D E K L A R A T E/
E Keshillit Qendror te Federates Panshqiptare te Amerikes “VATRA”/
***************
(Shenim.- Ne vitin 1949, Patrikana Greke e Stambollit dergoj ne Shtetet e Bashkuara nji “peshkop” grek “shqipfoles” i quejtun Mark Lipa, me qellim te marre ne dore Kryepeshkopaten Orthodokse Autoqefale Shqiptare, (KOASH) te themelueme dhe te mirembajtun nga i ndjeri Imzot Fan S. Noli. Ardhja e “Peshkop Lipes” shkaktoi nji ndamje te forte ne mesin e popullsise orthodokse ketu ne Amerike, dhe rrezikoi perfundimin e Kishes (K.O.A.SH) ne nji dege te Kishes Greke te Amerikes. Ne mes te veprimeve anmiqsore te nji grupi te shqiptareve orthopdoks te Bostonit, ka qene edhe nji fushate shpifje e organizueme dhe e drejtueme kunder te ndjerit Imzot Fan S.Noli, kryetar i KOASH-it. Ne numrin e saj 2350,date 13-19 mars 2015, gazeta Illyria e New Yorku-t botoi nji pergenjeshrim te plote te progandes pro-greke te grupit “Peshkop Lipa” shkrue nga mjeshtri i madh i pendes Imzot Fan S. Noli.
Me kete rast, edhe Federata Panshqiptare e Amerikes “VATRA” mori nji qendrim te preme kunder kesaj manovre tinzake, dhe ne nji Mbledhje Plenare te mbajtun ne New York City vendosi te leshoje nji Deklarate publike ku te sqarohej qendrimi i saj. Ma poshte do te lexoni Deklaraten ne gjuhen shqipe.
Me keqardhje duhet te pohojme se edhe disa ish emigrante politike antikomuniste, te zemruem nga qendrimi i Imzot Fan S. Nolit qe shikohej si pro-qeverise se Tiranes, nxituen dhe perkrahen “Peshkop Lipen” deri sa kuptuen gabimin e tyne. Kjo Deklarate botohet sot si shtese e shkrimit ne fletoren Illyria te New Yorkut mbi kete subjekt. Sami Repishti)
***
Boston, Mass.- Bashkesia Shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka mesuar me nje keqardhje tronditese- megjithese nuk eshte habitur- veprimtarine e koheve te fundit te ndermarrur nga Peshkop Mark Lipa kunder Diocezes Shqiptare Orthodokse ne Amerike , si dhe nje tentative tjeter ne perpjekjet e tia per te shkaterruar ose te marre ne dore kete Dioçeze.
Keshili Qendror i Federates VATRA, ne mbledhjen e tij Plenare, te mbajtur ne Sheraton Atlantic Hotel, New York City, i ndergjegjshem per pergjegjesine qe mban ne ruajtjen e interesave te bashkesise shqiptare ne Shtetet e Bashkuara, i kushtoi nje vemendje te veçante ketij rreziku te ri qe vjen nga jashte, dhe pas nje studimi te imte te gjendjes se krijuar, vendosi te adaptoje, si parim drejtonjes te qendrimit te tij kundrejt Peshkop Mark Lipes, deklaraten (e botuar ne Illyria,SR) e bere nga i ndjeri Metropolit Fan S. Noli, ish Kryetar Nderi i Federates VATRA, dhe ish Kryetar i Kishes Shqiptare Orthodokse ne Amerike. Deklarata thote sa vijon:
“Patrikana Greke e Stambollit nuk eshte ne lufte vetem me Kishen ne Shqiperi. Ajo eshte ne lufte gjithashtu edhe me Kishen Shqiptare ne Amerike. Per kete qellim, Patrikana dergoi Mark Lipen, Peshkop Titullar i Lefki-t ne Shtetet e Bashkuara me 1949. Misioni i tij eshte qe te shkaterroj Kishen Shqiptare Orthodokse ne Amerike dhe te marre Kishet ne dorezim. Pretendimi i tij se eshte nga raca shqiotare nuk ndryshon aspak situaten. Ketu nuk eshte fjala per prejardhje kombetare. Ketu ka rendesi autoriteti kishetar qe ai sherben dhe natyra e misionit te tij. Ne te gjithe e dijme se ai sherben Patrikanen Greke te Stambollit, dhe misioni i tij eshte qe te vere Shqiptaret Orthodokes te Amerikes nen juridiksionin e asaj agjensie Greke dhe armike. Per kete arsye ai eshte vetem nji Peshkop grek, pavaresisht nga origjina e tij. Ska asnji dyshim se perpjekja e tij eshte Don Kishoteske dhe e pa shprese. Ai nuk mund te kthej prapa rroten e historise”.
Keshilli Qendror i Federates VATRA muar ne shqyrtim gjithashtu faktin se nje propagande e çthurur ka mepire ndjenjat e detyres morale te disa bashkeadhetareve tane.
Eshte nje krim te ushqesh ne mendjet e bashkesise shqiptare ne Shtetet e Bashkuara iluzionin se zgjidhja e vetme e problemit te krijuar artificialisht ne Kishen tone Shqiptare Orthodokse eshte te pranosh nji peshkop te paligjeshem dhe qe ka bere veten Kryetar te Kishes. Nuk ka dyshim se eshte shume me e ndereshme te deklarosh haptas –ashtu siç vepron VATRA- se nje grup njerezish preferon sundimin e individit me shume se sundimin e ligjit, dhe se ky grup njerezish deshiron te imponoje vullnetin e tij kunder frymes dhe shkrimit te Kushtetutes. Duke manovruar me permbajtjen e errte te nje letre, ata kane hedhur poshte ligjin themeltar te Diocezes sone qe eshte formuluar, shkruar dhe aprovuar nga i njejti leader, kujtimin e te cilit ata pretendojne te nderojne sot. Pas nje perdeje te mjegullte fjalesh, qellimi i vertete i tyre duket akoma i qarte: ata po perpiqen te krijojne nje precedent ne shkeljen e Kushtetutes sot qe emocionet kane arrijte kulmin, me qellim qe te jene te lire te perserisin akoma me vone, sipas kapriceve te nje grupi ambicioz, me pikesynimin e fundit te nenshtrojne plotesisht Diocezen tone interesave te ketij grupi. Eshte pikerisht ky qendrim i gabuar qe perben rrezikun e vertete per Kishen Shqiptare Orthodokse ne Amerike.
Prandaj, VATRA ka marre persiper detyren qe te veje ne dijeni te gjithe Shqiptaret e Amerikes per faktin se ligji themeltar i njerit nga institucionet tona, d.m.th. i Kishes Shqiptare orthodokse te Amerikes po shkelet vazhdimisht. VATRA ve ne dukje faktin se eshte e para here qe bashkesia Shqiptare ketu ne Shtetet e Bashkuara po perballon nje rrezik te tille, i cili po te mos ndalohet mund te behet vdekje-prures per Diocezen Shqiptare Orthodokse ne Amerike. VATRA i drejtohet te gjithe bashkesise Shqiptare ne Shtetet e Bashkuara pa dallim feje dhe bindje politike te bashkohen ne nje perpjekje te sinqerte per te zhvilluar akoma me shume frymen e lire dhe demokracine mbrenda institucioneve tona, duke krijuar keshtu nje shembull te shkelqyer per brezenite e sotme dhe te ardhme.
Ne duhet te veprojme ne kete drejtim per arsyen e thjeshte dhe themelore se eshte e vetmja menyre e drejte me veprue.
Me ne fund, Keshilli Qendror I Federates VATRA perkrahu unanimisht deklaraten e bere ng Presidenti i saj, me te cilen ai premton ndihme morale dhe materiale te pa kursyer per Diocezen Shqiptare Orthodokse ne Amerike ne luften e saj kunder nderhyrjes se huaj, dhe ne perpjekjet e saj per te jetuar si nje institucion fetar dhe shqiptar I lire.
Nga KESHILLI QENDROR I FEDERATES PAN-SHQIPTARE TE AMERIKES “VATRA”
12 qershor 1966
Sheraton Atlantic Hotel-New York City
******************
(Shenim 2: Per kete sherbim modest timin per VATRA-n, nji grup te gabuaresh nga Bostoni, te kryesuar nga i ndjeri Peter Minari akuzuan VATRA-n se sherbehet nga “turqit”. Natyrisht kjo influence greke qe njeh vetem orthodoks (greke) dhe
“mysliman” (turq) eshte perdorue shume per mashtrime edhe ketu ne Amerike.SR)
(Marre nga gazeta DIELLI (The Sun), vol.56, Nr. 20, data 22 qershor 1966, f.1)
HARRESA E QËLLIMTË FSHEH KRIMET QË NUK DUHEN PËRSËRITË!
Nga Prof. Sami Repishti,Ph.D.*/
Ridgefield,CT.USA/
Me 30 Maj 2014, ne Tirane, u perurue Kisha-Katedrale e re ortodokse shqiptare “Ngjallja e Krishtit”. Per kete ngjarje te randesishme, Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Janullatos kishte ftue figurat kryesore te kishave ortodokse te mjaft vendeve dhe, me randesi te dores se pare, edhe Terelumturine e Tij Patriarkun Vartelomeo i Stambollit. Ne ceremonine solemne moren pjese edhe udheheqsit politike te shtetit shqiptar.
Ndertimi i Kishes-Kathedrale ne ish-Shqiperine ateiste ashte nji fitore e arsyes mbi çmendurine komuniste, dhe nji afirmim pozitiv i popullit shqiptar ne besimin tek Krijuesi. Njikohesisht, e pavaresisht nga kritikat e shumeta, pjesemarrja e Patriarkut Vartelomeo I, dhe i shtate kryetareve kishtare te vendeve ortodokse ashte, per mendimin tim, nji akt i randesishem i afirmimit te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare si nji “Kishe” e pavarun e shqiptareve, dhe ne rangun e te gjitha kishave tjera, pa asnji kontestim te legjitimitetit te saj nga qarqet e jashteme, qe na kujtojne te kaluemen e hidhun. Nji njohje te ketille masive e kemi perjetue ne prill 1937 me marrjen e TOMOS-it nga Patrikana e Stambollit, qe zyrtarizoi Kishen e ngritun ne Tirane, me 1922, nga mendje-ndrituni Imzot Fan S. Noli.
Pershendesim inaugurimin e Kishes–Katedrale “Ngjallja e Krishtit” dhe urojme vellazenve dhe motrave tona ortodokse shqiptare nji “ngjallje” shpirtenore te vertete, per kenaqesine e tyne dhe te breznive te ardhme.
Fatkeqsisht, atmosfera jo-politike e ketij tubimi per nji qellim ma te nalte se “politika e dites”, u damtue rande nga “i ftuari”, Patriarku Irenej i Kishes Ortodokse te Serbise. Akoma ma e rande: Patriarku serb Irenej mohoi humbjen e jetes se mijera shqiptareve –kryesisht te Kosoves- ne duert e xhelateve serbe, sidomos qe nga vitet 1840-ta me daljen e Naçertanies se Kryeministrit serb Garashanin.
Gjate nji interviste me Top Channel, ne Tirane, Fortlumturia e Tij, Irenej, komentoi se :”…asnjihere nuk kemi pasur probleme ne mes te dy popujve tone”, “…ne se kemi jetue shekuj bashke, pse te mos vazhdojme te jetojme perseri bashke”, “…serbet asnjihere nuk kane qene armiqsore ne raport me shqiptaret”, “… Ne 1912, kur Kosova u çlirue nga Turqia, asnje shqiptar nuk u perzu nga Kosova e Metohia…” dhe litani te tilla pa substance. E pabesueshme! Dhe akoma ma keq, e rrezikshme: mohimi i krimit te kryem, rrezikon perseritjen ne rastin ma te pare. Ai duhet demaskue!
Nji kuader i ketill u plotesue me mohimin e se drejtes se Kosoves per pavaresi, nji mohim i bame ne Tirane, kryeqytet i Shqiperise. Na pergezojme Kryeministrin E.Rama per bojkotimin e darkes ceremoniale, dhe jemi thellesisht te shgenjyem nga heshtja kuptimplote e Fortlumturise se Tij Kryepeshkopit Janullatos te Kishes Orthodokse Autoqefale te Shqiperise.
***
Planet ekspansioniste te Serbise, nga faza e “konceptit’ u trasformuen ne “ekzekutim” me nji vrull te frymezuem nga pasioni shovenist serb, dhe urrejtja per okupatorin turk e mysliman. Fakti qe popullsia qe do te çvendosej nga toket e lakmueme nga serbet nuk ishin “Turq” por shqiptare myslimane nuk e ndryshoi ekuacionn politik serb. Si rrjedhim, urrejtja anti-turke u zbraz mbi koket e shqiptareve, edhe ata vete viktima te okupacionit shume-shekullor otoman…!
I nxitun nga Perandoria ruse, shovinizmi serb shpertheu ne vitet 1877-78 kunder banoreve shqiptare te Nishit, Leskovacit, Kurshumlise, Presheves zona qe sot quejme “Kosova lindore”. Qytetet e fshatet e Kosoves u mbushen nga 250.000 refugjatet e debuem e qe sot njihen akoma me termin “muhaxhiret e Kosoves”. Kongresi i Berlinit (1878) konfirmoi fitoren ushtarake serbo-malazeze, dhe territoret shqiptare perfunduen si pjese perbase te shteteve serb e malazias.
Qe nga viti 1878 deri ne vitin 1912, dhe ma vone ne vitin 1919, ofensiva serbe u zgjanue tue perfshi te gjithe territorin e sotem te Republikes se Kosoves, Malesine e Veriut te Shkodres, krahinen e Presheves, dhe qytetet shqiptare ne Maqedoni qe nga Kumanova e Shkupi deri ne Struge, Oher e Resnje. Gjysma e territorit shqiptar u okupue ushtarakisht nga serbet ne Veri dhe ne Jug nga greket.
Okupimi serb i Kosoves (dhe ai grek i Çamerise) nuk kufizohet ne marrjen me force te territorit: ai dallohet si metode raciste dhe vrastare e popullsise vendese; me nji fjale, serbet kerkojshin “nji Kosove pa shqiptare”. Kete synim ata e ndoqen me metodat ma barbare qe tronditen koshiencen e botes se qytetnueme, sidomos qe nga viti 1912 deri ne qershorin e vitit 1999, dita e çlirimit final te Kosoves nga zgjedha serbe.
Ne konferencat nderkombetare teza serbe ka qene gjithehere e njajte: shqiptaret jane tipa kriminelesh, te pakorrigjueshem qe kercenojne paqen ne Ballkan. Vetem serbet jane ne gjendje “me i qetesue” Ne vitin 1913, ish kryeministri serb, V.Gjorgjeviç, i pershkruente si:“….kafshe te egra me bisht qe kalojne naten te varun nga pemet e pyllit….!
Ne emen te ketij “qetesimi” u ba edhe çfarosja e tyne, e dokumentueme nga shtypi perendimor dhe sidomos nga Komisioni per Hetimet e Shkaqeve te Luftes te Carnegie Endowment for Peace. Mbas L1B, me rihymjen serbe ne Kosove, procesi i asgjasimit te shqiptareve rifilloi. Me 18 prill 1919, Sekretari i Shtetit amerikan, Robert Lansing, i drejtohej MPJ te Britanise se Madhe, Lord M.J.Balfour, dhe e njoftonte :
“… Gucia, Plava, Gjakova, Peja, Pozhuri dhe Rozhaja kane qene skena terrorizimi dhe vrasje nga trupat serbe dhe agjente serbe, politika e te cileve duket se ashte çfarosja fizike e banoreve shqiptare te kesaj Krahine…” Nderkohe, propaganda dehumanizuese serbe u ba nji “kryqezate” kunder “te pafeve” (myslimane). Myslimanet shqiptare vazhduen te identifkohen si “turq”.
Ekziston dokumentimi se vetem gjate vitit 1912, numri i shqiptareve te masakruem nga ushtrite serbo-malazeze arrine ne 12.777. Kosta Novakoviç, nji deshmitar okular e officer i ushtrise serbe, shkruen:” Te ‘drejtat historike” te Serbise shkuen shume larg: ata kerkojshin nji Kosove pa shqiptare, megjithese Kosova ashte nji Krahine e paster shqiptare…” Socialisti i madh serb D.Tucoviç tregon:” Ne te njajten kohe deshmova krematore barbare ne te cilat qindera gra e femije shqiptare u dogjen per se gjalli…”. Raporti i Carnegie Endowment for Peace pershkruen:
”…Shtepi dhe fshate te tana u bane shkrumb e hi, qytetare te pa armatosun dhe te pa fajshem u masakruen en masse, akte dhune te pabesueshme, grabitje, brutalitet i çdo lloji – keto ishin metodat e perdoruna- e qe perdorojne akoma ushtrite serbo-malazeze, me qellim qe te ndryshojne karakterin etnik te Krahines se banueme ekskluzivisht nga shqiptaret. Ne vitin 1920-, ka qene nderhymja e Presidentit W.Wilson qe ka pengue te njajtin fat per Shqiperine e Veriut.
Shqiptaret qe i shpetuen masakrimit u detyruen me force te emigrojne ne Turqi nen masken e fese “myslimane” prandej “turq”. Ne vitin 1941, numri i tyne kishte arrijte ne ma shume se 400.000 emigrante (njeni nga çdo tre banore shqiptare). Ish udheheqsi komunist jugosllav Milovan Gjilas tregon:” Perdorimi i dhunes dhe i grabitjes se shqiptareve ishte nji aksion publik ne Kosove, deri ne ate pike sa ashte e veshtire te besohej…”(dhe)”…te gjithe rrugaçet qe mbushin pozitat qeveritare dhe deshirojshin me u pasunue shpejt e shpejt, u derguen si administratore ne Sanxhak, Kosove dhe Maqedoni…” Aty ku kishte shqiptare!
Ne 1937, nji “Elaborat” i pergatitun nga Vaso Cubriloviç (i perseritun ne 1944) kerkonte largimin me force te shqiptareve ne Turqi. Ne 1941, nji punim nga diplomati Ivo Andriq, keshillonte ndamjen e Shqiperise ne mes te dy vendeve fqinje”…qe te zgjidhet problemi i Kosoves!”
Ne ditet tona, fitorja e komunisteve te Titos, tregoi se politika e vjeter serbe ndryshonte ne forme por jo ne substance. Metodat barbare komuniste, dhe mohimi i te drejtave te shqiptareve per vete-vendosje shkaktuen kryengritjen e pergjithshme (1944-1945) ku ma shume se 30.000 shqiptare moren malet Edhe sot, numri i viktimave shqiptare nuk dihet me siguri dhe shkon nga 35.000 ne 60.000 shqiptare te vrame vetem gjate viteve 1944-45, tragjikisht me aprovimin e komunisteve shqiptare…! Ndersa Jugosllavia e Titos shikohej si vendi ma shtypes i Europes, Kosova ishte grupi ma anmiqsor i Jugosllavise. Konkluzioni ashte i qarte!
Revoltat dhe demonstratat shqiptare kunder shtypjes serbe u perseriten, sidomos ne 1968, 1971 dhe 1981, ky i fundit nji eveniment qe paralajmeroi shkaterrimin e Jugosllavise. Zhvillimi i akteve ilegale te A.Rankoviqit dhe forcave te sherbimit sekret serb ne Kosove, u bane objekt i diskutimeve ne shtypin nderkombetar. Lista e gjate e krimeve serbe te mbulueme ne Kosove, tregoi fetyren e vertete te rregjimit, dhe i hapi dyert nji rezistence shqiptare kambengulese, parimore:Kosova Republike!
Me pavaresine e Slovenise, Kroacise, Bosnje-Herzegovines, Jugosllavia e Versaille-s u shemb. Perpjekjet serbe me e ringjalle deshtuen. Serbia ra ne duert e shovinisteve serbe qe perkrahen komunistin S.Millosheviç. Por shqiptaret refuzuen pjesemarrjen ne kete proçes Per shqiptaret kishte vetem nji rrugedalje: shkeputja nga Serbia dhe deklarimi i pavaresise se Kosoves., fitore qe u arrijte me 17 shkurt 2008. Por me gjak e sakrifica te panumerta!
Hymja me force e armates serbe ne Kosove gjate viteve 1998, 1999, shkaktoi vdekjen e ma shume se 12.000 banoreve vendas. Ma shume se 2.000 te tjere jane akoma te humbun dhe besohet se jane te vrame. Cdo dite, ne Serbi zbulohen varre shqiptaresh te ekzekutuem nga serbet. Ma shume se 20.000 gra shqiptare jane dhunue, Spastrimi etnik deboi afer nji miljon shqiptare ne vendet fqinje, ku jetuen si rrefugjate ne kampe te improvizueme. Llogaritet se 174 familje shqiptare jane djege per se gjalli mbrenda shtepive te tyne. Para nji katastrofe te ketill te krijueme nga invazioni serb i Kosoves zgjidhja e vetme ka qene rezistenca e armatosun dhe pavaresia e Kosoves.
Nobelisti per Paqe, Marty Artisaari, deklaron se “Pavaresia e Kosoves ashte e pandryshueshme, dhe u baj thirrje serbeve te kerkojne falje per krimet kunder njerezimit qe kane krye ne Kosove”. Ai shton:” Serbia duhet te njohe pavaresine e Kosoves para se te anetaresohet ne familjen e Europes se Bashkueme”.
Kete kerkojme edhe ne nga Patriarku i Serbise, sepse asnji here Kisha Ortodokse Serbe nuk ngriti zanin ne mbrojtje te viktimave shqiptare ne Kosove. Asnji here! Kerkoni falje Fortlumturi nga familjet shqiptare te veshuna me te zeza! Pranoni doren e pajtimit. Perbuzeni urrejtjen per shqiptaret. Ushqeni mirekuptim e afrimin ne mes te dy popujve fqinj, qe nuk kane asgja me fitue nga manovrimet politike…as intrigat fetare! Nji qendrim ketill vlen ma shume se duertrokitjet ne Beograd…! Sepse, shkruente gazeta The New York Times, ne editorialin e saj te dates 21 qershor 1999:
”Ajo qe ashte serioze ne kete mes ne lidhje me shkallen e atrociteteve (serbe ne Kosove) ashte se edhe ne ditet tona kur bashkeatdhetaret e tyne vrisnin mijera njerez te pafajshem, shumica dermuese e serbeve nuk u shqetesue fare, as deshen te trazohen!”
Ne kete proces pendimi Kisha Ortodokse Serbe mund te loze nji rol vendimtar!
Kur do te vij pranvera e se vertetes edhe per ty, o fqiu i im serb?
* City University of New York
“Problemi çam” kërkon njohje të mirë dhe mirëkuptim
Nga: Sami Repishti/
Më datë 4 dhe 5 nandor, Sh.T. Karolos Papoulias, President i Greqisë do të vizitojë Tiranën, kryeqytet i Republikës së Shqipërisë. Zyrtari i naltë grek shikohet si njani nga miqtë ma të mirë të Shqipërisë, njeriu që ndihmoi ish-vendin tonë komunist me dalë nga vetizolimi i vetëkrijuem, simbas gazetës greke Kathimerini. Tue përshëndetë këtë iniciativë, gazeta greke shkruen: “Z.Papoulias gëzon nji influencë në opinionin publik shqiptar”.
Kemi besim se z.Papoulias do të gjejë në Shqipëri nji pritje të ngrohtë, si dhe nji dëshirë me zgjanue edhe ma shumë kufijtë ekzistues të marrëdhanjeve publike dhe private në mes të dy vendeve fqinje, Shqipëri dhe Greqi. Na urojmë me gjithë zemër që ky besim të plotësojë dëshirat e të dy palëve dhe të shpërndajë retë e dyshimeve të damshme, dhe mosbesimit të padëshirueshëm të skeptikëve. Megjithatë, subjekti delikat që krijon dyshime ashtë dhe mbetet “problemi çamërian”, akoma i pazgjidhur (preferoj termin “çamërian” gramatikisht korrekt dhe i përdorun në dokumentet diplomatike amerikane).
Le të mbetet në duert e “politikanëve” aspekti “politik” i këtij problemi. Ata jane ma të përgatitun se ne me e zgjidhë (ose me e ngatërrue edhe ma shumë!). Ketu do të përqendrohemi në “aspektin moral”, që për ne ashtë edhe thelbi i problemit.
* * *
Vështirësia që paraqitet në kuptimin e tragjedisë së popullit të Çamërisë rrjedh, në përqindje të madhe, nga paaftësia e jonë me bindë publikun të besojë “të pabesueshmen”. Gjanësia dhe dendësia e shtypjes, persekutimeve dhe metodave të “zgjidhjes përfundimtare” greke të problemit çamërian janë në të vërtetë “të pabesueshme”; ata tejkalojnë aftësinë tonë me kuptue plotësisht monstruozitetin e tyne. Prandej, ata mbeten akoma të pashpjegueshme plotësisht, të padënueme, dhe rrezikojnë anashkalimin e tyne nga ecja e pafalshme e kohës dhe nga nji njerëzim i lodhun prej ngjarjeve tragjike të ditëve tona.
Ndërsa masakrat nuk mund të justifikohen asnji herë, megjithatë nji lloj shpjegimi mund të gjindet në fenomenin e pafat të viteve gjatë Luftës II Botërore, shkatërrimin që ata prunë në kurrizin e popullsisë së viktimizueme të Greqisë dhe nga vitet e “Luftës civile” greke që zgjatën deri në verën e vitit 1949. Kjo “luftë” u shkaktue nga “lëvizja e rezistencës” me frymëzim komunist. Rezultati përfundimtar ka qenë ma shumë gjak dhe ma shumë lot. Ndjeshmënia normale e popullsisë vendëse u lëndue nga pamja e masakrave të përditshme. Ka qenë pikërisht në mes të këtyne ngjarjeve nga Ferri që çamërianët myslimanë, qytetarë grekë me kombësi shqiptare, u spastruen fizikisht ose u përzunë barbarisht nga Greqia për në Shqipëri, sidomos në vitet 1944 dhe 1945.
Çamërianët, viktima që i shpëtuen vdekjes, nuk e morën veten asnjiherë. Kriminelët grekë nuk pranuen asnjihërë përgjegjësinë për krimet e tyne, as që kërkuen falje. E aq ma pak me shpërblye sadopak viktimet e krimeve të tyne…! Ky qëndrim ashtë imoral. Sot, qeveritë e njimbasnjishme greke deklarojnë se nuk ka “nji problem çamërian”. Megjithatë, ka akoma dhjetëra-mijëra çamërianë të krishtenë që “u kursyen” nga masakrat e që jetojnë akoma në Greqi (Censusi i vitit 1951 tregon se 22.736 persona flasin shqip si gjuhë amtare). Meqenëse të gjitha të drejtat e minoriteteve kombëtare u janë mohue, ata i janë nënshtrue procesit të dhunshëm të asimilimit të plotë, sidomos nën presionin e randë të Kishës Orthodokse Greke.
Me luftue kundër nji gjendje kaq të randë e fatkeqe të çamërianëve, me shpërnda retë e paditunisë, mospërfilljes dhe harresës që i ka mbulue ata, ashtë e duhet të jetë përparësi e jonë kryesore!
Nga pikëpamja historike, kjo kërkon nga ne të zbulojmë dhe të mbledhim të gjithë evidencën që akoma ekziston pjesë për pjesë, çdo dokument të mundshëm që ka të bajë me tragjedinë çamëriane, me intervistue çdo dëshmitar dhe me publikue të gjitha për informimin e botës së gjanë. Le të hjedhim dritë mbi ata! Vetëm për arsyen e thjeshtë të qartësisë dhe justifikimit, na duhet të përfshijmë të gjitha në kontekstin e ditëve dhe viteve, kur këta ngjarje u zhvilluen ne Greqi. E gjithë kjo, në nji përpjekje të ndershme me zbulue të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”.
“E vërteta” sjell dritë; drita krijon nji botë të re që del nga errësina dhe kaosi i mashtrimit. Dhe në këtë botë të re e të ndritun, njerëzit vullnetmirë do të shohin për vete e do të gjykojnë. Edhe vetë qeveritë shpesh herë ndigjojnë zanet e arsyes dhe ndërmarrin dialogun, marrin rrugën e zgjidhjes së konfliktit dhe eventualisht arrijnë në pajtimin e dëshiruem.
Fryma e pajtimit ashtë ajo që viktimet e tragjedisë çamëriane kërkojnë dhe shpresojnë me arrijtë. Duhet rivendosë fryma e miqësisë dhe bashkëpunimit!
Nga pikëpamja e të drejtave të njeriut, tragjedia çamëriane dhe mohimi i paturp i saj nga fajtorët ashtë ajo që profesoreshë Samantha Powers, e Universitetit Harvard, dhe sot ambasadore e SHBA në OKB, e quen “nji problem nga Ferri”. Tue folë për tragjedinë e Bosnjës (1991-95), ish-Sekretari i Shtetit, Warren Christopher, shpjegon: “Ashtë me të vërtetë nji problem tragjik. Urrejtja në mes të grupeve (kombëtare dhe fetare) ashtë pothuejse e pabesueshme. Ashtë e tmerrshme dhe e vjetër, shekullore. Ky ashtë me të vertetë nji problem nga Ferri”.
I tillë ashtë edhe “problemi çamërian”! Politikanët në fuqi i dijshin të gjitha për krimet, kush i bani ata dhe përse, por mbajtën heshtjen. Ne e dijtëm për shumë kohë dhe mbajtëm heshtjen, dëshmitarë të turpshëm, ndërsa masakrat mohoheshin vazhdimisht. Nji arsye kryesore ashtë se “udhëheqsit tonë” nuk e shikuen asnjiherë tragjedinë çamëriane si nji përparësi politike në llogaritjet e tyne; ata nuk e shtruen problemin, nuk akuzuen fajtorët, nuk u përpoqën me thye heshtjen. Edhe ne, të gjithë ne, jemi fajtorë për mosveprim…! Akoma sot, Shqipëria nuk ka nji shoqëri civile të fortë dhe efektive për veprim!
Avokati jahudi, Raphael Lemkin, i cili kishte humbë 41 anëtarë të familjes gjatë viteve të Holokaustit, shkruen: “Ashtë krim të vrasësh nji njeri; por nuk ashtë krim kur nji shtypës vret nji milion njerëz. Kjo nuk i qëndron logjikës”. Në Shqipëri, nji qëndrim i këtillë ashtë përforcue fatkeqësisht edhe nga fakti se në vendin tonë nuk u publikue asnjiherë madhësia e plotë e marrëzisë së regjimit komunist – as edhe kësaj dite. Në Shqipëri, nga vitet e gjata të diktaturës staliniste në formën e saj ma të shëmtueme, populli u ba “lëkurë-trash” nga vuejtjet e mëdha që pësoi, pothuejse i pandjeshëm para gjakut e para lotëve mbas 45 viteve diktaturë. Për ma tepër, satrapi aziatik nxori çamërianët nga kampet e refugjatëve për të cilat kujdesohej organizata UNRRA, i shpërndau në të katër kandet e Shqipërisë, kolektivisht dhe arbitrarisht u hoqi atyne nënshtetësinë greke në vitin 1953, tue shkatërrue kështu shanset e kthimit në votrat e tyne stërgjyshore dhe mbas vitit 1959 filloi nji persekutim të pamëshirshëm të udhëheqësve të tyne dhe vrau mjaft nga ata.
Kur “Konventa për Gjenocidin” u adoptue nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 11 dhjetor 1946, shprehja “gjenocid” u përcaktue si “…mohimi i së drejtës së jetës për të gjithë pjesëtarët e nji grupi njerëzor…(që)…trondite ndërgjegjën e njerëzimit”. Vetëm dy vjet kishin kalue nga dita e katastrofës në Çamëri. Pothuejse askush nuk e tha nji fjalë, ngreu nji gisht, ose paraqiti këtë subjekt të dhimbshëm para qeverive të hueja, ose para OKB-së. Qeveria komuniste e Shqipërisë, në mënyrë të paturpshme ishte shumë e zanë me shpërndamjen e çamërianëve anekand vendit tonë, shumë e zanë me shfarosjen e “armiqve të popullit”, dhe shumë e zanë tue shërbye në mënyrë servile interesat e Jugosllavisë së Titos në nderhymjen e tij në Greqinë e shkatërrueme nga lufta, gjithashtu.
Neni 2 i Konventës për Pengimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit (12 qershor 1948) përcakton termin “gjenocid” si “…akte të kryeme me qëllim shkatërrimi, tanësisht ose pjesërisht, të grupeve kombëtare etnike, racore ose fetare, siç janë
(a) vrasja e anëtarëve të grupit;
(b)damtime serioze të trupit ose të mendjes së anëtarëve të grupit; dhe
(c)me shkaktue, me qëllim, për grupin kondita qe damtojnë jetën e grupit, të llogarituna me sjellë asgjasimin e tij fizik, tanësisht ose pjesërisht…”
Të gjitha këto përcaktime i plotëson tragjedia çamëriane që u zhvillue në kondita ekstrajudiciare. Qëllimi? Shkatërrimi fizik –asgjasimi- i të gjithë popullsisë myslimane të Çamërisë.
Në Shqipëri, na jemi familjarë me këtë përvojë, sepse e kemi përjetue atë. Metoda të ngjashme, por mbrenda “nji kuadri falso gjyqësor” u aplikuen nga qeveria komuniste kundër disa grupeve fetare e kundërshtare politike të regjimit shtypës.
Shkatërrimi pothuejse i plotë i klerit katolik shqiptar ashtë nji shembull i pashembullt i pikësynimeve të nji qeverie me asgjasue fizikisht këtë grup. Në nji përqindje të madhe, ky fenomen i mbrapshtë u zbatue edhe me persekutimin e frikshëm të klasës së posalindun të intelektualëve shqiptarë të arsimuem në botën e Europës Perëndimore, kjo shpresë e parë dhe e vërtetë për transformimin demokratik të vendit tonë.
Çamërianët u masakruen nga forca të rregullta ushtarake greke, si dhe nga çeta të parregullta banditësh, kriminelë ordinerë, jo për atë “që kishin ba”, por për atë “qe ishin” “bashkekombas të padëshirueshëm” “çamërianë myslimanë të dënuem me zhdukje” (Në nji fare mase, kjo ashtë e vërtetë dhe për maqedonasit e Egjeut dhe jahudijtë e Greqisë).
Konventa e OKB-së quen përgjegjës qeveritë që sulmojnë anmiqt e “mbrendshëm” në “kohë paqe e në kohë lufte”. “Gjenocidi nuk mund të jetë kurr nji çështje e mbrendshme e cilitdo vend qoftë”, shkruente “The Washington Post” më datë 9 nandor 1946. Tue fole para Senatit te SHBA-së, senatori William Proxmire deklaroi solemnisht: “Përgjegjsia e jonë rritet pa masë me humbjen e jetës njerëzore të secilit”. Dhe na lajmëron: “Injoranca e mospërfillja janë dy nga anmiqt ma vdeksorë për të drejtat e njeriut, kudo qoftë në botë”. (S.Powers, ‘81).
Na, shqiptarët, me nji histori të gjatë pushtimesh nga jashtë dhe shtypjesh nga regjimet e mbrendshme, nuk duhet kurrë të lejojmë që “injoranca dhe mospërfillja” të rriten në mes nesh. Na duhet të punojmë, të studjojmë, të shpjegojmë dhe përfundimisht të kërkojmë drejtësi “deri sa edhe Ferri të bahet akull”, si thonë amerikanët; Na duhet të publikojmë të gjitha aktet e pabesueshme të terrorit zyrtar në Çamëri me evidencë të besueshme. Kjo kërkon angazhim dhe punë e përsëri punë!
Nji ndërmarrje e këtillë kërkon edhe nji mekanizëm, gjithashtu. Ashtu si mësova nga nji përvojë këto ditët e fundit në New York City, hapi i parë për zgjidhjen e nji problemi ashtë fillimi i nji dialogu në mes elementesh vullnetmira nga të dy palët. “Politikanet dhe masmedia” nuk janë të mirëseardhun. Në rastin e Çamërisë, pjesëmarrësit shqiptarë e grekë paraqesin narrativën e tyne si subjekt për diskutim. Kontradiktat dhe ndoshta edhe konfrontimet janë të paevitueshme. Përkundrazi, ata janë të mirë-se-ardhuna. Pasioni sjell energji. Disa nga tabutë, nga të dy anët rrëzohen, por mjaft fakte të pakundërshtueshme do të pranohen, shpjegohen, kuptohen dhe shërbejnë për nji pajtim mendimesh. Kjo ashtë nji praktikë që u ndoq në 1993 në Oslo, Norvegji, nga dy ekipe izraelite dhe palestineze, me nji sukses fillestar. Tani, nji praktikë e këtillë po ndiqet nga dy ekipe, turke dhe armene. Me gjithë pengesat e mëdha, bisedimet bahen të qeta dhe në frymë ndërtuese. Dy anmiq tradicionalë janë bashkëbisedues në nji dialog të qytetnuem. Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm: qarqet qeveritare janë të vështira në mirëkuptim.
Ngjarjet e fundit tregojnë se “problemi çamërian” ka fillue të ngrihet. Në zgjedhjet e qershorit 2013, në Shqipëri, partitë politike që përfaqësojnë interesa të çamërianëve në vend (sot ma shumë se 200.000), kanë fitue, për të parën herë, 5 vende në Parlamentin shqiptar. Përsëri, “problemi” mbetet akoma dhe kërkon nji zgjidhje para se të helmojë marrëdhanjet në mes të dy fqinjëve shekullorë, Shqipëri e Greqi.
Akoma ma keq: ai mund të helmojë mendjet dhe zemrat e brezenive të reja të të dy vendeve. Prandej ashtë imperativ inkurajimi i nji dialogu, larg nga duert e “politikës dhe të “mediave sensacionale” të dy vendeve.
*Autori ashtë aktivist për të drejtat e njeriut
AKTAKUZE KUNDER SIGURIMIT TE SHTETIT KOMUNIST
Reshat Agaj: “Si me futen dhunueshem ne lojen e Sigurimit te Shtetit per te shpetuar vellaun, Petref Agaj, i denuar me vdekje)/
Nga Prof. SAMI REPISHTI/
Ridgefield, CT.-Kohet e fundit, me ka ra ne dore libri autobiografik i te ndjerit Reshat Agaj, emigrant politik. Leximi i librit ashte i veshtire, tregimi rengjethes, dhe pershtypja e librit tek lexuesi ashte e pashlyeshme!
Ne thelb, kemi te bajme me nji tregim qe kalon kufinjte e se kuptueshmes, sado e rande te jete ajo. Kemi te bajme me stuhite djegese qe zune vend ne Shqiperi mbas vitit 1944, me diktaturen e proletariatit, me formen ma primitive, ma te eger, dhe ma shnjerezore te saj, me njerezit qe e filluen, e perdoren, dhe e ngriten terrorin e diktatures ne sistemin “legal’ te nji regjimi te paligjeshem, jo vetem ne aspektin legal, por edhe te ligjit moral ma elementar ted shoqenise se qytetnueme njerezore. Ashtu si ngjau ne Shqiperi, genjeshtra, urrejtja, terrori dhe vorfenia u treguen si kater kaloresit e Apokalipsit komunist ne vendin tone. Asgja nuk ishte e shenjte ne se nuk sherbente diktaturen dhe diktatorin: as jeta, as nderi i qytetarit, e sidomos as liria, e drejta natyrale e çdo qenie njerezore.
Çka mbetet? Nji rregjim anti-njerezor i vendosun dhe i mbajtun me dhune mbi nji popullsi qe nuk e pranon, por qe ashte denue nga huni e litari i perditeshem i krimineleve komuniste. Kjo stuhi shkaterroi familjen, fshatin, qytetin, te gjithe vendin ne emen te nji shoqenie te re dhe ndertimit te njeriut te ri. Si rrjedhim, doli nji shoqeni e shnjerezueme, dhe nji njeri pa asnji vlere, pa rranje dhe pa tradite , qe shembellente gjethet e pemeve te keputuna nga era e forte e qe verviten ne ajr, simbas rrymes se eres qe fryne. pa qene ne gjendje qe te pakten te biejne ne shesh, ku te pushojne gjumin e ambel te vdekjes qe i pret…!
Kete fat, kaq the thjeshte, kaq te natyrshem nuk e pati i ndjeri Reshat Agaj! Ai u detyrue me force “te shkeputej nga toka nene” dhe nga familja – ku vegjetonte nana ne mjerim , grueja shtatezane, vellau i denuem me vdekje, shtepia e braktisun nga burrat….!
Autobiografia e Reshat Agajt ashte nji akuze kunder nji tirani qe e futi ne kanalet e nendheshme te Sigurimit te Shtetit Shqiptar, ku vuejtja, torturat dhe vdekja konsumojne çdo dite viktimen e pafajshme -burra, gra, te rinj e te reja -fajtore sepse kerkojshin nji jete te lire, ne nji Shqiperi te lire!
Reshat Agaj kishte nji vella: Petref Agaj, i denuem me vdekje si anetar i organizates “Rilindja Kombetare”. Para ekzekutimit, Sigurimi i Shtetit ban edhe nji perpjekje ma shume me shfrytezue emnin e mire te vellaut, Reshat Agaj, per qellimet e veta aventureske. “Puno per ne, dhe vellaut i falet jeta!” (Te plote do ta lexoni ne Diellin e printuar)
ROLI I PRESIDENTIT WOODROW WILSON NE MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE SHQIPERISE
KUJTESA E SHQIPTAREVE TE AMERIKES- Me rastin e per vjetorit te vdekjes/
NGA PROF. SAMI REPISHTI/
(Shenim.- Me 2 shkurt 1974, ne Roosevelt Hotel, New York City, u ba Perkujtimi i 50 Vjetorit te vdekjes se Presidentit Woodrow Wilson. Ceremonia u organizue nga Dr. Sami Repishti,(C.U.N.Y.) folesi i dites, dhe u kryesue nga Prof. Stavro Skendi (Columbia Univ.). Ceremonia u raportue nga gazeta Long Island Press, e dates 3 shkurt 1974. Gjate ceremonise u lexue pershendetja e His Grace Archbishop Francis Sayre, Dekan i Washington National Cathedral, dhe nipi i Presidentit W. Wilson, i ftuem por ne pamundesi me marre pjese.
Me 3 shkurt 1974, ne faltoret shqiptaro-amerikane u bane lutje fetare per Presidentin idealist. Po ate dite, ne Washington National Cathedral, Dr. Repishti vendosi nji kunore me lule mbi vorrin e Presidentit Wilson ne emen te bashkesise shqiptaro-amerikane.
Kunorezimi i perkrahjes se Presidentit W. Wilson, premtue delegatit shqiptar Rev. Fan S.Noli, me 4 korrik 1917, ka qene forcimi i miqesise ne mes te dy popujve, shqiptar dhe amerikan, qe rezultoi ne shpetimin e Shqiperise nga coptimi, dhe ma vone ne çlirimin e pavaresine e Kosoves Fatkeqsisht, gjate festimeve te 100 vjetorit te Pavaresise ne Shqiperi, emni i Presidentit Wilson…u harrue nga “politika”mjerane e dites! SR)
* * *
“Kjo Permbledhje e nji studimi mbi Rolin e Presidentit te 28-te te Shteteve te Bashkueme te Amerikes, Woodrow Wilson, ne Mbrojtjen e te Drejtave te Shqiperise, ka tre kufizime:
perfshine vetem periudhen e viteve 1918,1919,1920;
trajton problemin kryesisht ne lidhje me qendrimin e diplomacise amerikane, dhe,
Mbeshtetet kryesisht ne dokumente diplomatike amerikane.
Permbledhja ndahet ne tri pjese:
Filozofia politike e Presidentit W.Wilson.
Gjendja e Shqiperise gjate viteve 1918-1920.
Konflikti i interesave te shteteve fqinje te Shqiperise, dhe qendrimi i delegacionit amerikan ne Paris, ne lidhje me konfliktin.
Filozofia politike e Presidentit W.Wilson ne lidhje me problemin e
L1B dhe rregullimin paqesor te mbasluftes, mund te percaktohet me dy shprehje: mbeshtetje ne drejtesi, dhe vetevendosje per te gjithe kombet, te medhej e te vegjel. Keto dy parime mbi te cilat bota e re duhej te themelohej kerkojshin liri politike, tue mos lejue as pushtimet e hueja, as sundimin nga te huejte ne ç’faredo forme qofte.
Lufta kunder Fuqive Qendrore (Gjermani, Austro-Hungari) megjithse nji kasaphane, u pranue sepse keto dy Fuqi kercenojshin boten me shtypje, padrejtesi e robeni.
“Prandej, u konsiderue si nji detyre e Shteteve te Bashkueme te asgjasoje pretendimet e ketyne Fuqive dhe forcen ushtarake qe i mbeshtete. E Drejta u proklamue si nji vlere morale ma e çmueshme se Paqa. Kjo e drejte u njoh dhe u zbatue si nji parim universal, si mjeti kryesor i çlirimit te popujve, tue perfshi vete popullin gjerman. E mbeshtetun ne Drejtesi, bota do te jete nji vend i sigurt per demokraci”(1)
Me 8 janar 1918, ne nji fjalim para Kongresit amerikan, Presidenti W.Wilson predikonte diplomacine e hapun. (“Open conventions, openly arrived at”), ne nji Konference te hapun per paqen, larg nga marreveshjet e mshehta nderkombetare, dhe bante te njohun publikisht programin e njohun si“14 pikat e Wilsonit”. Pika XI e programit thote shprehimisht:
”…Marredhanjet e Shteteve te ndryshem te Ballkanit me njeni tjetrin duhet te bahen me nji keshillim te perbashket, ne perputhje me kufinjt historike te caktuem nga vete deshira e popujve dhe nga parimi i kombesise; per ma teper, garanci nderkombetare duhet te hyjne ne fuqi me qellim qe te sigurojne pavaresine politike dhe ekonomike, si dhe tanesine tokesore te tyne”.(2)
Nji muej ma vone, me 11 shkurt 1918, Presidenti Wilson deklaronte perseri para Kongresit se:
”….nuk do te kete asnji aneksim, pagese haraçi ose ndeshkim damprues. Popujt nuk duhet te hidhen si plaçka pa vlere ne krahet e njenit ose tjetrit shtet sundues, nga nji konference nderkombetare ose nga nji marreveshje ne mes rivalesh dhe anmiqesh. Aspiratat kombetare duhen respektue…Sepse kjo lufte e ka rranjen ne mosperfilljen e se drejtes se kombeve te vegjel dhe te kombesive qe nuk kane pase as bashkimin as fuqine me realizue qellimet e tyne dhe format e deshirueme ne jeten e tyne politike….”(3) Prandej, ne Konferencen e Paqes,
“…çdo rregullim tokesor i rrjedhun nga kjo lufte duhet te jete ne interes, dhe duhet te bahet ne perfitim, te popullsive te interesueme,
dhe jo si pjese e rregullimeve ose kompromiseve ne mes te fuqive rivale…Une flas keshtu me te vetmin qellim qe e tane bota te njohe shpirtin e vertete te Amerikes”. (4)
Ndertesa e botes se re do te mbahej nga Lidhja e Kombeve, parimi themelor i se ciles do te ishte:
” vendet e botes i takojne popujve qe e banojne, dhe se keta popuj gezojne te drejten e vetevendosjes ne jeten e tyne politike”. …”dhe se asnji kuvend burrash shteti, kudo qe te jete i mbledhun dhe cilado qofte forca fizike dermuese qe ky kuvend ka ne boten e sotme nuk do te kete te drejte te caktoje nji “Fuqi te Madhe” sovrane mbi nji popull qe kundershton nji sovranitet te ketill te padeshiruem.(5)
Me 4 dhetor 1918, Presidenti Wilson u nis per Europe qe te luftoje per zbatimin e parimeve te deklarueme.
Gjendja e Shqiperise.- Pak popuj ne bote kane qene te interesuem per parimet wilsoniane ma shume se populli shqiptar.
Me 1878, Kongresi i Berlinit coptoi pjese te medha tokesh nga Shqiperia.(6) Me 1913, ne Londer, afer gjysma e vendit u keput dhe ju dha fqinjeve. Me 26 prill 1915, nji Traktat i mshehet ne mes te Fuqive te Medha coptonte krejtesisht Shqiperine qe kishte mbete,(7) Vete toka shqiptare u pushtue nga serbet, malazezet, italianet, greket, francezet dhe austriaket. (8) Shqiperia nuk kishte as qeveri, as ushtri, as administrate. (9) Pa arme, pa te holla,(10) pa miq dhe pa perkrahje, Shqiperia kalonte vjetet e luftes dhe te mbasluftes ne nji gjendje te veshtire. Shqiptaret nuk bashkoheshin.(11) Intrigat e hueja perkrahshin elementet anti-shqiptare . Perfaqesimi i Shqiperise ne Konferencen e Paqes ishte nji veshtirsi pothuejse e pakalueshme. Turhan Pasha,(12) i qeverise se Durresit, konsideronte mandatin Italian mbi Shqiperine. Pjesa tjeter perjashtonte nji zgjidhje te ketille. (13)Nderkaq, ne mes te Italise dhe Greqise ishte nenshkrue edhe nji tjeter traktat i mshehet per coptimin e Shqiperise, i njohun si Traktati Tittoni-Venizelos (1919).
Me ndamjen e re, delegacioni shqiptar u kryesue nga Imzot Bumçi, Ipeshkev i Lezhes, dhe u perba nga Mehmet Konitza, Dr. Mihal Turtulli, Luigj Gurakuqi, Lef Nosi, e Mehdi Frasheri. Per te paren here, Shqiperia kishte nji za me autoritet. Delegacioni shqiptar u perkrah nga nji grup ekspertesh dhe keshilltaresh te pergatitun mire. Ne kete situate, vetem me nderhymjen e delegacionit amerikan, Dr. Turtulli dhe Midhat Frasheri morren vizat me hye ne France si delegate shqiptare ne Konferencen e Paqes ne Paris (14)
Ne Paris, delegacioni shqiptar u perkrah nga delegacioni i VATRES, qe dha nji kontribut shume te madh per çeshtjen shqiptare, dhe ai i Stambollit, Rumanise, Egjiptit, Korçes dhe Svicres (15), nga nji misionar amerikan C.Telford Erickson, dhe nga shoqata shqiptaro-britanike e kryesueme nga Koloneli Audrey Herbert, Miss Edith Durham dhe Gjenerali Phillips, miq te Shqiperise..
Veprimtaria e delegacionit shqiptar ne Paris ka qene e pergatitun mire dhe efektive (16) Per fat te keq, pesha e delegacionit ka qene shume e kufizueme, per arsye te kundershtimit te Fuqive te Medha europiane, miq te fqinjeve tone ballkanike.
C) Konflikti i interesave dhe qendrimi i delegacionit amerikan ne Paris. Pengesat kryesore te zgjidhjes se drejte te çeshtjes shqiptare kane qene
1) Traktati i mshehet i Londres per coptimin e Shqiperise megjithese u demaskue publikisht (17) dhe ma vone Marreveshja Tittoni-Venizelos i vitit 1919, ne esence kane qene gjithmone parasyshe dhe si baze diskutimi te çeshtjes kufitare shqiptare.. Amerika ka qene e vetmja Fuqi e Madhe qe i refuzoi pa kompromis (18)
2) Çeshtja e Adriatikut: caktimi i kufinjve perendimore te Jugosllavise si shtet i ri i mbasluftes, dhe percaktimi i interesave italiane ne te gjithe bregun lindor te Adriatikut, deri ne kepin Stilos. Per fatin e keq te Shqiperise, çeshtja e Adriatikut shkoi aq larg sa rrezikoi te prishte Konferencen e Paqes. Ne kete perleshje perpjestimesh te medha Shqiperia u mosperfill dhe u sakrifikue. Bisedimet per kompromis ne mes te Italise, Jugosllavise e Fuqive te Medha , merreshin detyrimisht me shperblime tokesore ne dam te Shqiperise (19)
Ne planet amerikane, Shqiperia ishte nji problem qe kerkonte studime, kryesisht ne kuadrin e politikes ballkanike. Njikohesisht, Shqiperia studjohej edhe per efektet qe sjellshin kerkesat italiane ne Adriatik (20)
Zgjidhjet e mundshme te problemit perfshijshin nji numer te madh propozimesh: qe nga coptimi i plote i Shqiperise deri ne nji Federate Ballkanike (21) Prof. W.S.Ferguson i Universitetit Harvard dhe Prof. W.S.Monroe i New Jersey State Normal School (N.J.) u caktuen te merreshin me studimet (22) qe interesojshin direkt edhe Shqiperine.
Fatkeqsisht, Shqiperia nuk u njoh si “shtet asnjanes” (Konf. e Londres, 1913)(23) por u njoh si nji entitet politik ekzistues, dhe u propozue te marre pjese si nenshkruese e Traktatit te Paqes. Ma vone u vendos qe pozita e Shqiperise te percaktohej nga Konferenca e Paqes, dhe shqiptaret te lejoheshin me paraqite pikepamjet e tyne. (24) Ne nandor 1918, delegacioni amerikan kerkoi qe interesat shqiptare te mbroheshin nga nji Komision i Fuqive te Medha, ku te perfaqesohej edhe Amerika.(25) Prezenca e Amerikes ne çeshtjet shqiptare u forcue me 27 nandor 1918, kur Qeveria britanike njoftoi indirekt Qeverine amerikane se favorizonte nji Shqiperi te madhe, dhe se preferonte nji mandat amerikan mbi Shqiperine.(26)
Me 3 shkurt 1919, Greqia paraqiti formalisht kerkesat e saja mbi Shqiperine e Jugut (Vorio-Epirin). Kerkesa perfshinte prefekturat e Korçes dhe Gjirokastres (27) Me 12 shkurt, delegacioni shqiptar jo vetem qe nuk pranoi te diskutonte kufinjt e Shqiperise se 1913, por kerkoi toket e humbuna para luftes (28) Me 24 shkurt,. Shqiptaret paraqiten perseri kerkesat e tyne tue çfaqe besimin ne parimet wilsoniane.(29). Para veshtiresive te pakalueshme, shqiptaret ishin pothuejse te pashprese.
Me 6 mars 1919, Komisioni per çeshtjet shqiptaro-greke paraqiti raportin e tij, i cili perkrahte, ne vija te pergjithshme, kerkesat greke, por pa unanimitet. Megjithate, delegacioni amerikan ishte i mendimit se “…ne jug-perendim te lumit Vjosa “duket se” (it appears) sentimenti dhe prirja politike e shumices ashte greke”, dhe shprehu “bindjen” (the conviction) se ne veri-lindje te Vjoses, ndergjegja e bashkimit kombetar dhe e devocionit per kauzen shqiptare jane veçanerisht te forta.(3) Kundershtimi amerikan (dhe ai i Italise) per Korçen pengoi marrjen e nji vendimi deri me 14 maj 1919, date ne te cilen çeshtja e Shqiperise se Jugut (Vorio-Epirit) u shtye definitivisht. Me 7 prill 1919, Dr. Adhamidhi, ne emen te shqiptareve te Svicrres falenderonte Presidentin W.Wilson per mbrojtjen fisnike te se drejtes shqiptare mbi Korçen. Bashkesia shqiptaro-amerikane dhe VATRA e inonduen Konferencen me protesta.
Me 7 mars 1919, te frikesuem nga zhvillimet e padeshirueshme te ngjarjeve, shqiptaret i u drejtuen Amerikes me kerkese per nji “mandat amerikan” te perkoheshem dhe nji okupim administrativ te tokave ne diskutim, per nji afat prej nji ose dy vitesh, me qellim qe te bahej i mundun nji plebishit i lire i popullsise se tokave ne diskutim, (31) Njikohesisht, Mr. Erickson, me ane te shtypit, i u drejtue popullit amerikan qe te mbronte shqiptaret dhe te favorizonte nji mandat te perkoheshem amerikan mbi Shqiperine.(32) Amerika nuk pergjegji!
Me 14 prill 1919, shqiptaret deklaruen se pranojshin ndihmen e nji Fuqie te Madhe me kondite qe te zgjedhin ata vete Fuqine per mandat, te respektohet sovraniteti dhe pavaresia e Shqiperise, te mbahet administrata e mbrendshme shqiptare dhe perfaqesimi diplomatik, dhe te mos lejohej kolonizimi i organizuem dhe sistematik i vendit nga fuqite e hueja.(33)Per Shqiperine, gjendja po keqesohej.
Fatmiresisht, diplomacia amerikane u ba aktive. Me 18 prill 1919, Sekretari i Shtetit, Lansing, urdhenoi hetimet ne lidhje me masakrat serbo-malazeze kunder shqiptareve, (34) Me 19 prill, Presidenti Wilson deklaroi se Traktati i Londres per coptimin e Shqipersie, ishte “…inkonsistent me parimet e pergjithshme te rregullimit paqesor, dhe se Amerika konsideron nji zgjidhje te ketille krejtesisht te pamundun.(35) Me denoncimin e ketij Traktati ne kete menyre, Presidenti Wilson po eliminonte veshtiresine e pare te shqiptareve. Ekspertet amerikane e keshilluen Presidentin Wilson qe te mos cedoje para kerkesave italiane, dhe te terheq perkrahjen amerikane per kerkesat italiane mbi Vloren. (36) Por, Amerika nuk ishte e dispozueme per nji ndermarrje te ketille. Delegatet shqiptare çfaqen bindjen se Greqia dhe Serbia do te hiqnin dore nga kerkesat e tyne, po te hiqte dore Italia nga Vlora.(37) Shqiptaret nuk u dekurajuen dhe i u drejtuen Presidentit Wilson drejt per se drejti per ndihme, tue perserite kerkesen e tyne per nji mandat te perkoheshem amerikan mbi Shqiperine.
Protestat e shqiptareve nuk kishin ra ne vesh te shurdher. Me 6 maj 1919, Presidenti Wilson, ne menyre te papritun, denoncoi shpalljen e protektoratit italian dhe kerkoi qe Shqiperia te jete shtet independent (38) Me 18 maj, koloneli amerikan ne Mal te Zi, Sherman Miles, raportoi ne Paris se “…caktimi i kufinjve kombetare ne mes te Malit te Zi e Shqiperise, si dhe ne mes te Shqiperise dhe vendeve tjera kufitare, ashte nji nevoje e rendit te pare per paqen e ardhme te Ballkanit” (39) Raporti shoqenohej me nji tregim te gjate masakrash kunder popullsise shqiptare te Malit te Zi e Kosoves. Delegacioni amerikan u interesue edhe ma shume per kete problem, dhe kerkoi nga Britaniket qe te vejshin ne dispozicion te amerikaneve te gjitha materialet e reja ne lidhje me Shqiperine. (40) Me 30 maj Presidenti Wilson u njoftue formalisht per masakrat kunder shqiptareve,(41) dhe per propozimin e Kolonelit Sh.Miles se “…Shqiperia duhet te jete nji shtet i pavarun, por nen mbikeqyrjen e Anglise ose Amerikes”.(42)
Me 20 maj 1919, Presidenti Wilson u perpoq me eliminue veshtiresine e dyte te shqiptareve; ai kerkoi qe çeshtja shqiptare te mos diskutohej se bashku me çeshtjen e Adriatikut, megjithese nuk perjashtoi mundesine e nji mandati italian mbi Shqiperine, problem te cilit do t’i kushtonte vemendjen e tij ma vone. (43) Propozimi per kompromis i dates 29 maj 1919 (44) nuk u pranue, dhe per kete arsye çeshtja e Adriatikut u pezullue deri ne dhetor 1919. Keshtu shpetoi Shqiperia nga nji invadim “i legalizuem”, dhe njikohesisht sigurohej pak kohe per shqiptaret te bajne perpjekje te reja per nji zgjidhje te pranueshme. (45)
Ramja e qeverise italiane Orlando, dhe ardhja e qeverise Nitti, 22 qershor 1919, hapi nji faze te re ne marredhanjet italo-greke, kryesisht per arsye te bindjeve politike te ministrit te jashtem italian Tittoni. Vetem 11 dite ma vone, me 3 korrik 1919, Tittoni kerkoi njohjen e Traktatit te Londres (1915). Ministri anglez, Lord Balfour, vuni ne dukje se Presidenti Wilson deshironte te caktonte me ane plebishiti sovranitetin e çdo pike te Adriatikut.(46) Italianet ndrruen taktike. Nji muej ma vone, me 29 korrik 1919, u firmue marreveshja Tittoni-Venizelos per coptimin e Shqiperise.(47) U vendos qe Traktati te mbetej i mshehet (neni 7), siç duket te mos pengohej nga Presidenti Wilson,(48) i cili ishte largue nga Europa nji muej ma pare.
Gjendja ne Shqiperi u ba perseri e deshprueme, siç kuptohet nga apeli i delegacionit shqiptar ne Paris drejtue Senatit amerikan me 20 gusht 1919. Me 21 gusht 1919, fletorja The New York Times raportonte kete Apel kur shkruente:”…Thirrjet e deshprueme te popullit shqiptar po mbyten nga imperializmi i forte i fqinjve te tyne. Shpresa ku shqiptaret kane drejtue syte e tyne ashte Amerika, dhe nga ajo presin shpetim”.
Si rezultat i Marreveshjes se re u krijue mundesia e largimit te trupave franceze nga “Republika e Korçes”. Shqiptaret filluen te largohen nga Korça te tmerruem.. Por, me 22 shtator 1919, mbas nji intervenimi nga Imzot Luigj Bumçi, delegati amerikan Polk, nguli kambe qe Korça te mos i dorezohej grekeve nga trupat franceze, tue shpetue keshtu ndamjen e Shqiperise dhe invadimin ushtarak grek .(49)
Me 15 shtator 1919, Ministri Italian Tittoni paraqiti per diskutim nji tjeter plan per sundimin e Shqiperise (50) Shqiptaret deklaruen se nuk do te pranojshin kurr okupacionin Italian te Vlores dhe mandatin italian mbi Shqiperine (51)_ Ne te njejten kohe, ata paraqiten kerkesen per nji mandat amerikan. Gjate ketyne diteve, raporton G.C.Buckler , delegat amerikan, “shqiptaret vizitojne delegacionin amerikan tri here ne jave, gjithmone me shprese se Amerika do t’a pranoje”. (52)
Me 25 tetor, delegati amerikan, Polk, u perpoq perseri te ndaje çeshtjen shqiptare nga çeshtja e Adriatikut, por pa sukses, per arsye te kundershtimit kambengules italian (53) Gjate muejit nandor 1919, Keshilli Suprem i Konferences se Paqes rishqyrtoi “Çeshtjen e Adriatikut” dhe çeshtjen shqiptare. (54)Me 9 dhetor nji kompromis franko-anglo-amerikan “…i u paraqit Italise, me te cilin njihej sovraniteti mbi Vloren dhe mandati italian mbi pjesen tjeter te Shqiperise. Kufinjt e veriut nuk ndryshojshin. Kufinjt e jugut do te diskutoheshin ma vone.(55) Jugosllavia e kundershtoi “kompromisin” nga frika e prezences italiane ne kufinjt e saj te jugut, por deklaroi se do te pranonte vetem po te jepeshin toke ne veri te lumit Drin (56)
Me 10 janar 1920, kryeministri anglez, Lloyd George, la te kuptohej se perseri favorizonte aneksimin jugosllav te Shkodres (57) Njikohesisht, Italia paraqiti hollesina ma te medha ne lidhje me rregullimin e problemit shqiptar. Prefekturat e jugut, te kerkueme nga Greqia (Korça e Gjirokastra) do te diskutoheshin nga perfaqesueset e Fuqive te Medha (qofte dhanje e tokave, qofte plebishiti i popullsise) mbasi te jene ndigjue perfaqesueset e Shqiperise dhe Greqise; te drejta komunikacioni t’i jepeshin Jugosllavise; te mbrohen pakicat raciale, gjuhesore e fetare; Italia te kontrolloje policine e vendit; trupat italiane te mbeten ne Shqiperi per pese vjet (58)
Me 13 janar 1920,, ne mengjez, kerkesa e Lloyd George u rrit, tue pershi edhe luginen e lumit Drin e portin e Shengjinit, ndersa kryeministri françez, G.Clemenceau, kerkoi coptimin e Shqiperise simbas Traktatit te mshehet te Londres (1915). Ne mbasdeken e te njejtes dite, Jugosllavia dhe Greqia pranuen propozimin e G.Clemenceau. (59)
Nji vendim i ketill ishin vdekja e sigurte e Shqiperise!
Te nesermen, me 14 janar 1920, anglo-francezet, me nji Memorandum te veçante (pa pjesemarrjen e delegacionit amerikan) pranuen sovranitetin e Italise mbi Vloren dhe mandatin italian mbi Shqiperine, por njikohesisht, propozuen nji rregullim te ri, te ngjashem me ate te Traktatit te Londres (1915)(60) Tri protesta shqiptare, me 12, 15, dhe 22 janar 1920 nuk u moren parasyshe. (60/1)
Me 20 janar 1920, pa dyshim ne momentin ma kritik per Shqiperine,
Sekretari i Shtetit amerikan, protestoi dhe kundershtoi validitetin e nji marreveshje te ketille te arritun pa konsultimin e Amerikes.(61). Nen presionin amerikan, Lloyd George dhe Clemenceau, u pergjigjen dy dite ma vone se “…interesat e shqiptareve do te mirreshin parasyshe plotesisht”(62)
Nderkaq, marreveshja Tittoni-Venizelos u ba publike. Shqiptaret u tronditen shume. Me 28 janar 1920, perfaqesueset e krahinave shqiptare u mblodhen ne Lushnje, formuen nji Keshille Regjence. nji qeveri qendrore, caktuen Tiranen si kryeqytet, dhe moren vendimin e preme se do te luftojne çdo nderhymje te huej. Me nji organizim te qete por sistematik, Shqiperia po pergatitej te luftoje invaduesin: se pari, Italine, dhe ma vone Jugosllavine dhe Greqine.(64)
Por duhej kohe, dhe kohen e siguroi diplomacia amerikane e Presidentit Wilson. Me 10 shkurt 1920, Presidenti Wilson i revoltuem nga padrejtesia e Fuqive te Medha europiane dergoi noten e mirenjohun e cila denonconte coptimin e Shqiperise ne mes te vendeve fqinj, kunder protestave te fuqishme shqiptare. Ai shtoi se “çeshtja e Adriatikut, ashtu si paraqitet tashti, ngren nji pyetje themelore, ne se Qeveria amerikane do te mundet ne çdo baze qofte, te bashkepunoje me aleatet europiane….” Dhe se “…Amerika konsideron konçesioniet e 9 dhetorit 1919 si “maksimumi qe Qeveria amerikane mund te ofroje”.(65)
Pergjigjja franko-angleze spjegonte se “…veprimet e ndermarruna ne lidhje me problemin shqiptar…merrshin para syshe faktin se e gjithe Shqiperia do te vihej nen sistemin e mandatit; ne kete menyre, ata besojshin se “… aspiratat e popullit shqitar per bashkim e veteqeverisje do te mund te plotesoheshin ne te ardhmen”.(66)
Kesaj rradhe, Presidenti Wilson mbajti nji qendrim te patundun ne lidhje me coptimin e Shqiperise. “Megjithese nji coptim i ketill do te kenaqte fqinjt e Shqiperise,” spjegonte Presidenti ne Memorandumin e dyte te 25 shkurtit 1920, “…Qeveria amerikane kundershton me fuqi çdo dam ne kurriz te Shqiperise e ne perfitim te Jugosllavise, sa edhe çdo dam ne kurriz te Jugosllavise e ne perfitim te Italise”.(67) Presidenti Wilson shkoi aq larg sa te kercenoje franko-anglezet me “…marrjen seriozisht te shqyrtimit per terheqjen nga Traktati me Gjermanine, dhe nga marreveshja e 28 qershorit 1919 ne mes te Shteteve te Bashkueme dhe Frances e Anglise, qe te dyja tashti para Senatit…” (po aty)
Nji dite ma vone, 26 shkurt 1919, Londra dhe Parisi te perballuem me kambenguljen e Presidentit Wilson, u terhoqen dhe pranuen pikepamjen amerikane, tue sigurue Washingtonin se do te bajshin presion prane (tri) qeverive te interesueme. (68)
Me 6 mars 1920, Presidenti Wilson dergoi nji note te trete tue kerkue qe “çeshtja shqiptare te mos perfshihet ne diskutimet e planifikueme ne mes te Italise dhe Jugosllavise, dhe se Presidenti deshironte me afirmue perseri se nuk do te pranonte asnji plan qe parashikonte dhanjen Jugosllavise te prefekturave veriore te Shqiperise, si shperblim tokesor per çka Jugosllavia humbe ne kufinjt me shtete tjera”.(69)
Si rezultat i nderhymjes se Presidentit, Italia e Jugosllavia u detyruen te zgjidhin problemin e tyne ne bisedime direkte, tue perjashtue çeshtjen shqiptare.(70) Me ndamjen nga çeshtja e Adriatikut eliminohej nji rrezik e forcohej pozita e Shqiperise, dhe problemi i kufinjve te Jugut humbte pjeserisht randesine dhe urgjencen.(71)
Efekti i orientimit te ri ne Paris u ndie menjihere. Shqiptaret shpejtuen organizimin e mbrojtjes. Me 15 maj 1920, u nenshkrue Marreveshja e Kapeshtices e cila ndalonte hymjen e grekeve ne Korçe. (72) Me 21 qershor 1920, françezet u larguen nga Korça.(73) Ne veri shqiptaret morren inisiativen dhe luftuen me sukses jugosllavet ne Koplik, ne Lume, ne Peshkopi e Diber .(74) Ne juge, u eliminuen çetat greke ne prefekturen e Gjirokastres, (75)
Mbetej vetem okupacioni italian i Vlores, dhe kerkesat e mandatit Italian mbi Shqiperine. Keto dy probleme u zgjidhen nga vete shqiptaret me luften e Vlores (5 qershor-2 gusht 1920) (76) Me 24 qershor kryeministri i ri italian Giolitti deklaroi se Italia nuk ishte ne favor te protektoratit por te pavaresise se Shqiperise. (77), por me 17 qershor 1920, kjo deklarate u korrektue me frazen:” Italia do te rrinte ne Vlore derisa Shqiperia te forcohej ashtu si duhej”. (78) Megjithate, per arsye te presionit politik te mbrendshem, me 22 korrik 1920 Italia denoncoi marreveshjen Tittoni-Venizelos (79) dhe me 28 korrik pranoi ne parim pavaresine e Shqiperise mbrenda kufinjve te 1913-s (80)Me 2 gusht 1920, u firmue Traktati i Tiranes, me te cilin njihej de facto pavaresia dhe integriteti tokesor i Shqiperise.(81)
Mbetej problem i prezences jugosllave ne veri te Shkodres. Me 10 shtator 1920, ministri i jashtem shqiptar, i drejtoi nji apel Qeverise se Shteteve te Bashkueme te Amerikes dhe aleateve europiane me kerkesen qe te ushtrojne presion mbi Qeverine serbo-kroate-sllovene qe te terheq trupat e saj nga Shqiperia. (82)
Me 10 nandor 1920, shtypi amerikan njoftoi se Qeveria shqiptare ka ne plan te kerkoje ndihmen e bankave amerikane per financimin e zhvillimit ekonomik te vendit.(83) Me 17 dhetor 1920, Shqiperia u pranue ne Lidhjen e Kombeve, nji krijese e Presidentit Wilson (84).
Fati i Shqiperise ishte tashti ne duert shqiptare.
*
Si perfundim , mund te themi:
1) Nuk ka dyshim qe diplomacia europiane sakrifikoi Shqiperine per hir te interesave politike strategjike te Fuqive te Medha.
2) Ka çdo arsye me besue se kundershtimi kambengules i Presidentit Wilson dhe qendrimi i delegacionit amerikan ne Paris:
a) kane pengue coptimin e Shqiperise;
b) kane dekurajue aktet agresive te fqinjve; dhe
c) kane inkurajue shqiptaret ne mbrojtjen e vendit te tyne.(85)
Ashte e veshtire me percaktue se si do te kishin veprue shqiptaret sikur Shqiperia te kishte qene e okupueme ushtarakisht nga forcat e tre vendeve fqinje.
3) Pervoja shqiptaro-amerikane e viteve 1918-1920 ne veçanti ka krijue nji tradite te thelle miqesie dhe mirebesimi ne mes te dy vendeve fryma e se ciles vrehet gjate gjithe kohes se punimeve te Konferences.
Perkrahja e Shqiperise nga shqiptaro-amerikanet dhe nga Qeveria amerikane para dhe mbas L1B kane krijue nji tradite miqesie dhe mirebesimi ne mes te dy popujve dhe te dy vendeve(86) fryma e se ciles vazhdon te kultivohet edhe sot.
Falemnderit! Sami Repishti, Ph.D.
2 shkurt 1974 City University of New York
(Shenim: Per mungese vendi ,nuk ashte dhane bibliografia e plote .SR)
========================================================
Quotes:
“I shall have but one voice at the Paris Peace Conference, and that voice I shall use for the rights of Albania”. (President Wilson to The Rev.Fan S.Noli. July 4,1917)
“The Apostle of political morality, the defender of small oppressed peoples, the respected chief of the most powerful democracy, the man who placed the sentiments of justice far above all interests”. (The Albanian Delegation at Paris Peace Conference to President Wilson, April 1919)
“For us, Albanians, his name means support, relief, friendship. For us, Albanians, his name symbolizes refuge and the chance to work and progress in the dignity that the United States, this ‘sweet land of liberty’ has offered in the past and continues to offer, today!” (Albanians Honoring the Memory of Woodrow Wilson, February 2,1974)