• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

New York Times: NATO duhet t’i ndihmojë Obamës në Siri

September 3, 2013 by dgreca

Presidenti Obama ka vendosur të kërkojë mbështetje nga Kongresi, në lidhje me Sirinë.
NATO duhet të jetë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për t’iu përgjigjur krizës, duke nisur menjëherë me sulme ndëshkuese për përdorimin e armëve kimike nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad. Presidenti, sekretarët e shtetit dhe të mbrojtjes, si dhe shefi i shtabit të përgjithshëm duhet t’iu drejtohen homologëve të tyre për të siguruar aksionin e NATO-s.
Kështu nis shkrimin për gazetën “New York Times” James Stavridis, admiral në pension i Marinës së Shteteve të Bashkuara.
Aksioni i tillë, sipas tij, mund të justifikohet me vetëmbrojtje, për shkak të kërcënimit që i kanoset Turqisë – anëtare e NATO-s, e cila mbështet thirrjen e Obamës për ndërhyrje, pastaj për shkak të kërcënimit nga armët e shkatërrimit në masë dhe për shkak të “përgjegjësië për të mbrojtur”. NATO-ja nuk ka lëvizur përpara deri më tash, për shkak të mungesës së një rezolute nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, e cila autorizon aksionin kundër Sirisë, por që nuk është e nevojshme sipas rregullave të Aleancës. NATO ka vepruar pa miratim të tillë në Kosovë, më 1999, kujton Stavridis.
Përkundër mbështetjes jo të madhe për një aksion të ngjashëm, sidomos pas votimit kundër në Parlamentin britanik, një mision i tillë është thelbi i rolit të NATO-s në shekullin 21. Përderisa Aleanca ka pasur rezolutë të Këshillit të Sigurimit për të ndërhyrë në Libi më 2011, në Kosovë ka vepruar pa të. Ky mund të jetë edhe rasti i Sirisë, me një shtytje të madhe nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Turqia, të cilat janë zotuar se do të mbështesin intervenimin në Siri. Sikurse edhe në Libi, jo çdo vend duhet të sigurojë forca.
Stavridis kujton se kryengritja që ka përmbysur kolonelin Muammar Qaddafi në Libi, ka dërguar migrantët përmes Mesdheut në Evropë, por thotë se kriza në Siri ka ndikim edhe më të madh tek anëtarët e NATO-s, pasi ka një kufi prej më shumë se 400 miljesh me Turqinë.
Gjatë muajve të fundit të mi si komandant suprem i operacioneve, para se të pensionohesha në maj, ne kemi vendosur bateritë Patriot në kufirin Turqi-Siri, për të siguruar mbrojtje nga raketat aksidentale ose të qëllimshme nga regjimi i Assadit, thotë Stavridis. Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 450,000 refugjatë sirianë janë në Turqi, ndërsa të tjerët kalojnë detin për në Greqi dhe vende të tjera të NATO-s.
Aleanca ka vëzhguar nga afër situatën dhe ka qëndruar larg ndërhyrjes, në mungesë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit, ndonëse sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë të hënën se është i bindur jo vetëm për sulmin kimik, por edhe për përgjegjësinë e regjimit sirian në lidhje me të.
Ndoshta ngjashmëria më e afërt me Sirinë nuk është Libia e vitit 2011, por Ballkani në vitet 1990. Në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, situata në terren ka qenë kaotike; mbi 100,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë dëbuar përtej kufijve. Ngjante shumë me Sirinë, edhe pse pa armë të shkatërrimit në masë.
Në Bosnjë ka pasur një forcë ndërkombëtare dhe një rezolutë të Këshillit të Sigurimit. Kjo do të ishte ideale. Në Kosovë, në anën tjetër, mbeten kundërthënie për rolin e NATO-s pa një rezolutë të tillë. Por, rezultati ka qenë përgjithësisht i mirë – rajoni pak a shumë në paqe dhe një Kosovë e pavarur, e njohur nga pothuajse 100 shtete, shkruan Stavridis.
Konsensusi për veprimin e NATO-s është i mundur pa Këshillin e Sigurimit, ku Rusia dhe Kina, të cilat kanë fuqinë e vetos, nuk pranojnë të mbështesin aksionet kundër Sirisë. Për momentin, Franca dhe Shtetet e Bashkuara favorizojnë intervenimin; Gjermania është kundër dhe Britania nuk do të ofrojë mbështetje ushtarake. Kjo i ngjan më shumë situatës me të cilën është përballur NATO-ja në rastin e Libisë, ku Britania dhe Franca kanë qenë në ballë të ndërhyrjes, Polonia dhe Gjermania janë tërhequr dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë diku në mes. Megjithatë, NATO-ja shpejt ka arritur konsensusin për ndërhyrje dhe ka lëvizur përpara.
Stavridis thotë se presidenti Obama duhet të bëjë përpjekje të fuqishme për përfshirjen e NATO-s. Argumentet janë të njëjta dhe ndikimi i Amerikës mbetet i fuqishëm në Bruksel, ku NATO ka selinë.
Qeveria amerikane ka konstatuar me “besim të lartë” se 1,429 sirianë, përfshirë së paku 426 fëmijë, janë vrarë nga kemikatet toksike. Cili është pragu për veprim? NATO-ja duhet të jetë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të dënuar ashpër regjimin e Assadit, i cili paraqet rrezik të qartë dhe të pranishëm për Aleancën. Shtetet e Bashkuara duhet ta shpiejnë NATO-n në veprim, shkruan James Stavridis për gazetën amerikane “New York Times”.Përgatiti: Valona Tela

 

Filed Under: Komente Tagged With: duhet ta ndihmoje Obamen, NATO, New York Times, per sirine

DAULLET E LUFTËS BIEN PËR SIRINË;KINËS- RUSISE DHE IRANIT I C’POHEN VESHËT

August 30, 2013 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia*/

Avokim i luftës në Siri është takuar me rezistencë të ashpër nga tre vende, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Iranin duke cituar shkelje të së drejtës ndërkombëtare , destabilizimi i rajonit dhe brishtësinë e ekonomisë ndërkombëtare si argumente kundër një ndërhyrje ushtarake .Si shpjegohet fakti, që dy nga tre vendet që përkrahin Sirinë nuk kanë të bëjnë fare Sirinë porsa i përket qoftë shtirjes gjeografike apo strukturës fetare të popullisë së vendeve të tyre,ndërsa Irani mbështete mbi disa arsye krejt ndryshe. Rusia dhe Kina kanë një popullsi me besim fetar krejt të kundërt nga Siria dhe ndërkaq Irani ka një popullsi me besimin  shumicë shite ,ku lideri i tyre fetar ka marrë frenat e udhëheqësit fetar botëror,ku një pakica e një besimi të tillë qeverisë Sirinë prej vitesh nga B.Assad.

Rusia prej vitesh ka kthyer shikimin drejt vendeve  arabe më së shumti drejt vendeve të cilat kanë një popullsi alevite.

Lufta e gjatë në Afganistan dhe  ikja prej andej me turpin e humbjes  kthye sytë nga vendet tjera ku qeverisnin alevitet të cilat kanë qenë në një armiqësi të përhershme dhe të vazhdueshme me synit,qysh prej ndarjes së thellë të tyre,në shekujt e parë pas largimit të profetit mysliman dhe me ndezjen e konflikit pas vrasjes së Imam Ali,Imam Hyseni në Qerbela,helmimi i Imam Hasanit,Përndjekje e ashpër dhe e dhunshme  nga Jezidi për familjen profetike dhe pasuesit e tyre mirëpo alevitet thonë se: Profeti Muhamed,ka treguar me citimin e bërë :”Unë jam qyteti i dijes,dhe Aliu është porta e saj”.

Madje duke parë shtëpinë e sekreteve sipas tyre ,profeti ka nxjerrë këtë frazë sipas botimeve që kanë kryer alevitët se:”Aliu është trashëgimtari im”, dhe të gjithë alevitet marinë  dorë spiritializmi nga  ky imam duke vijuar rregullat mistike të tij.

Kjo ndesh në pozitat forta të synive të cilat i kanë luftuar gjithëherës me ashpërinë më të madhe. Po të kujtojmë therjen masive, që u bëri jeniçerëve ku gjaku  lum vërshonte udhëve të Adërnas,nga Sulltan Mahmuti kuptohet qartazi se  pasuesit e tyre nuk do të kishin asnjë shpresë për paqësim.

Alevizmi është një grup fetar i kombinuar i shiizmi anatolian folklorik me elemente sufiste të tilla si ato të tarika bektashi, me një ndikim të shkollave nga Tengrism ose Zoroastrianism. Besimtarët jetojnë pothuajse tërësisht në Turqi, me minoritetet në Shqipëri, Bosnje, Bullgari, Krime, Kroacia, Qipro, Greqia, Hungaria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Tatarstani, Vojvodinë, dhe në diasporë turke.

Alevis janë në mesin e më të madhe turke, Turkmen, Tatar, Azeri, Zaza dhe nën-etnike kurde .

Duke parë këtë  fraksion të këtij grupimi fetar pyetja tjetër gjendet sërish:

-Ç’punë ka këtu Kina dhe Rusia kur kjo e fundit në  heshtje vendosi të forcojë praninë detare në Detin Mesdhe në afërsi të bregdetit sirian.  Rusët e bënë të qartë se vendosjet e tyre janë në përgjigje të situatës përreth Sirinë .

“Mirënjohur nga situata e formësimin deri në Mesdheun lindor, bëri thirrje për korrigjime të caktuara përmake- up të forcave detare , ” një burim i paidentifikuar në Shtabin e Përgjithshëm rus u citua nga agjencia ruse e lajmeve Interfax .

” Një anije -nëndetëse e Flotës Veriore do të bashkohen me forcat ekzistuese ruse detare  gjatë ditëve të ardhshme. Më vonë ajo do të jetë bashkuar nga Moskva , një kryqëzor me raketa e Flotës Detit të Zi “, ka shtuar burimi.

Duke njoftuar synimet e tyre ,rusët duket se kanë përforcuar  këtë pikë se një konflikt në Siri mund të jetë  shpejt të fitojë një dimension të rrezikshëm ndërkombëtar , mbasi zona tashmë është mbushur me luftanijet amerikane dhe britanike .

Rusia ka ushtruar ndikimin e saj për shumë vende të cilat kanë qenë dikur në ish-republikat sovjetike që tashmë kanë një popullsi të identifikuar alevit.Përvoja e Rusisë në Afganistanë tregoi se zjarri dhe hekuri mund të rinin bashkë    në një tokë që digjej cdo ditë kurrsesi interesat.

Krahas Rusisë u shfaq dukshëm në synimet e konfliktit me Rusinë,Irani.

Iranianët , thuhet në një koment ditor  mjeshtër në artin e luftës psikologjike , dërguan mesazhe përgjatë një udhë të dyfishtë për fuqitë perëndimore. Presidenti H. Rouhani ka  këshilluar SHBA dhe aleatët e saj për të respektuar ligjin ndërkombëtar në vendimmarrjen e tyre në Siri , i cili ka qenë i akuzuar për një sulm në rritje kimike javën e kaluar në periferi të Damaskut .Frika e Iranit mbështetet tek argumenti  se rënia e Assad një alevit dukshëm do të  mbetej Irani i vetmi vend ku alevitët kanë pushtet absolut.

Parë edhe në aspektin, që lideri fetar i këtij vendi  pretendon të jetë lider suprem tek alevitët përtej këtyre kufinjëve  kërkojnë që pushteti tu mbetet  pakicës alevite në Siri se sa një regjimi synit që mbështesin vendet arabe dhe Turqia që do të luanin lojën e maces me miun.

Njëkohësisht , komandantët ushtarakë të lartë iranianë , përfshirë edhe shefin e stafit të forcave të armatosura Hassan, paralajmëroi troç se ata do të djegin Izraelin , nëse Siria u sulmua , duke ngritur spektrin e përshkallëzimit të pakontrolluar rajonal.

Shefi i Iranit Trupave të Rojeve të Revolucionit Islamik  – Mohammad Ali Jafari theksoi se SHBA do të përballet me një tjetër skenar të luftës- Vietnam në qoftë se ajo në shënjestër  do të ishte  Siria .

Ç’punë ka Kina në këtë rajon shihet qartazi. Vazhdueshme me partneritetin e saj strategjik me Moskën pasi udhëheqësi libian Muamar Kadafi u përmbys dhe u ekzekutua gati dy vjet më parë , Kina përplasi  kërcënimin. Një editorial  Daily në Kinë , qortoi Uashingtonin për ndjekjen e një agjendë ” ndryshim regjimi ” në Siri . ”

Dhjetë vjet më parë ,SHBA-ja dhe aleatët e saje kanë  anashkaluar OKB-së dhe orkestruar një ndryshim të fortë regjimit në Irak me pretekstin se regjimi i posedonin Armët e Shkatërrimit në Masë, kjo nuk duhet të lejohet të ndodhë përsëri ,thekson e përditshme dhe  paralajmëroi se ” kjo ishte  që amerikanët  s’kanë mësuar nga gabimet e saj të shkuara dhe frenuar në idetë e të ndërhyrjes ushtarake në një vend tjetër ” . Vet , Ministri i Jashtëm kinez Ëang Yi përsëriti se “një rezolutë politike, që nga fillimi , ishte mënyra e vetme për çështjen siriane ” .

Kinezët kanë qenë gjithashtu të theksuar për mos  fillimin e përshkallëzimit të krizës siriane në ekonominë globale. Një koment, që u shfaq në Daily ka  vërejtur se, “sulmi kanosës i ka dërguar tashmë dridhura nëpërmjet ekonomisë botërore, si rezervat globale ranë të martën , ndërsa çmimet e naftës dhe ari u rrit . ”

Ndeshja e interesave dhe konflikti kanë tashmë të ravvizuar  frontin mbështetës të ndërhyrjes në këtë vend dhe frontin tjetër që kundërshtojnë këtë ndërhyrje. Në shqip kjo përkthet kështu: Daullet e luftës  bien për Sirinë-Kinës,Rusisë dhe Iranit i c’pohen veshët.

*Msc.Anetar i Akademise Evropiane te Arteve

Filed Under: Analiza Tagged With: daullet bien, Gezim Llojdia, per sirine

Artikujt e fundit

  • “ROLI I MËRGATËS SHQIPTARE NË BOTË DHE NË MËNYRË TË VEÇANTË I MËRGATËS TONË KOMBËTARE NË SH.B.A”
  • SHQIPËRIA, LUFTA DHE KRIZA E ÇMIMEVE, SI DO NDRYSHOJNË EKUILIBRAT
  • NË BE ME STANDARDE TË PLOTËSUARA DHE JO ME RETORIKË SARKASTIKE
  • KALATË PELLAZGE TË GANJOLLËS, PECËS E XIBRIT 

  • Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajčák takime në Kosovë
  • BETEJA E FUSHË-KOSOVËS 1389 DHE TRASHIGIMIA E SAJ…! 
  • President Biden and World Leaders Affirm Unity at the G7 Summit in Europe
  • KOSOVA PARA 33 VITEVE, DAULLE LUFTE TË SERBISË NË DITËN E VIDOVDANIT
  • Pikniku vjetor i AADLC dhe shkollës shqipe “Children of the Eagle”
  • Mundësi të barabarta? – Endërra në sirtar!
  • 20 vite më parë, Familja Mbretërore kthehej përfundimisht në Atdhe
  • “UNË JAM ANEMONE” NJË LIBËR NË KËRKIM TË DREJTËSISË DHE DËNIMIT TË KRIMEVE SERBE NË KOSOVË
  • DRITAN ABAZOVIQ, DRITE NE ERRESIREN POLITIKE TE BALLKANIT
  • Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York
  • Lunxhëria visi me heshtje dhe kambana me gjuhë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT