundër ekonomisë jo formale e cila po pengon zhvillimin ekonomik të Kosovës, për këtë presim edhe ndihmën e partnerëve tanë”, ka shtruar ministri i Financave Avdullah Hoti.
Çfarë perspektive për Kosovën?
nga: Lindita Komani/
Duke ndjekur zhvillimet e javëve të fundit në Kosovë, si në sallën e parlamentit ashtu edhe në rrugët e kryeqytetit Prishtinë, nuk mbetet gjë tjetër veçse të shpresosh që të gjithë që janë përfshirë e kuptojnë se çfarë po ndodh e çfarë kontributi po japin në mënyrë aktive e pasive në shndërrimin në parashtet të një shteti të krijuar me mundime.
Në një ditë si kjo e sotshmja, përkujtohet lindja e Ibrahim Rugovës dhe e nderojnë atë pasardhësit në detyrë në LDK të cilët pak i kanë lënë kësaj partie nga pesha dhe fryma e fillimit të viteve ’90. Ajo kohë mblodhi të rinj e të moshuar në urtinë e rezistencës jo të dhunshme, në aktivizim masiv popullor që në ato përmasa e me atë vlerë, nuk është parë më pas as aty e as nga kjo anë e kufirit në Shqipëri. Të moshuarit e asaj kohe nëse sot janë gjallë, me siguri që pas përjetimit të vuajtjeve të paraçlirimit, çlirimit, pavarësimit, krijimit të shtetit e degradimit gradual të tij, kanë gjëra për të thënë. Të rinjtë e asaj kohe, tashmë në mesin e të 30-ave e 40-ave, po ashtu me siguri që kanë gjëra për të thënë. Sa po i shprehin? Ne ç’mënyrë po i shprehin? A është lufta me gazlotsjellës alternativa e vetme shpëtuese për Kosovën?
Ndërkohë që jemi të tronditur nga sa po ndjekim, për më tepër duke marrë parasysh gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet edhe vetë Shqipëria aktualisht, me kaos politik e stanjacion ekonomik, pa ide e strategji për rrugëdalje, shpresojmë të shohim urtinë të fitojë e të udhëheqë drejt zgjidhjeve. Një letër e gazetarit Enver Robelli drejtuar Albin Kurtit, ndarë dje në rrjetet sociale, dukej një përpjekje e parë serioze për t’i bërë njerëzit të shohin se ka alternativë tjetër. Një takim i katër njerëzve me mend në Nju Jork i bërë publik me një foto po ashtu në rrjetet sociale duket gjithashtu si një shenjë tjetër që të urtët (të rinj aktivë të viteve ’90 e më pas në Kosovë e Diasporë) kërkojnë të tjera mundësi e tregojnë direkt e indirekt se po kërkojnë për këtë. (Me shaka ose jo dukej si një lloj mbledhje e një Këshilli të Emergjencës që nëse ende nuk është krijuar, vlen të krijohet e mundësisht të përfshijë edhe të ngjashëm nga kjo anë e kufirit.)
A është egërsuar populli deri në atë farë mase sa të dojë të rrëzojë shtetin? Njerëzit duan prosperitet e perspektivë për veten e fëmijët, siguri e stabilitet në një shtet i cili luftohet nga fqinji i vet ish-pushtues që të mos njihet ndërkombëtarisht.
Sa prosperitet e perspektivë kanë njerëzit aktualisht në Kosovë? Largimi masiv me autobuzë nën sytë e policisë e mediave gjatë këtij viti ka qenë një shenjë e qartë që nuk janë ekzistente. Përballë kësaj njerëzit kanë luksin e drejtuesve të shtetit të cilët nuk kanë justifikimin më të vogël për arritjen e tij. (Kjo vlen njësoj edhe për nga kjo anë e kufirit.)
Sa siguri e stabilitet kanë në shtetin e tyre? Trazira politike që vetëm se është thelluar me hedhjen e gazit lotsjellës dhe arrestimet e ditëve të fundit, nuk jep shpresë për mirë. Acarimi ndaj sistemit politik, me zgjedhjet politike demokratike që në mënyrë të përsëritur nuk po shërbejnë për t’i dhënë përgjigjen e merituar korrupsionit, vetëm se po shtohet. Manovrat për krijimin e qeverisë që u nis me tjetër konstelacion fitues e përfundoi me tjetër, vetëm se presin në besë mirëbesimin mes politikanëve dhe çka dukej e nisur për të mundësuar ndryshim kthehet në varrezë për shpresën. (Ngjashëm mund të shkruhet edhe për zhvillimet nga kjo anë e kufirit.)
Kësaj çorbe fatkeqe i shtohet loja e fundit që fqinji ish-pushtues luajti dhe e cila bëri të mundur që Kosova të mos anëtarësohej dot në UNESCO. Me një llogari të thjeshtë, Kosova, në mos të votojë thjesht kundër Zajednicës, do të ishte me mend që ta shtynte për një kohë vendimin e marrë zyrtarisht prej saj, të paktën deri kur Kosova të njihet si shtet nga Serbia e të jetë anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare pa pengesë nga ky vend fqinj.
Në këtë pikë, për të mos krijuar heronj lotsjellës e për të treguar që shteti është shtet e nuk do të zbresë në parashtet, është koha për liderët politikë që kanë ruajtur urtinë e elitën që qëndron e tërhequr në jetën e vet, të bëjnë më të mirën e mundshme që politikanët të kuptojnë që janë aty për të mbrojtur interesat e Kosovës dhe për të mbajtur në këmbë e forcuar shtet e kjo nuk ndodh duke arrestuar e mbajtur në burg pjestarë të opozitës, nuk ndodh duke hedhur gaz lotsjellës. Të kthehet sadopak nga ajo urti e rezistencë e jashtëzakonshme që populli i Kosovës dëshmoi se ishte në gjendje të rriste brenda vetes e që e çoi drejt kërkesës së drejtë për pavarësi e shtet. Nëse duhen me çmos forma protagonizmi për t’u profiluar më tej si politikanë e liderë popullorë, atëherë le të shfaqen këto në kuadër protestash masive në krye të popullit e në kërkim zgjedhjesh të parakohshme, qeverie teknike që është në gjendje të sigurojë mbarëvajtjen e shtetit e të zbusë gjendjen e rënduar. (Në një gjendje të ngjashme ndodhemi edhe nga kjo anë e kufirit, me trazimin e përgjithshëm dhe pasigurinë ekonomike që janë arsye të forta që vendin herët ose pak më vonë do e çojnë në zgjedhje të parakohshme.)
Mos të harrohet që ndërkohë që këto po ndodhin, policia italiane në bashkëpunim me policinë e Kosovës arrestoi katër persona të dyshuar se mund të bëjnë akt terrorist, nga i llojit që fundos çdo lloj përpjekjeje që është bërë sa për gjithë kohërat bashkë për të arritur këtë privilegj që kemi, të jetojmë në liri e demokraci sado e gjymtuar qoftë ajo. Në kushtet e një lufte që duket se po kalon përmidis territoreve tona, me këtë bagazh njohurish në qarkullim, me dy shtete që duhet të mbajnë fort njëri-tjetrin se të afërm më të rëndësishëm të paktën në këtë kontinent nuk kanë, është arritur mosha e pjekurisë e kjo moshë nuk lejon më gabime.
2 Dhjetor 2015
AAK-Edhe Sava Janjiq duhet të jetë për Kosovën ne UNESCO!
Banorët e Deçanit me shekuj kanë kultivuar vlera të larta kulturore e trashëgimore duke dëshmuar me përkushtim respektin ndaj çdo feje dhe etine në këtë rajon.
Nisur nga Lufta e fundit ku Dukagjini u dëmtua masovikisht dhe në të gjitha sferat e jetës- nga viktimat në njerëz e pasuri private dhe sidomos në ato trashëgimore ku në mënyrë barbare u shkatërruan me dhjetëra Kulla historike nga regjimi dhe forcat e Milosheviqit- qytetarët e Dukagjinit në përgjithësi dhe Deçanit në veçanti nuk u hakmorën por me shumë kujdes e ruajtën Manastirin e Deçanit.
Kosova ne UNESCO do të jetë edhe ma e sigurtë me vlerat e saj Historiko Kulturore.
Prandaj shqetësimi i Atit Sava nuk qendron ashtu sikur nuk qëndron fakti se ky Manastir ruhet me tankse.
Siguria e këtyre vlerave eshtë ne zemrën e Deçanasve.
Dhe për këtë shkak edhe Sava Janjiq duhet të jetë pro Anëtarësimit të Kosovës në UNESCO!
Daut Haradinaj – Deputet dhe Kryetar i degës në Deçan.
- « Previous Page
- 1
- …
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- Next Page »