• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MAQEDONIA, NDIHMAT E SHBA PER MBROJTJEN

August 18, 2017 by dgreca

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë: Ndihma e SHBA është me të vërtetë e madhe/

ministre Shekerinska-Kolonel Bjuken

Javën e kaluar, Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Shekerinska Jankovska, mirëpriti në zyrën e saj atasheun e ri të Mbrojtjes së SHBA në RM, Kolonel Timoti Bjuken, duke i uruar atij një qëndrim të këndshëm e produktiv në Maqedoni. Gjatë takimit Ministre Shekerinska dhe Kolonel Bjuken, shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e stërvitjes “Dragoon Guardia17”, e cila po zhvillohet aktualisht në Krivollak, duke theksuar përfitimet nga ky aktivitet i përbashkët. Ndihma e SHBA-së, është me të vërtetë e madhe, si në sektorin e mbrojtjes, ashtu dhe më gjerë, tha Shekerinska. Në këtë kontekst, ajo përmendi deklaratën e Zv.Presidentit, zoti Mike Pence, gjatë Samitit të grupit të Kartës së Adriatikut në Podgoricë, 2 gusht 2017, se SHBA mbeten të angazhuara në rajon, në Maqedoni dhe në aspiratat e vendit tonë për anëtarësim në NATO. Së fundmi, qeveria ka demonstruar përkushtimin e saj për integrimin Euro-Atlantik. Dëshmi e qartë për këtë është përmirësimi i marrdhënieve me fqinjët dhe gatishmëria për të zgjidhur ceshtjet e pazgjidhura, tha Shekerinska. Ajo përcolli deklaratën e kryeministrit Zaev, për rritjen graduale të buxhetit të Mbrojtjes dhe për kontributin në operacionet ndërkombëtare. Ministre Shekerinska-Jankovska, përshëndeti mundësinë e dhënë për arsimimin e pjestarëve të ARM-së në SHBA, si dhe përkrahjen në pajisjen dhe modernizimin e ushtrisë. Nga ana e Tij, Kolenel Bjuken falenderoi për pritjen e ngrohtë dhe tha se, mandati i tij fillon në një periudhë interesante dhe dinamike, si për Ministrinë e Mbrojtjes, ashtu dhe për Armatën e vendin në tërësi. Zoti Bjuken theksoi se, Dera e Zyrës së Atasheut të Mbrojtjes të SHBA, por dhe Ambasada në përgjithësi, gjithmonë do jetë e hapur për bashkëpunim dhe ndihmë.

{Shefqet Kërcelli, sipas Zyrës së Shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes të RM}.

Filed Under: Rajon Tagged With: Maqedonia, NDIHMAT E SHBA, per mbrojtjen, Shefqet Kercelli

ROLI I PRESIDENTIT WOODROW WILSON NE MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE SHQIPERISE

January 31, 2013 by dgreca

KUJTESA E SHQIPTAREVE TE AMERIKES- Me rastin e per vjetorit te vdekjes/

NGA PROF. SAMI REPISHTI/

(Shenim.- Me 2 shkurt 1974, ne Roosevelt Hotel, New York City, u ba  Perkujtimi i 50 Vjetorit te vdekjes se  Presidentit Woodrow Wilson. Ceremonia u organizue nga Dr. Sami Repishti,(C.U.N.Y.) folesi i dites, dhe u kryesue nga Prof. Stavro Skendi (Columbia Univ.).  Ceremonia u raportue  nga gazeta Long Island Press, e dates 3 shkurt 1974. Gjate ceremonise u lexue  pershendetja e His Grace Archbishop Francis Sayre, Dekan i Washington National Cathedral, dhe nipi i Presidentit W. Wilson, i ftuem por ne pamundesi me marre pjese.

Me 3 shkurt 1974, ne faltoret shqiptaro-amerikane u bane lutje fetare per Presidentin idealist. Po ate dite, ne Washington National Cathedral, Dr. Repishti vendosi nji kunore me lule mbi vorrin e Presidentit Wilson ne emen te bashkesise shqiptaro-amerikane.

Kunorezimi i perkrahjes se Presidentit W. Wilson, premtue delegatit shqiptar Rev. Fan S.Noli, me 4 korrik 1917, ka qene forcimi i miqesise ne mes te dy popujve, shqiptar dhe amerikan, qe rezultoi ne shpetimin e Shqiperise nga coptimi, dhe ma vone ne çlirimin e pavaresine e Kosoves Fatkeqsisht, gjate festimeve te 100 vjetorit te Pavaresise ne Shqiperi, emni i Presidentit Wilson…u harrue nga “politika”mjerane  e dites! SR)

* * *

“Kjo Permbledhje e nji studimi mbi Rolin e Presidentit te 28-te te Shteteve te Bashkueme te Amerikes, Woodrow Wilson, ne Mbrojtjen e te Drejtave te Shqiperise, ka tre kufizime:

perfshine vetem periudhen e viteve 1918,1919,1920;

trajton problemin kryesisht ne lidhje me qendrimin e diplomacise amerikane, dhe,

Mbeshtetet kryesisht ne dokumente diplomatike amerikane.

Permbledhja ndahet ne tri pjese:

Filozofia politike e Presidentit W.Wilson.

Gjendja e Shqiperise gjate viteve 1918-1920.

Konflikti i interesave te shteteve fqinje te Shqiperise, dhe qendrimi i delegacionit amerikan ne Paris, ne lidhje me konfliktin.

 

Filozofia politike e Presidentit W.Wilson ne lidhje me problemin e

L1B dhe rregullimin paqesor te mbasluftes, mund te percaktohet me dy shprehje: mbeshtetje ne drejtesi, dhe vetevendosje per te gjithe kombet, te medhej e te vegjel. Keto dy parime mbi te cilat bota e re duhej te themelohej kerkojshin liri politike, tue mos lejue as pushtimet e hueja, as sundimin nga te huejte ne ç’faredo forme qofte.

Lufta kunder Fuqive Qendrore (Gjermani, Austro-Hungari) megjithse nji kasaphane, u pranue sepse keto dy Fuqi  kercenojshin boten me shtypje, padrejtesi e robeni.

“Prandej, u konsiderue si nji detyre e Shteteve te Bashkueme te asgjasoje pretendimet e ketyne Fuqive dhe forcen ushtarake qe i mbeshtete. E Drejta u proklamue si nji vlere morale ma e çmueshme se Paqa. Kjo e drejte u njoh dhe u zbatue si nji parim universal, si mjeti kryesor i çlirimit te popujve, tue perfshi vete popullin gjerman. E mbeshtetun ne Drejtesi, bota do te jete nji vend i sigurt per demokraci”(1)

Me 8 janar 1918, ne nji fjalim para Kongresit amerikan, Presidenti W.Wilson predikonte diplomacine e hapun. (“Open conventions, openly arrived at”), ne nji Konference te hapun per paqen, larg nga marreveshjet e mshehta nderkombetare, dhe bante te njohun publikisht programin e njohun si“14 pikat e Wilsonit”. Pika XI e programit thote shprehimisht:

”…Marredhanjet e Shteteve te ndryshem te Ballkanit me njeni tjetrin duhet te bahen me nji keshillim te perbashket, ne perputhje me kufinjt historike te caktuem nga vete deshira e popujve dhe nga parimi i kombesise; per ma teper, garanci nderkombetare duhet te hyjne ne fuqi me qellim qe te sigurojne pavaresine politike dhe ekonomike, si dhe tanesine tokesore te tyne”.(2)

Nji muej ma vone, me 11 shkurt 1918, Presidenti Wilson deklaronte perseri para Kongresit se:

”….nuk do te kete asnji aneksim, pagese haraçi ose ndeshkim damprues. Popujt nuk duhet te hidhen si plaçka pa vlere ne krahet e njenit ose tjetrit shtet sundues, nga nji konference nderkombetare ose nga nji marreveshje ne mes rivalesh dhe anmiqesh. Aspiratat kombetare duhen respektue…Sepse kjo lufte e ka rranjen ne mosperfilljen e se drejtes se kombeve te vegjel dhe te kombesive qe nuk kane pase as bashkimin as fuqine me realizue qellimet e tyne dhe format e deshirueme ne jeten e tyne politike….”(3) Prandej, ne Konferencen e Paqes,

“…çdo rregullim tokesor i rrjedhun nga kjo lufte duhet te jete ne interes, dhe duhet te bahet ne perfitim, te popullsive te interesueme,

dhe jo si pjese e rregullimeve ose kompromiseve ne mes te fuqive rivale…Une flas keshtu me te vetmin qellim qe e tane bota te njohe shpirtin e vertete te Amerikes”. (4)

Ndertesa e botes se re do te mbahej nga Lidhja e Kombeve, parimi themelor i se ciles do te ishte:

” vendet e botes i takojne popujve qe e banojne, dhe se keta popuj gezojne te drejten e vetevendosjes ne jeten e tyne politike”. …”dhe se asnji kuvend burrash shteti, kudo qe te jete i mbledhun dhe cilado qofte forca fizike dermuese qe ky kuvend ka ne boten e sotme nuk do te kete te drejte te caktoje nji “Fuqi te Madhe” sovrane mbi nji popull qe kundershton nji sovranitet te ketill te padeshiruem.(5)

Me 4 dhetor 1918, Presidenti Wilson u nis per Europe qe te luftoje per  zbatimin e parimeve te deklarueme.

 

Gjendja e Shqiperise.- Pak popuj ne bote kane qene te interesuem per parimet wilsoniane ma shume se populli shqiptar.

Me 1878, Kongresi i Berlinit coptoi pjese te medha tokesh nga Shqiperia.(6) Me 1913, ne Londer, afer gjysma e vendit u keput dhe ju dha fqinjeve. Me 26 prill 1915, nji Traktat i mshehet ne mes te Fuqive te Medha coptonte krejtesisht Shqiperine qe kishte mbete,(7) Vete toka shqiptare u pushtue nga serbet, malazezet, italianet, greket, francezet dhe austriaket. (8) Shqiperia nuk kishte as qeveri, as ushtri, as administrate. (9) Pa arme, pa te holla,(10) pa miq dhe pa perkrahje, Shqiperia kalonte vjetet e luftes dhe te mbasluftes ne nji gjendje te veshtire. Shqiptaret nuk bashkoheshin.(11) Intrigat e hueja perkrahshin elementet anti-shqiptare . Perfaqesimi i Shqiperise ne Konferencen e Paqes ishte nji veshtirsi pothuejse e pakalueshme. Turhan Pasha,(12) i qeverise se Durresit, konsideronte mandatin Italian mbi Shqiperine. Pjesa tjeter perjashtonte nji zgjidhje te ketille. (13)Nderkaq, ne mes te Italise dhe Greqise ishte nenshkrue edhe nji tjeter traktat i mshehet per coptimin e Shqiperise, i njohun si Traktati Tittoni-Venizelos (1919).

Me ndamjen e re, delegacioni shqiptar u kryesue nga Imzot Bumçi, Ipeshkev i Lezhes, dhe u perba nga Mehmet Konitza, Dr. Mihal Turtulli, Luigj Gurakuqi, Lef Nosi, e Mehdi Frasheri. Per te paren here, Shqiperia kishte nji za me autoritet. Delegacioni shqiptar u perkrah nga nji grup ekspertesh dhe keshilltaresh te pergatitun mire. Ne kete situate, vetem me nderhymjen e delegacionit amerikan, Dr. Turtulli dhe Midhat Frasheri morren vizat me hye ne France si delegate shqiptare ne Konferencen e Paqes ne Paris (14)

Ne Paris, delegacioni shqiptar u perkrah nga delegacioni i VATRES, qe dha nji kontribut shume te madh per çeshtjen shqiptare, dhe ai i Stambollit, Rumanise, Egjiptit, Korçes dhe Svicres (15), nga nji misionar amerikan C.Telford Erickson, dhe nga shoqata shqiptaro-britanike e kryesueme nga Koloneli Audrey Herbert, Miss Edith Durham dhe Gjenerali Phillips, miq te Shqiperise..

Veprimtaria e delegacionit shqiptar ne Paris ka qene e pergatitun mire dhe efektive (16) Per fat te keq, pesha e delegacionit ka qene shume e kufizueme, per arsye te kundershtimit te Fuqive te Medha europiane, miq te fqinjeve tone ballkanike.

C) Konflikti i interesave dhe qendrimi i delegacionit amerikan ne Paris.  Pengesat kryesore te zgjidhjes se drejte te çeshtjes shqiptare kane qene

1) Traktati i mshehet i Londres per coptimin e Shqiperise megjithese u demaskue publikisht (17) dhe ma vone Marreveshja Tittoni-Venizelos i vitit 1919, ne esence kane qene gjithmone parasyshe dhe si baze diskutimi te çeshtjes kufitare shqiptare.. Amerika ka qene e vetmja Fuqi e Madhe qe i refuzoi pa kompromis (18)

2) Çeshtja e Adriatikut: caktimi i kufinjve perendimore te Jugosllavise si shtet i ri i mbasluftes, dhe percaktimi i interesave italiane ne te gjithe bregun lindor te Adriatikut, deri ne kepin  Stilos. Per fatin e keq te Shqiperise, çeshtja e Adriatikut shkoi aq larg sa rrezikoi te prishte Konferencen e Paqes. Ne kete perleshje perpjestimesh te medha Shqiperia u mosperfill dhe u sakrifikue. Bisedimet per kompromis ne mes te Italise, Jugosllavise e Fuqive te Medha , merreshin detyrimisht me shperblime tokesore ne dam te Shqiperise (19)

Ne planet amerikane, Shqiperia ishte nji problem qe kerkonte studime, kryesisht ne kuadrin e politikes ballkanike. Njikohesisht, Shqiperia  studjohej edhe per efektet qe sjellshin kerkesat italiane ne Adriatik (20)

Zgjidhjet e mundshme te problemit perfshijshin nji numer te madh propozimesh: qe nga coptimi i plote i Shqiperise deri ne nji Federate Ballkanike (21) Prof. W.S.Ferguson i Universitetit Harvard dhe Prof. W.S.Monroe i New Jersey State Normal School (N.J.) u caktuen te merreshin me studimet (22) qe interesojshin direkt edhe Shqiperine.

Fatkeqsisht, Shqiperia nuk u njoh si “shtet asnjanes” (Konf. e Londres, 1913)(23) por u njoh si nji entitet politik ekzistues, dhe u propozue te marre pjese si nenshkruese e Traktatit te Paqes. Ma vone u vendos qe pozita e Shqiperise te percaktohej nga Konferenca e Paqes, dhe shqiptaret te lejoheshin me paraqite pikepamjet e tyne. (24) Ne nandor 1918, delegacioni amerikan kerkoi qe interesat shqiptare te mbroheshin nga nji Komision i Fuqive te Medha, ku te perfaqesohej edhe Amerika.(25) Prezenca e Amerikes ne çeshtjet shqiptare u forcue me 27 nandor 1918, kur Qeveria britanike njoftoi indirekt Qeverine amerikane se favorizonte nji Shqiperi te madhe, dhe se preferonte nji mandat amerikan mbi Shqiperine.(26)

Me 3 shkurt 1919, Greqia paraqiti formalisht kerkesat e saja mbi Shqiperine e Jugut (Vorio-Epirin). Kerkesa perfshinte prefekturat e Korçes dhe Gjirokastres (27) Me 12 shkurt, delegacioni shqiptar jo vetem qe nuk pranoi te diskutonte kufinjt e Shqiperise se 1913, por kerkoi toket e humbuna para luftes (28) Me 24 shkurt,. Shqiptaret paraqiten perseri kerkesat e tyne tue çfaqe besimin ne parimet wilsoniane.(29). Para veshtiresive te pakalueshme, shqiptaret ishin pothuejse te pashprese.

Me 6 mars 1919, Komisioni per çeshtjet shqiptaro-greke paraqiti raportin e tij, i cili perkrahte, ne vija te pergjithshme, kerkesat greke, por pa unanimitet. Megjithate, delegacioni amerikan ishte i mendimit se “…ne jug-perendim te lumit Vjosa “duket se” (it appears) sentimenti dhe prirja politike e shumices ashte greke”, dhe shprehu “bindjen” (the conviction) se ne veri-lindje te Vjoses, ndergjegja e bashkimit kombetar dhe e devocionit per kauzen shqiptare jane veçanerisht te forta.(3) Kundershtimi amerikan (dhe ai i Italise) per Korçen pengoi marrjen e nji vendimi deri me 14 maj 1919, date ne te cilen çeshtja e Shqiperise se Jugut (Vorio-Epirit) u shtye definitivisht. Me 7 prill 1919, Dr. Adhamidhi, ne emen te shqiptareve te Svicrres falenderonte Presidentin W.Wilson per mbrojtjen fisnike te se drejtes shqiptare mbi Korçen. Bashkesia shqiptaro-amerikane dhe VATRA e inonduen Konferencen me protesta.

Me 7 mars 1919, te frikesuem nga zhvillimet e padeshirueshme te ngjarjeve, shqiptaret i u drejtuen Amerikes me kerkese per nji “mandat amerikan” te perkoheshem dhe nji okupim administrativ te tokave ne diskutim, per nji afat prej nji ose dy vitesh, me qellim qe te bahej i mundun nji plebishit i lire i popullsise se tokave ne diskutim, (31) Njikohesisht, Mr. Erickson, me ane te shtypit, i u drejtue popullit amerikan      qe te mbronte shqiptaret dhe te favorizonte nji mandat te perkoheshem amerikan mbi Shqiperine.(32) Amerika nuk pergjegji!

Me 14 prill 1919, shqiptaret deklaruen se pranojshin ndihmen e nji Fuqie te Madhe me kondite qe te zgjedhin ata vete Fuqine per mandat, te respektohet sovraniteti dhe pavaresia e Shqiperise, te mbahet administrata e mbrendshme shqiptare dhe perfaqesimi diplomatik, dhe te mos lejohej kolonizimi i organizuem dhe sistematik i vendit nga fuqite e hueja.(33)Per Shqiperine, gjendja po keqesohej.

Fatmiresisht, diplomacia amerikane u ba aktive. Me 18 prill 1919, Sekretari i Shtetit, Lansing, urdhenoi hetimet ne lidhje me masakrat serbo-malazeze kunder shqiptareve, (34) Me 19 prill, Presidenti Wilson deklaroi se Traktati i Londres per coptimin e Shqipersie, ishte “…inkonsistent me parimet e pergjithshme te rregullimit paqesor, dhe se Amerika konsideron nji zgjidhje te ketille krejtesisht  te pamundun.(35) Me denoncimin e ketij Traktati ne kete menyre, Presidenti Wilson po eliminonte veshtiresine e pare te shqiptareve. Ekspertet amerikane e keshilluen Presidentin Wilson qe te mos cedoje para kerkesave italiane, dhe te terheq perkrahjen amerikane per kerkesat italiane mbi Vloren. (36) Por, Amerika nuk ishte e dispozueme per nji ndermarrje te ketille. Delegatet shqiptare çfaqen bindjen se Greqia dhe Serbia do te hiqnin dore nga kerkesat e tyne, po te hiqte dore Italia nga Vlora.(37) Shqiptaret nuk u dekurajuen dhe i u drejtuen Presidentit Wilson drejt per se drejti per ndihme, tue perserite kerkesen e tyne per nji mandat te perkoheshem amerikan mbi Shqiperine.

Protestat e shqiptareve nuk kishin ra ne vesh te shurdher. Me 6 maj 1919, Presidenti Wilson, ne menyre te papritun, denoncoi shpalljen e protektoratit italian dhe kerkoi qe Shqiperia te jete shtet independent (38) Me 18 maj, koloneli amerikan ne Mal te Zi, Sherman Miles, raportoi ne Paris se “…caktimi i kufinjve kombetare ne mes te Malit te Zi e Shqiperise, si dhe ne mes te Shqiperise dhe vendeve tjera kufitare, ashte nji nevoje e rendit te pare per paqen e ardhme te Ballkanit” (39) Raporti shoqenohej me nji tregim te gjate masakrash kunder popullsise shqiptare te Malit te Zi e Kosoves. Delegacioni amerikan u interesue edhe ma shume per kete problem, dhe kerkoi nga Britaniket qe te vejshin ne dispozicion te amerikaneve te gjitha materialet e reja ne lidhje me Shqiperine. (40) Me  30 maj Presidenti Wilson u njoftue formalisht per masakrat kunder shqiptareve,(41) dhe per propozimin e Kolonelit Sh.Miles se “…Shqiperia duhet te jete nji shtet i pavarun, por nen mbikeqyrjen e Anglise ose Amerikes”.(42)

Me 20 maj  1919, Presidenti Wilson u perpoq me eliminue veshtiresine e dyte te shqiptareve; ai kerkoi qe çeshtja shqiptare te mos diskutohej se bashku me çeshtjen e Adriatikut, megjithese  nuk perjashtoi mundesine e nji mandati italian mbi Shqiperine, problem te cilit do t’i kushtonte  vemendjen e tij ma vone. (43) Propozimi per kompromis i dates 29 maj 1919 (44) nuk u pranue, dhe per kete arsye çeshtja e Adriatikut u pezullue deri ne dhetor 1919. Keshtu shpetoi Shqiperia nga nji invadim “i legalizuem”, dhe njikohesisht sigurohej pak kohe per shqiptaret te bajne perpjekje te reja per nji zgjidhje te pranueshme. (45)

Ramja e qeverise italiane Orlando, dhe ardhja e qeverise Nitti, 22 qershor 1919,  hapi nji faze te re ne marredhanjet italo-greke, kryesisht per arsye te bindjeve politike te ministrit te jashtem italian Tittoni. Vetem 11 dite ma vone, me 3 korrik 1919, Tittoni kerkoi njohjen e Traktatit te Londres (1915). Ministri anglez, Lord Balfour, vuni ne dukje se Presidenti Wilson deshironte te caktonte me ane plebishiti sovranitetin e çdo pike te Adriatikut.(46) Italianet ndrruen taktike. Nji muej ma vone, me 29 korrik 1919, u firmue marreveshja Tittoni-Venizelos per coptimin e Shqiperise.(47) U vendos qe Traktati te mbetej  i mshehet (neni 7), siç duket te mos pengohej nga Presidenti Wilson,(48) i cili ishte largue nga Europa nji muej ma pare.

Gjendja ne Shqiperi u ba perseri e deshprueme, siç kuptohet  nga apeli i delegacionit shqiptar ne Paris drejtue Senatit amerikan me 20 gusht 1919. Me  21 gusht 1919, fletorja The New York Times raportonte kete Apel kur shkruente:”…Thirrjet e deshprueme te popullit shqiptar po mbyten nga imperializmi i forte i fqinjve te tyne. Shpresa ku shqiptaret kane drejtue syte e tyne ashte Amerika, dhe nga ajo presin shpetim”.

Si rezultat i Marreveshjes se re u krijue mundesia e largimit te trupave franceze nga “Republika e Korçes”. Shqiptaret filluen te largohen nga Korça te tmerruem.. Por, me 22 shtator 1919, mbas nji intervenimi nga Imzot Luigj Bumçi, delegati amerikan Polk, nguli kambe qe Korça te mos i dorezohej grekeve nga trupat franceze, tue shpetue keshtu ndamjen e Shqiperise dhe invadimin ushtarak grek .(49)

Me 15 shtator 1919, Ministri Italian Tittoni paraqiti per diskutim nji tjeter plan per sundimin e Shqiperise (50) Shqiptaret deklaruen se nuk do te pranojshin kurr okupacionin Italian te Vlores dhe mandatin italian mbi Shqiperine (51)_ Ne te njejten kohe, ata paraqiten  kerkesen per nji mandat amerikan. Gjate ketyne diteve, raporton G.C.Buckler , delegat amerikan, “shqiptaret vizitojne delegacionin amerikan tri here ne jave, gjithmone me shprese se Amerika do t’a pranoje”. (52)

Me 25 tetor, delegati amerikan, Polk, u perpoq perseri te ndaje çeshtjen shqiptare nga çeshtja e Adriatikut, por pa sukses, per arsye te kundershtimit kambengules italian (53) Gjate muejit nandor 1919, Keshilli Suprem i Konferences se Paqes rishqyrtoi “Çeshtjen e Adriatikut” dhe çeshtjen shqiptare. (54)Me 9 dhetor  nji kompromis franko-anglo-amerikan  “…i u paraqit Italise, me te cilin njihej sovraniteti mbi Vloren dhe mandati italian mbi pjesen tjeter te Shqiperise. Kufinjt e veriut nuk ndryshojshin. Kufinjt e jugut do te diskutoheshin ma vone.(55) Jugosllavia e kundershtoi “kompromisin” nga frika e prezences italiane ne kufinjt e saj te jugut, por deklaroi se do te pranonte vetem po te jepeshin toke ne veri te lumit Drin (56)

Me 10 janar 1920, kryeministri anglez, Lloyd George, la te kuptohej se perseri favorizonte aneksimin jugosllav te Shkodres (57) Njikohesisht, Italia paraqiti hollesina ma te medha ne lidhje me rregullimin e problemit shqiptar. Prefekturat e jugut, te kerkueme nga Greqia (Korça e Gjirokastra) do te diskutoheshin nga perfaqesueset e Fuqive te Medha (qofte dhanje e tokave, qofte plebishiti i popullsise) mbasi te jene ndigjue perfaqesueset e Shqiperise dhe Greqise; te drejta komunikacioni t’i jepeshin Jugosllavise; te mbrohen pakicat raciale, gjuhesore e fetare; Italia te kontrolloje policine e vendit; trupat italiane te mbeten ne Shqiperi per pese vjet (58)

Me 13 janar 1920,, ne mengjez, kerkesa e Lloyd George u rrit, tue pershi edhe luginen e lumit Drin e portin e Shengjinit, ndersa kryeministri françez, G.Clemenceau, kerkoi coptimin e Shqiperise simbas Traktatit te mshehet te Londres (1915). Ne mbasdeken e te njejtes dite, Jugosllavia dhe Greqia pranuen propozimin e G.Clemenceau. (59)

Nji vendim i ketill ishin vdekja e sigurte e Shqiperise!

Te nesermen, me 14 janar 1920, anglo-francezet, me nji Memorandum te veçante (pa pjesemarrjen e delegacionit amerikan) pranuen sovranitetin e Italise mbi Vloren dhe mandatin italian mbi Shqiperine, por njikohesisht, propozuen nji rregullim te ri, te ngjashem me ate te Traktatit te Londres (1915)(60) Tri protesta shqiptare, me 12, 15, dhe 22 janar  1920  nuk u moren parasyshe. (60/1)

Me 20 janar 1920, pa dyshim ne momentin ma kritik per Shqiperine,

Sekretari i Shtetit amerikan, protestoi dhe kundershtoi validitetin e nji marreveshje te ketille te arritun pa konsultimin e Amerikes.(61). Nen presionin amerikan, Lloyd George dhe Clemenceau, u pergjigjen dy dite ma vone se “…interesat e shqiptareve do te mirreshin parasyshe plotesisht”(62)

Nderkaq, marreveshja Tittoni-Venizelos u ba publike. Shqiptaret u tronditen shume. Me 28 janar 1920, perfaqesueset e krahinave shqiptare u mblodhen ne Lushnje, formuen nji Keshille Regjence. nji qeveri qendrore, caktuen Tiranen si kryeqytet, dhe moren vendimin e preme se do te luftojne çdo nderhymje te huej. Me nji organizim te qete por sistematik, Shqiperia po pergatitej te luftoje invaduesin: se pari, Italine, dhe ma vone Jugosllavine dhe Greqine.(64)

Por duhej kohe, dhe kohen e siguroi diplomacia amerikane e Presidentit Wilson. Me 10 shkurt 1920, Presidenti Wilson i revoltuem nga padrejtesia e Fuqive te Medha europiane dergoi noten e mirenjohun e cila denonconte coptimin e Shqiperise ne mes te vendeve fqinj, kunder protestave te fuqishme shqiptare. Ai shtoi se “çeshtja e Adriatikut, ashtu si paraqitet tashti, ngren nji pyetje themelore, ne se Qeveria amerikane do te mundet ne çdo baze qofte, te bashkepunoje me aleatet europiane….” Dhe se “…Amerika konsideron konçesioniet e 9 dhetorit 1919 si “maksimumi qe Qeveria amerikane mund te ofroje”.(65)

Pergjigjja franko-angleze spjegonte se “…veprimet e ndermarruna ne lidhje me problemin shqiptar…merrshin para syshe faktin se e gjithe Shqiperia do te vihej nen sistemin e mandatit; ne kete menyre, ata besojshin se “… aspiratat  e popullit shqitar per bashkim e veteqeverisje do te mund te plotesoheshin ne te ardhmen”.(66)

Kesaj rradhe, Presidenti Wilson mbajti nji qendrim te patundun ne lidhje me coptimin e Shqiperise. “Megjithese nji coptim i ketill do te kenaqte fqinjt e Shqiperise,” spjegonte Presidenti ne Memorandumin e dyte te 25 shkurtit 1920, “…Qeveria amerikane kundershton me fuqi çdo dam ne kurriz te Shqiperise e ne perfitim te Jugosllavise, sa edhe çdo dam ne kurriz te Jugosllavise e ne perfitim te Italise”.(67) Presidenti Wilson shkoi aq larg sa te kercenoje franko-anglezet me “…marrjen seriozisht te shqyrtimit per terheqjen nga Traktati me Gjermanine, dhe nga marreveshja e 28 qershorit 1919 ne mes te Shteteve te Bashkueme dhe Frances e Anglise, qe te dyja tashti para Senatit…” (po aty)

Nji dite ma vone, 26 shkurt 1919, Londra dhe Parisi te perballuem me kambenguljen e Presidentit Wilson, u terhoqen dhe pranuen pikepamjen amerikane, tue sigurue Washingtonin se do te bajshin presion prane (tri) qeverive te interesueme. (68)

Me 6 mars  1920, Presidenti Wilson dergoi nji note te trete tue kerkue qe “çeshtja shqiptare te mos perfshihet ne diskutimet e planifikueme ne mes te Italise dhe Jugosllavise, dhe se Presidenti deshironte me afirmue perseri se nuk do te pranonte asnji plan qe parashikonte dhanjen Jugosllavise te prefekturave veriore te Shqiperise, si shperblim tokesor per çka Jugosllavia humbe ne kufinjt me shtete tjera”.(69)

Si rezultat i nderhymjes se Presidentit, Italia e Jugosllavia u detyruen te zgjidhin problemin e tyne ne bisedime direkte, tue perjashtue çeshtjen shqiptare.(70) Me ndamjen nga çeshtja e Adriatikut eliminohej nji rrezik e forcohej pozita e Shqiperise, dhe problemi i kufinjve te Jugut humbte pjeserisht randesine dhe urgjencen.(71)

Efekti i orientimit te ri ne Paris u ndie menjihere. Shqiptaret shpejtuen organizimin e mbrojtjes. Me 15 maj 1920, u nenshkrue Marreveshja e Kapeshtices e cila ndalonte hymjen e grekeve ne Korçe. (72) Me 21 qershor 1920, françezet u larguen nga Korça.(73) Ne veri shqiptaret morren inisiativen dhe luftuen me sukses jugosllavet ne Koplik, ne Lume, ne Peshkopi e Diber .(74) Ne juge, u eliminuen çetat greke ne prefekturen e Gjirokastres, (75)

Mbetej vetem okupacioni italian i Vlores, dhe kerkesat e mandatit Italian mbi Shqiperine. Keto dy probleme u zgjidhen nga vete shqiptaret me luften e Vlores (5 qershor-2 gusht 1920) (76) Me 24 qershor kryeministri  i ri italian Giolitti deklaroi se Italia nuk ishte ne favor te protektoratit por te pavaresise se Shqiperise. (77), por me 17 qershor 1920, kjo deklarate u korrektue me frazen:” Italia do te rrinte ne Vlore derisa Shqiperia te forcohej ashtu si duhej”. (78) Megjithate, per arsye te presionit politik te mbrendshem, me 22 korrik 1920 Italia denoncoi marreveshjen Tittoni-Venizelos (79) dhe me 28 korrik pranoi ne parim pavaresine e Shqiperise mbrenda kufinjve te 1913-s (80)Me 2 gusht 1920, u firmue Traktati i Tiranes, me te cilin njihej de facto pavaresia dhe integriteti tokesor i Shqiperise.(81)

Mbetej problem i prezences jugosllave ne veri te Shkodres. Me 10 shtator 1920, ministri i jashtem shqiptar, i drejtoi nji apel Qeverise se Shteteve te Bashkueme te Amerikes dhe aleateve europiane me kerkesen qe te ushtrojne presion mbi Qeverine serbo-kroate-sllovene qe te terheq trupat e saj nga Shqiperia. (82)

Me 10 nandor 1920, shtypi amerikan njoftoi se Qeveria shqiptare ka ne plan te kerkoje ndihmen e bankave amerikane per financimin  e zhvillimit ekonomik te vendit.(83) Me 17 dhetor 1920, Shqiperia u pranue ne Lidhjen e Kombeve, nji krijese e Presidentit Wilson (84).

Fati i Shqiperise ishte tashti ne duert shqiptare.

*

Si perfundim , mund te themi:

1) Nuk ka  dyshim qe diplomacia europiane sakrifikoi Shqiperine per hir te interesave politike strategjike te Fuqive te Medha.

2) Ka çdo arsye me besue se kundershtimi kambengules i Presidentit Wilson dhe qendrimi i delegacionit amerikan ne Paris:

a) kane pengue coptimin e Shqiperise;

b) kane dekurajue aktet agresive te fqinjve; dhe

c) kane inkurajue shqiptaret ne mbrojtjen e vendit te tyne.(85)

Ashte e veshtire me percaktue se si do te kishin veprue shqiptaret sikur Shqiperia te kishte qene e okupueme ushtarakisht nga forcat e tre vendeve fqinje.

3) Pervoja shqiptaro-amerikane e viteve 1918-1920 ne veçanti ka krijue nji tradite te thelle miqesie dhe mirebesimi ne mes te dy vendeve fryma e se ciles vrehet gjate gjithe kohes se punimeve te Konferences.

Perkrahja e Shqiperise nga shqiptaro-amerikanet dhe nga Qeveria amerikane para dhe mbas L1B kane krijue nji tradite miqesie dhe mirebesimi ne mes te dy popujve dhe te dy vendeve(86) fryma e se ciles vazhdon te kultivohet edhe sot.

Falemnderit!                                                   Sami Repishti, Ph.D.

2 shkurt 1974                                                City University of New York

(Shenim: Per mungese vendi ,nuk ashte dhane bibliografia e plote .SR)

========================================================

Quotes:

“I shall have but one voice at the Paris Peace Conference, and that voice I shall use for the rights of Albania”. (President Wilson to The Rev.Fan S.Noli. July 4,1917)

“The Apostle of political morality, the defender of small oppressed peoples, the respected chief of the most powerful democracy, the man who placed the sentiments of justice far above all interests”. (The Albanian Delegation at Paris Peace Conference to President Wilson, April 1919)

“For us, Albanians, his name means support, relief, friendship. For us, Albanians, his name symbolizes refuge and the chance to work and progress in the dignity that the United States, this ‘sweet land of liberty’ has offered in the past and continues to offer, today!” (Albanians Honoring the Memory of Woodrow Wilson, February 2,1974)

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: e Shqiperise, per mbrojtjen, Prof. Sami Repishti, roli i presidentit, Wilson

Smajl Martini Ivezaj dhe qëndresa heroike për mbrojtjen e tokave shqiptare

January 23, 2013 by dgreca

A do të kujtohet ndonjëherë shteti shqiptar për këtë bir të tij?/

 Nga Gjeto Ivezaj/

Smajl Martini Ivezaj, bajraktari  i Grudës së njohur, është një ndër shqiptarët më patriot, për të cilin deri më sot  fare pak është bërë për nderimin e tij në rangun kombëtar. A e meritonte Smajl Martini një nderim të tillë e, sidomos në  përvjetorin historik të 100 vjetorit të Pavarësisë? Për këtë le të pyetët historiografia shqiptare, le të shfletohen arshivat dhe bibliotekat, edhe pse për përsonalitete të tilla ka pasë  shumë rezerva për t’ua vënë në dukje trimëritë dhe aktivitetin e tyre.

Samjal Martini Ivezaj është pa dyshim njëri ndër luftëtarët më të mëdhenjë që pati Malësia  e, për më shumë, gjithë Veriu i Shqipërisë.  Ai, qysh në moshën 18 vjeçare u dallua si një prijës trim dhe i vendosur në luftën kundër okupimit turk, duke marrë pjesë në shumë luftra çlirimtare. Nuk  mund të kalohen luftrat e njohura në Shkodër, Vraninë e Shipshanik, në Deçiq e Bukovik, në Plavë e Guci, në Pejë si dhe në betejën ( Kryengritjen) e përgjakshme në tokat e Maqedonisë kundër Sadri Agë Pashës etjera, duke qënë  në ballë të kryengritjeve liridashëse kudo në trojet shqiptare të okupuara padrejtësisht prej pushtuesve historik, që tashmë njihen.

Smajl Martini IVEZAJ, jo vetëm që vinte nga një familje me tradita patriotike dhe shumë e njohur në Malësi e më gjërë, siç ishin atdhetarët  Preç dhe Bacë Vuksani të njohur për luftrat e viteve 1780, të thirrur “ Princat e Grudës” , që u vunë në mbrojtje të Kalasë së Rozafatit në qytetin historik të Shkodrës, por edhe vetë  Smajli, në vitin 1835 i vuri gjoksin e me heroizëm shembullor mbrojten këtë Kala dhe Kishën rrëzë saj, të quajtur “ Zoja e Shkodrës”.

Janë historianë të njohur, të cilët kanë shkruar për këtë prijës e luftëtar të pamposhtur. Një ndër to ishte hsitorianja e njohur  Gradizhinia, që  në vitin 1837 do t’i përshkruante këto beteja dhe Smajl Martinin si një hero për mbrojtjen e çeshtjes shqiptare.

Perandoria turke e ndoqi hap mbas hapi veprimtarinë e Smajl Martinit, duke e dënuar në vitin 1883 në një izolim të përkohëshëm për t’iu rikthyer denimit të përjetshëm në vitin 1886, ku gjyqi ushtarak i Sulltanit do të dënojë bashkë me Smajl Martinin Ivezaj edhe një numër të madh malësorësh të Grudës, bashkeluftetaret me te ngushte te tij: Dede Ula ( Lulgjuraj), Ujk Dushi ( Kalaj ), Shabë Smaku ( Berishaj), Gic Gila ( Grimaj Ivezaj, Prek Gjetja ( Ivezaj), Lulash Deda ( Ivezaj) dhe Lucë Preka ( Ivezaj). Internimi i këtij luftëtari në Diari- Bekir  të  Turqisë, bëri që ai, pas më shumë së dhjetë vjetësh të vdes në internim dhe, sot e kësaj dite, të mos i gjindet as varri.

Vite më parë ai do të merrte pjesë  bashkë me Baca Kurtin e Dedë Gjo Lulin në Lidhjen Historike të Prizrenit, në Qershor të vitit 1878.

Për të gjitha këto e të tjera, që saktësisht i kanë shpëtuar kohës dhe mundësisë për t’u dokumentuar, ekzistojnë shkrime deri në Ipeshkvinë e Venecias, ku Ipeshkvi i njohur edhe në fushën e historisë, Toni Assagazino do të shkruante për qendresën   liridashëse të  Malësisë në vitin 1780, historianët Pjetër e Arben Teodori ( ACC.PO, fq 117) në vitin 1856 do të shkruajn për rolin e këtyre bajraktarëve për të mbetur Malësia e pandarë nën teritorin shqiptar e, jo ashtu siç ndodhi në të vërtetë. Njihet thënia e Smajl Martinit Ivezaj në  shenjë proteste, kur mësoi se Malësia po copëtohej: “ Nuk kam qënë dhe s’do të jemë kurrë për copëtimin e trojeve tona të shtrenjta të lëna trashëgim nga të parët tanë.”

Po kështu, sipas  Andrija Joviçeviqit, Smajl Martini Ivezaj ka lufuar vazhdimisht edhe kundër  sundimit malazias në tokat shqiptare të Malësisë, me të njëjtin intensitet që ka lufuar kundër pushtuesve turq, duke bërë që luftrat dhe qendresa e kësaj familje të njihen deri në Amerikën e largët. Për këtë  është shkruar me datat 9 dhe 21 Maj të vitit 1911 në gazetën e njohur “ The New York Times”.

Për të gjitha këto e të tjera veprimtari të  kwtij heroi popullor, folklori shqiptar njeh me qindra vargje në dhjetra këngë të shkruara e kënduara pëwr të.

Smajl Martini Ivazaj edhe pse mbeti jetim në moshën 17 vjeçare dhe e dinte ç’do të thoshte lufta, i dha dy djemë luftrave kundër Malit te Zi, Gjonin dhe Pjetrin, i dha nipin Martin dhe për më tepër  i dha historisë tonë Tringë Smajlin e njohur. Pra,  Smajl Martini Ivezaj duhet vënë në piedestalin që e meriton.

Disa të dhëna të shkëputura u moren nga:

 Pr.Dr. Palokë Berisha “ Punime nga shkencat humanitare” Ulqin, 2011

Edi Shukriu “ Gratë e shquara  shqiptare”, Prishtinë 2003

Andija Joviçeviq, “ Malësia 1914-1923

“ The New York  Times”  dt 9 dhe 21 Maj  1911

Filed Under: Histori Tagged With: e tokave shqiptare, Gjeto Ivezaj, per mbrojtjen, qendresa heroike, Smajl Martini Ivezaj

Artikujt e fundit

  • Charles McGonigal…
  • Sopranoja Shqiptare Ermonela Jaho “Artisja e Vitit 2023” Sonte në Operën Metropolitan
  • ASLLAN BUSHATI: “DIKTATI I ADM-ve NË LUFTËN E FTOHTË E PAS SAJ”
  • Eksperimenti, Asociacioni/Bashkësia …!
  • Department of State Signals Pressuring Kosovo to Discuss the EU Proposal, Vucic “Drama Queen” Says President Osmani
  • ZGJEDHJET PRESIDENCIALE TEST PËR ATO PARLAMENTARE
  • Presidentja Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Benjamin J.Correl
  • VATRA PROMOVOI “DIKTATI I ADM NË LUFTËN E FTOHTË E PAS SAJ”, BOTIM I GJENERAL ASLLAN BUSHATIT MBI ARMËT BËRTHAMORE DHE SIGURINË KOMBËTARE
  • Biseda me Mjeshtrin e Fotografisë Roland Tasho
  • Deputeti i Parlamentit të Kosovës Prof. Besnik Tahiri mbajti fjalën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës
  • ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE ROLI I DIPLOMACISË NDËRKOMBËTARE NË PROCESIN E ÇLIRIMIT TË SAJ
  • ZËRI DHE FJALA MAGJIKE…
  • Nderim 179 vjetorit të lindjes dhe 104 vjetorit të vdekjes së Themeluesit të shtetit të pavarur shqiptar, Ismail Qemal Vlora
  • Përse akoma në vend numëro?!
  • Njё arap Vlore qё quhet Otello

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT