• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

POEZIA DHE NAIMI, BASHKUAN TETOVËN DHE PRISHTINËN

October 28, 2016 by dgreca

Përfundoi Edicioni Jubilar i FNP “Ditët e Naimit”/

1-ditet-e-naimit Për të njëzetën herë me radhë, poetët nga mbarë bota, si dhe poetë shqiptarë nderuan gjuhën shqipe, Naimin, shqiptarët… Edicioni i XX i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, i cili u mbajt prej 20-24 tetor 2016, ishte një festë, një ngjarje e madhe kulturore. Ky projektshenjues kulturor me karakter ndërkombëtar programin e tij e zhvilloi në kryeqendat e shqiptarëve: në Tetovë dhe në Prishtinë/Prizren. Ate e karakterizoi një program i ngjeshur letrar, artistik dhe kulturor. U mbajtën tri lexime letrare, u zhvillua një konferencë shkencore, u hap një ekspozitë fotografish të Festivalit dhe të Naim Frashërit, si dhe u bënë vizita të ndryshme në monumentet kulturore, historike dhe fetare në qytetin e Tetovës, Prishtinës dhe të Prizrenit.

Në këtë Edicion jubilar morrën pjesë afro 30 poetë me një shtrirje të gjerë gjeografike, si: Kuei-shien Lee (Taivan), Nicole Barriere (Francë), Ricardo Rubio (Argjentinë), Carla Cristopher (SHBA), Gabriela Elisha (Izrael), Dalila Hiaoui (Marok), Alicia Minjarez (Meksikë), Laus Strandby Nielsen (Belgjikë) Giuseppe Napolitano (Itali), Anton Baev (Bullgari), Sadik Bejko (Shqipëri), Kamran Mir Hazar(Hazaristan/Norvegji), Alla Polosina (Rusi), Chen Hsiu Chen (Taivan), Silke Liria Blumbach (Gjermani), Laure Cambau (Francë) Olivera Docevska dhe Dragana Evtimova (Maqedoni), Ragip Sylaj dhe Ndue Ukaj (Kosovë, Puntorie Muça Ziba (Maqedoni), Ilir Levonja (Shqipëri / SHBA), Riza Braholi dhe Odise Kote (Shqipëri) etj.

Në këtë Edicion jubilar morrën pjesë poetë me një shtrirje të gjerë gjeografike, si: Kuei-shien Lee (Taivan), Nicole Barriere (Francë), Ricardo Rubio (Argjentinë), Carla Cristopher (SHBA), Gabriela Elisha (Izrael), Dalila Hiaoui (Marok), Alicia Minjarez (Meksikë), Laus Strandby Nielsen (Belgjikë) Giuseppe Napolitano (Itali), Anton Baev (Bullgari), Sadik Bejko (Shqipëri), Kamran Mir Hazar(Hazaristan/Norvegji), Alla Polosina (Rusi), Chen Hsiu Chen (Taivan), Silke Liria Blumbach (Gjermani), Laure Cambau (Francë) Olivera Docevska dhe Dragana Evtimova (Maqedoni), Ragip Sylaj dhe Ndue Ukaj (Kosovë, Puntorie Muça Ziba (Maqedoni), Ilir Levonja (Shqipëri / SHBA), Riza Braholi dhe Odise Kote (Shqipëri).

Kështu, hapja e ceremonisë festive e Edicionit jubilar, të 20-it me rradhë, të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” u bë përmes një performance mahnitëse fishekzjaresh, para Qendrës së Kulturës  “Naim Frashëri”, në Tetovë. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, laureati taivanez Kuei-shien Lee, dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, vendosën buqete lulesh para shtatores së poetit tonë kombëtar “Naim Frashëri”, i cili ndodhet në qendër të Tetovës (shtatorja e Naimit është ngritur nga Drejtoria e Festivalit, në 100 vjetorin e vdekjes).

Më pas, në foajenë e Qendrës së Kulturës u hap ekspozita “Pelikani”, me fotografi, botime të shtëpisë botuese të Festivalit, pllakate, programe e ftesa të festivalit, si dhe shkrime të botuara nëpër gazeta dhe revista të ndryshme në gjuhën shqipe dhe ate të huaj. Publikut në këtë hapje iu dhurua antologjia e këtij edicioni dhe botime të tjera të Festivalit.

Hapjen e Edicionit jubilar e bëri, drejtori i Festivalit, z. Shaip Emërllahu, i cili tha se, “Letërsia ndër vite ka njohur modele dhe tipe të ndryshme ndërkomunikimi. Në vazhdimësi këto stereotipe dialogimi, të cilat kanë qenë të shumta dhe të ndryshme, kanë bartur peshën e zhvillimit dhe afirmimit letrar. Një nga ta është edhe modeli i festivaleve, i cili është mjaft i përhapur në botën kulturore. Festivalet ndërkombëtare letrare e kulturore, gjithandej nëpër botë, paraqesin stereotipe të veçanta komunikimesh. Ato kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një arenë, ku dialogohet nga afër në nivel subjekti letrar dhe kulturor, në nivel prodhimi letrar, gjuhësor, si dhe të atij etnik.

 

 

Kualiteti i qytetërimit, i njerëzimit, mvaret nga performanca e ndërtimit të një bashkëbisedimi, pra ‘nga dialogimi shpirtëror dhe frymor’. ‘Shpirti i një populli pasqyrohet në poezinë e tij, më mirë se, në çdo formë tjetër të artit’ – thotë Alen Boske. Kështu, ky dialogim eksperiencash letrare të etnive përmes këtyre takimeve letrare shpërfaq ngecjet dhe ecuritë përkatëse.

Në fjalët tona të hapjes së edicioneve të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ‘Ditët e Naimit’ (Tetovë), vazhdimisht kemi izoluar dhe afirmuar vlerat e ndërkomunikimeve bashkëkohore letrare e kulturore që kanë reflektuar 19 edicionet e këtij shënjuesi kulturor, i cili çuditërisht flet nga cepi i gjeokulturës sonë. Mbase, kjo është edhe një tregues se, aty ku ndodh ndeshja e diversiteteve, kjo formë komunikimi favorizon shkëputjen nga ‘rrethi vicioz i provincializmit dhe izolimit kulturor,’ rimburson rrjedhjet dhjetravjeçare në këtë drejtim, si dhe paraqet formën e vetëdijes sonë globaliste për të komunikuar, ruajtur dhe afirmuar identitetin kulturor e shoqëror.

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë ‘Ditët e Naimit’, përveç dialogimit nëpërmjet leximeve letrare, debateve letrare ajo komunikon edhe përmes përkthimit të letërsisë së huaj në gjuhën shqipe dhe anasjelltas. Këto përkthime vijnë nëpërmjet publikimeve të veçanta, si dhe përmes botimit të antologjive të poezisë së poetëve pjesëmarrës. Botimet elektronike janë një tjetër menyrë komunikimi e poezisë së poetëve, ashtu siç janë edhe përurimet e botimeve të ndryshme të edicionit të Festivalit.

Nën dritën e një formatimi të ri global këtyre modeleve të interkomunikimit iu nevojitet një rishikim, pra një kod që do t’iu përgjigjet kërkesave që i dikton kjo epokë unifikuese.

 

 

Sa ekziston gadishmëria, cila është vetëdija dhe sa arrijmë ta akceptojmë nevojën e modifikimit të këtyre modeleve ndërkomunikuese, kur sa vjen e dëshmohet edhe përmes këtyre festivaleve letrare se, ‘poezia është një mjet interkomunikues dhe interkulturor që mund të shfrytëzohet racionalisht dhe praktikisht edhe në këto kushte moderne, kur flitet për një frymë globale’..”

Më pas, artisti Zeqir Mehmeti i dorëzoi punimet artistike: logon e Festivalit dhe emrin e poetit kombëtar, Naim Frashëri,  drejtorit të Festivalit për kontributin e tij 20 vjeçar.

 

 

 

Edicionin e XX të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” e përshëndeti edhe kryetarja e komunës së Tetovës,  zonj. Teuta Arifi. Ajo, në fjalën e saj, në mes tjerash theksoi se, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” për 20 vjet ka luajtur një rol të madh në afirmimin e kulturës dhe letërsisë shqipe, në afirmimin e qytetit tonë… kështu, që ajo kërkoi nga institucionet që t’i kushtojnë një vëmendje më të madhe këtij Festivali.

Filed Under: LETERSI Tagged With: “DITËT E NAIMIT”, Ilir Levonja, Perfundoi, Shuaip Emerllahu

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT