• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PRIORITETET DHE SFIDAT E FUSHATES ZGJEDHORE NE KOSOVE

June 3, 2017 by dgreca

OPINION NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/

3-lulzim-mulliqi

Keto dite,subjektet politike ne Republiken e Kosoves edhe zyrtarisht kane nisur fushaten e tyre elektorale per zgjedhjet e parakohshme parlamentare,qe do te mbahen me 11 qershor,2017.Zgjedhjet e lira dhe demokratike de facto dhe de jure jane themeli i nje shoqerie e ndertuar mbi bazen e se drejtes dhe rendit juridik.Poashtu zgjedhjet e lira e demokratike jane  edhe baze e angazhimit institucional,qe zgjedhjet te gezojne besimin e qytetareve dhe aktereve te tjere per nje proces te drejte dhe transparente.Nderkaq subjektet politike duhet ti respektojne plotesisht detyrimet kushtetuese dhe ligjore.Edhe kesaj radhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne Kosove do te vezhgohen nga shume vezhgues vendore dhe nderkombetare.Ngjashem edhe me proceset paraprake zgjedhjet e ketij viti do te vezhgohen edhe nga koalicioni i organizatave joqeveritare vendore sic eshte “Demokracia ne Veprim”.E vecanta e ketyre zgjedhjeve nga vitet paraprake eshte krijimi i koalicioneve te partive te medha me ato te vogla.Keshtu partia me e madhe ne vend PDK-ja, kesaj radhe eshte ne koalicion me AAK-ne e Ramush Haradinajt,pastaj NISMA,te udhehequr nga Fatmir Limaj dhe disa partive te tjera te vogla.Ndersa partia e dyte ne vend,LDK-ja kesaj radhe eshte bashkuar edhe me dy subjekte te tjera politike AKR-ne, te udhehequr nga z.Pacolli dhe partia tjeter Alternativa.Sikurse edhe herave te tjera Levizja Vetevendosje eshte duke garuar e vetme ne keto zgjedhje te parakohshme parlamentare.

Ajo qe po verehet gjate debateve televizive dhe analizave zgjedhore eshte aktiviteti dinamik i partive te koalicionit qe kesaj radhe jane duke perdorur sllogane te ndryshme sic jane,”Fillimi i Ri” pastaj “Bashke te vendosur” “Shprese per te ardhmen”etj.Ne sistemin pluralist dhe praktiken nderkombetare te zgjedhjeve,aktivitetet partiake qe shprehen permes simboleve perdoren per ndermjetesimin politik ndermjet aktoreve te skenes politike sic jane;politikanet si perfaqesues te partive politike ne nje ane dhe te publikut ne anen tjeter.Kurse ky proces ne boten moderne te vendeve me demokraci te zhvilluara zhvillohet jashtezakonisht shume permes reklamave mediale.Por,ajo qe eshte kryesore,ben te kuptohet se ne mes te partise dhe elektoratit,kerkohet qe te ndertohet nje komunikim i domosdoshem politik.Debatet e perfaqesuesve te partive politike duhet te orientohen ekskluzivisht ne prioritetet qe tash e sa kohe eshte duke i pritur shoqeria kosovare.Debatet e tilla duhet te behen ne fushat me prioritet me te larte sic jane;zhvillimi ekonomik,sigurimi shendetesor,rritja e shkalles se punesimit,format e lehtesimit te arsimimit te te rinjeve,rritja e mireqenies sociale per qytetaret,rritja e pensioneve etj.Edhe kesaj radhe lideret politike e pothuajse te te gjitha subjekteve jane duke dhene premtime shume te medha qe realisht veshtire se do te mund ti realizojne keto premtime kapitale.Pothuajse fare pak eshte permendur gjate kesaj fushate zgjedhore reformimi i sistemit gjyqesor,luftimi i korrupsionit dhe krimi i organizuar,reformimi i sistemit arsimor,si hapja e shkollave te reja profesionale ne hap me nevojat e tregut te punes etj.Nderkaq ne kontekst me sfidat me te cilat eshte perballuar Kosova edhe ne te ardhmen sfida per parlamentin e ardhshem dhe qeverine e re do te mbesin,ceshtja e integrimit nderkombetar te Kosoves ne organizmat nderkombetare sic jane anetaresimi ne UNESCO ,pastaj anetaresimi ne OKB,ceshtja e liberalizimit te vizave si dhe demarkacioni i kufirit me Malin e Zi,do te shfaqen si pengese dhe sfide edhe per parlamentin dhe qeverine e re ,e cila do te krijohet nga rezultati i ketyre zgjedhjeve.Te shpresojme qe keto zgjedhje te jene te sukseshme dhe nje dite feste per te gjithe qytetaret e Kosoves

Filed Under: Analiza Tagged With: fushata zgjedhore, Kosove, Luzim Mulli1i, prioritet, sfidat

Rinia dhe punësimi i tyre, top prioritet i koalicionit LDK-AKR-Alternativa

May 27, 2017 by dgreca

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të shtunën në Viti se rinia, punësimi i tyre dhe hapja e perspektivës për ta është prioriteti kryesor i Qeverisë së ardhshme që do ta krijojmë pas 11 qershorit.

1 LDK“Kemi përgatitur një program qeverisës bashkë me partnerët tanë, prej njerëzve më të mirë që i kemi brenda në listë dhe që i ka Kosova. Ky është ekipi që do të qeverisë Kosovën në të ardhmen me duar të pastra. Programi ynë ka prioritet rininë, punësimin e tyre dhe hapjen e perspektivave të reja”, ka thënë Hoti.

2 LDK“Ne do t’i përkrahim pa asnjë dallim të gjithë të rinjtë dhe të rejat. Do të hapim rrugën për të rinjtë dhe të rejat që të kenë qasje në institucionet arsimore në gjithë botën për të na sjellë më pas përvojat më të mira të zhvillimit në vendin tonë”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se ka marrë bekimin e gjithë strukturave të LDK-së, themeluesve dhe protagonistëve kryesor të partisë, për të ndërtuar një program dhe ekip që do ta zhvillojë Kosovën, do ta zhdukë korrupsionin, dhe do ta dërgojë vendin tonë atje ku e ka vendin, në familjen evropiane.

Hoti ka thënë se lista e koalicionit nga numri 1 deri në 110, është secili më profesional dhe më i pastër se tjetri.

“Lista e LDK-së dhe partnerëve përfaqëson kulturën demokratike të kujdesit ndaj institucioneve, traditën tonë të pasur politike, por edhe perspektivën, rininë tonë e cila është e vendosur më mirë se kurrë në listën tonë zgjedhore”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se gjatë dy vite e gjysmë në qeveri kam biseduar me qytetarët anekënd Kosovës, me të rinj dhe të moshuar dhe të gjithë njëzëri janë pajtuar se papunësia është problemi ynë kryesor.

“Ne kemi ndërtuar një program të qeverisjes së mirë, kemi krijuar 41 mijë vende të reja të punës në dy vitet e shkuara dhe do të krijojmë edhe aq në dy vitet e para të mandatit qeverisës”, ka thënë Hoti.

Nikoqiri i takimit, Sokol Haliti, kryetar i Vitisë, ka thënë se lista e LDK-së me kandidatë për deputetë është lista më e mirë që ka pas ndonjëherë një parti politike pas lufte, është lista më e pastër, më profesionale e cila garanton prosperitet dhe progres, integrime euroatlantike, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për rininë.

“Ne jemi të vendosur Viti, sikur edhe në gjithë Kosovën që më 11 qershor të shënojmë fitoren më bindëse që është shënuar ndonjëherë”, ka thënë kryetari i Vitisë.

Filed Under: Kronike Tagged With: LDK-AKR, prioritet, Rinia dhe pUnesimi

Arsimi në Kosovë duhet të bëhet prioritet ndërpartiak kombëtar

December 7, 2016 by dgreca

-Deklarata e përbashkët e donatorëve mbi rezultatet e PISA në Kosovë: Shqetësuese, të trajtohen në mënyrë serioze/

-Rezultatet e publikuara dje të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) treguan se nga 72 vendet pjesëmarrëse Kosova radhitet ndër tre vendet më të dobëta/

-Joint Donor Statement on Kosovo’s PISA results/

1-ardimi-kosove

PRISHTINË, 7 Dhjetor 2016/ Rezultatet e publikuara dje të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) treguan se nga 72 vendet pjesëmarrëse Kosova radhitet ndër tre vendet më të dobëta, thekon Deklarata e përbashkët e donatorëve, e dërguar sot nga Zyra e Bashkimit Evropian.

Zyra e BE-së në Kosovë / Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim, Agjencia Austriake për Zhvillim, Ambasada e Zvicrës dhe World Learning në Kosovë  kanë lëshuar në deklaratë, ku më tej thuhet: Përderisa ne e vlerësojmë pjesëmarrjen e Kosovës në PISA dhe të tjera vlerësime ndërkombëtare, rezultatet e kësaj përpjekjeje të parë janë shqetësuese dhe duhet të trajtohen në mënyrë serioze. Këto rezultate të PISA tregojnë performancën e nxënësve të shkollave të mesme në të gjithë Kosovën. Këto janë një tregues i rëndësishëm i efektivitetit të sistemit të detyrueshëm të arsimit bazik dhe një parashikues i besueshëm i edukimit të ardhshëm. Duke pasur parasysh këto rezultate të dobëta, duhet të ndërmirren veprime të forta, të menjëhershme dhe të përbashkëta.

Reformat në arsim duhet të miratohen pa vonesa të mëtejshme, duke përmirësuar në këtë mënyrë  transparencën dhe llogaridhënien në të gjitha nivelet. Korrupsioni dhe nepotizmi nuk kanë vend në sistemin dhe institucionet e arsimit dhe duhet të ndërmirren veprime për të siguruar këtë. Korrupsioni duhet të eliminohet dhe përpjekjet kundër nepotizmit duhet të mbështeten. Koordinimi dhe komunikimi brenda Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) duhet të ridefinohen për të mundësuar bashkëpunim efektiv dhe efikas.

Strategjia e re e Kosovës mbi arsimin tregon fushat prioritare dhe ofron një kornizë për gjallërimin e reformës së arsimit. Kurrikula e re me fokus në mësimdhënie dhe të nxënit të bazuar në kompetenca ofron një plan shumë të fortë për të zhvendosur fokusin e sistemit arsimor nga përvetësimi i pastër i njohurive tek kompetencat që nxënësit e shekullit 21 kanë nevojë. Të gjitha parakushtet për një zbatim të suksesshëm kombëtar të kësaj reforme, të tilla si tekste shkollore të reja, trajnime të mësimdhënësve dhe udhëzues dhe materiale të mëtejshme duhet të ofrohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Edhepse arsimi është një detyrë shoqërore dhe të gjitha palët e interesuara duhet të kontribuojnë, është përgjegjësi e veçantë e Qeverisë së Kosovës për të siguruar që të gjithë fëmijët të kenë qasje të barabartë në arsim të cilësisë së lartë. Një shumë e mjeteve tashmë janë investuar në arsim por rezultatet kanë qenë të kufizuara. Për këtë qëllim, investimet në cilësinë e arsimit në Kosovë duhet të rriten ndërkohë që përdorimi efektiv i burimeve në dispozicion duhet të sigurohet.

Si përfaqësues të komunitetit të donatorëve që mbështesin zhvillimin e Kosovës, ne presim që Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë të sigurojë një diskutim të gjerë të rezultateve të PISA në qeveri dhe në parlament. Këto rezultate të PISA mund të shërbejnë si një hap tutje për sistemin arsimor të Kosovës: Arsimi duhet të bëhet prioritet ndërpartiak kombëtar në mënyrë që të sigurojë punën e duhur të nxënësve të Kosovës në një treg konkurrues të punës.

Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në PISA dhe rezultatet e publikuara sot japin përgjigje mbi kompetencat e nxënësve të moshës 15 vjeçare, e ngjashme me një pikë referimi të besuar dhe të respektuar ndërkombëtar./b.j/

Joint Donor Statement on Kosovo’s PISA results

The EU Office in Kosovo /EUSR, German Development Cooperation, Austrian Development Agency, The Embassy of Switzerland in Kosovo and World Learning issue the following statement:

“Pristina, 7 December 2016 – The results published yesterday of the 2015 Programme for International Student Assessment (PISA) revealed that out of 72 participating countries Kosovo ranks in the group of the three least performing ones.

While we welcome participation of Kosovo in PISA and other international assessments, the results of this first effort are concerning and need to be taken seriously. These PISA scores describe the performance of students attending secondary schools across Kosovo. They are an important indicator of the effectiveness of the mandatory basic education system and a reliable predictor of further education. Given these poor results, strong, immediate, joint actions are needed.

Education reforms must be adopted without further delays, improving the transparency and accountability at all levels. Corruption and nepotism have no place in education system and institutions, and actions must be undertaken to ensure this. Corruption must be eliminated and anti-nepotism efforts have to be supported. Coordination and communication within the Ministry of Education, Science and technology (MEST) must be re-defined to enable effective and efficient cooperation.

The new Kosovo Education Strategy Plan indicates the priority areas and offers a framework for the invigoration of the education reform. The new curriculum with its focus on competence-based teaching and learning provides a very solid plan to shift the focus of the education system from pure knowledge acquisition to the competencies that students of the 21st century need. All pre-conditions for a successful national implementation of the above, such as new school textbooks, teachers’ training and manuals and further material have to be put in place as soon as possible.

Although education is a societal task and all stakeholders have to contribute, it is the special responsibility of the Government of Kosovo to ensure that all children have equal access to high quality education. A lot of funds have already been invested in education, but results have been limited. For that purpose, investment into quality of education in Kosovo must be increased, while the effective use of available resources must be ensured.

As representatives of the donor community, supporting the development of Kosovo, we expect the MEST to ensure a broad discussion of PISA results in government and in parliament. These PISA results can serve as a stepping stone for Kosovo’s education system: education must become a cross-party national priority in order to secure adequate performance of Kosovo students in a competitive labour market.

This is Kosovo’s first time participating in PISA and the results published today give objective feed-back about the competencies of 15-year-old school children, relative to a trusted and respected international benchmark. ”

Filed Under: Kulture Tagged With: Arsimi në Kosovë, ndërpartiak kombëtar, prioritet

Trepça, prioritet për Agjencinë Kosovare të Privatizimit

June 22, 2016 by dgreca

-Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit diskutoi gjerësisht mbi statusin e Trepçës, kornizën ligjore, operacionet ditore, të hyrat si dhe pagat dhe u vendos që Bordi i Drejtorëve së bashku me menaxhmentin të bëjnë një vizitë, në 22 qershor 2016, në objektet dhe minierat e Trepçës/

PRISHTINË, 22 Qershor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e 77 me radhë që u kryesua nga Petrit Gashi, ku u informua nga Menaxhmenti i Agjencisë lidhur me aktivitetet e fundit të AKP-së, ndërsa diskutoi pika të shumta në përputhje me rendin e ditës.

Agjencia  Kosovare  e  Privatizimit – Zyra për Marrëdhënie me Publik dhe Media në komunikatën e dërguar thekson se,  një prej pikave më me prioritet për Bordin dhe Menaxhmentin e AKP-së konsiderohet Trepça dhe tenderi i hapur i prokurimit për Ofruesin e Shërbimeve Profesionale për studimin e fizibilitetit të Trepçës. Në këtë pikë u raportua për një interesim të madh të kompanive dhe konzorciumeve ndërkombëtare për të marrë pjesë në këtë proces, me ç’rast 26 prej tyre kanë marrë dosjen e tenderit deri më tani, përderisa 7 nga ato kanë dorëzuar ofertat. Në ndërkohë, menaxhmenti ka formuar Komisionin për Vlerësim të Ofertave nga ekspertë të brendshëm. Për të monitoruar procesin janë ftuar pjesëtarë të shoqërisë civile si dhe përfaqësues të zyrave diplomatike në vend.

Ndër të tjera u diskutua gjerësisht mbi statusin e Trepçës, kornizën ligjore, operacionet ditore, të hyrat si dhe pagat dhe u vendos që Bordi i Drejtorëve së bashku me menaxhmentin të bëjnë një vizitë, në 22 qershor 2016, në objektet dhe minierat e Trepçës.

Bordi diskutoi edhe për lirimin e aseteve, dhe u vlerësua progresi i arritur, duke falënderuar veçanërisht Policinë e Kosovës për përkrahje. Sa u përket aseteve në veri të vendit, u raportua për progresin e konsiderueshëm të arritur. Deri më tani nëntë shfrytëzues të aseteve kanë hyrë në marrëveshje të qirasë, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e shfrytëzuesve të tjerë kanë shprehur gatishmërinë për të negociuar marrëveshjen.

Një prej pikave më të ndjeshme dhe komplekse që u diskutua në këtë mbledhje është edhe çështja e kërkesës së punëtorëve të NSH IMK Fabrika e Tubave, në Ferizaj. Bordi i Drejtorëve pas shumë diskutimeve dhe pas shqyrtimit të të gjitha çështjeve relevante u dakordua që:Organi kompetent për shqyrtimin dhe aprovimin e pagesës së kreditorëve sipas ligjit të AKP-së është Autoriteti i Likuidimit të Ndërmarrjes Shoqërore (NSH) Fabrika e Tubave, i cili me prioritet të lartë, siç kërkohet edhe me vendimet ligjore përkatëse, ka vendosur të zbatojë vendimet gjyqësore konform ligjit në fuqi dhe brenda fondit në dispozicion të NSH Fabrika e Tubave në likuidim. Duke iu referuar vendimit të datës 30 Prill 2014 të Qeverisë së Republikës të Kosovës, ky vendim nuk e liron Agjencinë nga përgjegjësia ligjore që sipas nenit 19.3.3 të ligjit të AKP-së të transferoj “fondet tepricë” Qeverisë së Kosovës, të cilat fonde tepricë trajtohen sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. Se afatet e përcaktuara për pagesa në vendimin e datës 19 Mars 2014 të Kuvendit të Kosovës për Autoritetin e Likuidimit nuk mund të realizohen për shkak të procedurave gjyqësore të shqyrtimit të ankesave në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Agjencia do të kërkojë nga Dhoma e Posaçme që të trajtoj me prioritet ankesat e parashtruara në procedurën e likuidimit të Fabrikës së Tubave.

Bordi i Drejtorëve unanimisht aprovoi 14 Raporte të përkohshme të shpërndarjes të ndërmarrjeve shoqërore, ndërsa vlera e mjeteve që do të shpërndahen tek kreditoret është  € 1,613,553.20.Veç kësaj, Bordi i Drejtorëve gjithashtu miratoi raportin e Komisionit për shitjen e 31 banesave të ndërmarrjeve shoqërore.Bordi poashtu vendosi për fillimin e auditimit të ndërmarrjeve të privatizuara me kushte: Fabrika e Amortizatorëve, FBI Trepça dhe Spitali Special për rehabilitim – Banja e Pejës.Mbledhja tjetër e Bordit të Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit është caktuar për  datën 12 korrik 2016.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: për Agjencinë Kosovare, prioritet, të Privatizimit, Trepca

Kosovë-Kultura, prioritet edhe në 2016-tën

January 4, 2016 by dgreca

-Rëndësi të veçantë, Kalendarit të Përbashkët Kulturor me Republikën Shqipërisë/
PRISHTINË, 4 Janar 2016-B.Jashari/ Institucionet Nacionale të Kulturës, edhe në vitin 2016 do të jenë prioritet i përcaktuar qartë në politikat e Qeverisë së Kosovës, ka paralajmëruar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.
“Kjo do të shoqërohet edhe me rritje të buxhetit dhe me përkrahje të gjithanshme të tyre”, është shprehur ai.
Në vazhdën e takimeve të fundvitit, ministri Shala ka pritur drejtuesit e Institucioneve Nacionale të Kulturës, me të cilët ka biseduar rreth realizimit të programit të punës për vitin 2015, njëkohësisht, për sfidat me të cilat u ballafaquan këto institucione.
Si çështjet parësore ministri Shala ka theksuar objektivat e punës së Institucioneve të Kulturës.
Rëndësi të veçantë gjatë këtij takimi iu kushtua edhe Kalendarit të Përbashkët Kulturor me Republikën Shqipërisë. Me këtë rast, ministri Shala pas një viti të suksesshëm të bashkëpunimit ndërshqiptar në fushën e kulturës, ka kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve të kulturës që të përgatisin programin e Kalendarit për vitin 2016.
Në anën tjetër, drejtuesit e institucioneve kanë raportuar për punën dhe të arriturat e institucioneve gjatë vitit 2015, si dhe janë zotuar se gjatë vitit 2016 institucionet nacionale do të rrisin dinamikën dhe cilësinë e punës.
Ministri Shala ka përgëzuar drejtorët e Institucioneve të Kulturës për punën e tyre dhe kërkoi angazhim maksimal, në funksion të zhvillimit të kulturës nacionale të Kosovës.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, edhe në 2016-tën, Kosovë-Kultura, prioritet

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT