• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëri-Kosovë, dy qeveritë mbledhje në 24 prill

April 13, 2017 by dgreca

-Ministri Hoxhaj vizitë zyrtare në Tiranë, koordinim për mbledhjen e dy qeverive/

1 Bushati Hoxhaj

-Gjatë ditës së sotme, Hoxhaj ka takuar edhe presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani/

1 Haxhaj Rama

-Mbledhja e ardhëshme e dy qeverive, Shqipërisë e Kosovës, është e katërta më radhë/

TIRANË-PRISHTINË, 12 Prill 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Ministri për Punë të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron sot për vizitë zyrtare në Tiranë, ku ka zhvilluar axhendë të ngjeshur takimesh me liderët e shtetit shqiptar.

Gjatë vizitës në Tiranë, Hoxhaj ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin kanë diskutuar për mbajtjen e mbledhjes së ardhshme të përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, në 24 prill 2017.

Ndërsa, në takimin e ndarë të zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, dy homologët kanë diskutuar detajet e përgatitjes së mbledhjes dhe temat e mundshme të diskutimit.

Hoxhaj ka thënë se qëllimi i mbajtjes së kësaj mbledhjeje është që të arrijmë të dalim me një listë aktivitetesh dhe qëllimesh të matshme në mënyrë që të lehtësohen shkëmbimet mes dy vendeve.  “Qëllimi i mbledhjes së sivjetme të qeverive tona është që të arrijmë ta kemi një qasje më reale ndaj çështjeve që i preokupojnë dy qeveritë dhe qytetarët tanë dhe të dalim me një listë temash, aktivitetesh dhe qëllimesh të matshme që të arrijmë të bëjmë lehtësime të shkëmbimeve ekonomike, kulturore, turistike, tregtare dhe shumë fusha të tjera mes dy vendeve”, ka deklaruar ministri Hoxhaj në konferencën e përbashkët për media me homologun Bushati.Gjatë ditës së sotme, Hoxhaj ka takuar edhe presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Kosovës, në procese shumë të rëndësishme për vendin. Kryediplomati kosovar ka takuar edhe liderin e Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ndërsa do të zhvillojë takim, më pas, me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Mbledhja e ardhëshme e dy qeverive, Shqipërisë e Kosovës, është e katërta më radhë, pas të tretës në 2 qershor 2016 në Prishtinë, të dytës në Tiranë në 23 mars 2015 dhe të parës historike  të mbajtur në Prizren në 11 janar 2014.

Filed Under: Kronike Tagged With: 24 Prill, qeverite, Shqiperi Kosove

Kosovë-Shqipëri, qeveritë mbledhje të përbashkëta

January 11, 2016 by dgreca

-Kalendar: Dy vjet nga mbledhja e parë historike e dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës, e zhvilluar në Prizren në 11 janar 2014/
-“Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’” e përshkruaja në një reportazh para 20 viteve kufirin e hekurt Kosovë-Shqipëri, që sot dhe në përditshmërinë e tashme është me porta të hapura plot fluks, e në 2016-tën do jetë edhe me “autostradën” energjetike/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 11 Janar 2016/ Para dy vitesh, në 11 janarin e 2014-ës, u mbajt në qytetin e Prizrenit mbledhja e përbashkët e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, e vlerësuar historike, e para pas më shumë se 100 vjetëve të shtetit të parë e pas 6 vjetëve të shtetit të dytë të shqiptarëve.
“Modestish mendoj se ajo që na ka bërë bashkë sot, në një tryezë të bashkëqeverisjes strategjike, Qeverinë e Shqipërisë dhe Qeverisë e Kosovës, është një nismë që ka të bëjë pikë së pari, me kontributin tonë për integrimin shqiptar dhe rajonal në Evropën e bashkuar, si shprehje e vendosmërisë sonë të përbashkuar për ta jetësuar këtë integrim si hapësirë evropiane të tejkufijve”, theksonte në mbledhje Kryeministri shqiptar Edi Rama.
“Është e vërtetë se ne jemi më shumë se qytetarë të dy shteteve fqinje, sepse shumica dërrmuese e qytetarëve tanë i takojnë një kombi që megjithë diferencat e brendshme, kanë një gjuhë, një kulture dhe një traditë të përbashkët”, shtonte ai.
“Por, nëse mbledhja e përbashkët e dy qeverive, një kombi të shtrirë në dy shtete, bëhet arsye trembjeje, apo nga ana tjetër inkurajimi, për këdo që ka shqetësime në lidhje me vijat kufitare, dua ta them kryekreje, kthjellët dhe fort, se kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është për ne shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm, si një vijë që na kujton, qoftë pamundësinë e historisë nga njëra anë, apo përpjekjen heroike që solli krijimin e shtetit të dytë shqiptar nga ana tjetër, dhe qoftë edhe detyrimin tonë për t’i qëndruar besës së dhënë atyre, pa të cilët Kosova e lirë dhe pavarur do të kishte mbetur një ëndërr e përgjakur, SHBA-ve dhe BE-së”, shprehej, mes tjerash, Kryeministri Rama.
Kryeministri i atëherëshëm i Kosovës, Hashim Thaçi theksonte se “qëllimi i këtij takimi mes dy qeverive, dhe i atyre të ardhshme, ka për të qenë pikërisht përshpejtimi apo përmirësimi i zbatimit të marrëveshjeve të mëhershme dhe njëherazi zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral nëpërmjet hartimit të marrëveshjeve të reja”.
“Adoptimi i praktikës së mbledhjeve të përbashkëta nga dy qeveritë, nga Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë është relativisht e vonuar, duke patur parasysh se sa shumë herë janë organizuar këto mbledhje të përbashkëta qeveritare në rajon. Për këtë arsye lindë nevoja që mbledhjet ardhshme të përbashkëta duhet të jenë edhe më të ngjeshura e të ngarkuara me punë, për të kompensuar kohën e humbur dhe për të kapur ritmin e vendeve të tjera të rajonit”, shprehej Thaçi.
Ai deklaronte gjithashtu se, “nëpërmjet mbledhjes zotohemi jo vetëm që të bëjmë çmos për përmirësimin e marrëdhënieve mes qytetarëve të shteteve respektive, por edhe që të marrim përsipër përgjegjësinë historike për t’u kujdesur për bashkombasit që gjenden pakicë në rajon si dhe për të forcuar lidhjet me mbarë diasporën”.
Në mbledhjen historike, të hapur me fjalimin e Kryeministrit (të atëhershëm) të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, janë shqyrtuar:
Dokumenti për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë; Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunim në Lehtësimin e Tregtisë; Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunim në fushat e Transportit dhe Infrastrukturës; Propozimi për Bashkëfinancim të pajisjeve mjekësore të Maternitetit të Preshevës; Propozimi për përfaqësimin e përbashkët konsullor midis Republikës se Kosovës dhe Republikës se Shqipërisë; Marrëveshja për Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë; Marrëveshja për Bashkëpunim në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të energjisë; Themelimi i iniciativës për Fondin Zhvillimor për Luginën e Preshevës; Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe aktivitetet për ndërtimin e kalendarit të përbashkët kulturor; Propozimi për bashkëfinancimin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokufest në Prizren; Propozimi për heqjen e taksës së TVSH-së apo taksës tjetër doganore për importin e librit nga Shqipëria; Dorëzimi i legjislacionit të BE-së të përkthyer në gjuhën shqipe nga Ministria e Integrimit Evropian e Republikës së Shqipërisë te Ministria e Integrimit Evropian e Republikës së Kosovës; Themelimi i Komisionit të Përbashkët Teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së, si dhe bashkëpunimin në sferën e përafrimit të legjislacionit ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës.
Pas mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në 11 janar 2014, në ceremoninë e organizuar te Shtëpia e Lidhjes Shqiptare në Prizren, u bë nënshkrimi zyrtar i Dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet dy shteteve dhe marrëveshjeve tjera mes dy qeverive.
Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës janë takuar sërish, në një mbledhje tjetër, të dytë, në 23 mars 2015 në Tiranë, nën moton “Një tokë, një popull, një ëndërr”, ku u firmosën 5 marrëveshje, 4 memorandume, 2 protokolle dhe një deklaratë e përbashkët për zonat e lira ndërkufitare, ndërsa mbledhja e tretë pritet në 2016-tën.
Për Kosovën e Shqipërinë në vitin 2016, një nga ngjarjet e rëndësishme është paralajmëruar të jetë inaugurimi i “autostradës” energjetike – linjës interkonektive 400 kV, ndërtimi i së cilës në pjesën kosovare, me investim rreth 34 milionë euro, përfundoi para festës së Vitit të Ri, në 17 dhjetor 2015.
Viti 2015 në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri ka shënuar rritje të fluksit të njerëzve në hyrje-dalje gjithësej 26.75% – në hyrje 30.2% e në dalje 23.3%, si dhe të automjeteve 14.1% gjithësej në hyrje-dalje – 22.1% në hyrje e 6.2% në dalje, krahasuar me 2014-tën. Ishin gjithësej 5412238 hyrje-dalje të personave dhe 1849987 hyrje-dalje të automjeteve, ka bërë të ditur për Gazetën Dielli Policia e Kosovës.
Në tre portat kufitare, Vërmicë-Morinë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë, në 2015-tën kishte 2955026 hyrje dhe 2457212 dalje të personave, si dhe 961827 hyrje e 888160 dalje të automjeteve.
Mes Shqipërisë e Kosovës, më shumë se 2.7 milionë (2732089) hyrje dalje të personave kishte vetëm gjatë tre muajve të verës 2015 – në qershor, korrik e gusht.
Në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri, viti 2014 kishte shënuar rritje të fluksit të njerëzve për 19.312 % dhe të automjeteve për 21.883 %, krahasuar me 2013-ën.
Ndërsa, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës, në kufirin Kosovë-Shqipëri, në vendkalimin kryesor nëpër autostradën e kombit, në Vërmicë-Morinë, në këto momente sot në fillimjavë në hyrje kalohet për 3-5 minuta e në dalje për 5-10 minuta. Në dy vendkalimet tjera, Qafë të Prushit dhe Qafë të Morinës, kalohet për më së shumti 3 minuta.
Kjo është sot e përditshmëria Kosovë-Shqipëri në kufirin me porta të hapura e plot fluks, e që para 20 viteve në një reportazh të botuar edhe në Prishtinë edhe në Tiranë, në 19 mars 1996, e përshkruaja si ishte i ndarjes dhe i hekurt – “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”.
“Udhëtimi për në Prizren”, ishte reportazhi që kam shkruar në fundvitin 1996, në kohën e viteve të rënda të okupimit, kur me shkrimet futuristike e shihja dhe e përshkruaja Kosovën e së ardhmes, të lirë, shtet, të ëndërrave. Personazhi, e nisura nga Arta, jugu i trojeve ku flitet shqip, në kërkimet e saj drejt “Mollës së Kuqe”, ku tregohet se dikur ishte kufiri verior, shkoi edhe në qytetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ndodhte diç e ngjashme me takimin e parë historik të qeverive të Shqipërisë e Kosovës në 11 janar 2014 pikërisht në Prizren. Edhe ai reportazh është botuar edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, në 31 dhjetor 1996, duke thyer e kaluar me shkrimet shqip kufirin e ndaluar.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-Shqipëri, mbledhje, qeverite, TË PËRBASHKËTA

Na Shkruajne nga Shqiperia- QEVERITE DHE INSTITUCIONET NDERKOMBETARE, SHKAKU I ANARKISË SË PRONAVE

March 24, 2015 by dgreca

Shkruan: Ing.Isuf BODO/
Pronar autokton nga fashati Dukati i Vlorës/
Opinionet e ndërkombëtarëve në 2014 për antarësimin e Shqipërisë në BE dhe Progres Raporti i KE 2014 për Shqipërinë kërkon që Shqipëria të rishikojë dhe përmirësojë strategjinë e reformës së pronës, duke u konsultuar me pronarët dhe vendimet e GJEDNJ. Ashtu si drejtori i FMN në Tiranë, zoti Nadeem Lahi, filloi të reflektojë për pronat, presim që dhe ambasadorë të tjerë të shprehen . Zgjidhja e drejtë juridike dhe pa kosto realizohet nëse ndërkombëtarët vendosin mbi tryezë për diskutim platformën dhe projektligjin që kanë propozuar shoqatat “Pronësi me drejtësi”, “Bregdeti” dhe “Krahina Jonë“. Por po mbushen 25 vjet që loja me pronat kalon nga mashtrimi në mashtrim .Fillimisht nisi me nje ligj të gabuar ku shteti me ligjin 7501, specifikisht me nenin 8 të tij, pengoi kthimin e pronës së grabitur tek i zoti, por shpalli vehten ‘’ZOT’’dhe pronar të saj. Kjo është mbijetesa e diktaturës në kushtet e pluralizmit me frazeologji demokratike. Pjesa antikushtetuese e këtij ligji djallëzor shënoi fillimin e korrupsionit dhe të kriminalizimit të shtetit. Sot pasojat janë të qarta dhe i pranon publikisht dhe perfaqësuesi i FMN, sepse e drejta e pronësisë, ka bërë hapa prapa në këto 25 vjet të shpalljes zytare të vdekjes se diktatures. Pasojat janë se shqiptarët po vriten me njeri tjetrin, konfliktet për pronën kanë ndarë vëllezerit nga njeri tjetri, është futur sherri brenda familjeve, ndërmjet familjeve, në fis e në fshat , duke shkaktuar deri tani mbi 8000 të vrarë dhe këto janë të deklaruara nga vetë deputetët.
Politikanët e tranzicionit, kanë përgjegjësinë pasi ata e ngatëruan lemshin e pronave duke nxjerre dhe shumë ligje të tjera ne mbeshtetje të nenit 8 të ligjit 7501, duke e mpleksur edhe me keq problemin.Ndërkombëtarët kanë përgjegjësinë e tyre se në vend që ta shkulnin kancerin , të vendosnin si parakusht pronën conform kushtetutës dhe të caktonin afate kohore, ata bënë të kundërtën. Ata i pudrosen dhe i ushqyen metastazat e korrupsionit dhe të komunizmit . Sot politikanët përpiqen të duken nxënës të mirë, sikur po kryejnë detyrat e shtëpisë për t`u bere të pranushëm në Bashkimin Europian. Qeveritaret pretendojne të bindin Europen se do ti sheshojne mosmarrveshjet me pronaret nëpërmjet kompensimit dhe sikur ky problem ka hyre ne rrugen e zgjidhjes. Këtë farsë që e kanë miratuar FMN dhe B. Botërore, në fakt e ka rrëzuar Strasburgu që sygjeron domosdoshmërinë e respektimit të të drejtës së pronësisë dhe kompensimi të jepet vetëm për prona që duhet të mbeten ekskluzivisht në pronësi të shtetit dhe për prona që janë tjetërsuar për nevoja publike, por jo për prona të transferuara në interes të politikanëve me ligje që bien ndesh me parimet dhe me detyrimet kushtetutese. Problemi i pronave është themeli i ekonomise dhe problemi më madhor i shtetit. Kompensimi që serviret si zgjidhje është platformë dështimi financiar dhe social, sepse zgjidhja e qëndrushme dhe e pranushme është kthimi fizik dhe secili në pronën e të parëve të tij konform kushtetutës.
Me 24 Tetor 2014, ne ministrine e drejtesise u mbajt një tavoline e rrumbullaket me pjesmarrjen e grupeve të interesit . Aty u ra dakort që drafti i projekt ligjit të ri për pronat , te behej me grup pune me pjesmarres të grupeve të interesit . Deri tani perfaqsuesit e shoqatave të pronareve ne kete grup pune nuk janë thirrur, madje as për formë të jashtëme . A K K P-ja e ka perfunduar draftin por refuzohet t`u jepen kopje grupeve të interesit , me pretendimin se pritet që me parë këtë draft ta shikojnë përfaqsuesit e Bankës Botërore dhe të Bashkimit Europian. Kujt i shërben kjo llogjike ! ?
Ne jemi pronaret që kërkojmë pronat dhe a duhet që Shteti të zbatojë parimet kushtetuese, apo jane Europianet që kanë inters të zgjasin jetën e anarkisë së pronës !? Pse duhet të pyeten ata para nesh, pse nuk meret në kosideratë dhe të diskutohet zgjidhja e ofruar nga pronarët! Ku qëndron hilja, dhe pse duhet ti pyesim Europianet për dakortësinë për të zbatuar nenin 181 dhe 41 të Kushtetutës tonë për pronat !? Kush përfiton nga kjo ortakëri për të justifikuar mashtrimin e radhes. Mos vallë dashur padashur, të huajt peshkohen dhe behen bashk-fajtore për shkeljen e të drejtës së pronës dhe mashtrimin e popullit . Kur gjykata nderkombetare e Strasburgut jep vendime ne favor të pronareve , paratë nuk i paguajnë fajtorët, d.m.th. pushtetarët dhe ekspertet e huaj që janë paguar me paratë e taksapaguesve shqiptarë . Pse u dashka medoemos të mbahet i pandryshuar neni 8 i ligjit 7501, duke shkelur nenet dhe frymën e kushtetutës dhe të shpenzohen paratë e popullit shqiptar për kompensim financiar kur zgjidhja konform kushtetutës nuk ka kosto financiare ?Apo mos vallë ka nga ata të huaj, që shnderrohen ne sekserë që pranojnë të përoren për të na bindur ne që të falim pronat tona duke na kompensuar “për një copë bukë“? Qeveritë e derisotme me pronarët kane pasur me kollaj dredhine se detyrimet kushtetuese dhe drejtesine dhe heshtja e B.Botërore dhe FMN i ka lejuar të bëjnë si të duan. Por edhe sa kohë do vazhdojë kjo tallje ? Kush po humbet dhe kush po perfiton nga kjo rruge e padrejte që kërkon ta bëjë pronën ‘’fakt të kryer’’?
Zotëri deputetë dhe qeveritarë, në fakt, ju po i shërbeni vetes dhe klanit që ju mbështet por po shkatëroni popullin dhe Shqipërinë . Ju nuk keni asnjë të drejtë t’i jepni vehtes të drejten e ‘’Zotit’’, sepse Kushtetuta komuniste e vitit 1976 është çfuqizuar që në vitin 1991 bashkë me ndryshimin e sistemit. Ju keni detyrim që të zbatoni parimet e të drejtave të njeriut, ju nuk keni menduar ndonjëherë se neser do ju gjykojnë se : e keni shkelur betimin që keni bërë se do ti shërbeni popullit dhe do zbatoni Kushtetutën. Populli pyetet për shumë gjëra publike e jo të mos pyetet për pronat e tij . Qeveria duhet ta shkurtojë doren kur atë e ka zgjatur mbi pronat që i përkasin qytetarit dhe për pronat që akoma edhe pas 24 vjetësh nuk i janë kthyer pronarit. Ligji për transparencën dhe deklarimin e pasurive të politikanëve, që me shumë të drejtë e ka thksuar edhe ambasadori i ShBAzoti Donald Lu, mendoj se duhet të fillojë me vetë Shtetin, që duhet të deklarojë se cilat janë pasuritë e tij mbi tokat shqiptare. Gjykata e Strasburgut ka dhënë disa vendime që tregojnë se ju nuk keni dashur të keni as sy dhe as veshe . Si kudo edhe në Shqipëri prona e trashëguar, është e shenjtë dhe mbrohet me ligj një lloj si Atdheu. Reflektoni në qëndrimet dhe vendimet tuaja dhe do kuptoni se ju dhe perfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare jeni shkaku për gjakun e 8000 viktimave për shkak të pronës, pa folur për ndëshkimet që janë dhënë e sa të tjera do jepen nga Strasburgu.
Ashtu siç dheu e mban pemën të shëndetëshme, prona e trashëguar është ajo që e mban njeriun të lidhur me atdhun dhe ju nuk do të mund të na bëni njerëz pa atdhe. Eshte prona ajo që na jep lavdi kombetare .Eshte prona ajo që të na ka çuar dhe në çdo moshë na bën përsëri ushtarë në kufi. Neqoftese qeveria do vazhdojë ti shmangi pronarët nga të drejtat e tyre për pronën e trashëguar , ajo realizon një platformë që ne pronarët dhe shqiptarët autoktonë të ngelemi pa pronën e të parëve , kështu pa pronë të trashëguar dhe me konflikte shumica do të ndihen më mirë në një vend tjetër ku të drejtat themelore , Kushtetuta e vendit dhe ligjet zbatohen. Në fakt ajo strategji qe eshte zbatuar deri sot po pret rrënjet e Lisit të Kombit .
Me këtë mundësi që më jep shtypi dhe e drejta morale qytetare, apeloj për Kryeministërin e vendit, zotin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës zotin Lulzim Basha të reflektojnë në patriotizmin e tyre personal, ne detyrimin për të nderqur gabimet dhe pasojat e 25 vjet anarki me pronat tona që t’i thuhet jo spekullimeve të derisotme të politikanëve të çorbës së Katovicës që përgatiti Ramiz Alia. Demokracia fillon kur është Shteti që zbaton kushtetutën dhe jo kur klanet bëjnë lojëra me pronat tona me llogaritë e ping-pong votimesh. Ne duam që edhe ju të pohoni se duam të vemi në Europë si pronarë dhe jo si lypësa e hajdutë. Ne pronarët originalë mirëpresim reagimin tuaj publik .

Filed Under: Opinion Tagged With: Dukati i Vlores, Ing. Isuf Bodo, pronat, qeverite

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT