• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vizita e Presidentes së Maltës, drejt thellimit të bashkëpunimit me Kosovën

February 16, 2016 by dgreca

-Presidentja e Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, falënderoi të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës për pritjen e ngrohtë që iu bë asaj dhe delegacionit gjatë qëndrimit në Prishtinë, prej nga udhëton për vizitën nesër në Tiranë/
PRISHTINË, 16 Shkurt 2016-B.Jashari/Presidentja e Republikës së Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, sot në Prishtinë, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e vendit të saj për proceset integruese evropiane.
E pritur në takim te Kryeministri Isa Mustafa, Presidentja Preca, po ashtu, theksoi vullnetin e shtetit të saj për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.
Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e qeverisë kosovare për zhvillimin e gjithanshëm të vendit.
Ai theksoi prioritetet e qeverisë për zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të reja të punës, proceset integruese evropiane, si dhe fuqizimin e gjithanshëm të institucioneve demokratike.
Duke e falënderuar për përkrahjen e Maltës për Kosovën, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e qeverisë për fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, posaçërisht në zhvillimin ekonomik dhe fushën e investimeve.
Presidentja e Republikës së Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, zhvilloi sot vizitë zyrtare shtetërore në Kosovë, ku fillimisht u prit nga Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, si dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Presidentja e Maltës falënderoi të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës për pritjen e ngrohtë që iu bë asaj dhe delegacionit gjatë qëndrimit në Prishtinë, prej nga udhëton për vizitën nesër në Tiranë.

Filed Under: Rajon Tagged With: Kosove-Malte, Presidentja e Maltës, thellim i bashkepunimit

Presidentja e Maltës, vizitë në Kosovë

February 15, 2016 by dgreca

– Pritja ceremoniale bëhet në orën 10:00 në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë/
PRISHTINË, 15 Shkurt 2016-B.Jashari/ Presidentja e Republikës së Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, mbërrin për vizitë në Kosovë, ku nesër paradite Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga i organizon pritje zyrtare.
Pritja ceremoniale bëhet në orën 10:00 në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, ndërsa pas takimit mbahet konferencë shtypi.
Axhenda e dërguar bën të ditur se, Presidentja e Maltës Marie Louise Coleiro Preca do takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe me kryeministrin Isa Mustafa.
Në Valletta, në qershor 2015, Presidentja Marie-Louise Coleiro Preca, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës në Maltë.
Me atë rast Presidentja e Republikës së Maltës tha se Kosova është një shtet që po dëshmon përkushtim të madh për integrim në familjen e madhe evropiane dhe përkrahja e shtetit maltez, i cili ndër të parët ka njohur pavarësinë e Kosovës, nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.

Filed Under: Kronike Tagged With: Presidentja e Maltës, vizite ne Kosove

Artikujt e fundit

  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”
  • MIRO TËRBAÇJA, SHQIPONJË E HISTORISË
  • Hirësia e Tij Nikodhimi, Peshkopi i Bostonit dhe Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë kreu vizitë 10-ditore në Shqipëri

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT