• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Praga, Prishtina, Tirana

December 26, 2017 by dgreca

2 Praga
Nga Migjen Kajtazi/
Rrëfimi im për vizitën në kryqytetin çek Pragë përmban dy periudha. E para fillon kështu : Jam duke u kthyer nga vizita disa ditore në Pragë e ashtu i ulur në ulësen e aeroplanit pa pritur që aeroplani të niset fillojë të shikojë fotografitë e shumëta të marrura në ketë qytet. Qdo fotografi përmban në vetëvete objekte të bukura kulturore. Përmban pamje e qytetitë të shtrirë rrethë lumitë të bukurë me uratë e saja të shumta. Shpirti i qytetit është i gërshetuar në monumente të hatashme si kështjella, biblioteka, katedralet, kishat, statujat fetare, të artit e monumentet historike, muzejë të shumtë etj.

3 Praga

1 PragaGumëzhina e aeroplanit ndikojnë tek une që të mbylli sytë dhe në kllapin e gjumitë nuk më dalin imazhet e marrura nga fotografitë e Pragës po më dalin para syve lagjet e qytetit timë ku jam rritur ku kam mbaruar shkollën fillore dhe të mesme , më delë para syve Prishtina . Po në këtë ëndërr isha duke biseduar me qytetarët e qytetit për mundësit që Prishtina të ketë plane urbanistike dhe aksione në të mirë të qytetarëve të vetë.

Në planet urbanistike mbrojë idenë që Prishtina të ketë tramvajnë e vetë ku ky tramvaj të ketë si pikënisjen « hotel grandin » në qendër dhe duke përshkruar gjithë rrugën e pjerrët të quajtur rruga e  Dubrovnikut, rruga më e vjetër që lidhë lagjen e Kodrës së Diellit me qendrën e qytetit. Pra, mbasi jam rritur në ketë lagje vazhdojë të mbrojë idetë lidhur me tramvajn që duhet gjarpërojë në ketë lagje. E në ketë ide, mbrojë iden që tranvajë të ndalet afër « furrës qerimi 2 » që në faktë ka qenë stacioni i funditë të linjës së autobusëve numër 4. Po tani mbasi lagjja është rritur shumë ka mbetur qendra e lagjës më të madhe të Prishtinës ku janë përqëndruar ndër të tjera përfaqësitë edhe të tri bankave të ndryshme.Insistojë që tramvaj të vazhdojë rrugën duke kaluar nga « shkolla Iliria » e duke kaluar afër shkollës «  Mileniumi i 3-të »  për të vazhduar rrugën deri në liqenin e Badovcitë që në faktë me ketë lidhje do ndikonte që ky liqe të ndërronte emërin dhe të quhej liqeni i Prishtinës. Aeroplani ishte nisur dhe une zgjohem e shofë që nuk kisha fjetur më shumë se 13 minuta…po kisha ëndrruar shumë…

Periudha e dytë të rrëfimit nga Praga ka të bëj më pregaditjen për të shkuar në ketë qytetë dhe ngjarjet nga ky qytet. Në faktë përveq fjalëve që kisha dëgjuar që qyteti i Pragës është qytet i bukur nuk kisha ndonjë njohuri dhe nuk kisha marrur as një hapë për të njohur së paku historin e ketijë qyteti të shpjeguar në ndonjë libër, broshur apo në internet. Thjeshtë desha të befasohem nga vizita e parë dhe në ketë vizitë nuk isha i vetëm isha me shokët e mijë. Po prap, kurrestja ishte më e fortë e kjo kurreshtje kishte të bënte me shqiptarët e Pragës dhe fusë në motorin e kërkimit në internet – google këto fjalë : « restorant shqiptar Pragë » dhe pas pakë mu shfaqë emri i një restoranti që një politikan i lartë shqiptar nga Tirana kishte qenë i ftuar nga pronari shqiptar i restorantit në fjalë…

I gëzuar që së paku kisha ketë referencë, sapo arritum në Pragë, gjetumë restorantin që ishte i stërmbushur me mysafir dhe një ndër kamarierët të shumët na tha që të kthehemi në restorant pas 50 minuta. Gjë që edhe bëm. Kurreshtja jonë për pronar shqiptar morri përgjigjje shumë të shpejtë nga biseda e kamarierëve që flisnin gjuhën serbe. Mbaruam së ushqyeri dhe kur mendova ta harrojë ketë ngjarje filluan talljet e shokëve të mijë me propozimin e restorantit dhe me fakturën e paguar … I gjetur nga ky realitet ku një zyrtar aq i lartë i Tiranës kishte zgjedhur ketë restaurant seq mu kujtua vizita e një zyrtari të qytetit të Prishtinës në Bernë të Zvicrës ku shumë shokë morrum pjesë në takim me ketë zyrtar dhe ironi në ketë takim nuk u folë për Prishtinën, nuk u përmend një projekt i realizuar, nuk kishte një stand të informimit për Prishtinën, nuk u dëgjua nga ky zyrtar as një e dhën qoftë për projekte idealiste apo projekte reale. Nuk u përmend ndonjë e dhën statistikore si për shembullë sa drunjë janë mjellur në betonin e qytetit, sa tone mbeturina janë hjekur, se si do përdoret energjia diellore …Thjeshtë ky zyrtar mbajti një fjalim politikë dhe mbrëmjen e kalojë në një restorant shqiptar…

Gjatë gjithë qëndrimi timë me shokët në Pragë,vizitojmë bibliotekat, vizitojmë kështjellat, muzetë . zhvendosemi me metro, me tranwaj, bus, anije e sidomos këmbë duke bër hapa që mesatarja ditore e hapave të llogaritur në telefonin tonë tejkalonte 12 kilometra.

Ecjen sikur nuk e ndijshum se temë diskutimi ishin edhe kryqytetet tona shqiptare.

Duke ecur në një lagje të bukur të Pragës pamë një argjendari të madhe me emër me kotonacion shqiptar. Së pari futen shokët dhe une i përcielli pas pakë minuta. Sapo futem dëgjojë që shokët flisnin me pronarët në gjuhën shqipe. U gëzova kurr morra veshë që shumë shqiptar posedojshin zingjir të pronave të argjendarive. Pronari kryesor duke dashur të marr vesh se nga vijmë e qka ishte motivi i vizitës sonë në Pragë ashtu duke qeshur na tha : « nvaret pse keni ardhur në ketë qytet, qfar kërkoni do gjeni , nesë doni sherrë sherr,… sherr do gjeni … »

Këto fjalë të pronarit mu ngulitën në kokë dhe thash për zyrtarët e lartë të kryqyteteve shqiptare që qdo vizitë që do bejnë në qendra të mëdha apo të vogëla do dëshiroja që këta zyrtar kur të vijnë në vizitë mos të kërkojnë restorante po të kërkojnë të ecin e të shofin frymëmarrjen e një qytetit që së paku kur të kthen të kenë ide të mira se nga idetë e mira do ketë projekte të mira që herët a vonë do realizohen ….

Filed Under: ESSE Tagged With: Igjen Kajtazi, Praga, Prishtina, tirana

Fushata-Abrashi:Kam 320 projekte për Prishtinën

October 12, 2017 by dgreca

1 abrashiAbrashi: Në vend të ‘çështjeve globale’, unë kam 320 projekte për Prishtinën/

unnamed

Arban Abrashi, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, aktivitetin elektoral e ka vazhduar në lagjen “Matin I”, ku ka prezantuar 320 projekte të cilat do të realizohen në Prishtinë në katër vitet e ardhshme.“U bënë disa javë që po e shpalosim programin tonë. Programi ynë është i kapshëm për qytetarët, i bazuar në problemet e tyre, me të cilat fatkeqësisht nuk është marrë askush në këto katër vjet. Mbeturinat, zgjerimi i ujësjellësit e trotuarit, ndriçimi, qentë endacakë janë çështje elementare, por kryetari i tashëm i ka harruar, sepse është marrë me punë ‘më madhore’ që ai i konsideron”, ka thënë Abrashi.“Ne e kemi vëmendjen tek qytetari dhe janë mbi 320 projekte që kanë buruar pas konsultimeve me banorë të secilës pjesë të Prishtinës. Kemi nevojë për shtatë shkolla, ndërsa nuk është ndërtuar asnjë, nuk është ndërtuar asnjë çerdhe, nuk është shtuar asnjë metër gyp i ujësjellësit. Kjo është e pafalshme, sepse Prishtina nuk e ka luksin me humb kohë dhe mjete, diçka që i ka ndodhur në katër vjetët e fundit, ashtu siç janë humbur edhe mbi 80 milionë euro investime kapitale”, ka shtuar kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës.

Ai e ka përsëritur faktin që, qytetarëve të Prishtinës u është bërë e padrejtë edhe në punësim, pasi kuadrot prishtinase janë diskriminuar.”Janë humbur numër i madh i orëve të mësimit, sepse mësimdhënësit udhëtojnë nga Klina, Dragashi e komuna tjera dhe nuk mund të arrijnë me kohë“, ka shtuar Abrashi, duke ritheksuar idenë e tij për krijimin e Fondi të Punësimit dhe përkrahjes së çdo ideje të mirë për biznese.Degradimet në industri, kulturë, sport e fusha të tjera po ashtu kanë qenë probleme për të cilat Abrashi ka thënë se do të punojë me qasje krejtësisht tjetër, pasi Prishtina nuk e meriton këtë trajtim.“Vazhdimi i ‘Rrugës B’, asaj ‘Ndue Përlleshi’, zgjerimi i sistemit të ngrohjes, fillimi i ‘Rrugës A’, dhe çdo problem që i mundon qytetarët do të jenë në programin tonë qeverisës, sepse derisa të tjerët të vetmin sukses e kanë ‘Facebook-un’, ne do të kryejmë punë“, ka theksuar Abrashi.

Para të pranishmëve janë prezantuar edhe kandidatët për asamblesitë nga kjo pjesë.

Hajrush Bajraliu ka theksuar se program i LDK-së është i zbatueshëm, ndërsa Abrashi është njeriu i duhur për ta realizuar këtë program.

Filed Under: Politike Tagged With: 320 Projekte, Abrashi, LDK, Prishtina

PRISHTINA MBLEDH ALBANOLOGET NGA BOTA

August 13, 2017 by dgreca

-Në kryeqytetin e Kosovës nis nesër Seminari XXXVI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare/
1 ok Albanolog Prisht
 PRISHTINË, 13 Gusht 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në Prishtinë, në sallën e madhe të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit Publik, zhvillohet nesër ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili zhvillohet deri në 25 gusht, ndërsa sot po mirëpriten seminaristët.
Programi bazë i Seminarit është: Kurse intensive të mësimit të shqipes (tre nivele); Ligjërata të veçanta të gjuhësisë; Ligjërata për letërsinë shqiptare; Ligjërata për kulturën shqiptare; Referime shkencore; Ligjërata të përgjithshme; Tryeza të rrumbullakëta; Tryeza e doktorantëve; Program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore, me veprimtaritë kulturore e të mira të tjera në qendra të Kosovës.
Këshilli Drejtues në axhendën e dërguar thekson edhe se,  temat bosht  të Seminarit për sesionet shkencore (24 – 25 gusht) janë tre: Gjuhësi – Qendrat e zhvillimit të shqipes
(Qendrat gjeografike të zhvillimit të shqipes; institucionet që kanë ndikuar në zhvillimin e shqipes; pikat referente të zhvillimit të shqipes-sinkroni dhe diakroni; autorët si pika referimi);  Letërsi – Fakti dhe fiksioni në letërsi; Kulturologji – Media dhe identiteti kulturor.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1974. Ishte viti i Kushtetutës që avanconte të drejtat e shqiptarëvetë Kosovës si element konstituiv me të drejtë vetoje, i federatës së atëhershme.
Seminari ka zhvilluar në vitin 2016 sesionin jubilar – të tridhjetë e pestin. Në vitin 1991 është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Pas çlirimit të Kosovës në qershorin 1999, nga viti 2000 Seminari zhvillohet sërish në Prishtinë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
 Në Qendrën Studentore në Prishtinë mes seminaristëve që kanë mbërritur sot është Eliza Danielewska nga Polonia, e cila për herë të parë merr pjesë në Seminarin për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqipe. Ajo aktualisht studion Albanologjinë në degën e Ballkanistikës në Poloni.
“Më pëlqen shumë si tingëllon shqipja. Për herë të parë e kam dëgjuar shqipen kur isha në Shqipëri. Që atëherë, e kam pasur ëndërr ta mësoj gjuhën shqipe. Kjo më shtyu edhe të vij në seminar këtë vit”, ka thënë Eliza.
Ka qenë pikërisht seminaristja e përvjetshme, Agata Rogos nga i njëjti vend, që i ka sugjeruar asaj të marrë pjesë në seminar. Shumë nga seminaristët e rinj sugjerohen të vijnë nga ish-seminaristët pas përvojave të mira që i kanë në Kosovë, bëjnë të ditur organizatorët.
Eliza, së bashku me rreth 150 pjesëmarrës të tjerë, do t’i ndjekin kurset për gjuhën shqipe gjatë dy javëve.

Filed Under: Featured Tagged With: Albanaloget, Behlul Jashari, nga bota, Prishtina

Prishtina e jep ‘dritën e gjelbër’ për ndërtimin e xhamisë

July 25, 2017 by dgreca

1 Xhamia

Ne Foto:Gurethemeli i xhamisë në Prishtinë/

Në Kosovë ka vazhduar debati për projektin e ndërtimit të xhamisë në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.Ky projekt, me kërkesë të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është prezantuar të martën edhe para asamblistëve të Komunës së Prishtinës.Projekti i xhamisë, është bërë e ditur se do të financohet dhe do të ndërtohet nga Bashkësia Islame Turke, me një kosto të përgjithshme prej rreth 40 milionë euro.

Kryetari Ahmeti iu ka kërkuar asamblistëve që të debatojnë rreth projektit të xhamisë dhe të gjendet një konsensus për ndërtimin e kësaj xhamie. Ai ka thënë se xhamia do të ndërtohet, por, që për projektin e kësaj xhamie duhet të ketë konsensus politik dhe shoqëror.

“Po ndërtojmë xhaminë më të madhe në Kosovë dhe kjo është përtej mandatit tim dhe nuk është çështje e një kryetari apo një partie politike. Askush nuk po e dikton lokacionin, askush nuk po e diskuton a do të ndërtohet xhamia, xhamia do të ndërtohet, por po kam menduar që Bashkësia Islame e Kosovës të prezantojë projektin para asamblistëve”, ka thënë Ahmeti.

Asamblistët ndërkohë kanë hedhur një varg kritikash në projektin e xhamisë, megjithatë ata i kanë kërkuar përfaqësues të urbanizmit komunal, që të analizojë mirë projektin dhe të vazhdojë me procedurat e nevojshme të projektit.

Vërejtjet e asamblistëve kanë pasur të bëjnë me arkitekturën e xhamisë. Sipas tyre, xhamia nuk do të duhet të ketë arkitekturë neoklasike osmane por një arkitekturë moderne.

Po ashtu sipas tyre, orientimi i objektit nuk përkon me vend lokacionin. Lokacioni nga shumica e asamblistëve konsiderohet të jetë ndarë në vend të gabuar, pasi që sipas tyre për ndërtimin e një xhamie qendrore do të duhej të kishte hapësirë më të madhe.

Lokacioni ku parashihet të ndërtohet xhamia në Prishtinë

Lokacioni ku parashihet të ndërtohet xhamia në Prishtinë

Sidoqoftë, kryetari Ahmeti ka thënë që çështja e lokacioni tashmë është e përfunduar, ndonëse sipas tij, ka pasur lokacione më të përshtatshme për ndërtimin e kësaj xhamie.

Ndërkohë, përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës iu kanë kërkuar asamblistëve që të mbështesin projektin aktual të xhamisë.

Resul Rexhepi, sekretar i Bashkësisë Islame të Kosovës ka thënë se çështja e kësaj xhamie ka nisur 17 vjet më parë dhe deri më tani përveç gurëthemelit të saj asgjë nuk është bërë.

Ai ka shtuar se kryeqytetit i duhet një xhami madhështore, një xhami që sipas tij, do të ngërthente në vete edhe traditën.

“Kemi nevojë për përkrahjen tuaj, kemi nevojë që të na ndihmoni në zbatimin e projektit dhe nesër edhe kryeqyteti ta ketë një simbol me të cilin do të identifikohemi. Ne kemi përzgjedhur një xhami madhështore, të bukur. Duhet të na besoni një gjë, ne e dimë më shumë se çka na duhet neve në këtë kohë dhe në këtë vend”, ka thënë Rexhepi.

Xhamia qendrore e kryeqyteti, ka shtuar Rexhepi, nuk ka të bëjë më as një parti politike dhe se ajo është jashtë pretendimeve partiake, xhamia është e besimtarëve.

Ndryshe, së fundi një grup qytetarësh përmes rrjeteve sociale kanë kundërshtuar ndërtimin e xhamisë me projektin aktual.

Sipas tyre, ky projekt është në kundërshtim me planin urbanistik të lagjes “Dardania”, ku është menduar ndërtimi i kësaj xhamie.

Ata, përmes një peticioni në rrjetet sociale, kanë kërkuar nga qytetarët t’i mbështesin.

“Ky peticion është për arkitekturë e jo për fe”, thuhet në peticion, i cili është shpërndarë në rrjete sociale.

Gurëthemeli për ndërtimin e kësaj xhamie, si një nga objektet më të mëdha fetare të besimit islam në Kosovë, ishte vënë në tetor të vitit 2012.

Atë kohë, gurëthemelin e patën vendosur përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe krerët e institucioneve ekzekutive dhe legjislative të vendit.(kortezi;Luljeta Krasniqi-Veseli)

Filed Under: Komente Tagged With: Leja, Prishtina, Xhamija

PRISHTINA EDHE KRYEQYTET LIBRI

June 7, 2017 by dgreca

1 Libri1 panairi2 libri4 Panairi5 Panairi

-Panair i librit me 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora shqiptare/PRISHTINË, 7 Qershor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë, u hap mbrëmë Panairi i Librit, edicioni i 19-të, në të cilin deri në 11 qershor prezantohen mëse 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora shqiptare me rreth 1.200 tituj të rinj e 4.000 të tjerë, të viteve të fundit.Sipas pritjeve të organizatorit,  Shoqatës së Botuesve të Kosovës, do jetë mëse 40 mijë numri i vizitorëve në panairin që e shndërron Prishtinën edhe në kryeqytet libri.Gjatë ditëve të panairit, si tradicionalisht, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore.Shënohet 600-vjetori i lindjes së Pal Engjëllit, 300-vjetori i lindjes së Françesk Avatit, 220-vjetori i lindjes së Naum Veçilharxhit, 160-vjetori i lindjes së Visar Dodanit, 150-vjetori i lindjes së Mati Logorecit, 120-vjetori i lindjes së Shime Deshpalit, 110-vjetori i lindjes së Mitrush Kutelit, 100-vjetori i lindjes së Musine Kokalarit, Sotir Cacit, Ndue Bytyçit, Heinrich Böll, Sidney Sheldon, Robert Loëell, Huan Rulfo,  80-vjetori i lindjes së Anton Pashkut e Ali Sutajt, si dhe 30-vjetori i vdekjes së Lasgush Poradecit.Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në ditët e panairit.Me trofeun e panairit do të nderohen, sipas vlerësimit të jurisë speciale, librat më të mirë në prozë, poezi, kritikë/studime letrare/eseistikë/publicistikë, përkthim letrar, si dhe projekti kapital.Pjesë e aktiviteteve janë edhe shpallja e shkrimtarit të vitit në letërsi shqipe dhe në letërsi të huaj, si dhe e stendes më të vizituar.Panairi do të ketë edhe mysafirët e nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj.“Në këtë panair marrin pjesë të gjithë botuesit shqiptarë”, u shpreh kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Daut Demaku, në ceremoninë e hapjes, ku ishin edhe  ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, shkrimtari e diplomati Besnik Mustafai dhe aktori Çun Lajçi, i cili recitoi një poezi.Para 18 vitesh, menjëherë pas luftës në Kosovë në vitin 1999, nga 17-22 nëntor, është organizuar panairi i parë i librit në Prishtinë, i cili ishte ndër aktivitetet e para kulturore në liri bashkë me një koncert të mbajtur në qytetin e Prizrenit të artistëve nga Kosova e Shqipëria.

1 hoti ne Panair

Hoti premton përkrahje për krijuesit dhe komunitetin artistik

Gjatë një vizite që i bëri Panairit të Librit në Prishtinë, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të mërkurën se zhvillimi i teknologjisë ka ndikuar që qytetarët të lexojnë më pak libra, por synimi ynë është që teknologjia dhe librat ta plotësojnë njëra tjetrën.
“Kam një admirim të madh për krijuesit dhe botuesit në të gjitha trevat shqiptare dhe kudo në botë. Lexuesit dhe botuesit janë model i bashkimit të kulturës dhe letërsisë sonë shqiptare. Ky model i integrimit duhet të vazhdohet edhe në fushat tjera”, ka thënë Hoti.
Ai i ka ftuar të gjithë qytetarët që të vizitojnë Panairin e Librit, sepse në këtë mënyrë bëhet një komunikim më i drejtpërdrejtë ndërmjet lexuesve, krijuesve dhe botuesve.
Hoti ka premtuar përkrahjen e qeverisë së re për të gjithë krijuesit, komunitetin artistik dhe shtëpitë botuese.
“Ju do ta keni mbështetjen tonë ashtu siç e keni pasur deri më tani në çdo panair të librit.
Teknologjia informative ka bërë që libri të lihet pak anash, por unë besoj që do ta kombinojmë mirë teknologjinë informative me leximin e librave”, ka thënë Hoti.

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, EDHE KRYEQYTET LIBRI, Prishtina

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT