FASLLI HALITI NE SOFREN E DIELLIT/
NE FOTO: FASLLI H. : VIZ: HELIDON H./
REBELIMI/
Në vitet ’50, bujqit u rebeluan kundër dorëzimit të planit të rëndë të Shtetit që përveç planit të drithrave, kërkohej edhe plan për leshin,vezë… Kush nuk paguante planin e Shteti, burgosej…/
Kështu vendosën fshatarët të thoshin /
Dhe kështu thanë:/
Shoku Shtet,/
Shoqja /
Qeveri,/
Ju na kërkoni
Të lajmë plan drithi,
Plan gruri, misri
Plan bulmeti
Plan
Fasulesh,
Plan thekre,
Plan tërshëre,
Plan vezësh, leshi
Plan mishi,
Drithi
Sepse
Do të hajë:
Ushtria, shkollat,
Çerdhet, kopshtet,
Udhëheqja, byroja politike…
Lëmi i parë i misrit, grurit,
Lëmi i parë i vezëve të rosës, pulës,
Lëmin e parë të qethjes
Së bagëtive
Therjes së parë
Të qengjingjave
Të deleve
Të kecave
Të dhive
Do t’ia dorëzoni Qeverisë
Do t’i dorëzoni Shtetit Socialist !
***
Dakord !
Shoqja qeveri,
Shoku shtet
Veç,
Na jepni
Farën e vezëve,
Farën e mishit,
Farën e leshi të bardhë,
Farën e leshit të zi,
Leshit Rud,
Deve.
Shikoni
Po s’harboi
Leshi i bardhë
Leshi i zi, rud, i butë
Shikoni po s’çelën vezët
Zogj të bardhë, larosh,
Zogj të kuq të zesë, të artë
Shikoni po s’harboi mishi i arave mbarë,
Po nuk vërshoi vaji, gjalpi, arave tona,
Shihni po s’u mbytën tokat në mjaltë
Shihni po s’u mbytën në qumësht
Kulloshtër, në gjizë, në djathë.
***
Arat tona u betuan
Para nesh,
Si ne
Para jush
Shoku Shtet,
Shoqja Qeveri.
Dijeni, mirë pra,
Po na dhatë farën që na duhet
Në arat tona, ju do të merrni
Ar
Flori
Që në lëmin e parë.
***
Po shteti socialist
Ishte syçelë,
Brisk
***
Prita gjithë natën babanë
As babai, as shokët
Rebelues të tij
S’u kthyen atë natë
Pas gjashtë muajsh plot
Do të ktheheshin ata në shtëpi…
***
Prita
Ditën e parë
Natën eparë
Javën, muajin e parë,
Muajin e dytë të tretë të katër
Muajin e pestë, të gjashtin, me radhë.
Vetë i lërova arat me plug dhe me parmendë
Vetë gjeta farën e leshit, mishit, vezëve;
Farën e qumshtit, gjalpit, mjaltit,
Farën e djathit.
Vetë mbolla,
Vetë korra
Vetë shiva,
Vetë blova…
Harboi arave
Leshi i zi i bardhë
Leshi rud i butë e gri
Harbuan vezët nëpër ara
Vezët çelën boçe të bardha
Në vend të zogjve të kuq, të zinj, të bardhë.
Qumshti djathi, gjalpi, përmbytën
Tokat tona mbarë.
Pagova planin e misrit, pambukut, grurit, fasuleve
Duke punua gjashtë muaj ditë e natë me radhë…
Që babai të kthehej në shtëpi me plan të shlyer, të larë
Nëntor, 2016