• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PËRSIATJE NË NATËN E KRISHTLINDJES

December 24, 2016 by dgreca

1 eugjen merlika

Shkruar nga Eugjen Merlika/Ka dymijë vjet që, në fillim një pjesë e vogël njerëzish, më pas gjithënjë në rritje, deri në shifra shumë të mëdha, në çdo 25 dhjetor, festojnë lindjen e Fëmijës Jezu. Ndërkaq, në rruzullin tonë, në këtë pikë t’Universit të zgjedhur nga Krijuesi për të ndërtuar botën e të ngjajshmëve të tij, lindnin çdo ditë shumë fëmijë. Ata rriteshin, burrëroheshin, plakeshin e vdisnin, për t’u mbuluar me pluhurin e përjetshëm të harresës që do të kursente shumë pak prej tyre, ata që do të hynin në botën e vogël të “farëve”, t’atyre që do të merrnin përsipër misionin e zhvillimit e të ecjes përpara të gjithë njerëzimit.Fëmija i lindur në një shpellë të Betlemit ishte i veçantë. Kishte dalë nga barku i një virgjëreshe që quhej Maria. Ai nuk ishte fruti i një pasioni njerëzor që i a bën të pranueshme çdo femre gjithë mundin, dhimbjet e sakrificat e një akti që është në bazën e vazhdimit të historisë njerëzore. Megjithatë ai ishte një fëmijë i zakonshëm që prindët do t’a merrnin në krah, për të ikur larg së bashku drejt një vendi që do t’u epte mundësinë të shpëtonin jetën e tij të kërcënuar nga një urdhër fëmivrasës i një mbreti.Ai do të rritej si gjithë të tjerët në shtëpinë e marangozit Jozef, do të luante me fëmijët, do të miqësohej me moshatarët.

Ungjillori Luka na tregon se në një rast kur Jezui 12-vjeçar kishte shkuar bashkë me prindërit në Jeruzalem, për të festuar Pashkën ebraike, u zhduk për tre ditë dhe u gjend në Tempullin e Madh të qytetit, tek kuvendonte me të diturit e kohës, doktorët e tij. Ky episod, ndër të paktit që ndriçon fëmijërinë e tij, dëshmon brumin mendor me të cilin kish lindur e ish formuar djaloshi. Në ndryshim nga moshatarët Ai kishte orë të tëra, në të cilat qëndronte i vetmuar, i zhytur në mendime e përsiatje. Ato orë përbëjnë misterin, të pazbuluarën të cilën Jezui, Shpëtimtari, e mori me vete. Në një çast të caktuar, kur Ai mbushi tridhjetë vjeç, rrjedha e qetë e jetës ndryshoi.

Ai filloi të flasë gjatë mes njerëzve e të bëjë “mrekulli”. Fjalët e Tij hynin drejt e në zemrat e ndigjuesve, i bënin jehonë dëshirave të tyre të fshehta, portretizonin një botë krejt të ndryshme nga ajo në të cilën jetonin. Bota e tyre, e ndërtuar mbi themelin e sundimit të më të fortit, ku mbizotëronte “përdhuna e krenarit, vonimi i ligjës, gojëçthurja e zyrtarit dhe shkelmat që çdo vlerë zemërgjërë nga të pavlershmit merr…”, po të parafrazojmë të madhin Shekspir, do të përballej me një përfytyresë të re ku vëndin e dhunës, të mizorisë së të fuqishmëve do t’a zinte dashuria për njëri tjetrin. Fjalët e Tij ishin mesazhi i Krijuesit për një njerëzim të sëmurë, që luhatej në rrugën e tij mes ecjes përpara e vetëshkatërrimit.

Fjalët e Jezuit, sermonet para turmave e ndjekësve, parabolat e thjeshta me të cilat zbërthente thelbin e dukurive njerëzore, do të përbënin revolucionin më të madh që ka njohur njerëzimi në rrugën e tij të gjatë. Ai nuk ishte një revolucion me dhunë ku një pjesë njerëzish, të armatosur me një paketë bindjesh e idesh, do t’u a bënin të detyrueshme konceptet e tyre pjesës tjetër nëpërmjet armëve, terrorit e vdekjes, siç do të ndodhte shumë shekuj më vonë. Ai ishte shpallja e një doktrine barazie e drejtësie, ku elementi kryesor që do të përcaktonte marredhëniet mes njerëzve do t’ishte jo urrejtja, por dashuria e ndërsjelltë. Parimi themelor i asaj doktrine ishte  “të mos i bëhej tjetrit ajo që nuk do të të pëlqente të të bëhet ty” e fuqia e saj në lajmërimin e një epoke të re ku njerëzimi, i sfilitur nga mëkatet e shumta, do të kishte mundësinë të shëlbehej e të ringjallej. Për t’ia arritur kësaj Zoti kishte dërguar në tokë birin e tij që, nëpërmjet kryqëzimit, do të shpëtonte njerëzimin nga pesha e mëkateve. Ishte një hap më tej kundrejt tabelave të Moisiut, që përcaktonin kontekstin moral në të cilin duhej të përshkohej jeta njerëzore. Krishti sillte mes njerëzve shpresën. Ky ishte rezultati më i rëndësishëm i pranisë së tij të shkurtër mes frymorëve të këtij planeti.

Fuqia e mesazhit të Tij ndau më dysh historinë njerëzore duke përcaktuar fillimin e një ere të re. Për dhjetëvjeçarë me rradhë historiografia e regjimeve komuniste e quajti me këtë term vitin zero kur lindi Krishti, duke mbajtur n’errësirë popuj të tërë mbi një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë njerëzore. Habit fakti që tani pasardhësit e atyre regjimeve janë bërë “mbrojtës të flaktë” të besimeve fetare e që marrin pjesë në meshat e Kërshëndellave apo Pashkëve, ose shkojnë në Vatikan për të kërkuar bekimin e Papës. Nëse nuk është shprehje tipike e hipokrizisë, e lidhur me interesa të mëdha të imazhit për oportunizëm politik, siç mendoj, duhet t’a pranojmë këtë dukuri si një nga mrekullitë e viteve të fundit të Jezuit.

Mesazhi i Krishtit u luftua, i u nënështrua për shekuj të tërë dhunës së Perandorisë më të fuqishme të kohës, asaj romake, në lashtësi. Të njëjtin fat pati në kohët e reja, kur u bë  prè e sulmeve të paparimta të revolucionarëve të ndryshëm, në veçanti të idhtarëve të Marksit, të ardhur në pushtet në më shumë se një të tretën e botës. Megjithatë ai nuk u ndal, nuk u kufizua, nuk reshti së pushtuari mëndje e zemra njerëzish gjatë dymijë viteve. Kjo provon vërtetësinë e tij, sepse vetëm e vërteta ka fuqinë të shkallmojë mure, prita, gardhe që dhuna, në forma të ndryshme, i ve përpara për t’i penguar ecjen. Ai ushqeu gjithmonë shpresën për kohë më të mira e i armatosi njerëzit me durimin për të përballuar me dinjitet edhe sfidat më të tmerrshme, mbasi edhe në përshkimin e tuneleve më t’errëta të jetës fjala e Tij ishte një dritë në fundin e tyre.

Qindvjetori i shkuar vuri në provë shumë popuj e shumë njerëz nëpër lagerët e gulagët e pafund të ferreve naziste e komuniste. Ata qindra milionë krijesa njerëzore, që patën fatin e keq të kalojnë nëpër to, që u ballafaquan në çdo çast me dhunën e mizorinë, e dijnë mirë se me çfarë besimi e shprese në zemër i drejtonin sytë nga qielli, në heshtje duke kërkuar ndihmën e Tij…Dukej sikur pesha lehtësohej, dhimbja pakësohej e fuqitë shtoheshin. Thonë se në vitet e tmerrshme të shtypjes policore në kampin e Spaçit, mbas revoltës së 1973-shit, në netët e ftohta të dimrit mirditas, hija e Krishtit shoqëronte vargun e të burgosurve që i ngjiteshin malit për të marrë turnin e punës. Nuk di me siguri sa është e vërtetë kjo. Shfaqjet e Zonjës së Bekuar janë të vërtetuara në Lourdes, në Fatima, në Mezhdugorie, madje dhe të fotografuara, të Jezuit më pak. Por nuk do të kishte asgjë për t’u habitur dukuria e Spaçit, mbasi rrallë herë prova e dhimbjes ka qenë kaq e hidhur sa në qelitë dhe galeritë e atij kampi të mallkuar, në mesin e viteve 70.

Mesazhi i Krishtit është një gjithësi vlerash, konceptesh, dukurish, që shkojnë nga jeta intime e njeriut, tek bashkësia e parimet e saj, tek Shteti e ligjet e tij, tek Krijuesi e raporti i krijesës me të. Është një godinë madhështore ku nuk ka skuta  të pandriçuara, ku parimin e dënimit e ka zëvendësuar ai i faljes, ku njeriu është objekt e subjekt i historisë së tij vetiake dhe njëherësh i asaj të njerëzimit. “ Nuk kam ardhur t’i u  sjell paqen, kam ardhur me shpatë në mes tuaj…” shprehet Krishti në një nga predikimet e Tij. Në dukje ka një paradoks, jep idenë se edhe lajmëtari i dashurisë hyjnore ka nevojë për dhunën për të mbështetur argumentat e Tij. Në fakt shpata është simbolike, është lufta e brëndëshme që duhet të përballojë njeriu për të sendërtuar paqen me veten, me t’afërmit, me bashkësinë njerëzore e deri me vetë Krijuesin. Për vetë natyrën komplekse të njeriut, të përbërë së shumti nga instikte, dëshira, synime e interesa vetiake të njëanëshme, rruga e përsosmërisë morale, shtegu i domosdoshëm për të kaluar në paqen e brëndëshme dhe botën sipërore të Krijuesit, lufta brënda individit bëhet një praktikë e përjetëshme. Në këtë luftë del i fituar më shumë ai që mëkatet e tij i shlyen nëpërmjet pendesës së sinqertë, mbas një pjese jete të stuhishme, se sa ai që kalon jetën e tij duke  respektuar parimet. Kur kthehet në shtëpi “djali plangprishës” shkakton më shumë gëzim se sa vëllai që çdo ditë punon normalisht për familjen. Duket diçka e pakapëshme për logjikën e thjeshtë tonën, madje bie ndesh me të, si në rastin kur Krishti predikon për t’i kthyer faqen tjetër shpullës.

Njerëzimi i projektuar nga Krishti është një shoqëri ideale e cila përjashton dhunën, si faktor rregullues i bashkëjetesës. Por sa i mundshëm  do t’ishte sendërtimi i kësaj shoqërie që trashëgon që nga agimet e saj luftën mes njerëzve, madje dhe brënda një bashkësie apo familjeje, që fillon me vëllavrasjen? Krishti predikon, këshillon, shëron, bën mrekullira, por është i vetëdijshëm se mësimet e Tij janë më shumë në bazën e shëndoshjes e ringjalljes shpirtërore të njerëzve se sa të organizimit të tyre shoqëror e shtetëror.  “Mbretëria ime nuk është e kësaj bote “, “ Rrugët e juaja nuk janë rrugët e mija “, janë pohime që nxjerrin në pah personalitetin jashtëtokësor të profetit. Ai nuk merr pozën e ligjvënësit dhe as të zbatuesit të ligjeve tokësore. Për Të është i huaj pushteti zyrtar mbi njerëzit, por Ai fiton mbi ta atë shpirtëror, sepse është zëdhënës i fjalës së Babait, i dërguar në Tokë për të ndryshuar rrjedhën e mbrapshtë të lumit njerëzor. Megjithatë Ai predikon parimet e rregullat e bashkëjetësës mes njerëzve, si koncepte  rregulluese të shoqërisë, në të cilën institucionet  shërbejnë si katalizatorë të dukurive shoqërore, pa të cilët bashkësia njerëzore do të kthehej në një anarki shkatërruese. Në këtë anarki do të përfitonin parazitët, mashtruesit, lajkatarët, njerëzit pa skrupuj që kanë për parim vetëm interesin e tyre. Në Tempullin e madh të Jeruzalemit Njeriu – Zot rrëmbeu kamzhikun dhe përzuri me të farisejtë që e kishin mbushur. Sa i dobishëm do t’ishte sot ai kamzhik për të pastruar institucionet e Vendit tonë nga farisejtë bashkëkohorë që i kanë pushtuar…..

Njeriu jeton në dy sfera që duken të ndara, por që nuk përjashtojnë njëra tjetrën. Njëra është ajo temporale, jeta e zakonshme materiale me problemet e saj të përditëshme, me lodhjen, varfërinë, punën, familjen, Shtetin e marrëdhëniet e individit me të dhe ligjet e tij. Tjetra është ajo shpirtërore, që duhet të mbështetet në raportin e brëndshëm me t’afërmit e me Hyjninë e në pregatitjen e vetes për ballafaqimin me Të, kur jeta tokësore të ketë mbaruar kursin e saj. Por ky dualizëm harmonizohet nga ligjet universale të Krijuesit që, nëpërmjet fjalëve të Krishtit, gjejnë përhapjen e tyre mes njerëzve e shërbejnë si udhërrëfyes në jetën e tyre. Në këtë kontekst është tepër domethënëse dhe e një aktualiteti të paperëndueshëm thënia: “Jepini Qezarit atë që është e Qezarit dhe Zotit atë që është e Zotit!”. Është një porosi shumë e vyer të cilën, fatkeqësisht, Njerëzimi, në rrugën e tij të gjatë, nuk e mbajti parasysh.

Vetë godina e Jezuit, Kisha katolike, për kohë të gjata, lakmoi rolin e Qezarit e, sa herë Qezarët e rradhës mëtuan të zëvendësojnë Zotin në jetën e vartësve të tyre. Neve, si popull, na takoi shorti më i keq, mbasi “Qezari” ynë e fshiu krejtësisht Perëndinë, jo vetëm nga goja e nënshtetasve të tij, duke u a bërë t’a paguanin me kokë, ose vite të gjata burgimi e pune të detyruar ushtrimin e kultit të saj, por edhe nga fjalori, duke e kthyer Shqipërinë, zyrtarisht, në Shtetin e vetëm ateist në botë edhe nga ana juridike.

Në qendër të doktrinës së Krishtit është koncepti i faljes, që bëhet urdhërues e merr tone madhore kur është fjala për të vrarë me gurë një prostitutë : “ Ai që e ndien veten pa faj të hedhë gurin e parë!” Është një nga pikat kulmore të Testamentit të Ri, një çast, në të cilin Krishti na paraqitet si një poliedër që rrezaton dritë gjithandej. Na zbulohet si vetëdija kritike e Njerëzimit, nga buron një konceptim i ndryshëm i ligjeve në fuqi, të trashëguara apo të fituara. Nuk mjafton të zbatohet një ligj që dënon një grua që shet trupin e saj, mbasi, në rastin konkret, faji nuk përqëndrohet vetëm në personin, por merr përmasat e një dukurie të përgjithëshme, në të cilën, thellë në vete, secili ka një pjesë. Prandaj aftësia e gjykimit njerëzor zbehet, nuk ka fuqi, i lëshon vendin gjykimit hyjnor, që shprehet nëpërmjet fjalëve që Jezui i thotë Maria Madalenës, të ulur në gjunjët e tij.

Jeta e shkurtër e predikuesit më të shquar të Njerëzimit përfundoi në kryq. Çastet e fundit nxjerrin në pah më së miri dyfishësinë e qënies së Tij njerëzore e hyjnore. Ajo klithmë dëshpërimi “Ati im, Ati im përse më ke braktisur?”, mbas një torture sfilitëse tri ditëshe i gozhduar në Kryqin e drunjtë, kur fuqitë njerëzore pothuajse ishin shterrur, është përsëritur me miliona herë në historinë e gjatë të mizorive njerëzore. Viktimat e këtyre mizorive kanë lehtësuar shpesh peshën e vuajtjes duke menduar Shpëtuesin e Njerëzimit në kryq. Ajo klithmë dhimbjeje e dëshpërimi u pasua nga qetësia e vdekjes dhe ngjitja në qiell. Ky akt përfaqëson mesazhin më të përkryer të shpresës, një mesazh që ngulitet thellë e që bën të mundur përballimin e së keqes në format e saj më skajore.

Kanë kaluar dymijë vite, por në çdo natë Krishtlindjesh ne rijetojmë çastin e Betlemit. E rijetojmë në forma e mënyra të ndryshme, jo rrallë edhe nëpërmjet shfaqjesh që s’kanë asgjë të përbashkët me personazhet e shpellës së Betlemit. I rijetojmë ata çaste me një hidhësirë në gojë, sepse jemi të vetëdijshëm se, megjithë përparimet që ka bërë Njerëzimi në rrugën e tij drejt zhvillimit e mirëqënies, megjithë realizimet fantastike të disiplinave të ndryshme shkencore, megjithë shpalosjen e paprerë të parimeve më fisnike në karta e dokumenta, ne mbetemi ende larg sendërtimit t’asaj shoqërie në të cilën mësimet e Krishtit të mos jenë vetëm objekt predikimesh klerikësh nëpër kisha.

Në çdo prag mesnate, kur presim në heshtje e të zhytur në përsiatje çastin simbolik t’ardhjes së Mesisë së Betlemit mes nesh, secili në botën e tij të vogël i bën një shqyrtim vetes, për të shkoqitur në intimitetin e tij, ku i vetmi dëshmitar mund të jetë Zoti, gjithshka që nuk duhet të kishte bërë apo ato që duhet të bënte dhe i mungoi dëshira, vullneti, interesi. N’atë intimitet të secilit, larg çdo lloj hipokrizie njerëzore, mbasi vetëm vetja nuk mund të gënjehet, ndoshta fillon ecja në rrugën e gjatë e të vështirë të sendërtimit të mësimeve të Krishtit. Aty lind shpresa se diçka do të ndryshojë për mirë.Ne e ushqejmë atë edhe se përvoja e gjatë e së shkuarës  së Njerëzimit na le pak shteg për të besuar. Kjo është fuqia e Natës së Kërshëndellave, që nuk kanë mundur t’a pakësojnë as shekujt, as njerëzit, as teoritë apo doktrinat e tyre, që vazhdon të pushtojë, të magjepsë, sepse i flet shpirtit të njeriut dhe ai është i përjetshëm.

Filed Under: Opinion Tagged With: Eugjen Merlika, NË NATËN E KRISHTLINDJES, persiatje

Eter dhe bij te ketij shekulli

December 2, 2015 by dgreca

Persiatje per librin filozofiko-letrar “Im Bir “ te  Dr. A. Harxhit /

Nga ILLO FOTO-New York/

Brezat i kane transmentuar njeri tjetrit nje pervoje profesionale dhe jetesore , gjithnje me te dobishme dhe me solide . Ndihmesa e personave te vecante, ne totalin e zhvillimeve njerezore, ka bere qe shekujt te emerohen me emrat ose veprat e tyre te shquara . Fundi i shekullit 20 dhe fillimi i atij 21 , kur dorezohet stafeta e brezit perkates, ka nje ndryshim esencial nga brezat para ardhes . Nuk behet fjale , per zbulime te izoluara , sado te famshme te jene ato . Te tera zbulimet para ardhese jane konkretizuar ne nderhyjen e dores njerezore ne kodin gjenetik dhe ne udhetimet rutine ne galektike , nderthurur me teknollogji komunikimi, qe ndjek shpetesine e drites . Pervetesimi i ketyre teknollogjive kohore perben nje befasi per te dy brezat , aq sa perben dhe nje veshtiresi te re te pa parashikuar te lidhjeve midis tyre . Brezat gjithnje kane mbartur diferenca te kultures , botkuptimit dhe etikes . Njeri brez ka perfaqesuar traditen konservatore , tjetri ka perfaqesuar te rene liberale .  Ndryshimet teknollogjike aktuale , kane marre fuqi sundduse. Ai , qe mbetet i pa ndryshuar, ne situaten e teknollogjive sunduse , eshte njeriu me gjak dhe nerva , qe krijon lidhje shpirterore dhe fizike , duke riperterire jeten pafundesisht. Linja e dorezimit te stafetes , ne brezat para ardhes , ka ndjekur trajektore te ngjashme , nga shekulli ne shekull. Lidhjet e brezave ne kushtet e reja ka qene dhe mbetet nje teme studimore e veshtire dhe me shume debate . Gjeja me e thjeshte e prindit eshte lenia e vlerave pasurore , qe rregullohet me nje akt noterial te zakonshem . Eshte tjeter gje t’i transmentosh brezit tjeter , sot , pervojen profesionale dhe aq me veshtire t ‘i transmentosh pervojn jetesore me permbajtje emocionale . Autori i njohur , doktori Adem Harxhi , ne pragun e 80 vjetorit te tij te lindjes , del perpara lexusit me botimin e nje libri jo thjesht mjekesor , por me permbajtje sociale te nderthur me dashurine per jeten , konsideraten per vdekjen dhe perditshmerine jetesore te te dy brezave , qe ballafaqohen kete fillim shekulli . Libri titullohet “Im Bir “, eshte me permbajtje thjesht filozofike dhe eshte shkruar me nje stil letrar te admirushem , qe i ben te tere lexusit te jetojne me pulsin e problemeve jetesore , qe pershkruan autori . Mund te kishte gjetur nje titull tjeter , me pompoz , por ky pompozitet do ta bente librin me akademik . Do t’i ngrinte mardheniet midis prinderve dhe femijve , duke i zyrtarizuar ato pak marrdhenie emocionale , qe kane mbetur pa u trazuar . Komunikimi i brezave eshte i lindur . Librat vetem i lemojne ose i ashperosojne mardheniet kongjenitale . Brezat natyralisht mbeten bashkepunus , kur ruhet intimiteti , jasht teorizimit akademik dhe membranave kompjuterike te pa depertushme . Brezat jane dhe do te mbeten prinder dhe bij . Skemat e tjera jane perjashtuse.

Subjekti i gjithe librit permblidhet ne nje fjali te vetme : Jeta ka triumfuar dhe do te triumfoi   edhe kur eshte e kercenuar skajmserisht nga vdekja , qe jo rralle behet ndihmese e saj . Mjeket jane roje te jetes , te armatosur me shkencen kohore , qe gjithnje fiton teren mbi te panjohurat e natyres . Natyra eshte kecenuse aq sa eshte aleatja e jetes . Aftesia e mjekut eshte te gjeje racionalen ne jete . Dhembja dhe vdekja rrine kercenushem kundruall jetes     te fshehur me fanatizem nga injoranca , pakujdesia , dembeleku dhe pa pergjgjshmeria e mjekve , qe shkelin me dhe pa ndergjegje betimin e Hipokratit .

Te gjitha shoqerite dhe kulturat jane shprehur se mjeku dhe gjykatesi jane profesione shoqerisht te vecanta . Jane shume afer hyjnores , por statusi i tyre eknomik rregullohet nga shteti si dhe edhe nga aftesite e tyre menazheriale dhe profesionale . Ne c’do shtet mardheniet e tyre me shoqerine dhe manifestimi i aftesive te tyre , eshte specifike   per c’do komunitet .

Mesazhin e mjekut model , si sherbestar besnik i popullit , na i ka dhene autori , Dr. Adem Harxhi , ne librin e vet mjekesor –filozofik , me tiullin sinjifikativ , “Im Bir “ .   Mbi kete liber ,   jam duke shprehur  mendimin tim modest , per problemet themelore , mbi te ciliat libri ka hedhur drite . Libri na jep shume mesazhe , per brezin e ri , qe merr stafeten e vijimit te jetes njerezore .

Brezi i ri ka ndryshime rrenjesore ne mentalitet dhe edukate , nga te tere brezat para ardhes . Jetojme ne kohen e teknollohjise me te sofistikuar te historise . Te tera shkencat kane arritur kulmin zhvillimor , madje edhe shkencat mjedisore , qe kercenojne jeten me ndryshimet klimatike . Teknollogjia sundon boten me forecen mbinatyrore te elektronit . Njeriu ne shume rraste mbetet rob inferior i kesaj teknollogjie , qe ka hyre ne brendesi te gjenit ultramikroskopik dhe te gjenetikave pa mbarim .

Autori Harxhi , ne librin e tij , u meson lexusve qe te vene teknollogjine ne sherbim te jetes , jo te mbetet jeta ne sherbim te teknollogjise . Kjo rruge eshte e gjate dhe e mundishme , me shume nervore se sa fizike , por eshte e mundur te fitoi jeta mbi vdekjen , e nesermja mbi te djeshmen .

Shqiperia ka qene dhe mbetet vend i varfer . Kete varferi proverbiale e ka pershkruar dhe Migjeni , kur merr pergjegjesite e brezit te ri , per te triumfuar ne shekullin e ri te tij . Shqiperia ka pasur dhe ka mjek , qe e kane kryer detyren me perkushtim te rralle , si F. Shiroka , V. Laboviti , P. Cani, Hoxha , Paparisto  e qindra te tjere , qe kane bere historine e mjekesise shqiptare . Autori i librit , ka qene dhe mbetet nje nga rojet me besnike dhe me te perkushtuar te rujtjes se jetes se njerzve dhe permiresimit te vazhdushem te cileseise se jetes se shqiptarve . Gjthe jeten e tij e ka pershkruar me stetoskop ne qafe dhe syte mbi libra , per t’i hapur shtigje te reja mjekimit te te gjitha semundjeve , qe c’do dekade e me ashper , sulmojne jetet njerezore .

Ne Tetor te ketij viti , Keshilli bashkiak i   Bashkise Gjirokastres e lauroi Dr. Harxhin me certifikaten “Nderi i Gjirokastres “. Dr . Harxhi eshte veprimtar shoqeror . I perket brezit te mjekve shqiptare te shekullit 20 , qe jane pasardhes te denje te mjekve te shquar te shtreses te intelektualve te viteve 30 te shekullit 20 . Doktor Harxhi , ka shkuar vullnetarisht , si mjek ne spitalin e Gjirokasteres , qe njihej si spitali me i ri i kohes, por pa mjeke te shquar . Beri emer si mjek dhe shpejt u ul ne politronin e Drejtorit te ketij institucioni . I shkriu te tera energjite mendore , fizike , drejtuse dhe profesionale , deri sa Spitali i Gjirokastres u be me i famshmi ne vend . Kete nuke them une , por bashkekohesit , qe njifnin dhe mjekesine e shteteve fqinj . Disa te moshuar , te asaj kohe , paten pohuar se Spitali i Janines , ishte i krahasushem  me  spitalin rajonal te Gjirokastres . Te tjere bashkekohes deshmojne , se per raste specifike , ne spitalin e Gjirokastres , kishin gjetur sherim paciente te ardhur nga qarqe te tjera dhe jo pak edhe nga Tirana .

Ne spitalin e Gjirokastres , me shume se barnat , sheroheshe me sherbim korrekt mjekesor , shoqeruar me pasterti organike dhe me kujdes mjekesor te mbeshtetur nga zbulimet kohore te fjales se fundit . Keto kumtoi ne fjalen e saj Kryebashkiakja e Gjirokasteres ne festen , per dhenien e titullit te “ Nderit te Gjirokastres “ , Dr Ademit . Ne fund , ajo vuri ne dieni pjesmarrsit e tubimit , se ne rrastin e dhenies se titullit , antaret e Keshillit u shprehen te tere dakort , pa asnje abstenim . Keshtu do te ndothte dhe po te pyeteshin te gjithe banoret e Gjirokasters , nje per nje . Ky solidaritet nuk eshte as i imponuar dhe as i rrastesishem . Dr. gjirokastrit Adem Harxhi ka merituar per shume kohe dashurine e bashkeqytetarve . Ai vijon te jete nje atdhetar i flakte dhe veprimtar shoqeror i shquar ne Atdheun e origjines dhe ne atdheun e dyte – Amerike .U zgjata disi ne pak momente jetshkrimore te autorit dhe do te vijoj per te permendur te tjera fakte , sepse ai eshte personazh kryesor ne liber . Ai ka marre pjese ne te tera vuajtjet e pacienteve . Eshte e njejta gje te flasi doktor Ademi , ose pacienti i tij . Ky doktor eshte futur ne lekuren e c’do pacienti , qe ka mjekuar . Kete , qe ka bere vete , ju keshillon mjekve te rinj , qe metaforikisht eshte gjithe brezi i ri intelektual i Atdheut .Vlera e sejcilit intelektual duhet te matet sa ka bere per cilesine e jetes te tjerve , pa marre parasysh deshtimet . Te mbajne ne vemendje mesimin e Presidentit Linkoln : “ Ka deshtim te ndershem dhe fitore te turpshme “ .

Libri i dr. Harxhit permban 61 ese , me persona reale . Autori ja ka dale te na japi mesazhe te qarta , per jeten , dhimbjen dhe vdekjen . Te tre keto evenimente jetesore udhetojne se bashku , konkurojne padrejtesisht dhe pabarazisht, per te krijuar , individualitetin njerezor , ku   dy role primare i luajne mjeku dhe gjykatesi. Te tretin e luan vetvrasja , qe jo gjithnje eshte e shperfillur nga ligji , derisa denimi me vdekje eshte i ligjeruar ne shume shtete edhe demokratike .

Personazhi qendror ,  mjeku eshte metafore , sepse edhe punedhenesi , edhe politikani jane mjeke te situatave shoqerore , qe ne shume rraste jane me te egra se vete dhembja fizike . Autori, sic u shprehem dhe me siper ,  eshte shkrire ne te tera esete dhe problematikat , qe shtjellon me nje proze te rrjedhshme , qe mund te emertohet proze filozofike . Keshtu e emetoj une , por ndonje lexus me i specjalizuar mund ta emertoi proze poetike , sepse ka shpirt njeriu , ka jete dhe pathos .

Libri i Dr. Ademit , nga ana praktike perben nje bilnac te pervojes shkencore te brezave parardhes , per brezin e shekullit te teknollogjise digitale . Brezat paraardhes te mjekve , paten mjete dhe aparatura shume me pak se sot . Per te kompesuar kete mangesi , ata ju drejtuan vetes . E gjeten zgjidhjen ne rritjen e perkushtimit ndaj te semurit dhe bene gjithcka te duhur , per kohen . Rritja e moshes mesatare te shqiptarve , ne shekullin , qe lame pas e deshmon se mjekesia shqiptare e atij shekulli u misherua me sukses . Per kete pjese racionale te brezave para ardhes ka nevoje praktika mjekesore e brezit te mjekesise te shekullit te ri me teknollogji te sofistikuar . Sado e sofistikuar te jete teknollogjia kohore , ajo nuk ka lindur ne boshllek . Mjeket e rinj , lipset t’i japin fryme teknollogjise , jo te behen shtojce e saj . Kete fryme , kete perkushtim e gjejne te gatshme nga pervoja e mjekve te shekullit para ardhes . Kemi te bejme me mjekesine , ku shkrihet teknika me biollogjine , ku mjeku duhet te jete katalizatori aktiv .

Libri i dr. Harxhit ehte nje manifest , qe sqaron se si brezat duhet te komunikojne natyrshem dhe ky komunikim nuk vlen vetem , per mjekesine , por per te gjitha specjalitetet . Mjekesia paraprin , sepse permban specifiken e identifikimit me zoin tokesor.

Dr . Ademi shkruan letersi te vertete . Nuk ka personalitet qe nuk ka shkruar letra , por nuk eshte e lehte te besh kete lloj letersie , qe ne c’do rrast ka karakter emocional .

E tere vepra krijuse e botuar e Dr. Harxhit ka ne brendine e vet dashurine per njeriun , ne te tere problematiken , perfshire eliminimin e dhembjeve fizike , te dhimbjejeve shoqerore dhe permiresimin e cilesise se jetes . Libri per te cilin bejme fjale , i stigmatizon te tera keto probleme dhe jep rrugezgjidhjet , ne favor te jetes njerezore .

Doktor Harxhi , nuk rri ullur ne politronin puplor dhe me gishtin tregus , te na rekomandoi per etiken e sjelljes dhe te punes . Ai eshte vete problemi dhe vete zgjidhja . Kete privilegj nuk ja jep vetem mosha , por kariera e shkelqyer profesionale , ne bashkveprim me dashurine per te semurin vecanerisht dhe per njeriun ne vuajtje pergjithesisht .

Jeta , dhimbja dhe vdekja , bashkejetojne krah per krah . Eshte mjeku , qe i jep prioritet njeres prej tyre . Mjeke te te tre kategorive ka ndeshur shume autori , gjat karieres te tij te gjate dhe shume te sukseshme . Kryebashkiakja e Gjirokastres theksoi , ne vijim : “ Dr. Ademi ka qene 25 vjet Drejtor i spitalit tone rajonal . Kjo kohe mbahet mend si periudha , kur institucioni ka arritur majat me te larta si spital rajonal . Ishte spitali me mire ne shkalle vendi . Sa do te deshironim , qe ta kishim spitalin tone , ne nivelin , qe e coi Dr. Ademi 30 vite me pare “ . Nuk ka lexus dhe degjuas , qe nuk u beson ketyre fjaleve , kur ish Drejtori ka kohe , qe gezon pensionin , dhe ka 30 vite , qe eshte larguar nga Gjirokastra , vendlindja e dashur , qe i sherbeu me perkushtim te madh .

Metafora ndihet qe ne titull . 61 esete e librit rrahin probleme te ndryshme , ne te cilat autori merr pjese si te ishin te birit te tij . Biri i tij eshte i te terve dhe te tere jane bijt e tij , kur eshte fjala per te ndare probleme me ndjeshmeri te larte , sic eshte dashuria per jeten . Jetet njerezore jane teresisht individuale , jo vetem biollogjikisht , por kryesisht ne veshtrimin materjal dhe perceptimi emocional .    Shumatoria e ketyre jeteve perben jeten e gjere njerezore brenda se ciles shumfishohet virtuti , me ate ritem , qe shumfishohet edhe vesi . Ketu gjendet autori i librit tone , me keshillat e tij prej ati , veprimtari dhe mjeku . Ai behet pjese e problemi . Vuan bashke me te semurin dhe sherohet po bashke me te .

Boshti i librit dhe e gjithe permbajtja frymezohet nga 3 letra , qe autori mjek ja dergon djalit te diplomuar per mjekesi dhe te specjalizuar per kirurgji . Ne keto tre letra eshte shpalosur gjithe filozifia e komponenteve te jetes njerezore : Dashuria prinderore , semundja , dhimbja , mjekimi, sherimi dhe mbi te gjitha lavdia e heshtur e mjekut .  Qelloi , qe i biri autorit ishte mjek , por keto keshilla i shkojne per shtat c’do prindi ndaj birit te vet dhe vete prindit te madh , qe eshte shoqeria, ndaj brezave te rinj . Keto jane ndjenja qe i ushqen c’do prind , por qe nuk nuk mund t’i materjalizoi me shprehje , si autori mjek i ketij libri te rralle , jo vetem ne lloin e vet , por ne te tere spektrin specifik te ndjenjave : prinder dhe bij.Vlera pergjithesuse e librit “Im Bir “ , dallohet ne c’do faqe , ne c’do paragraf.

Te 61 esete e “Im Bir“, jane letra   te shkruara me proze letrare ne shumicen e herve poetike dhe kur i shmanget perkohesisht formes poetike , fillon arsytimi i thelle filozofik i problemeve mjekesore dhe jetesore te njeriut te vecante dhe te shoqerise se semure . Per fame ,si shkrimtar klasik mjek njifet Chehovi .  Kam kohe , qe nuk kam cfletuar veprat e tij te famshme , por ajo qe kujtoj prej tij jane hyrja ne eshter problemeve te prefta sociale te te gjitha ngjyrave , sepse mjeku nuk eshte teorik . Atij anatomija dhe fizioologjia i duhet qe ta preki dhe ta sheroi organin e ornizmit te semure . I sukseshem eshte mjeku qe konkretizon teorite .Pa dashur te hyj ne paralelizma , qe nuk me pelqejne, Chehovi eshte mjeku i plageve sociale. Nga leximi i librit , qe kemi ne dore , lexusi merr informacion moral dhe social , por meson si te shkruaj thjesht dhe bukur gjuhen e memes .

Dr Harxhi bashkudhetar me kulture te gjithaneshme dhe solide , i rritur ne mjedisin e varfer shqiptar dhe i paisur me talent normal te komunikimit masiv , na ka dhene te shkruar me ngjyra te ndezura shumicen e aspekteteve te dhembjeve fizike dhe socilale si dhe qendrimin e mjekut ndaj tyre . Dhimbjet fizike , qe i eviton mjeku jane organikisht te lidhura me ato sociale , per te cilat mjeku perseri duhet te jete aktiv , per hir te emrit , qe i ka vendosur opinioni shoqeror , si Zoti tokesor .

  • A ke kryer betimin e Hipokratit ?  Pyet autori Harxhi , duhet te jeshe 24 ore ne pune dhe ne gjendje alarmi , por dhe kaq nuk mjafton .

Te ushtrosh mjekesine , nuk do te thote se kryen nje profesion thjesht , per te ushqyer famijen . Kjo eshte detyra , qe duhet konsideruar pas detyres te qenit sherbestar i njerezimit . Te tjerat rrjedhin prej kesaj detyre   sa humane dhe hyjnore . Mbas nje studimi te thelle te teorise , duhet te gdhihesh te shtati i semurit , te mos te bezdisi gelbaza, fryma, gjaku dhe plaga e te semurit . Duhet t’i ndjesh thelle ato , per te mos thene , qe duhet te shkrihesh me to , sepse i semuri te quan zoti tokesor . I semuri te ka dorezuar trupin , por te firmos edhe provimin e veshtire te praktikes . Ai eshte Zoti tokesor dhe qiellor per ty .

Ati gjithnje eshte i ashper me bijte , ne funksion te nje rruge te shtruar drejt mirqenies dhe prosperitetit te femijes, sepse deshiron ne menyre instiktive , qe femija te zhvillohet me shume , se sa prindi, ne te tera drejtimet .  Prindi kurre nuk sundohet nga as nje gjurme egoizmi, ndaj femijes .Kjo fryme permban ne vetvete instiktin drejt zhvillimit te pa nderprere te botes . Eshte fryme e lindur bashke me njeriun , eshte ne ADN e sejciles krijese tokesore .

Biri i autorit te librit mund te ishte edhe pilot , ndoshta   guzhinjer ose arkellog . Ne te tera profesionet autori gjen specifikat e profesionit , per te qene etik dhe i perkushtuar . Sejcili profesionist i ri ose i vjeter , veren udhetimin e gjate te jetes , dhimbjeve dh te vdekjes perkrah tyre . Porosia e autorit eshte nje per te tere : Perkushtohuni , per te zvogeluar agresivitetet e dhembjeve dhe te vdekjes , duke qene zoter te profesionit dhe te shkences , qe lidhet me profesionin tuaj . Nuk mund te quhet profesionist i devotshem , ai person , qe profesionin e shef si mjetein privat te pasurimit individual . Profesioni yt perpara se te jete indiidual , eshte pasuri sociale . Per ta prure deri ketu , eshte sforcuar shoqeria , me shume se ti . Detyra jote eshte te jeshe sherbestar i njerzve ne nevoje . Secili duhet te gjeje pozicionin , per te qene sherbestar i devotshem . Kjo arrihet jo vetem duke degjuar zerin e arsyes , por te stervitesh veten te duash njerzit , te jeshe afer vuajtjeve te tyre , te perbuzesh vdekjn dhe te besh perpjekje per ta bere jeten njerezore sa me te lumtur , ne planetin , qe zvogelohet nga triunfi i teknollogjise .

Libri i Dr . Harzhiit e ve theksin jo vetem ne pergjegjesine e brezit te ri , per te vlersuar pervojen , qe eshte thjesht shkence e aplikuar , por kerkohet , qe brezi para ardhes te ndergjegjesohet se brezi i teknollogjive kohore , zoteron energji dhe dituri shume me te qendrushme .Ne trurin elektronik kohor , jane koncentruar mendimet e shkencetareve te te gjitha shkollave . Askush nuk duhet te behet pengese , qe teknollogjite e reja te kene rrugen e hapur dhe te paster nga konservatorizmi . E arthmja e shendeteshme ka nevoje per frymarrje dhe teren te pergatitur , per te sunduar , ne emer te perperamit dhe te shkences .

Autori ka luajtur ne telat e nervave te trupit me shkathtesine e nje akrobati , duke na sjelle nje veper sa prktike aq dhe shpirterore , per nje nga evenimentet me te rendesishme te jetes . Njeriu , qe mesohet te jetoi ne menyre dinjitoze , e ka me lehte te siguroi nje vdekje po kaq dinjitoze dhe pa dilema . Koncepti per vdekjen , duhet te liberalizohet ne ndergjegjen e njerzve . Vdekja , sipas autorit eshte fundi i udhtimit , jo fundi i botes .

Vdekjen e kane pershkruar poetet dhe mjeket , por keta te fundit gjejne menyren , per ta shtyre kete fund udheetimi , qe jo gjithnje eshte tragjik .

Libri “Im Bir “ , i jep te tera armet , qe perdor mjeku dhe mjeket e tjere sociale , per te triumfuar mbi vdekjen. Autori nuk u imponohet mjekve te rinj . Ata i barazon me veten , ne tera pikpamjet . Porosite e tij te dhena rigorozisht ne esete jane kodi etik pofesional , manifesti i jetes .

Po paraqes disa setenca te nxjerra nga libri , qe analizojme dhe qe ingellojne si ze trumbete ne fanfare :

Ky kirug e mat kohen jo me ore , po me kalendar ( faqe 243 )

Mos u frikeso nga gjaku .Brendesia eshte ngjyrosur me te kuqe ( po aty )

Une u bera doktor , per te mjekuar ata , qe i dua shume , te semuret e mi ,qe me mesuan ,qe c’do te thote te jetosh me me realitetin edhimbjes tende .( 275)

Une dyshoj ne sistemin e edukimit ( po aty )

Perqindja e vetvrasjeve midis mjekve , eshte kater here me e larte se mesatarja e Amerikes. ( f.277 )

Te vetmit ,qe mbeten te ekspozuar ndaj mizeries humane ,jane mjeket.(278)

Mjeku si dhe poeti , eshte ne dispocion te nates ( f. 238 )

Nata eshte e afte te shkaterroi barierat e zemres ( po aty )

Do te kete dite,qe do te pendoheh,pse zgjodhe sirenat,ne vend te melodive.         ( f239)

Keta njerez kerkojne te cvendosin me shume ajer se sa kane vellimin e trupit . ( 239 )

Nuk ka vend per mosbindje qofte dhe te mencur ( f 241)

Do te kalojne pak kohe dhe kirurgjia do te ndaloi (f 245 )

Ti je nje sherbys i mesuar , i dashur , me eksperience , por gjithnje je nje sherbetor (f 246 )

Edhe yjet kur levizin bejne muzike . Harmonizoje kercitjen e veglave dhe frymarrien tende me te semurin ( po aty )

Mjekesia nuk eshte nje shkence ekzakte dhe i semuri nuk eshte nje makine e prishur (f.250)

Shendeti i njerzve nuk mund te normohet , ashtu si prodhimi ne industrine e fasonve .Te semuret duhet ta zgjedhin vete mjekimin e duhur (f 252 )

Me sa shifet nga numrat rendore te faqeve te cituara , une kam zgjedhur nje propabilitet shprehjesh ne nje hapesire shume te kufizuar faqesh dhe pa treguar shume vemendje . Kete ritmike dhe kumbim ka i tere libri “Biri im “. Eshte e habitshme , por eshte e vertete . Ky liber kumbon , prandaj e kam quajtur manifest . Nuk kam gjetur cilesim tjeter me adekuat . Eshte liber qe ka harmonizuar tematiken , stilin e pershkrimit , personazhet qe operojne , per te shmangur dhembjet dhe vdekjen .

Ne faqen 12 te librit , gjendet eseja nr. 3 “Te ngrihemi mbi urrejtjen “ , me nje nen titull sinjifikativ “hakmarrja eshte e embel “ . Kjo ese trajton problemin e ndeshkimit te krimeve te komunoizmit . Ndeshkimi i ketyre krimeve , simbas autorit eshte detyre e shtetit . Falja eshte virtut i vujtjes , por kur krimi eshte ndeshkuar .

Autori e ka analizuar problemin shume thelle nga ana psikollogjike dhe psikoterapike . “Hakmarria , qe ngjan me apetitin , shkruan autori nr faqen 13 , per nga natyra e saj biollogjike , shpesh con ne eksese te gabuara “ . Shkrimet shqip , per kete teme , jane te shumte . Analiza e Dr . Harxhit , me ngjajne me tregimet e At Zef Pllumbit , qe jane sa reale dhe emocionale .Ne faqen 16 te librit , autori shkruan : “Kriminelet me pervese e fillojne jeten si femije te pafajshem” .

Kete liber mund ta shkruante vetem Dr. Harxhi , sepse eshte qytetar bres pas brezi ne origjine , me edukate dhe me kulture . Ka qene nxenes dhe student shembullor , ne te tera fazat e arsimimit te tij . Eshte njeri 80 vjecar , pa asnje kontravajtje etiko- morale . Licensa e tij nuk ka as nje brime ne late . Eshte mjek i ditur dhe di te shprehi qarte , thjeshte dhe artistikisht mendimet , qe mbart .   I qendroj mendimit tim se eshte nga te rrallet  ne Shqiperi i ketyre permasave morale , deri sa dikush nga Ju te me provoje se ka nje te dyte me te tera keto cilesi , qe sipershenova .

Illo Foto / Studjus – NY- Nendor 2015

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Adem Harxhi, Illo Foto, Libri “Im Bir “, persiatje

Përsiatje për një intervistë të presidentit Putin

June 22, 2015 by dgreca

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri/

Në një intervistë që presidenti Putin i pati dhënë para do kohësh gazetës italiane “Corriere della sera”, pati deklaruar: “Vetëm një i çmendur apo një njeri qëështë nëëndërr mund të imagjinojë që Rusia mund të sulmojë NATO-n” (Citohet sipas: “Putin: Nuk jam një agresor, pakt me Evropën dhe barazi me USA”.Marrë nga faqja e internetit “Sot News”. 06 qershor 2015).

Në të vërtetë, me këtë deklaratë, Putini zbulon qëndrimin e tij të pasinqertë ndaj Perëndimit dhe konkretisht ndaj NATO-s. Sepse në pikësynimet e tij të dhunshme kundër Ukrainës, Putini kërkon t’i tregojë muskujt Perëndimit, duke iu hakërruar dhe madje edhe duke e kërcënuar haptas fare. Për këtë qëllim, ai ka ngritur rreth vetes një ushtri të tërë me puthatorë (servilë) profesionistë, të cilët janë bërë zëdhënësit e tij të drejtpërdrejtë. Njëri nga këta puthadorë me paha të madhe është Dmitër Kiselovi (1954).

Dmitër Kiselovi është gazetar rus, drejtues emisionesh televizive, drejtor i përgjithshëm i agjencisë informative ndërkombëtare ruse “Rossia sevodnja” (Rusia Sot) dhe zëvendësdrejtor i përgjithshëm i KSHTRM (Kompanisë Shtetërore Televizive dhe Radiopërhapëse Mbarëruse).Në veprimtarinë e vet gazetareske, Dmitër Kiselovi, për puthadorësinë (servilizmin) e tij karakteristike ndaj Putinit, ka rënë në sy jo vetëm në sytë e opinionit publik rus, por edhe në radhët e opinionit publik ndërkombëtar.

Kështu, me rastin 60-vjetorit të lindjes së Putinit (07 tetor 2012), gjatë zhvillimit të programit me temë “Lajmet e Javës”, Dmitër Kiselovi pati përgatitur një koment që zgjati 12 minuta dhe 41 sekonda. Në atë koment, ai deklaroi:

“Për nga përmasat e veprimtarisë, Putini-politikan, në krahasim me paraardhësit e tij të shek XX, është i krahasueshëm vetëm më Stalinin” (Citohet sipas: “Zemrat e tyre duhen groposur ose duhen djegur, si të papërshtatshme për vazhdimin e jetës”. Marrë nga faqja e internetit “slon.ru”. 09 dhjetor 2013).

Ndërsa në një tjetër shfaqje puthadorësie, Dmitër Kiselovi i drejtohet Putinit me një tjetër deklaratë, këtë herë vetëposhtëruese:

“Vladimir Vladimiroviç, mua më ke besnik, çizmet do të të pastrohen me floknajën time, më pas do t’ju thur dhe këngë” (Citohet sipas: Helena Rikovceva. “Ishte Kiselovi ai që tha për Putinin: mua më ke besnik”. Marrë nga faqja e internetit “svoboda.org”. 13 dhjetor 2013).

Prandaj edhe emri i Dmitër Kiselovit, në pjesën e dytë të listës së Bashkimit Evropian që u hartua për shkak të krizës së Krimesë, figuron mes emrave të personaliteteve politike dhe shtetërore ruse, ndaj të cilavejanë vendosur kufizime në marrjen e vizave dhe kufizime të natyrës financiare.

Por, çuditërisht, ky Dmitër Kiselovi, ky puthador i regjur i Putinit, në një tjetër deklaratë, shpalos dyzimin e personalitetit të vet dhe kalon nga roli i poshtëruesit të vetvetes, në rolin e një ngrehaluci agresiv që bëhet karagjoz në sytë e opinionit të shëndoshë publik rus dhe atij ndërkombëtar.

Në emisionin përmbyllës të lajmeve të javës të kanalit televiziv “Rusia 1”, të datës 16 mars 2014, Dmitër Kiselovi deklaroi:

“Federata Ruse, po të jetë nevoja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’i kthejë në hi radioaktiv, duke përdorur armët bërthamore” (Citohet sipas: Rusia mund t’i kthejë në hi radioaktiv Shtetet e Bashkuara të Amerikës – drejtuesi i emisioneve televizive Kiselov”. Marrë nga faqja e internetit “news.liga.net”. 16 mars 2014).

Por ky nuk është i vetmi kërcënim i hapur që u bëhet Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i fshirë ato nga faqja e dheut. Kryetari i Akademisë Gjeopolitike Konstantin Sivkov, në faqet e së përjavshmes ruse“Korrieri ushtarako-industrial”, ka parashtruar planin e “goditjes së garantuar të kundërshtarit”, duke patur parasysh pikat më të dobëta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbështetur në këndvështrimin e gjeologëve, Konstantin Sivkovi thekson se supervullkani ieloustonian[Yellowstone supervolcano – ndodhet në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në cepin veriperëndimor të shtetit Uaioming (Wyoming) që përfshihet në grupin e të ashtuquajturve shtete malore – E.Y.] mund të shpërthejë në çdo moment. Sepse, sipas tij, ky vullkan po i afrohet periudhës së aktivizimit dhe, rrjedhimisht, mjafton një shtytje relativisht jo fort e fuqishme. Në përfundim, sipas këtij shkencëtari me pikëpamje kriminale, Shtetet e Bashkuara të Amerikës thjesht do të zhduken nga faqja e dheut, sepse sipërfaqja e tyre do të mbulohet me hi me një shtresë prej disa metrash.

Në hyrje të faqes së internetit që do të citohet më poshtë, thuhet:

“Perëndimi ka filluar një luftë të re të ftohtë kundër Rusisë, e cila është gati të shndërrohet në një luftë “të nxehtë” dhe Rusia duhet të zhduket. Me çfarë mund të përgjigjet Rusia, shtron pyetjen presidenti i Akademisë së Problemeve Gjeopolitike, doktori i shkencave ushtarake Konstantin Sivkov, këshillëtar politik.

Më poshtë vijon shtjellimi konkret i pikëpamjeve të tij për mënyrën e zhdukjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga ana e Rusisë nëpërmjet goditjeve bërthamore:

“Gjeologët janë të mendimit se supervullkani ieloustonian mund të shpërthejë në çdo kohë. Shenjat e shtimit të aktivitetit të tij duken sheshit. Prandaj është e mjaftueshme një goditje bërthamore e klasës megaton, për të nxitur shpërthimin e tij. Pasojat do të jenë katastrofike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithë territori i vendit do të mbulohet me një shtresë hiri prej dhjetra metrash trashësi…

Në këtë mënyrë,.. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pushojnë së ekzistuari, megjithëse edhe për pjesën tjetër të botës pasojat do të jenë katastrofike.

Rusia do të ketë shumë më pak pasoja, për shkak të largësisë nga vendi i shpërthimit, të përmasave të territorit dhe të pozicionit të saj. Dëmi për vendet që ndodhen në pjesët e tjera të botës përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjithashtu, nuk do të jetëi madh. Por ky shpërthim do të jetë katastrofik për mbarë qytetërimin. Se prandaj edhe ekziston një armë e tillë. Me mundësinë e përdorimit të saj, kjo armë duhet t’i presë rrugën çdo mendimi për të sulmuar Rusinë.

Një tjetër mënyrë e studiuar e megagoditjes ështënxitja e shpërthimit të dallgëzimeve gjigante (cunameve). Këtë mënyrë e pati propozuar më herët akademiku Andrea Saharov. Me këtë mënyrë realizohet shpërthimi i disa municioneve bërthamore në pikat e përllogaritura përgjatë çarjeve tektonike në thellësitë e brigjeve të Oqenit Paqësor dhe të Oqeanit Atlantik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (nga tri deri në katër mbushje bërthamore në çdo çarje) në një thellësi nga 1,5 deri në 2 km.

Sipaspërllogaritjeve të Saharovit dhe të shkencëtarëve të tjerë, pas shpërthimit të mbushjeve bërthamore në një thellësi të tillë, do të krijohet një dallgëzim i tillë, i cili në brigjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të arrijë një lartësi deri në 400-500 m. Duke u përplasur nëkontinent, dallgëzimi do t’i përpijë të gjitha objektetnë një largësi më shumë se 500 km. Por nëse shpërthimet do të kryhen në thellësi të mëdha, ku korja e tokës në vendtakimet e pllakave është më e hollë, atëherë ato (shpërthimet) do të shkatërrojnë koren dhe magma, duke ardhur në kontakt me ujin e oqeaqnit, do të bëjë që shpërthimet në fjalë të jenë shumë më të fuqishme. Në këtë rast, lartësia e dallgëzimeve të egërsuara (cunameve) do të arrijë më shumë se 1,5 km dhe zona e shkatërrimeve do të zgjerohet përtej bregut në një largësi prej më shumë se 1500 km.

Kjo lloj arme vlerësohet si jashtëzakonisht “e pastër”: sepse nuk do të ketë dimër bërthamor, meqenëse nuk do të formohen re gjigante pluhuri, kurse uji do të bjerë në tokë në formën e rrebesheve radioaktive mbi sipërfaqen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës…Kundërdallgëzimi gjigant do të përpijë disa pjesë të Evropës” (Citohet sipas: “Eksperti: lufta është në prag. E fundit në historinë e Rusisë”. Marrë nga faqja e internetit “Vjesti Ekonomika”.06 prill 2015).

Pra, në këtë material të faqes së internetit thuhet se Konstantin Sivkovi qenka këshillëtar politik. Nënkuptohet vetvetiu se këshillëtar politik i kujt qenka konkretisht ky kryetar i Akademisë së Problemeve Gjeopolitike. Se politikën në Rusi e bën vetëm Putini

Boris Vishnjevski, deputet i Kuvendit Legjislativ të Shën-Peterburgut (fraksioni “Jablloko”), me një të dhënë tjetër interesante, e pasuron edhe më tej fondin e urrejtjes së Kremlinit për Perëndimin. Ai ka deklaruar:

“Këtu e ca kohë më parë, në një bisedë rreth tryezës së rrumbullakët për gjendjen e mjeteve të informimit masiv, Nika Strizhak (emri i plotë i sajështë Veronika Strizhak, lindur në Leningrad në vitin 1962, e njohur si kinoregjisore, autore filmash dokumentarë dhe si drejtuese emisionesh televizive –E.Y.)është bërë e famshme me një subjekt, në të cilin propozohej që Parada e Fitores (është fjala për paradën ushtarake që zhvillohet në Sheshin e Kuq çdo vit më 09 maj –E.Y.) të zhvendoset në Londër ose në Berlin dhe bëheshin përllogaritje se sa kohë do t’i duhet ushtrisë ruse për të “pushtuar” njërin ose tjetrin kryeqytet të Bashkimit Evropian” (Citohet sipas: Boris Vishnjevski. “Putini dhe opozita “jointeresante””. Marrë nga faqja e internetit “Radiojehona e Moskës”. 07 qershor 2015).

Nëse në Rusi do të ishte ndërtuar me të vërtetë një shtet ligjor dhe nëse president i vendit do të ishte një tjetër individ, me një tjetër format intelektual, sigurisht që gazetari puthador i Putinit, me emrin Dmitër Kiselov, si edhe Kryetari i Akademisë së Problemeve Gjeopolitike Konstantin Sivkovi, do të duhej të merreshin në ndjekje penale për këtë kërcënim që u kanë bërë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për mbjelljen në radhët e opinionit publik rus të frymës së urrejtjes për Perëndimin. Por atyre, si njerëz të brumosur me ideologjinë e dhunës putiniane, pas këtyre deklaratave prej krekacorësh të kulluar, nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë, sepse pas tyre fshihet vetë Putini.

Kjo propagandë helmatisëse në radhët e popullit rus, kjo urrejtje e përhapur me kaq zell kundër Perëndimit dhe sidomos kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes mjeteve të informimit masiv, të cilat e kanë shndërruar Putinin në “Perëndinë e botës ruse”, i ka dhënë frytet e veta me kahje komuniste. Dhe ja rezultati:

“69% e banorëve të Rusisë e vlerësojnë si ngjarje negative shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, kurse 61% e tyre i përmbahet mendimit se disa territore të shteteve të tjera, në të vërtetë, duhet t’i përkasin Rusisë”(Citohet sipas: “NATO-Rusi: brezat e rinj po përjetojnë kohën e shkollës së luftës së ftohtë”. Marrë nga faqja e internetit “InoPressa”. 10 qershor 2015).

Pretendimi për pushtimin e territoreve të huaja, të cilin e përkrah shumica e popullit rus, dëshmon fare shkoqur se mjetet e informimit masiv Putini i ka shndërruar në leva të fuqishme të politikës së tij, të cilat kanë kultivuar dhe po kultivojnë me shumë ngulm histerinë e shovinizmit masiv në qëndrimin ndaj vendeve të tjera.

Duke pasur parasysh formatin e formimit psikologjik të popullit rus, i cili propagandën e televizionit shtetëror e merr për të vërtetë“të dërguar nga Hyjnia”, duhet pranuar se informacioni i mëposhtëm është tejet i besueshëm:

“Siç e pranojnë madje ata që janë të lidhur ngushtë me Kremlinin, forca kryesore që formon opinionin publik, është televizioni shtetëror. Më herët, këtë vit, në një bisedë që pati me disa gazetarë të gazetës angleze “The Guardian”, një ish-zyrtar i lartë i Kremlinit, i njohur personalisht me Putinin, deklaroi: “Kush kontrollon televizionin, kontrollon vendin. Sikur televizionin ta hidhnin në dorë komunistët, gjatë tre muajve Rusia do të bëhet komuniste. Nëse kontrollin e tij do ta hidhnin në dorë fashistët, ajo do të bëhet fashiste. Pikërisht në një vend të tillë jetojmë ne”” (Citohet sipas: “Pse rënia e çmimit të naftës e kërcënon Putinin me një përmbysje në oborr”. Marrë nga faqja e internetit “inosmi.ru”. 22 dhjetor 2014).

Deri tani nuk kemi dëgjuar që ndokush në Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i ketë bërë ndonjë kërcënim Rusisë me armë bërthamore, madje deri edhe me zhdukje nga faqja e dheut. Armatimet e rënda që NATO-ja po vendos në republikat e Priballtikut dhe në disa vende të Evropës Lindore, shërbejnë si një përmbushje e kërkesave të këtyre vendeve për shtimin e masave mbrojtëse, meqenëse Kremlini nuk po heq dorë nga lufta që po zhvillon në Ukrainë, pranë kufirit të tyre, luftë, të cilën e ka filluar që në pranverën e vitit 2014.

Po si është e mundur që të bëhen kërcënime kaq të hapura në adresë të Perëndimit dhe sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kërcënime këto që përcillen përmes mjeteve të informimit masiv, prapa së cilave qëndron politika e Kremlinit? Me sa duket, politikës ruse i ka mbetur peng mosrealizimi i Testamentit të Pjetri të Parë dhe i planeve të Stalinit për pushtimin e Evropës, të cilin aiëndërronte ta vinte në jetë me nënshkrimin e Paktit Molotov-Ribentrop më 23 gusht 1939.

Kur u njoha në faqet e internetit me dy kërcënimet e lartpërmendura të Dmitër Kiselovit dhe të Konstantin Sivkovit në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, m’u kujtua libri i Stendalit(1783-1842) me titull“Jeta e Napoleonit” (Vie de Napoléon). Stendali shkruan:

“Që nga koha e Pjetrit të Madh, Rusia besonte me bindje të fortë se ajo do të bëhej sundimtarja e Evropës dhe se e vetmja fuqi që do të matej me të, do të jetë Amerika” (Citohet sipas: Stendhal. “Vie de Napoléon”. Napoléon. Tome I”. Texte établi par Henri Martineau. Paris. Le Livre du divan. 1930, p. 227).

Dhe kështu do të kishte ndodhur me të vërtetë. Po të mos kishin zbarkuar trupat amerikane në Normandi në qeshorin e vitit 1944, për të hapur frontin e dytë kundër Hitlerit, Stalini, nën maskën e “çlirimtarit” të Evropës nga zgjedha e Gjermanisë naziste, do të marshonte drejt Perëndimit, për të arritur deri në Gjibraltar, me qëllim sovjetizimin e mbarë kontinentit.

Pra, mjetet ruse të informimit masiv në shërbim të Putinit, bëjnë publike kërcënime për shfarosjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për pushtimin e Evropës. Është në traditën e kastës sunduese ruse që popullin rus ta mëkojë në vazhdimësi me psikozën e luftës.

Gjenerali rus Aleksej Kuropatkin (1848-1925), në një memorandum që i dërgonte carit në vitin 1900, shkruante:

“Gjatë 200 vjetëve të fundit, Rusia ka qenë në gjendje lufte 128 vjet… Nga 128 vjet luftërash, 5 vjet kemi bërë luftëra mbrojtëse, kurse 123 vjet kemi bërë luftëra pushtuese” (Citohet sipas: “Sa herë ka luftuar Rusia?”.Marrë nga faqja e internetit “alternathistory.org.ua”. 21 maj 2013).

Kjo psikozë, me kalimin e shekujve, ka ushtruar ndikimin e vet në formimin psikologjik të popullit rus, i cili e ka pranuar despotizmin ushtarak si pjesë të jetës së vet. Prandaj Stendali thekson:

“Në Rusi askush nuk çuditet nga sundimi i despotizmit. Ky është i lidhur pazgjidhshmërisht me fenë dhe përderisa mbartës i tij është një njeri i urtë dhe i sjellshëm, despotizmi atje revolton vetëm pak njerëz me bindje filozofike, të cilët kanë qenë në vende të huaja. Nuk janë thirrjet dhe as medaljet ato qëi frymëzojnë ushtarët rusë të hidhen në betejë, por urdhrat e lajkatarit të shenjtë të Nikollajit. Mareshali Masena (André Masséna 1758-1817) ka rrëfyer në praninë time se ushtari rus, kur një bashkatdhetar rrëzohet pranë tij i vdekur përdhe, është kaq i bindur për faktin që ai do të ringjallet në atdhe, saqë i jep porosi t’i bëjëtë fala nënës së tij” (po aty, f. 235-236).

Psikoza e luftës, me të cilën kasta sunduese në Rusi e ka mëkuar popullin e vet për shekuj me radhë, ka bërë që ajo të gjejë një truall të përshtatshëm në radhët e tij, për faktin sekasta në fjalë atë s’e ka lejuar asnjëherë të jetojë i lirë, asnjëherë nuk e ka lejuar të shijojë frytet e demokracisë, të mishëruar në formatin e një shteti ligjor, ku mbrojtja e pronës dhe e të drejtave të individit përbëjnë themelet e tij.

Dmitër Korçinski (1954), personalitet politik dhe shoqëror ukrainas, gazetar dhe drejtues emisionesh televizive, thotë:

“Rusët… për Kremlinin shërbejnë si një material konsumi, madje si një material, për të cilin atij nuk i dhimbset fort dhe që atë mund ta zëvendësojë me kënaqësi me diçka tjetër, më të përshtatshme… Në vetëdijen e shumicës së rusëve, Kremlini psikologjik nuk duhet të rrijë bosh: rusët heqin dorë vullnetarisht nga subjektiviteti i vetvetes dhe atë ia dorëzojnë kujtdo qoftë, madje edhe forcave armiqësore (bolshevikëve, fjala vjen), por mjafton që ato të mishërojnë në vetvete Kremlinin. Pikërisht ky tipar i psikologjisë kombëtare mund të rezultojë i kobshëm për rusët”(Citohet sipas: Dmitër Korçinski. “Rusët për Kremlinin janë material për konsum”. Marrë nga faqja e internetit “ANVICTORY”. 18 Shkurt 2010).

Faktin që kasta sunduese e ka trajtuar tradicionalisht popullin rus si material konsumi, e ka pranuar edhe vetë bashkëshortja e carit Nikollaj II (1868-1918), caresha Aleksandra Fjodorovna (1872-1918). Në një letër që i dërgonte bashkëshortit të saj më 17 gusht 1916, ajo shkruante:

“Gjeneralët e dinë se ne kemi shumë ushtarë në Rusi dhe prandaj nuk u dhimbset jeta e tyre” (Citohet sipas: Olga Tonina, Aleksandër Afanasjev. “Mos t’ju vijë keq për ushtarët, gratë do të pjellin të tjerë”. Marrë nga faqja e internetit “samlib.ru”. 20 dhjetor 2012).

Edhe në periudhën e sistemit komunist, Kremlini, në vazhdim të traditës së carizmit, popullin rus të tillë e ka pas vlerësuar, si material konsumi. Gazetarja dhe shkrimtarja ruse Julia Llatëjnina (1966), shkruan:

“Popullsia e Bashkimit Sovjetik shërbente si material konsumi për nënshtrimin e mbarë botës. Nga pikëpamja e atyre qëllimeve që i patën vënë vetes bolshevikët dhe Stalini, kjo ishte gjë pa rëndësi” (Citohet sipas: Julia Llatëjnina. “Popullsia e Bashkimit Sovjetik ishte material për konsum për nënshtrimin e mbarë botës”. Marrë nga faqja e internetit “unitpost.com”. 10 maj 2015).

Dhe Julia Llatëjnina vazhdon:

“Gjatë zhvillimit të luftimeve për pushtimin e Berlinit, humbjet në njerëz të Ushtrisë së Kuqe arrinin në 15 mijë ushtarë në 24 orë. Cila ishte arsyeja? Ishte “gara socialiste” mes Konjevit (mareshalit Ivan Konjev – 1897-1973) dhe Zhukovit (mareshalit Gjergj Zhukov – 1896-1974) se kush do ta pushtonte i pari Berlinin” (po aty).

Edhe pas përmbysjes së sistemit komunist, Kremlini, si gjithmonë, popullin rus ka vazhduar ta vlerësojë si material për konsum. Profesori i Universitetit të Ilisë në Gjeorgji Oleg Panfillov(1957), shkruan:

“Kremlini qenka duke mbrojtur rusët? Në Rusi, deri tani, vazhduakan t’i marrin për të vërteta përralla të tilla? Në Taxhikistan, në vitin 1992, Rusia shpërtheu një luftë të përgjakshme civile. Në përfundim, numri i rusëve nga 388,5 mijë në vitin 1989, ra në 68,2 mijë në vitin 2000. Në Çeçeni, gjatë periudhës midis dy luftërave, prej vitit 1994 numri i rusëve u shkurtua nga 294 mijë në vitin 1989 në 40 mijë në vitin 2002. Atje ku Rusia shpërthen luftëra, e pëson jo vetëm popullsia rrënjëse. Kremlini tallet me rusët, të cilët bën sikur i mbron” (Citohet sipas: Oleg Panfillov. “Njerëzit rusë janë material konsumi i Kremlinit”. Marrë nga faqja e internetit “ru.krymr.com”. 17 shtator 2014).

Putini, si vazhdues i politikës së diktatit mbi popullin rus, duhej të përgjigjej për luftën e dytë në Çeçeni që u shoqërua me dhjetra mijëra viktima, me vdekjen e pengjeve në Nord-Ost, për sulmin në shkollën e Beslanit, për luftën me Gjeorgjinë dhe për sulmin që ka ndërmarrë në lindje të Ukrainës që në pranverën e vitit 2014.

Por Putini, ashtu si edhe sundimtarët pararendës të Rusisë, nuk i njeh asnjë përgjegjësi vetes për jetën e rusëve, të cilët i tajton si mish për top, duke i degdisur nëpër fronte luftërash agresive, pa të cilat Kremlini e ka të vështirë të mbijetojë. Sepse edhe në periudhën e sundimit të tij, populli rus vazhdon të mbetet një material konsumi për Putinin.

Zëvendëskryeredaktori i radiostacionit “Jehona e Moskës” Vladimir Varfollomejevi (1966), ka shkruar se si në rrethinat e Moskës patën varrosur fshehurazi tre ushtarë të vrarë, të cilët Kremlini i kishte dërguar për të luftuar në Lindje të Ukrainës. Ai thotë:

“… minimumi tre arkivolë erdhën këto ditë në rrethinat e Moskës nga Ukraina. Në rrjetet sociale nuk ka asnjë informacion zyrtar… Në pranverë, që të tre, nuk dihet se në ç’mënyrë, përfunduan në vendin fqinj, patën luftuar atje në radhët e forcave antiqeveritare dhe qenë vrarë në fund të muajit maj gjatë zhvillimit të luftimeve në Donjeck” (Citohet sipas: “Në Rusi i varrosin fshehurazi të vrarët në Dombas”. Marrë nga faqja e internetit “belaruspartisan.org”. 19 qershor 2015).

Pra, edhe në kërcënimin e gazetarit dhe publicistit Dmitër Kiselov, tellallit të famshëm të Putinit, edhe në planin e kryetarit të Akademisë së Problemeve Gjeopolitike Konstantin Sivkov, u parashikuaka një luftë shfarosëse kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me armë bërthamore. A thua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë duke bërë një“gjumë letargjik” kur armët bërthamore ruse “do të japin goditje” nësupervullkaninieloustoniandhe nëçarjet tektonike në thellësitë e brigjeve të Oqenit Paqësor dhe të Oqeanit Atlantik, armë këto, të cilat, sipas Konstantin Sivkovit, Rusisë do t’i duhen 10-12 vjet për t’i prodhuar?Edhe në këto kërcënime del fare qartë në spikamë psikologjia çifligariste e Kremlinit, karakteristike për periudhën e bujkrobërisë në Rusi, ku çifligari e trajtonte bujkrobin si mall. Se në një përballje të mundshme bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kremlini nuk e zë në hesap rrezikun që mund t’i kanoset popullit rus, se ky, si gjithmonë, vazhdon të mbetet për të thjesht një material për konsum. Prandaj edhe politologu i shquar rus Dmitër Oreshkin (1953), deklaron:

“Për njerëzit këtu nuk e vret mendjen askush, njerëzit këtu janë material për konsum” (Citohet sipas: Dmitër Oreshkin. “Vladimir Putini – perëndia e diellit”.Marrë nga faqja e internetit “putinbog.wordpress.com”. 09 tetor 2012).

Megjithatë, edhe pse po sillet si krekacor para Ukrainës, edhe pse marrëveshjen e nënshkruar për respektimin e tërësisë së saj territoriale e ka shkelur pa iu bërë vonë fare, Putini e ka marrë një mësim të mirënga Sekretari i Departamentit të Shtetit Xhon Kerri.

Në takimin që u zvillua në Soçi më 12 maj 2015, Xhon Kerri i dorëzoi presidentit Putin një ultimatum të Barak Obamës, në të cilin bëhej fjalë për shkallëzimin e dhunës në Ukrainë. Këtë e bën të ditur nëuebsajtin e vet analisti dhe financieri i shquar rus Sllava Rabinoviç (1966). Sipas një burimi që ai ka siguruar në strukturat e larta të Shërbimit Federativ të Sigurisë, midis Xhon Kerrit dhe presidentit Putin është zhvilluar një bisedë, në të cilën presidenti rus ka marrë këtë paralajmërim:

“… Mister Putin, harrojeni një fjalë të tillë si “Mariupol” (qytet në qarkun e Donjecit, në juglindje të Ukrainës, në bregun e detit Azov E.Y).Po u futët atje, aty do të jenë disa ushtarakë amerikanë. Po u ndërmor ndonjë sulm kundër tyre, do të krijohet një precedent: për herë të parë, gjatë gjithë historisë, ushtarakë rusë do të sulmojnë ushtarakë amerikanë. Fuqia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë prapa. Jo përpara, por prapa… Ne do të groposim njëqind mijë ushtarë dhe oficerë tuaj, do ta furnizojmë Ukrainën me armë vdekjeprurëse, do të vendosim sanksionet më të egra dhe do të stakojmë SWIFT-in [Society for Worldwide Interbank Financial Telecommunications(Bashkësia e Telekomunikacioneve Botërore Financiare Interbankare – E.Y.)]. Dhe këtë herë unë nuk bëj shaka. Ne kemi për ta bërë një gjë të tillë… Po e lëmë Krimenë jashtë kllapave. Jo se ne e kemi harruar atë, Krimenë juve do t’jua kujtojë Merkeli, e cila aneksimin e quan aneksim. Punën e Krimesë do ta shikojmë më vonë. Tani fjalën e kemi për Lindjen e Ukrainës”(Citohet sipas: “Sipas të dhënave burimore, Kerri e paralajmëroi Putinin: po shkelët në Mariupol, ne do të groposim njëqind mijë ushtarë dhe oficerë tuaj”. Marrë nga faqja e internetit “InoPress”. 24 maj 2015).

Sipas fjalëve të Sllava Rabinoviçit, në bazë të protokollit, ishte parashikuar që me Putinin të takohej Obama, por Obama nuk bisedon më me Putinin. Takimin e Xhon Kerrit me Putinin, analisti Sllava Rabinoviç e vlerëson si një“paralajmërim të fundit amerikan”. Sipas mendimit të autoriteteve amerikane, rreziku i ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë i kaloi caqet dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të veprojnë.

 

Me sa duket, paralajmërimi që Shtetet e Bashkuara i bënë Putinit përmes Xhon Kerrit, e dha rezultatin e vet. Gazetarja ruse Evgjeni Albac (1958), komentatore politike, politologe, veprimtare shoqërore dhe shkrimtare, kryeredaktore e revistës “The New Times”, ka bërë të ditur se Putini ka vendosur të largohet nga Donbasi. Ajo ka deklaruar:

“Vendimi për Donbasin është marrë. Pala ruse do të largohet që andej. Por këtu lind një shqetësim: ç’do të bëhet me ata njerëz në Donbas, të cilët u gjendën mes kudhrës dhe çekanit dhe që tani nuk i duhen më askujt, si do të mbijetojnë në kushtet kur atje ka probleme për dërgimin e ndihmave humanitare se njerëzit s’kanë ç’të hanë?… Autoritetet ruse, më në fund, filluan ta kuptojnë se sanksionet jo vetëm që janë një gjë serioze, por rezultojnë si diçka shumë më serioze. Edhe spiralja e re e sanksioneve dëshmon se ekonomia ruse nuk është më në gjendje të përballojë gjësend” (Citohet sipas: Evgjeni Albac. “Putini vendosi të largohet nga Donbasi”. Marrë nga faqja e internetit “vlasti.net”. 30 mars 2015).

EvgjeniAlbac thekson se autoritetet ruse po mundohen që, përmes Xhon Kerrit, ta bindin presidentin Barak Obama të heqë qoftë edhe një pjesë të sanksioneve kundër sektorit bankar rus. Kreu i ministrisë së jashtme të Federatës Ruse Sergej Lavrov, pati deklaruar më herët se vendimin për dhënien e autonomisë krahinave të Donjeckut dhe të Luganskut duhet ta marrë populli ukrainas. Ai pati theksuar gjithashtu se presidenti Poroshenko tani është shansi më i mirë për Ukrainën.

Me sa duket, Putini kërkon të ringjallë Bashkimin Sovjetik, duke pushtuar territore të huaja, çka do të thotë se ai nuk paska nxjerrë mësime nga përvoja e hidhur e Millosheviçit, i cili kërkonte të rikrijonte me dhunë mikroperandorinë jugosllave, duke kryer agresione kundër disa shteteve të Ballkanit. Elita oligarkike rreth tij duhet ta këshillojë që të heqë dorë nga agresionet kundër vendeve të tjera, për të mos pësuar fatin e Millosheviçit, dhe ta çlirojë popullin rus nga epshet shoviniste që ia ka futur në gjak.

Gazetarja Natalia Dvali i ka marrë një intervistë Konstantin Borovoit (1948), politikan opozitar rus, ish-deputet i parlamentit (1995-2000), sipërmarrës, kryetar i partisë “Zgjedhja Perëndimore”. Nëatëintervistëaikadeklaruase Putini ndodhet në një situatë pa rrugëdalje dhe se një luftë e madhe me Perëndimin është e pashmangshme. Pyetjes së gazetares se çfarë do t’i këshillonte ai Kievit zyrtar, ai i ka dhënë përgjigjen e mëposhtme:

“Që sot Kievi duhet të fillojë të përgatitet për Gjyqin Ndërkombëtar në Hagë dhe për tribunalin kundër Putinit. Në territorin e Ukrainës së pavarur, sovrane, ndodhen formacione ushtarake të një shteti të huaj, të cilat kryejnë akte dhune kundër qytetarëve dhe po u rrëmbejnë tokat. Të gjitha këto krime është e domosdoshme të evidentohen, të grumbullohen video- dhe fotomateriale, të merren në pyetje dëshmitarë, të krijohen komisione dhe qendra informacioni. Kjopobëhetnënivelinegazetarëve dhe të vullnetarëve, por, fatkeqësisht, jo në nivel shtetëror. Është e domosdoshme që sot të ngrihen padi në gjykata ndërkombëtare, sepse me kalimin e kohës ikën aktualiteti dhe largohen dëshmitarët e çdo krimi konkret. Sapo Lindja e Ukrainës të çlirohet, atje kanë për t’u zbuluar varre masive, si në Kosovë. Unë nuk kam dyshuar për asnjë çast se Kremlini ka dërguar krematoriume të lëvizshme për djegien e kufomave, me qëllim që të zhdukë gjurmët e krimeve të veta. Në Lindje të Ukrainës kanë shkuar për të luftuar edhe shumë nazistë të ndërkryer, me tatuazhe në formën e kryqeve të thyera. Këtatërinjjanëstërvitur për të kryer vrasje etnike, para së gjithash, për të vrarë ukrainas”(Citohet sipas: Natalia Dvali. “Intervistw me Konstantin Borovoin”. Marrw nga faqja e internetit “gordon.ua”. 18 qershor 2015).

Mënyra se si Putini po sillet jo vetëm ndaj Ukrainës, që është kryeqendër e hershme e kulturës së sllavëve lindorë, por edhe ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe sidomos ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të bën të dyshosh se ai duhet të vuajë nga komplekset e inferioritetit. Dhe kjo është një fatkeqësi e rëndë për popullin rus, të cilin intelektualët rusë, me përkrahjen që i japin Putinit, dëshmojnë se notojnë në batakun e shovinizmit rusomadh. Po cila është arsyeja që intelektualët rusë kanë dalë në përkrahje të Putinit? Përgjigjen s’po e jap unë. Se përgjigjen e kësaj pyetjeje e ka dhënë një intelektuale ruse, kritike letrare, zonja Alla Kirejeva, bashkëshortja e poetit të talentuar të viteve ’60 Robert Rozhdjestvjenski.

Gazetarja Natalia Dvali, në një intervistë që i ka marrë para do kohësh, i ka drejtuar asaj edhe pyetjen e mëposhtme:

“- Si shpjegohet që kaq shumë përfaqësues të inteligjencies krijuese të Rusisë, si shkrimtarë, artistë, muzikantë, jo vetëm që nuk ngrihen kundër politikës së Putinit, por edhe e përkrahin atë aktivisht?”.

Dhe zonja Alla Kirejeva përgjigjet:

“ – Sepse ata kanë një shpirt prej skllavi, prej lakeu”(Citohet sipas: “Vejusha e poetit Rozhdjestvjenski Kirejeva: Putini, me duart e veta, ka shkaktuar të gjitha tragjeditë kryesore të Rusisë gjatë 15 vjetëve të fundit”. Intervistë për gazetaren Natalia Dvali. Marrë nga faqja e internetit “gordon.ua”. 09 nëntor 2014).

 

Tiranë, 22 qershor 2015

Filed Under: Interviste Tagged With: Eshref Frasheri, për një intervistë, persiatje, Putin, TË PRESIDENTIT

BASHKIMI

October 8, 2013 by dgreca

– Përsiatje nga Pëllumb Kulla/

Fjalën “bashkim” ne e përdorim shumë. Një ditë më lindi dyshimi se unë e përdor atë pa ia ditur kuptimin.  Befas u kujtova se  këtë fjalë e kisha përdorur gjithë jetën. Dhe po gjithë jetën, nuk ia kisha ditur kuptimin e plotë. Në disa raste e kisha përdorur në shkrimet që botoja dhe në shumicën e herëve në kuvende, ku isha duartrokitur si njeri i gjerë, burrë i urtë e patriot i klasit të parë! Ditën që fillova të dyshoj se, megjithqë ishte fjalë shqipe, unë si shqiptar i thekur, i njohur me letrat e me gjuhën, prapëseprapë nuk ia dija kuptimin, vendosa të përpiqem që t’ia shkoqis domethënien e gjerë “bashkimit” dhe mendova se çfarë duhet bërë që të vihet në jetë ai.

     Pas një periudhe të gjatë përpjekjesh e një vargu meditimesh, vura re se “bashkimi” nuk ishte fare gjë e lehtë. Është, dakord, një fjalë e bukur, festive, e ngrohtë, plot emocion, por gati e parealizueshme.

     Bashkim – do të thotë të jetosh afër, të vëllazërohesh me një njeri a një grup njerëzish,  me të cilët deri tani nuk ke qënë bashkë, nuk i ke dashur fare dhe, në të shumtat e rasteve, i ke urryer. Nuk është e lehtë.

     Bashkim – na i thënkëshin pranimit të gabimeve, fajeve, mëkateve që ke bërë ndaj një tjetri. Nuk qënka kollaj.

     Bashkim – do të thotë të falësh. Të falësh në thellësi të shpirtit dëmin që të kanë shkaktuar, gjakun që të kanë derdhur, shnderimet, vjedhjen që të kanë bërë. Të falësh mëkatarët që, të penduar thellësisht, të dalin përpara me kokë ulur e me lotë në sy. Nuk është fare e lehtë  të falësh dhe zor të gjesh mëkatarë e sidomos të penduar! E sidomos në Shqipëri!

     Bashkim, – do të thotë të shikosh prapa dhe përpara, të ndahesh nga ca grupime e të bësh një afrim tjetër të arsyeshëm, të urtë dhe më afër llojit tënd.

     Bashkimi – është rasti, kur pas faljes së sinqertë je i zoti edhe të kapërdish.

     Bashkim, – është një mënyrë të jetuari në harmoni me një njeri a me një grup njerëzish, që shndërrohet në një nevojë të jetuari, kundër një grupi tjetër, kundër shtetesh të tjera e kundër aleancash armiqësore, që nuk të duan as ty dhe as ata, me të cilët u bashkove dhe sidomos nuk duan t’ju shohin bashkë. E vështirë kjo gjë sidomos aty ku duhet më shumë, në viset shqiptare.

     Bashkim, – do të thotë që, pas kësaj, të punosh ca më shumë se ai tjetri, njeriu me të cilin u  bashkove. Do të thotë të luftosh ca më shumë se ai, të shpenzosh më shumë se ai dhe, në rast nevoje, të japësh jetën para se ta japë ai. A jemi ne të tillë?

     Një njeri fal hasmin për gjakun e vëllait, babait a djalit të vetëm, paraqitet në kuvend, i shtrëngon dorën atij që i ka përvëluar shpirtin, përqafet me të dhe, në prani të njëqind burrave të përlotur që duartrokasin, zotohet që të ndërpresë urrejtjet dhe pusitë. Keni takuar njerëz të tillë? Shumë pak. Ju janë dukur të bukur? Të mahnitshëm, pasi kanë ngritur peshë një mal të tërë dhe ne s’kemi qënë veç soditës të mrekullisë.

     Pra “bashkimi”, vëllezër, është një punë e vështirë. Gazetat e shkruajnë, se nuk dijnë ç’të thonë tjetër, politikanët e thonë për t’u dukur, shkrimtarët e shkruajnë për abetaret e librat e këndimit dhe palët kundërshtare në gjirin e një kombi e tellallosin për t’ua lënë kundërshtarëve doçin në derë, me demek “ne kemi bërë thirrje më shumë se ju”.

     Dhe jo njëherë janë parë shqiptarë, që bashkim i thonë gabimisht ujdive për të përfituar, njerëz që urrejnë bashkatdhetarët më shumë se të huajt, njerëz që pasi janë prishur  nisin ta urrejnë shokun e bashkëpuntorin më shumë se atë, që dikur e luftonin së bashku. Ka shqiptarë që në furrën e urrejtjes gatuajnë më shumë mëri të helmët për shqiptarë të tjerë se sa për pushtuesin, qoftë ky italian, grek, gjerman apo serb. Mjaft që të pranohet kjo e nuk është zor të rreshtohen këtu emra ballistësh, komunistësh, legalistësh, socialistësh, demokratësh, disidentësh, reformatorësh, kolaboracionistësh. Nuk është zor të gjesh emra brenda kufijve të Shqipërisë dhe viseve të saj përtej.

      I zorshëm mbetet vetëm ai, BASHKIMI, që ne e përmendim, e shkruajmë dhe e lexojmë çdo ditë. Më kot…      

    Ju lutem e ju përgjërohem, miqtë e mi, mos e përdorni, mos e lodhni, a ndofta mos e ndotni më këtë element vendimtar për jetën e një kombi. Të punojmë që të piqet, ta shohim të mundur, ta shohim të afërt, që të vërsulemi për realizimin e tij.(Dielli-Arkiv-Tetor 2004)

 

                                                             o    o    o

 

Filed Under: Editorial Tagged With: bashkimi, pellumb Kulla, persiatje

BASHKIMI

July 29, 2013 by dgreca

– Përsiatje -/

Nga Pëllumb Kulla/

    Fjalën “bashkim” ne e përdorim shumë. Një ditë më lindi dyshimi se unë e përdor atë pa ia ditur kuptimin. Befas u kujtova se  këtë fjalë e kisha përdorur gjithë jetën. Dhe po gjithë jetën, nuk ia kisha ditur kuptimin e plotë. Në disa raste e kisha përdorur në shkrimet që botoja dhe në shumicën e herëve në kuvende, ku isha duartrokitur si njeri i gjerë, burrë i urtë e patriot i klasit të parë!Ditën që fillova të dyshoj se, megjithqë ishte fjalë shqipe, unë si shqiptar i thekur, i njohur me letrat e me gjuhën, prapëseprapë nuk ia dija kuptimin, vendosa të përpiqem që t’ia shkoqis domethënien e gjerë “bashkimit” dhe mendova se çfarë duhet bërë që të vihet në jetë ai.

     Pas një periudhe të gjatë përpjekjesh e një vargu meditimesh, vura re se “bashkimi” nuk ishte fare gjë e lehtë. Është, dakord, një fjalë e bukur, festive, e ngrohtë, plot emocion, por gati e parealizueshme.

     Bashkim – do të thotë të jetosh afër, të vëllazërohesh me një njeri a një grup njerëzish,  me të cilët deri tani nuk ke qënë bashkë, nuk i ke dashur fare dhe, në të shumtat e rasteve, i ke urryer. Nuk është e lehtë.

     Bashkim – na i thënkëshin pranimit të gabimeve, fajeve, mëkateve që ke bërë ndaj një tjetri. Nuk qënka kollaj.

     Bashkim – do të thotë të falësh. Të falësh në thellësi të shpirtit dëmin që të kanë shkaktuar, gjakun që të kanë derdhur, shnderimet, vjedhjen që të kanë bërë. Të falësh mëkatarët që, të penduar thellësisht, të dalin përpara me kokë ulur e me lotë në sy. Nuk është fare e lehtë  të falësh dhe zor të gjesh mëkatarë e sidomos të penduar! E sidomos në Shqipëri!

     Bashkim, – do të thotë të shikosh prapa dhe përpara, të ndahesh nga ca grupime e të bësh një afrim tjetër të arsyeshëm, të urtë dhe më afër llojit tënd.

     Bashkimi – është rasti, kur pas faljes së sinqertë je i zoti edhe të kapërdish.

     Bashkim, – është një mënyrë të jetuari në harmoni me një njeri a me një grup njerëzish, që shndërrohet në një nevojë të jetuari, kundër një grupi tjetër, kundër shtetesh të tjera e kundër aleancash armiqësore, që nuk të duan as ty dhe as ata, me të cilët u bashkove dhe sidomos nuk duan t’ju shohin bashkë. E vështirë kjo gjë sidomos aty ku duhet më shumë, në viset shqiptare.

     Bashkim, – do të thotë që, pas kësaj, të punosh ca më shumë se ai tjetri, njeriu me të cilin u  bashkove. Do të thotë të luftosh ca më shumë se ai, të shpenzosh më shumë se ai dhe, në rast nevoje, të japësh jetën para se ta japë ai. A jemi ne të tillë?

     Një njeri fal hasmin për gjakun e vëllait, babait a djalit të vetëm, paraqitet në kuvend, i shtrëngon dorën atij që i ka përvëluar shpirtin, përqafet me të dhe, në prani të njëqind burrave të përlotur që duartrokasin, zotohet që të ndërpresë urrejtjet dhe pusitë. Keni takuar njerëz të tillë? Shumë pak. Ju janë dukur të bukur? Të mahnitshëm, pasi kanë ngritur peshë një mal të tërë dhe ne s’kemi qënë veç soditës të mrekullisë.

     Pra “bashkimi”, vëllezër, është një punë e vështirë. Gazetat e shkruajnë, se nuk dijnë ç’të thonë tjetër, politikanët e thonë për t’u dukur, shkrimtarët e shkruajnë për abetaret e librat e këndimit dhe palët kundërshtare në gjirin e një kombi e tellallosin për t’ua lënë kundërshtarëve doçin në derë, me demek “ne kemi bërë thirrje më shumë se ju”.

     Dhe jo njëherë janë parë shqiptarë, që bashkim i thonë gabimisht ujdive për të përfituar, njerëz që urrejnë bashkatdhetarët më shumë se të huajt, njerëz që pasi janë prishur  nisin ta urrejnë shokun e bashkëpuntorin më shumë se atë, që dikur e luftonin së bashku. Ka shqiptarë që në furrën e urrejtjes gatuajnë më shumë mëri të helmët për shqiptarë të tjerë se sa për pushtuesin, qoftë ky italian, grek, gjerman apo serb. Mjaft që të pranohet kjo e nuk është zor të rreshtohen këtu emra ballistësh, komunistësh, legalistësh, socialistësh, demokratësh, disidentësh, reformatorësh, kolaboracionistësh. Nuk është zor të gjesh emra brenda kufijve të Shqipërisë dhe viseve të saj përtej.

      I zorshëm mbetet vetëm ai, BASHKIMI, që ne e përmendim, e shkruajmë dhe e lexojmë çdo ditë. Më kot…      

    Ju lutem e ju përgjërohem, miqtë e mi, mos e përdorni, mos e lodhni, a ndofta mos e ndotni më këtë element vendimtar për jetën e një kombi. Të punojmë që të piqet, ta shohim të mundur, ta shohim të afërt, që të vërsulemi për realizimin e tij.(Dielli-arkiv)

Filed Under: Komente Tagged With: bashkim, pellumb Kulla, persiatje

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT