Nga Dalip Greca/
Në këto momente ai po vazhdon nje terapi rehabilituse.Trupi i fuqishem mori nje goditje para dy vitesh, por ai nuk dorezohet. I qëndron fort shpreses. Madje nuk ndahet nga komunitetit, ka marre pjesë edhe në ngjarjet festive të komunitetit, vecanerisht ato te Vatrës. Ka marrë pjesë edhe në ngjarje familjare,sic ishte takimi pasmortor që organizoi familja Kupi në kujtim të përcjelljes të së ndjerës Liri Kupi, bashkshortja e Fatbardh Kupit….E ndihmojnë dibranët Jonuz Ndreun që të lëvizë në raste të tilla. Po kush është dibrani, që shërbeu në ushtrinë amerikane, nga SHBA në Gjermani, pasardhësi i denjë i familjes Ndreu, nipit të Eleez Isufit, Gjeneralit me shajak, piramidës antisllave, ?….
Jonuz Ndreu, u arratis dy herë nga Shqipëria. Herën e parë ishte vetëm 17 vjeç. Pas një qëndrimi prej 21 ditësh në qelitë e burgut në Maqedoni, e rikthyen në Shqipëri. Herën e dytë arriti të kaloi kufirin, por aventura përshkoi njjë kalvar të gjatë vuajtjesh prej 6 vitesh nëpër ish Jugosllavi.Kur kaloi Adiriatikun, në kampet e Italisë, i propozuan që të shërbente në ushtrinë amerikane. Shërbeu pesë vjet në ushtrinë amerikane,nga Kalifornia, në Berlin, në Islandë, në Kolorado dhe sërish në Berlin, një avneturë me plot të papritura.
Jonuz Ndreu është një ndër emigrantët e hershëm, që jeton në ShBA për më shumë se gjysëm shekulli. Ai u arratis nga Shqipëria dhe pas një kalvari plot vuajtjesh që zgjati 6 vite nëpër ish Jugosallavi, kapërceu Adriatikun dhe shkoi në Itali, në kampet e emigrantëve që ishin nën kontrollin e anglo-amerikanëve. Kur e pyesin nëse do të ishte i gatshëm që të rreshtohej në radhët e ushtrisë amerikane, ai pranoi menjëherë, edhe pse ende nuk kishte shkelur në tokën amerikane.
Jonuz Ndreu vjen nga një familje që ka bërë emër dhe ka lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë. Ai është i biri i Cen Elezit dhe nipi i Elez Isufit. Vjen nga dera e madhe e familjes Ndreu të Sllovës të Dibrës. Elez Isufi është një ndër simbolet e kombit, që ka mbetur në historinë kombëtare. Emrin e tij e mbajnë institucione, shoqata kombëtare dhe sheshe e rrugë të Dibrës e Shqipërisë. Kronikat shkruajnë se shtëpia e Elez Isufit ishte shtëpi bujare. , ku hynin burra me emër si Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Islam Spahia, Ismail Strazimiri, Murat Kaloshi, Dine Hoxha, Halit Lleshi, Sulë Shehu, Hysni Dema, Ali Maliqi, Fiqiri Dinja e shumë të tjerë. Do ta vizitonin këtë shtëpi edhe të huaj, miq të Shqipërisë, duke filluar nga Harry Fullci, zonja angleze Sibil Llojdi, ambasadorë, konsuj, gazetarë, shkrimtarë etj.Pikërisht nga kjo derë vjen Jonuz Ndreu.
Jonuzi, pas arratisjes, shërbeu pesë vjet në ushtrinë amerikane e më pas punoi 37 vjet në të njëjtën kompani amerikane. Ai ka dalë në pension në vitin 2005, por për çështjen kombëtare nuk do të ketë kurrë pension për të. Nuk ndahet asnjëherë nga veprimtaritë që organizohen në komunitetin shqiptar, për Flamur e komb, për Shqipëri e Kosovë.Shtëpia e tij në Warwick-New York, i ngjan një minimuzeu, ku i gjenë të gjithë simbolet Kombëtare, Flamurin Kuq e Zi, portrete heronjësh të Kombit, kaseta e DVD me këngë e filma shqiptarë, libra e revista shqip, gazeta që flasin për Kombin, koleksionin e revistë “Koha” botim e sponsorizim i familjes Ndreu për më shumë se 40 vjet, etj.
Në shtëpinë e tij nuk mungojnë as kostumet kombëtare, nga zona të ndryshme, ku natyrisht mbizotërojnë ato të krahinës së Dibrës, prej nga ka emgruar ai.Në shtëpi të tij gjen veshje popullore burrash e grash, tirqe me shiritat e zinj karakteristikë, kapuç të bardhë e Xhubletën e famshme. Ai ndjehet tepër i gëzuar sepse pasardhësit, nipër e mbesa, i veshin kostumet popullore me plot dëshirë, jo vetëm në festat që organizon komuniteti shqiptar, por edhe në veprimtaritë që organizohen nëpër shkollat amerikane, ku ata studiojnë.
Aventura e arratisjes nga Shqipëria
Jonuz Ndreu u arartis nga Shqipëria pas një aventure të rrezikshme që zgjati shumë nga moment i ikjes fillestare.Aventura zë fill 60 vite të shkuara.Ishte viti 1949. Ai ishte izoluar në një kamp me punë të detyrueshme në Rrogozhinë, edhe pse ishte vetëm 17 vjeç. Më parë kishte kaluar nëpër kampet e internimit me punë të detyruar në Berat, Kuçovë, Tiranë, ku punoi për ndërtimin e rrugës Tiranë-Durrës. Më pas e dërguan në kampin e Valiasit.Ishte 6 maj i vitit 1949 kur Jonuz Ndreu mori vendimin e guximshëm për t’u arratisur nga kampi i punës së detyruar që kishin ngritur komunistët për të dënuar familjet nacionaliste dhe bijtë e tyre.Ishte një arratisje tepër e vështirë edhe për faktin se në momentin e ikjes ata ishin nën mbikqyrjen e policisë dhe me vëzhgim të rreptë apeli. Ishin nëntë vetë kur e morën vendimin: Jonuz Ndreu, Muhamet Kadria, Muhamet Begu, Xhelal Dine, Esat Dine, Nikoll GjonMarku, Tafil Ndreu, Selim Haxhia nga Puka, dhe një emigrant kosovar. Udhëtuan tre ditë e tri net rrugë pa rrugë, shpesh humbën dhe orientimin. Mirëpo kjo s’ishte asgjë me ç’ka u ndodhi më pas.Tetë nga të nëntë të arratisurit nuk e dinin se mes tyre ishte dhe një person i infiltruar nga Sigurimi i Shtetit, fakt, të cilin do ta mësonin më vonë, kur ai do të dorëzohej dhe nuk do të ndiqte aventurën me ta. Ky ishte Selim Haxhija,i cili ishte dhe udhëheqësi i grupit.Duket se ai me qëllim e ngatërroi rrugën, duke i çuar në pritën e forcave të ndjekjes. Kur grupi u ndesh me Forcat e Ndjekjes të Sigurimit të Shtetit në malet e Skraparit, mbeti i vrarë Esta Dine. Në përpjekje me forcat e sigurimit mbeti dhe djali kosovar, që ishte bashkuar me ata. Duke qenë se dy u vranë dhe një u dorëzua, grupi mbeti me gjashtë vetë, të cilët u përpoqë që t’i humbnin nga sytë forcave të ndjekjes, duke ndryshuar drejtimin e lëvizjes. Morën drejtimin nga ana e Llixhave të Elbasanit, ku mbërritën në mesnatë. Ishin ndarë në dy grupe; në grupin e parë bënte pjesë Jonuz Ndreu, i ndjeri Abdulla Kaloshi dhe Tafil Ndreu. Në grupine dytë ishin Muhamet Kadriu, Xhelal Dine dhe Nikoll Gjon Marku, i biri i Kapedanit të Mirditës, Gjon Mark Gjoni. Synimi ishte që të shkonin në Dibër, ku e njihnin mirë zonën për t’u hedhur në Jugosllavi, më saktë në Republikën e Maqedonisë, pjesë e ish federatës.Kur mbërritën në Dibër, studiuan mirë kufirin dhe përcaktuan shtegun e kalimit në kohëndërrimin e rojave. Sapo kaluan kufirin shtetëror të Shqipërisë ranë në duart e ushtarëve jugosllavë, të cilët i dërguan menjëherë në burg. Ndreu kujton se në burg, komandant ishte një shqiptar, Mustafa Lleshi, i njohur për bashkëpunim me pushtetin serbo-sllav dhe antishqiptar.Me urdhërin e drejtëpërdrejtë të tij qëndruan 21 ditë të izoluar në qeli.Aso kohe të dy shërbimet, ai i Jugosllavisë dhe i Shqipërisë bashkëpunonin ngushtësisht me njëri-tjetrin.Në këto rrethana, Mustafë Lleshi ua dorëzoi autoriteteve shqiptare. Duke qenë se Jonuzi ishte nën moshë për t’u dënuar në burg e dërguan sërish në kampet e punës së detyrueshme.
Arratisja e dytë
Pas gjashtë muaj izolim nëpër kampe iu krijuan sërish rrethanat për t’u arratisur.Në Vjeshtën e dytë të vitit 1949 ata u ishin afruar sërish në grup fshatrave të Dibrës.Duhet të ketë qenë fundtetori ose fillim nëntori, kur ata i ka takuar i biri i Sheh Haxhisë nga Peshkopia, Selami Shehu dhe u ka treguar se ku ndodheshin tre shokët e tjerë me të cilët grupi i Jonuzit i pat humbur kontaktet gjatë arratisjes së parë. Në fakt grupi tjetër prej kohësh qëndronte i strehuar pikërisht në shtëpinë e Shehut.
Të djegur nga arratisja e pare, kur forcat maqedonse i patën dorëzuar pas 21 ditësh tek forcat shqiptare të kufirit, ata po përpiqeshin që të vendosnin pika kontakti në Maqedoni që t’i udhëhiqnin matanë kufirit, pa i dorëzuar tek autoritetet maqedonse.Siguruan një marrëveshje me Fik Maliqin, i cili kishte njerëzit e tij në Maqedoni. Marrëveshja që bënë me përfaqësuesit e tij këtej kufirit, siguronte mosdorëzimin tek autoritetet maqedonse.Mirëpo sapo kaluan kufirin, autoritetet e kufirit maqedons i kapën. Veçse këtë herë nuk i plasën në qelitë e burgut, por i dërguan në një kamp të posaçëm që ndodhej në fshatin Trashevë.Aty i mbajtën të izoluar për shtatë muaj.Më pas i transferuan në Sarajevë. Atje i punësuan. Jonuzi kujton se gjatë një viti që qëndroi atje punoi si mekanik. Pasi kaloi ca kohë,i kthyen sërish në Maqedoni.Qëndruan pak kohë në Gostivar.Kalvari nëpr ish Jugosllavi vazhdoi gjatë; nga Gostivari i dërguan në Serbi, duke i mbajtur nën mbikqyrje të rreptë në Pançevo.Kur kishin kaluar tre muaj në Pançevo, Ndreu kujton se kishin ardhë aty dy xhaxhallarët e tij që ishin liruar nga burgu serb.U takua i përmallur me njerëzit e dashur me të cilët i kishte humbur kontaktet prej kohësh. Ata i dhanë lajmin e hidhur se Cen Elezi dhe Dan Kaloshi kishin vdekur.Ata kishin sjellë edhe lajmin e hidhur se Ferit dhe Rushit Sina bashkë me Aqif Nokën, ishin zhdukur pa lënë gjurmë nga kriminelët sllavo maqedonas dhe bashkëpuntorët e tyre shqiptar në Maqedoni,posa ishin arratisur nga Shqipëria.Ç’ishte ndodhë me ta? Tragjedia nuk njihet me detaje, por dihet fakti se u zhdukën.
Gjashtë vjet të rinisë së vet u end Jonuz Ndreu nëpër ish Federatën e Jugosllavisë dhe përherë i trajtuar me dhunë e përbuzje. Në vitin 1955, pasi kishte kaluar përmes një kalvari të gjatë vuajtjesh, ai ndjeu erën e lirisë. Kishte paraqitur kërkesën që të kalonte në perëndim së bashku me shumë shqiptarë të tjerë antikomunistë që kishin braktisur vendin për pak liri. Në pritje të plotësimit të kërkesës, i dërguan në kampin e njohur për dhunë ndaj shqiptarëve të izoluarëve, atë të Gerovës.18 muaj qëndruan në atë kamp famkeq. Sapo kapërcyen kufirin i dërguan në kampin e Kapo-s në Italisë. Ky kamp administrohej nga anglo-amerikanët.
Në ushtrinë amerikane, nga SHBA në Gjermani
Ndreu ende ndjen dhimbje të shpirtit nga kalvari i gjatë me plot vuajtje në dhe’ të, por as që mund të krahasohej me vendlindjen, që ishte kthyer në një kamp mizor, të izoluar, ku gjithëçka ishte nën kontroll, ashtu siç ishte nën kontroll dhe ndalohej me ligj dhe fjala e lirë, që kishte çmimin e prangave.
Kur ishte në Itali, Jonuzi mendonte vetëm e vetëm se si të mbërrinte në Amerikë, ku ai kishte të afërm.Ndër alternativat që iu paraqitën, ai parapëlqeu që të regjistrohej që në fillim në ushtrinë amerikane.Hartoi kërkesën dhe e paraqiti me dëshirën e vet që të ishte pjesë e ushtrisë më të madhe të botës. Kërkesa iu aprovua menjëherë.Shkoi në ushtrinë amerikane, ku fitoi një tjetër përvojë dhe u dnesh me vështirësi të shumta, që ai i kapërceu me një vullnet të jashtzakonshëm.E caktuan në këmbsori, ku lodhja fizike natyrisht që ishte e madhe. Fillimisht shërbeu në një bazë ushtarake në Karolinën e Jugut.Ishte një ushtar i bindur dhe i përgjigjej me disiplinë kodit të shërbimit ushtarak.Pas tetë muajësh shërbim në Karolinën e Jugut e transferojnë në një tjetër bazë në Kolorado, në Fort Devis.Një përgatitje intensive kreu në këtë bazë, ku fitoi njohuri të plota ushtarake. Tashmë ishte një ushtar i denjë për ushtrinë më të fortë në botë. Pas kësaj përgatitjeje, e priste një tjetër përvojë e re. E dërguan në një bazë ushtarake amerikane në Berlinin perendimor në Gjermani Federale.Është koha e luftës së Ftohtë, kur gjysma e Gjermanisë sfidonte gjysmën tjetër dhe muri ndante një popull përgjysëm. Jonuz Ndreu ruan në kujtesë ngjarje interesante.
Mirëpo në Gjermani nuk i shkoi mirë shëndeti, madje pati një përkeqësim të ndjeshëm dhe e shtruan në spital. Regjimi spitalor vazhdoi për disa kohë. S’’kaloi shumë dhe vjen një urdhër trasferimi; nga Berlini e dërgojnë me shërbim në Islandë.Një vit qëndroi atje me shërbim, ku fitoi një përvojë të re. Në ishullin në veri të Anglisë, krahas shërbimit, ndikoi për mirë edhe klima; shëndeti i mori për mbarë dhe u përmirësua tërësisht. Pas një viti e transferojnë në Amerikë. Këtë herë në bazën ushtarake Fort Er në Massachusets. U vendos në Divizionin e dytë të këmbësorisë. Tani shëndeti i mori për mirë, por s’kaloi shumë kohë dhe e trasferojnë sërish nës Berlinin perëndimor.Aty qëndroi 18 muaj, derisa e kreu përfundimisht detyrën për të cilën ishte betuar. E kreu shërbimin ushtarak në mënyrë shembullore.Për rezultate të shkëlqyera në radhët e ushtrisë amerikane atë e graduan Kapter i Parë. Motivacioni që mbart gradimi është “Për merita në Këmbësori”.
Jonuz Ndreu mban, si kujtim nga koha e ushtrisë shumë çertifikata zyrtare ushtarake, Urdhëra vlerësimi, dhurata të shumta nga personalitetet më të larta të Ministrisë së Mbrojtjes Amerikane (DoD), me motivacionin “God Condact”. Ai ruan kujtimet më të bukura nga ushtria,në kujtesë të ushtarëve kolegë mbeti i respektuar si një shok i mirë, ndërsa tek eprorët oficerë si një ushtarë shembullor dhe i displinuar.
Aktiviteti politik
Jeta në megrim, Jonuz Ndreut i dha kontakte me personalitetet shqiptare të emigracionit, që ksihin dalë në mërgim në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ai kujton se kur ishte në kamp në Itali, shkoi dhe e takoi Isa Ndreu. Më pas u takua me përfaqësues të Komitetit Shqipëria e Lirë, që e kishin qendrën në Romë. Në krye të atyre që i vizituan në kamp ishte Sahit Kryeziu.
Më pas në kamp u vendosën kontakte edhe me përfaqësues të partive politike shqiptare, si përfaqësuesit e Bllokut Kombëtar, të kryesuar nga Ernest Koliqi me Kol Bibë Mirakën, Partia e Ballit Kombëtar, Organizata Kombëtare Lëvizja e Legalitetit, Partia Katundare, dhe përfaqësues të tjerë.
Në SHBA, Jonuz Ndreu hyri me 11 shtator 1957.Për pesë vjet, deri në 11 shtator 1962, jeta e tij ishte nën uniformën ushtarake.Pas lirimit jeta e tij ishte e lirë si qytetar amerikan. Zgjodhi që aktivitetin politik ta zhvillonte duke qenë i regjistruar në radhët e Partisë Katundare, e cila udhëhiqej aso kohe nga Isa Ndreu.Më pas aktiviteti i tij politik i përket organizatës së bashkuar, që quhej “Tripalëshi”. Në këtë bashkim bënte pjesë “Partia Katundare” ,”Bashkimi” dhe Rezistenca Antikomuniste.
Në takimin e vitit 1962 në Madrid të Spanjës, Mbreti Leka I, kërkoi ta bashkonte emigracionin politik shqiptar jashtë vendit. Bashkimi “Tripalësh” u përfaqësua në takimin e Madridit nga Isa Ndreu dhe Lec Shllaku. Aty u hodh ideja që bashkimi”Tripalësh” të shkrihej në një parti me qëllim që të arrihej më lehtë bashkimi.
Pas Mbledhjes së Madridit, Ndreu kujton se u la që takimi i radhës i forcave antikomuniste të mbahej në Nju Jork. Jonuz Ndreu ka qenë i pranishëm në këtë takim dhe kujton se takimi i forcave politike anti-komuniste në mërgim, udhëhiqej nga Xhaferr Deva.Ndreu ka marrë pjesë gati në të gjitha takimet e organizuara.Ai ruan në kujtesë edhe faktin se kur u tërhoq Xhaferr Deva, kryetar i takimit të Nju Jork-ut u zgjodh Masar Pustina, ish oficer i Gardës së Mbretit Zog.Në takimet e nju Jork-ut, u diskutua shumë për riorganizmin e mërgatës politike dhe u kërkua bashkrendim i veprimeve për rrëzimin e komunizmit. Pjesmarrja e Bllokut Indipendent nuk mund të merrte pjesë në këtë bashkim për arsye se ky grupim politik kishte të pranishme një fraksion të saj, Partinë e Rezistencës, e cila, konsiderohej si degë e shkëputur nga Blloku Indipendent.Alternativa e vetme ishte që të trija partitë të shkriheshin kështu që të bëhej pjesë edhe Blloku Indipendent. Shkrirja nuk qe e lehtë, dolën vështirësi pas vështirësishë. Partia e Rezistencës,e cila kishte në krye Ndue Pjetër GjonMarku, e kundërshtoi bashkimin. Në këto rrethana takimi konsiderohej i dështuar. Nga ana e tij, kryetari i Partisë “Bashkimi Kombëtar”, Loro Stajko, u bëri thirrje pjesmarrësve që të arrihej me çdo kusht bashkimi. Ai ishte gati që të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë, nëse konsiderohej faktor i dështimit të bashkimit. Që në atë moment ai vullnetarisht doli nga radhët e partisë që përfaqësonte, duke u deklaruar në radhët e Partisë Katundare. Ndreu kujton se diskutimi i Loro Stajkës u shoqërua me duartrokitje.
Pas kësaj u vendos që partitë e “Tripalësh”-t, të mbanin një kongres, i cili do të kishte mandatin e zgjedhjes së një kryetari. Partia që do të dilte nga shkrirja do të njihej me emrin “Bashkimi Kombëtar”.
Formacioni politik e mbajti kongresin e vet të parë në Firence të Italisë. Pikërisht në këtë kongres u pagëzua me emrin që ka edhe sot ”Bashkimi Kombëtar Shqiptar”. Kryetar u zgjodh Isa Ndreu dhe sekretar Lec Shllaku, ndërsa zv/kryetar Adem Hodo dhe Loro Stajko.Partia kishte edhe revistën e saj “Koha Jonë”, e cila për 40 vjet u botua rregullisht dhe informoi mërgatën, duke patur si sponsër familjen Ndreu.
Jonuz Ndreu ka qenë aktiv në radhët e kësaj partie.Ai është zgjedhur vazhdimisht anëtar i kryesisë së Bashkimit Kombëtar, duke qenë shumë aktiv në SHBA.Ai thotë se ka punuar pa u lodhur duke kryer të gjitha detyrimet ndaj Partisë.Duke qenë në krye të partisë për shumë kohë ai ka pasur marrdhënie shumë të mira me të gjitha organizatat, shoqatat dhe entet fetare në SHBA.
Ndreu tregon për Illyria-n se raportetet me Bllokun, Legalitetin, Ballin Kombëtar, Vatrën; me Kishën dhe Xhaminë, kanë qenë të shkëlqyera. Ai ka përfaqësuar në çdo aktivitet me karakter kombëtar dhe politik partinë, Bashkimin Kombëtar Shqiptarë (BKSH), të cilën, e udhëheq për shumë vjet në Amerikë. Ka marrë pjesë si i deleguar nderi në të gjitha kongreset e Legalitetit, takimet e Ballit Kombëtar dhe të Komitetit Shqipëria e Lirë, si dhe të Vatrës. Ka qenë i pranishëm si përfaqësues i partisë BKSH, në të gjitha festat e flamurit , demostratat e protestat kundër regjimit komunist në Shqipëri, dhe ato për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, e të gjitha trojet etnike.
37 vjet punë në të njëjtën kompani
Jonuz Ndreu nuk ia ka përtuar punës. Zellin dhe dispiplinën që tregoi në ushtrinë amerikane,i tregoi edhe në punë të përditshme. Pas ushtrisë ai nisi punë në kompaninë amerikane Daglas Management, ku për shumë kohë punoi si supervajzer.
Kjo kompani, thotë ai, ndërroi shpesh emra më pas, por pronarët mbetën po ata.Në këtë kompani ai punoi që nga viti 1968 dhe deri në vitin 2005, kohë kur doli në pension.Pra 37 vite ai i kaloi në të njëjtën kompani, duke punuar në të njëjtin pozicion. Punëtori i mirë i bën vend vetes. Kurrë nuk pati një vrejtje nga menaxherët, gjithëmonë u mor shembull. Kompania nuk e lëshoi as kur ai pati lëndime trupore si shkak i një aksidenti të rëndë komunikacioni në vitin 1982.
Kompania pas aksidentit i qëndroi afër duke përballuar me fondete veta të gjitha shërbimet spitalore. Ajo vuri në dispozicion të tij një shumë të madhe dollarësh, me të cilat përballoi jo vetëm operacionet që iu desh të kryente në spital, por edhe shërbimet e më pasme, përfshi dhe terapitë, deri në shërimin e tij të plotë.
Ndërsa, pas 37 viteve punë, me 25 maj 2005, kur ai doli në pension, kompania i dhuroi edhe një tjetër befasi të këndshme; një çek me vleftën e 25 mijë dollarëve. Ai u ndje shumë i emocionuar dhe falenderoi me zemër kompaninë.Me rastin e daljes në pension ai ftoi disa nga miqtë e tij dhe së bashku me rrethin familjar e festoi.Mes të ftuarëve ishin: kryetari i Vatrës, z. Agim Karagjozi, dr Gjon Buçaj, Agim Rexhaj, Zef Balaj, Zef Përndocaj, Hajdar Tonuzi, e shumë miq të tjerë.
Nga ajo festë ai ruan një dhuratë të çmuar, që Vatra ia dhuroi me rastin e daljes në pension, një pikturë e Heroit tonë Kombëtar Gjergj – Kastrioti Skënderbeut.
Si nacionalist dhe luftëtar i vendosur antikomunist, Ndreu është ndjerë i gëzuar kur ra komunizmi në Shqipëri. Që nag viti 1992, fitorja e demokracisë shqiptare, ai e ka vizituar 15 herë Shqipërinë. Pas 50 viteve në mërgim, shkoi në vendlindjen e tij, në Sllovë të Dibrës dhe u çmall me kujtimet e fëmijërisë.U ndje tepër i mallëngjyer sepse gjeti gjallë edhe më të moshuarit e fisit të madh Ndreu.Edhe pse në moshë të thyer, Jonuz Ndreu me zemër e mendje ndjehet atje në Sllovën e tij malore, në kufi me Kukësin.
Krenari për identitetin shqiptar
Jonuz Ndreu dhe bashkëshortja Bale, i gëzohen nipërve dhe mbesave dhe janë përpjekur që t’i përkundin ata nën ninullat dhe rrëfenjat për kombin shqiptar. Duke i marrë me vete nëpër festat dhe tubimet shqiptare, duke i veshur me kostume kombëtare të blera në Shqipëri,u kanë përcjellë një dashuri të qëndrushme për simbolikën kombëtare dhe ndjehen krenarë që i përkasin kombit shqiptar.
Nipi i Ndreve dhe it ë ndjerit Imam Isa Hoxha, Bahri Hoxha, u kishte folë prej kohësh prindërve për një festival ndërkombëtar të trashëgimisë, që do të organizohej në Nju Xhersi. Gjyshri Jonuz i kishin blerë një kostium dibran dhe Flamurin Kombëtar. Festivali për fëmijë do të organizohej në Teatrin e qytezës Emerson. I titulluar “One Word”-“Një Botë” synimi i organizatorëve ishte që të parakalonte para syve të shikuesve të shumtë kultura etnografike e shumë vendeve të botës, që jetojnë në shtetin e Nju Xhersit.Organizatore e këtij festivali ishte shkolla ‘PATRICK m. Villano”, e cila e ka kthyer në traditë të përvitshme këtë ngjarje me përmasa shumëetnike, që ka fituar statusin e veprimtarive të qytetit dhe ndiqet edhe nga autoritetet e bashkisë.
Në këtë festival bëhet parakalimi tradicional, ku fëmijët përfaqësues të kulturave etnike vishen me kostume të shtetit përfaqësues. Këtë vit në festivalin ndërkombëtar të trashëgimisë ”Një Botë” u paraqitën 25 shtete nga kontinente të ndryshëm, që ekspozuan etnosin e kombeve nga vijnë prindërit e tyre. Ndër shtetet përfaqësuese u renditen: Shqipëria, Italia, Hungaria, Panamaja, Filipinet, Portugalia, Kroacia, Kina, Izraeli, Tailanda, India, Arabia Saudite, Spanja, Meksika, Ukraina, Rusia, Porto Riko, Polonia, Armenia, Afrika e Jugut, Skocia, Indonezia, Australia, Libani, Egjypti,Koreja e Jugut etj. Shqipëria, për të tretin vit radhazi, është përfaqësuar nga Bahri Hoxha, i biri i Afrim dhe Emira Hoxhës, nip i Jonuz Ndreut dhe Imam Isa Hoxhës.I veshur me kostumin karakteristik të Dibrës, dhe me flamurin kuq e zi të kombit shqiptar, Bahriu ka parakaluar para pjesmarrësve të shumtë dhe i ndjekur me emocion nga nëna e tij Emira, gjyshi Jonuz Ndreu dhe gjyshja Bale, që e kanë kurajuar me buzqeshje e duartrokitje. Bahriu është vetëm 8 vjeç, por tashmë ai ka një përvojë jo të vogël, ku për tre vjet radhazi përfaqëson Dibrën dhe Shqipërinë në këtë festival të përvitshëm të trashëgimisë kulturore. Festivali i trashëgimisë kulturore, që ka formën e një parade, ku ftohen fëmijët e shkollave fillore të Nju Xhers-it të përcjellin trashëgimin e kombeve nga vijnë prindërit e tyre, ka fituar statusin e një ngjarjeje shumë të vlerësuar në këtë shtet. Gazeta e qytetit shkroi shumë për këtë ngjarje dhe mes të tjerash u botuan disa fotografi, ku paraqitej dhe shqiptari, Bahri Hoxha dhe të afërmit që e shoqëronin në paradë….
MiqtJonuz NDREU, dibrani që shërbeu në ushtrinë amerikane, nga SHBA në Gjermani
Në këto momente ai po vazhdon nje terapi rehabilituse. Trupi i fuqishem mori nje goditje, por ai nuk dorezohet. I qëndron fort shpreses. Madje nuk ndahet nga komunitetit, ka marre pjesë edhe në ngjarjet festive të komunitetit, vecanerisht ato te Vatrës. Ka marrë pjesë edhe në ngjarje familjare, sic ishte takimi pasmortor qv organizoi familja Kupi në kujtim të përcjelljes të së ndjerës Liri Kupi, bashkshortja e Fatbardh Kupit….E ndihmojnë dibranët që të lëvizë në raste të tilla. Po kush është dibrani, që shërbeu në ushtrinë amerikane, nga SHBA në Gjermani?….
Jonuz Ndreu, u arratis dy herë nga Shqipëria. Herën e parë ishte vetëm 17 vjeç. Pas një qëndrimi prej 21 ditësh në qelitë e burgut në Maqedoni, e rikthyen në Shqipëri. Herën e dytë arriti të kaloi kufirin, por aventura përshkoi njjë kalvar të gjatë vuajtjesh prej 6 vitesh nëpër ish Jugosllavi.Kur kaloi Adiriatikun, në kampet e Italisë, i propozuan që të shërbente në ushtrinë amerikane. Shërbeu pesë vjet në ushtrinë amerikane,nga Kalifornia, në Berlin, në Islandë, në Kolorado dhe sërish në Berlin, një avneturë me plot të papritura.
Nga Dalip Greca
Jonuz Ndreu është një ndër emigrantët e hershëm, që jeton në ShBA për më shumë se gjysëm shekulli. Ai u arratis nga Shqipëria dhe pas një kalvari plot vuajtjesh që zgjati 6 vite nëpër ish Jugosallavi, kapërceu Adriatikun dhe shkoi në Itali, në kampet e emigrantëve që ishin nën kontrollin e anglo-amerikanëve. Kur e pyesin nëse do të ishte i gatshëm që të rreshtohej në radhët e ushtrisë amerikane, ai pranoi menjëherë, edhe pse ende nuk kishte shkelur në tokën amerikane.
Jonuz Ndreu vjen nga një familje që ka bërë emër dhe ka lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë. Ai është i biri i Cen Elezit dhe nipi i Elez Isufit. Vjen nga dera e madhe e familjes Ndreu të Sllovës të Dibrës. Elez Isufi është një ndër simbolet e kombit, që ka mbetur në historinë kombëtare. Emrin e tij e mbajnë institucione, shoqata kombëtare dhe sheshe e rrugë të Dibrës e Shqipërisë. Kronikat shkruajnë se shtëpia e Elez Isufit ishte shtëpi bujare. , ku hynin burra me emër si Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Islam Spahia, Ismail Strazimiri, Murat Kaloshi, Dine Hoxha, Halit Lleshi, Sulë Shehu, Hysni Dema, Ali Maliqi, Fiqiri Dinja e shumë të tjerë. Do ta vizitonin këtë shtëpi edhe të huaj, miq të Shqipërisë, duke filluar nga Harry Fullci, zonja angleze Sibil Llojdi, ambasadorë, konsuj, gazetarë, shkrimtarë etj.Pikërisht nga kjo derë vjen Jonuz Ndreu.
Jonuzi, pas arratisjes, shërbeu pesë vjet në ushtrinë amerikane e më pas punoi 37 vjet në të njëjtën kompani amerikane. Ai ka dalë në pension në vitin 2005, por për çështjen kombëtare nuk do të ketë kurrë pension për të. Nuk ndahet asnjëherë nga veprimtaritë që organizohen në komunitetin shqiptar, për Flamur e komb, për Shqipëri e Kosovë.Shtëpia e tij në Warwick-New York, i ngjan një minimuzeu, ku i gjenë të gjithë simbolet Kombëtare, Flamurin Kuq e Zi, portrete heronjësh të Kombit, kaseta e DVD me këngë e filma shqiptarë, libra e revista shqip, gazeta që flasin për Kombin, koleksionin e revistë “Koha” botim e sponsorizim i familjes Ndreu për më shumë se 40 vjet, etj.
Në shtëpinë e tij nuk mungojnë as kostumet kombëtare, nga zona të ndryshme, ku natyrisht mbizotërojnë ato të krahinës së Dibrës, prej nga ka emgruar ai.Në shtëpi të tij gjen veshje popullore burrash e grash, tirqe me shiritat e zinj karakteristikë, kapuç të bardhë e Xhubletën e famshme. Ai ndjehet tepër i gëzuar sepse pasardhësit, nipër e mbesa, i veshin kostumet popullore me plot dëshirë, jo vetëm në festat që organizon komuniteti shqiptar, por edhe në veprimtaritë që organizohen nëpër shkollat amerikane, ku ata studiojnë.
Aventura e arratisjes nga Shqipëria
Jonuz Ndreu u arartis nga Shqipëria pas një aventure të rrezikshme që zgjati shumë nga moment i ikjes fillestare.Aventura zë fill 60 vite të shkuara.Ishte viti 1949. Ai ishte izoluar në një kamp me punë të detyrueshme në Rrogozhinë, edhe pse ishte vetëm 17 vjeç. Më parë kishte kaluar nëpër kampet e internimit me punë të detyruar në Berat, Kuçovë, Tiranë, ku punoi për ndërtimin e rrugës Tiranë-Durrës. Më pas e dërguan në kampin e Valiasit.Ishte 6 maj i vitit 1949 kur Jonuz Ndreu mori vendimin e guximshëm për t’u arratisur nga kampi i punës së detyruar që kishin ngritur komunistët për të dënuar familjet nacionaliste dhe bijtë e tyre.Ishte një arratisje tepër e vështirë edhe për faktin se në momentin e ikjes ata ishin nën mbikqyrjen e policisë dhe me vëzhgim të rreptë apeli. Ishin nëntë vetë kur e morën vendimin: Jonuz Ndreu, Muhamet Kadria, Muhamet Begu, Xhelal Dine, Esat Dine, Nikoll GjonMarku, Tafil Ndreu, Selim Haxhia nga Puka, dhe një emigrant kosovar. Udhëtuan tre ditë e tri net rrugë pa rrugë, shpesh humbën dhe orientimin. Mirëpo kjo s’ishte asgjë me ç’ka u ndodhi më pas.Tetë nga të nëntë të arratisurit nuk e dinin se mes tyre ishte dhe një person i infiltruar nga Sigurimi i Shtetit, fakt, të cilin do ta mësonin më vonë, kur ai do të dorëzohej dhe nuk do të ndiqte aventurën me ta. Ky ishte Selim Haxhija,i cili ishte dhe udhëheqësi i grupit.Duket se ai me qëllim e ngatërroi rrugën, duke i çuar në pritën e forcave të ndjekjes. Kur grupi u ndesh me Forcat e Ndjekjes të Sigurimit të Shtetit në malet e Skraparit, mbeti i vrarë Esta Dine. Në përpjekje me forcat e sigurimit mbeti dhe djali kosovar, që ishte bashkuar me ata. Duke qenë se dy u vranë dhe një u dorëzua, grupi mbeti me gjashtë vetë, të cilët u përpoqë që t’i humbnin nga sytë forcave të ndjekjes, duke ndryshuar drejtimin e lëvizjes. Morën drejtimin nga ana e Llixhave të Elbasanit, ku mbërritën në mesnatë. Ishin ndarë në dy grupe; në grupin e parë bënte pjesë Jonuz Ndreu, i ndjeri Abdulla Kaloshi dhe Tafil Ndreu. Në grupine dytë ishin Muhamet Kadriu, Xhelal Dine dhe Nikoll Gjon Marku, i biri i Kapedanit të Mirditës, Gjon Mark Gjoni. Synimi ishte që të shkonin në Dibër, ku e njihnin mirë zonën për t’u hedhur në Jugosllavi, më saktë në Republikën e Maqedonisë, pjesë e ish federatës.Kur mbërritën në Dibër, studiuan mirë kufirin dhe përcaktuan shtegun e kalimit në kohëndërrimin e rojave. Sapo kaluan kufirin shtetëror të Shqipërisë ranë në duart e ushtarëve jugosllavë, të cilët i dërguan menjëherë në burg. Ndreu kujton se në burg, komandant ishte një shqiptar, Mustafa Lleshi, i njohur për bashkëpunim me pushtetin serbo-sllav dhe antishqiptar.Me urdhërin e drejtëpërdrejtë të tij qëndruan 21 ditë të izoluar në qeli.Aso kohe të dy shërbimet, ai i Jugosllavisë dhe i Shqipërisë bashkëpunonin ngushtësisht me njëri-tjetrin.Në këto rrethana, Mustafë Lleshi ua dorëzoi autoriteteve shqiptare. Duke qenë se Jonuzi ishte nën moshë për t’u dënuar në burg e dërguan sërish në kampet e punës së detyrueshme.
Arratisja e dytë
Pas gjashtë muaj izolim nëpër kampe iu krijuan sërish rrethanat për t’u arratisur.Në Vjeshtën e dytë të vitit 1949 ata u ishin afruar sërish në grup fshatrave të Dibrës.Duhet të ketë qenë fundtetori ose fillim nëntori, kur ata i ka takuar i biri i Sheh Haxhisë nga Peshkopia, Selami Shehu dhe u ka treguar se ku ndodheshin tre shokët e tjerë me të cilët grupi i Jonuzit i pat humbur kontaktet gjatë arratisjes së parë. Në fakt grupi tjetër prej kohësh qëndronte i strehuar pikërisht në shtëpinë e Shehut.
Të djegur nga arratisja e pare, kur forcat maqedonse i patën dorëzuar pas 21 ditësh tek forcat shqiptare të kufirit, ata po përpiqeshin që të vendosnin pika kontakti në Maqedoni që t’i udhëhiqnin matanë kufirit, pa i dorëzuar tek autoritetet maqedonse.Siguruan një marrëveshje me Fik Maliqin, i cili kishte njerëzit e tij në Maqedoni. Marrëveshja që bënë me përfaqësuesit e tij këtej kufirit, siguronte mosdorëzimin tek autoritetet maqedonse.Mirëpo sapo kaluan kufirin, autoritetet e kufirit maqedons i kapën. Veçse këtë herë nuk i plasën në qelitë e burgut, por i dërguan në një kamp të posaçëm që ndodhej në fshatin Trashevë.Aty i mbajtën të izoluar për shtatë muaj.Më pas i transferuan në Sarajevë. Atje i punësuan. Jonuzi kujton se gjatë një viti që qëndroi atje punoi si mekanik. Pasi kaloi ca kohë,i kthyen sërish në Maqedoni.Qëndruan pak kohë në Gostivar.Kalvari nëpr ish Jugosllavi vazhdoi gjatë; nga Gostivari i dërguan në Serbi, duke i mbajtur nën mbikqyrje të rreptë në Pançevo.Kur kishin kaluar tre muaj në Pançevo, Ndreu kujton se kishin ardhë aty dy xhaxhallarët e tij që ishin liruar nga burgu serb.U takua i përmallur me njerëzit e dashur me të cilët i kishte humbur kontaktet prej kohësh. Ata i dhanë lajmin e hidhur se Cen Elezi dhe Dan Kaloshi kishin vdekur.Ata kishin sjellë edhe lajmin e hidhur se Ferit dhe Rushit Sina bashkë me Aqif Nokën, ishin zhdukur pa lënë gjurmë nga kriminelët sllavo maqedonas dhe bashkëpuntorët e tyre shqiptar në Maqedoni,posa ishin arratisur nga Shqipëria.Ç’ishte ndodhë me ta? Tragjedia nuk njihet me detaje, por dihet fakti se u zhdukën.
Gjashtë vjet të rinisë së vet u end Jonuz Ndreu nëpër ish Federatën e Jugosllavisë dhe përherë i trajtuar me dhunë e përbuzje. Në vitin 1955, pasi kishte kaluar përmes një kalvari të gjatë vuajtjesh, ai ndjeu erën e lirisë. Kishte paraqitur kërkesën që të kalonte në perëndim së bashku me shumë shqiptarë të tjerë antikomunistë që kishin braktisur vendin për pak liri. Në pritje të plotësimit të kërkesës, i dërguan në kampin e njohur për dhunë ndaj shqiptarëve të izoluarëve, atë të Gerovës.18 muaj qëndruan në atë kamp famkeq. Sapo kapërcyen kufirin i dërguan në kampin e Kapo-s në Italisë. Ky kamp administrohej nga anglo-amerikanët.
Në ushtrinë amerikane, nga SHBA në Gjermani
Ndreu ende ndjen dhimbje të shpirtit nga kalvari i gjatë me plot vuajtje në dhe’ të, por as që mund të krahasohej me vendlindjen, që ishte kthyer në një kamp mizor, të izoluar, ku gjithëçka ishte nën kontroll, ashtu siç ishte nën kontroll dhe ndalohej me ligj dhe fjala e lirë, që kishte çmimin e prangave.
Kur ishte në Itali, Jonuzi mendonte vetëm e vetëm se si të mbërrinte në Amerikë, ku ai kishte të afërm.Ndër alternativat që iu paraqitën, ai parapëlqeu që të regjistrohej që në fillim në ushtrinë amerikane.Hartoi kërkesën dhe e paraqiti me dëshirën e vet që të ishte pjesë e ushtrisë më të madhe të botës. Kërkesa iu aprovua menjëherë.Shkoi në ushtrinë amerikane, ku fitoi një tjetër përvojë dhe u dnesh me vështirësi të shumta, që ai i kapërceu me një vullnet të jashtzakonshëm.E caktuan në këmbsori, ku lodhja fizike natyrisht që ishte e madhe. Fillimisht shërbeu në një bazë ushtarake në Karolinën e Jugut.Ishte një ushtar i bindur dhe i përgjigjej me disiplinë kodit të shërbimit ushtarak.Pas tetë muajësh shërbim në Karolinën e Jugut e transferojnë në një tjetër bazë në Kolorado, në Fort Devis.Një përgatitje intensive kreu në këtë bazë, ku fitoi njohuri të plota ushtarake. Tashmë ishte një ushtar i denjë për ushtrinë më të fortë në botë. Pas kësaj përgatitjeje, e priste një tjetër përvojë e re. E dërguan në një bazë ushtarake amerikane në Berlinin perendimor në Gjermani Federale.Është koha e luftës së Ftohtë, kur gjysma e Gjermanisë sfidonte gjysmën tjetër dhe muri ndante një popull përgjysëm. Jonuz Ndreu ruan në kujtesë ngjarje interesante.
Mirëpo në Gjermani nuk i shkoi mirë shëndeti, madje pati një përkeqësim të ndjeshëm dhe e shtruan në spital. Regjimi spitalor vazhdoi për disa kohë. S’’kaloi shumë dhe vjen një urdhër trasferimi; nga Berlini e dërgojnë me shërbim në Islandë.Një vit qëndroi atje me shërbim, ku fitoi një përvojë të re. Në ishullin në veri të Anglisë, krahas shërbimit, ndikoi për mirë edhe klima; shëndeti i mori për mbarë dhe u përmirësua tërësisht. Pas një viti e transferojnë në Amerikë. Këtë herë në bazën ushtarake Fort Er në Massachusets. U vendos në Divizionin e dytë të këmbësorisë. Tani shëndeti i mori për mirë, por s’kaloi shumë kohë dhe e trasferojnë sërish nës Berlinin perëndimor.Aty qëndroi 18 muaj, derisa e kreu përfundimisht detyrën për të cilën ishte betuar. E kreu shërbimin ushtarak në mënyrë shembullore.Për rezultate të shkëlqyera në radhët e ushtrisë amerikane atë e graduan Kapter i Parë. Motivacioni që mbart gradimi është “Për merita në Këmbësori”.
Jonuz Ndreu mban, si kujtim nga koha e ushtrisë shumë çertifikata zyrtare ushtarake, Urdhëra vlerësimi, dhurata të shumta nga personalitetet më të larta të Ministrisë së Mbrojtjes Amerikane (DoD), me motivacionin “God Condact”. Ai ruan kujtimet më të bukura nga ushtria,në kujtesë të ushtarëve kolegë mbeti i respektuar si një shok i mirë, ndërsa tek eprorët oficerë si një ushtarë shembullor dhe i displinuar.
Aktiviteti politik
Jeta në megrim, Jonuz Ndreut i dha kontakte me personalitetet shqiptare të emigracionit, që ksihin dalë në mërgim në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ai kujton se kur ishte në kamp në Itali, shkoi dhe e takoi Isa Ndreu. Më pas u takua me përfaqësues të Komitetit Shqipëria e Lirë, që e kishin qendrën në Romë. Në krye të atyre që i vizituan në kamp ishte Sahit Kryeziu.
Më pas në kamp u vendosën kontakte edhe me përfaqësues të partive politike shqiptare, si përfaqësuesit e Bllokut Kombëtar, të kryesuar nga Ernest Koliqi me Kol Bibë Mirakën, Partia e Ballit Kombëtar, Organizata Kombëtare Lëvizja e Legalitetit, Partia Katundare, dhe përfaqësues të tjerë.
Në SHBA, Jonuz Ndreu hyri me 11 shtator 1957.Për pesë vjet, deri në 11 shtator 1962, jeta e tij ishte nën uniformën ushtarake.Pas lirimit jeta e tij ishte e lirë si qytetar amerikan. Zgjodhi që aktivitetin politik ta zhvillonte duke qenë i regjistruar në radhët e Partisë Katundare, e cila udhëhiqej aso kohe nga Isa Ndreu.Më pas aktiviteti i tij politik i përket organizatës së bashkuar, që quhej “Tripalëshi”. Në këtë bashkim bënte pjesë “Partia Katundare” ,”Bashkimi” dhe Rezistenca Antikomuniste.
Në takimin e vitit 1962 në Madrid të Spanjës, Mbreti Leka I, kërkoi ta bashkonte emigracionin politik shqiptar jashtë vendit. Bashkimi “Tripalësh” u përfaqësua në takimin e Madridit nga Isa Ndreu dhe Lec Shllaku. Aty u hodh ideja që bashkimi”Tripalësh” të shkrihej në një parti me qëllim që të arrihej më lehtë bashkimi.
Pas Mbledhjes së Madridit, Ndreu kujton se u la që takimi i radhës i forcave antikomuniste të mbahej në Nju Jork. Jonuz Ndreu ka qenë i pranishëm në këtë takim dhe kujton se takimi i forcave politike anti-komuniste në mërgim, udhëhiqej nga Xhaferr Deva.Ndreu ka marrë pjesë gati në të gjitha takimet e organizuara.Ai ruan në kujtesë edhe faktin se kur u tërhoq Xhaferr Deva, kryetar i takimit të Nju Jork-ut u zgjodh Masar Pustina, ish oficer i Gardës së Mbretit Zog.Në takimet e nju Jork-ut, u diskutua shumë për riorganizmin e mërgatës politike dhe u kërkua bashkrendim i veprimeve për rrëzimin e komunizmit. Pjesmarrja e Bllokut Indipendent nuk mund të merrte pjesë në këtë bashkim për arsye se ky grupim politik kishte të pranishme një fraksion të saj, Partinë e Rezistencës, e cila, konsiderohej si degë e shkëputur nga Blloku Indipendent.Alternativa e vetme ishte që të trija partitë të shkriheshin kështu që të bëhej pjesë edhe Blloku Indipendent. Shkrirja nuk qe e lehtë, dolën vështirësi pas vështirësishë. Partia e Rezistencës,e cila kishte në krye Ndue Pjetër GjonMarku, e kundërshtoi bashkimin. Në këto rrethana takimi konsiderohej i dështuar. Nga ana e tij, kryetari i Partisë “Bashkimi Kombëtar”, Loro Stajko, u bëri thirrje pjesmarrësve që të arrihej me çdo kusht bashkimi. Ai ishte gati që të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë, nëse konsiderohej faktor i dështimit të bashkimit. Që në atë moment ai vullnetarisht doli nga radhët e partisë që përfaqësonte, duke u deklaruar në radhët e Partisë Katundare. Ndreu kujton se diskutimi i Loro Stajkës u shoqërua me duartrokitje.
Pas kësaj u vendos që partitë e “Tripalësh”-t, të mbanin një kongres, i cili do të kishte mandatin e zgjedhjes së një kryetari. Partia që do të dilte nga shkrirja do të njihej me emrin “Bashkimi Kombëtar”.
Formacioni politik e mbajti kongresin e vet të parë në Firence të Italisë. Pikërisht në këtë kongres u pagëzua me emrin që ka edhe sot ”Bashkimi Kombëtar Shqiptar”. Kryetar u zgjodh Isa Ndreu dhe sekretar Lec Shllaku, ndërsa zv/kryetar Adem Hodo dhe Loro Stajko.Partia kishte edhe revistën e saj “Koha Jonë”, e cila për 40 vjet u botua rregullisht dhe informoi mërgatën, duke patur si sponsër familjen Ndreu.
Jonuz Ndreu ka qenë aktiv në radhët e kësaj partie.Ai është zgjedhur vazhdimisht anëtar i kryesisë së Bashkimit Kombëtar, duke qenë shumë aktiv në SHBA.Ai thotë se ka punuar pa u lodhur duke kryer të gjitha detyrimet ndaj Partisë.Duke qenë në krye të partisë për shumë kohë ai ka pasur marrdhënie shumë të mira me të gjitha organizatat, shoqatat dhe entet fetare në SHBA.
Ndreu tregon për Illyria-n se raportetet me Bllokun, Legalitetin, Ballin Kombëtar, Vatrën; me Kishën dhe Xhaminë, kanë qenë të shkëlqyera. Ai ka përfaqësuar në çdo aktivitet me karakter kombëtar dhe politik partinë, Bashkimin Kombëtar Shqiptarë (BKSH), të cilën, e udhëheq për shumë vjet në Amerikë. Ka marrë pjesë si i deleguar nderi në të gjitha kongreset e Legalitetit, takimet e Ballit Kombëtar dhe të Komitetit Shqipëria e Lirë, si dhe të Vatrës. Ka qenë i pranishëm si përfaqësues i partisë BKSH, në të gjitha festat e flamurit , demostratat e protestat kundër regjimit komunist në Shqipëri, dhe ato për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, e të gjitha trojet etnike.
37 vjet punë në të njëjtën kompani
Jonuz Ndreu nuk ia ka përtuar punës. Zellin dhe dispiplinën që tregoi në ushtrinë amerikane,i tregoi edhe në punë të përditshme. Pas ushtrisë ai nisi punë në kompaninë amerikane Daglas Management, ku për shumë kohë punoi si supervajzer.
Kjo kompani, thotë ai, ndërroi shpesh emra më pas, por pronarët mbetën po ata.Në këtë kompani ai punoi që nga viti 1968 dhe deri në vitin 2005, kohë kur doli në pension.Pra 37 vite ai i kaloi në të njëjtën kompani, duke punuar në të njëjtin pozicion. Punëtori i mirë i bën vend vetes. Kurrë nuk pati një vrejtje nga menaxherët, gjithëmonë u mor shembull. Kompania nuk e lëshoi as kur ai pati lëndime trupore si shkak i një aksidenti të rëndë komunikacioni në vitin 1982.
Kompania pas aksidentit i qëndroi afër duke përballuar me fondete veta të gjitha shërbimet spitalore. Ajo vuri në dispozicion të tij një shumë të madhe dollarësh, me të cilat përballoi jo vetëm operacionet që iu desh të kryente në spital, por edhe shërbimet e më pasme, përfshi dhe terapitë, deri në shërimin e tij të plotë.
Ndërsa, pas 37 viteve punë, me 25 maj 2005, kur ai doli në pension, kompania i dhuroi edhe një tjetër befasi të këndshme; një çek me vleftën e 25 mijë dollarëve. Ai u ndje shumë i emocionuar dhe falenderoi me zemër kompaninë.Me rastin e daljes në pension ai ftoi disa nga miqtë e tij dhe së bashku me rrethin familjar e festoi.Mes të ftuarëve ishin: kryetari i Vatrës, z. Agim Karagjozi, dr Gjon Buçaj, Agim Rexhaj, Zef Balaj, Zef Përndocaj, Hajdar Tonuzi, e shumë miq të tjerë.
Nga ajo festë ai ruan një dhuratë të çmuar, që Vatra ia dhuroi me rastin e daljes në pension, një pikturë e Heroit tonë Kombëtar Gjergj – Kastrioti Skënderbeut.
Si nacionalist dhe luftëtar i vendosur antikomunist, Ndreu është ndjerë i gëzuar kur ra komunizmi në Shqipëri. Që nag viti 1992, fitorja e demokracisë shqiptare, ai e ka vizituar 15 herë Shqipërinë. Pas 50 viteve në mërgim, shkoi në vendlindjen e tij, në Sllovë të Dibrës dhe u çmall me kujtimet e fëmijërisë.U ndje tepër i mallëngjyer sepse gjeti gjallë edhe më të moshuarit e fisit të madh Ndreu.Edhe pse në moshë të thyer, Jonuz Ndreu me zemër e mendje ndjehet atje në Sllovën e tij malore, në kufi me Kukësin.
Krenari për identitetin shqiptar
Jonuz Ndreu dhe bashkëshortja Bale, i gëzohen nipërve dhe mbesave dhe janë përpjekur që t’i përkundin ata nën ninullat dhe rrëfenjat për kombin shqiptar. Duke i marrë me vete nëpër festat dhe tubimet shqiptare, duke i veshur me kostume kombëtare të blera në Shqipëri,u kanë përcjellë një dashuri të qëndrushme për simbolikën kombëtare dhe ndjehen krenarë që i përkasin kombit shqiptar.
Nipi i Ndreve dhe it ë ndjerit Imam Isa Hoxha, Bahri Hoxha, u kishte folë prej kohësh prindërve për një festival ndërkombëtar të trashëgimisë, që do të organizohej në Nju Xhersi. Gjyshri Jonuz i kishin blerë një kostium dibran dhe Flamurin Kombëtar. Festivali për fëmijë do të organizohej në Teatrin e qytezës Emerson. I titulluar “One Word”-“Një Botë” synimi i organizatorëve ishte që të parakalonte para syve të shikuesve të shumtë kultura etnografike e shumë vendeve të botës, që jetojnë në shtetin e Nju Xhersit.Organizatore e këtij festivali ishte shkolla ‘PATRICK m. Villano”, e cila e ka kthyer në traditë të përvitshme këtë ngjarje me përmasa shumëetnike, që ka fituar statusin e veprimtarive të qytetit dhe ndiqet edhe nga autoritetet e bashkisë.
Në këtë festival bëhet parakalimi tradicional, ku fëmijët përfaqësues të kulturave etnike vishen me kostume të shtetit përfaqësues. Këtë vit në festivalin ndërkombëtar të trashëgimisë ”Një Botë” u paraqitën 25 shtete nga kontinente të ndryshëm, që ekspozuan etnosin e kombeve nga vijnë prindërit e tyre. Ndër shtetet përfaqësuese u renditen: Shqipëria, Italia, Hungaria, Panamaja, Filipinet, Portugalia, Kroacia, Kina, Izraeli, Tailanda, India, Arabia Saudite, Spanja, Meksika, Ukraina, Rusia, Porto Riko, Polonia, Armenia, Afrika e Jugut, Skocia, Indonezia, Australia, Libani, Egjypti,Koreja e Jugut etj. Shqipëria, për të tretin vit radhazi, është përfaqësuar nga Bahri Hoxha, i biri i Afrim dhe Emira Hoxhës, nip i Jonuz Ndreut dhe Imam Isa Hoxhës.I veshur me kostumin karakteristik të Dibrës, dhe me flamurin kuq e zi të kombit shqiptar, Bahriu ka parakaluar para pjesmarrësve të shumtë dhe i ndjekur me emocion nga nëna e tij Emira, gjyshi Jonuz Ndreu dhe gjyshja Bale, që e kanë kurajuar me buzqeshje e duartrokitje. Bahriu është vetëm 8 vjeç, por tashmë ai ka një përvojë jo të vogël, ku për tre vjet radhazi përfaqëson Dibrën dhe Shqipërinë në këtë festival të përvitshëm të trashëgimisë kulturore. Festivali i trashëgimisë kulturore, që ka formën e një parade, ku ftohen fëmijët e shkollave fillore të Nju Xhers-it të përcjellin trashëgimin e kombeve nga vijnë prindërit e tyre, ka fituar statusin e një ngjarjeje shumë të vlerësuar në këtë shtet. Gazeta e qytetit shkroi shumë për këtë ngjarje dhe mes të tjerash u botuan disa fotografi, ku paraqitej dhe shqiptari, Bahri Hoxha dhe të afërmit që e shoqëronin në paradë.(Dielli arkiv)