FAIRE TABAKU:DASHURI DHE MIRËNJOHJE PA KUFI PËR NJERËZIT E FAMILJES SË BABAIT TIM/
Zonja e nderuar Faire Tabaku, shkrimtare, bibliografe për fëmijë dhe të rritur, anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, ish punonjëse në Institutin e Studimeve dhe Botimeve Shkollore, diplomuar në Universitetin Shtetëror të Moskës në vitin 1960, në këtë përmbledhje, na sjell një pjesë kujtimesh të jetës së saj fëmijërore, duke shprehur dashurinë, respektin, mirënjohjen për të gjithë ata njerëz, familjarë, miq, që ndikuan në rritjen, edukimin, shkollimin e saj, pasi fati i jetës së saj u tregua i padrejtë, i pamëshirshëm.
Lista e botimeve të zonjës Faire Tabaku është e gjatë, shumëfaqëshe që po të përmblidhen, përbëjnë libra të shumtë.
Gjatë gjithë jetës, në krijimtarinë e saj letrare për fëmijë dhe të rritur, është vlerësuar disa herë me çmime të parë dhe çmime të tjerë të ndryshme.

Pierre-Pandeli Simsia
* * *
“Edhe sot në këtë moshë që jam, i kujtoj me shumë nostalgji të thellë ato kohëra; njerzillëkun dhe humanizmin.”
* * *
Unë, Faire Tabaku, shpreh dashurinë dhe mirënjohjen time pa kufi, për njerëzit e familjes së babait tim.
Në moshë të re humba prindërit e mi.
Nëna ime Zare (Gozhina) Tabaku, vdiq kur unë nuk e kisha mbushur vitin e parë të lindjes, pra, kur unë pija akoma qumësht nga gjiri i saj.
Kur më vdiq babai, Hysen Tabaku, unë isha më pak se tre vjeçe.
Për familjen e babait tim, ishte një gjëmë nga më të mëdhajat.
Nga njëra anë ishte plaga e thellë që u hap në zemrat e tyre dhe nga ana tjetër ishte rritja e një fëmije të mitur.
Derisa gjyshi im bleu një lopë, më ushqeu me gjirin e saj një nuse e re nga familja Durdia, fqinja jonë.
Djali i saj, Qeram Durdia dhe unë, Faireja, ishim lindur në të njëjtën ditë një mëngjes të ftohtë fundjanari.
Që atëhere dhe deri në ditët e sotme që jemi në moshë madhore, me Qeramin, ne ndihemi si motër dhe vëlla.

Gjyshja ime, Hysnie (Shehu) Tabaku, që ishte edhe më e lënduara, vinte nga një familje me tradita të hershme patriotike, nga familja e madhe e Shehlerëve rë Teqesë së Karbunarës, që ndodhet afër qytetit Lushnje.
Ajo më donte shumë, nuk më ndante nga dora, por, kjo fjalë është pak për të përcaktuar dimensionin e dashurisë dhe dhimbsurisë që ajo ndjente për mua.
Siç më kanë treguar më vonë, kur unë fillova të hedh hapat e para, ajo më mbante për dore dhe më shëtiste në oborin e shtëpisë sonë.
Shumë herë, gjatë ditës, me kokën të mbështetur në prehërin e saj më zinte gjumi.
Mbaj mend, një mëngjes behari, kur unë duhet të kem qenë jo më shumë se pesë apo gjashtë vjeçe, të ulur në dhomën e ndënjies, gjyshi dhe gjyshja duke pirë kafenë e mëngjesit, ndërsa unë po luaja me një top të vogël llastiku, gjyshja u ngrit, mori kutinë ku mbante arturinat, nxorri një fotografi dhe e futi në xhepin e fustanit të saj.
Gjyshi e kuptoi se çfarë do të bënte dhe i tha: – Ç’bën kështu moj, të vraftë Zoti; është akoma maksun (fëmijë shumë i vogël)
Gjyshja nuk i ktheu përgjigje. Më mori mua për dore dhe më tha se do shkonim të bahçe dhe do hamë fiq.
Bahçeja jonë ishte e rrethuar me murë nga të gjitha anët. Muri që e ndante me oborin kishte një deriçkë të vogël. Gjyshja e hapi dhe ne hymë në bahçe.
Në bahçe kishte pemë frutorë të ndryshëm: fiq, rrush, kumbulla, pjeshka…
Këputi për mua dy tre fiq, nxorri nga xhepi fotografinë, e zgjati nga unë duke më thënë, se kjo fotografi ishte e babait tim, Hysenit.
Me syt e përlotur, shtoi: – Ai ishte djali im i madh; ishte shumë i dashur, i bukur dhe shtathedhur. Ty të donte shumë dhe gjithmonë betohej, për kokën tënde.
E kam ende të freskët veprimin tim të asaj dite me gjyshen kur më tha ato fjalë; ia ngjita syt asaj fotografie, e ngulita në zemër dhe në mendje fytyrën e babait tim për të mos e harruar kurrë.
Mbaj mend, po ashtu, që u trondita shumë, por nuk nxorra nga goja ime asnjë fjalë.
Që nga ai çast e deri më sot, unë mbart me vete brengën që nuk i njoha kurrë prindërit e mi.
Unë për të, isha ngushëllimi dhe amaneti i dy të rinjve që humbën jetën në lulen e rinisë.

Vdekja e të birit, gjyshen time e plaku parakohe.
Unë e mbaj mend të veshur me rroba të zeza, të cilat nuk i hoqi derisa ndëroi jetë.

U mbyll në shtëpi; nuk shkonte më as tek njerëzit e saj në Karbunarë.Vëllezërit e saj, Ahmeti dhe Nexhmini, vinin shpesh në Berat për të parë të motrën. Ndërsa mua, të afërmit e saj, kur mernin nuse, më blinin fustan, këpucë dhe çorape të bardha dhe më dërgonin me krushqit për ti mbajtur nuses bishtin e fustanit të bardhë.
Lodrat më të dashura të fëmijërisë sime kanë qenë, një kukull e madhe me flokë të verdhë dhe fustan të bukur, që, kur e lëvizje, imitonte të qarët e foshnjës, si edhe një kalë druri i vendosur mbi një bazament prej dërrase me katër rrota të vogla.
Kali kishte edhe një kapistër prej meshini të kuq që shërbente për ta tërhequr.
Ato m’i kishte sjellë vëllai i vogël i gjyshes, Nexhmin Shehu, që në atë kohë studjonte për financë në Itali.