• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Paqja me sytë nga Samiti i NATO-s në Lituani”

July 11, 2023 by s p

GJENERAL PIRO AHMETAJ/

Siç është gjerësisht e njohur, sot dhe nesër (11-12 korrik 2023), në Vilnus, Lituani po mbahet Samiti i 37 i Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO). I ftuar/privilegjuar për ta ndjekur nga “Forumi Ekspertëve të Këshillit të Atlantikut”, po ndaj një përmbledhje me mesazhe strategjike nga ky Samit historik për të ardhmen e Aleancës Euroatlantike: Që në fillim të herës, duhet ta nënvizoj që ky Samit nuk është kurrsesi një “mbledhje rutinë e radhës” por ngjarja më madhore që ka pasur Aleanca që prej themelimit të saj (4 Prill 1949).

Kjo pasi, në këtë rast, krerët e 31 shteteve anëtare, mblidhen për të demonstruar vullnetin, kohezionin, fuqinë ushtarake dhe vendosmërinë e fitores së luftës në Ukrainë si dhe bashkë me të domosdoshmërinë jetike të transformimit (në mos të rithemelimit) të Aleancës. Thënë këtë, mjafton të sjellim në vëmendjen që NATO në 24 vitet e fundit është dyfishuar me numrin e vendeve anëtare (nga 16 ne 31/2 përfshi së shpejti Suedinë) ndërsa nga gjithsej 37 Samite, 27 prej tyre janë zhvilluar mbas 1990.

Kështu, harta e zgjerimit dhe numri Samiteve mbas 1990 flasin më fortë se të gjitha fjalimet në Vilnus, jo vetëm për ndryshimet e paparashikuara të natyrës së kërcënimeve por edhe pritshmërive ndaj NATO-s si: “Aleanca më e fuqishme e historisë së njerëzimit”, të cilat mbas precedentit të “luftës për/me Ukrainën” janë më të mëdha se kurrë më parë në historinë e Saj 74 vjeçare. Po pse, pikërisht në Samitin e Lituanisë, krerët e 31 vendeve anëtare janë të destinuar të nënshkruajnë NATO-n e Epokës/ gjeneratës së re, ose për më qartë, të vulosin ri-themelimin e Aleancës ?

Së pari, për herë të parë pas përfundimit të luftës së dytë botërore (9 Maj 1945) dhe luftës së ftohtë (1990), prej 24 Shkurtit 2022 Evropa dhe bashkë me të NATO, po përballen me pasojat e riciklimit të luftës klasike, ose të ndryshimit e kufijve shtetërore të një shteti Sovran me fuqinë e armëve vrastare (agresioni neonazist i Rusisë–Putiniste kundër Ukrainës). Në këtë mjedis të sigurisë, prioriteti gjeostrategjik, në mos jetik i NATO-s mbetet rikthimi i Aleancës te programet e modernizimit të kapaciteteve/aftësive konvencionale, përfshi të fuqisë bërthamore/deterrence (të frenimit, shkurajimit dhe të shpagimit/hakmarrjes ndaj armiqve potencialë). Prandaj mbas këtij Samiti, numri i Forcave të Gatishmërisë së Lartë, po planizohet të arrijë në rreth 300 mijë trupa ushtarake (si asnjëherë në historinë 74 vjeçare të Aleancës), si dhe do të dyfishohen kapacitetet e luftimit të fuqisë Ajrore dhe Detare e Aleancës, të afta për të garantuar mbrojtjen e tërësisë kolektive/përbashkët të 31 vendeve (artikulli-5) nga dy kërcënimet bazë, “Rusia dhe

Së dyti, ky Samit është i destinuar në mos i “detyruar të bëjë histori pasi mbahet mbas 500 ditë luftimesh të përgjakshme ndaj agresorëve të Rusisë-Putiniste që siç është provuar katërçipërisht, mbetet i tillë jo vetëm kundër sovranitetit territorial të Ukrainës, por edhe ndaj kredibilitetit të rendit global të sigurisë; ndaj status-quosë dhe interesave gjeopolitike të ShBA/ NATO; ndaj kufijve të demokracisë si dhe ndaj vlerave perëndimore.

Prandaj, pa asnjë mëdyshje në këtë Samit, NATO do të demonstrojë fuqinë e pakonkurrueshme dhe mbështetje të gjithanshme për kundërofensivës së Ukrainës, përfshi me mbi 100 miliard € armatime të gjeneratës se fundit (nga SHBA, UK, Poloni, Norvegji dhe pothuaj të gjitha vendet e tjera të NATO-s). Po ashtu, në Samit do të “inaugurohet” ose riinstitucionalizohet “Këshilli NATO – Ukrainë” me qëllim për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të Ukrainës në Aleancë. E thënë shkurt: “për SHBA/NATO nuk ka opsion tjetër veç fitores së luftës në Ukrainë”. Për më tepër, të gjithë faktorët dhe 31 anëtarët e NATO-s janë të vendosur dhe besimplotë se, bashkë me humbjen e Luftës në Ukrainë, Rusia – Putiniste po diskreditohet si dhe do të humbas peshën gjeopolitike në botë, fatmirësisht përfshi edhe në Detin e Zi, Ballkanin Perëndimor, Mesdhe, etj.

Së treti, Samiti i Lituanisë, zhvillohet jo vetëm në kohën e duhur por edhe si një domosdoshmëri kritike: “për të adaptuar dhe modernizuar konceptin, qasjen, mekanizmat, fuqinë si dhe kapacitetet e Aleancës bazuar në parimin e ‘ndarjes së barrës dhe rritjen në minimumi 2 % të buxhetit të mbrojtjes’, por edhe forcimin e marrëdhëniet trans-atlantike në mënyrë që NATO të mbetet e aftë dhe e pathyeshme për tu përballur me çdo kërcenim, në çdo kohë, ndaj kujtdo armiku potencial si dhe nga çdo drejtim që të vijnë”.

Për ta bërë sa më të qartë këtë mesazh të pritshëm të Samitit, po citoj Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Jens Stoltenber, i cili një ditë para Samitit, “2 % të GDP-së e cilësoi si minimum”, ndërsa kujtojmë që përgjatë 25 viteve të fundit 2% ka qenë vetëm një objektiv mjaft i debatueshëm por dhe i papërmbushur nga shumicën dërrmuese të vendeve anëtare. Nga ana tjetër vlen gjithashtu të përmendim faktin që gjatë vitit 2023 buxheti i mbrojtjes për vendet e evropiane/Kanada, ka pasur rritjen më të madhe të dekadës se fundit (8.3 %) pa përfshirë USA, e cila këtë vit ka arritur buxhetin rekord me rreth 1 trilion dollarë. Po ashtu këto vende (evropiane/ Kanada)

Së katërti, Samiti do të konfirmojë edhe më fortë “politikën e dyerve të hapura” (zgjerimit) me Suedinë së shpejti dhe me Ukrainën, Gjeorgjinë, si dhe forcimin e partneritetit strategjik jo vetëm me BE, por edhe me vendet me “status të privilegjuar” si Australinë, Zelandën e Re, Korenë e Jugut, të cilët, janë ftuar zyrtarisht për të marrë pjesë në Samit.

Së pesti, në këtë Samit, do ketë mesazhe të forta edhe për 5 vendet e Ballkanit Perëndimor, mbi domosdoshmërinë kritike të zhvillimit të frymës dhe Masave të Mirëbesimit Reciprok (CSBM) si dhe të dialogut pa kushte për paqen, stabilitetin demokratik dhe agjendën e integrimit Euroatlantik të Rajonit.

Janë dy definicione brilante, nga dy personalitete të mirënjohura si dhe me kontribute historike për “rendin global të sigurisë”, që veçmas, por sidomos së bashku, i kam përzgjedhur si mesazhe përmbyllëse të këtij Samiti historik: “NATO është aq e fortë sa hallka më e dobët e zinxhirit të saj”, si dhe të ish-Presidenti i SHBA John Kennedy në hapjen së Konferencës se Munihut, 60 vjet me parë: “Ti hedhim sytë përtej rreziqeve të së sotmes, te shpresat e së nesërmes”! Prandaj, në Samitin e Vilnusit, krerët e 31 shteteve anëtare janë të “të destinuar në mos të imponuar të nënshkruajnë dhe shenjtërojnë projektin e Aleancës së Erës së Re”.

Kjo pasi jam shpresëplotë se në këtë Samit do të rikonfirmohet “Leadership” i fortë, përgjegjshmëri e lartë, vullnet, kohezion si dhe projektet, programet dhe mbështetja e financiare (minimumi 2 % e GDPsë) për modernizimin kapaciteteve të afta të përballjen me rreziqet konvencionale (artikulli 5), me terrorizmin si dhe me kërcënimet ndaj paqes, lirisë, prosperitetit dhe stabilitetit demokratik dhe interesave të Aleancës në hapësirën Euroatlantike. Në shtesë, në kapacitetin e ekspertit për çështjet e Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, po parashtroj reciprokisht edhe 5 rekomandime strategjike për sa qëndrimet dhe angazhimet e RSH-së në këtë dhe përtej këtij Samiti:

1. Kohezion dhe konsensus të pakushtëzuar (krah të ShBA-ve) për të gjitha vendimmarrjet, projektet dhe operacionet e Aleancës në interes të mbrojtjes kolektive (artikulli 5); mbështetjen “më shumë se modeste” ndaj Ukrainës; rol/vend lider në promovimin e paqes, stabilitetit demokratik, interesave gjeopolitike dhe agjendës Euroatlantike në rajon. Po ashtu, mbështet projektet e përbashkëta ndaj të kërcënimeve asimetrike të sigurisë: “terrorizmi, rreziqet kibernetike, krimi i organizuar, siguria e mjedisit, emergjencat civile, etj.”!.

2. Të konfirmojë përmbushjen e angazhimit për të arritur në “minimumi 2 %” GDP-së prej 2024 e në vazhdim”, me synimin e zhvillimit të kapaciteteve të afta për përballimin e rreziqeve ndaj sigurisë së qytetarëve dhe shoqërisë, si dhe përmbushjes së detyrimeve në kuadër të NATO-s.

3. Mbështetjen dhe promovimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës, për anëtarësim në NATO, duke konfirmuar se kjo “qasje e mençur” zgjeron hartën e paqes së qëndrueshme në Rajon dhe më gjerë.

4. Të përmbush të gjitha përgjegjësitë që i përkasin vendit pritës (Host Nation), deri në përfundimin e projektin të Bazës Ajrore të Kuçovës, etj., detyrime që burojnë nga marrëveshja mbi statusin e forcave (SOFA), protokolli i Parisit, etj., të nënshkruara nga vendi ynë në 2012.

5. Të konfirmojë vullnetin dhe vendosmërinë e Tiranës Zyrtare për transformimin e Sistemit të Sigurisë Kombëtare, në përputhje me atë të mbrojtjes kolektive të Aleancës, duke përditësuar dhe modernizuar konceptin (SSK), balancat e pushteteve, strukturat, kapacitetet operacionale, bashkë me këto mekanizmat dhe mirënjohjen institucionale ndaj ShBA/NATO si dhe kulturën Euroatlantike të bashkëpunimit.

Së fundmi, por jo nga rëndësia, në këtë udhëtim/përpjekje me interesa të larta kombëtare, “nuk vlejnë as privatizimi i dashurisë për mëmëdheun dhe as i agjendës EuroAtlantike; as fryma sovranisto-ballkanike dhe as mungesa dëshpëruese e projektit të rindërtimit të opozitës zyrtare (përtej luftës diskredituese për procedurat, vulën dhe bravat)”, por peshohen vetëm dashuria dhe përunjësia për vendin; përkushtimi në ushtrimin e detyrave shtetërore dhe përgjegjësia e lartë ndaj interesave mbarëkombëtare; besimi në vlerat demokratike, mirënjohja dhe “bekimi” nga/ndaj partneritetit strategjik me SHBA,NATO-n.

Filed Under: Rajon Tagged With: Piro Ahmetaj

“Një vit luftë = Ukraina stoike, USA/NATO/BE më të vendosur”

February 24, 2023 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj: 

Në kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, kam ndjekur me interes të shtuar 365 ditë/netë luftime në fushbetejën “me/për Ukrainën”. 

Në vijim po paraqes një përmbledhje të mësimeve strategjike, nga 1 vit i përballjes stoike të Ukrainës si dhe vendosmërisë së Aleancës Transatlantike (USA/NATO/BE) në fushbetejën me të keqen e përbashkët, Rusinë-Putiniste:

Si sot një vit mē parë, në 24 Shkurt 2022, regjimi Putinit j’u rikthye përqasjes  neo-naziste të ndryshimit të kufijve shtetërore, statusquosë dhe hartës gjeopolitike nëpërmjet agresionit ushtarak.   

Para një viti, Rusia-Putiniste e nisi agresionin, jo vetëm me konceptet, armatimet dhe mendjet e ndyshkura por edhe me ambicie dhe objektiva perandorake (nënkupto paranojake). Por, mbas një viti luftimesh rezulton  e rraskapitur, edhe më e izoluar dhe më e diskredituar.

Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara  muajin e fundit për të rimarë inisiativën strategjike si dhe restauruar moralin e rrënuar, në fakt, në përballjen me Ukrainen gjatë vitit 2022 Rusia humbi: “reth 40% të teritoreve të pushtuara (Mëmës-Rusi); 120 mijë të vrarë, mbi 3 Trilion €, ose 2 herë më shumë se Prodhimi i Përgjithshëm Neto i Rusisë për 2022 (1.7 trilion €); moralin e ushtrisë dhe kohezionin e kombit Rus; epërsinë si dhe iniciativën strategjike”! 

Përgjatë një viti luftimesh, u vërtetua  se agresioni ushtarak i Rusisë-Putiniste, nuk ishte vetëm kundër sovranitetit të Ukrainës por edhe:  “kërcenim serioz ndaj rendit global të sigurisë, kufijve të demokracisë, vlerave perëndimore  si dhe ndaj interesave të Aleancës Euro-Atlantike (USA/NATO/BE)”.

Por mbas një viti luftimesh të përgjakshme, mund të them me bindje se, Rusia-Putiniste i humbi me turp betejat për të testuar kohezionin mes 30 vendeve të NATO-s, edhe duke kërcënuar “si shtet terrorist” me gazin si arë gjeopolitike apo me përdorimin e armëve bërthamore. Në të kundërt, gjatë 2022, mbi 50 miliard € armatim dhe pajisje ushtarake moderne, etj janë prova që tregojnë për kohezionin e përforcuar dhe vendosmërinë e Alancës Transatlantike në mbështetje të Ukrainës.

Po ashtu, mbas një viti lufte, Rusia gjendet edhe më e izoluat nga bota e qytetëruar: “vetëm 4 shtete terroriste e njohën këtë aventure neo-naziste”; për shkak të kësaj lufte rrezikon seriozisht përjashtimin nga 5-shja vendimarrëse e Këshillit të Sigurimit/OKB si dhe besoj jo shumë vonë, Putini, Zullumqarët dhe Gjeneralët e Tij do të përgjigjen për krime kundër njerëzimit në Gjykatën Ndërkombëtare.  

Përgjatë 1 viti lufte, Putinit refuzonin  t’i jepnin dorën edhe autokratët e Azis Ju-lindore, ndërsa si aleat të Rusisë kanë mbetur vëtëm regjimet terroriste, si Irani, Korea e Veriut dhe Junta e Malit. 

Jo vetëm përgjatë këtij viti, Rusia keq-dështoi për të ndezur një front të ri lufte duke frymëzuar grupet kriminale, axhendën e politikanëve dhe pushtetarëve të korruptuar si dhe ekstremistët e tipit Dodik në Ballkan, apo duke ricikluar oshilacionet e Beogradit zyrtar për të kërcënuar me agresion ushtarak sovranitetin teritorial të Republikës së Kosovës, njëkohësisht edhe ndaj prezencës së NATO/KFOR ?!

Thënë sa më sipër, një vit luftime me “superfuqinë e kapur nga paranojat e ambicieve staliniste”, treguan se krahas përballjes sublime të Ukrainës, fati i luftës mbetet i ndërlidhur nga mbështetja e perëndimit. Prandaj SHBA, UK, Gjermania dhe pothuaj të gjitha vendet e NATO-s kanë konfirmuar dërgimin e tankeve (Abrams, Challenger dhe Leopard) të gjeneratës se fundit, të cilët do të vendosin fatin e luftës në tokë. 

Në terma financiare, paketa e mbështetjes së Ukrainës nga perëndimi, USA, UK, Norvegji, Gjermani dhe vendet e NATO-s (sisteme Patriot, Dronë, Tanke, etj) e konfirmuar për vitin 2023 arrin mbi 100 miliard €. 

Ndërsa Samiti Historik i BE në Kiev (3 Shkurt) dhe vetëm 2 ditë më parë (22/02), vizita si “suprizë – strategjike” e Presidentit të SHBA, Joe Biden, demostrojnë vëndosmërinë e palëkundur të perëndimit për ta mbështetur pa kompromis Ukrainën deri në fitoren përfundimtare ndaj të keqes së përbashkët, Rusisë-Putiniste.

Në përmbyllje, për titull të këtij opinioni, kam përzgjedhur të citoj Ish-kryeministrin e UK, Blair: “falë rezistencës stoike të Ukrainës dhe vendosmërisē se Perëndimit”, Rusia – Putiniste do ta humbas luftën si dhe do të gjynjëzohet nē përballjen fuqinë ushtarake, kohezionin e përforcuar dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/BE)! 

Me këtë rast, nuk kemi pse të mos e përshëndesim, rolin aktiv të Republikës së Shqipërisë, si rrjedhojë e përfaqësimit krah SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit të OKB; për mbështetjen e pa kushtëzuar të vendimarrjeve në NATO dhe kontributeve me shumë se modeste që RSh vijon ti japë Ukrainës martire. 

Në shtesë, do këshilloja faktorët politik & aktorët shtetërorë të Tiranës që: “humbja e luftës, kolapsi ekonomik dhe diskretitimi ndërkombëtar, përfshi në Ballkan që e pret Rusinë, është një rrethanë e favorrshme gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh në tavolinat e vendimarrjeve të mëdha (SHBA/NATO/UN) për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat Kombëtare në Rajon, Mesdhe, etj“!

* Ekpert për SK, Rajonin dhe NATO,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut; 

Anëtar i Bordit “Istrael House”, si dhe Ish:

Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA,

Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.

Filed Under: Opinion Tagged With: Piro Ahmetaj

“Vučić nën rrënojat e Perandorisë Putiniste”

November 16, 2022 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Përgjatë 25 viteve të fundit, për shkak edhe të funksioneve zyrtare, e kam ndjekur me përgjegjësi shtesë situatën e sigurisë në raport me perspektivën Euroatlantike të Kosovës.  Po ashtu, kam marrë pjesë në 10-ra konferenca në Rajon, Washinton, Bruksel, Qëndra Marshall, Kolegji NATO-s, etj si dhe kam  publikuar (brenda & jashte vendit) disa 100-ndra opinione me rekomandime strategjike për të ndërtuar paqen e qëndrueshmne mes dy popujve të vendeve sovrane. Thjesht kam bërë me përulësi  detyrën ndaj kombit/flamurit, sa të kem frymë dhe  kurdo të më jepet mundësia do të vijoj ta bëj edhe më mirë.  

Pikësëpari, bojkotimin në bllok nga lista Serbe të Kuvendit, policisë dhe zyrtarëve të tjerë të angazhuar në institucionet e Republikës së Kosovës, nuk e gjej apsolutisht si suprizë. Gjithësësi e çmoj si një aventurë ekstreme për  ta (sh) përdoruar Beogradin në hapjen e një fronti të ri mbas fillimit të humbjes turpëruese në Kherson, Ukrainë, të vetmin kryeqytet nga rajonet e pushtuara nga fillimi i agresionit si dhe të shpallur “si pjesë të Mëmës Rusi” dhe të diskretitimit të Moskës në përballjen me fuqinë e vlerave të Aleancës Transatlantike.

Asnjë, zero krahasim me rrethanat e vitin 1989, pasi kjo ndërmarrje shërben si karburant për axhendën gjeopolitike të Putinit në Ballkan. Në të kundërt, lëvizja e Prishtinës në 1989, ishte e imponuar nga regjimi pushtues i Beogradit, ndërsa thelbi i frymës dhe projektit Rugovian ishte ndërtimi i një shteti me vlera, të drejta të barabarta dhe standarte përendimore për të gjithë qytetarët e Kosovës. 

Parë kështu, duhet thënë se në 23 vjet, udhëheqësit e dy vendeve kanë dështuar të aplikojnë platformën e bashkëjetesës ndëretnike dhe të mirëbesimit reciprok në shtetin modern të Kosovës. 

Në vijim po përpiqem të hedh dritë dhe të ndaj vlerësime strategjike ndaj kësaj aventure të  fortë por me pasoja më të rrezikshme në marëdhëneve mes dy vendeve  që mbas “çlirimit të Kosovës nga pushtimi barbar i Millosheviçit”, Qershor 1999:

Së dyti, nga 11 Qershori 1999, kur forcat e KFOR hynë në Kosovë deri në 2012, vlerësimi  i Shtabit të Brukselit ishte se: “standartet e sigurisë në tërësi përmbushnin pritshmëritë e rezolutës 1244 edhe pse në terren,  kishte ende  grupe kriminale me axhendë ultra-nacionaliste”. Brënda kuadrit ballkanik, dukej se 2 vendet që sapo kishin dalë nga luftra të përgjakshme, po shijonin paqen si dhe të vendosura për integrimin në BE dhe NATO.  

Kjo situate, e motivoi Pentagonin, për ta planizuar NATO-n si “second responder” si dhe reduktuar prezencën ushtarake nga rreth 5000 në më pak se 300 personel këshillimor (NAT) për FSK. 

Gjithësesi nuk mund të mos e themi se Beogradi Zyrtar, më posaçërisht z. Vučić ja ka dalë me sukses që: “mbi jelekun antiplumb të Millosheviçit të veshi kostumin e perëndimorit duke dominuar axhendën personale, Kombëtare dhe deri diku ndërkombëtare”. 

Kjo ka bërë që “Serbia jo vetëm tu rrëshqasë përgjegjësive të  krimeve të pushtuesit, por të bëjë cinikisht viktimën dhe të ngrejë pikpyetje kritike për aftësitë shtetformuese të udhëhëqësve të Kosovës”. 

Përfitoj nga rasti që si  ish-Përfaqësue i RSh në Komandën Supreme të NATO-s, ta  sjellë në vëmëndje, se  mbështetur në peshimin e rreziqeve në terren, e kemi refuzuar në çdo forum planin e reduktimit të prezencës së NATO-s. Për hir të së vërtetës, kemi qëndruar “fortë dhe agresiv”, deri sa nga Autoritetet e Larta të NATO-s na është tërhequr vëmendja: “nuk jeni përfaqësues të Kosovës (por të RSh ) ndërsa siguria në Prishtinë ishte edhe më mirë se në Washington, Bruksel, etj” !

Së treti, në verën e 2012 pasi (ri) shpërtheu situata në Veri për reciprocitetin e doganave, NATO e spostoi “reduktimin drastik të prezencës” ushtarake në Kosovë. Deri në 2022, pra 10 vitet fundit prezenca ka mbetur me rreth 4000 trupa të KFOR.  

Në planin politik, tërheqjen e pak shteteve dhe bllokimi i njohjeve të reja  të Kosovës mund të shihet si sukses  i diplomacisë së Serbisë. E kundërta është e vërtetë e hidhur për Kosovën dhe në një masë të caktuar edhe për RSh. 

Po ashtu, kujtojmë se para rreth një viti nën “ispektimin diskretitues” të Ambasadorit të Rusisë në Beograd, Serbia dislokoi 80 % të fuqisë ushtarake në kufi me Kosovën, edhe pse e konfirmuar se përsa të ketë prezencë të NATO-s në Kosovë, agresioni ushtarak është një aventurë e pamundur. Nga ana tjetër, duhet thënë se Z. Vučić e tepëroi shumë me marreveshjen e partneritetit strategjik me Rusinë (të nënëshkruar cinikisht në New York) duke e rreshtuar, në fakt  diskretituar Serbinë krah 5 shteteve terroriste. 

Kështu aventurën  për të krijuar boshllëk institucional në Kosovë përpos të tjerave,  e gjej si kopje edhe me të shëmtuar se ajo e Rusisë në Krime para 2014, si dhe referendumet me tanke në Ukrainë në Shtator 2022. 

Në planin Ushtarak, Serbia shpenzon rreth 1 miliard € çdo vit për mbrojtjen (sa rreth 6 vjet R.Sh & 10 R. Kosovës ?) dhe është e armatosur (kryesisht nga Rusia) me Tanke, Mig-29, Helikopter luftimi Mi-35, raketa Pantsir-S (&FK-3), etj ? Në disa vlerësime të publikuara në Shqip, Anglisht, Serbisht dhe Rusisht, i kam drejtuar të njëjtat pyetje z. Vuçic: “pse armatoset deri në dhëmbë (?), nga cili shtet ose aleancë rrezikohet (?) dhe sovranitetin e kujt vendi kërcënon Serbia ? Përgjigja është e thjeshtë: “nuk rrezikohet nga askush, por kërcënon integritetin e Kosovës si dhe interesat jetike të Kombit Shqiptar“.  

Shqetësimet për armatosjen e Serbisë, kam patur privilegjin ta ndaj në vetë të parë edhe me Gjeneralin legjendë & Senatorin e paharruar,  John McCain dhe jo vetëm. Për më tepër është fakt se SHBA ka patur vëmendje të shtuar, duke dërguar në Serbi përfaqësues të Senatit për të kërkuar:   “të ndalojë modernizimin e MIG-29, Raketave Pantsir-S, etj” por Beogradi e ka devijuar edhe përmbushjen e mesazheve të Washingronit. 

Së katërti, do doja shumë të isha gabim, por faktorët Shqiptarë jo vetëm në Prishtinë: “ndoshta të nëmur nga betejat mes vedit dhe për axhendën e gjithë-pushtetit“, në 23 vjet kanë dështuar me sukses të krijojnë një plafformë të përbashkët për iteresat jetike të shtetit të Kosovës si dhe ato Kombëtare. 

Nga ana tjetër, udhëheqësit e luftës çlirimtare të Kosovës, në emër të paranojës së karrikes së përjetshme dhe interesave korruptive bënë  leshime delekuente ndaj burokracisë së Brukselit. Por po i paguajnë shumë shtrenjtë (shumica me pranga në Hagë) kullarot perëndinore,  ndërsa  kosovarët janë të vetmit në Ballkan që ende nuk kanë dalë nga regjimi i vizave !?

Ndërsa, udhëheqësit e të dy shteteve nga i njëjti Komb, sa herë situata  përshkallëzohet (pothuaj 2 herë në vit), përserisin pa korrigjime: “falënderojmë NATO, SHBA dhe BE. Bëjmë thirrje për maturi si  dhe nxisim dialogun konstruktiv mes dy vendeve“, çka sigurisht nuk mjafton as për të fshehur mbas hijes se gishtit që tregon të vërtetat. E ri-përsëris edhe më qartë se “NATO nuk është organizatë Aliene. KFOR ka kosto për vendet anëtare si dhe nuk do të qëndrojë përjetësisht në Kosove” (p.sh në Afganistan 20 vjet).  Kështu, pas 23 vitesh duhet t’i përulemi me mirënjohje mesazhit të Presidentit Klinton “USA/NATO ju sollëm lirinë, Ju do duhet të ndërtojni paqen”! 

Po ashtu e çmoj shumë cinike, kur të papazotë për të ndërtuar paqen për Shtepinë/kombin tonë, fajësojnë komunitetin ndërkombëtar, USA, NATO, etj  me lloj lloj populizmash egocentrike në mos marksiste.  Nuk është fare e vërtetë. Si shëmbull kujtojmë marreveshjen në dhomën ovale, një përpjekje e fuqishme të Presidentit Trump, që në gjykimin tim e tejkalon krizën, çliron bllokimin për njohjet e reja të Kosovës dhe shtron autostradën e paqes drejt aspiratave Euroatlantike për të dy vendet si dhe rajonin.  Prandaj z. Vuçic edhe mbas nënshkrimit të marrëveshjes, bëri prap viktimën pasi nuk mund të mbante barrën e refuzimit të projektit Trump, i cili fatmirësisht mbetet i pandryshuar edhe nga Presidenti Biden. 

Së fundni, shkimtari Misha Glenny në librin e tij The Balkans (1804-2012) heton rrënjët e gjakëderdhjes në Europën Juglindore. Ndër të tjera, zbulon se: “vendet që Ne i mendojmë si armiq të paepur, gjatë shekujve kanë krijuar aleanca të pamundura“, por dhe ekspozon pyetje kritike për marrëdhënien midis Ballkanit dhe Evropës!  

Konsideruar këto mësime, besoj edhe më fortë se PAQJA e qëndrueshme, mbetet misioni i vetëm mes Serbisë dhe Kosovës, përkunder rikthimit të errësira e urrejtjes dhe gjakëderdhjes shekullore mes dy popujve që kanë jetuar dhe do vijojnë të jetojnë në shekuj si fqinj ndërkufitarë.

Më konkretisht, për  gjeneratat reja dhe aktorët e moderuar të Beogradit dhe Prishtinës Zyrtare, do ri-sygjeroja që perspektivën e dialogut mes dy vendeve sovrane ta para-kushtëzojnë me vetëm tre  Masa Bazë të Mirëbesimit Reciprok, nëpërmjet të cilave dy shtetet e pavarura të angazhohen se: “(1) Ruajnë balancat e fuqisë ushtarake (nuk do zhvillojnë kapacitete ushtarake, Mig, Raketa, etj që kërcënojnë respektivisht tërësinë teritoriale); (2) nuk do të vendosin instalime ushtarake (20 km distancë ajrore dhe 5 tokësorë), në kufijtë e dy vendeve si dhe (3) kjo paketë me vetëm tre parakushte të monitorihet me USA/NATO-n, të cilat mbeten faktor kritik për paqen dhe axhendën e integrimit Euratlantik të 2 vendeve dhe në Rajon”. 

Historia e pas-konflikteve na tregon, se Marrëveshje Paqe dhe Stabiliteti (me çdo lloj emërtimi) nuk kanë për të funksionuar, pa shtuar themelet e mirëbesimit reciprok. Krimea, është shëmbulli i freskët, ku arritjet nga marrëveshja e paqes 2014, u shpagua me gjakun e qytetareve Ukrainas dhe Rusë, ndërsa barra financiare u kushtoi po atyre sa një ditë lufte.  

Në shtesë, me përulësinë e një eksperti, me eksperiencë dhe kontribute me shumë se modeste në çështjet e sigurisë kombëtare, Rajonit, NATO-s etj, do t’i ri-Këshilloja publikisht dhe vllazërisht aktorët politik dhe faktorët institucional në Tiranë dhe Prishtinë, që për interesa jetike kombëtare: “të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme si dhe përgjegjësive shtetërore duke jetësuar një Patformë Partneriteti Strategjik: “Dy Shtete një Komb” dhe atij “Smart/mënçur” mbi sovranitetin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare, duke konfirmuar se kjo “qasje e vonuar” nuk kërcënon asnjë vend, përkundrazi do të kontribuojë si balancë racionale për paqen afatgjate të rajonit.

* Ekpert për Sigurinë Kombëtare & NATO-s,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut, si & Ish:

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh;

Zv/ShShPFA & Përfaqësues i RSh në NATO.

Filed Under: Kronike Tagged With: Piro Ahmetaj

“Paqja në Ukraine, përtej të marrosurve nga ambiciet e përgjakshme”

September 24, 2022 by s p

Gjeneral * Piro AHMETAJ/

Në përgjigje të interesit publik, nga kapaciteti i Ekspertit për çështjet e Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, po paraqes një përmbledhje të përditësuar me disa mesazhe strategjike rreth dinamikës në fushbetejën e Ukrainës, por jo vetëm:

Së pari, mobilizimi i 300 mijë rezervistëve, e çmoj si: “konfirmim zyrtar të dështimit me turp të ofensivës neonaziste të Rusisë për të arritur objektivat strategjike, ndaj integritetit teritorial të një vendi sovran (Ukrainës) duke sfiduar edhe rendin global të sigurisë» !

E thënë më qartë, mbas 7 muajsh, makineria ushtarake e Kremlinit jo vetëm ka mbetur e rraskapitur në baltën e përgjakur me rreth 80 mijë ushtarak/qytetarë Rus të vrarë si dhe ka humbur me turp inisiativën strategjike në fushbetejë, por përditë e më shumë po diskreditohet në përballjen me fuqinë ushtarake, vlerat demokratike, solidaritetin e botës së qytetëruar dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Transatlantike (USA/NATO/BE).

Së dyti, është mbjell një mankth i ricikluar nga mëndjet e ndryshkura: “Nëse Putini do shtypë, apo jo butonin e kuq të armëve bërthamore, për t’i bërë gjëmën e madhe njerëzimit”, përgjigja relaksuese edhe për “Putinistët e thekur dhe kokat e nxehta” mbetet një JO e fortë. Pra, kjo nuk ka për të ndodhur, pasi nëse do guxonte, Rusia do merte shpagimin e merituar nga USA/NATO si dhe Putinistët do të ndëshkoheshin si edhe nazistët: “për krime kundër njerëzimit” nga institucionet e botës së qytetëruar” ! Po ashtu, ende besoj që elitat mëndjehapura dhe gjenerata e re e Rusisë kurrësesi nuk do të lejojnë që kombi i tyre të damkoset përjetësisht si një Shtet Terrorist.

Në mënyrë shumë të vendosur, kjo ishte edhe përgjigja dhe mesazhet e Presidentit të ShBA (Kampionit të lirisë dhe Gardianit të paqes në botë), gjatë fjalimit historik në OKB, drejtuar Putinit, Kim Jongut, Teheranit, si dhe kujdo tjetër diktatori të dalldisur nga paranoja e luftrave të përgjakshme si dhe oshilacionet që u burojnë nga fuqia e mbi Pushtetit.

Së treti, ndërsa dalldisjen e Presidentit Vučič për sa: “prag Luftë e re Botërore për të rivendosur kufijt shtetërore si dhe trimërimin me (mos) njohjet dhe integritetin teritorial të Kosovës”, për më me tepër në realitetin aktual të prezencës së fuqisë ushtarake (KFOR) si dhe të dështimit turpëruese të Rusisë në Ukrainë, i konsideroj në mos qesharake, si thik mbas shpine për marrëveshjet dhe negociatat si dhe oshilacione të këshilltarit të Mollosheviçit famëkeq, të cilat jo vetëm nuk trembin kërkënd, aq më pak fuqinë e sprovuar (1999!) të NATO-s dhe nuk i shërbejnë kërkujt, por e minojnë rëndë axhendën e udhëtimit të Serbisë drejt BE dhe vlerave Euroatlantike!

Së katërti, e përsëris edhe më fortë se bashkë me dështimin turpëruese për pushtimin e Ukrainës, Rusia po/do të humbas edhe peshën gjeopolitike në mbarë Botën, Detin e Zi, në Ballkan, Mesdhe, etj.

Për pasojë, (me/pa Vuçiçin e sëmurë dhe kapur nga paranojat e luftrave të përgjakshme), edhe roli i Serbisë do të ulet në Rajon, çka do të shërbejë si një rrethanë e fortë gjeostrategjike për 4 vendet (Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia) për ta njohur zyrtarisht dhe për t’i hapur rrugë procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO por edhe si një këmbanë alarmi për të zhvilluar Masat e Mirëbesimit Reciprok (CSBM) mes vendeve te Rajonit në dobi të stabilitetit demokratik, mirëqënies dhe besimit të qytetarëve në axhendën e integrimit në BE.

Në shtesë, si ekspert i fushës, do i këshilloja faktorët shtetërorë dhe politik të Tiranës dhe Prishtinës Zyrtare që: “humbja e luftës dhe kolapsi i “Rusisë si Siperfuqi”, për pasojë edhe e peshës së Serbisë në Rajon e çmoj si një rrethanë të artë gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh në tavolinat e vendimarrjeve të mëdha (me SHBA & UN/NATO/BE) për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat mbarëKombëtare në Rajon, Mesdhe, etj si dhe në dobi të paqes, stabilitetit dhe axhendën e integrimit Euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”!

Ndërsa si mesazh të fundit, sigurisht jo nga rëndësia: “asnjë grosh fare nuk vlejnë privatizimi politik dhe propaganda bollshevike e të gjithePushtetshmeve” por vetëm dashuria, nderimi dhe përulësia ndaj vendit, vizion afatgjatë dhe përkushtimi dhe përgjegjësia e lartë shtetërore ndaj interesave Kombëtare; “besimi dhe bekimi” ndaj partneritetit strategjik me SHBA, NATO-n, etj.

*Gjeneral ® Piro AHMETAJ,

Senior Expert për SK, Rajonin dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut, Ish:

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh,

Zv/ShShPFA & Përfaqësues në SHAPE/NATO

Filed Under: Politike Tagged With: Piro Ahmetaj

“5 pyetje Vučićit si dhe 5 mesazhe  ndaj Prishtinës dhe Tiranës zyrtare“

August 4, 2022 by s p

Gjeneral * Piro Ahmetaj

Duke marrë shkas nga riciklimi i pritshëm dhe frikshëm i masave destabilizuese në Veri të Kosovës, me statusin e një Expertit për çështjet e SK, Rajonit dhe NATO-s, në vijim po paraqes njē përmbledhje strategjike me: “5 pyetjet ende pa përgjigje nga Aleksandar Vučić si dhe 5 mesazhe ndaj faktorëve shtetërorë në Tiranë dhe Prishtinë”:

Mesazhi 1: pikësëpari e çmoj si momentin e duhur të rikujtojmë  5 pyetjet e adresuara përgjatë më shumë se 5 vitet e fundit, por kanë mbetur ende pa përgjigje nga Beogradi zyrtar: 

  1. Përse shpenzon Serbia më shumë se 1 miliard € në vit për armatosjen dhe programet e mbrojtjes, shifër kjo e barabartë me më shumë se 6 vjet RSh ose 10 vite së bashku Republika e Kosovës, ose 4 herë më shumë se të dy vendet e një kombi së bashku ? 
  2. Përse armatoset deri në dhëmbë Serbia, (kryesisht nga Rusia, por jo vetëm) me Tanke; me 18 Mig-29, Helikopter luftimi Mi-35, sisteme raketash Pantsir-S deri 14 Milion €  dhe raketa FK-3, etj ? 
  3. Përse 3/4 e strukturave, kapaciteteve, infrastrukturave dhe e fuqisë ushtarake ofensive (jo mbrojtëse ..) janë dislokuar në kufijt shtetërorë të Republikës së Kosovës ?
  4. Edhe më thjeshtë, nga kush vend apo Aleancë ushtarake rrezikohet teresia teritoriale e Serbisë (?) ndërsa asnjë nga vendet që ndajnë kufij shtetërore me Serbinē nuk ka pretendime teritoriale (border disputes) ndaj Serbisë ?! 
  5. Së fundmi, intrgritetin  e kujt vendi sovran kërcënon Serbia ?

Thënë këto, besoj edhe më fortë që 5 pyetjet, po ashtu edhe reciprokisht 5 përgjigjet e sipërpërmendura janë të thjeshta, pa nevoj fare për të ricikluar mllefosjen bollshevike të të gjithë pushtetshmëve të radhës si dhe as oratorinë  Euroatlantike të të gjithëditurve.

Mesazhi 2: Ndërtimi i Masave të Mirëbesimit Reciprok (CSBM); Balancat e Fuqisë Ushtarake dhe Roli USA dhe NATO-s mbetet: “faktorë me peshë thelbësore për paqen, zhvillimin ekonomik, stabilitetin demokratik dhe axhendën e integrimit të  Rajonit në BE“! 

Mesazhi 3: Ky vlerësim dhe këto këshilla:  “nuk janë specifikisht vetëm për Ballkanin e Hapur por për Proçesin e Berlinit, Tregun e Përbashkët Rajonal, CEFTA ose/dhe me çdo emërtim tjetër”.

Mesazhi 4: e përsëris se bashkë me humbjen turpëruese të Luftës për pushtimin e Ukrainës, Rusia do të humb edhe peshën gjeopolitike në botë, në Ballkan, Mesdhe, etj. Për pasojë, do të diskretitohet edhe roli i Serbisë në Rajon, çka do të shërbejë si një një rrethanë e artë gjeopolitike për 4 vendet (Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia) për ta njohur zyrtarisht dhe për t’i hapur rrugë procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO por edhe si një këmbanë alarmi për të zhvilluar Masat e Mirëbesimit Reciprok mes vendeve te Rajonit në dobi të stabilitetit demokratik, mirëqënien dhe besimin e qytetarëve në axhendën e integrimit në BE.

Mesazhi 5: për Autoritetet shtetërore dhe faktorët politik në Tiranë & Prishtinën zyrtare: “në gjunjë para historisë së përgjakshme dhe interesave kombëtare për jetësimin e një plaftorme të përbashkët dyShtete Sovrane njëKomb i vetëm për çështjet e sovranitetit teritorial; të paqes,  stabilitetit në Rajon si dhe axhendën e integrimit Euroatlantik të 2 vendeve“! 

Në shtesë: “asnjë grosh nuk vlejnë as riciklimi i protagonizmit, as privatizimi politik i arritjeve dhe festave kombëtare; as triumfalizmi dhe propaganda bollshevike nga fuqia e të gjitha pushteteve” por veprat që flasin më fortë se miliona fjalë, vetëm dashuria, nderimi dhe përulësia ndaj vendit, vizion afatgjatë dhe përkushtimi dhe përgjegjësia e lartë shtetërore ndaj interesave mbarëKombëtare; “besimi dhe bekimi” ndaj partneritetit strategjik me SHBA, NATO-n, etj”.

*Gjeneral ® Piro AHMETAJ,

Senior Expert për SK, Rajonin dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut, Ish:

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh,

Zv/ShShPFA & Përfaqësues në SHAPE/NATO

Filed Under: Analiza Tagged With: Piro Ahmetaj

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT