• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lobi grek në Amerikë: Të pengohet hyrja e Shqipërisë në BE !

March 8, 2019 by dgreca

1 Nikolas Gagee

-Konventa e Helenikeve Greke qe u mbajtë në Clearwater, Florida nga 21- 24 shkurt, miratoi një rezolutë unanime, që i bënte «thirrje» qeverisë shqiptare, që t’u sigurojë grekëve etnikë në vend, (në fakt të gjitha ato që i kanë), të gjitha të drejtat arsimore, fetare, politike, gjuhësore dhe kulturore, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare dhe kërkoi që Bashkimit Evropian të ngrijë negociatat për pranimin e Shqipërisë.

NGA RAFAEL FLOQI/
Ndërsa në Shqipëri po vazhdon lufta politike, dhe qëndrimet e paqarta të qeverive shqiptare për marrëveshjen e kufijve detarë me Greqinë dhe zgjidhjen e problemeve mes vendeve, lobi vorioepiriot në Amerikë ka shumëfishuar përpjekjet e tij, për të penguar anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Dhe kjo tendencë nuk është vetëm e qarqeve nacionaliste, ashtu, siç është bërë zakon të quhet, por edhe qeverisë greke, e kombinuar edhe me drejtues të Komitetit Shqiptar të minoriteteve dhe drejtues minoritarë lokalë. Dhe prandaj kjo është e rrezikshme.
“Kjo mund të realizohet vetëm, thanë ultranacionalistët grekë në konventën e mbajtur në Clearwater, Florida nga 21- 24 shkurt, në qoftë se qeveria amerikane, qeveria greke, Bashkimi Evropian, ta mbajnë nën një presion efektiv Tiranën, dhe se Federata jonë, do të bëjë gjithçka që ka në dorë, për të ushtruar presion”, theksoi Nicholas Gage, veprimtari antishqiptar dhe shkrimtar grek, në Kuvendin e 40 të Federatës Panepiriotike të Amerikës, të mbajtur çdo dy vjet, ku shkrimtari antishqiptar, Nicholas Gage, ( alias Nikos Gaxojanis) u rizgjodh nga një bord “vorioepiriotësh” për të drejtuar organizatën edhe për tre vitet e ardhshme.
Konventa miratoi një rezolutë unanime, që i bënte «thirrje» qeverisë shqiptare, që t’u sigurojë grekëve etnikë në vend, (në fakt të gjitha ato që i kanë), të gjitha të drejtat arsimore, fetare, politike, gjuhësore dhe kulturore, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare dhe kërkoi që Bashkimit Evropian të ngrijë negociatat për pranimin e Shqipërisë, deri sa parlamenti i saj të miratojë të gjitha parimet e BE-së mbi të drejtat e pakicave.
Gjithashtu ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kombeve të Bashkuara, dhe qeverisë greke për ta shtyrë Shqipërinë që të përmbushë të gjitha detyrimet ndërkombëtare të saj, ndaj grekëve etnikë të « Epirit Veriut » dhe në gjithë Shqipërinë. (Vini re, deklaratën, në të gjithë Shqipërinë, kjo tregon se pretendimet Vorio Epiriote nuk janë shuar dhe ata ushtrojnë presion për të zgjeruar zonën e minoritetit edhe me Himarën), shkruan gazeta e kësaj Federate, The National Herald, më 28 shkurt.
Që mesazhe të tilla, të pasakta, të përdoruara qëllimisht si përgjithësuese për shkelje të drejtash, të vijnë nga qarqet ultra nacionaliste, kjo nuk është gjë e re, por kur ato vijnë, edhe nga goja e Presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopulos, i cili ka ripërsëritur në mënyrë ultimative një tjetër mesazh të qartë, Shqipërisë se duhet të respektojë minoritetin dhe të heqë dorë nga pretendimet për çamët. Dhe kjo e bërë në Mal të Zi, tok me Gjukanoviçin, një javë pas fitores të koalicionit shqiptar ne Tuz, ka një domethënie dhe rrezikshmëri më të madhe antishqiptare. Gjë që shtron pyetjen pse pres. Pavlopulos, do ta bënte këtë deklaratë të tij nga Podgorica, edhe pse drejtuar ndaj Shqipërisë?
Duket se objekt i bisedimeve kane qenë Shqipëria dhe të drejtat e Shqiptarëve në Mal të Zi , dhe se Gjukanoviçi, në mungesë të një aleance me Serbinë, për arsye që dihen, ka zgjedhur të flasë me gojën e presidentit grek.
Pra thënë me fjalë të tjera Shqipëria të respektojnë koloqithjet me rigon, të të drejtave të minoritarëve tanë grekë që i gëzojnë ato të drejta, dhe të mohojnë çdo minoritet shqiptar. Ai tha se Athina nuk është kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por për Greqinë minoriteti dhe heqja dorë nga pretendimi për çamët janë pengesë e pakapërcyeshme.
“Greqia nuk është kundër perspektivës evropiane të Shqipërisë. Por sjellje të tilla si ato kundër minoritetit etnik grek janë një pengesë e pakapërcyeshme për rrjedhën e qetë evropiane të Shqipërisë. Një tjetër pengesë lidhet me çdo pretendim për të drejta të së ashtuquajturve çamë shqiptarë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të pamëshirshëm të nazistëve, siç e ka vërtetuar historia” deklaroi ai gjatë vizitës në Malin e Zi.
Po kjo shtron pyetjen a ka rënë dakord, Shqipëria, që të heqë dorë nga “Çamëria”? Para do kohe gazeta greke “Protothema” në një reportazh, ku zbardheshin pikat e marrëveshjes së Shqipërisë dhe Greqisë, pohonte më të rëndësishmen; se të dy palët kishin rënë në ujdi, që të mos përdorin termat gjeografikë: “Vorio Epir” dhe “Çamëri”. “Zgjidhja, ishte sipas gazetës, pjesë e një pakete që synonte të “mbyllë 100 vjetët”, siç tha atëherë, ish ministri i Jashtëm Nikos Kotzias. “Një nga çështjet kyçe dhe të vështira të negocimit ishte heqja e irracionalitetit. Për këtë qëllim, të dy vendet duket se kanë rënë dakord të “shmangin referencat dhe identifikimet gjeografike, që potencialisht mund të stimulojnë pasionet midis dy popujve”. Në veçanti, pala greke tashmë ka rënë dakord të heqë referimin e termit “Epiri i Veriut”, duke pranuar pretendimin e shqiptarëve, se ai fsheh irredentizmin dhe prandaj duhet të hiqet. Nga ana e saj, Shqipëria do të braktisë termin “Çamëria”. Lypset tani, që nuk është më ministër z Bushati, që të mos njollosë biografinë e tij, të rrëfejë, cila është marrëveshja me grekët për Çamërinë për të cilën Shqipëria ka rënë dakord.
Por çështjet dhe emërtimet nuk janë njësoj. “Çështja Çame” është histori, populli Çam ishte në tokën e vet, çamët kanë prona, kanë tapi, u është bërë padrejtësi historike, me gjenocidin e 1945-s, por kurrë Çamëria nuk mund të barazohet me “Vorio Epirin”, një term që nuk ka ekzistuar kurrë, që minoriteti grek nuk ka pasur kurrë pronësi me tapi në territoret ku sot jetojnë.
Por t’i kthehemi konferencës dhe rrezikut të saj. Vini re përfaqësuesja e Republikës së Shqipërisë dhe dy te zgjedhur lokalë, morën pjesë në këtë konferencë antishqiptare. Ku mysafir i veçantë të nderi në këtë kongres ishte, renegati Pirro Dhima, ish-deputeti i Pasokut nga Himara, i cili fitoi tre medalje të arta olimpike dhe një bronzi në peshëngritje për Greqinë në Lojrat Olimpike; Gus Bilirakis, kreu i Grupit Hellenic në Kongresin e SHBA; dhe kryetarja e Komitetit Shtetëror Shqiptar të Minoriteteve, Konstandina Bezhani, si edhe dy kryetarë bashkish minoritare: Akilea Deçka dhe Leonidha Kristo.
Federata Panepirote e Amerikës deklaroi, se “Konventa e saj ishte e dyzeta konvente e suksesshme në historinë tonë 77-vjeçare, me delegatët dhe 480 të ftuar që morën pjesë në darkën gala”, tha zoti Gage. “Bordi i ri kësaj shoqate antishqiptare u krijua me dy “vorioepriotë” veteranë që kanë lindur në « Epir » dhe të anëtarëve të rinj të lindur në Amerikë, por me ndjenja të forta për atdheun dhe traditat e prindërve të tyre.”, thuhet në deklaratë.
“Një forcë e tillë do të na ndihmojë të mbështesin grekët etnikë që jetojnë në të dyja anët e Epirit Verior, njëra nën presion nga autoritetet shqiptare dhe bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Greqi me kufizime të rënda ekonomike, ç’ ka Greqia a përjetuar në vitet e fundit”, ka thënë Gage.
Gage, i cili u zgjodh njëzëri për të shërbyer një mandat tjetër si president i Federatës dhe do të mbështetet nga John Katsimbadis, një biznesmen nga Detroiti. Pika kulmore e konventës ishte darka gala e mbajtur në sallën e komunitetit, të Kishës së Trinisë së Shenjtë në Clearwater, ku Gage, Dhima, kongresisti Bilirakis, dhe Bezhani, folën për nevojën për të fuqizuar të drejtat themelore të grekëve etnikë në Shqipëri. (Nuk dihet çka ka deklaruar ajo, pasi nuk botohet në gazetën në fjalë. Por në vetë websitin e saj të Komitetit të Minoriteteve që ajo drejton, shkruhet « Përfshirja në Kushtetutën e Shqipërisë të nenit 20 lidhur me të drejtat e Minoriteteve, si dhe nënshkrimi i Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve, nga ana e qeverisë shqiptare, janë hapa të rëndësishme në këtë drejtim, por Minoriteti shpreh rezervat e veta lidhur me mungesën e një kuadri të plotë ligjor, ku të përcaktohen qartë të drejtat dhe të krijohen institucione për mbrojtjen dhe ushtrimin e këtyre të drejtave”. Është interesant fakti, që të ashtuquajturat të drejta të minoriteteve, që duhet të nënshkruaj Shqipëria, jepen në grup dhe nuk specifikohet asgjë konkrete.
“Përmes lobizmit tonë në Uashington, tha Gage, ndikimi ynë me organizatat ndërkombëtare, diskutimet tona të drejtpërdrejta me udhëheqësit shqiptarë, dhe presioni ynë i qëndrueshëm ndaj autoriteteve shqiptare, ne kemi përmirësuar ndjeshëm jetën e grupeve etnike në Shqipëri. Ne i dhamë fund klimës së frikës që autoritetet krijuan kundër tyre, shtuam mundësitë ekonomike dhe politike për ta dhe zgjeruan të drejtat e tyre për të ruajtur besimin, kulturën dhe traditat e tyre. Më e rëndësishmja, ne kemi vendosur parimin, se politika amerikane ndaj Shqipërisë do të përcaktohet nga trajtimi i shqiptarëve nga grekët etnikë në vend. Ajo që ne themi dhe ajo që ne bëjmë ka rëndësi në Shqipëri dhe kjo është arsyeja pse ne kemi pasur një ndikim kaq të fortë në vend dhe pse liderët e saj të lartë kanë qenë të gatshëm të negociojnë me ne për të përmirësuar trajtimin e popullit tonë atje”.
Ashtu si duket edhe nga këto ditirambe ala Guxojanis, nuk duhet të harrojmë ndikimin që lobi grek ka ndikim në autoritet amerikane. Megjithatë nuk duhet të harrojmë një fakt interesant, në këtë konventë nuk u përmend rasti i Kostandinos Kacifës, i vrarë më 28 tetor 2018, në një përplasje me armë automatike me policinë e Shtetit shqiptar në Bularat të Gjirokastrës. Shtrojmë pyetjen. Pse? Nga prania e shtetasve shqiptarë në konventë, apo se akti është aq flagrant, sa nuk do të gjente mbështetje nga autoritetet amerikane?
Natyrisht, duhet bërë shumë më tepër për shkak se armiqësia ndaj grekëve etnikë në Shqipëri është e lartë në të gjitha nivelet e jetës publike.
Nuk duhen harruar skërmitjet për Kishën e Përmetit e atë të bunkerit të Dhërmiut nuk mund t’i mungonte kurrsesi zëri i anti-shqiptarit, Nicholas Gage. Pak ditë para mbërritjes në Tiranë, të ish ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lou, është takuar me një përfaqësi të lobit grek në Amerikë. Delegacioni i grekëve kryesohej nga ultra-nacionalisti Nikolas Gejxh dhe ishte zhvilluar më 2 dhjetor 2013 në zyrat e Departamentit të Shtetit, në Uashington. Gejxh ka qenë me cilësinë e kryetarit të shoqatës “Federata Panepiriote e Amerikës” dhe së bashku me të kanë qenë edhe zëvendëskryetari i kësaj shoqate, Menelao Xhelio. Sipas Gejxh qëllimi i këtij takimi ka qenë që të informohej ambasadori Lou për problemet e minoritetit grek në Shqipëri, dhe t’i kërkohej atij që të ushtronte presion ndaj qeverisë së Tiranës për të përmirësuar kushtet e këtij minoriteti. Nicholas Gage, ishte shfaqur aso kohe për të dhënë mendimin e tij rreth prishjes së kishës ai aso kohe u shpreh për nja ndërtesë pa leje shqiptare të kishës së Shën Thanasit. Aso kohe, ta pohonin se Donald Lu, është takuar me kryeministrin Edi Rama për të protestuar rreth shkatërrimit të kishës, si një veprim i pandjeshëm ndaj të drejtave të besimit ortodoks në Shqipëri dhe minoritetit grek dhe për ta nxitur atë që të gjejë një zgjidhje të pranueshme për të dy palët. Më parë Federata Panepiriote në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kishte bërë thirrje administratës së presidentit Barack Obama që t’i bënte presion Shqipërisë për çështjen e kishës së Përmentit. Në një deklaratë të bërë publike në websitin e tyre, presidenti i shoqatës së grekëve në SHBA, Demetrios Koutoulas, i ka bërë thirrje atëherë administratës së presidentit Obama dhe Kongresit amerikan që të bëjë presion ndaj shqiptarëve për t’ua kthyer kishën e Përmetit besimtarëve
Ndërsa disa muaj më parë në një nga lagjet me prani të dy komuniteteve shqiptare e greke, Bay Ridge në Brooklyn, në organizimin e shoqatës Rrënjët Shqiptare “Albanian Roots”, u mbajt një protestë paqësore kundër nderimit të Kostandinos Kacifas. Protesta ndodhi përballë qendrës kulturore Federata “Laconian” (Spartans), e cila pretendon se përfaqëson flamurin e Vorio Epirit, dhe qarqet ultra nacionaliste greke në Nju Jork dhe do të nderonte Kostandinos Kacifën ku morën pjesë dhjetëra shqiptarë nga të gjitha trojet, në kushte të një të ftohti polar minus 10 gradë celsius. Anëtarë të Partisë Agimi i Artë, me flamurit e kësaj partie dhe disa eksponentë të organizatave që përfaqësojnë minoritetin grek, dhe organizatën Federata Laconian (Spartans), në SHBA kënduan himnin grek dhe hodhën parulla shoviniste kundër Shqipërisë dhe shanin shqiptarët si terroristë. Ndërsa 35-vjeçarin e vrarë në përpjekje me Policinë e shtetit shqiptar e cilësuan hero që sipas tyre ra për atdheun e tij. Përfaqësuesit e komunitetit grek, përfshirë edhe një grup të grave, përdorën sharje dhe hodhën parulla provokuese, ngritën flamurin e Agimit të Artë dhe Vorio Epirit, dhe më zë të lart thërrisnin : “Konstantinos Kacifas, u vra se ka luftuar si shumë prej helenëve të shtypur të pambrojtur për të ruajtur identitetin e tyre grek, jugu i Shqipërisë është Greqi. Në Greqi nuk ka asnjë çam dhe nuk ekziston çështje çame – Harrojeni Çamërinë”.
Përtej Shqipërisë, rezoluta e ultra nacionalistëve grekë u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të bëjnë gjithçka që është në dorë të tyre për t’i dhënë fund pushtimit të Qipros Veriore nga trupat turke; kërkuan që qeveria turke t’i japë fund ngacmimeve të Patriarkanës së tyre dhe për të rihapur seminarin Halki , si edhe kundër FYROM për të ndaluar përdorimin e emrit Maqedonia, e cila ka qenë synim i Federatës Panepirotike. Gage theksoi argumentin fals, se “duhet bërë shumë më tepër, për shkak se armiqësia ndaj grekëve etnikë në Shqipëri është e lartë në të gjitha nivelet e jetës publike”.
Ne jemi për të drejta sa më të plota për të gjithë minoritetet, dhe pjesëmarrja e minoritarëve shqiptarë në takimet e diasporës greke edhe për të kërkuar të drejta që i kanë konventat evropiane, kjo nuk është tradhti, por gjithnjë në marrë veshjen me Greqinë , duhet kërkuar barazi. Barazi të së drejtave të minoritarëve me të drejtat e minoritarëve çamë. Politika e futjes së Kokës së Strucit në rërë ndaj Çështjes së Çamërisë, duhet të marrë fund. Nuk mund të dënohet një popull dhe sikur të ketë bashkë punuar me fashistët, le që ka ndodhur e kundërta. Mos vallë grekët i dëbuan nga Greqia të gjithë familjarët e kolaboracionistëve grekë

Filed Under: Analiza Tagged With: Lobi Greka, ndal anetaresimit et Shqiperise ne BE, ne SHBA, Rafael Floqi

Shitësit e ëndrrave dhe rreziku socialist për Amerikën

February 10, 2019 by dgreca

1-rafael

Nga Rafael Floqi/

Gjithmonë më ka shqetësuar pyetja, pse njerëzit gjatë kohëve u ka pëlqyer shprehja “do të hamë me lugë të florinjtë ?

Natyrisht njeriu është i prirur nga e mira dhe nga mirëqenia vetjake dhe e familjes. Ideja utopike e barazisë sociale e nisur që nga Marksi dhe e vazhduar edhe në ditët  tona që vazhdon ende në Kubë apo Venezuelë, edhe kur i janë parë e i shihen frytet e socializmit, është një ëndërr që josh, deri ne kufijtë e nonsensit. Ne si shqiptare që i kemi kaluar vitet e soc/komunizmit, e kemi përjetuar zhgjëndrrën.

Më kujtohet, Zejmen, Lezhë 1986, ku punoja si mësues, në prag të Vitit të Ri, Kooperativa e bashkuar shiste vetëm 500 gram mish derri, për frymë. Një plakë e vetme 75 vjeçare, i kërcente para fytyrës kryetarit e kooperativës Dodë Dodës me copën e mishit si shami, duke e tallur.  Një kujtim figurativ i një mjerimi proverbial, se ku të çon marksizmi ekstrem ka mbetur i mbërthyer në memorien time.  Ne që e kemi parë këtë ne që e  kemi përjetuar fundin ekonomik të socializmit. Ishin kohët e tufëzave, nxënësit e mi, vinin të lodhur në klasë, ata ishin ngjitur gjer ne mal, ku kishin fshehur ndonjë derr për të mbajtur frymën gjallë. Ato ishin ditët e fundit të mjerimit ekonomik të komunizmit dhe socializmit, te cilin as brezat e rinj te pas diktaturës ne Shqipëri nuk e njohin, dhe natyrisht, është afër mendsh, që as mijëvjeçarët amerikanë se dinë ku bie me shtëpi.

Po pse presidenti Trump ne fjalimin para kombit deklaroi se Amerika nuk do te behet kurrë një vend socialist?  Pse u detyrua ai ta përmendte këtë fjalë? A do të jetë kjo deviza e tij për zgjedhjet e 2020?

Kamerat në moment u përqendruan tek Bernie Sanders, ish kandidati presidencial shpresëdhënës demokrat, për të parë reagimin e tij kur Trump sulmonte senatorin e krahut të majtë të Vermontit pasi ata e kishin transkriptin e fjalës së Trumpit më përpara ngjarjes.  Dhe sikur për ti dhënë një goditje të gjatë Sanders erdhën fjalët: “Sonte, ne ripërtërijmë vendosmërinë tonë që Amerika kurrë nuk do të jetë një vend socialist”. Kaq për kronikë.

A ka një rrezik socialist për Amerikën ? Pse është i pëlqyeshëm socializmi për 30 vjeçarët e sotëm amerikanë? Pse janë mbushur TV-net me intervistat e kongresistes, demokrates nga New Yorku, Alexandria Ocasio-Cortez me deklarata aq ireale sa do t’i bënte me turp dhe komunistët shqiptarë të lugës së florinjtë, kur tha se edhe ata njerëz, që nuk duan te punojnë do të paguhen nga shteti në kuadër të platformës së re për marrëveshjen e blertë.

E menjëherë këtë thirrje të Presidentit Donald Trump, CNN që anon majtas i quajti një fyerje. “Ishte një fyerje pasi ai po sugjeronte se demokratët duan ta çojnë SHBA-në në socializëm, që për një kohë të gjatë mendohet se kjo fjalë ka konotacion negativ në politikën amerikane. Mësohuni me këtë temë, thekson CNN-i, Trump e përdori atë në mënyrë të përsëritur në nëntor, ndërsa ai bënte fushatë për kandidatët republikanë dhe përfshirja e saj në adresën e Shtetit të Bashkimit sugjeron se ai do ta sjellë atë përsëri kur fushata e 2020-ës të rritet. Këtu janë disa nga mënyrat që Trump ka përdorur fantazmën e socializmit, ( Në fakt Manifesti komunist fillon me këtë fantazmë), duke përfshirë edhe për Venezuelën, si një argument kundër rritjes së taksave, si pjesë e një premtimi për mbrojtjen e Medicare dhe si një ëndërr për kundërshtarin e tij ideal.”

Por a është kjo. kështu vetëm taktikë politike? A ka një rrisk dhe a ka parapëlqim të socializmit në Amerikë?

Shumica e mijëvjeçarëve amerikanë identifikohen si socialistë, sipas sondazheve si nga Reason-Rupe dhe nga Fondacioni Përkujtues i Viktimave të Komunizmit. Ky është lajmi i keq ka edhe një lajm te mirë se vetëm 32 për qind e mijëvjeçarëve mund të përcaktojnë se çfarë është socializmi e në këtë mes kongresistja, Alexandria Ocasio-Cortez, shpesh mund të karakterizohet te jetë zëri i gjeneratës së saj injorante.

Gjatë një interviste për “60 Minutat” e CBS, Anderson Cooper e pyeti Ocasio-Cortez, se “Kur njerëzit e dëgjojnë fjalën “socializëm”, ata mendojnë Bashkimin Sovjetik, Kubën, Venezuelën. A është kjo, ajo që ju keni në mendje? ” Ai i shpërfilli të përmendte regjimet socialiste të Shqipërisë, Kamboxhias, Etiopisë, Polonisë, Rumanisë, Koresë së Veriut dhe Kinës, ndër të tjera. Megjithatë ajo u përgjigj: “Sigurisht jo. Ajo që ne kemi në mendje – dhe ajo që është e mendimi im është se politikat e mia më së shumti i ngjajnë asaj që shohim në Britani të Madhe, në Norvegji, në Finlandë, në Suedi. »Në fakt, propozimet e saj ekonomike i japin pak ngjashmëri politikave publike britanike dhe nordike. Në fillim të viteve 1950, Britania filloi të privatizonte programet e saj të sigurimeve shoqërore dhe pensioneve. Deri në vitet 1990, ndërsa dekadat e socializmit shkaktuan rritjen e rritjes ekonomike, Suedia ndoqi shembullin. As Suedia dhe Norvegjia nuk kërkojnë një pagë minimale, dhe Britania kërkon një pagë minimale si AOC 15 dollarë në orë. Britania dhe Finlanda ofrojnë një normë më të ulët tatimore të korporatave sesa Shtetet e Bashkuara, dhe të gjitha kombet që ajo emrat kanë norma më të ulëta se propozimi i saj prej 28 për qind. Askush nuk ka një regjim të kujdesit shëndetësor si socialist si skema e propozuar e saj Medicare-For-All, e cila përbën një marrje të plotë të kontrollit federal të kujdesit shëndetësor.

Po ju jap një shembull praktik, ku vini re radhë të gjata në Amerikë? Vetëm në Sekretarinë e Shtetit dhe në Postë. Pra në institucionet shtetërore pasi ajo janë inefektive për shkak të mungesës së konkurrencës.

Padituria e Aleksandrisë Ocasio-Cortez për ekonominë dhe çështjet e jashtme karakterizon gjeneratën e saj. Megjithë mbajtjen e diplomave të shtrenjta si në Ekonomi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Bostonit, Ocasio-Cortez iu kundërpërgjigj me zemërim gjatë një interviste në programin “Firing Line” të Margaret Hoover, duke qeshur, “Unë nuk jam eksperte e gjeopolitikës”.  Pra ajo nuk është eksperte. Por a është ajo eksperte e The New Green Deal, e  Marrëveshjes së Re të Gjelbër, që duhet të bëhet në 10 vjet, kur në një deklaratë të mëparshme pat deklaruar se kështu, siç është bota nga ndotja do të shuhet në 12 vjet (Sic?).

Dokumenti në fjalë thekson investimet masive publike në prodhimin e energjisë së erës dhe të diellit, automjetet pa emetime gazrash dhe hekurudhat me shpejtësi të lartë, që do të eliminonin fluturimet ajrore dhe rindërtimin e te gjithë ndërtesave efikase për energji dhe rrjeteve të zgjuara të energjisë, si duke “punuar në bashkëpunim” me fermerët dhe fermerët për të lëvizur drejt teknikave bujqësore të qëndrueshme dhe shmangur rritjen e gjedhit, pasi plehu i lopëve çliron gazra. (sic !)
Rezoluta gjithashtu fsheh diçka që ka qenë thelbësore për idenë e Marrëveshjes së Re të Gjelbër që nga fillimi: Heqja e padrejtësive historike ndaj të varfërve dhe njerëzve me ngjyrë. Investimet publike duhet t’i japin përparësi asaj që rezoluta e quan “vijës së frontit dhe komuniteteve të rrezikuara”, të cilat përfshijnë njerëzit në zonat rurale dhe të paindustrializuara, si dhe ato që varen nga industritë me intensitet të lartë të karbonit, si nxjerrja e naftës dhe gazit që do të mbyllen.
Dhe në një masë që mund të mbështetet nga një gamë e gjerë e grupeve të mbështetjes, rezoluta shtrihet në gamën e plotë të prioriteteve progresive: ofrimin e kujdesit shëndetësor universal dhe strehimit të përballueshëm, duke siguruar që të gjitha vendet e punës të kenë mbrojtje sindikale dhe paga familjare mjedisi i biznesit pa konkurrencë monopoliste.
Përderisa te mos vijmë tek problemi i kostos, kjo është një utopi e bukur, pasi kurrkund nuk tregohet se si dhe nga e ku do të vijnë paratë për t’i paguar këto investime, madje kjo teori bie në kundërshtim edhe me ligjet e shkëmbimit energjetik të fizikës.

Por siç duket Socializmi është një sëmundje ekonomike e lindur nga zilia dhe injoranca. Për fat të keq, të dyja kanë shumë bollëk në politikën tonë të tanishme. Sëmundja ka gjetur një zëdhënëse tërheqëse – ndoshta, fatkeqësisht, zërin e gjeneratës së saj.

Duket se socializmi është si një sëmundje infektive që të gjithë duhet të sëmuren për të zhvilluar imunitetin. Siç theksoi Aleksandër Solzhenicin, “Për ne në Rusi, komunizmi është një qen i vdekur, përderisa për shumë njerëz në Perëndim është ende një luan i gjallë”.

Ky qen i vdekur, i dëbuar nga Rusia, fitoi një jetë të re në Shtetet e Bashkuara dhe rifitoi vitalitetin për t’u bërë një luan i gjallë brenda Partisë Demokratike.

Fitorja Demokratike e vitit 2018 në mesfushat solli ardhjen e re marksiste në Dhomën e Përfaqësuesve, të cilët po interpretojnë zgjedhjet si një mbështetje për politikat socialiste. Ata hoqën të gjitha pretendimet – pa liberalë, pa progresistë – ata janë krenarë që janë marksistë-leninistë të nxitur nga ideologjia dhe të përkushtuar për ta kthyer këtë vend në Shtetet e Bashkuara të Socialistëve të Amerikës.

Kjo turmë militante përbëhet nga njerëz të painformuar dhe të keq informuar që e shohin veten si viktima të pafat, nën paguar, nënvlerësuar të kapitalizmit, të mbingarkuar me xhelozinë se ka njerëz që janë gjithçka që nuk janë. Më vendin e të verbërve, ai me një sy është mbret; dhe mes një brezi të rinjsh injorantë, aktivistja e flaktë por “arsimuar cekët “ AOC, është kongresiste.

Nga këndvështrimi i demokratëve, Presidenti Donald J. Trump është një ndërprerës i asaj që ka qenë një tranzicion i butë ndaj së ardhmes së ndritshme socialiste. Në një përpjekje të bashkërenduar për të denigruar Presidentin dhe për të paralizuar autoritetin ekzekutiv, ata janë duke e quajtur atë një racist dhe në mënyrë flagrante ka shkatërruar çdo program në agjendën e tij.

Megjithatë, duke konsideruar se shumica e demokratëve që konkurrojnë për president janë të pasur, ose shumë mirë, krahasuar me njerëzit që synojnë të përfaqësojnë.

Michael Bloomberg, ish kryebashkiaku i Nju Jorkut është një miliarder, siç është Howard Schultz, ish CEO i Starbucks i cili po mendon të kandidojë si një i pavarur. Këta dy, që tashmë kanë akumuluar pasurinë e tyre masive, janë kritikuar nga  kandidatët e tyre demokratë / socialistë të cilët dëshirojnë të marrin pasurinë e tyre në emër të pabarazisë në të ardhura. Ky i fundit këto ditë propozoi një semantikë të re të fjalës milioner “ Me njeri që ka mjaftueshëm mjete ekonomike”. Politika tashmë është kthyer në semantikë.

Fuqia shtytëse e Partisë Demokratike është “pabarazi” ekonomike – argumenti që socialistët kurrë nuk lodhen qysh nga agimi i kapitalizmit është ideja joshëse e rishpërndarjes së pasurisë për masat e pakënaqura nga pabarazitë. Filozofia e zilisë dhe e zhdukjes së të pasurve i bën thirrje në një segmenti të madh të popullsisë që nuk e kupton se përkufizimi i “pasurit” është një spiralja e evolucionit që eventualisht do të arrijë çdo biznes dhe çdo individ që punon për të jetuar. Shteti pastaj në teori do të duhet ta  rishpërndante atë pasuri për të varfrit, ashtu siç qe dikur ne Shqipëri, ashtu siç bëhet sot në Kubë dhe Venezuelë, ku të gjithë – përveç politikanëve – janë po aq të uritur dhe të mjerë.

Ky është socializmi. S’ka iluzione. Ne shqiptarët që e kemi provuar mbi shpinë dhe i kuptojmë më mirë se të rinjtë e mijëvjeçarit, tregtarët e ëndrrave me lugën e florinjtë, jo pse qemë më të ditur por se e kemi pësuar.

Por Amerika qe dhe është Amerikë, pasi s’u besoi këtyre ëndrrave, por punës.

Filed Under: Politike Tagged With: dhe rreziku, Rafael Floqi, Shitësit e ëndrrave, socialist për Amerikën

Nëse ka ngrohje globale, pse është kaq i ftohtë?

February 2, 2019 by dgreca

Nga Rafael Floqi/

Ndërsa ndryshimet klimatike thuhet se po nxehin planetin, dimrat duhet të ngrohen më shpejt dhe vera duhet të jetë më nxehtë. Por tani gjatë këtyre periudhave të motit jashtëzakonisht të ftohtë, shumë njerëz pyesin: “Nëse Toka po bëhet më e ngrohtë, atëherë, pse dimrat po bëjnë kaq ftohtë?”

Presidenti Trump e ka ngritur këtë pyetje shpesh, e përsëriti së fundi edhe më 28 janar: “Pra, si mundet që temperaturat ulen kaq shumë? Ne kemi nevojë për ngrohjen globale”, ironizoi ai në Twitter.

Po  ç’ është ngrohja globale

Shkencëtarët, sipas gazetës britanike The Guardian, po insistojnë se ngrohja globale tani duhet të quhet nxehje globale, kështu thotë shkencëtari Jonathan Watts. Ndërsa profesor Richard Betts, i cili drejton krahun e kërkimit klimaterik të organizatës së monitorimit meteorologjik të Britanisë, bëri këto komente në mes të dëshmive në rritje se temperaturat në rritje kanë kaluar zonën e rehatisë dhe tani po sjellin kërcënime në rritje për njerëzimin. “Ngrohja globale është teknikisht më korrekte, sepse ne po flasim për ndryshimet në bilancin energjetik të planetit”, tha shkencëtari në samitin e klimës së OKB në Katowice të Polonisë. “Duhet të flasim për rrezikun e jo për pasigurinë”. Pikëpamjet e tij u përsëritën nga Hans Joachim Schellnhuber, një profesor i fizikës teorike dhe themelues i Institutit të Potsdamit për Hulumtimin e Ndikimit në Klimë në Gjermani. “Ngrohja globale nuk kap shkallën e shkatërrimit. Duke folur për nxehjen e Tokës është e ligjshme, “tha ai. Shkencëtarët shprehën zhgënjim në ritmin e ngadaltë të veprimeve nga udhëheqësit politikë për mbrojtjen nga ngrohja globale. Në nënshkrimin e marrëveshjes së Parisit 2015, qeveritë në mbarë botën synonin ta mbanin ngrohjen globale brenda rritjes prej 1.5C-2C mbi nivelet para-industriale. Por angazhimet aktuale janë shumë larg.., Në 3C të ndryshimit, Schellnhuber tha se Spanja jugore do të bëhej pjesë e Saharasë. Edhe 2C, tha ai, nuk mund të garantohej si e sigurt. Madje Pakti i Parisit është vetëm një firewall, tha ai. “Nuk na ndihmon ta mbajmë botën siç është tani. E kemi humbur tashmë këtë mundësi. Është një firewall kundër kaosit të klimës. ” Sipas Johan Rockström, drejtor ekzekutiv i qendrës së elasticitetit të Stokholmit, “plasaritjet” po fillojnë  të shfaqen në sistemin e klimës që nxitnin natyrën nga të qenit një mik që thith dioksidin e karbonit tek një armik që liron dioksidin e karbonit. Këto shqetësime nxiten nga rritja e intensitetit të zjarreve të pyjeve, efekti i shkrirjes së akullit në rrjedhën e avionit dhe rritja e rrezikut të shkrirjes së permafrostit, i cili do të lëshojë metanin e bllokuar.

Ndryshe nga Protokolli i Kiotos, i cili krijoi objektiva ligjërisht të detyrueshme për reduktimin e emetimeve (si dhe ndëshkimet për mos përmbushjen) vetëm për vendet e zhvilluara, Marrëveshja e Parisit kërkon që të gjitha vendet e pasura, të varfra, të zhvilluara dhe në zhvillim, të bëjnë pjesën e tyre dhe të zvogëlojnë emetimet e gazrave serrë . Për këtë qëllim, fleksibiliteti më i madh është ndërtuar në Marrëveshjen e Parisit: Asnjë kufizim nuk përfshihet në angazhimet që duhet të bëjnë vendet, kombet mund të vendosin vullnetarisht objektivat e tyre të emetimit (NDC) dhe vendet nuk kanë asnjë gjobë për t’u pakësuar nga objektivat e tyre të propozuara. Megjithatë, ajo që kërkon Marrëveshja e Parisit është monitorimi, raportimi dhe rivlerësimi i synimeve individuale dhe kolektive të vendit përgjatë viteve. Tërheqja e SHBA nga kjo marrëveshje për arsye ekonomike e shton rrezikun.

Por le t’i kthehemi pyetjes, nëse ka ngrohje globale, pse është kaq i ftohtë?

 

Përgjigja qëndron në dallimin mes motit dhe klimës lokale. “Klima i referohet asaj se si atmosfera vepron gjatë një periudhe të gjatë kohore, ndërsa moti përshkruan se çfarë po ndodh në një shkallë shumë më të shkurtër kohore. Klima mesatare mund të mendohet, në një farë mënyre, si shuma e periudhave të gjata të motit.

Ose, për të përdorur një analogji që z. Trump mund të vlerësojë, koha është se sa para keni në xhepin tuaj sot, ndërsa klima është vlera juaj neto. Edhe në një ditë kur është më e ftohtë se mesatarja ku jetoni, bota si tërësi shpesh është më e ngrohtë se mesatarja, të cilën mund ta shihni vetë në hartat ditore nga Universiteti i Maine. Aty jepet një shembull nga një periudhë e motit të pazakontë të thatë në dhjetor të vitit 2017, kur në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara temperaturat ishin 15-30 gradë Fahrenheit më të ftohta se mesatarja, por bota si tërësi ishte rreth 0.9 gradë Fahrenheit më e ngrohtë se mesatarja e viteve 1979-2000:

Ndërsa shkencëtarët e klimës presin, që bota të ngrohet mesatarisht afërsisht dy deri në shtatë gradë Fahrenheit deri në fund të shekullit – varësisht, se sa shpejt rriten emetimet e gazrave serë – por nuk presin që kjo të nënkuptojë fundin e stinës së dimrit. Regjistrimi i temperaturave të ulëta do të vazhdojnë të ndodhë, ato do të bëhen më rralla me kalimin e kohës. Një studim i vitit 2009, zbuloi se Shtetet e Bashkuara panë më shumë rekorde të temperaturave të ulëta në vitet 1950, por në vitet 2000 pat dy herë më shumë rekorde të temperatura te ulëta rekord.

Disa veta sqarojnë se temperatura e kohëve të fundit të ftohtë janë shkaktuar nga një sistem moti i tmerrshëm i quajtur vorbulla polare (Polar Vortex). Ekzistojnë dëshmi në rritje për të sugjeruar se vorbulla polare po shfaqet gjithnjë e më shumë jashtë Arktikut, për shkak të ndryshimeve në rrjedhën të rrymës detare Golf Stream që i atribuohen ngrohjes atmosferike. Këto ndryshime ndihmojnë shtyrjen e frikshme të ajrit nga Arktiku dhe futen drejt jugut.

Politikanët janë përpjekur të përdorin këto situata klimatike për të provuar si p.sh. senatori James Inhofe, një republikan nga Oklahoma, solli një grumbull të dhënash në disa mbledhje në Senat në shkurt 2015, si dëshmi se Toka nuk po ngrohej.

  1. Trump ka bërë një zakon të transmetojë skepticizmin e tij ndaj ngrohjes së klimës në Twitter, duke postuar komente mbi “ndryshimin e klimës” ose “ngrohjen globale” më shumë se 100 herë qysh nga viti 2011. Para presidencës së tij, ai e quajti ndryshimin e klimës një mashtrim, dhe pohoi se ideja u përjetësua nga kinezët. Në vitin 2018, ai e mbështeti ketë pretendim duke thënë: “Unë nuk mendoj se ka ndonjë mashtrim. Unë mendoj se ka ndoshta një ndryshim. Por unë nuk e di që të jetë shkaktuar nga njeriu “.

Ashtu si çdo dimër, acari në Evropë dhe vorbullat polare në Shtetet e Bashkuara i shtyjnë një pjesë të njerëzve (të cilët nuk e dinë dallimin mes motit dhe klimës) të mohojnë realitetin e ngrohjes globale. E vërteta, megjithatë, është e kundërta. Por si shpjegohen temperaturat  -33 gradë në Çikago, -35 ° F në North Dakota, erërat e ftohta -52 °F (windshields). Këto temperatura shumë të ulëta dhe me acar, po e kthejnë këndvështrimet për ngrohjen globale të mos duket aq emergjente sa në fakt është. Dhe kjo shtron pyetjen .

Përse në një planet që supozohet se po ngrohet duhet të jetë kaq ftohtë? A nuk e mohon kjo ngrohjen globale?

Si ta shpjegojmë këtë fenomen? Klimatologët theksojnë se në këto raste ka një tendencë për të bërë gabime në vlerësime. Së pari, një periudhë e ftohtë disa ditore në një zonë të planetit është një fenomen meteorologjik dhe meteorologjia shpjegon se çfarë ndodh në një kohë të kufizuar. Së dyti: ndryshimi global i klimës është një teori shkencore që shpjegon se çfarë ndodh dhe do të ndodhë me të gjithë planetin mbi 150 vjet ose më shumë.

Përkundër këtij konsensusi shkencor mbi ndryshimet klimatike, janë bërë pohime se shkencëtarët dhe institucionet e përfshira në kërkimin e ngrohjes globale janë pjesë e një komploti shkencor botëror ose të angazhuar në një mashtrim manipulues. [9] Ka pasur pohime për keqpërdorime, kryesisht në polemikë e-mail të Climatic Research Unit (“Climate Gate”). Tetë komisione hetuan këto pohime dhe raporte të publikuara, secili duke gjetur asnjë dëshmi mashtrimi apo sjelljeje të keqe shkencore. [10] Raporti i Muir Russell deklaroi se “ashpërsia dhe ndershmëria e shkencëtarëve si shkencëtarë nuk janë në dyshim”, se hetuesit “nuk gjetën ndonjë provë të sjelljes që mund të dëmtonte përfundimet e vlerësimeve të IPCC-së”, por që kishte pasur “një model i qëndrueshëm i dështimit për të shfaqur shkallën e duhur të hapjes. “Konsensusi shkencor se ngrohja globale ndodh si rezultat i aktivitetit njerëzor mbeti i pandryshuar në fund të hetimeve.

A është ngrohja globale teori konspirative?

Në një fjalim të dhënë në Komisionin e Senatit të SHBA për Mjedisin dhe Punët Publike më 28 korrik 2003, titulluar “Shkenca e Ndryshimeve Klimatike”, Senatori James Inhofe (republikan, nga  Oklahoma) e përfundoi fjalimin duke pyetur: ” Me gjithë histerinë, e gjithë frikën, e gjithë shkenca e rremë, a mund të jetë se ngrohja globale e bërë nga njeriu është mashtrimi më i madh i kryer ndonjëherë nga populli amerikan? ” Ai tha më tej, “disa pjesë të procesit të IPCC-së i ngjanin një gjyqi në stilin sovjetik, në të cilin faktet janë të paracaktuara dhe pastërtia ideologjike nënshtron ashpërsinë teknike dhe shkencore”.  William M. Grey tha në vitin 2006 se ngrohja globale u bë shkak politik për shkak të mungesës së ndonjë armiku tjetër pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Ai vazhdoi të thotë se qëllimi i saj ishte ushtrimi i ndikimit politik, përpjekja për të futur qeverinë botërore dhe për të kontrolluar njerëzit, duke shtuar: “Kam një pikëpamje demoniake për këtë”. Dokumentari televiziv “The Great Global Warming Swindle” i bërë nga Martin Durkin, i cili e quajti ngrohjen globale “një industri multi-miliardë dollarësh në mbarë botën, e krijuar nga ambientalistët fanatikisht anti-industrial”. Ndryshimi i klimës është quajtur edhe “Mashtrimi më i madh në histori” nga John Coleman, i cili bashkë-themeloi Wather Channel .Në vitin 2012, Donald Trump pretendonte se “Koncepti i ngrohjes globale u krijua nga kinezët në mënyrë që prodhimi i SHBA të mos konkurronte atë kinez.

Bibla në ndihmë të luftës politike për klimën

Ngrohja globale është bërë një element i luftës politike aktuale në SHBA. Përfaqësuesja Alexandria Ocasio-Cortez (D-NY) që anon nga idetë socialiste pasi deklaroi se bota do të shuhet në 12 vjet, që nonsens, që tregon indoktrinim me teoritë e majta të nën presidentit Al Gore për të treguat “njohje e të thellë të problemeve të klimës “ iu përgjigjet të mërkurën sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, duke thirrur në ndihmë të deklaratës së saj për ndryshimin e klimës një “autoritet shumë më të lartë” duke thirrur Biblën. Duke mos cituar vargje specifike, ligjvënësja e sapo betuar thirri në ndihmë shkrimet e shenjta në mbrojtje të lutjeve të saj të pasionuara për të adresuar ndryshimet klimatike. Duke shkruar në twitter.

“Zanafilla 1: Perëndia shikoi botën dhe e quajti të mirë jo një herë, jo dy herë, por shtatë herë”. “Zanafilla 2: Perëndia urdhëron të gjithë njerëzit ‘të shërbejnë dhe mbrojnë’ krijimin”. “Levitiku: Perëndia urdhëron që jo vetëm njerëzit, por edhe toka që i mban ata, duhet të respektohen”, shtoi ajo.

Ligjvënësja duket se ishte, duke parafrazuar një artikull të një reviste relevante nga viti i kaluar me titull: “Ndalimi i ndryshimeve klimatike, është një pjesë e pasuesve së Jezusit”. Artikulli përfshinte përkthime të përshtatura të pasazheve specifike biblike. Ocasio-Cortez ka përdorur shpesh llogarinë e saj të Twitter për të luajtur me kritikët dhe për të promovuar mesazhet e saj progresive. Komentet e Sanders u shtynë komentet e saj se “bota do të përfundojë në 12 vjet nëse nuk i drejtohemi ndryshimeve klimatike”.

“Unë nuk mendoj se do ta dëgjojmë atë për shumë gjëra, veçanërisht për çdo gjë që do të lëmë në duart e një autoriteti shumë më të lartë,” tha Sanders,. “Dhe sigurisht mos dëgjoni kongresmenë taze se kur bota të përfundojë.”

Kjo është politika, por në fakt, nga pikëpamja shkencore, dobësimi i vorbullave polare është një fenomen i vazhdueshëm, i cili është forcuar për disa dekada tani, dhe krijon mundësi për të ftohtë në kontinent, edhe pse jo aq ftohtë si në SHBA.

Vorbullat polare dhe efekti i tyre

“Në dyzet vitet e fundit këto ngjarje të motit, të shkaktuara nga erërat e forta arktike, janë bërë më të vazhdueshme, e më të gjata “. Ky është një konfirmim që mekanizmat e tyre ende nuk janë kuptuar plotësisht, por sidoqoftë ngrohja anormale e Arktikut dhe e gjithë planetit ka ndikime të rëndësishme në klimën e Tokës.

Gjatë valës së ngricës së vitit 2018, në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara temperatura arriti pothuajse -40 ° C, bregu perëndimor ishte ende duke u përpjekur të shërohej nga efektet e zjarreve të frikshme që kishin prekur vendet, veçanërisht Kaliforninë.

Në shumë pjesë të tjera të botës, përfshirë Alaskën dhe Siberinë, temperaturat ishin shumë më të larta: në veçanti, në zonat arktike temperaturat prej rreth 3.4°C ishin mbi mesataren.

Shpjegimi i një fenomeni të tillë të veçantë qëndron në të ashtuquajturin vorbull polare: ky fenomen është një lloj unaze e vazhdueshme e erërave të forta që rrethojnë Polin e Veriut dhe “mbajnë” ajrin më të ftohtë në lartësi të larta. Pas ngrohjes, ndoshta edhe shkrirjes së akullit polar, kjo vorbull fillon të ngadalësohet dhe të tërheqë valë më të thella e më të gjera, të cilat gjithashtu mund të prishen e shpërndahen. Këto valë më të thella shkaktojnë një fluks ajri polar që ul temperaturat dhe krijon një klimë më të butë në veri. I njëjti fenomen, u zhvillua edhe në Evropë dhe Azinë veriore. Nga ana tjetër, kohët e fundit mbrojtësit e ngrohjes globale, nuk po përdorin “termin ngrohje globale”, me “ndryshimet klimaterike”.

Por cila do qoftë të jenë qëndrimet politike dhe vërteta shkencore .Toka duket si një pacient që vjen te mjeku dhe të merr një diagnozë vërtet të keqe. Por nëse shkenca është e saktë, teknologjia është e drejtë, dhe politika është e drejtë atëherë njerëzimi ka mundësi ta kurojë këtë situatë shumë të tmerrshme. Nuk ka asnjë sugjerim shkencor, se nuk mund ta bëjmë këtë gjë tani.

Filed Under: Politike Tagged With: ftohti, Ngrohja Globale, Rafael Floqi

Rama, Caka dhe Makiaveli

January 30, 2019 by dgreca

1 Edi-Rama-Gent-Cakaj

…. Vini re se arritja me e madhe në diplomaci e Ministrit është “Filozofia e Fesë dhe Metafizika, se ku përputhen këto me diplomacinë vetëm ti si kryeministër mund ta dish). Së dyti, ai është diplomuar me titullin Master në shkencat politike nga Universiteti i Evropës Qendrore në Budapest, Hungari (2015). Po pse do t’i duhej një titull në të njëjtën fushë dhe titull Master nga Universiteti i Sorosit që Hungaria e mbylli? /

1 Rafael Floqi

Nga Rafael Floqi/

“Metoda e parë për vlerësimin e inteligjencës së një sundimtari është të shohësh burrat e shtetit që ai ka rreth tij,  thotë tek Princi  Niccolò Machiavelli, pastaj vazhdon  “Nuk jam i sigurt për këshilltarin e mbretit. A ka ndonjë gjë në kokën e tij, apo është e zbrazët?”

Çfarë do të thotë kjo po të spotrohemi në kohë dhe hapësirë në Shqipëri dhe të shohim ty “mbretin tone”, z. Edi Rama dhe ministrat e tu të rinj?

Le të shohim CV e ministrit më të përfolur, gjeniut të lëçitur, të cilit më së fundi iu zbulua edhe përvoja. “Gent Cakaj ka lindur në Prishtinë, më 6 korrik 1990, është shkolluar në Kosovë, Belgjikë dhe Hungari. Në vitin 2017, Gent Cakaj ka marrë gradën Master Shkencor në Filozofi, duke u diplomuar me rezultate të shkëlqyera nga Universiteti i Leuven-it në Belgjikë, Qendra për Metafizikë, Filozofi të Religjionit dhe Filozofi të Kulturës të Institutit të Filozofisë të këtij universiteti. ( Vini re se arritja me e madhe në diplomaci e Ministrit është “Filozofia e Fesë dhe Metafizika, se ku përputhen këto me diplomacinë vetëm ti si kryeministër mund ta dish). Së dyti, ai është diplomuar me titullin Master në shkencat politike nga Universiteti i Evropës Qendrore në Budapest, Hungari (2015). Po pse do t’i duhej një titull në të njëjtën fushë dhe titull Master nga Universiteti i Sorosit që Hungaria e mbylli?  Ndërsa studimet universitare i ka kryer për drejtësi në Fakultetin Juridik të Universitetit AAB në Prishtinë (2016), si dhe studimet për filozofi në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Prishtinës (2012).

E keqja është z Rama se ne dimë të lexojmë në rreshta dhe ndërmjet rreshtave. P.sh. pas studimeve ku sipas sugjerimit të Batonit siç ka deklaruar ai vetë  ia coi si stazhier Vali Bishga duke e caktuar këshilltar  dhe rrogën e parë të punës e ka nisur me ju z Rama si këshilltar, por më thuaj a kishte ndonjë ditë përvojë punë zyre.

Gent Cakaj thuhet se ka një ekspertizë të thellë në Analiza Politike dhe Politika Krahasuese, në Filozofi Moderne dhe Metafizikë thuhet, por “Metafizika është dega e filozofisë që shqyrton natyrën themelore të realitetit, duke përfshirë lidhjen midis mendjes dhe materies, midis substancës dhe atributit, dhe mes mundësisë dhe aktualitetit, thotë American Heritage® Dictionary of the English Language (5th ed.). 2011, ndërsa Diplomacia është arti i të mundshmes me mjetet e te pamundshmes, një art ashtu si shahu, që sado të kesh mundësi dhe te jesh një mendje e ndritur do edhe përvojë. Pasi siç thotë një thënie amerikane “ There is no replacement for experience.” Nuk ka zëvendësues për përvojën.  Në politikën e jashtme sidomos kur je një vend i vogël nuk ka vend për voluntarizëm dhe as për akrobacia, eksperimente dhe dëshira personale në një kohë mjaft me rëndësi, kur priten marrëveshje të rëndësishme për kufijtë me Greqinë, miratimi i anëtarësimit në BE, kryesimi i OSBE-së dhe bisedimet me Serbinë për ndryshimet e kufijve me Kosovën.  Kush e merr seriozisht Shqipërinë me këtë “enfant prodige” që vetëm Ju dhe Batoni e shihni?

Ne si analistë, mund të analizojmë operacionet e sistemeve ndërkombëtare, por burrështetasit i ndërtojnë ato. Dhe ekziston një dallim i madh midis perspektivës së një analisti dhe atij të një burri shteti. Analisti mund të zgjedhë problemin që dëshiron të studiojë, ndërsa problemet e burrështetasve i imponohen atij. Analisti mund të japë çdo kohë që është e nevojshme për të arritur një përfundim të qartë; sfida e madhe për burrështetasin është presioni i kohës. Analisti nuk rrezikon. Nëse përfundimet e tij provojnë gabim, ai mund të shkruajë një tjetër shkrim. Apo jo Baton? Burrështetasit i lejohet vetëm një mendim; gabimet e tij janë të pakthyeshme, z. Rama.

Prandaj z. Rama duhej më shumë kujdes. Këmbëngulja juaj mund të shërbejë si djep për teori konspirative me emërues te përbashkët Sorosin, Ju edhe Thaçin. Gjë që unë nuk ngutem t’i besoj, por nuk e kuptoj ku e gjen të drejtën një analist si Baton Haxhiu të kërcënojë presidentin Meta. Kjo më le të dyshoj, edhe pse nuk dua, por prapë se prapë më bren një pyetje. Si shpjegohet se që të dy ministrat kosovarë të qeverisë Rama vijnë nga Universiteti i Sorosit? A mund të më japësh ndonjë shpjegim për këtë ?

Personalisht mendoj se ndër të 7 ministrat që ndërrove, nga sa e kam dëgjuar në intervista në TV, Gent Caka është një djalosh i ri, i lexuar, me llogore, e fjalor argumenti shkencor, por pa eksperiencë, dhe duke qenë në një fushë të vështirë, mendoj se risku është shumë më i madh se shpatullat e tij, ndaj dhe Meta ta futi, kur të tha që të bëhesh dhe ti Ministër, duket se të ka hequr siguresën .

Ju Ministër i Jashtëm de jure shkëlqesia juaj z. Edi Rama mund të mendoni se shkuarja me atlete në mbledhjet e BE-së është diplomaci, mund të mendoni, se provokimet, apo kërcënimet ndaj BE-se janë diplomaci, se deklaratat kundër presidentit, atëherë kandidatit Trump janë diplomaci, se deklaratat për Kosovën në Beograd mund të ngjallin një frymë entuziazmi patriotik, por cili është rezultati …. Ja Vuçiçi po vjen shpejt në Tiranë, dhe ai është bërë figurë e Ballkanit dhe jo Ju. Besoj Macroni ju bleu mendjen nga atletet, dhe Merkel nga veprat…

Politika e jashtme e Shqipërisë ka vuajtur nga personalizimi i saj nga kryeministrat. Dhe Ju besoj se ndryshimet në qeverinë e re nuk i bere nga qefi por  e bëre nga halli i situatës të brendshme, se sa nga përpjekjet për të rilindur Rilindjen. I bëre ndryshimet jo si thua, në intervista me shtypin e huaj, për rigjallërim të punës, sepse ministrat nuk kanë qenë autoritete të ardhura nga jeta politike e vendit, as dhe nga PS-ja, por janë përzgjedhja e juaj dhe e Lindës në atë që përbën enturazhin tuaj.  Prandaj, ministrat për ju nuk personifikojnë autoritete të fushës, por individë që do të ndihmojnë në realizimin e idesë suaj. Prandaj, ishte edhe një numër kaq i madh ministrash 7-të, të shkarkuar për 7 minuta, në një mbledhje të Asamblesë Kombëtare të PS, ku emrat e ministrave të rinj vetëm t’i i dije.

Dhe kjo ka ndodhur se politika e jashtme gjatë qeverisjes së Rilindjes ka qenë dhe ka vijuar si një diplomaci show, pa asnjë vizion i qartë, pa asnjë vazhdimësi për të siguruar stabilitetin dhe sovranitetin e Shqipërisë, por ka qenë një personalizim i politikës së jashtme nga ju z. kryeministër dhe tani dhe ministër i Jashtëm adintering, Rama. Nuk besoj se Bushati ka bërë ndonjë belbëzim, pro Merkelit a kufijve të Kosovës me Ju.. Këtu ka do gjëra të errëta. Pse duhej të na e kujtonte i pari, ish ministri i jashtëm Grek, Kotzias se Bushati po largohej se nuk pranonte shkëmbimin e territoreve Kosovë –Serbi?

Dhe një çështje tjetër. Nëse një shtet është njëkohësisht shtet i vogël, politika e tij e jashtme kërkon shumë përpjekje për të pasur sukses.  Me gjithë mundësitë e kufizuara shtetet e vogla e të reja, mund të realizojnë këto synime dhe të gjejnë vendin e tyre në marrëdhënie ndërkombëtare, sidomos nëse janë të afta të përcaktojnë dhe të realizojnë ndonjë pozicion specifik të tyre në kuadër të rrethanave ndërkombëtare. Në kësi situate, diplomacia publike efektive paraqet një mbështetje të madhe për realizimin e interesave të jashtme të shtetit.

Një nga veçoritë e diplomacisë publike të shteteve të vogla është se ato duhet të përqendrohet në aktivitete që synojnë tërheqjen e vëmendjes së publikut ndërkombëtar. Kjo nuk arrihet lehtë. Në janar 2018, Gent Cakaj i është bashkuar Kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë si këshilltar politik, përgjegjës kryesisht për procesin e integrimit evropian dhe politikës së jashtme.  Po ka një pyetje këtu pse fshihej kjo biografi . Ka pasur ndonjë sugjerim të eminencës gri, Baton Haxhiut, nuk dua t’u besoj komenteve nga Kosova, por figura e tij ka shume hije se dritë.

Duket se arsyeja e vetme, që i ndërrove ministrat nuk është puna e pesëvjetëshit, se ajo është loja. Kuajt nuk ndërrohen kur janë të suksesshëm. Siç pohove se ishin ministrat e larguar, z. Rama. Por shkaku i vërtetë s’qenka jo rigjallërimi i qeverisë siç i pohove gazetares gjermane, por sic i deklarove vetë opozitës, se” ministrat e rinj s’kemi mundësi të m’i shani për korrupsion”.  E në këtë mes nuk e besoj se kundërshtimi i ish-ministrit të jashtëm, Ditmir Bushati për korrigjimin e kufijve nuk mund të jetë shkaku.

Një palë iku, një palë erdhi, dikush erdhi si rilindas, por nuk lindi asnjëherë. Anonimati i ministrave të rinj besoj se të shërben. siç u shprehe vetë për t’u mbrojtur përkohësisht nga akuzat e opozitës për figura të korruptuara. Dhe aman më qafsh, Bracen e zgjodhe zëvendëskryeministër se të bënte zhurmë e s’doje të bezdiste me kuisjet e tij në Parlament?

Duke ju referuar fjalimit të parë të këtij Cakaj dukej se artikulimi i tij diplomatik ishte i papranueshëm. Si mund të jetë ministër i jashtëm një që s’ka koncepte e artikulim serioz e që emocionohet para kryeministrit të tij si një fëmijë që reciton para shkollës  Kur dëgjon dikë që ka një dalje publike dhe është e pamundur të komunikojë me audiencën, sigurisht që nuk të krijon një habi të madhe, si gjeni, enfant prodigue, sikur e ke prezantuar . Si mundet që ky njeri të mund të drejtojë një ministri kaq të rëndësishme. Në mënyrën se si ai u pozicionua kur mori kompetencat, tregonte mosdije totale për detyrat e shtetit. Po ishte i lexuari i paditur.

Këto gjëra thotë Machiaveli, mund të ju tregojnë shumë për një sundimtar, për sjelljen e tyre, për prirjet e tyre dhe inteligjencën e tyre. Nëse të gjithë të tjerët janë duke u përulur shpesh, ose duke lavdëruar sundimtarin, mund të jeni në gjendje të mendoni rreth nivelit të pasigurisë. Po njësoj, nëse gjithkush do t’i nënshtrohet liderit  “Më të zgjuarit prej nesh të gjithëve!”

Dhe ajo zonjëza Besa Shahini në atë intervistën me atë ekscentrikun Çani, pikërisht këtë gjë tregoi. Se me gjithë përvojën e madhe me politika për arsimin, ajo nuk gjykonte dot me kokën e saj po me atë tënden, jo më me kurrikulën e fillores. Po me këmbënguljen e pacipë të Çanit, u zbulua edhe ajo tjetra, se shoqja Veliajt dhe e ministres tjetër Elisa Spiropalit vinte dhe ajo nga studimet e Universitetit të atij mikut tënd, Sorosit, aty ku edhe ajo hartonte politika zhvillimi si edhe metafiziku ynë i jashtëm.

Ore kam një ide tani që Sorosit ia mbyllën Universitetin në Hungari, pse si thua ta hapë atë në Shqipëri, pasi mund të nxjerrësh ndonjë para, edhe për ata të gjorët, studentët e Universitetit të Tiranës, tani që je vënë në krye të revoltës së tyre….

Mu dhimbs ai Genti sa në siklet qe. E  kuptoj e kishte hallin të mos zhgënjente kryeministrin, ty pra, e jo të kryente detyrën për Shqipërinë. Pasi marrëdhëniet nuk janë brenda institucionit, por marrëdhënie kanalizohet në mënyrë personale, si dishepulli për mjeshtrin. A nuk po e bën punën edhe Ministri i Brendshëm ish-gjenerali Sandër Leshi, që u degradua dhe u gradua në lesh,  nga dashuria për ty ?  Kjo mund të jetë një çelës për inteligjencën e vërtetë të ministrave (si dhe për mençurinë e tyre).

Po pse i ndërrove aman, në Shkodër në kohën e Enverit qarkullonte në barsaletë .U mor vesh se fatorinot e autobusëve merrnin lekët dhe nuk jepnin biletat pasagjerëve , do të hiqeshin nga Parku. Ato protestuan pse na hiqni do të kaloj ca kohë dhe të rinjtë do mësojnë hilet tona, ne jemi ngopur disi por të rinjtë janë më të uritur, është më mirë të na lini ne. Morali kuptohet.

E kuptoj që je zënë ngushtë, dhe pse bëre ndryshime në aparatin qeveritar, po këto ekzibicione politike si duket nuk po të sjellin sukses. Ministria e Punëve të Jashtme, është një post që të solli kokëçarje. Më lind pyetja mos vallë në fazën finale të dialogut Kosovë – Serbi ndoshta i duhet patjetër një ministër i tillë sa për firmë.

Nuk e kuptoj o kryeministri ynë pse mediat e kazanit, siç i quan ti si në Shqipëri po ashtu edhe në Kosovë, duke i parë sjelljet e tua po të krahasojnë me Putinin dhe Erdoganin. A man më thuaj sa për qind te Putinit pëlqen dhe sa për qind të Erdoganit ? E prapë ai Makiaveli më porosit shikoni njerëzit me të cilët ai rrethohet?  Çfarë mendoni për ta, inteligjencën e tyre dhe shijen e tyre?  Z. Rama si ju percepton bota ju, shpesh bazohet në atë që ju dukeni ( me atlete) si dhe në njerëzit që keni përreth pa asete.

E di se autoriteti i juaj nuk pranon që të ketë dikë tjetër si sfidues në qëndrime, duke i menduar ministrat të gjithë në funksion të politikës suaj dhe jo si përfaqësues institucionalë në bazë të Kushtetutës.  Sepse po të shohim atë që e shite si një hap pozitiv në Ballkan në marrëdhënien e re mes Serbisë dhe Shqipërisë, sot po e shohim se me shumë zgjuarsi është përdorur nga Serbia për të fituar dhe realizuar skenarin për rikthimin e Serbisë në rajon si protagoniste, duke përdorur elementin shqiptar, pas një humbjeje të madhe morale dhe politike me gjenocidin ndaj Kosovës? Kur është në pyetje pozita reale e një shteti në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe aftësia e tij për të realizuar interesat e jashtme, burime të fuqisë si madhësia, pozita gjeografike, resurset ekonomike, fuqia ushtarake apo kultura… janë përcaktuese. Edhe tradita e gjatë shtetërore është përparësi e madhe. Zotërimi në masë të kufizuar i këtyre dhe burimeve tjera të fuqisë, nga ana e shteteve të vogla dhe të reja ka ndikim të drejtpërdrejtë në planifikimin dhe zbatimin e politikës së jashtme. Prandaj duhet mençuri dhe përvojë z. Rama dhe jo cicmice dhe provokime koti në Amarcord si me Greqinë. Nuk na duhet amarkordi apa amorpropri yt, para Çamërisë dhe kufijve detarë të Shqipërisë.

Winston S. Churchill, thoshte se diplomacia Diplomacia është arti i njerëzve që u thonë bashkëbiseduesve shkofsh në djall por në mënyrë të tillë që ata vetë t’i kërkojnë drejtimet e rrugës ” dhe Genti Caka, sado djalë i lëçitur qoftë, në metafizikën e Kantit, nuk i di ende rrugët dhe adresat. E tregoi fakti që ndërroi adresën e Twitterit pa u zgjedhur ende ministër e tregon foshnjërinë e tij … Z Rama nuk kam asgjë ndaj ministrave kosovarë dhe është gjë e mirë që të vazhdojë tradita e ministrave nga Kosova në qeverinë shqiptare, por duhet duhet një Hasan Prishtine, për të zgjidhur çështjet e mëdha kombëtare të kufirit me Greqinë dhe me Serbinë. Diplomacia nuk është lojë xing z. Rama. Është lojë që nuk të fal. Ti e di si kujtohet Zogu për Shën Naumin.

Çfarë lloj njerëzish e rrethojnë një lider? A është ajo një bandë e “yes –menësh ” apo janë ata ekspertë të lëndës, të gatshëm për t‘ia përplasur me shuplakë sundimtarin të tyre?  Asnjë ministër se ka bërë këtë gjë gjer më sot në Shqipëri. Madje as dhe një dorëheqje. Të gjithë flasin vetëm sa hiqen. Aman ai Manjani!  Por sa janë ata në qeveri janë të gjithë të butë, të pangopur, kukulla goxha, shkurt, pak më shumë se lodra për të gudulisur egon tënde prej buratinai?

Në fakt më fal se këto pyetje, s’janë të miat por të Makiavelit, dhe 500 vjet më parë.

PS :Nëse ka një ngjashmëri me Ju qeverinë e re tënde të re , kjo mund edhe  të mos jetë e rastit.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Caka dhe Makiaveli, Rafael Floqi, Rama

Enigma “Koçula”. Qytetërimi ilir 17 mijë vjet më i lashtë se ai grek

January 4, 2019 by dgreca

image1image2image3image4image5OLYMPUS DIGITAL CAMERAimage7image8image9

Nga Rafael Floqi/ Dielli/

Korçula është një nga ishujt më të mëdhenj të Dalmacisë jugore. Është një vend i bukur dhe i gjelbëruar, i dalluar si një qytet mesjetar i mrekullueshëm, ku ndjehet atmosfera dhe historia e tij e gjatë e veprimtarisë njerëzore aty, e cila shkon prapa dhjetëra mijëra vjet, siç tregohet nga gërmimet e rëndësishme në shpellën Vela Spila në perëndim të ishullit. Ju mund ta eksploroni qytetin e Korçulës të ndodhur në bregun kroat të Dalmacisë: nga Spliti deri në Dubrovnik dhe anasjelltas dhe me anë të disa itinerareve të tjerë të lundrimit në Kroaci Gjithashtu, duket se Korçula ka luajtur një rol në kolonizimin e lashtë grek të ishujve të Adriatikut. Emri i saj grek, është Korkyra Melaina, dhe është mjaft i vërtetuar në literaturën antike. Kjo do të thotë “Korkyra e Zezë “, Korkyra është emri i lashtë i Korfuzit të sotëm, ishulli më verior grek në Adriatik. Në mënyrë intriguese, gjeografë të ndryshëm antikë grekë, të tillë si Straboni, i referohen Korçulas si Korkyra Melaina i themeluar nga qytet-shteti i Knidos – i ndodhur shumë larg në Egjeun lindor. Periudha kur Knidos ishte në pozitë ekspansioni për të gjetur koloni, i takon shekullit të VI-të para Krishtit. Kjo do ta bënte Korkyra Melaina apo Korçulan e sotme koloninë më të hershme greke në Dalmaci dy shekuj para të tjerave. Historikisht e mundshme? Asnjë mister ende ?…

Misteri 1. Po ku është vendbanimi grek i njohur si Korkyra Melaina?

Më intriguese, e bën zbulimi në shekullin e 19-të, të një fragmenti të rëndësishëm të zbuluar si fragment, në Lumbarda, ( vini re ngjashmërinë me shqipen Lum Bardha.RF ) në një zonë pjellore pranë qytetit të Korçulës. Ky objekt është një Psephisma, pra një dokument që regjistron ndarjen e parcelave të tokës për kolonët grekë që nguliteshin në një koloni të re dhe është e qartë, që i përket shekullit të 3-të apo i 2-të para Krishtit. Emrat e individëve, me emrat e familjeve greke (më së shumti me origjinw nga Issa / mbarojnë me Vis, ndryshe nga ato. që rridhnin nga grekët sicilianë), si njerëz që kanë tokë dhe të drejtën për të jetuar në një qytet të rrethuar me mure, një strukturë tipike për një koloni të re. Në rastin ideal, kjo do të thoshte se në ishull kishte dy vendbanime të veçanta greke, njëra nga shekulli i gjashtë p.K, dhe një shekull më vonë.

Por cilat janë dëshmitë arkeologjike për praninë e mëparshme dhe të mëvonshme greke në ishull? Ato janë zero, asgjë, none, nada, rien, nichts, e në kroatisht: ništa.

Ky është misteri ynë!

Ne kemi dëshmi të mira për kolonizimin e ishullit Issa (Visi modern, ishulli tjetër në perëndim) në fillim të shekullit IV para Krishtit, të përvetësuar nga kolonët nga Sirakuza në Sicili dhe ata nga Pharos (Hvar, ishulli tjetër më në veri) të cilët janë në të njëjtin brez, apo më vonë por në të njëjtin kontekst, kemi edhe disa koloni të mëvonshme të tjera në bregun dalmat. Kështu ishujt Vis dhe Hvar, janë vendbanime greke që janë vërtetuar arkeologjikisht, rrethuar me mure, varre, themele shtëpish dhe monumenteve të tjera, duke përfshirë edhe një teatër në Vis, ndërsa në Hvar gjendet edhe një sistem mahnitës sistemimi të fushës së Starigradit, ku fermerët modernë ende përdorin po atë një ndarje toke, të përcaktuar 2400 vite më parë.

Misteri i 2-të. A është Korçula një vendbanim liburn ?

Ndërsa në Korçula, arkeologët nuk kanë zbuluar ndonjë koloni greke. Por ata kanë gjetur aty vendbanime dhe vendvarrime të fiseve lokale dalmato-ilire, të shoqëruar ndonjëherë edhe me ndonjë qeramikë greke, që me sa duket, përdoreshin si objekte të një statusit ekzotik, por nuk ka gjurmë të ndonjë vendbanimi grek, të shekullit të 6-të ose të 5-të, apo më të vonë të 4-të apo të 3-të p.K. Madje edhe në Lumbarda, ku është gjetur mbishkrimi i famshëm, elementët e parë jo-lokalë që arkeologjia zbuloi, janë disa elemente romakë, të shekujve të më vonshëm.

Ky është problemi. A ka pasur vazhdimësi arkeologjike dhe historike aty? A janë referencat arkeologjike të shekullit të 6-të thjesht trillim, propagandë apo keqkuptim? Apo a ka ndodhur një përpjekje e hershme kolonizimi? A arrinin kolonët të vendoseshin gjithnjë, apo ka pasur raste që disi dështonin? A u refuzuan ata nga banorët vendas? A ekzistojnë prova historike për konflikte midis kolonëve grekë dhe vendasve ilirë në vende të tjera të zonës? Të njëjtat pyetje lindin edhe për dokumentin e shekullit të 3-të / 2-të. Si ka ndodhur: cilët janë njerëzit që kanë ndarë parcelat e tokës, dhe pse nuk mund të gjejmë ndonjë gjurmë nga prania e tyre?

Që ishujt Vis dhe Hvar, janë vendbanime të dukshme greke shihet edhe përmes mbetjeve arkeologjike, por çfarë ka, dhe çfarë ka ndodhur në Korçula? A ka qenë ajo koloni greke?

Arkeologët lokalë nuk pajtohen me këtë konkluzion ata thonë ose ka pasur ndonjë ngulim të pazbuluar grek (ose dy?) diku në ishull, ose të gjitha përpjekjet për kolonizimin e ilirëve, dështuan dhe historia dhe mbishkrimet shprehin se ka vetëm një enigmë, për t’u zgjidhur në Korçula. Pra a kemi një mister të hapur, apo kemi një histori të thjeshtë, dhe veç fjalë që nuk përputhen me faktet? Ta shohim…

Misteri i 3-të.  Historia Ilire duhet të rishkruhet

Në foto keni një kopje të mbishkrimit të Lumbardës në shekullin e 3-të apo të 2-të që ndodhet në muzeun lokal. Por le të përballemi me atë. Ne ende nuk e dimë se çfarë të bëjmë dhe për emrin  Korkyra Melaina. Por ka arkeologë që punojnë në ishull, e ndërsa po flasim: le të shohim se çfarë kanë zbuluar …

Kanë kaluar disa muaj nga lajmi i jashtëzakonshëm i zbulimit të arkeologëve kroatë, që kanë arritur në konkluzionin se historia Ilire duhet të rishkruhet dhe me të edhe historia e Ballkanit dhe Evropës.

Më së miri këtë zbulim për ilirët e ka vlerësuar gazeta “New York Times”, kur duke iu referuar zbulimit të arkeologëve kroatë, shkruante: “Paraardhësit tanë të lashtë, i njohim për gjuajtjen e mamutëve, por zbulimet e fundit në ishullin e Korçulës na dëshmojnë se njerëzit kanë ditur ta përpunojnë qeramikën që nga koha e akullit”.

Dhe këta njerëz që kanë ditur të bëjnë shumë më shumë se sa gjuetia, kanë pasur kulturë, dhe zhvillim teknik, dhe kanë ditur shumë më shumë, sesa ndoshta po hamendësojmë ne tani. Dhe arkeologët kroatë e ata amerikanë, dhe se librat që kemi lexuar, mund të jenë të shkretë, me  mësime të gabuara, të historisë dhe arkeologjisë së deritanishme. Arkeologët kroatë kur e bënë publik zbulimin e tyre, thanë se këto gjetje do të ndryshojnë kuptimin e historisë së përgjithshme botërore. Si, qysh?…

Misteri i 4-t. E gjithë historia e species njerëzore në një vend

Zbulimet në ishullin e Korçulës, në lokalitetin Kopile kanë zbuluar një nekropol ilir, në të cilin janë gjetur copëza qeramike, të cilat datojnë ndërmjet viteve 17.500 deri 15.000 para Krishtit, raportonin mediat kroate në vjeshtën e shkuar, kur prezantuan punën kulmore të hulumtimeve katërvjeçare të ekipit të udhëhequr nga arkeologu kroat, Dinko Radiç, i cili tha se ata kanë zbuluar varre dhe thesare të tjera, që do të ndryshojnë historinë e botës.

“Varret si këto nuk janë gjetur ndonjëherë deri tani përgjatë brigjeve të Adriatikut. Organizimi, dimensioni dhe bashkëngjitjet e tyre shënojnë fillimin e një kapitulli të ri në historinë e fiseve lokale ilire “, tha arkeologu Dinko Radiç, para se të shtonte se: “Hulumtimi i tejkaloi të gjitha pritjet, sepse zbulimi ndodhi në varret monumentale me një skeme rrethore, me blloqe të mëdha guri të rregulluar. Pjesa qendrore e këtij rrethi gurësh, është e përbërë nga varre të mëdhenj, ku rreth dhjetë të vdekur mund të varroseshin së bashku me qindra vazo, armë hekuri dhe bronzi, argjendi, xhami dhe xhevahire prej qelibari “.

Dhe profesori i Kembrixhit, Preston Miracle, i cili ka qenë pjesë e hulumtimit në Vela Spila dhe në Vela Luka në ishullin e Korçula për disa vjet, erdhi në Kroaci për të dëshmuar edhe ai për zbulimin. Të gjitha këto gjetje, do të paraqiten përmes një ekspozite në Zagreb, në Klovićevi dvori. Kujdestarja e ekspozitës Jasmina Bavoljak tha se “Korçula është një nga ishujt më të mirëeksploruar mesdhetarë dhe se përpjekjet e ardhshme të shkencëtarëve evropianë do të thellojnë njohuritë e sotme edhe më tepër”.

Kurse ekipi i Radiçit thotë: “Ne kemi mundësi të zbulojmë të gjithë historinë e species njerëzore në vetëm një vend.” Vela Spila mban dëshmi të jetës nga Epoka e Gurit deri në Epokën e Bronzit, shkruante gazeta kroate Jutarnji list “Paradoksalisht me bindjet dhe librat historikë dhe arkeologjikë, ky zbulim e përafron kohën dhe kulturën ilire dhe atë njerëzore, me moshën e piramidave të Bosnjës, që arkeologu Samiragiç, pretendon se e ka zbuluar, dhe që janë rreth 20 mijë vjet më të vjetra, shkruan siti syri.net.  Pa hyrë këtu në spekulimet e qytetërimeve të ardhura nga alienët, alla History Channel.

Pra, shkencërisht kufiri i kulturës ilire dhe asaj ballkanike dhe evropiane, është zhvendosur për më shumë se 12 mijë vjet para qytetërimit botëror, dhe më shumë se 17 mijë vjet para asaj që njihet si qytetërimi helenik, dhe që Evropa e quan, themel të qytetërimit të saj dhe atij botëror. Ajo që është për t’u habitur është se në këto varreza, u gjetën përveç qeramikës, edhe armë prej hekuri, stoli prej bronzi, argjendi, qelqi dhe qelibari, e të gjitha këto, tregojnë pavarësi dhe zhvillim më të hershëm nga qytetërimi helenistik.

Varrezat e këtij lloji nuk kanë qenë të njohura, kurse sa i përket organizimit, dimensioneve dhe përmbajtjes paraqesin një gjetje të re në studimet historike të banorëve ilirë për kohën para Krishtit, thuhet në vlerësimet e arkeologëve kroate. Arkeologu, Dinko Radiç, kryesues i ekspeditës arkeologjike, pat deklaruar se ata ndjehen të privilegjuar, që në një vend të vetëm mund të shfaqet e tërë historia e panjohur njerëzore.

Misteri i 5-të. Lashtësia s17.500 vjeçare e qeramikës Ilire

. Nga ana tjetër Nju Jork Times duke shkruar për këtë zbulim shton se “ata (paraardhësit tanë) njiheshin vetëm për gjuetinë e mamutëve, por zbulimet e fundit në Kroaci, sugjerojnë se njerëzit në fillim të kohëve kishin arritur të përpunonin shumë më shpesh qeramikë se sa nga sa besonim ne”. Kjo mund të provojë më tepër edhe për mundësinë e një bashkëjetese të mëvonshme apo simbioze midis kolonëve grekë dhe ilirëve vendas, dhe jo për një dominimin të gjerë kulturor të grekëve. “Tridhjetë e gjashtë fragmente të argjilës së pjekur të gërmuara në shpellën Vela Spila në Kaçula, përbëjnë koleksionin e dytë më të madh të gjetur deri më tani me eksperimentet më të hershme që ka bërë njeriu me artin qeramik. Ato janë 15,000 deri në 17,500 vjeçare – qw është dëshmia e parë evropiane e artit qeramik në periudhën,  pasi akullnajat ndalën përhapjen”, shkruan New York Times.

Koleksioni më i vjetër dhe më i madh i qeramikës, është bërë rreth 30.000 vjet më parë dhe është gjetur në Republikën Çeke, dhe përfshin një figurinë të zhveshur të njohur si Venusi i Dolni Vestonices. Përveç kësaj, arti qeramik i pjekur është para kohës përpara shpërthimit të prodhimit të poçeve qeramike 10.000 vjet më parë, pasi akullnajat u tërhoqën dhe njerëzit e hershëm u vendosën në toka duke u marrë me bujqësi.

Misteri i 6-të. Ilirët nuk ishin popull margjinal

Në ishullin Korçula janë zbuluar dëshmi të jetës njerëzore, që nga epoka e gurit deri në epokën e bronztë. “Mendohet se zbulimet në Kopilë, do ta ndryshojnë mënyrën se si ne e shohim historinë në këto hapësira. Ilirët, shpesh i perceptojmë si margjinalë, veçanërisht në raport me kolonët grekë. Megjithatë, kërkimet tona kanë treguar se roli i ilirëve në këto hapësira ka qenë më i madh sesa është menduar dhe paraqitur deri tani”, thotë Radiç.

Kjo mund të shërbejë si teza edhe në gërmimet arkeologjike në Shqipëri, se në ç’ masë kultura e Komanit apo e Maliqit është protoilire apo e banorëve të tjerë më të hershëm indigjenë?

Sot kanë dalë madje dhe arkeologë grekë që pohojnë një simbiozë në mes të grekëve antikë dhe ilirëve, madje kanë hedhur edhe tezën se ilirët nuk krijuan alfabet dhe përdorën atë grek, pasi gjuha e tyre ngjasonte.

Misteri i 7-të. Pyetje pa përgjigje…

Sipas Dinko Radiçit dhe Igor Borziç në konkluzionet e punimit të tyre “The Island of Korčula: Illyrians and Greeks shkruhet se “Nekropoli e kodrës Kopila’ u formua nga fundi i shekullit të 4 p.K, dhe ajo zgjati deri në fund të shekullit të 1 p.K. Përsa i përket sasisë së gjetjeve dhe sasisë së tyre, cilësisë së zejtarisë, mallrat e varreve dhe gjetjet e tjera dëshmojnë për fuqinë e konsiderueshme ekonomike të popullsisë lokale, por edhe për përfshirjen e tyre në rrjedhat tregtare të kohës. Por përveç këtyre elementeve, në shikim të parë, dukshëm tregohet begatia e ekonomisë së kësaj popullsie edhe komuniteteve të tjera indigjene. Është e qartë se kërkimi në bazën dhe përdorimin ekonomik të burimeve lokale ende nuk ka filluar mirë. Dhe deri më tani është i kufizuar vetëm për një seri pyetjesh, p.sh.:  A kultivonin komunitetet indigjene të Korçulas rrushin dhe ullinjtë, çfarë kokrrash mbillnin ata dhe në çfarë mase, cilat kafshët të zbutura mbizotëronin, në çfarë shkalle ishin peshqit të pranishëm në dietën e tyre, nëse ata në mënyrë aktive merrnin pjesë në tregtinë detare a krijuan ata produkte prej hekuri, cilat ishin kushtet klimatike të kohës, sa ka ndryshuar jeta lokale e bimëve nga ajo e sotmja? Këto janë pyetje që kanë të bëjnë me vetë thelbin e përpjekjeve të jetesës së popullatës lokale që ende nuk kanë përgjigje.

Në këtë pikë, praktikisht asgjë nuk dihet, për strukturën dhe organizimin e shoqërive indigjene, por ka spekulime të justifikueshme, që nga fundi i shekullit të 4 para erës sonë, në disa mënyra  u krijuan disa aleanca ushtarako-politike në mes të komuniteteve, sigurisht të nxitura nga qendra e Shtetit ilir, i cili duket se ishte i mirë shtrirë edhe në zonën periferike. Megjithatë, fillimet e kësaj renditjeje ngjarjesh në të dyja vendbanimet e lartpërmendura u ngritën gjatë epokës së vonë të hekurit dhe, sigurisht, u zhvilluan edhe më shumë. Gjatë kohës dhe hulumtimit jashtëzakonisht të dobët bronzi i vonë dhe pothuajse i panjohur në hekurin e hershëm.  Korçula qëndronte në periferi të botës ilire, e cila kishte qendrën e saj të thellë në brendësi të Adriatikut, e krijuar nga proto ilirët pas migrimeve panoneze-ballkanike. Ndikimet kulturore që dolën në drejtim të ishullit tregon se popullsia lokale rridhte nga Liburnët, por edhe nga zona Glasinac, dhe materialet e gjetura ishin kryesisht të natyrës, tregtare dhe mjaft të dukshme, para së gjithash në format e bizhuterive.

Misteri i 8-të. Proto-ilirët dhe pellazgët

Pas këtij zbulimi ne shqiptarët dhe arkeologjia gjuhësia, historia, antropologjia edhe gjenetika, duhet të tregojnë gjithnjë e më shumë se jemi pasardhës të ilirëve, por dhe të pellazgëve, dhe të dyja tezat nuk përjashtojnë njëra tjetrën, ndaj historia jonë kur flet për proto ilirët, duhet ndryshojnë pikëpamjet për zhvillimin dhe civilizimin ilir, lidhjet pellago- ilire por dhe në ndikimin e zhvillimit të civilizimit botëror.

Një varg aluzionesh të vjetra historike e poetike për pellazgët përkojnë fare mirë me përfundimet e arkeologëve e gjuhëtarëve të sotëm. Edhe pa u përpjekur të bëjmë një vlerësim apo harmonizim te dorëshkrimeve te vjetra, në to vërehet një rregullsi e përgjithshme. Pellazget parahistorike bënin pjesë në familjen indoevropiane të kombeve. Në të kaluarën e largët këta popuj banonin në kufirin midis Evropës dhe Indisë. Ata të gjithë flisnin një gjuhë të njëjtë. Bënin një jetesë primitive si nomadë në tenda, merreshin me rritjen e dhive, mbledhjen e frutave, peshkim e gjueti kafshësh te egra për ushqime e veshje. Me sa duket, aty rreth viteve 3000 p.K. ndodhi një shpërbërje e madhe, qe i shpërndau këto familje fisnore në mënyrë centrifugale në të gjitha drejtimet. Nga burimi arian u bë një shpërngulje ne jug për në Indi; kurse të tjerët u shpërngulën nga ky djep indoevropian i njerëzimit drejt perëndimit.

Lajmet e para mbi fiset Ilire dhe vendin e tyre i gjejmë që në monumentet më të hershme të letërsisë helene, që në poemat e Homerit e të Hesiodit.  Në poemat e Homerit gjejmë edhe disa që kanë për subjekt historinë e Ilirisë, p.sh. poema mbi pjesëmarrjen e panionëve në luftën e Trojës , për lokalizimin e vendbanimeve të tyre, për pjellorin e tokës së thesprotëve (Epirit), etj. Duke folur për pjesëmarrjen e ilirëve panionë në luftën e Trojës kundër akejve, Homeri i barazon prijësit e tyre ushtarakë, që vinin nga “Panonia pjellore” me prijësit e akejve dhe të trojanëve.

Misteri i 9-të – Djepi i origjinës së proto-ilirëve

Ka shumë të ngjarë që djepi i origjinës së proto-ilirëve të jetë brendësia e viseve ballkanike, mjaft më në lindje ose në verilindje në krahasim me brigjet adriatike. Ajo përzierje mes aborigjenëve neolitikë, bartës të kulturës së « Evropës së vjetër » dhe të ardhurve rishtas gjithmonë neolitikë – të cilët që nga mijëvjeçari i V ose i IV p.e.s. duket se depërtuan në Ballkan – domosdoshmërisht ka prodhuar një përplasje kulturash, skemat e të cilës janë përshkruar në të gjitha veprat serioze, që flasin mbi indoevropianët e parë. Elementi kryesor që sugjeron idenë është ajo lidhje gjinore e natyrës gjuhësore me proto-trakët, gjë e cila sugjeron edhe rajonin gjeografik ku ka ndodhur fillimisht përzierja, e ndjekur nga përplasja.

Ky fenomen nuk është as i izoluar as edhe i përveçëm për proto-ilirët pasi, e njëjta logjikë mund të përdoret edhe për proto-helenët ose edhe proto-maqedonët, të ngjizur sikundër të parët nga përzierja e aborigjenëve neolitikë ballkanikë dhe neolitikëve proto-indo-evropianë. Shkrirja e « proto-ilirëve » me grupimet autoktone të tipit evropian ose ballkanik « të vjetër » që jetonin ndërkohë në viset Adriatike dhe joniane, ndodhi diku në mijëvjeçarin e III- të p.e.s. Por në dritën e këtij zbulimi ajo mund të jetë edhe më e hershme. Këta të fundit ndërkohë njohin metalurgjinë e bakrit dhe fillimet e metalurgjisë së bronzit.

Në këtë stad, historia jonë përputhet me atë të historianëve shqiptarë, të cilët ngulmojnë – me të drejtë – për atë vazhdimësi të shquar të kulturës materiale lokale që vendoset që prej kohëve të errëta të bronzit të mesëm. Për më tepër, kjo vërejtje shkon në drejtimin e hipotezës së mësipërme, pasi tretja e krijuar rishtas, nuk ka asgjë të përbashkët me përplasjen : jo vetëm që « proto-ilirët » kanë mundur të fitojnë nivelin kulturor « mesatar » ballkanik si edhe teknikat industriale të indigjenëve përgjatë asaj kohe që ata kanë jetuar në brendësi të gadishullit por edhe « autoktonët » që mund të kenë pasur ndërkohë kontakte të shumta të parakohshme me popullsitë e stepave.

Në fund të fundit, të ardhurit rishtas sjellin dhe imponojnë praktika të reja varrosjeje siç është rasti i tumave, procese të reja poçerie « me shirita » si edhe elementë të reja gjuhe, duke tërhequr në këtë mënyrë pas vetes masën e popullsisë lokale që ata gjetën në vend, në atë proces të gjatë të « ilirizimit » që zgjati disa shekuj, duke filluar nga epoka e bronzit.

Misteri i 10-të-Etnogjenza e Ilirëve në plan evropian

“Pikëpamja e zhvilluar nga arkeologët shqiptarë në gjysmën e shekullit të XX ka krijuar teorinë e formimit të ilirëve dhe të kulturës ilire në vend pa ndërprerje, pra, kjo është teoria e autoktonisë. Në këtë kuptim teza që i lidh ilirët me bartësit e kulturës së fushave me urna bije, ose zbehet. Gjithashtu, të dhënat arkeologjike flasin se dyndja Panono-ballkanike nuk e ka përfshirë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, pra edhe territoret e Shqipërisë. Etnogjeneza ilire nuk duhet parë vetëm në lidhjen me dyndjen Panano-ballkanike, pavarësisht nga disa ndikime të saj. Kjo dyndje e cilësuar indoeuropiane në fundin e mijëvjeçarit të tretë para erës sonë ndikoi në kultura neolitike të Ballkanit, por nuk është totalitare për territorin shqiptar të sotëm. Kaçula e tregon këtë. ” Etnosi ilir i krijuar në epokën e bronzit është edhe një unitet, që ka brenda diversitet dhe, përgjithësisht, sot nënvizohen dy grupe të mëdha kulturore ilire: ai jugor dhe ai verior, thotë me të drejtë studiuesi dhe shkrimtari Moikom Zeqo.

Pas këtij zbulimi, është e nevojshme të braktisen për një çast misteret e ilirologjisë dhe koncepti i autoktonisë, që shpesh kthehet në obsesion, për të shtruar çështjen e gjenezës së ilirëve në një kuadër më të gjerë, në atë ballkanik dhe evropian. Rasti i Kaculës është hapi i parë në këtë drejtim.

Literatura

Eterović Borzić 2017a A. Eterović Borzić, Jantarni nalazi, in: Grad mrtvih nad poljem života. Nekropola gradinskog naselja Kopila na otoku Korčuli, I. Fadić, A. Eterović Borzić (eds.), Zadar 2017, 117-124.

Dinko Radić, Igor Borzić , Otok Korčula: “Iliri i Grci”, The island of Korčula: Illyrians and Greeks.

Zaninović 2015 M. Zaninović, Ilirski ratovi, Zagreb 2015.

https://hrcak.srce.hr/index.php?show=clanak&id_clanak_jezik=284913

Vela Spila – Korčula (photo credit: Marija Radovanovic) Archaelogical blato discovery kopila

https://www.croatiaweek.com/archaeological-sensation-on-the-island-of-Korçula/

https://www.petersommer.com/blog/archaeology-history/mystery-croatia-Korçula

Alanna Mitchell, Ceramic Fragments Point to Artistry in the Ice Age, , https://www.nytimes.com/2012/09/11/science/ceramic-fragments-point-to-ice-age-artistry.html

Moikom Zeqo, Etnogjeneza iliro-shqiptare në vështrimin e Gimperas , Ballkan web,

19 Shtator, 2016 , https://balkanweb.com/etnogjeneza-iliro-shqiptare-ne-veshtrimin-e-gimperas/

Filed Under: Opinion Tagged With: Enigma “Koçula”. Qytetërimi ilir 17 mijë vjet, më i lashtë, Rafael Floqi, se ai grek

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË KUJTIM TË CALVIN “CAL” LAWRENCE
  • NGA NJË IDE SHQIPTARE NË HARTËN BOTËRORE TË KARIKATURËS
  • Napoleon Bonaparti dhe trojet shqiptare…
  • A Dream I Once Imagined…
  • Tre dramaturgë anglezë – Thomas Whincop, William Havard dhe George Lillo, tri drama për Skenderbeun
  • Një dritare mbi Shqipërinë e trazuar: Kujtimet e Eqrem bej Vlorës (1885–1912)
  • Peng i drejtësisë së munguar…
  • Eseja e parë e Peter Priftit te Dielli – Shtegtim filozofik në 16 vjetorin e përjetësisë
  • KOSOVA PËRBALLË SË VËRTETËS NDËRKOMBËTARE: PA NJOHJEN E KOSOVËS, SERBIA NUK MUND TA KAPËRCËJË MURIN E EVROPËS
  • Petro Nini Luarasi dhe sfidat e shqiptarëve të shekullit XXI
  • “MOS E CËNONI PAQEN, GARANTONI BARAZINË”
  • Themeluese e “Artistè Foundation” në Kanada, Arta Rexhepi: “Dokumentimi i luftës së Kosovës është përgjegjësi historike”
  • “Jemi që pa ardhur deti”
  • Logu i bukurisë dhe i traditës në Kelmend
  • “Udhëtim pa mbarim”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT