• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

REBELIMI

November 24, 2016 by dgreca

FASLLI HALITI NE SOFREN E DIELLIT/

1-faslli-haliti-2-223x300

 NE FOTO: FASLLI  H. : VIZ: HELIDON H./

REBELIMI/

 Në vitet ’50, bujqit u rebeluan kundër dorëzimit të  planit të rëndë  të    Shtetit që përveç planit të drithrave, kërkohej edhe  plan për leshin,vezë…        Kush nuk paguante planin e Shteti, burgosej…/

  Kështu vendosën  fshatarët të thoshin /

Dhe kështu thanë:/

 Shoku Shtet,/

Shoqja /

Qeveri,/

Ju na kërkoni

Të lajmë plan drithi,

Plan gruri, misri

Plan bulmeti

Plan

Fasulesh, 

Plan thekre,

Plan tërshëre,

Plan vezësh, leshi

Plan mishi,

Drithi 

Sepse

Do të hajë:

Ushtria, shkollat,

Çerdhet, kopshtet,

Udhëheqja, byroja politike…

Lëmi i parë i misrit, grurit,

Lëmi i parë i vezëve të rosës, pulës,

Lëmin e parë  të qethjes

Së  bagëtive

Therjes së parë

Të qengjingjave

Të deleve

Të kecave

Të dhive

Do t’ia dorëzoni Qeverisë

Do t’i dorëzoni Shtetit  Socialist !

***

Dakord !

Shoqja qeveri,

Shoku shtet

Veç,

Na jepni

Farën e vezëve,

Farën e mishit,

Farën e leshi të bardhë,

Farën e leshit të zi,

Leshit Rud, 

Deve.

Shikoni

Po s’harboi

Leshi i bardhë

Leshi i zi, rud, i butë

Shikoni po s’çelën vezët

Zogj të bardhë, larosh,

Zogj të kuq të zesë, të artë

Shikoni po s’harboi mishi i arave mbarë,

Po nuk vërshoi vaji, gjalpi, arave tona,

Shihni po s’u mbytën tokat në mjaltë

Shihni po s’u mbytën në qumësht

Kulloshtër, në gjizë, në djathë.

***

Arat tona u betuan

Para nesh,

Si ne 

Para jush

Shoku Shtet,

Shoqja Qeveri.

Dijeni, mirë pra,

Po na dhatë farën që na duhet

Në arat tona, ju do të merrni

Ar

Flori 

Që në lëmin e parë.

 

***

 Po shteti socialist

Ishte syçelë,

Brisk   

***

 Prita gjithë natën babanë

As babai, as  shokët

Rebelues të tij

S’u kthyen atë natë

Pas gjashtë muajsh plot

Do të ktheheshin ata në shtëpi…

***

Prita

Ditën e parë

Natën eparë

Javën, muajin e parë,

Muajin e dytë të tretë të katër

Muajin e pestë, të gjashtin, me radhë.

Vetë i lërova arat me plug dhe me parmendë

Vetë gjeta farën e leshit, mishit, vezëve;

Farën e qumshtit, gjalpit, mjaltit,

Farën e djathit.

Vetë mbolla,

Vetë korra

Vetë shiva,

Vetë blova…

Harboi arave

Leshi i zi i bardhë

Leshi rud i butë e gri

Harbuan vezët nëpër ara

Vezët çelën boçe të bardha

Në vend të zogjve të kuq, të zinj, të bardhë.

Qumshti djathi, gjalpi, përmbytën

Tokat tona mbarë.

Pagova  planin e misrit, pambukut, grurit, fasuleve

Duke punua gjashtë muaj ditë e natë me radhë…

 Që babai të kthehej në shtëpi me plan të shlyer, të larë

 Nëntor, 2016

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Faslli Haliti, poeme, Rebelimi

FASLLI HALITI NE SOFREN E DIELLIT “MORALI JUAJ”

November 18, 2016 by dgreca

FASLLI HALITI/

1-faslli-haliti-2

FASLLI  H. : VIZ: HELIDON H./

Morali juaj/  

.poemë./

Kush i prishi kishat, tyrbet,/

Te qetë/

Xhamitë?/

Ju i prishët!/

Ju i pështytë.   /

Kambanat/

I bëtë kusia,/

Tenxhere, kazanë ushtrie,/

Gëzhoja plumbash, predhash,/

Kazanë rakie./

Këmbora lopësh, demash,/

Këmbora deshësh, cjepsh briprerë/

Kupolat e kishave, xhamive dhe tyrbet/

I kthyet në bunkerë./

***

Kush i dogji ikonat,/

Kush i përmori profetët?/

Ju/

I përmorët /

Ju ua nxorët sytë/

Duke klithur gjer në kupë të qiellit:/

Poshtë, poshtë  /

Perënditë,/

Vdekje,/

Vdekje perëndive…!/

Britmat shoqëroheshin me këmbora lopësh,

Me tingujt e zileve, të mushkave, cjepve, dhive.

Me ikonat e Jezuit,

Shënmërisë,

Pastruat

Bajgat e lopëve,

Glasat e pulave,

Të fshirat e shtëpive

Kakërdhitë e deleve,

Dhive …

***

Kush i lëpiu,

Kush i puthi prapë

Ikonat e varfra, të mjera,

Ikonat e fyera

Ikonat e përmjerra?

Ju, ju,  sigurisht,

Ju i puthët,

Ju

I lëpitë.

Gëzhojat e predhave të kalibrit,

Për kambana fiktive «paqeje» i shkritë.

Jeni po ju

Që prisni shirita përurimesh,

Që përuroni kisha, teqe, kisha, xhami, tyrbe,

Që bëni kurbane, jo në themele të reja,

Jo në themele korpusesh moderne,

Por në bulevarde me «beteja».

Bëni

Kurban me desh

Me pesë përdredhka briri

Me desh të mjerë të kopesë,

Me desh me këmborë  kambanash

Para dyerve fasadave laike të Bashkisë

Bëni kurbane me protestues në Bulevardin më madhor

Të Shqipërisë

Në sy të dëshmorëve

Në sy të heroit Skënderbe

Në sy të Qemal Stafës, heroit të rinisë…

Pastaj pini raki,

Birrë,

Verë,

Me priftërinj dervish,

Me imamë, hoxhallarë, myftilerë.

Por dhe me kasapë,

Snajperë…

Për Krishtin,

Muhamedin,

Për Zotin vetë

Tokni gotat me verë, raki

Ngrini për ta shëndete

Mëkatare

Dolli…

***

Përuroni po deshët sa të mundni kisha,

Teqe,

Tyrbe

Xhamia.

Bëni

Përurime

Hipokrite,

Sa të doni,

Megjithatë, Perëndisë,

Nuk ia ngriti tempullin Davidi,

Por biri i tij i pamëkatë, Solomoni.

Gjersa mbreti David

Kish derdhur

Gjak,

Zoti

S’mund të lejonte

Që tempullin t’ia ngrinte një mbretmëkat.

Kështu që s’ka sesi

Që ju blasfemuesve ,

Zoti,

Perëndia,

T’ju lejojë pikërisht juve

Të ngrini për të kisha, tyrbera, xhamia.

***

Ne,

Të gënjyerit deri në fyt

Ne, të mashtruarit kriminalisht

Ju themi

Vetëm kaq:

Ju besuam dje

Mos shpresoni, t’ju besojmë sot, prapë.

Ju besuam njëherë

Si një Zoti,

Si një Perëndie të vërtetë.

Shpresoni sa të doni, pra, sot,

Por ne s’ju besojmë më si Krisht, si Muhamed…!

***

As i puthëm, as i pështymë as i përmorëm

Ikonat, Biblën, Kuranin, dje,

As i puthim,

As i lëpijmë

Sot,

(S’kemi përse),

Gjersa s’i puthëm, s’i pështymë

Gjersa s’i përmorëm të shenjtat, dje…

Po deshëm të puthim,

Puthim me kënaqësi

Dorën e Rafaelit,

Mikelanxhelos,

Leonardit,

Onufrit,

Dalisë,

Puthim duar

Që krijuan tablo shenjtërish

Me imazhin e Jezu Krishtit, Shën Mëmërisë…

***

Bibla,

Kurani

Janë dituri,

Ikonat s’janë besim.

Ikonat janë, vepra arti,

Krijim.

***

Edhe Muzevarrpiramidën

Që ju vendosët

Ta shembni

Sot,

Shikoni

Po s’e ndërtuat, po ju, mot…

***

Ju dhe piramidën e Keopsit

Do ta shembnit

Me siguri

Sikur t’arrinit ta shembnit dot,

Sikur të kishit mend, fantazi, fuqi…

Po ju do ta ndërtonit atë

Gjer në zenit,

Apogje.

***

Fola për fenë, besimin

Me tokën, pemët,

Barin,

Me ujin, ajrin, kontinentet,

Me qiellin, diellin hënën, galaktikat, kozmosin, yllësitë

Toka s’më foli për Zotin, më foli për pjellorinë,

Bari më foli për blerimin,

Uji për kthjelltësinë,

Ajri

Për lëvizjen,

Kontinentet, për paqen, harmoninë,

Dielli, për zjarrin dhe dritën;

Hëna

Për diellin,

Galaktikat, për kozmosin,

Kozmosi, për pafundësinë e pafund,

Yllësitë për përjetësi dhe amshim

Asnjë prej tyre, s’më foli

Për, fe

Për besim…

Besimi

Nuk puthet.

Besimi,

Feja

Nuk përmirret,

Nuk pështyhet,

Nuk shkelet me këmbë.

Ti dhe unë apo cilido, të gjithë

Besojmë ose s’besojmë me zemër, me shpirt…

Në zotin Muhamed ose në zotin Jezu Krisht.

Lushnjë, 1994

Tiranë,    2011

 

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Faslli Haliti, Morali Juaj, poeme

FJALËT I KAM PËR NJERËZIT JO PËR DYKËMBËSHAT

September 29, 2013 by dgreca

Poemë nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Fjalët i kam për njerëzit/

atyre ua kushtoj/

atyre/

ua dërgoj fjalët në eter/

me postierë-pëllumba/

janë fjalë zemre/

të pastra/

jo si uji me microbe/

që pihet në Tiranë/

janë

si uji i burimeve

që kanë mbetur të paprekura

prej dorës së barbarëve

barbarët janë aty

 

fjalët i kam për njerëzit

jo për dykëmbëshit

të cilëve shqiptarët u falen

sikur të jenë Zota

duke u dhënë

ciklikisht vota

si të jenë klone

robotësh

për t’u rifutur

nëpër labirinthet

e tranzicionit

torturë

si Spaçi

 

fjalët i kam për njerëzit

jo për dykëmbëshit

veshur me rroba firmato

që kalërojnë qiellin

e bredhin me vetura

të markave të fundit

paguar nga taksat tona

ata dykëmbëshat

parazitë

që nuk e njohin

punën

as si nocion

ata dykëmbëshit

e zbrazur nga çdo

organ njerëzor

me zemër, zorrë

stomak dhe mëlçi

çeliku

si një vepër

mirëfilli e realizimit socialist

po na rrjepin sa më mirë

lëkurën

po na lënë

veç skeletin

sipas atij proverbit

se i joti

mishin ta ha

e kockën ta le

ne viktimat

e reja

të mathauzenit

dhe auschwizit

të tranzicionit shqiptar

të mileniumit

të tretë

të kohës

të IPhone-it

dhe rrjeteve sociale

 

dykëmbëshat

nuk të çojnë

direkt

nëpër kremtariume

për të na bërë sapun

po na vrasin

pak e na pak

përmes

pritjeve boshe

ti prit e prit

një vit

një pesëvjeçar

një dekadë

dy dekada

njëçerek shekulli

prej kohës kur

fëmijëve

po u ndërroheshin

dhëmbët e qumështit

e tani u kanë dalë

thinjat e para

…

 

fjalët i kam për njerëzit

jo për servilët

jo për hipokritët

jo për shpifësit

jo për intrigantët

për ata fjalët e mia

qofshin

si flakët

e ferrit

që t’ua djegë

të keqen

le të mos më jenë mirënjohës për

nderin që u bëj

nuk dua asnjë

falenderim prej tyre

me ta nuk kam asnjë fjalë

asnjë rrokje

nuk e shqiptoj për ta

 

kohën time të çmuar e kam

për njerëzit

fjalët e mia të zemrës

të pastra

pa asnjë sarkazëm, mllef,

pa asnjë dykuptimësi

pa asnjë rrengbrënda

apo dyfytyrësi

që i kanë dykëmbëshit

me pushtetin e votës

tonë

të ne budallëve

më të mëdhenj

që ka parë shekulli i parë

i mileniumit

të Steve Jobsit

dhe Mark Zuckerbergut

 

ne të marrët

që u dhamë pushtetin

për çerek shekulli

dykëmbëshave

 

ne naivët

që mbetëm fëmijë

ne që besuam

që ditëm të besojmë

që patëm stomak e zemër

të besojmë

 

të të besojë njeriu

është mrekulli e Zotit

por ata janë të gjithë

ikonoklastë

Zotit i falen ditën

dhe natën

blasfemojnë

ose shkojnë në Mekë

për të shpëtuar

prej mëkateve

për vrasjen që i bënë kohës

si vrasesit e kohës

tonë

 

për dykëmbëshat

s’kam asnjë fjalë

si t’ja bëj

për atë kohë që iku

e nuk vjen më

për besimin që u dhamë

për të na sjellë

vërdallë

me pasqyrka

fjalësh

llamburitëse

por

sharrllatane

sepse

vinin nga zgafellat

e blozave

të të pazotëve

të të pafeve

të të pashpirtëve

të dykëmbëshave

që pasuan

diktaturën

dhe që sollën

veç

tranzicion

dhe asgjë tjetër

veç eksod dhe asgjë tjetër

veç ekskomunikim

nga Europa

dhe asgjë tjetër

na larguan prej saj edhe më

na hodhën

në Azinë e largët

kur më 1992

ne ishim vetëm dy hapa larg saj

atëherë kur ishim fare të rinj

kur fëmijët nuk i kishim

lindur ende

apo posa i kishim sjellë

në këtë botë

dhe u premtuam

atë që na premtuan

dykëmbëshit mizorë

Tokën e Premtuar

u premtuam

e tani fëmijët

që lindëm në tranzicion

po bëhen

sa ishim ne

kur besuam se

Shqipëria

po bëhej nga zhbërja…

 

fëmijët tanë po bëhen

gati të lindin

fëmijët e tyre

dhe tranzicioni

vazhdon si serialet

e filmave turq

me hakmarrje primitive

si mallkim

për besimin që ne

u dhamë dykëmbëshave

 

sepse njeriu i beson Zotit

i beson Njeriut

por kurrësesi jo Antinjeriut

dykëmbëshave

si vampirë

që na e pinë gjakun

e kohës tonë

dhe pastaj na shesin mend

në panairet e metropolit

të kurrgjësë

ku njerzve në vend të lirisë

u japin qofte

hiçgjëje

në mejhanet politike

të mosgjësë

të dykëmbëshave

që mbetën

qyqanë

megjithë se pushteti

u solli lluksin

makbethian

ata të pangopur

mbetën

barkthatë

mbetën

nga tranzicioni

çerekshekullor

duan

ta çojnë

tranzicionin

një gjysmëshekulli

 

ky është

objektivi i tyre

qëllimi i tyre

të na largojnë

sa më shumë

nga ëndërra

 

pikërisht ata

dykëmbëshat

që unë nuk u hedhë

asnjë lëmoshë fjale

asnjë tingull

asnjë rrokje

asnjë bashkim tingujsh

asnjë bashkim rrokjesh

prej nga formohen fjalët

 

o Zot sa të bukura janë

fjalët

që i shkëmbejmë midis nesh

fjalët zbusin gurin

o Zot sa të bukura janë

fjalët që shqiptojmë

midis nesh njerzve

që populluam këtë tranzicion

të trishtë

që shkëmbejmë

për t’i shkrumbuar

prej indiferencës tonë

dykëmbëshit

e formuar prej kotit

prej asgjësë

por që kanë

në barkun e tyre

makabër

kanë gëlltitur si lubi

kohën e të gjithë shqiptarëve

miliona e miliona sekonda

miliona e miliona minuta

miliona e miliona orë

duke pritur Godonë

duke pritur barbarët

kur

barbarët janë aty

 

dhe dykëmbëshat

na lanë gjithnjë prapa listave

na hoqën fare nga listat

na çeuropianizuan

ne që jemi nga të parët

që e lindëm

kontinentin plak

 

fjalët e mia

i kam për njerëzit

çdo fjalë ka zemrën që bën tak-tak

që kërkon të trokasë e

gjejë derën e hapur

të një shpirti tjetër njeriu

njeriu të vërtetë

që nuk është servil

që nuk është hipokrit

që nuk është intrigant

që nuk është arrivist

por sidomos

që nuk është dykëmbësh

……………………

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: dykembshat, Elida Buçpapaj, fjalet i kam per njerezit, poeme

NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT, I FTUAR- HYDAJET HYSENI

July 30, 2013 by dgreca

“PUSHKA AMANET”/

 (POEMË)/    Mars,1989/

 Një poemë,e cila është shkruar në burgjet fashiste të Jugosllavisë,kur autori i  saj Hydajet  Hyseni,i dënuar me 15 vjet burg,sepse donte lirinë e kombit,mbetët ndër poemat më të çmuara të letërsisë sonë shqipe në ngjyrën e revolucionit,kur fashistët Jugosllav,me dhunë,torturë,përndjekëje e burgosëje,donin të shuanin qëndresën shqiptare,fjalën shqipe dhe kërkesat për lirinë.Kjo poemë paraqet të kaluarën tonë të rëndë,qëndresën  e kalitur të të parëve tanë,torturat mbi ta,rininë të cilët duke pa vuajtëjet e prindërve,nuk kishin kohë të mendonin për lodra fëmijësh,por preokupim kishin amanetin e të parëve,për më të shenjëten e ajo ishte dëshira për liri.Kjo dëshirë e brumosur nëpër breza,rrodhi mes shpirtit artistik të rrapsodit,nëpër mes vargjeve të poetëve,nuk pati forcë pushtuese të shuaj dëshirën për liri,as kur i këndoj rrapsodi,as kur i shkrou poeti,as burgu i hekurt i pushtuesit,nuk pati forcë të ndaloj penën e poetit,i cili në errësirë burgjesh,ia doli të shkruaj,shpërndajë e botoj,poemën”PUSHKA AMANET”.Poema flet për sistemin e egër çetnik të viteve 50-ta,kur  Qeveria shoviniste e Sërbisë në krye me kriminelin  Aleksandër  Rankoviç,nisën akcionin e grumbullimit të armëve,me qëllim të i torturojnë shqiptarët,të i burgos trimat më të mirë të Kosovës,të cilët nuk pranuan kurrë të lëshojnë tokat e veta,Ata çetnikët kanë provuar me shumë forma të na gjunjëzonin,dhuna e armikut bashkë me mashat e tyre,tradhëtarët,priftërinjët,hoxhollarët,e shumë forma tjera,kanë bërë tortura,vrasëje,masakrime mbi shqiptarët,por amanetin nuk ua kanë përulur,nuk kanë mundur të ua thyajnë.Çka ishte amaneti?Përkushtimi për Lirinë,mbrojtëjen e  pragut,atdheut,gjakun,trollin,plisin,gjitha mes pushkës të lirisë,formë tjetër me pushtuesin nuk kishte,andaj  stërrgjyshërit,gjyshërit,prindërit tanë,luftuan me pushkë për lirinë,kur  shihnin vdekjen lenin pushkën amanet,të mos jipej ,por të u lihej trashëgim brezave,me to të luftojnë deri në çlirimin e plotë të atdheut,ku dhe betoheshin”I gjallë nuk e jap”.Armiku i torturoj ata dimra të acarta shqiptarët,duke i rrahur,duke i lënë këmbëzbathur në borë,duke i likuiduar,shumë vdiqën por betimin nuk e shkelën,të tjerët  shitën pasurinë,blenë ndonjë armë tjetër,por amanetin nuk e dorëzuan,betimi ishte”i gjallë nuk e jap”.”Pushka Amanet” është një poemë shumë e  hidhur historike,por me vlera të qëndruara,për të cilën mund të shkruajmë shumë,por edhe të shkruajmë shumë e shumë,nuk do të mundeshim të flasim,ashtu si ka folur poeti ynë Hydajet  Hyseni mes vargjeve të kësaj poeme të gjatë,të cilën do mundohemi të e japim në tërësi. (Shaban Cakolli)

                                                                                HYDAJET HYSENI/

    PUSHKA  AMANET/

                                     Atë vit kishte marrë

                                  Dimër i vështirë

                              Nën borë e acar

                             Gjithçka kishte ngrirë.

                             Netëve të gjata

                            Fshati në  errësirë

                       S´jepte shenja  jete

                   Dukej shkretëtirë.

                       Në fshat heshtje varri,

                    Asgjë s´ndihej gjallë,

               Veç  zërit të ndonjë shpendkeqi

         E të qenëve në mahallë.

            Njerëzit  si statuja

            Plot ankth  e trishtim,

            Dëgjonin pas frengjive

                Mbyllur  me qilim.

                    Rrënqethej gjithçka

                  Edhe gurët e kullës,

              Kur ndihej  uturimë e gjipsit,

           A hapa të patrullës.

                 Pastaj dikush shkonte

                   Mes njerëzve  si hije;

                   Prapa,mallkim nënash

                   E vaj të ndonjë fëmije.

                     Përsëritej ky refren

                  Natë për natë,

                   Atë dimër të egër,

                  Tepër të gjatë.     

 

                               II

                   Kokë më kokë ne fëmijët

                    Bisedonim  gjatë

                Por s´e dinim mirë

                Ç´po bëhej në  fshat.

               Shihnim njerëz të huaj

                 Ardhur nga qyteti:

              E dinim se prej tyre

              Vinte gjith qameti.

               Bridhnin poshtë e lartë

                    Me gjipsa e vetura,

                 Me çizme të zeza

                 E veshje nga lëkura.

                Mësimin dhe lojërat

                    Në gjysmë na i kishin lënë

               Ishin bërë  sa javë

                Që shkollën  kishin  zënë.

                    Thoshin se nuk flinin

                  Tërë natën e gjatë.

                     Ata njerëz të zi,

                  Të zi sikur  natë.

 

 

               Se çú bënin burrave

               Ne atëherë sé dinim,

                 Por edhe ne shihnim

               Se si shkonin,nuk vinin.

                 Shumë shkonin me pushkë

 

                      E vinin  pa të,

                    Të tjerët,të  mavijosur,

                    Ofshanin por s´nxirrnin zë.

             Dhe kur nënat na frikësonin

                         S´thonin:mos se murrashi!

                     S´thonin as,mos se gogoli!

                         Por,”kujdes,vjen ” udbashi,,,,!

                     Kështu  atë dimër

                     E mplakte fshati im,

 

                Mbështjellë me borë e mjegull

                Me ankth e trishtim.

 

 

                                       III

 

                 Çdo natë e vështroja

                 Gjatë babain tim,

                  E në sy ia lexoja

                 Vuajtje,zemërim.

 

 

                Kishte kohë që buza

                Nuk i qeshte fare,

 

            Rrinte e mendohej

            Dhe pinte  cigare.

             Unë veten pyesja shpesh

                     Babai ç´kishte vallë?

             Pse i kishin shtuar ofshamjet

             Dhe rrudhat  në ballë?

               Mendoja kështu çdo natë

               E në sy s´më vinte gjumë,

                Se shihja që  babi

               Halle  kishte shumë.

 

                    Dhe s´ish veç  halli i bukës

                    Që  shumë  shpesh mungonte

                      Dhe as   vetëm “porezi”

                 Që  shteti  kërkonte.

                  Halle si këto

                      Ne kishim  ngahera,

                  Por atij i kishin  dalur

                  Shumë  halle të  tjera.

                        Prandaj  ai herë-herë

                      Brofte  në  këmbë;

                     Grushtat i  shtrëngonte

                         E shante  ndër  dhëmbë.

                         Dhe shpesh  e shikonte

                          Murin  mbi  dollap,

                         Dhe thoshte  i vendosur:

                   -“I gjallë nuk  e jap”.

                           IV

                         Një natë  të zezë

                         Sikur  u shtua  acari,

                       Kur në shtëpinë tonë

                       Erdhi  ofiqari.

                       Nuk dëgjova  mirë

                         Babait se ç´i tha,

                   Por e pash një  letër

                  Në dorë kur ia   la.

 

                      Dhe shkoi  nga erdhi

                   U fut në  errësirë:

                   Babai  mbeti në prak

                         I shtangur,i ngrirë.

                         Pastaj u kthye nga  ne

                  Dhe më pa në fytyrë,

                Dhëmbët i shtrëngoj

               Dhe pështyu  në errësirë.

                      Ashtu  si babai

                 Pështyva dhe unë,

                 Andej nga  shkoj  njeri;

                  Që i thonin”spiun”.

 

                     Jashtë  errësirë dhe nëna,

                   Shikonte  e nemitur,

                  E me pezmë  mallkonte:

                   -“Mjerë  nëna që  të ka rritur!”

                    Fëmijët e tjerë

                       Flinin nën  velenxë;

                      Ata s´dinin  gjë

                        Për  letrën e zezë.

                           As unë  nuk  dija

                      Ç´thuhej nátë letër,copë letër,

                      Por shihja  se babait

                         I sillte  mërzi   tjetër.

 V

 Menjëherë  të nesërmen,

                     Dikur  natën  vonë,

                     Erdhi hoxha   i  fshatit

 

                     Në  shtëpinë  tonë.

                        Dhe gati  gjithë  natën

                     Foli  me babanë;

                     Babai vetëm  heshte

                        Dhe pinte  duhan.

   -“S´ke çka  bën  kumbarë,

                         i thoshte  babait,

                       Le të  bëhet´siç është  shkruar,

                     Në  dorë  të   allahut.

                           Shite edhe  lopën

 

                        Se s´bëhet  kijameti

 

                         Zoti  është  i pari

                         I dyti hyqymeti.

 

 

                          Se të dua  shumë,

                        Prandaj ta bëjë  këtë  të mirë,

                        Se miku i vërtetë  duket

                          Në ditë  të  vështirë”…

 

 

 

                        Fliste  kështu   mullai

                        Dhe sillte  tespitë,

                         Shpesh  lëpinte  buzët

                        E i  rrotullonte   sytë.

 

 

                          Unë urreja  hoxhën

                              Me qyrkun  e zi;

                       Droja  mos  babait

                          I shtonte   ndoj   mërzi.

 

                    Sepse  hoxhë  mullanë,

 

                    Me zë  të  çjerrë  e të hollë,

                     E kisha  parë shumë herë

                         Të  shkonte  në shkollë.

 

 

                     Shkonte  e vinte

                          Me njerëzit   e zi,

                   Rrëshqiste  pastaj   si hije

                     Shtëpi  në   shtëpi.

 

                Prandaj  urreja  hoxhën

                     Me qyrkun  e zi

             E droja  mos babait

                I bënte ndoj  dredhi.

 

                Por edhe  babai

                 Në derë kur  e përcolli,

                  Vështroi  gjatë  errësirën

                  Dhe  kokën        e  solli.

 

 

                   Dhe  e  ndjeva  hoxhës

                     Kur”dhelpër” i tha.

                    -Ma ke gjetur   ditën

                          Hoxhë   maskara!”

 

                       Të nesërmen  kur u zgjova

                        Pash një pushkë  në mur,

                        Por lopa jonë e vetme

                          Më  s´ishte në  ahur.

 

 

 

 

 

                             E shava  mullanë,

                                Ia  shava dhe tespitë

                              Se më dhimbsej  Laroja,

                               M´u njomën  edhe sytë.

 

                                Por e përmbaja  dhimbjen

                                  Për lopën  Larojë,

                                  Se shpresoja që  pushka

                                  Halle  do  të pakësojë.

 

 

 

                                                  VI

 

                                           Një mëngjes  babai

                                           Doli  nga shtëpia,

                                          se shkonte në  shkollë

                                          Dukej  nga  mërzia.

 

 

                                          Na shikoi  me dhimbje

                                          Dhe doli  në borë,

 

                                          Shkonte  si drejt  vdekjes,

                                           Pushkën  mbante në  dorë.

 

 

                                         Sa keq e ndjeva  vetën

                                         Unë  brenda në  shtëpi,

                                         Kur  kujtoja

                                         Mes  njerëzve  të  zi.

 

 

                                      Dhe kur ai,pas  pak,

                                          U kthye përsëri,

                                        Fytyra ne na qeshi

                                      Të  gjithëve  në shtëpi.

 

 

 

                                      Në fillim  mendova

                                     Se babai  kish shpëtuar,

                                     Por kur i pash ballin,

 

                                    Rrudhat i ishin  shtuar.

 

 

                                       Se ç´ndjeva në  zemër,

                                        Sytë m´u mbushën  plot,

                                          Ndjeva  dhe një dorë

                                         të mí lëmonte flokët.

 

 

                                  Ato kohët  e fundit

                                 Shpesh  kështu  vepronte:

                                Vetëm  më  përgëdhelte

                                Dhe në sy më  shikonte.

 

 

                                       Më thoshte  i  menduar;

                                        -” U rrite  o bir……”

                                         Po s´fliste më gjatë,

                                         E kishte të  vështirë.

 

 

                                  Dhe saherë   që ai

                                  Kështu më shikonte,

 

                                    Më dukej  se prej  meje

                                   Diçka po  kërkonte.

 

 

                                   Më shikonte  mua,

 

                                   Shikonte  mbi  dollap,

                                      Dhe thoshte me  zë

                                    -“I gjallë nuk  e jap”

 

 

 

                                                                    VII

 

 

                                                Atë  natë  dimri

                                       Vonë,në shtëpi,

                                      I erdhi  babait

                                       Një shok  i tij.

 

                                      Ishin shokë  lufte,

                                       Shokë të pandarë,

                                      Por,të bisedonin  ashtu

                                       Kurrë  s´i kisha  parë.

 

                                  Shikoja babanë

                                  Dhe  shokun  e tij

                                 E në sy u lexoja

                                 Halle  e  mërzi.

 

 

                               Flisnin  plot  urrejtje

 

                              Dhe plot  neveri,

                               Për njerëzit e huaj,

                                Për  njerëzit e zi.

 

                             Dhe atë  më të  ziun

                            Që  kërkonte  pushkë;

                            Shpesh në  gojë e zinin,

                            E kishin njohur në luftë.

 

 

                          -“Atëherë , thoshin  ata,

                                 Kishte  veshje tjetër,

                                   Kishte kryq të thyer,

                             Kishte   edhe mjekërr”.

 

                          Dhe saherë atij

                          Emrin ia kujtonin,

                         Plot  pezëm  në sy

                         Dhëmbët  i shtrëngonin.

 

                         -“Jo,thoshte   babai,

 

                            S´duan  veç  armët  tona,

                                  Por duan të  na zhdukin

                          Gjithçka  që  është  e jona.

 

 

                           Duan që  të  zhdukin

                              Gjithçka që është  shqiptare,

                           Emrin,gjuhën,plisin…..

                           Të na çesin   fare.

 

                          Nuk  kërkon  mor,jo

                             Veç  pushkë  e “allti”,

 

                           Por don  gjakun tonë

                              Çetniku  i  zi.

 

 

                   -”  Ty mor kapuçbardhë”;

                         Lehtë,më tha  s´të  lëshojmë,

 

                       Edhe top po të sjellësh,

                          Tanks do të  kërkojmë”.

 

                       Dhe ia shihje  në sy

                        Etjen për gjak,

 

                       Hakmarrjen për luftën

                       Në Kosovë e  Sanxhak”.

 

                      Rrëfenin  pastaj

                       Ngjarje, histori…….

                     Dhe herë-herë ofshanin:

                      “Ah,tradhti,tradhti!”

 

 

                      Flisnin  për ofiqarin

                      Dhe e quanin  mashë,

                      Se hante dhe pinte

                       Bashkë me”udbashë”.

 

 

 

                             E shanë  hoxhën  e fshatit

                             Dhe dy a tre të  tjerë,

                              Që një pushkë  të UDB-së

                              E shitnin  disa  herë.

 

 

                              Flisnin  dhe kërkonin

                              Shpëtim  nga ky ortek,

                               Por nuk  gjenin rrugë,

                                  Ishte zënë  çdo shtek.

 

                             “Nuk ka shpëtim,jo,

                                Nga njerëzit e zi,

                                Veç të  kalojmë  kufirin.

 

                                  Tíkim  në Shqipëri.

 

 

                         Por,as këtu nuk bën,

 

 

                       Mohonin  me kokë,

                       Ku t´i  lëmë  fëmijët.

                        Si ta lëmë  këtë  tokë?

 

                     Pastaj të huajtë

                     Mu këtë  kërkojnë,

                        Që   nga tokat tona

                 Ne të  na dëbojnë”.

 

 

                    Unë  shihja  babanë

                   Dhe   shokun   e tij

                 E në ballë  u lexoja

                  Veç  halle  e mërzi.

 

                 Në sytë  e tyre  rrodhi

                 Një valë  e  ngrohtë  gëzimi,

                Vetëm  kur po flisnin

                Rreth  një  fjalimi.

 

                Unë nuk  kuptoja mirë

 

                Ç´ishte ai fjalim,

               Por shihja se i ngjallte

               Shpresën  babait tim.

 

              Dëgjoja nga goja e tyre

                Shpesh  fjalën  liri,

             Parti,socializëm,

 

                Mirëqenie,begati….

 

             Kosova e robëruar,

             Xhelatët  e zi….

            Dhe shpesh e përmendnin

               Emrin  Shqipëri.

 

 

            Dhe saherë  që  në  gojë

              Zihej  Shqipëria,

            Më dukej  se  babait

            I hiqej  mërzia.

 

 

             -“Natë  e zezë  ka rënë,

 

                   Por do të  dalë dita,

                 Thanë  duke u ndarë,

                 Do të i vijë  dita”.

 

 

                      Kur u kthye  babai

                  Shikoj mbi  dollap

                   Dhe tha  i vendosur

                 -“I gjallë nuk  e jap”.

 

 

 

 

                                               VIII

 

 

                     Atë natë dimri

                    Shumë  ëndërra  unë pashë

                   Plot  dritë  e lule,

                   Plot  korba  e “udbashë”.

 

                 Në njëren  prej tyre,

                   Pash  një livadh.

                   Që ndahej  në dysh

                  Nga një  gardh  i madh.

 

                       Andej  shpend  e lule,

                    Hare e gëzim:

                    Këndej  ferra e bisha,

                     Halle  e trishtim.

 

 

                  Andej  rreze të kuqe

 

               Plot dritë  e diell,

               Këndej natë e zezë

               E plotë  re në qiell.

 

            Ne  nga errësira

               Vështronim në qiell,

              Por gjithkund ishte  natë

             S´shihnim dritë  as diell.

 

             Disa njerëz  të  zi

             Si ujqër  e derra

            E ruanin  me armë

            Gardhin  me therra.

 

             Gjysma e livadhit,

                Dukej  sikur  ferr,

                Se gardhi  ne na bënte

              Hije  edhe terr.

 

 

              Por,se si shpërtheu

             Një zjarr i kuq  si gjaku

              Dhe me rreze të  kuqe.

                Qiellin  e përflaku.

 

              Retë dhe errësirën

 

             Dhe  gardhin  e zi

             E digjte ky zjarr,

                I bënte shkrumb  e hi.

 

            Ne me gaz  e shpresë

               Shikonim  në qiell,

             Se tani gjithë  livadhi

 

            Do të  kishte  dritë   e diell.

 

                  Unë  bërtita  shumë

            Sa gjithçka ushtoi,

           Por për një  çast  baba

            Nga  gjumi më  zgjoi.

                  Atëherë  unë  kuptova

           Se në ëndërr isha tretur

           Dhe se babai

          Ende skishte  fjetur.

 

      “Ç´pate më pyeti,

          Dhe flokët m´i lëmoi

         E unë mezi prisja

          Ëndrrën tía tregoj.

 Ai më  shikonte

       Dhe dëgjonte në  heshtje,

      E herë-herë  fytyrën

       Ia  mbulonte një buzëqeshje.

 

    “Eh,mor  biri im,

         Sa jeta është  dhënë

         Ëndrrën që ke parë,

          Në jetë për ta vënë.

            Që të bëhet kjo

          Qenka  shumë  vështirë,

        Për këtë u dashka gjaku

          I bijëve më  të  mirë.

           Por kjo do të  bëhet

          Patjetër biri  im;

           Vetëm  ti rritu

              Edhe bëhu trim!”

             Dhe babi   im

         Kishte të drejtë;

         Koha po kërkonte

        Të  rritesha më shpejtë.

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Hydajet Hyseni, poeme, Pushka amanet

NGA SOFRA POETIKE E DIELLIT- KUR ISHA TURMË

May 25, 2013 by dgreca

Poemë nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Kur isha turmë,/

luaja në skenën e teatrit/

absurd/

si kukullat e kurdisura/

me çelës/

për të ndryshuar /

metropolin ballkanik/

ky Pazar vjetërirash/

me ndërgjegje blozë/

e tru lejfenësh/
kur isha turmë/

isha e pagdhëndur/

nga ato që kemi hequr/

tash sa mot /

kur isha turmë/

urinë e shuaja /

me fjalët bosh/

si çengelë/

flamujsh të dalë boje/

 

kur isha turmë

fjalëve u jepja frymën

time

i transformoja

në simite të ngrohta

në fusha gruri

pyje gjithë oksigjen

autostrada shprese

që i binin kryq e tërthor Europës

pa vizë

e ndërtonin

ura fluturuese mbi Atlantik

ku isha turmë

mendoja me zemër

ngopesha me ajër

etjen e shuaja

në burimet e iluzionistëve

profanë

kur isha turmë

rendja pas shpresës si një qen besnik

 

kur isha turmë besoja

se kështjellat prej rëre

janë beton të forta

se lëkura e kohës nuk rrudhet kurrë

kur isha turmë

sirtaret i kisha të mbushura me

ëndërra

vetë isha shitëse ambulante ëndërrash

ëndërrat i shisja gratis

ëndërrat i blinin gratis

kur isha turmë

isha si turmat sot

budalle, të dehura pa pirë

të dehura

me ujra të ndejtur moçalesh

ku llapuçiten zhaba

dhe zhapinj

të pështirë

tash një çerek shekulli

kur isha turmë

isha e pamëshirëshme me kohën

time

kohën e vishja dhe e zhvishja

me pavëmendje

sikur të ishte një fustan

që nuk grisej kurrë

kur isha turmë

e sfidoja e tallesha me kohën

duke e humbur si një brilant të çmuar

në shkretëtirën e kotësisë

kur veshët

të ushtojnë prej jehonës

të brohoritjeve idiote

kur isha turmë

ashtu si turmat sot

të mashtruara

nga dordolecë

që trembin sorrat

i dedikohesha asgjësë

asgjënë e kisha kthyer

në idol

si turmat sot,

të rrahura me vaj e me uthull,

gjithë këtë tranzicion

makabër

të vërtitura prej xhonglerësh

satrapë në mënyrë ciklike

që hiqen posa kanë

zbritur nga një planet tjetër

që sholla e lëkurës

u është regjur më tepër se sholla

e këpucëve të turmës

të ngrëna nga

nga konsumi i vetëvetes

i turmës

kur turma ha turmën

të shtrydhur

si një limon

deri në pikën e fundit…

kur isha turmë

ishte një herë e një kohë

kur isha turmë

tani s’jam më turmë

urra !

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Elida Buçpapaj, Kur isha turme, poeme

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT