• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dashuri për nënën në kohën e Covidit

May 9, 2020 by dgreca

Esse  Nga Rafael Floqi/ DIELLI

Prapa shtëpisë sime ndodhet një shtëpi pleqsh. Rrallë i kam parë banorët e saj, vetëm atëherë kur vajza e ime e vogël mësonte biçikletën në oborrin e atij institucioni. Në atë rast, kur ime bijë foli me disa zonja të moshuara që ishin strehuar aty, lexova në sytë e atyre gjysheve një mal me mall si ai i dashurisë për nipat e mbesat. 

Shpesh aty vjen ndonjë ambulancë apo makinë zjarrfikëse e kjo do të thotë se dikush nuk ndjehet mirë, elbete të moshuar mendoj. Gjithë këtë muaj duke qenë në karantinë e kam këqyrur atë shtëpi pleqsh me shqetësim dhe fatmirësish nuk kam dëgjuar sirena ambulancash. Por sot ishte diçka ndryshe. Dhjetëra vetura dhe SUV të zbukuruara u ranë burive për gati një gjysmë ore në parakalim, duke befasuar banorët dhe duke festuar ditëlindjen e ndonjë zonje aty brenda. Të dielën është Dita e Nenës thashë me vete, a do të ketë të dielën parakalime makinash si sot?     

Po Dita e Nënës bie të Dielën, më 10 maj këtë vit. Dhe s’duhet të harroni dhe nëse se s’mund të gjeni fjalët e duhura për të shprehur sa e doni vërtet nënën atëherë veç i hapni asaj zemrën. Mos harroni se ajo është në punë 364 ditët e tjera të vitit, kështu që kur afrohet kjo e diel speciale, kushtojini nënës suaj respektin e duhur, jo vetëm me dhuratat më të mira dhe tufat e luleve më  të bukura, por me praninë dhe me fjalët tuaja që t’i tregoni asaj se sa shumë e doni dhe interesoheni për të. Sa do të dhesha që mamaja ime të ishte edhe ajo ende këtu dhe unë të kisha mundësi ta çoja atë diku jashtë për darkën e dielës. Por ajo nuk është më mes nesh. Ajo na sheh nga diku lart. Ajo na sheh prej aty edhe sikur pyet, nëse vërtet jam bërë djalë i mbarë edhe tani që kam kaluar të 50-tat. 

Ne shqiptarët jemi mësuar të festojmë 8 Marsin Ditën Ndërkombëtare të grave edhe si festë të nënave,  pasi gruaja dhe nëna nuk mund të ndahen, ato janë të dyja në një.  Por Origjina e Ditës së Nënës  në Amerikë është e ndryshme. Ajo nisi në fillim të viteve 1900. Një grua me emrin Anna Jarvis filloi një fushatë për një festë zyrtare për të nderuar nënat në 1905, vitin kur asaj i vdiq nëna e saj. Kremtimi  i parë në shkallë më të gjerë i festës u mbajt në vitin 1908, kur Jarvis mbajti një memorial publik për nënën e saj në vendlindjen e saj në Grafton, në Virxhinian Perëndimore. Gjatë viteve të mëvonshme, Jarvis u përpoq që festa të njihej zyrtarisht, dhe ajo të festohej gjithnjë e më shumë kudo në shtetet e SHBA.  Gjer në në fund, në vitin 1914, Presidenti Woodrow Wilson ai që ka bërë shumë për Shqipërinë nënshkroi një shpallje, duke e bërë Ditën e Nënës një festë zyrtare, për t’u festuar të Dielën e dytë të  majit. Qe Anna Jarvis kështu që e vendosi kështu pra Ditën e Nënës në kalendar, si një ditë e përkushtuar për të shprehur dashurinë dhe mirënjohje për nënat, duke vlerësuar sakrificat që gratë bëjnë në jetë për rritjen e fëmijëve të tyre. 

Por tani për shumë amerikanë, Dita e Nënës e kësaj së diele ka një problem. Problemi është se kësaj here në ditën e Nënës shumica e restoranteve, ose nuk do të jenë ende të hapura, ose, edhe nëse do të hapen do të funksionojnë sipas udhëzimeve të reja të distancimit si në disa shtete. Në fakt, restorantet i sigurojnë fitimet e tyre më të mëdha të vitit, zakonisht gjatë Ditës së Nënës. 

Por këtë të Diel, pandemia e Covid-19, e cila tashmë ka rrafshuar, disa festa me radhë, si : Shën Patrikun, Pashkën, 1 Majin dhe Ramazanin ,- do të shuaj disi edhe gëzimin e kësaj feste.  Festë që për shumë njerëz, përfshirë edhe mua, është më e rëndësishmja nga të gjitha festat sepse ajo i kushtohet nënave.

Kashto pra tani, edhe për entuziastët më të zjarrtë në distancimit social, kërkesa për t’u mbledhur tok, për të sheshuar rregullat dhe jo kurbën, për të tejkaluar e thyer disi masat aktuale të distancimit do të jetë mjaft e fortë. Dua të them, atë që edhe, nëse moti do të jetë  i bukur, ne do të mund të uleshim diku jashtë rreth 2 metra larg njeri-tjetrit, apo jo?  Madje dhe dhuratat, mund t’i vendosnim në një dhomë për tre ditë më parë në shtëpi, sa të ngordhte virusi, boll të kishim nënën aty pranë.  

Por për familjet shqiptare të diasporës, që jetojnë larg nënave ose gjysheve, që i kanë në vendlindje, do të mbeten me të vetmen zgjidhje të thjeshtë për të bërë një bisedë, me video me Viber apo Skype. Ime shoqe tani gjatë pandemisë flet me nënën e vet gati për ditë. Dhe ne do të ngremë të dielën një gotë për të, dhe për motrën e saj një nënë e një bebi të bukur. Pasi dita e nënave nuk është vetëm festë amerikane, mesazhi i saj i dashurisë është universal, më universal se kjo pandemi që na gjeti.

Ndërsa për ata që e kanë nënën,  jo aq larg, por jo në shtëpi, shtrohen sfida të tjera: A do të duhet të bëheni gati dhe të shkoni drejt aty ku jeton për ta takuar nënën nënën tuaj? A po do tw prisni që nëna të na vizitojë në shtëpi? Apo të mund të takohemi në ndonjë restorant? Çfarë do duhet të bëjmë?  

Sado e vështirë të jenë të gjitha këto për ju, përgjigja është mjaft e thjeshtë. Mos e bëni asnjë nga këto veprime! Udhëtimi dhe pasiguria do ta bënin, këtë ditë të vështirë por edhe shqetësuese, se madje edhe për dy javët në vijim, çdo teshtitje, çdo kollë dhe çdo dhimbje e përjetuar prej kujto në familje, do të shkaktojë  dyshime dhe panik nga shqetësimi, se mos do t’i ndodhte gjë nënës suaj.  Nuk ja vlen pra të rrezikojmë thjesht, për një vizitë – sado të vogël, – që ta ekspozojmë nënën, me këtë virusin vrasës. Për më tepër, që tani kemi edhe programin Zoom në dorë, të cilin patëm nja dy muaj kohë për ta mësuar, dhe nëse s’e kemi mësuar, fëmijët e kanë mësuar, pasi mësuesit po e përdorin vazhdimisht për mësim. Të gjithë e dinim që Dita e Nënës po vinte, besoj se jeni gati dhe ja keni marrë dorën, apo jo? 

OK, pra festa është gati, dhe ne i dimë se si duken në video shtëpitë tona, muret dhe raftet e librave të të gjithëve nesh. Në të vërtetë, programi Zoom dhe konkurrentët e tij kanë bërë një punë të madhe,  pas kaosit teknik të fillimit,  duke përfunduar tek vështirësitë e kuptimit e të sjelljes në video, pasi  askush s’e di me të vërtetë as tani, se kur duhet të largohet nga video konferenca, pa u dukur si i pasjellshëm. Ne të gjithë e dimë si mund të largohemi nga një darkë me të afërmit tanë. Por mos harroni se kjo festë edhe e largët virtuale është për nënën, po për mamin si të doni. Nëna është në qendër të gjithëve. Më vonë atëherë kur rrethi i pjesëmarrësve në Zoom do të pakësohet, do të rifillojnë po ato gjëra që ndodhin zakonisht, si atëherë kur u mblodh e gjithë familja herën e fundit, me mëritë, ngatërresat, keqkuptimet por dhe me diçka më speciale kësaj here, me bisedat private dhe me ankesat për ekonominë, punën dhe për karantinën.

Kjo në ato vende ku restorantet janë të mbyllura. Por edhe për shtetet ku do të jenë të hapur restorantet apo dhe sallat e ngrënies, ekziston problemi i distancimit social. A mund ta imagjinoni që këtë javë të shkoni në një restorant, ku lejohet të zihen vetëm 25% ose mbase edhe 50% e vendeve? Si mund të mbani maskë në një restorant dhe të hani(?!). Një shumë shtete restorantet do të jenë të mbyllura këtë të diel, duke shtuar edhe dhimbje të thella edhe duke thelluar dilemën ekonomike të mbijetesës së pronarëve të bizneseve në të gjithë Amerikën. Mes syresh dhe të atyre biznesmenëve të vegjël shqiptarë që janë përgjithësisht, pronarë e punonjës restorantesh familjare. Për disa restorante që do të jenë të mbyllur edhe kësaj të diele, mungesa e kësaj feste do të jetë si gozhda e fundit në arkivolin e biznesit të tyre.

Megjithatë këtë vit për të festuar Ditën e Nënës, ju ende mund ta mbështesni restorantin tuaj të preferuar, duke porositur ushqimet prej tyre dhe duke e sjellë atë që pëlqeni në shtëpinë tuaj. Kjo përsëri do ta nderonte nënën tuaj. Gjithashtu, mos harroni dhe insistoni që pastrimin e rrëmujës së pas darkës nëna nuk duhet ta bëjë vetë, në ditën e saj. 

Në përgjithësi, kjo e diel është Dita më e hidhur e Nënës që kemi hasur këtu në Amerikë, kur edhe me miliona veta po luftojnë me sëmundjen edhe financiarisht. Megjithatë blerja e një vakti të plotë nga një restorant dhe sjellja në shtëpi për të ushqyer të gjithë është ende një mundësi për shumë njerëz. Por me rreth 70,000 ose më shumë vdekje për shkak të Covid-19 kjo Ditë e Nënës do të jetë ditë shumë e vështirë për shumë familje. 

Por le të kalojmë tek festa.  Kjo është e thjeshtë – porosisni në ushqime të mira për nënën, për ju  gruan fëmijët, motrat tuaja dhe tërë familjen e gjerë. Prindërit duan të vëzhgojnë fëmijët e tyre dhe nipërit e mbesat. Gëzimi për të parë të gjithë të dashurit bashkë, gjati një darke të mirë, madje qoftë edhe e parë në video, është diçka shumë më e mirë sesa vetë konsumimi thjesht i një vakti.  Por kjo gjë shtron tani një pyetje me të vërtetë të vështirë. A do të keni një shans për të biseduar me nënën tuaj nesër? Ajo do t’ju kuptojë ajo? Pasi një nënë e kupton edhe atë, që nuk ia thotë fëmija e saj. Një nënë, apo gjyshe të moshuar, që jeton vetëm ose në një institucion të kujdesit afatgjatë, qysh  i bëhet ? 

Amerika ka 1.600 shtëpi pleqsh që kujdesen për 1.3 milion banorë dhe rreth 70% e këtyre banorëve janë gra. Kjo për shkak se gratë jetojnë katër ose pesë vjet më gjatë se burrat, në pothuajse çdo shoqëri, duke krijuar edhe një çekuilibër aty. Ashtu siç është dokumentuar mirë javët e fundit, shtëpitë e pleqve, janë pikat më të nxehta të transmetimit Covid-19. Së paku, 1 në çdo 10 shtëpi pleqsh ka një rast (që zakonisht nënkupton shumë e më tepër se një rast) të infektuar. Vlerësimet e fundit, e vendosin numrin e vdekjeve në shtëpitë e pleqve nga Covid-19 në 17,000, një numër që sigurisht që do të rritet. Guvernatori i New Jersey-t njoftoi kohët e fundit, se rreth gjysma e vdekjeve në të gjithë shtetin e tij kishin të bënin me shtëpitë e pleqve, një situatë që tani i ka bërë që punonjësit të kenë frikë se mos sëmuren dhe i kanë ndaluar edhe familjarët e dashur të  moshuarve që t’i vizitojnë ata. Dhe në SHBA, ky zbatimi i masave mbrojtëse nuk është aq i forcuar, me gjithë tragjedinë. 

Dhe atëherë do të ketë një karrige bosh në tryezë. Miliona Amerikanë kanë nëna në shtëpi pleqsh. Nënat e tyre janë në rrezik të ekspozohen ndaj Covid-19. Njerëzit me siguri që nuk do të jenë në gjendje ta vizitojnë nënën apo gjyshen, sepse ajo ndodhet në një shtëpi pleqsh. Kjo është e dhimbshme.  Por një paradë si ajo që pashë sot  në “ American House“ është një zgjidhje disi ndryshe dhe novatore. Kjo periudhë pandemie ka kaq shumë skenarë shqetësues që luhen. Që nga punonjësit e kujdesit shëndetësor që janë në rrezik, deri tek papunësia dhe perspektiva e një epokë të re varfërie që sa po shkon e po godet vendin, deri aty, sa disa njerëz thjesht,  janë duke u çmendur vërtet me masat e distancimit shoqëror.

Por gjithnjë ka mënyra për të festuar Ditën e Nënës edhe këtë vit të mbrapshtë, mos  harroni!. Mos u distanconi nga kjo festë. Nderoni edhe nënën tuaj sa ta keni gjallë. Nderoni edhe nënat e tjera që kanë zënë një vend të veçantë tek ju. Kur do të shkruhet përfundimisht historia e pandemisë së Covid-19, mosrespektimi i vazhdueshëm e mizor i të moshuarve, do të përmendet, si një shembull tronditës i çnjerëzimit të shoqërisë së sotme.

Kur isha fëmijë, kisha 500 leke që i kisha fituar si honorar nga një rol në teatër. E vetmja gjë që doja të bëja, si fëmijë ishte të çoja mamin dhe babin tek lokali i hapur “Bar Lulishte Vollga”. Aty ku dëgjohej muzika me saksofon dhe ku ndjehej era e detit. Dhe kështu një ditë u ulëm që të gjithë aty. Nëna ime nuk donte që unë t’i shpenzoja paratë e mija, por ajo buzëqeshi kur unë pagova darkën atë ditë, edhe pse isha një fëmijë 10-vjeçar. Ndaj unë do të doja shumë që ta kisha mamanë time këtë të diel dhe do të bëja gjithçka, që ta bëja atë të buzëqeshte. Por s’mundem dot ajo veç më buzëqesh nga atje lart.  

Dita e Nënës është zakonisht një ditë festimi e gëzueshme. Por për ata që kanë humbur nënat e tyre, e Diela e dytë e majit mund të jetë mjaft e dhimbshme. Është me rëndësi të mbani mend që nuk jeni vetëm ju në këtë ndjenjë edhe mjaft mendje tw ndritura kanë përjetuar të gjithë humbje të ngjashme, dhe kanë thënë me fjalë gjendjen në të cilën ju po e përjetoni tani. Pasi fjala më e bukur një buzët e njerëzimit është fjala “nënë” , dhe thirrja më  e bukur është “thirrja e ‘nënës sime” Pasi jeta nuk vjen me një manual . Por vjen me një nënë.  

Sepse në fund të fundit, nuk ka asnjëherë arsye të ndalosh të festosh për të, me të gjitha mënyrat e bukura pasi ajo i ka dhënë formë jetës suaj. Dashuria e një nëne ndikon tek ne në një mënyrë të jashtëzakonshme, gjithmonë, duke na udhëhequr duke na mbrojtur, edhe për shumë kohë, edhe kur ajo të mos jetë më mes nesh. Nga ballafaqimi me pikëllimin e deri tek reflektimi i kujtimeve të bukura që keni ndarë së bashku, të gjitha ato paraqesin llojin e lidhjes së pathyeshme, që një person ka vetëm me nënën e tij. Ndaj në këtë të Ditë e Nënës, kujtoni nënën tuaj të ndjerë dhe ajo, do t’ju bëjë të ndiheni më afër saj edhe pse nuk është më këtu.

Ndaj dhe unë desha të nderoj nënën time si dhe çdo nënë, si dhe gruan dhe vajzat e mia, që kanë përgatitur dhurata të fshehta për nënën e tyre. Mund të ketë, ndoshta aty, diçka virtuale, si ajo që vajza ime e vogël ia çoi mësueses së saj me Zoom për festë, një vizatim i një çokollate, virtuale natyrisht. Kohë pandemie. Sidoqoftë edhe pse një dhuratë fëmije, gjithnjë ia vlen nderimi dhe respekti për nënën. 

Pasi nënat janë si ajo zamka, edhe kur s’janë më, ende e mbajnë familjen të lidhur fort së bashku.

Filed Under: Opinion Tagged With: Nenat-Festa, Rafael Floqi

Shqetësimet e shqiptarëve dhe Urdhri i Presidentit Trump pёr Ndalimin e Përkohshëm të Emigracionit

April 22, 2020 by dgreca

“Unë nuk mund t’ju tregoj panikun që ka shkaktuar në komunitet tek emigrantët e ligjshëm” thotë një avokat imigracioni me qendër në New Jersey, pasi tani duket se “filli i jetës suaj varet nga një cicërimë”./

Nga Rafael Floqi /

Presidenti Trump tha, se ai do të vendoste një pauzë 60-ditore në lëshimin e kartave jeshile në përpjekje për të kufizuar konkurrencën për vendet e punës në ekonominë amerikane të goditur rëndë nga koronavirusi. Por ai tha se do të ketë “përjashtime të caktuara” në urdhrin ekzekutiv, që ai firmosi të mërkurën.

 “Për të mbrojtur punëtorët tanë të mëdhenj amerikanë, unë sapo kam nënshkruar një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht imigracionin në Shtetet e Bashkuara,” tha Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, të mërkurën.  

“Kjo do të sigurojë që amerikanët e papunë të të gjitha prejardhjeve do të jenë në radhë të parë për vendet e punës, ndërsa ekonomia jonë do të rihapet,” vazhdoi Trump. “Ai gjithashtu tha se do të ruajë burimet tona të kujdesit shëndetësor për pacientët amerikanë.”

Ndërsa shtetasit amerikanë që dëshirojnë të sjellin në Shtetet e Bashkuara anëtarë të familjeve të tyre, do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë, sipas pohimeve të një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë , i cili foli në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve Associated Press. Rreth një milion karta jeshile u lëshuan gjatë  vitin fiskal 2019, rreth gjysma e tyre ishin për bashkëshortët, fëmijët ose prindërit e shtetasve amerikanë.  Duke kufizuar masën e tij të imigracionit në kartat jeshile, Presidenti Trump la të paprekur aplikimet e qindra mijëra punëtorë të huaj të pajisur me viza jo-imigruese, si çdo vit, duke përfshirë punonjësit e fermave, të kujdesit shëndetësor dhe programuesit e programeve kompjuterike.

“Urdhri mund të modifikohet,” u tha Trump të mërkurën gazetarëve. “Tani për tani, ne kemi një ndalim shumë të fuqishëm të imigracionit, por ai mund të modifikohet, do të thotë mund të bëhet më i ashpër ose të bëhet më pak i ashpër.”

Urdhri përfshin një dispozitë për Sekretarët e Punës dhe Sigurisë së Brendshme që të rishikojnë programet e vizave jo imigruese në konsultim me Sekretarin e Shtetit për” të më  rekomanduar për mua, tha Trump, masa të tjera të përshtatshme për të stimuluar ekonominë e Shteteve të Bashkuara dhe për të siguruar përparësinë e punësimit dhe punësimin e punëtorëve të Shteteve të Bashkuara”.

Deri më tani, kategoria më e madhe e vizave të emigrantëve janë ato që u jepen bashkëshortëve dhe fëmijëve të shtetasve amerikanë. Kategoria më e goditur e imigrantëve ka të ngjarë të jenë ata që kërkojnë kartat jeshile përmes punëdhënësve të tyre ose në bazë të meritave të tyre profesionale.

Këto vendime të para kanë shkaktuar shqetësim në komunitetin shqiptar. Altini një djalosh shqiptar, që nuk do të tregojë mbiemrin tha se është, i shqetësuar pasi ai është posedues i Green Card dhe i fejuar, dhe kërkonte ta sillte të fejuarën në gusht për të bërë dasmën. Me këto kufizime thotë ai do më duhet të pres për më vonë, por nuk i dihet, ne e kemi prerë ditën. 

Ndërsa Ermira një punonjëse në një agjenci udhëtimesh, tha se ishte e shqetësuar për vëllain e saj i cili kishte fituar Lotarinë amerikane, se mos vëllai nuk do të ketë mundësi të vijë në kohë. Dhe mund të pritet edhe një ndryshim “ me twitter” ndoshta i pohuar nga presidenti më  parë për eliminimin e sistemit të Llotarisë Amerikane dhe të ashtuquajturit emigracion zinxhir. 

Enrieta nga Tirana e martuar me një shqiptar me Green Card nga New Yorku, nënë e një vajze 2 vjeçare, e kthyer në Tiranë pasi kishte humbur babanë në mars, na tha në telefon, se edhe ajo ndjehet e frikësuar për kthimin e saj, pas këtij urdhri.    

Punëtorë të tjerë si ata në të ashtuquajturat viza H1-B do të përfshiheshin në një akt të veçantë

Trump njoftoi në një Twitter natën e së hënës natën se ai do të ndalonte emigracionin për shkak të koronavirusit dhe për të mbrojtur punët për amerikanët. 

Ndërsa kundërshtarët e tij demokratë e shohin masën si një përpjekje për ta përdorur krizën për të përmbushur një politikë afatgjatë të Presidentit me qëllimin e zvogëlimit të emigracionit të ligjshëm dhe të paligjshëm. 

Zyrtari, që pat folur në kushte anonimiteti, tha se urdhri do të përfshijë përjashtime për njerëzit e përfshirë në luftën ndaj shpërthimit të koronavirusit, duke përfshirë punëtorët e fermave dhe ata që ndihmojnë për të siguruar furnizime ushqimore amerikane. Ai shtoi se ndërsa vendi fillon ta hapë ekonominë, pritet që të rriten flukset e imigracionit, dhe administrata do të donte të sigurohej që punëdhënësit të punësojnë punëtorët e larguar nga puna, në vend se t’u japin punë emigrantëve të rinj me paga më të ulëta.

Trump fitoi presidencën në vitin 2016 pjesërisht në një premtim për ndërtimin e një muri në kufirin e SHBA me Meksikën, dhe çështjet e imigracionit ngritën bazën e tij politike.  Trump pranoi të mërkurën se administrata e tij po përgatit gjithashtu edhe një urdhër të dytë që ai më vonë mund ta nënshkruajë për të kufizuar më tej emigracionin, por nuk dha detaje të mëtejshme se çfarë forme do të merrte.

Vendimi u përcoll menjëherë me kritika nga disa demokratë, të cilët e cilësuan njoftimin e fundit si përpjekje për të larguar vëmendjen nga situata.  Në muajin mars, administrata Trump mbylli kufijtë me Meksikën dhe Kanadanë për udhëtimet jo thelbësore, si dhe ndaloi hyrjen e çdo shtetasi të huaj që në 14 ditët e kaluara kishte qenë në Kinë, Iran apo vendet e Shengenit. Kjo u shoqërua me akuza se ishte një veprim racist por ajo shtyhu për një periudhë 3 javore shfaqen e virusit në SHBA. 

Misionet diplomatike amerikane kanë vazhduar të japin viza për raste emergjente, në varësi të mundësisë së personelit që është nën urdhra të izolimit social. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha në mars se SHBA ishin të gatshëm të punonin me personat që kanë marrë miratim si të kualifikuar për një vizë të caktuar, përfshirë këtu edhe vizat për specialistë të shëndetësisë.

Analistë nga institute Cato, që beson në reduktimin maksimal të rolit të qeverisë në shoqëri dhe ekonomi, thanë në një blog se presidenti gëzon autoritetin për të kufizuar imigracionin për të mbrojtur shëndetin publik.

Departamenti amerikan i Shtetit përllogarit se gjatë vitit fiskal 2019 u miratuan rreth 462 mijë viza imigracioni dhe 577 mijë vetë fituan statusin e rezidentit të përhershëm. 

Sen. Kamala Harris (D-Calif.) shkroi në Twitter se presidenti “nuk arriti ta merrte seriozisht këtë krizë nga dita e parë”, dhe se Trump “po e politizon pa turp këtë pandemi për të dyfishuar në axhendën e tij antiemigruese.”

Ish-kandidati i guvernatorial i Gjeorgjisë Stacey Abrams (D) ka postuar në Twitter: “Se edhe një herë, në vend që të ngrihet në lartësinë e momentit, Trump po përdor retorikën e turpshme antiemigruese, ndërsa përballet me rizgjedhjen. Mjerisht për Amerikën, ai ka dështuar në udhëheqje, testim dhe kompetencë. Ksenofobia nuk do të zhbëjë dështimet e tij, dhe nuk do t’ua shpëtojnë jetën amerikanëve. “

Trump ka fituar disa mbështetje nga ligjvënësit konservatorë republikanë për propozimin e tij, i cili u përcoll si ruajtje e vendeve të punës për amerikanët, ndërsa papunësia po rritet gjatë pandemisë.

“Demokratët janë nxehur, pse ne nuk do të dëshironim të vazhdonim të sjellim punëtorë të rinj, pasi ne kemi miliona punëtorë këtu, në shtëpi dhe që ne duhet t’i kthejmë ata në punë,” i tha Fox News-it,  senatori Ted Cruz (R-Texas).

Sen. Tom Cotton (R-Ark.) paraqiti mbështetjen e tij, duke përmendur 22 milionë amerikanët që kanë paraqitur kërkesë për papunësi në muajin e kaluar, për shkak të ekonomisë së vendit që kryesisht po zvogëlohet për shkak të virusit. “Le t’i ndihmojmë ata të kthehen në punë para se të importojmë më shumë të huaj për të konkurruar për punët e tyre,” shkroi ai në twitter. Po ashtu  Chris Ramón, analisti i lartë i politikës bipartizane  të  imigracionit, tha se emigrantët po përballen me të njëjtat beteja si qytetarët. 

“Recesionet dhe viruset nuk bëjnë dallime midis qytetarëve dhe jo qytetarëve. Ne nuk mund ta lejojmë [Presidentin Trump] ta ndajë vendin përmes urdhrit të tij ekzekutiv, ” shkroi ai në twitter.  Ish Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions që kishte bërë thirrje presidentin për të ndaluar emigracionin qysh javën e kaluar tha se  “Familjet dhe punëtorët amerikanë duhet të jenë të parët. Është moralisht e gabuar dhe ekonomikisht katastrofike të importosh më shumë punëtorë të huajkur miliona amerikanë janë pa punë, jo për fajin e tyre, “tha Sessions, i cili po kandidon për vendin e tij të vjetër si senator i Alabamas. 

Urdhri aktual ka të ngjarë të ndikojë vetëm në një grup relativisht të vogël njerëzish, duke pasur parasysh përjashtimet e përfshira.  Emigrantët shqiptarë, për shembull, kanë tendencë të marrin kartat e gjelbra si anëtarë të familjes të shtetasve amerikanë.  Në janar, muajin e fundit përpara se mbylljet e lidhura me koronavirusin të fillonin e të ndikonin në modelet e migracionit, Departamenti i Shtetit dha mjaft karta jeshile për shqiptarët, më shumë se gjysma ishin bashkëshortë dhe fëmijë të shtetasve amerikanë.

Grupet më të mëdha të shtetasve shqiptarë, që mund të preken janë fëmijë dhe bashkëshortë të banorëve të përhershëm ligjor mbajtës së Green Card dhe prindërit dhe vëllezër e motra  të shtetasve të rritur në Shteteve të Bashkuara, por sidoqoftë, mjaft emigrantë këtu tani po  frikësohen.

 “Unë nuk mund t’ju tregoj panikun që ka shkaktuar në komunitetin e imigrantëve të ligjshëm,” thotë një avokat imigracioni me qendër në New Jersey, në këto momente “kur se filli i jetës suaj varet nga një tweet.

Filed Under: Emigracion Tagged With: ndalimi i Emigrimit, Rafael Floqi

Përvoja e Albtvusa, distancimi social nuk është distancim shpirtëror

April 16, 2020 by dgreca

Ndërsa numri i rasteve të koronavirusit është rritur shumë, po kështu edhe kërkesa e konsumatorit për lajme mbi pandeminë është rritur./

NGA RAFAEL FLOQI/

Sipas një raporti të brendshëm nga Facebook-u, më shumë se gjysma e artikujve që konsumohen në atë platformë janë të lidhura me koronavirusin, dhe trafiku i drejtuar nga Facebook në faqet e lajmeve është rritur në më shumë se 50 përqind. Raporti nënvizon se një “rritje të paparë të përgjithshme të konsumit të artikujve të lajmeve në Facebook”. Sitet e lajmeve po raportojnë rritje të trafikut te tyre qe është diku nga dy deri në katër herë më shumë se nivelet e tyre normale.

Megjithatë, ndërsa kërkesa rritet, mundësitë e mediave për të fituar para me produktin e tyre informacionin zvogëlohet. 

Për t’iu përgjigjur, le të fillojmë me reklamuesit. Shumë reklamues, veçanërisht në nivelin lokal, nuk janë më në gjendje të reklamojnë, bizneset e vogla janë mbyllur dhe tani s’kanë nevojë pse të reklamojnë  duke e bërë më të vështirë që të financojnë mediat me raportimin e tyre. Kjo situatë nënvizon faktin se prodhimi i lajmeve nuk ka qenë kurrë thjesht në funksion i kërkesës së shikuesve për lajme. 

Si rezultat, do të shohim më pak raportime të koronavirusit nga sa dëshirojnë konsumatorët. Kjo ilustron një nga mënyrat kryesore që media është historikisht e ndjeshme ndaj tregut. 

Ne besojmë se duhen ndihmuar shikuesit të qëndrojnë të informuar në lidhje me ndikimet e krizës së koronavirusit, sepse ne mendojmë se TV ynë ALBTVUSA është një formë e shërbimit publik esencial . Për këtë arsye, TV ynë po  bën është e mundur për t’i shërbyer komunitetit shqiptar, në këto kohë të vështira  dhe e gjithë mbulimi ynë për informacionet për koronavirus, dhe shërbime te tjera me gjithë sakrificat tona dhe të ekipit tonë të vogël, po bëhet pёr t’ju informuar ju që të qëndroni të shëndetshëm.

Siç thotë guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, “Nuk ka pasur kurrë një kohë më të rëndësishme për njujorkezët sesa të marrin informacion të saktë, në kohë reale dhe roli i mediave kurrë nuk ka qenë më thelbësor.”

Në këtë kohë sfidash jetojmë edhe TV ynë ALBTVUSA , vepron e gjallon po në këto kondita ,nen drejtimin e z Gani Vila  po  përballohet me këtë sfidë edhe një kushtet e risku të madh. Dikush punon në studio, dikush filmon jashtë, unë punoj nga shtëpia teknologjia e lejon këtë, intervistat me Skype janë bërë motoja e ditës, për t’i sjellë jo vetëm këshillat e mjekëve shqiptarë, që i falënderojmë për bashkëpunimin , por edhe përvojat nga karantina e anëtarëve të komunitetit tonë.  Kushdo që ka një informacion për të ndarë, video a lajm për njoftuar të na kontaktojë.  Nga sa dimë gjer më  sot numri i të prekurve nga pandemia në komunitetin tone është mbi 45 dhe i të vdekurve që dihen mbi tre. 

Tani kur shpërthimi i Covid 19 ka prekur këdo anë e mbanë globit nga Roma në Barcelone në New York e këtu në Michigan , kur të gjithëve ne na është thënë të praktikojmë distancimin social për ta mbajtur pandeminë larg. Kjo ka prekur çdo gjë që ne bëjmë, që nga puna, shkolla dhe sesi e kremtuam edhe periudhën e kreshmëve dhe Pashkët e bekuara.

Në ketë kohë të nevojës për një mbështetje morale, falë dhe ndihmës të pakursyer të aktivistit të komunitetit Josef Dedëvukaj, i cili e sponsorizoi, ne kemi transmetuar pa përjashtim të gjitha veprimtaritë fetare pa dallime, të Kishës katolike së Shën Palit, të festës të Sulltan Nevruzit të Teqesë së Baba Rexhepit, të Kishës Zoja Pajtore. etj. Kështu transmetuam çdo meshë të periudhës para Pashkëve, si dhe javën e madhe të Pashkëve, të Enjten e madhe, të Premten e Mirë, të Shtunën e Madhe dhe ditën e  adhurueshme të Ringjalljes të Jesu Krishtit ditën e Pashkëve drejt për drejt, në Comcast në TVALB dhe ShqipTV, duke marrë madje dhe orare shtesë në mesditë kundrejt pagesës së transmetimit në Comcast për transmetim të drejtpërdrejtë. 

Ne në fakt jemi një televizion laik, por në momentet më  të vështira njerëzit kanë nevojë edhe për fjalën e Zotit dhe ne ishim si të thuash kasneci i tij. Me njerëzit për njerëzit, me shqiptarët për shqiptarët një me shikuesit tanë kudo që na ndjekin.  Pasi distancimi social nuk është distancim shpirtëror.       

Nëpër shtetet e SHBA në të gjithë vendin, qeveritarët që po porosisin njerëzit të strehohen në shtëpi si pjesë e përgjigjes ndaj shpërthimit të koronavirusit, kjo ka bërë që gazetarët që punojnë në media në komunitetin shqiptar dhe në media të tjera ofrojnë shërbime thelbësore në një kohë të pasigurisë dhe rrezikut së jashtëzakonshëm.

Media alternative shumë prej të cilave kanë luajtur një rol jetësor në avancimin e ideve përparimtare në nivelin lokal, shtetëror dhe kombëtar, janë veçanërisht të kërcënuara në këtë moment. “Ne kemi kaluar orë të panumërta duke u përpjekur të kuptojmë një mënyrë përmes kësaj. Ne kemi parë çdo gjë krijuese që mund të bëjmë “Por në fund të fundit, ne nuk mund të gjejmë një mënyrë vetëm me mbështetjen e shikuesve. ALBTV varet financiarisht edhe reklamat nga njerëzit që mblidhen së bashku për koncerte, nga reklamat e ushqimoreve, pijeve, shërbimeve. Kur këto biznese janë mbyllur, edhe ne jemi sidoqoftë nw vështirësi ”. Vetëm një bashkëpunim aktiv me komunitetin do të lejojë t’ia dalim mbanë. 

Kur Marty Baron, redaktori i Washington Post,  flet për gazetarinë në këto kohë  “që është në zemrën e demokracisë Amerikane dhe kjo është, tani, sa  jetësore aq sa dhe shëndeti publik.” Kur dhe Post dhe shumë botime të tjera kanë hasur mbi pengesat sepse, siç thotë Baron, “kriza shëndetësore është kaq urgjente dhe ka të ngjarë të mos kursejë askënd.” Pra kur Washington Post është një publikim lokal dhe kombëtar me shumë burime. (Eshtë në pronësi të Jeff Bezos.) ka vështirësi , imagjino të gjitha mediat e tjera që si kanë ato burime, dhe kjo është një çështje serioze në këtë moment dhe për të ardhmen.

Humbja e mbulimit të lajmeve lokale në mediat amerikane dekadën e fundit në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara ka bërë që Komuniteti të mos njohë vetveten dhe i ka lënë shumë amerikanë me padurim të pa informuar. Ky kërcënim është kaq i vërtetë në këtë moment por ka potencial të bëhet aq më urgjent në javët në vazhdim, sa është koha për të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të parandaluar që lajmet lokale të hapen në një kohë kur njerëzit kanë nevojë më  shumë për të gjitha informacionet lokale të sakta dhe në gjuhën e nënës.

Në TV  kemi folur për “Coronavirusin dhe jetën e njeriut”, “Coronavirus dhe Sigurinë e Ushqimit” dhe “Reagimin e Qeverisë ndaj Coronavirus” “ Punën e personelit mjekësor”  si ka prekur pandemia jetën e bashkatdhetarëve tanë kudo që ndodhen në SHBA . Kjo ka të bëjë me ndarjen e lajmeve dhe ideve, realizmit dhe për hapjen e shpresës, pikërisht ajo që na nevojitet tani. Sidomos në shtetet ku ka më  shumë shqiptarë të cilët janë prekur më  shumë në Michigan dhe në New York.

“Nëse ne po bëjmë gjithçka në rregull, do të gjykohemi nga historia, thotë drejtori ynë Gani Vila i cili i a dedikon ketë qëndrueshmëri edhe përvojës të vitit 1997 në Korçë Shqipëri,  por tani mes nesh ka një ndjenjë të përgjithshme që duhet të bëjmë gjithçka që mundet të bëjmë për bashkatdhetarët tanë, njësoj  si mjekët dhe infermierët e vijës së parë. Se sakrifica jonë është më  e vogël por më  pak e domosdoshme. 

“Kjo është kur media ka rëndësi, kjo është kur lajmet kanë rëndësi”, nga na tjetër njerëzit janë në shtëpi të etur për të mësuar më  shumë. Sipas informacioneve që kemi nga shikueshmëria nga Comcast dhe platformat TV over IP është shumëfishuar mbi 10 herë. 

Në të vërtetë, kjo është koha kur mediat janë thelbësore. Të ruajmë shëndetin t’u shërbejmë njerëzve.  

Me ju për ju është lajtmotivi ynë.

Filed Under: Featured Tagged With: ALBTVUSA, Rafael Floqi

Një humbje si e Sanders?

April 10, 2020 by dgreca

Një opinion nga Rafael Floqi/

Berny Sander u tërhoq nga gara. Establishmenti i Demokratëve dhe pandemia e mundi. Ai dhe fushata e nuk kishte kohë të merrte veten.  Ne këto kushte fushata e tij humbi shpresat se mund të ringrihej. Megjithatë Sanders i dha zë numrit në rritje të socialistëve demokratë brenda partisë së tij, dhe fakti që ai përfundoi në vendin e dytë, bëri që idetë e tij të hyjnë në rrjedhën kryesore të politikës amerikane. 

Ka ca mençuri këtu. Sanders përfundimisht arriti të kap imagjinatën e votuesve të rinj, veçanërisht të rinjve të arsimuar me kolegje. Ndërsa përpjekja e tij për vitin 2020 shkoi shumë më  larg nga shëtitja e tij e vitin 2016, pasi një pjesë e rëndësishme e elektoratit demokrat u lidh pas tij.

Këto ditë pandemie, duke u endur me makinë në për lagjen time ende në kishte para disa shtëpive pankarta elektorale pro Sanders edhe në ditët kur ai doli nga gara. Njerëzit kishin shpresuar. Por politika e identitetit e dëmtoi.  Edhe kur Sanders arriti  një fitore prej 28 pikësh në Karolinën e Jugut këtë vit, ai fitoi mes votuesve të bardhë nën 45 vjeç me një 12 %. Mos mbështetja nga afrikano amerikanët i dha dërrmën. 

Ai u mbështet tek rinia. Ndërsa ky bllok i votuesve bëhet më i rëndësishëm për partinë, pasi mosha sjell një rritje të pjesëmarrjes, nuk është e paarsyeshme të mendosh që Sanders do të shihej, si një profet i epokës së ardhshme.  Dhe Sanders mundet që të katër apo tetë vjet më  vonë  do të jetë ai që vë në dukje emrin e trashëgimtares të tij, Rep. Alexandria Ocasio-Cortez, në nominim në Konventën Kombëtare Demokrate. 

Por si mund të shkojnë zgjedhjet këtë vit? 

Nëse Joe Biden humbet para Donald Trumpit këtë vjeshtë, që ka shumë mundësi të ndodhë, mund të ketë një revoltë masive liberale në mes demokratëve. Ashtu si humbja e Mitt Romney-t në vitin 2012 e përçau të djathtën nacionaliste, një humbje Demokrate e kësaj radhe do të hidhte tej perdet e së majtës socialiste. Në fakt, socialistët do të duan të hakmerren fshehurazi duke bërë që të humbasë Biden-i.  Votuesit e rinj kanë një problem që është se ata nuk votojnë në masën që votojnë e homologët e tyre më të vjetër. Në  Michigan, p.sh stacioni i fundit pro Sanders, 63 përqind e elektoratit[FR1]  ishte mbi 45 vjeç ose më i vjetër. 
Por problemi është se ndërsa kjo grup-moshë rritet si votues, ajo ka tendencë të ndryshojë ideologjikisht. Çështjet që kanë më shumë rëndësi dhe zgjidhjet dhe politikat që tërheqin për 25-vjeçarët, janë shumë të ndryshme nga ato të votuesve të moshës së prindërve të tyre. Prandaj shumë njerëz që janë aktualisht në demografinë së cilës i drejtohej Sandersi do të votojnë ndryshe pas 10 vjet vjetësh. Madje, nuk ka të ngjarë që pikëpamjet e tyre do të mbeten të njëjta. 

Sidomos duke pasur parasysh besimin në rritje të Partisë Republikane tek votuesit e bardhë të klasës punëtore, nuk është e paarsyeshme të mendosh që Partia Demokrate, mund të rritet më e moderuar ekonomikisht, pasi votuesit më të pasur të periferive, do t’u bashkohen radhëve të republikanëve.

Një punë e madhe që shkoi huq,

me procesin e emërimit Demokratik kësaj radhe mund të gjurmohet si  një keqkuptim i performancës së Sanders të vitit 2016. Shumica e kandidatëve dhe ekspertëve lexuan fundin e madh i Sanders katër vjet më parë, por pas kësaj kohe, kësaj here u zbulua e vërteta. Edhe kur Sanders fitoi, ai po grumbullonte turma më të vogla se sa më parë. Por kur fushata u ngushtua, u zbulua se Sanders ishte ai që kishte qenë gjatë gjithë kohës: një kandidat proteste. 

Duke pasur parasysh dështimet spektakolare të kandidatëve që përqafuan plotësisht çështjet thelbësore të Sandersit, si: sigurimin shëndetësor me një pagues të vetëm, si dhe Marrëveshjen e Re të Gjelbër, mund të besoni se do të jetë një shqetësim shumë më të madh për forcat e majta herën tjetër. Në fund të fundit, madje Elizabeth Warren do mbetej keq. Votuesit demokratë jo vetëm që hodhën poshtë Sanders, por ata hodhën poshtë edhe idetë e tij thelbësore radikale.

Por pse ? 

Kur amerikanët flasin për socializëm, ata zakonisht nuk i referohen qeverisë për të sekuestruar prona apo për të marrë në dorë kontrollin e industrisë. Përkundrazi, ato nënkuptojnë politika më agresive dhe rishpërndarëse, me më shumë rregulla dhe taksa më të larta për të financuar shërbime më bujare të Ndihmës sociale – të ngjashme me politikat e zbatuara tashmë në Evropën Perëndimore.
Ndërsa kjo rrugë është qartësisht e preferueshme nga versionet më ekstreme të socializmit, por amerikanët janë ende të kujdesshëm. Taksat më të larta dhe shërbimet më të bujshme të ndihmave sociale dekurajojnë punën dhe i ftojnë njerëzit të mbështeten tek shteti. Përvoja komunizmit shqiptar na e tregon më së miri këtë, Venezuela po ashtu.   

Vendet me kultura të forta të punës dhe përgjegjësi personale janë mbajtur gjithnjë si shembuj se si ky sistem mund të ketë sukses, por këto janë përjashtime; normat e larta të papunësisë dhe të ardhurat më të ulëta janë normë.
Amerikanët gjithashtu përballen me shqetësime unike buxhetore: Evropa ka qenë në gjendje të heqë dorë nga shpenzimet masive për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare kryesisht për shkak të rolit që luan ushtria amerikane në aleancat globale. Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë hap të tillë të garantuar. Kuptimi i shkurtimit të shpenzimeve për mbrojtje do ta bëjë jo vetëm vendin tonë, por botën, më pak të sigurt.
Po aq e rëndësishme, amerikanët duhet të marrin parasysh se si socializmi i shtetit të mirëqenies dëmton përthithjen e të ardhurave themelore të njerëzve. Evropianët vështirë se mund të shqetësohen për të riprodhuar, janë më pak bamirës, ​​kanë më pak angazhim qytetar dhe janë më pak sipërmarrës sesa amerikanët. 

Risia, marrja e rrezikut dhe angazhimi ynë themelor për ta lënë gjeneratën e ardhshme më të mirë se e fundit do të rrezikoheshin të gjitha, nëse do përqafonim socializmin evropian. Këto janë virtytet që padyshim do të na mungojnë.

Socializmi si motiv moral


Motivimi moral për një lëvizje drejt socializmit është egalitarizmi, i marrë nga John Raels ose Jezu Krishti ose Marksi. Objektivi themelor do të ishte të shfrytëzoni pasurinë e zhvilluar nga operacioni kolektiv i ekonomisë në emër të gjithë popullatës, sepse është e padrejtë që një pakicë e vogël elitare të grumbullojë një pjesë të madhe të të ardhurave dhe pasurisë ,ndërsa miliona të tjerë të jenë të varfër.
Në përgjithësi, ekzistojnë tre objektiva kryesorë të politikës socialiste që kanë kuptimin më të madh:

E para, është një gjendje e plotë e wellfare, në të cilën shteti do të kapë çdo kategori të personave që ose bien nga puna ose nuk mund të punojnë — të papunët, fëmijët, studentët, të moshuarit, invalidët, kujdestarët etj. Sapo të përfundojë, shteti i mirëqenies heq detyrimin kapitalist për të punuar me kërcënim të varfërisë dhe e zëvendëson atë kërcënim me ofertën e vendosjes së vendeve të punës, formimit dhe kështu me radhë. 

E dyta, do të ishte një treg pune rrënjësisht i transformuar, në të cilin, praktikisht, të gjithë punëtorët janë bashkuar dhe mbulohen nga kontratat e sindikatës, diferencat e pagave në mes të aftësuarve dhe të pakualifikuarve janë të tepër të vogla, dhe punëtorët përbëjnë ndoshta 33 deri në 50 për qind të vendeve të bordeve të korporatave.

E treta, është pronësia e drejtpërdrejtë shtetërore e mjeteve të prodhimit, qoftë përmes ngritjes së ndërmarrjeve shtetërore prodhuese, shtetëzimit të disa kompanive kryesore, ose shkatërrimit të një numri të madh të kapitalit korporativ dhe fondeve të pasurisë. Por kjo nuk ngjit në Amerikë.

Socializmi utopik

Sanders kandidoi me në një platformë më ambicioze radikale nga sa kanë parë shumica e votuesve amerikanë gjatë gjithë jetës së tyre, duke premtuar se do të krijojë një program kombëtar të sigurimit shëndetësor me një pagues të vetëm; do të ofrojë shkollim falas në kolegje publike dhe shkollat tregtare dhe do të anulonte borxhet e studentëve; si dhe për të filluar një Marrëveshje të re të gjelbër, e cila do të kalonte plotësisht energjinë elektrike dhe transportin me energji të rinovueshme brenda dhjetë viteve.

Shumë demokratë kanë kundërshtuar ambicien gjithëpërfshirëse të propozimeve të Sanders, si të pambështetura ekonomikisht duke pyetur nëse ato vërtet mund të kalohen dhe të zbatohen duke shprehur shqetësimet, nëse vizioni i Sanders për një shtet të mirëqenies së zgjeruar ishte në përputhje me axhendën e Partisë Demokrate. Kjo e bëri atë kandidatin më të majtë për President, që ndonjë parti e madhe e ka emëruar ndonjëherë. Por demokratët hoqën dorë nga ëndrra e një shoqërie të kontrolluar nga punëtorët dhe mendoj se edhe Bernie Sanders e ka bërë atë. Por duke e quajtur veten një socialist, unë mendoj se ai la rrugën e hapur për disa prej mbështetësve të tij që me të vërtetë duan të shkojnë në një shoqëri thjesht demokratike-socialiste.

Lufta retorike populiste 


Unë mendoj se Sanders përdori një retorikë populiste të një lloji të caktuar, pasi Trump përdor një retorikë populiste të një lloji tjetër të caktuar. Retorika populiste është në dispozicion për shumë të ashtuquajtur të huaj në politikën Amerikane. Populizmi i Bernit, natyrisht, është një populizëm i krahut të majtë, i cili flet ose për një shumicë të madhe njerëzish – “nëntëdhjetë e nëntë përqind”, të  pa diferencuar nga raca, përkatësia etnike ose origjina ose feja – kundër elitës ekonomike. Një populizëm i djathtë, si ai i Trump, flet për mesin popullsisë së bardhë kundër elitave të caktuara në krye, veçanërisht elitave kulturore, mediave dhe elitave të dikurshme qeverisëse. Por nuk ka politika populiste në mënyrën se si ekzistojnë politika socialiste.
Ndërsa Joe Biden përgatitet të zhvillojë një fushatë zgjedhore të përgjithshme bazuar kryesisht në fantazinë e kthimit në normalitet (domethënë në vitet e Obamës), Z. Sanders mbeti kritik ndaj jetës nën administrimin e kaluar. Ai pretendon se donacionet e Wall Street nga qeveria federale gjatë krizës financiare të vitit 2008, ishin një katastrofë që shpërbleu keqbërësit financiarë dhe se pasojat e recesionit, dhe vazhdojnë të shtypin amerikanët mesatarë me borxhe, varfëri dhe pagat e vogla.

 Z. Sanders nuk fitoi, në fund të fundit. Por ai kurrë nuk gënjeu, dhe ai kurrë nuk bëri sikur po e pëlqente atë që ishte kaq e neveritshme, ose nuk u përpoq të bindte ndonjërin prej nesh, që duhet të na pëlqente. 

Ai krijoi një lëvizje dhe ai besonte sinqerisht deri në fund tek ajo. Ai nuk pranoi të pajtohej me forcat që e mundën përfundimisht. Por të paktën, ka dinjitet në humbjen e tij, edhe pse qe deri diku, një humbje, apo fitore si e Pirros.


 [FR1]

Filed Under: Politike Tagged With: Biden, Rafael Floqi, Sanders

Pagesat e mbështetjes financiare për përballimin e Pandemisë. Si? Kur? Sa?

March 31, 2020 by dgreca

Në shërbim të komunitetit/

Nga Rafael FLOQI/

Sipas Revistës Forbes/

 Departamenti i Thesarit dhe IRS njoftoi dje se shpërndarja e pagesave të mbështetjes ekonomike të pandemisë do të fillojë në tri javët e ardhshme dhe do të shpërndahet automatikisht, pa kërkuar ndonjë veprim prej shumicën e njerëzve. 

Sidoqoftë, disa të moshuar dhe të tjerë që zakonisht nuk bëjnë deklarata tatimore, do të duhet të paraqesin një deklaratë të thjeshtë tatimore për të marrë pagesën e stimulit.

Kush ka të drejtë të marrë pagesën e mbështetjes ekonomike? 

Personat e regjistruar për kthimin e taksave me të ardhura bruto të rrumbullakosura deri në shumat e75,000 dollarë për individ dhe deri në 150,000 dollarë për çifte të martuar që i paraqesin deklaratat e kthimit të taksave bashkërisht, do të marrin pagesën e plotë. Për personat me të ardhura mbi këto shuma, shuma e pagesës do të zvogëlohet me 5 dollarë për çdo 100 $ mbi pragjet e caktuara të 75,000 $ / 150,000 $ në vit.  Ata individë me të ardhura që i tejkalojnë 99,000 dollarë dhe 198,000 $ si çift sipas dokumenteve të deklaratës së taksave të përbashkëta dhe pa fëmijë, nuk janë përfitues të stimulit. Tatimpaguesit e kualifikuar që kanë paraqitur deklaratat tatimore për vitin 2019 ose 2018, do të marrin automatikisht një pagesë të mbështetjes ekonomike deri në 1.200 dollarë për individ ose 2.400 dollarë për çiftet e martuara. Prindërit do të marrin gjithashtu edhe 500 dollarë për çdo fëmijë që kualifikohet.

Po ku e di IRS-i se ku ta dërgojë pagesën time? 

Shumica dërrmuese e njerëzve nuk kanë nevojë të ndërmarrin vet ndonjë veprim . IRS-si do ta llogarisë dhe do ta dërgojë automatikisht pagesën e mbështetjes ekonomike, atyre personave që kanë të drejtë. Për njerëzit që kanë paraqitur deklaratat e tyre të taksave për vitin 2019, IRS-i do të përdorë atë informacion për të llogaritur shumën e pagesës. Për ata që nuk i kanë paraqitur ende dokumentet e kthimit të taksave për vitin 2019, IRS-i do të përdorë informacionet nga regjistrimi i taksave i vitit 2018 për të llogaritur shumën e pagesës. Pagesa e mbështetjes ekonomike, do të depozitohet drejtpërdrejt në të njëjtën llogari bankare, ku është bërë dhe kthimi i taksave.

Por nëse IRS nuk e ka informacionin e depozitës time të drejtpërdrejtë bankare, çfarë mundem të bëj? 

Në javët e ardhshme, Departamenti i Thesarit planifikon të krijojë një portal në internet për individët, për të siguruar që informacionin e tyre bankar të jetë për  IRS në internet, në mënyrë që këta individë, të mund t’i marrin pagesat menjëherë, krahasuar me dërgimin e çeqeve me postë.

Unë zakonisht nuk jam i detyruar të paraqes një deklaratë tatimore. A mund të marr edhe unë pagesë?  

Po. Ka njerëzit që zakonisht nuk paraqesin deklarata tatimore do të duhet të paraqesin një deklaratë të thjeshtë për të marrë një pagesë të mbështetjes ekonomike. Tatimpaguesit me të ardhura të ulëta, qytetarët e moshuar, përfituesit e Sigurimeve Shoqërore, (Social Security) disa veteranë dhe individë me aftësi të kufizuara,  të cilët përndryshe nuk u kërkohet të paraqesin një deklaratë tatimore, po nuk do të paguajnë taksa.

Si mund ta paraqes deklaratën tatimore të nevojshme për të marrë pagesën time të mbështetjes  ekonomike? 

IRS.gov/coronavirus së shpejti do të japë informacione që do t’i udhëzojnë njerëzit në këto grupe sociale se si të paraqesin një deklaratë tatimore për vitin 2019, me informacion të thjeshtë, por të nevojshëm, përfshirë statusin e tyre të regjistrimit, numrin e personave të varur prej tyre dhe informacionin e llogarisë të depozitave të drejtpërdrejta bankare. 

Unë nuk kam paraqitur deklaratën time tatimore për vitin 2018 ose 2019. A mund të marr  pagesën e mbështetjes ekonomike? 

Po. IRS po nxit këdo që ka një detyrime për paraqitjen e taksave, poq që nuk  ka paraqitur ende  deklaratën tatimore për kthimin e taksave për vitin 2018 ose 2019 ta paraqesë sa më shpejt që të jetë e mundur atë, për të marrë pagesën e mbështetjes ekonomike. Tatimpaguesit duhet të përfshijnë aty edhe informacionet të depozitave direkte bankare për kthimin e taksave.

A do më duhet patjetër të paraqes një deklaratë tatimore? Par sa kohë janë në dispozicion pagesat e mbështetjes ekonomike? 

Për ata që janë të shqetësuar rreth mundësisë të infektimit nga vizita një vizitë tek ndonjë person profesionist për kthimin e taksave, ose tek organizatat komunitare, për një deklaratë tatimore, këto pagesa të mbështetjes ekonomike nuk do të skadojnë, Ato do të jenë në dispozicion gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit 2020.

Ku mund të marr më shumë informacion? 

IRS do t’i postojë të gjitha informacionet kryesore në sitin e tij IRS.gov/coronavirus, sapo ajo faqe do të bëhet e disponueshme. IRS në këto kohë ka një staf të zvogëluar për shkak të epidemisë në shumë prej zyrave të tij, por mbetet i përkushtuar për t’i ndihmuar individët, që kanë të drejtë të marrin pagesa të tyre në mënyrë të shpejtë. 

Ndaj është më mirë të kontrolloni për informacionet e  reja në website IRS.gov/coronavirus, sesa të telefononi asistentët IRS, që po merren me procesin e kthimit të taksave të 2019-tës.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Rafael Floqi, Revista Forbes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË KUJTIM TË CALVIN “CAL” LAWRENCE
  • NGA NJË IDE SHQIPTARE NË HARTËN BOTËRORE TË KARIKATURËS
  • Napoleon Bonaparti dhe trojet shqiptare…
  • A Dream I Once Imagined…
  • Tre dramaturgë anglezë – Thomas Whincop, William Havard dhe George Lillo, tri drama për Skenderbeun
  • Një dritare mbi Shqipërinë e trazuar: Kujtimet e Eqrem bej Vlorës (1885–1912)
  • Peng i drejtësisë së munguar…
  • Eseja e parë e Peter Priftit te Dielli – Shtegtim filozofik në 16 vjetorin e përjetësisë
  • KOSOVA PËRBALLË SË VËRTETËS NDËRKOMBËTARE: PA NJOHJEN E KOSOVËS, SERBIA NUK MUND TA KAPËRCËJË MURIN E EVROPËS
  • Petro Nini Luarasi dhe sfidat e shqiptarëve të shekullit XXI
  • “MOS E CËNONI PAQEN, GARANTONI BARAZINË”
  • Themeluese e “Artistè Foundation” në Kanada, Arta Rexhepi: “Dokumentimi i luftës së Kosovës është përgjegjësi historike”
  • “Jemi që pa ardhur deti”
  • Logu i bukurisë dhe i traditës në Kelmend
  • “Udhëtim pa mbarim”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT