• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PRESIDENTI NISHANI: KLD NJEH VETEM KUSHTETUTEN, JANE PA BAZE KRITIKAT!

July 5, 2013 by dgreca

Presidenti Nishani vlerëson punën e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë: Ky Institucion i pavarur funksionon vetëm mbi bazën e Kushtetutës dhe të ligjit/

Tirane- 5 korrik 2013/ Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bujar Nishani duke drejtuar mbledhjen e radhës, vlerësoi maksimalisht punën e deritanishme të këtij Këshilli dhe anëtarëve të tij duke theksuar se: “Ky Institucion kushtetues e i pavarur funksionon vetëm në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit”.

Në mbledhjen e sotme Presidenti Nishani vuri në dukje se ditët e fundit janë bërë akuza dhe sulme të pabazuara nga aktorë të ndryshëm të politikës kundër punës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Presidenti Nishani inkurajoi anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë duke u shprehur se ata nuk e lidhin punën e tyre me mazhorancat politike, me atë të Parlamentit, të qeverisë dhe të asnjë institucioni tjetër të veçantë. Kryetari i Shtetit i nxiti anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të vazhduar punën në respekt të vlerave, në respekt të ekzistencës dhe funksionimit të institucioneve të pavarura të pandikuara dhe të paintimiduara nga asnjë kah, si dhe të përgjegjësisë së madhe që kanë përballë opinionit publik e qytetarëve shqiptarë, përgjegjësi që vjen duke u rritur nga dita në ditë për të vendosur standarde të cilat do të jenë të pakthyeshme në kohët dhe ditët e ardhshme.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka bazuar, e ka organizuar tërë veprimtarinë e tij dhe ka funksionuar vetëm mbi bazën e ligjit, të së drejtës që ky ligj i jep për të përmbushur misionin dhe detyrat e tij kushtetuese dhe ligjore.” – theksoi Presidenti Nishani.

Kreu i Shtetit, duke sjellë si shembull pozitiv procedurën e ndjekur për herë të parë në përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Aministrative të Apelit, nënvizoi së Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka sjellë për herë të parë modelin e ri dhe transparent të pikëzimit përsa i përket vlerësimit të gjyqtarëve, duke shtuar se Këshilli ka marrë vendime të rëndësishme pozitive në drejtim të ruajtes së pavarësisë së gjyqësorit, integritetit moral dhe profesional të gjyqtarëve dhe se do të vazhdojë të qëndrojë në këtë lartësi.

Në përfundim të fjalës së tij Presidenti i Republikës u shpreh se është i bindur që anëtarët e Këshillit “do t’i japin një kontribut shumë të madh në radhë të parë ndjeshmërisë së opinionit publik, pritshmërive të opinionit publik dhe mbi të gjitha sistemit gjyqësor, i cili ka nevojë për monitorim të fortë, për reforma të forta, për inkurajime të modelit pozitiv, dhe për penalizime të ashpra të modeleve negative.”

Filed Under: Kronike Tagged With: per KLD, presidenti Nishani, te pa baza kritikat

President Nishani’s Address to the Nation: Voting is a civic duty!

June 22, 2013 by dgreca

* Mesazhi i Presidentit të Republikës, Bujar Nishani drejtuar qytetarëve për ditën e votimit të 23 qershorit/

President Nishani gave an address to the nation this morning, urging every citizen to vote. Below is a rough translation:

“Tomorrow we will vote. So we shall do what comes most naturally in a free society.

It is the most important political, civic and social action, that contains in itself the essence of democracy.

As such, this day and this act, require from all of us, consideration, seriousness and responsibility for everything that is related to these polls.

By voting we show responsibility for our destiny, we show that we know how to use our freedom, for ourselves and for others, for the present and the future.

Not voting is inexcusable and unjustifiable. Let’s not forget even for a moment the exceptional importance that tomorrow holds for jobs, problems and other prospects.

We need to appreciate the importance that tomorrow’s polls have for the relations of the country with the world, with which we share the freedom, prosperity, our current fate and the future.

We should all vote out of respect for the rule of law, especially the voting procedures, both us as voters, as well as the authorities charged with the implementation of those procedures.

On election day we must be careful and act out of civic duty.

We should all vote in confidence that others who vote for different parties, vote differently because they think differently, but inwardly we are all the same and the difference in our choices for party or individuals does not divides us, but it is that difference that unites us.

We should properly understand the main concept: that the parties and ideologies for which we vote are many, but Albania and its future are one.

Let’s enable more young people to vote, especially first time voters, so that we have a beautiful day tomorrow.

Let’s all go and vote.”

 

Mesazhi i Presidentit të Republikës, Bujar Nishani drejtuar qytetarëve për ditën e votimit të 23 qershorit

Tirane, 22 qershor 2013

Të dashur dhe të nderuar bashkëqytetarë,

Nesër do të votojmë.

Pra do të kryejmë aktin më të natyrshëm në një shoqëri të lirë.

Që është veprimi politik, qytetar, shoqëror, më i rëndësishëm, që përmban në vetvete, thelbin e Demokracisë.

Si të tillë, kjo ditë dhe ky akt, kërkojnë prej të gjithëve ne, përqendrim, seriozitet, përgjegjshmëri, për gjithçka që ka lidhje me këto votime.

Të votosh provon se di të jesh i përgjegjshëm për fatet e tua, di ta përdorësh Lirinë, për vete dhe për të tjerët, për të tashmen dhe të ardhmen.

Të mos votosh, është pasivitet i pafalshëm që nuk justifikohet nga asgjë.

Të mos harrojmë për asnjë çast rëndësinë e jashtëzakonshme që ka dita e nesërme lidhur me punët, problemet, perspektivat e brendshme.

Të vlerësojmë si duhet rëndësinë që votimet e nesërme kanë lidhur me marrëdhëniet tejet të rëndësishme të vendit me botën, me të cilat liria, begatia, fatet tona të tashme dhe të ardhshme janë ngushtësisht të lidhura.

Të votojmë duke respektuar në përgjithësi rendin, veçanërisht procedurat e votimit, vetë ne si zgjedhës së pari, pastaj autoritetet e ngarkuara me zbatimin e atyre procedurave.

Të bëjmë kujdes për një sjellje sa më qytetare gjatë ditës së votimit.

Të votojmë me bindjen se të tjerët që votojnë parti të ndryshme, votojnë ndryshe sepse mendojnë në mënyra të ndryshme, por së brendshmi jemi të gjithë të njëjtë dhe dallimi se për cilën parti apo individ votojmë, nuk është dallim që na ndan, por dallim që na bashkon.

Të kuptojmë si duhet gjënë kryesore; Se partitë dhe ideologjitë për të cilat votojmë janë disa, por Shqipëria dhe e ardhmja e saj janë një.

Të mundësojmë sa më tepër të rinj të votojnë, posaçërisht ata që votojnë për herë të parë…që dita e nesërme të jetë një ditë e bukur.

Votim të mbarë!

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: mesazh shqiptareve, per 23 qershorin, presidenti Nishani

Presidenti Nishani priti në takim përfaqësues të Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

May 28, 2013 by dgreca

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti ne fundjave në një takim përfaqësues të Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, të kryesuar nga zoti Etmond Guri.Gjatë një bashkëbisedimi të hapur, Presidenti Nishani dhe përfaqësuesit eFederatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi shkëmbyen mendime për çështje të prekshme të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi, si arsimi, problemi i toponimeve, punësimi, përfitimi i pensioneve, integrimi i të riatdhesuarve për shkak të krizës ekonomike, respektimi i të drejtave të emigrantëve, si edhe mbi atë çfarë shteti shqiptar mund të bëjë qoftë meisma të njëanshme ose në bashkëpunim me shtetin grek.

Presidenti i Republikës në ndërhyrjen e tij u shpreh se institucionet e shtetit shqiptar kanë treguar vëmendje ndaj problemeve që lidhen me emigracionin në Greqi dhe në vende të tjera, duke shtuar se nisur nga problemet e ngritura, duhet një angazhim më i madh i këtyre institucioneve, për t’iu përgjigjur sfidave që lidhen me respektimin e të drejtave të emigrantëve që nga trashëgimia e gjuhës, kulturës e deri te integrimi në vendet ku ata jetojnë.

Kreu i Shtetit vlerësoi mikpritjen e popullit grek ndaj emigrantëve shqiptarë dhe në këtë frymë shprehu bindjen se institucionet e shtetit grek do të shtojnë angazhimin e tyre për integrimin e mëtejshëm të emigrantëve shqiptarë në shoqërinë greke dhe respektimin e të drejtave të tyre.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Federatës së Shoqatave Shqiptare pasi e falenderuan Presidentin Nishani për ndjeshmërinë e treguar ndaj problemeve që lidhen me emigracionin shqiptar në Greqi dhe zgjidhjen e tyre, u shprehën se realizimi i kërkesave dhe pretendimeve të tyre kërkon më shumë angazhim nga institucionet e të dy shteteve dhe shprehën bindjen se me vullnet të përbashkët këto probleme do të gjejnë zgjidhje. Gjithashtu, përfaqësuesit e Federatës kërkuan që t’u mundësohet respektimi i të drejtës së tyre për të votuar në Shqipëri.

Presidenti Nishani dhe përfaqësuesit e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi u shprehën në favor të vazhdimit të kontakteve të bashkëpunimit për t’i kontribuar njohjes dhe zgjidhjes së problemeve dhe për t’i shërbyer forcimit të miqësisë dhe marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: e Greqise, presidenti Nishani, priti diasporen

PRESIDENTI NISHANI BOJKOTON SAMITIN E OHRIT

May 28, 2013 by dgreca

Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas presionit për të mos marrë pjesë në samitin e Ohrit, duke qenë se Maqedonia vendosi që të mos ftojë Kosovën, nën trysninë e Bosnjes dhe Serbisë.

Nishani ka vendosur që ta bojkotojë këtë samit, në të cilin kishte konfirmuar deri pak më parë se do të ishte prezent.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani nuk do të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve të SEECP, që do të zhvillohet në Ohër më datë 1-2 qershor 2013. Shkak për këtë vendim është bërë fakti se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk është ftuar të marrë pjesë në këtë eveniment, në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit dhe të dialogut që mbizotëron në rajon dhe që lehtëson arritjen e synimit të përbashkët, atë të integrimit evropian”, thuhet në një reagim të Presidencë

 

Filed Under: Featured, Kronike Tagged With: Bojkot, bojkoton, Nishani, Ohrit, presidenti Nishani, samiti, Samitin e Ohrit

NDEROHEN ISH TE BURGOSURIT E REVOLTES SE SPACIT

May 23, 2013 by dgreca

Presidenti Nishani nderon me Dekoratën “Pishtar i Demokracisë” katër ish-të burgosur, përfaqësues të revoltës në Burgun e Spaçit/

 Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi zotin Demir Pojani, zotin Bashkim Fishta, zotin Luan Burimi dhe zotin Bedri Çoku me Dekoratën “Pishtar i Demokracisë” me motivacionin: “Për kontributin, trimërinë dhe sakrificën e madhe dhënë në kërkim të respektimit të lirive të njeriut, nëpërmjet një prej revoltave më të mëdha ndaj regjimit komunist’’. Duke vlerësuar lart rezistencën e të gjithë të burgosurve që vuajtën persekutimin në Burgun e Spaçit si dhe kurajon e trimërinë e të gjithë atyre që me dinjitet të lartë njerëzor ngritën krye, Kreu i Shtetit theksoi se revolta e tyre do të mbetet gjithmonë simboli i spikatur i anti-komunizmit nëShqipëri, simboli i rezistencës ndaj shtypjes, i rezistencës ndaj krimit shtetëror, simbol i mbrojtjes së dinjitetit të njeriut, dhe aspiratave të një kombi për liri.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Bashkim Fishta, Bedri Coku, dekoron, Demir Pojani, e revoltes se Spacit, ish te perndjekurit, Luan Burimi, presidenti Nishani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT