• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Piktura e Sami Milloshit – shpirtërorja/fëmija brenda nesh

August 11, 2021 by s p

Ballsor Hoxha/

Sami Milloshi ka filluar ‘aventurën’ e tij, siç e quan vetë, të pikturimit krejtësisht vonë në moshën e tij. Dhe, aq më shumë pa një përgatitje teknike apo edukative. Sidoqoftë, ai në pikturën e tij është një ‘mjeshtër’ dhe ‘zotërues’ i një shprehje të thellë, unike dhe të plotë figurative. Estetika e Milloshit, apo duke i dhënë hapësirë Heideggerianes (nga Origjina e veprës së artit) e që është, e bukura që dërgon në të vërtetën me hapjen/zbulesën e botës përbrenda qëniesimit të absorbuar në – vetë veten – është pikërisht një çarje përtej reales dhe ngjyrave të “zymta” të saj, diku në ndërmjetësinë e ëndrrës dhe tendencës e tensionit të lirisë infantile, vetë ekstatikes dhe ekstazës. (Punimi këtu merr për shembull disa piktura në opusin e pikturës së MIlloshit për të dhënë një pamje të këtij gjeniu të pikturës.) Piktura e Milloshit – Kulla – një ndër më të bukurat dhe më prëfaqësueset e veprës së tij në pikturë, është pikë së pari, shkëputje Chagalliane e objektit të vëzhgimit/projektimit, më pastaj është motiv ndërmjet përrallës dhe lirisë së ndërtimit të projektimt ëndërror, dhe më tutje është romantizëm i origjinares së kujtimit, idilë dhe simbolikë e gravitetit të shprehjes së tij subjektive.

“Kulla” është shumë shtresore, duke hapur dhe shpallur qartazi edhe mungesën (e vendlindjes) edhe idealizimin e vendlindjes dhe edhe inercinë e infantiles, si kujtim dhe peshë e shpirtërores brenda subjektit dhe unit krijues të Milloshit.

Në shtresën e radhës ajo është një hierarkizim ëndërror, i idesë brenda shprehjes dhe imazhit të ndërtuar, si udhëzim dhe inerci e kumtit të tij. Në këtë ajo ka të hapur në pafundësinë e pëlhurës dhe të pafundësisë së perspektivës projektuese të imazhit kullën, si asocim apo levitim i të përhershmes. Gjithnjë duke krijuar simbolikën e të përhershmes, të qëndrueshmërisë shpirtërore dhe të universales së saj. Por, në teknikën e ndërtimit të tërësisë të kësaj ‘hierarkie’ Milloshi krijon një ndërthurje të objekteve me bazë, si pusi brenda saj, e më tutje objekte të tjera me kullën në pafundësinë e – dëshirës -, aq më shumë kjo dëshirë duke qenë infantile e tensionuar me të bukurën e vetëdijshme/ideore. Dhe më tutje në ndërtimin e saj, “Kulla”, krijon Chagallianen (shprehjen si të piktorit Chagall) si shpërthim qoftë surreal dhe qoftë si ndërmjetësi e surreales dhe të semiotikës ëndërrore, kështu duke shkëputur me vetëdije/ide mesazhin e medituar.

Por, në të vërtetë, në pikturën e Milloshit në përgjithësi, dhe në këtë pikturë po ashtu, ngjyra/ngjyrat e Milloshit janë tipari dhe karakteri më i rëndësishëm i tij.

Në “Kulla” ngjyra/ngjyrat (përkundër të kaltrës të thellë Chagalliane në këtë lloj shkëputje dhe krisje të ëndërrores) janë tejet ekspresive, të gjalla, të ndezura dhe në zonën e infantiles, dhe aq më shumë në zonën e dëshirës infantile. Dhe kjo zonë tensionohet dhe kompozohet në tendencën për të krijuar një mekanizëm, një qarkim dhe një shtjellë të stinëve, të objekteve idilike të fshatit, të cilat e hapin, pikërisht sipas Heideggerianes, vetë botën në të bukurën e të vërtetës.

Po ashtu, piktura “Shtëpia ime” është nj komunikim me piktorët e mëdhenj botëror, në këtë rast kemi një dramatizimdhe tension të ‘qarkullimit’ kompozicional të pikturës në tendenca të pikturimit të njohur n pikturën e VanGhog.

Sigurisht Milloshi është i vetëdijshëm për ndikimin, dhe aq më shumë e shtjellon tutje tensionin dhe dramatizimin e VanGhog, në një tension më eksplicit dhe më të dukshëm, kështu duke i dhënë uniken këtij kompozicion dhe duke krijuar një shprehje rrënjësisht interesante dhe të bukur.

Është pikturë e cila të shtynë në spekulim asociativ, kreativ, të hamendësimit të një ‘mulliri’ të të dinamikës së “botës” e cila në përjetimin e saj të krijon iluzionin dhe qoftë edhe magjepsjen me rendin e brendshëm dhe të pavërejtshëm nga syri i “zymtësisë së reales” të vetë botës. Në të vërtetë Milloshi sikur i jep një tension Ghogianes dhe e tejpërçon idenë e këtij kompozicioni tutje në një dinamikë sa të thellë po aq edhe dramatike, që në të vërtetë hapë një ndjesi tejet të guximshme subjektive të vetë piktorit. Dhe, po e njëjta është edhe në pikturën “Pylli përballë shtëpisë sime”, pavarësisht ciklit të inspirimit dhe të frymës në të cilën ka punuar piktori, por si motiv dhe kumtim i këtij autori. Megjithëse në pikturën “Pylli përballë shtëpisë sime” mungon mekanizmi i “mullirit” të reales në dhe përbrenda saj, në të vërtetë piktura “Pylli përballë shtëpisë sime” ka të njëjtin guxim artistik, gjë që e çon piktorin në kërkim tejet interesant të fuqisë dhe aq më shumë të intensitetit të ngjyrës, dhe të përjetimit të saj, gjithnjë në prapavijë një emocion semantik/ideor i cili të bartë në një zonë të rrallë bukurie.

Piktura tjetër si përfaqësuese e veprës së Milloshit në këtë punim, është “Dallgët”. Në të vërtetë ajo është vazhdimësi e kësaj drame brenda kompozicionit të Milloshit, si në dy pikturat më lartë, por në një perspektivë tjetër të projektimit. Në të vërtetë, sipas këtij punimi, piktura “Dallgët” është një prej arritjeve më të rëndësishme në pikturën e Milloshit, duke qenë në të njëjtën kohë ri- përfaqësim i spektrit të hijezimit të objektit të pikturuar (qoftë në idenë sipas Chagall, e qoftë në idenë e dinamikës dhe dramës së pikturës së VanGhog), dhe dinamikë tejet tejettë gjallë, të tensionuar bukur, dhe tejshkuese në përjtetimin e saj.

Ngjyrat në kompozicionin e kësaj pikture krijojnë një paradoks të qëllimtë ideor të Milloshit duke kaluar nga dramatizimi dhe tensionimi në një zonë tejet tejet unike për pikturën e Milloshit me ngjyra (konotuese) infantile dhe ekstatike. Në të vërtetë tërë piktura e Samiut është një ndërmjetësi e shumëfisht e: imagjinares me ëndërroren, e surreales me ekstatiken, dhe e ideores në ndër-shkëmbim me pikturën dhe pikturimin global. Si përfundim, piktura e Sami MIlloshit, zë vendin e saj në bukurinë (duke refuzuar të quajmë – estetikë -) e mediumit të pikturës me infantilen dhe ekstatiken e saj. Gjë që në të shumtën e saj, ose është në tërësi, ose është shpërfaqje e masave ekstatike, ëndërrore, imagjinare të të gjallës dhe të të ndezurës së objektit. Gjë që në të vërtetë është kërkim përtej ndarjes arbitrare të ngjyrës në mashkullore, apo motiv mashkullor, dhe të asaj femërore,. Në të vërtetë Samiu kërkon pikërisht përbrenda dhe tej imagjinares së ndarë arbitrarisht të ngjyrave (kujto se deri shumë vonë ngjyra e femrës “ishte” e kaltra, derisa e kuqja ishte shprehje mashkullore etj), në një infantile përtej vetëdijesimit gjinor – sipas seksit, në një zonë dhe origjinë e cila në ne është e mishëruar me ylberin, magjepsjen prej tij; në burimin e imagjinares; dhe të burimit të përrallës. Në meditimin që thërret përjetimi i kësaj pikture shpërfaqet mungesa subjektive infantile, dëshira infantile dhe dyzimi i përrallores në dhe përbrenda, dhe përtej ‘zymtësisë’ së reales. Kjo në të vërtetë është gjeniu, apo delli i gjenisë brenda pikturës së Sami Milloshit, e që në shprehjen e tij rrëfen një fëmijë të brendshëm (CarlJung) si urtësi dhe si “djalosh i artë” (CarlJung). Vetë qëniesimi i masës infantile brenda nesh, formësuar në vetëdije përtej instinktives në shpirtëroren dhe psikën e subjektives e cila ruan dhe ndërton po të njëjtën “të artë” (CarlJung), dhe po të njëjtën imagjinare e cila nuk njeh arbitraren dhe me këtë pushtetin e qoftë të vetëdijes dhe qoftë të dijes. Është në të vërtetë dije në vete, e kompozuar pikërisht njëjtë si ngjyrat në vjeshtën e “Kullës” së Milloshit, në stinët e “Kullës” së Milloshit, si një shtjellë gjethesh e cila shkrepë dhe ndizet e zymtohet herë të tjera, e cila ruan tërë shpirtëroren e humbur, mbetur diku prapa pushtetit të dijes. Piktori Sami Milloshi është një artist i veçantë i cili gjithnjë kërkon në përmbysjen apo shpërfaqjen e të – ndezurës – dhe të ekstatikes infantile në dhe përtej reales të cilën e shohim të mbyllur, të kthyer shpinën e të distancuar nga ne. Gjë që gjithnjë evokon ‘fëmijën brenda nesh’ (CarlJung) dhe me këtë hapë dhe arrin te e vërteta shpirtërore pa një gravitet të zymtësisë së kësaj realeje.

Filed Under: Kulture Tagged With: Ballsor Hoxha, Piktura, Sami Milloshi

Piktura 90 vjeçare e Skënderbeut, nga Kruja deri tek arbëreshët në Itali

May 22, 2016 by dgreca

13230271_1723525064575138_1148958671350071335_nTIRANE, 22 Maj/ATSH/-Një ekspozitë që nis me veprat e para të Anastas Ballamaçit e Theohar Gjinit dhe vijon një tablo madhështore të Skënderbeut punuar nga piktori Spiro Xega në vitin 1931,është çelur në qytetin e Krujës.

Ekspozita me temë “Skënderbeu në artet pamore shqiptare” është çelur në Muzeun historik Gjergj Kastrioti Skëndërbeu dhe do të jetë e hapur për publikun deri më 22 tetor.

Rreth 30 vepra arti nga fondi Galerisë Kombëtare prezantohen bashkë me dokumentet më të rëndësishme historike. Drejtori i Arkivës së Pëgjithshme të Shtetit, Gjet Ndoj foli  për imazhin historik të Skënderbeut sipas dokumenteve të prezantuara.

“Ne kemi sjellë disa dokumenta që kane të bëjnë  me letërkëmbimet  që ka pas Gjergj Kastriot Skënderbeu në kohën e tij me Sulltan Muratin e II  dhe pastaj me pasardhësin e tij  Mehmetin e II. Kemi sjellë dhe disa dokumenta të tjerë”, tha ai.13256088_1723524274575217_9178019530066521455_n

Ekspozita është vazhdim i projektit “Maison de l’Albanie” kushtuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit që filloi në Paris në janar 2016 në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të arteve rrëfen drejtori i galerisë Artan Shabani.

“Mbas Krujës kjo ekspozitë do të rrugëtojë  në Firence, në vendet ku kanë jetuar  dhe vazhdojnë të jetojnë arbëreshët  në Itali siç është  zona e Kalabrisë”,u shpreh Shabani.

Kjo ekspozitë ka vepra të hershme nga më unikalet, të realizuara nga piktorët e talentuar shqiptarë./a.g/

Filed Under: Histori Tagged With: 90 vjecare e Skenderbeut, Kruja, Piktura

Paintings about Albania Exhibited in Taiwan-Piktura me teme nga Shqiperia të ekspozuara në Tajvan

July 29, 2014 by dgreca

Friend of Albania and former British Defence Attaché in Tirana, Lieutenant Colonel (Retired) Mark D Vickers will be exhibiting a number of paintings of Albania in his third solo art exhibition which will be held in Taiwan between 1 – 31 August 2014.
The theme for this exhibition is “Travels in Albania, Nepal, and Taiwan” and amongst the 17 paintings on show are included his depictions of “Legend of Rozafa”, “Road from Shkodra to Vermosh”, “Kelmend”, “Bunkers”, “Kisha e Zoja e Keshillet te Mire, Shkodra, Albania”, and “Montenegro – Looking back towards Albania”.
Whilst to date the British born Mark Vickers style is quite traditional, in fact in all of his paintings are painted with considerable passion. When asked about this he said “I hope to touch people in some way, to reflect something from my own heart, something beyond merely the landscape or figure which I am painting, something deeper.” As people look at his work, each may see or feel different emotions, and this adds to the meaning and value of the paintings. Mark’s feelings of spirituality, of a belief in something more important than simply our mundane existence, are expressed through his paintings.
Unusually this artist always likes to display a short written explanation alongside each painting, to briefly describe it both in terms of physically what is depicted but also, and importantly, a hint of what was in his heart and mind as he painted it – why he painted it, what attracted him to try to capture what he saw and felt. He encourages to read these descriptions as well as looking at his art works as he hopes they may add a deeper dimension to the viewing experience. An example is with his painting of “Road to Vermosh”:-
“Road to Vermosh”
This northern Albanian winding road is the only route linking the beautiful valley and village of Vermosh to the rest of the country. Snow blocks the route for several months each year. Despite the harsh life there, it was always one of my favourite places to spend a weekend a few times a year – no hotels, just relying on the hospitality of the local people and the Albanian motto “Home belongs to God and the guest”.
As I drove along this precarious road it made me think of the twists and turns of life, and the lethal drops to the side reminded me to be mindful of “now” – the past has gone and can’t be changed, and the future has not arrived.
This exhibition focuses on some of the artist’s experiences in these three very different countries, Albania, Nepal and Taiwan, and the thoughts and feelings which they invoked within him.
Z. Vickers says that it is dream for the next year to hold an exhibition in Albania, but the cost of shipping paintings may be prohibitive. He is also currently discussing with an Albanian artist an exciting idea to hold a joint exhibition somewhere.
***
Piktura me teme nga Shqiperia të ekspozuara në Tajvan/

Miku i Shqipërisë dhe ish-atasheu Britanik i Mbrojtjes në Tiranë, Lejtnant Kolonelit Mark D Vickers do të ekspozoje disa piktura me pamje nga Shqiperia në në ekspozitën e tij të tretë me veprat e tij te artit figurativ qe do te inagurohet në Tajvan ne 1 gusht dhe do te qendroj hapur per 1 muaj nga 1-31 gusht 2014. Tema e kesaj ekspozite është “udhëtimi në Shqipëri, Nepal, dhe Tajvan”, dhe ndermjet 17 pikturave ndodhen “Legjenda e Rozafës”, “Rruga nga Shkodra për në Vermosh”, “Kelmendi”, “Bunkerë”, “Kisha Zoja e Keshillet te Mire, Shkodra”, dhe “Mali i Zi – Duke kthyer në drejtim të Shqipërisë”.
Mark Vickers është mjaft klasik dhe realist ne pikturat e tij, te cilave nuk u mungon emocioni si ne ngjyra dhe ekspresivitet. Ne pikturat e markut ka nje trasparence, elegance dhe nenkuptohet një besim në diçka më të rëndësishme se thjesht ekzistenza ne keste bote qe ndoshta rrjedh nga besimi i tij Budist.
Artistit mendon te japi një shpjegim të shkurtër me shkrim,per admiruesit e artit qe do te vizitojne ekspoziten e tij duke qene se ata nuk kane bere udhetimin fizik qe ka bere artisti. Një shembull është me piktura “Rruga e Vermoshit”: – “Rruga për në Vermosh”
Kjo rruge dredha-dredha ne Shqiperineveriore eshte e vetmja linje qe lidh luginen e mrekullueshme dhe fshatin e vermoshit me pjesen tjeter te vendit. Debora e bllokon rrugen per disa muaj gjate vitit. Megjithe jeten e veshtire aty, kjo zone ka qene gjithnje nje nga vendet e mia te preferuara per te kaluar fundjaven disa here ne vit – pa hotele, thjesht duke u mbeshtetur ne mikpritjen e vendasve dhe shprehjen shqiptare “shtepia I perket zotit dhe mikut”.
Teksa udhetova pergjate asaj rruge te pasigurt, u zhyta ne mendime lidhur me kthesat dhe dredhat e jetes,
Dhe ato humnera vdekjeprurese ne ane te saj me kujtuan qe te jem I vemendshem per te tashmen – e shkuara ka ikur dhe nuk mund te ndryshohet,ndersa e ardhmja nuk ka ardhur ende.
Kjo ekspozitë përqendrohet në disa nga përvojat e artistit në këto tri vende shumë të ndryshme, Shqipëri, Nepal dhe Tajvani, dhe reflekton edhe mendimet dhe ndjenjat e tij.
Z. Vickers thotë se endra e tij per vitin e ardheshem eshte hapja e nje ekspozite ne Shqiperi, Interesante do te ishte per te nje ekspozite kolektive ose me nje artist tjeter Shqiptar.

Filed Under: Kulture Tagged With: me teme nga Shqiperia, Paintings about Albania Exhibited in Taiwan, Piktura, të ekspozuara në Tajvan

Artikujt e fundit

  • NJË YLL SHNDRITËS NË YLLËSINË E KOLOSËVE BOTËRORË…
  • VOTA E VJEDHUR E KTHYER NË ART…
  • Shkollimi i femrës shqiptare në vitet 1913–1939: përpjekje, pengesa dhe arritje
  • Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nga “Fronti Europian në Frontin Kombëtar”. Çfarë mund të fshihet pas këtijë slogani?
  • Martin Camaj: “Unë jam i jueji e ju jeni të mijt…”
  • 34 vjet nga vizita e Baker. 500 mijë në shesh, tapet të kuq, makinën e ngritën në krah dhe në miting asnjë flamur shqiptar
  • Thank you Congressman George Latimer…
  • “Tre dritare dhe një varje” shpallet filmi fitues i edicionit të dytë të Festivalit të Filmit Shqiptar “Fan S. Noli” në Boston!
  • Festivali Shqiptar në Michigan
  • VATRA Boston mikpret Luan Ramën në një takim për kulturën dhe çështjet kombëtare
  • VOTA E GJAKUT …
  • “Çekani i mesnatës”, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth mbi operacionin e SHBA në Iran
  • “Parada Shqiptare 2025” – Shqiptarët e Amerikës u mikpriten në “shtëpinë” e kryetarit të Bashkisë së New York-ut Eric Adams
  • Shqiptarët e Amerikës, krenari kombëtare
  • Presidenti Trump i flet kombit – SHBA-të godasin 3 baza iraniane të programit bërthamor

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT