• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

11 Shtatori gjithnjë është një thirrje për vigjilencë

September 11, 2018 by dgreca

Amerika pas 11 Shtatorit, ideologjia e islamit radikal dhe strategjia e presidentit Trump/

1 Trump 11 shtator

Nga Rafael Floqi/

1-rafel-floqi3

Për banorët e New York-ut, por edhe për shumë amerikanë e qytetarë të botës, 11 Shtatori i vitit 2001 nuk do të harrohet kurrë. Edhe sot si 17 vjet më parë janë të freskëta skenat kur dy aeroplanë që transportonin pasagjerë u përplasën me ato që njiheshin si Kullat Binjake. Avionët ishin marrë peng nga një grup terroristësh të organizuar e frymëzuar nga Al Kaeda. Dy avionë të tjerë gjithashtu ndryshuan rrugën e parashikuar atë ditë, njëri duke u përplasur në selinë qendrore të Pentagonit e tjetri u rrëzua pa arritur Washington-in nga kundrëveprimi i pasagjerëve amerikanë. Në mes mijëra vetëve që humbën jetën atë ditë, ishin edhe tre shqiptaro-amerikanë: Simon Dedvukaj, Rrok Camaj dhe Mon Gjonbalaj. 11 Shtatori 2001 nuk ishte vetëm një sulm kundër Amerikës e New York-ut, por një sulm kundër mbarë njerëzimit, dhe ai ndryshoi botën për gjithmonë. Sot, 17 vjet më vonë, kur SHBA e bota po kujton viktimat e asaj tragjedie, edhe ne këtu në komunitet kujtojmë me respekt e dhimbje tre bashkatdhetarët tanë. Por edhe biem në mendime.

11 Shtatori, tregues i plagëve tona të pashëruara

Por koha ka kaluar, tani në New Jork në vendngjarjen e tragjedisë, u rihap të shtunën një stacion nëntokësor metroje, dikur i shkatërruar, kur u shembën Kullat Binjake, pothuajse dy dekada pas sulmeve të 11 Shtatorit. Stacioni është një nga pjesët e fundit më të rëndësishme të Qendrës Tregtare Botërore që u rihap, ndërsa në Manhattan vazhdohet të rindërtohet ajo çka humbi nga tragjedia. Rruga e Cortlandt Street në Linjën nr. 1, e cila ndodhej drejtpërdrejt nën Qendrën Botërore të Tregtisë, ka qenë e papërdorur për 17 vitet e fundit – megjithëse ka pasur mjaft ndërtime lart, duke përfshirë Qendrën e re të Tregtisë dhe Transportin Oculus Hub.

Që kur kullat u rrëzuan një pjesë të ndërtesave ranë përmes terminalit. Fotot e marra pas sulmit tregojnë stacionin e varrosur nën mbeturina, dhe një vrimë të hapur mbi të, ku dukeshin trarët metalikë që kërruseshin në gjysmën e tyre. Tavani duhej të rinovohej plotësisht dhe duhet të rindërtoheshin 1,200 metra rrugë. Të shtunën e kaluar në mesdite trenat filluan të rendin në stacionin, qe tani quhet WTC Cortlandt,. Rihapja u bë vetëm pak ditë përpara 17 vjetorit të sulmeve të 11 Shtatorit. Kanë kaluar 17 vjet por sa gjera kanë ndryshuar qysh nga ajo ditë?

Ka kaluar mjaft kohë kur ajo heshtje e rëndë zëvendësoi lotët e zemëruar. Megjithatë pothuajse të gjithë amerikanet mbi moshën 21 vjeçare mund të tregojnë se ku gjendeshin, kur mësuan se Amerika papritur ishte në luftë me një armik të fshehtë. Ky është një tregues i plagëve tona të pashëruara se është pothuajse e pamundur të mendosh për një roman të madh, film apo seri televizive dramatike që mos ketë trajtuar 9/11 si temën e saj qendrore. Por edhe pse një sukses edhe vdekja e Osama bin Ladenit në vitin 2011, nuk solli paqe në Afganistan dhe as pakësim të kërcënimit terrorist në mbarë botën.

Kalimi i kohës ka bërë disa momente që duken të vogla ne kujtesën tone pas 9/11. Si ai p.sh kur Xhorxh W. Bushi vizitoi atëherë një qendër islamike më 17 shtator, dhe deklaroi: “Amerika numëron miliona muslimanë në mesin e qytetarëve tanë dhe myslimanët japin një kontribut jashtëzakonisht të vlefshëm për vendin tonë. … Dhe ata duhet të trajtohen me respekt. Në zemërimin dhe emocionet tona, amerikanët tanë duhet të trajtojnë njëri-tjetrin me respekt “.

Një klishe e pashmangshme në ditët pas 11 Shtatorit ishte refreni që amerikanët duhej të vazhdonin të bënin një jetë normale ne çdo aspekt (qysh nga udhëtimet me aeroplan, blerja e pajisjeve të mëdha ose hyrja në një kinema të mbushur plot e përplot me njerëz shkuarja në koncerte), ose përndryshe terroristët do të kishin fituar.

Privaci vs. Siguri

Një gjurmët e përhershme që mbetet edhe sot, 17 vjet më vonë, ku gjërat duken më normale në sipërfaqe, përsëri përbrenda në ndërgjegjen njerëzore mbeten dyshime. Ne bëjmë gjerat e zakonshme, shkojmë në punë, vizitojmë dentistin, shkojmë në pazar , shohim një seri televizive dhe planifikojmë të ardhmen tonë sikur 9/11 nuk ka ndodhur. Por frika e terrorizmit ka lënë një gjurmë të përhershme në psikologjinë tonë. Një anketë e Institutit Gallup në qershor zbuloi se 38 përqind e amerikanëve thonë se ata kanë më pak gjasa të marrin pjesë në event të madh dhe 26 përqind syresh kanë më pak gjasa të hyjnë në rrokaqiejt për shkak të frikës nga terrorizmi. Çuditërisht, sipas Gallup, më pak amerikanë (32 përqind) janë të gatshëm të shkonin në tubime të mëdha në nëntor 2001, dy muaj pas sulmeve. Dhe sot, dramatikisht, 57 përqind e republikanëve në krahasim me 35 përqind të demokratëve thonë se ata janë “shumë të shqetësuar” ose “disi të brengosur” në mos ata ose ndonjë anëtar i familjes do të jenë viktimë e terrorizmit. Jeta jonë e përditshme ka ndryshuar sot në mënyra të tjera, që ne mezi vëmë re, por prapë kjo mbetet e dukshme Personeli i armatosur që ruan aeroportet dhe stacionet e trenave tanë, tani është një dukuri rutinë. Këto ditë, ne jemi të detyruar të tregojmë licencën e shoferit disa herë në ditë – dhe rrallëherë kjo për shkelje trafiku. Sot e drejta për privatësi, vazhdimisht po gërryhet në emër të sigurisë. Këto janë kompromise që shumica e amerikanëve do t’i pranonin në këmbim të 17 viteve, pa pasur ndonjë një sulm te madh terrorist, si ai i 11 Shtatorit. Por konsensusi popullor nuk duhet të na verbojë se poashtu në realitet ne kemi marrë vendime në emër të sigurisë, gjë brezat e mëparshëm të amerikanëve do t’i kishin të vështirë për t’i kuptuar. Gjë të cilat madje sot maturantët e sotëm 17 –vjeçarë i quajnë si të mirëqena, pasi ata nuk arrijnë ta kuptojnë ndryshimin , dhe për ta, 11 Shtatori është vetëm 2 faqe më shumë në Historinë e Amerikës. Shumë ujëra kanë rrjedhur dhe gjërat kanë ndryshuar .

Pas 17 vjetësh, terroristët e 11 Shtatorit të padënuar

Por ende mbetet një pikëpyetje e madhe, pse terroristët si Khalid Sheikh Mohammed, ideatori i 11 Shtatorit një militant islamik pakistanez i burgosur nga Shtetet e Bashkuara në kampin e burgut të Guantanamos në bazë të akuzave për terrorizëm , i cili u quajt si “arkitekti kryesor i sulmeve të 11 Shtatorit” në Raportin e Komisionit të 11 Shtatorit, edhe sot pas 17 vjetësh ai dhe të tjerët edhe pse e pranuan fajin mbeten i pa ekzekutuar? Administrata Obama dhe ish -Prokurori i Përgjithshëm, Eric Holder duhet ta sqarojnë këtë .

Kur presidentit Donald Trump caktoi drejtoren e re CIA-s, Gina Haspelin, Komiteti i Inteligjencës i Senatit ishin më të interesuar për rolin e saj të diskutueshëm në programin e “waterbording” të epokës Bush. Dhe për ironi , kritiku i saj i fundit nuk ishte ndonjë grup i të drejtave të njeriut apo një senator demokrat –por vetë Khalid Sheikh Mohammed, organizatori i sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.
Ai u torturua gjithashtu nga CIA, duke përfshirë edhe duke u mbytur me ujë – dmth “ waterbording”. Duke u mbytur dhe duke u mbytur në mënyrë të përsëritur duke derdhur ujë mbi një pëlhurë në gojë dhe hundë derisa ai ishte afër mbytjes – 183 herë gjatë 15 seancave ndërsa ishte në paraburgim në SHBA. Aktualisht ai është arrestuar në burgun amerikan në Gjirin e Guantanamos, Kubë – dhe se ai duket se ka diçka për të thënë për Gina Haspelin. Duket se ai Jihadin e tij po e vazhdon nga burgu kundër sistemit gjyqësor amerikan.

Masat ndaj terrorizmit dhe rreziku i anti -muslimanizmit

Nga ana tjetër, nuk duhet bere asnjë gabim në lidhje me atë se terrorizmi radikal islamik është një kërcënim transcendental ndaj vlerave, lirisë dhe mënyrës sonë të jetës së Amerikës. Është absolutisht qesharake të mendohet se nxitja e një ndasie mes myslimanëve dhe jo-muslimanëve, ose ndalimi i njerëzve nga shtatë vendet që u vunë në shënjestër nga Presidenti Trump do të eliminonte terrorizmin në Amerikë. Që prej 11 Shtatorit, asnjë Amerikë nuk është vrarë nga një sulm terrorist nga të shtatë vendet (Irak, Siri, Iran, Sudan, Libi, Somali dhe Jemen) të veçuar në urdhrin ekzekutiv të Presidentit Trump.

Kohët e fundit, pjesa më e madhe e terroristëve që kanë vrarë amerikanë dhe qindra qytetarë në të gjithë botën, janë te rritur në vendet ku kryen aktet. Ashtu si varfëria, terrorizmi brenda vendit është një farë e keqe, shumë e vështirë për t’u çrrënjosur. Kritikët e presidentit Trump thonë se kjo politikë e tij shërben vetëm për të siguruar municione të rekrutimit për armiqtë që Amerika u ka shpallur luftë kundër të gjithë botës muslimane. Vlerësimet janë se vetëm 45,000 muslimanë mbështesin ISIS nga 1.8 miliardë muslimanë që ka në mbarë botën dhe 3 milionë në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Trump duhet të dërgojë mesazhin tek myslimanët anembanë botës që ne e pranojmë se ISIS është një grup i vogël fanatikësh dhe nuk përfaqëson pikëpamjen mbizotëruese të shumicës dërrmuese të myslimanëve ndaj Perëndimit. Presidenti Donald Trump e bëri luftën kundër “terrorizmit radikal islamik” dhe kjo është bërë politika e SHBA-së. Duke e venë theksin mbi ideologjinë, kjo është një luftë ndryshe në kundërshtim me dy paraardhësit e tij. Ndërkohë që ish-Presidenti Xhorxh W. Bush dhe se Presidenti Barak Obama e kanë shmangur luftën ndaj terrorit në terma ideologjikë nga frika e tjetërsimit të aleatëve muslimanë, por Trump ka theksuar këtë dimension dhe nevojën për ta kundërshtuar atë ideologjikisht. Ai mbështeti “luftën ideologjike” kundër shtetit islamik dhe u zotua të punojë me NATO-n dhe “miqtë tanë në Lindjen e Mesme” dhe për të gjetur “tokë të përbashkët” madje edhe me Rusinë për të mposhtur ISIS-n, dhe duket se e arriti.

Por sot edhe pse rreziku i Shtetit Islamik është zvogëluar në masë të madhe, megjithatë degët e tij dhe grupet e tjera terroriste vazhdojnë të bëjnë kërdi në të gjithë botën. Lufta kundër terrorit tani renditet si lufta më e gjatë në Amerikë. Megjithatë, gjithnjë e më shumë, lufta kundër terrorizmit nuk zë vend më në titujt kryesorë te medias dhe është zëvendësuar nga politikat e ashpra vendore dhe pikat e nxehta si programi bërthamor i Koresë së Veriut dhe mosmarrëveshjet tregtare me Kinën. Sidoqoftë lufta kundër terrorit vazhdon të mbetet por se fusha e betejës për atë luftë po ndryshon ndjeshëm.

Kalifati Kibernetik i ISIS-t dhe ujqit e vetmuar

“Administrata ime do të ndjekë në mënyrë agresive operacione ushtarake të përbashkëta dhe me koalicionin për të shtypur dhe shkatërruar ISIS-in, me bashkëpunimin ndërkombëtar për të prerë fondet e tyre, për të zgjeruar shkëmbimin e inteligjencës dhe për “cyberwarfare” për të prishur dhe çaktivizuar propagandën dhe rekrutimin e tyre”, tha para inaugurimit Trump..

Sot në Lindjen e Mesme, fushata ushtarake e zhvilluar nga SHBA dhe partnerët e saj të koalicionit gjatë dy viteve të fundit e kane degraduar me sukses “kalifatin” fizik të grupit të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. Por mesazhi dhe apeli ideologjik i grupit vazhdojnë të rezonojnë, nëpërmjet internetit dhe mediave sociale si pjesë e një strategjie të sofistikuar të medias globale. Për më tepër, shteti islamik tani gjithashtu përbën një lloj tjetër kërcënimi, pasi “nxënësit” e prototipit të tij radikal në Siri dhe Irak (janë përhapur ne më shumë se 80 vende të ndryshme)po fillojnë të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Ndërkohë, grupe të tjera terroriste kanë lulëzuar në hije, të ndihmuar nga preokupimi kryesor i Amerikës me grupin e Shtetit Islamik. Duke përfituar , si rezultat i operacioneve të koalicionit në Afganistan, al-Kaeda ka përdorur vitet e kaluara mundësinë për të rindërtuar rrjetet e veta dhe për të rimarrë veten si një alternativë më autentike dhe e moderuar lokale ndaj Shtetit Islamik, me rezultate të rëndësishme. Ekspertët tani thonë se rrjeti Bin Laden kontrollon më shumë territore sesa në çdo kohë në historinë e tij dhe e ka pozicionuar veten si një kërcënim afatgjatë për Perëndimin. Talibanët gjithashtu po ringjallen në Afganistan, ku edhe një herë paraqet një sfidë në rritje për qeverinë e dobët qendrore të atij vendi. Dhe në Afrikë, grupet si Boko Haram i Nigerisë dhe Shabaabi i Etiopisë vazhdojnë të kërcënojnë paqen kontinentale, pavarësisht nga përpjekjet më të mira të autoriteteve lokale. Në të vërtetë, vendet në mbarë botën tani po ballafaqohen me një raund të ri kërcënimesh terroriste – të nxitur nga rënia e grupit të Shtetit Islamik, si dhe nga ringjallja e ekstremizmit lokal. Sulmet e kohëve të fundit në vende si Surabaya, Indonezi , ne Francë, në Britani, Kanada, sulmet me makina si ato në Londër apo New York dhe komplote të tilla si përpjekja e dështuar për të shpërthyer një paradë të katërt të korrikut në Cleveland, Ohio, tregojnë faktin se grupi i Shtetit Islamik dhe udhëtarët e tij ideologjik vazhdojnë të ushtrojnë fuqinë për të frymëzuar, mobilizuar dhe kërcënojnë shoqëritë demokratike. Administrata dhe profesionistët e sigurisë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë e kuptojnë këtë shumë mirë, edhe nëse publiku dhe elitat politike gjithnjë e më shumë nuk e bëjnë këtë. Tani shumica e sulmeve janë nga të ashtuquajturit ujq të vetmuar, që indoktrinimi i tyre është ideologjik neper mediave sociale. Në të vërtetë, Europol, autoriteti i zbatimit të ligjit në Evropë, kohët e fundit e klasifikon kërcënimin e terrorizmit në Evropë si “të lartë”, pavarësisht nga rënia e Shtetit Islamik. Dobësimi i sigurisë ne Evropë rrjedh edhe nga emigrimi i shkallës së lartë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut që ka ndodhur gjatë gjysmë dekadës së kaluar – emigrim që ekstremistët islamikë janë përpjekur të shfrytëzojnë për të depërtuar në eurozonë. Këtë kërkon të kufizojë politika Trump e emigracionit.

Ndërkohë, thirrja e përhershme e Shtetit Islamik, al-Kaedas dhe e bashkëpunëtorëve te tyre të ndryshëm ka nxitur vende të ndryshme nga Azia Qendrore dhe Afrika e Veriut për të rritur përpjekjet e tyre për të luftuar ideologjikisht ekstremizmin islam.

Strategjia e re Trump-it

Tani presidenti Donald Trump thuhet se po adopton një strategji të re në Siri që do bënte që shohë trupat amerikane të qëndrojnë në Siri pafundësisht. Tani që grupi terrorist ISIS është larguar kryesisht në shkretëtirë, administrata Trump dëshiron të përqendrohet dhe të sigurohet që të gjitha forcat iraniane të largohen nga Siria përpara, tha një përfaqësues i Departamentit të Shtetit të enjten. Xhejms Xhefri, një oficer i shërbimit të jashtëm i pensionuar, i cili ishte përzgjedhur kohët e fundit nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo për të qenë përfaqësuesi i tij për angazhimin e Sirisë, u tha gazetarëve:

“Politika e re nuk është se nuk do te tërhiqemi nga Siria deri në fund të vitit”. Ai shtoi: “Kjo do të thotë që ne nuk jemi me ngut.” Jeffrey tha se është “i bindur” se Trump ka plan të ri, të cilin ai tha se do të përfshijë një “iniciativë të madhe diplomatike” që do ta shpalosë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ajo që ekspertët e sigurisë dhe qeveria amerikane e di se edhe në dekadën e kaluar Shtetet e Bashkuara arritën fitore të mëdha strategjike kundër rrjetit Bin Laden, bashkëpunëtorëve të tij dhe degëve të tij (si Shteti Islamik). Por megjithatë në Amerikë nuk duhet të lulëzojë një ndjenjë e rremë sigurie nga këto suksese. Nevojitet vigjilencë dhe kërkime të vazhdueshme për ta kuptuar sfidën e vazhdueshme që vjen nga radikalizmi islamik – dhe duhet që politikëbërësit amerikanë të jenë në gjendje të krijojnë politika të përshtatshme për të trajtuar ndryshimet e kërcënimit terrorist, që të mos kemi një tjetër, 11 Shtator.

Filed Under: Politike Tagged With: 11 shtatori, amerika, Presidenti Trump, Rafael Floqi

Bamirësia dhe dashuria- filozofia e Nënë Terezës

August 28, 2018 by dgreca

1 Nene-Tereza-155x300-Me rastin e 108-vjetorit të lindjes/ 

1-Floqi-raf2-300x263

Nga Rafael Floqi/

Agnesa Gonxhe Bojaxhiu lindi më 26 gusht 1910. Ajo është një ikonë e humanizmit bashkëshoqëruese e njerëzve të së gjitha feve, për një arsye që ngërthehet në fjalën “nënë”. Sipas fjalëve të Shekspirit, nëna është vetë ‘mishërimi i cilësisë së mëshirës’, dhe ky është virtyti më i lartë që mund të gjesh tek Nëna. Të njëjtën cilësi të  mëshirës së nënës, të  dashurisë dhe kujdesit që mund ta gjejmë, edhe tek ajo që nuk qe vetë një nënë biologjike, por nëna e gjithë botës ,- “ Nënë Tereza”,  gjë që e bën vlerën e mësimeve të saj, të kenë vlerë universale.

Vlera e njeriut nuk rrjedh nga ajo çka bëni në jetë, por nga ajo kush jeni

Kur ju të ndiheni të çorientuar në jetën tuaj meditoni, mbi këto fjalë të Nënë Terezës. Kjo mençuri do t’ju kujtojë që të mos e quani si vlerë tuajën vetëm atë që bëni, por atë se kush jeni me të vërtetë. Nuk është një ndjesi e pazakontë. Ju mund të keni  planin tuaj te mbushur plot e për plot,  lista juaj e punëve që duhet të bëni në jetë është e pafund, por ende jeta ju duket sikur nuk ka as drejtim, qëllim e kuptim? Ju filloni të pyesni veten pse nuk qenka punë të vështirë t’i jepni kuptim e qëllimit që keni menduar të arrini në jetë. Ndonjëherë ne i japim aq shumë vlerë rezultatit dhe harrojmë se produktiviteti nuk është ajo që na përcakton ne si individë. Vlera e njeriut nuk rrjedh nga ajo që ju bëni e arrini në jetë, por nga ajo kush jeni me të vërtetë.
Shën Tereza e Kalkutës i pat shkruar fjalët e mëposhtme, parë nga këndvështrimi i Jezusit për të na kujtuar burimin e vërtetë të vlerës të jetës sonë si njerëz :
“Unë e njoh ju përbrenda dhe përtej – Unë di gjithçka mbi ju. Unë ju kam numëruar edhe qimet e  kokës. Asgjë në jetën tënde nuk është e parëndësishme për Mua. Unë Ju kam ndjekur gjatë viteve të jetës dhe gjithmonë ju kam dashur. Unë di çdo një nga hallet tuaja, unë ua njoh nevojat dhe shqetësimet tuaja. Dhe, po, po ua njoh edhe mëkatet tuaja. Por unë, po ju them përsëri, se unë ju dua – jo për atë që keni ose nuk keni bërë, – Unë ju dua për atë që ju jeni, për bukurinë dhe dinjitetin që Ai ju dha juve, duke ju krijuar, sipas imazhin të Tij “.

Nënë Tereza ishte gjithashtu një apostull i madh i zakonshëm, pasi ofronte një qasje ndaj dashurisë, e cila nuk u përqendrohej në ngjarjet e mëdha, apo në lëvizjet gjeopolitike, por në marrëdhëniet njerëzore, duke filluar me ato të njerëzve që ishin më të afërt me të.

Më mirë të digjeni si një qiri, sesa të mallkoni errësirën

“Në qoftë se unë bëhem ndonjëherë një shenjtore, pat thënë ajo, unë me siguri do të jem një e ‘shenjtore errësirës’, pasi unë vazhdimisht do të mungoj nga qielli – për të ndriçuar dritën e atyre që gjenden në errësirë në tokë”.

Këto fjalë të Nënës ofrojnë një çelës për të kuptuar jetën e saj shpirtërore dhe filozofinë e vërtetë  të jetës së saj. ‘Ejani në dritën time’ ishte ajo çka Jezusi i pat kërkuar Asaj, dhe Nënë Tereza u përpoq të ishte ajo drita e dashurisë së Perëndisë në jetën e atyre që përjetonin errësirën.
Tri aspekte të jetës së brendshme të Nënë Terezës, u zbuluan gjatë procesit të kanonizimit te saj, burojnë pikërisht nga betimi privat që kishte bërë qyshkur ajo ishte ende një murgeshë Loreto, përvojat mistike që rrethonin frymëzimin për të formuar Misionarët e Bamirësisë dhe shkëmbimin e saj intim në kryqin e Krishtit, nëpërmjet gjithë atyre viteve të gjata të errësirës së brendshme. Përvoja e saj e dhimbshme e brendshme ishte një pjesë thelbësore e jetesës dhe e misionit të saj. Ishte një ndërshkëmbim me Pasionin e Krishtit në Kryq, me një theks të veçantë mbi etjen e Jezusit si me misterin e dëshirës së Tij për dashurinë dhe shpëtimin e çdo njeriu.
Përfundimisht, ajo e zbuloi vuajtjen e saj misterioze si një gjurmë të pasionit të Krishtit në shpirtin e saj. Ajo po jetonte misterin e Kalvarit – Kalvarin e Jezusit dhe Kalvarin e të varfërve.
Ajo rrezatonte dashurinë dhe gëzimin duke siguruar kujdesin për shtypurit dhe të braktisurit të shoqërisë njerëzore, duke mos u turpëruar nga vuajtjet e tyre materiale dhe shpirtërore, nga gjendja e tyre e të qenit “të padëshiruar, të padashur, të pakujdesshëm”, për të mos pasur askënd pranë. Duke iu përgjigjur thirrjes së Perëndisë si një murgeshë fetare, ajo i dëgjoi fjalët e Zotit: «Çfarëdo që të bëni për këta njerëz, ju ma bëni mua. Sepse, kur unë isha i uritur, më dhatë për të ngrënë; kur isha i etur, ju më dhatë për të pirë; ku isha i huaj ju më mirëpritët, kur qeshë lakuriq ju më veshët; kur qeshë i sëmurë ju u përkujdesët ; kur qeshë i burgosur ju erdhët më vizituat”.

“Kjo ishte ftesa, ky ishte apeli, ishte një thirrje brenda një thirrjeve, një filozofi dhe një thirrje për ndërgjegjen e saj për të punuar për miliona njerëz të privuar nga e gjithë bota. Dita e frymëzimit filloi më 10 shtator 1946, kur Nënë Tereza, pastaj tridhjetë e gjashtë vitesh kur po shkonte për pushimet e saj vjetore të shkollës në Darjeeling, një qytet i vendosur në ultësirat e Himalajeve.

Takimi mistik me Krishtin ishte një ‘thirrje brenda një thirrjeje’. Ishte thirrja e dytë. Dëshira e pafundme e Perëndisë për të dashur dhe për t’u dashuruar.

‘Zëri’ – thoshte ajo, ishte një dialog – një ndërveprim shpirtëror në mes Jezusit dhe vetes. Ai iu drejtua asaj si: ‘Bashkëshortja ime’ ose ‘vogëlushja ime e vetme’ dhe ajo në këmbim u përgjigj duke thënë: ‘Jezusi i Jezusit’ ose ‘Dëshira ime e Jezusit tim për këmbyer dashurinë me dashuri. Me këtë shkëmbim, Jezusi po e zbulonte zemrën e Tij: dhimbjen, dashurinë, dhembshurinë dhe etjen e tij për ata që vuajnë më së shumti. Zëri e ftoi atë të ishte drita e të varfërve, duke shpërndarë errësirën dhe duke sjellë gëzim në jetën e atyre që janë lënë pas dore nga bota. Ajo u bë drita e vërtetë e Jezusit duke thënë: «Është më mirë të digjeni si një qiri, sesa të vetëm të mallkoni errësirën.»

Kjo zbulesë pati një jehonë të thellë në shpirtin e saj për të jetuar për varfrit. Kështu  dashuria e nënës zu rrënjë  ‘. Ajo përdorte dhe shpërndante “një kartë të vogël biznesi”, me një nga thëniet e saj të njohura – që tregonte  rrugën e saj drejt paqes:  “Fryt i heshtjes është lutja, fryt i lutjes është besimi, fryti i besimit është dashuria, fryt i dashurisë është shërbimi dhe fryti i shërbimit është paqja”.

“Ishte ky qëndrim njerëzor i Nënës që e çoi atë thellë në detin e njerëzimit me mesazhin e dashurisë, mirëkuptimit, paqes dhe gëzimit. Shumë njerëz mund të mos jenë të vetëdijshëm se Nëna Tereza i fuste një stres të madh vetes, duke vuajtur në heshtje, që ishte në fakt soditës mjaft aktiv ta shihje. Ajo i tregoi botës se ana shpirtërore dhe veprimi shkojnë dorë për dorë. Ajo provoi se aktivizmi shoqëror me dashuri, kujdesi dhe besimi në Zot mund të bashkëjetonin në një harmoni të përsosur. Ajo bëri të sajat fjalët e Shën Françeskut të Asizit: “Zot, më bëj një kanal paqeje; aty ku ka urrejtje, më lejoni të sjell dashurinë tuaj; aty ku ka dëme o Zot fali, dhe ku ka errësirë sill dritën tënde “, që e entuziazmoi atë për të sjellë krijuesin e vërtetë të paqes në botën e kaosit dhe të katastrofës.

Në këtë kuptim, thotë Fr. Brian Kolodiejchuk, MC, Ph.D. që ishte postulator i Kauzës së Lumturimit  dhe Shenjtërimit të Nënë Terezës së Kalkutës dhe drejtor i Qendrës Nënë Tereza. që paraqiti dokumentet për shenjtërimin e saj të thoshte se jeta e saj nuk është vetëm “e admirueshme”, por shumë “e imituar”.

“Ne nuk kemi parë ndonjë rast që ka qartësinë e asaj që është pikërisht elementi i mrekullueshëm, provat para dhe pas ndërmjetësimit dhe ndërmjetësimi me Jezusin – siç ishte lutja për Nënë Terezën”, thoshte ai.

Dashuria, duhet të fillojë nga ata që janë më pranë nesh

Nënë Tereza këmbënguli që dashuria, duhet të fillonte nga ata që janë më pranë nesh. Ndryshimi i botës, me atë këndvështrim është në thelb ndryshimi i zemrave njerëzore një nga një. “Ajo besonte se bota kurrë nuk ka nevojë për paqe më shumë sesa sot, por ajo e adresoi atë në një nivel tjetër” . Qasja e saj, ishte e bazuar në “dashurinë dhe respektin për secilën prej qenieve njerëzore”. Çrregullimi shoqëror, sipas saj, ishte rezultat i mungesës së respektit për individët .

Ju nuk duhet të shkoni në lagjet e varfëra të Kalkutës, sugjeronte Frat Kolodiejçuk, për të përqafuar modelin e bamirësisë së Nënë Terezës. Në vend të kësaj, gjithçka është pranë  “brenda mundësive të çdo të krishteri dhe në çdo hap të jetës” – duke filluar nga ata që janë më të afërt për ju, përfshirë bashkëshortin, fëmijët, miqtë dhe fqinjët.

Heshtja kurrë nuk mund të korrigjohet

Frat Paul Murray që e njihte miri atë, vuri në dukje se një temë thelbësore në shkrimet e Nënë Terezës, përfshirë kushtetutën që ajo i vendosi për Misionarët e Bamirësisë, ishte “heshtja”.

Ndër të tjera, Nënë Tereza e kapi një herë vlerën e heshtjes në një mënyrë që shumë politikanë, ekspertë, madje edhe udhëheqës të kishës mund të bënin mirë të kujtonin se : “Heshtja kurrë nuk mund të korrigjohet”.

Ai kujtoi si me shaka, se Nënë Tereza përdorte një “kartë biznesi” për njerëzit që i takonte. Megjithatë, nuk përmbante titullin dhe informacionin e kontaktit, por parimet bazë të spiritualitetit të saj.  “Fryti i heshtjes është lutja.” Karta vazhdonte t’i referohej besimit, dashurisë dhe shërbimit, por praktika kryesore – ku ajo që hedh themelet për të tjerët – është heshtja. Pas zbulimit të shkrimeve të Nënë Terezës, Murray tha, se referimi ndaj “heshtjes” merr një kuptim krejtësisht të ri. Është e befasishme, se Nënë Tereza “kurrë nuk foli, as edhe një herë”, madje edhe atyre që ishin më afër saj, për agoninë e saj të brendshme. Si rezultat, drama e saj e brendshme shpirtërore u fsheh gjatë gjithë jetës së saj”.

Nënë Tereza foli për “pesë heshtje”: Heshtja e syve, heshtja e veshëve, heshtja e gojës, heshtja e mendjes, heshtja e zemrës. Të gjitha këto pesë heshtje, “kjo nuk kufizohej vetëm për punëtorët bamirës, për ata që jetojnë me varfrit e të varfërve.” Por ishte një rrugë mistike e hapur për të gjithë.

Të varfrit kanë më shumë për të na dhënë, sesa do duhet t’u japim

Nëna arriti lartësi të mëdha shpirtërore me dashuri të thellë për më të varfrit e të varfërve, sepse besonte me forcë se “të varfrit kanë më shumë për të na dhënë, sesa ne do duhet t’u japim”. Nuk pati kurrë një moment kur ajo, nuk u impresionua nga imigrantët, e bujaria e të varfërve. Për Nënën, ishte mjaft e qartë se mënyra e vetme që ajo mund t’u jepte të varfërve atë që ajo e mori lirisht nga Jezusi me dashuri, ishte ta donte Jezusin brenda tyre. Ajo thoshte, “Nëse vetëm një fëmijë pak i lumtur do të bëhej më lumtur me dashurinë e Jezusit … a nuk do të ishte e gatshme bota … të jepte gjithçka për këtë?”

Nënë Tereza e pësoi këtë errësirë shpirtërore në pjesën më të madhe të jetës së saj, por mbajti besimin e saj në mes të vuajtjeve thoshte Fr. Murray që pati disa kontakte me Nënë Terezën dhe diskutoi me të këto dhe aspekte të tjera të spiritualitetit të errët të shpirtit të saj. Por qe karizma e saj shpirtërore ndaj burrave dhe grave të varfëra, të krishterë dhe hindu, myslimanë dhe sik, të pasur dhe të varfër; i tërhoqi të gjithë ata që ta nderonin atë si një shenjtore të gjallë.

Lutja ishte një nga burimet jetësore në misionin e saj për të varfrit. Kështu, për të, lutja nënkuptonte dorëzimin e plotë ndaj Zotit dhe përjetimin e dashurisë së Tij , konkretisht dhe duke e ndarë atë dashuri në ndërveprim me të varfrit; pasi kush ishte i pafuqishëm në botën e fuqishme të së pasurve, arsyetonte ajo.

Një herë sapo pastroi plagën të një leprozi me dashuri të madhe, ajo e dëgjoi dikë që t’i thoshte nga turma: “U nuk do ta bëja atë gjë as edhe një milion dollarë”. “As unë, iu përgjigj ajo, por për Jezusin po, pasi vuajtjet e të cilit unë i shoh te reflektuar tek fytyra këtij personi”.

Sipas profesionit tim, unë i përkas botës

Ne vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionaret e Bamirësisë që i shërbejnë tërësisht të varfërve. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Vetëm sipas te dhënave te vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekonte 960 000 të sëmure në 213 spitale, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq te braktisur e të lënë rrugëve në 20 shtëpi pleqsh dhe kishte birësuar 160 fëmijë jetimë.

Në fjalën e saj për marrjen e çmimit Nobel, Nënë Tereza përcaktoi dhe misionin e saj në shkallë ndërkombëtare. “Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit.”

Në 1982, në kulmin e Rrethimit të Beirutit, Nënë Tereza shpëtoi 37 fëmijë të bllokuar në një spital ushtarak duke ndërmjetësuar një armëpushim të përkohshëm ndërmjet ushtrisë Izraelite dhe guerilëve palestinez. E shoqëruar nga punëtorët e Kryqit të Kuq, ajo udhëtoi përmes zonës së luftës deri tek spitali I shkatërruar për të zhvendosur pacientët e rinj.

Kur Evropa Lindore pati një rritje në sinqeritet në fund të viteve 1980, ajo i zgjeroi përpjekjet e saj në vendet komuniste që më parë kanë refuzuar Misionarët e Bamirësisë, duke u përfshirë në shumë projekte. Ajo nuk u tremb nga kritikat për qëndrimin e saj kundër abortit dhe divorcit duke thënë, “ Pavarësisht kush thotë çfarë, ti duhet ta pranosh atë me një buzëqeshje dhe të bësh punën tënde.” Ajo vizitoi Republikën Sovjetike të Armenisë pas tërmetit të vitit 1988, dhe u takua me Nikolai Ryzhkov, Kryetari i Këshillit të Ministrave.

Nënë Tereza udhëtoi për të ndihmuar dhe shërbyer të uriturve në Etiopi, viktimave të rrezatimit në Cernobil, dhe viktimave të tërmetit në Armeni. Në 1991, Nënë Tereza kthehet për here të parë në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë në Tirane, Shqipëri. Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende. Gjatë viteve, Bamirësia e Misionareve të Nënë Terezës u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra persona që u shërbejnë “me të varfërve nga të varfrit” në 450 qendra në mbarë botën. Shtëpia e parë e Misionarë të Bamirësisë në Shtetet e Bashkuara ishte themeluar në Bronksin e Jugut, Nju Jork; deri më 1984 asambleja punonte në 19 institucione gjatë gjithë vendit.

Pérez de Cuéllar : “Ajo ishte OKB-ja. Ajo ishte paqja në botë.”

Nënë Tereza vuajti një sulm në zemër në 1983 përderisa vizitonte Papa John Paul-in II. Pas një sulmi të dytë në 1989, ajo mori një stimulues kardiak artificial. Në 1991, pas një beteje me pneumoninë derisa ishte në Meksikë, ajo vuajti edhe me probleme të zemrës. Ajo ofroi ta lë pozicionin e saj si kryetare e Misionarëve të Bamirësisë, por motrat e asamblesë, në një votim sekret votuan që ajo të qëndronte. Nënë Tereza pranoi të vazhdonte punën e saj si kryetare e asamblesë.

Në prill 1996, Nënë Tereza u rrëzua dhe theu kockën e qafës. Në gusht ajo vuajti nga malaria dhe dështimi i barkushe së majtë të zemrës. Ajo pati një operim të zemrës por ishte e qarte se shëndeti I saj ishte duke rënë. Kryepeshkopi i Kalkutës, Henry Sebastian D’Souza, tha se kishte urdhëruar një prift për të performuar një ekzorcizëm mbi Nënë Terezën me lejen e saj kur ajo u shtrua në spital me problem kardiake sepse mendonte se ajo ishte nën sulmin e djallit. Në 13 Mars 1997, ajo la pozitën e kryetares së Misionarëve të Bamirësisë. Ajo vdiq me 5 Shtator 1997.

Në kohën e vdekjes së saj, Misionarët e Bamirësisë së Nënë Terezës pati mbi 4,000 motra, dhe një vëllazëri prej 300 anëtarësh, duke punuar në 610 misione në 123 vende.[12] Këto përfshinin bujtina dhe shtëpi për njerëzit me HIV/AIDS, me lebrozë dhe tuberkulozë, kuzhina supe, programe këshillimi për fëmijë dhe familje, ndihmës personal, jetimore dhe shkolla. Misionaret e Bamirësisë u ndihmuan edhe nga bashkë-punëtorët, të cilët ishin mbi 1 milion deri me 1990.

Nënë Tereza u preh në Shën Thomas, Kalkutë për një javë para funeralit të saj, në Shtator 1997. Asaj iu bë funeral shtetëror nga qeveria Indiane në shenjë falënderimi për shërbimin e saj për të varfrit e të gjitha feve në Indi. Vdekja e saj ishe u vajtua në komunitete laike dhe fetare. Ish Sekretari- Gjeneral i OKB Javier Pérez de Cuéllar tha: “Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo është paqe në botë.”

Murgesha misionare katolike shqiptare Nënë Tereza është një nga individët për të cilën është shkruar më shumë në historinë e botës. Ajo fitoi Çmimin Nobel të Paqes për punën e saj me të varfrit në lagjet e varfra të Kalkutës në vitin 1979. Ajo vdiq më 5 shtator 1997 dhe u  caktua nga Papa Gjon Pali II në një “rrugë të shpejtë ” më 19 tetor 2003 – drejt lumturimit hapi i parë drejt shenjtërisë. Në vitin 2002, Vatikani njohu si një mrekulli shërimin e një tumori në bark të një gruaje indiane, Monica Besra, pas aplikimit të një medaljoni që përmbanin figurën e Nënë Terezës. Besra tha se një dritë drite erdhi nga figura, duke shëruar tumorin kanceroz. Papa Françesku  miratoi një mrekulli të dytë të  Nënë Terezës, duke hapur rrugën për të që ishte njohur si “Shenjtorja e të mjerëve” që do të kanonizohej më 4 shtator 2016. Mrekullia e dytë përfshinte shërimin e një burrë brazilian me disa tumore në tru në vitin 2008 pas lutjes ndërmjetësuese të Nënë Terezës, tha atëherë Vatikani. Nënë Tereza i shërbeu njerëzve të varfër dhe të vdekur në ‘Qytetin e gëzimit’. Shenjtërimi i saj,  ishte një nga pikat kulmore të vitit jubilar të Mëshirës të Kishës Katolike.

Ejani në dritën time !

‘Ejani me dritën time’ ishte porosia që Jezusi kishte kërkuar dhe Nënë Tereza u përpoq të ishte ajo “dritë e dashurisë së Perëndisë” në jetën e atyre që po përjetonin errësirën.
Tri aspekte të jetës së brendshme të Nënë Terezës, të zbuluara gjatë procesit të kanonizimit të saj, janë së pari betimi privat që kur ajo të ishte ende një murgeshë në Loreto, përvojat mistike që rrethonin frymëzimin për të themeluar Misionarët e Bamirësisë dhe eksperiencat e saj intime në kryqin e Krishtit nëpërmjet viteve të gjata të errësirës së brendshme shpirtërore. Përvoja e saj e dhimbshme e brendshme ishte një pjesë thelbësore e jetesës së misionit të saj. Ishte një ndarje me Pasionin e Krishtit në Kryq, me një theks të veçantë mbi etjen e Jezusit, si mister i dëshirës së Tij për të përdorur dashurinë dhe shpëtimin e çdo njeriu.
Përfundimisht, ajo e njohu vuajtjen e saj misterioze si një gjurmë të pasionit të Krishtit në shpirtin e saj. Ajo po jetonte misterin e Kalvarit – Kalvarin e Jezusit dhe Kalvarin e të varfërve.
Ajo rrezatonte dashurinë dhe gëzimin, duke siguruar kujdesin për poshtëruarit dhe të dëbuarit e shoqërisë njerëzore, duke mos u turpëruar nga vuajtjet e tyre materiale dhe shpirtërore, nga gjendja e tyre të së qenit “të padëshiruar, të padashur, të pakujdesshëm”, duke mos pasur pranë askënd. Duke iu përgjigjur thirrjes së Perëndisë si një murgeshë fetare, ajo i dëgjoi fjalët e Zotit: «Çfarëdo që të bëni për këta njerëz, ju ma bëni mua. “Ky ishte një ftesë, një thirrje brenda një thirrjeje, një filozofi dhe një thirrje për ndërgjegjen e Nënës, për të punuar për miliona njerëz të privuar nga e gjithë bota.
“Nëna nuk kishte asnjë iluzion dhe nuk kishte premtime të mëdha, se ajo do të zhdukte varfërinë ose vuajtjen nga faqja e dheut. Ajo besonte se puna e saj ishte vetëm një pikë uji, kur ajo që nevojitej ishte një oqean i tërë i dhembshurisë, por shtoi: “Nëse unë nuk do ta kisha vënë atë pikë, oqeani do të deshte një pikë më pak”.

Nënë Tereza ndër të tjera u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002 se : “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenare që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qenë shqiptare Nënë Tereza nuk i përket vetëm Shqipërisë, guacka etnike do ta kufizonte punën dhe lavdinë e saj. Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve.

“Në qoftë se unë bëra ndonjëherë një shenjtore, unë me siguri do të jem një shenjtore e ‘errësirës’ që unë vazhdimisht do të mungoj nga qielli – për të ndriçuar dritën e atyre që janë në errësirë në tokë”, pat thënë  Nënë Tereza. Këto fjalë të nënës ofrojnë një çelës për të kuptuar jetën e saj shpirtërore dhe me të vërtetë filozofinë e saj të jetës. Sot ne nuk duhet të imitojmë atë që bëri ajo, por ne mund t’i bëjmë gjërat e zakonshme më me dashuri.

Filed Under: Featured Tagged With: e Nene Terezes, Filozofia, Rafael Floqi

Kampi i Tepelenës, jo Aushvic, por Gulag ?

August 22, 2018 by dgreca

Ku gabon dhe ku ka të drejtë, Joe Dioguardi/

1-rafael

Nga Rafael Floqi /

Çdo krahasim natyrisht çalon. Dhe një letër e Joe Dioguardit drejtuar kryetarit te Bashkisë së Tepelenës, botuar jo pa qëllim tek gazeta “Dita” me nëntitull ekskluziv, është një kurth i vogël spekulativ së kësaj gazete shqiptare, apo të “Tërmetit të Votës publicitar “ ku kanë rënë edhe figura të diasporës me vlerë kombëtare. si zoti Joe Dioguardi, kryetar i LQSHA, po ku edhe për arsye emocionale të kuptueshme edhe njerëzore u indinjuan, edhe mendje të ndritura si Prof . Sami Repishti apo z. Lekë Mirakaj, i mbijetuar i tmerreve të këtij kampi, të cilët shprehin jo pa dhimbje kundërshtimin e tyre të kuptueshëm dhe të drejtë, si përjetues e përvuajtës të atij tmerri dhe që kanë mbajtur vetë apo familjarisht, mbi shpinë e shpirt, si përvoja dhe gjurmë çnjerëzore të atij ferri komunist që kaluam.

Ideja e letrës personale dhe jo publike e zotit Dioguardi bëhet mendoj, jo që të mos kujtohen viktimat e krimeve komuniste, por për ruajtjen e asaj arritje, që ai ka bërë në lobimin e tij në bashkëpunim me lobin e fuqishëm izraelit në SHBA, pa bashkëpunimin e me të cilin, nuk do të kishte pasur sukses puna lobiste në favor te çështjes kombëtare shqiptare, si ajo e Kosovës, Ky motiv i zotit Dioguardi është qëllimmirë, po i ngushtë, i lidhur me lobimin e tij dhe raportet me lobin çifut dhe jo me kontekstin e gjerë të çështjes të Kampit të Tepelenës e të jehonës së tij famëkeqe në realitetin shqiptar.

Nuk dua të bëj avokatinë e tij, por ky duket se është motivi i kësaj letre. Ideja e emërtimit te kampit si Aushvic, ka në konotacion mjaft të fortë, dhe e parë me syrin e një amerikani, apo me atë të një izraeliti amerikan, me ngjyrimin e tij ky togfjalëshit emocional “Aushvici shqiptar “ le shteg për keqinterpretime, tingëllon në veshët e diasporës izraelite amerikane, mike të shqiptarëve , “Sikur shqiptarët kanë pasur një kamp ku vrisnin çifutët”.(Sic!) Kësaj ideje kërkon t’i qëndrojë sa më larg z. Dioguardi. Ndërsa çështja e të përndjekurve që duan të kujtojnë me të drejtë viktimat e krimet e pashoqe të kampit famëkeq të Tepelenës, ndoshta, nuk është aq e prekshme për të, por është thellësisht e dhimbshme, për të tjerët që kanë kaluar nëpër ferrin komunist. Prandaj theksoj se krahasimi me Aushvicin çalon.

“Don’t compare your life to others. You have no idea what they have been through”,

Mos krahaso përvojën tënde me të tjerëve,  thoshte oratori australian Sam Cawthorn, që e përshtatur lirshëm për këtë situatë, do të përkthehej : “ Mos e krahaso përvojën tënde jetësore me të tjerëve, pasi, ti nuk e di se çfarë kanë kaluar ata”.

Joe Dioguardi dhe pse mund ta ketë studiuar, duke mos e njohur në brendësi dhe thellësi emocionalisht realitetin e thelbin e regjimit komunist në Shqipëri në këtë apel ndaj kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, shqetësimi kryesor i tij, ashtu siç shkruhet në letër, dhe në letrën sqaruese mbi të, qëndron kryesisht tek emërtimi i këtij kampi si “Aushvic shqiptar”. “Gjatë kohës që unë isha kongresmen i Shteteve të Bashkuara, e vizitova Tiranën bashkë me kolegun tim kongresist, të ndjerin Tom Lantosh. shkruan ai. Gjatë takimit prej dy orësh e gjysmë me Presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, Ramiz Alia, ne mësuam për herë të parë mbi një nga aktet më të nderuara dhe më fisnike të popullit shqiptar për të shpëtuar të gjithë hebrenjtë në Shqipëri dhe ata që erdhën nga Europa Perëndimore përmes Kosovës në Shqipëri gjatë kohës së errët të holokaustit nazist. Vitet e fundit, së bashku me gruan time Shirley, jam munduar nëpërmjet iniciativave të panumërta të ndaj me publikun amerikan si dhe atë ndërkombëtar një nga tiparet më fisnike të kulturës Shqiptare, Besën, e cila na nderon të gjithëve ne. Prandaj, unë jam i shokuar dhe thellësisht i shqetësuar mbi përpjekjet e tanishme për të cilësuar qytetin Tuaj të bukur dhe historik të Tepelenës si një “Aushvic Shqiptar”. Natyrisht kjo është perspektiva e tij dhe ai ka të drejtë në opinionin e tij.

Enver -Hitler

Ajo ku gabon z. Dioguardi është se reagimi i tij ka qenë emocional dhe i përdorshëm nga ata që kanë dashur ta bëjnë palë në synimin e shtrembërimit të historisë, në  mbulimin e krimeve të regjimit të Enver Hoxhës. Mendoj se ky është këndvështrimi e perspektiva e Dioguardit dhe nuk duhet harruar se ai e ka me të dëgjuar, jo me të përjetuar, njohjen e ferrit komunist shqiptar. Ai ndoshta, nuk arrin ta kuptojë, edhe atë që thirrjet e shqiptarëve “Enver –Hitler në momentet e grahmës së diktaturës, nuk ishin vetëm një parullë për hir të rimës, a thjesht një krahasim, por një realitet në Shqipërinë Komuniste, ku në vend të vizës mund të vije kur të doje shenjën e barazimit.

Gjykoni nga këto kujtime të një ish të burgosure në atë kamp:  “Në atë vit i gjithë vendi u godit nga një epidemi shumë e rëndë gripi, që pati viktima të shumta, dhe mund të merren me mënd pasojat për Tepelenën, ku mungonte çdo lloj forme e ndihmës mjekësore, ku nuk kishte barna, ku ishte i ndaluar zjarri e vdisnin shumë, sidomos pleq e fëmijë. Mungesa e ushqimit, virusi që përhapej, të grumbulluarit në ato kazerma, na katandisën në skelete shëtitës; megjithatë duhet të ngriheshim çdo mëngjes e të shkonim në punë, kush mbeste në rrugë gjysmë i vdekur çohej në kamp nga dy shokë për krahu ose duke e mbajtur me radhë në kurriz. U sëmurën rëndë vjehrra dhe djali; për mrekulli i shpëtova ngjitjes së sëmundjes, kështu që mund t’u shërbeja kur kthehesha nga puna e gjatë natës. Filluan të përmirësohen sepse Zoti i madh vuri dorën e Tij, mbasi nuk kishim asnjë mjet me përjashtim të një barishteje që e mblidhja në mal, e zieja e me atë lëng të hidhur i jepja diçka të ngrohtë.” A ka Dante që të përshkruaj një ferr më të zi se ky ?

Hitleri apo Enveri: Kush ishte më i keqi?

Në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë, amerikanët u mësuan ta shihnin si Gjermaninë naziste ashtu edhe Bashkimin Sovjetik si të keqen më të madhe “ the great evil”. Hitleri ishte më i keq, sepse regjimi i tij përhapte tmerrin e pashembullt të Holokaustit, përpjekjen për të zhdukur një popull të tërë në baza racore. Megjithatë, Stalini ishte edhe më i keq, sepse regjimi i tij vrau shumë, shumë më tepër njerëz – dhjetëra miliona, si shpesh pohohej viktimat të pafundme të Gulagut  siberiane, ku çoheshin,  jo veç kundërshtarë politik e klasor, por edhe fshatarë të pasur kulakë. Për dekada, madje edhe sot, për të kuptuar ndjeshmërinë e SHBA ndaj nazizmit, mjafton të shohim kronikën e ditëve të fundit në TV  kur me porosi të Presidentit Donald Trump, agjencia e emigracionit dhe i kontrollit të doganave ICE, deportoi 95- vjeçarin me barelë Jakiw Palij nga shtëpia e tij në Queens, Nju Jork ,të hënën. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë thonë se Palij shërbeu si roje e armatosur në një kamp vdekjeje në Poloninë e pushtuar nga nazistët dhe më vonë gënjeu zyrtarët amerikanë të emigracionit për rolin e tij në ato mizori kur hyri në Uashington pas luftës si emigrant.”

Ky mendim për dallimin në mes të dy regjimeve i parë në raportin, cilësia kundrejt sasisë – ka vendosur rregullat bazë për politikën e kujtesës në qëndrimin ndaj dy diktaturave. Madje edhe historianët e Holokaustit, përgjithësisht pranojnë se Stalini vrau më shumë njerëz, sesa Hitleri, duke u vënë nën presion më të madh, për të theksuar karakterin e veçantë cfarosësh  të Holokaustit, pasi kjo gjë e bënte regjimin nazist më të keq se ai stalinist, praktika e së cilit i zbatoi deri në ekstrem e përtej atij, Enveri i ynë. Mjafton të kujtojmë ateizmin shtetëror të pa arritur në asnjë vend komunist. Por ka edhe një dallim të madh përgjithësisht mes të dyja këtyre dy praktikave të dhunës. Nëse holokausti synonte të zhdukte një racë e të mbronte racën e vet ariane, komunizmi synonte të zhdukte një klasë të së njëjtit popull. Mësim që Enveri e çoi me vullnet deri në zgrip dhe jo pa sukses…

Diskutimi i numrave mund të na çojë në një fare indiference në përjetimin tonë për karakterin e tmerrshëm personal të çdo vrasjeje dhe tragjedinë e pakapërcyeshme të çdo vdekjeje. Ndërsa kushdo që ka humbur një të dashur, në çfarëdo kampi përqendrimi, si unë gjyshin, e di se dallimi midis zeros dhe njëshit është një pafundësi. Dhe nëse duket e vështirë për ta kuptuar këtë, po e njëjta gjë është e vërtetë edhe për dallimin në mes, për shembull, mes numrave 780,862 dhe 780,863, që është shifra më e saktë i të vrarëve në Treblinka. Numrat e mëdhenj janë të rëndësishëm, sepse ata janë një shumë e numrave të vegjël: domethënë, janë shuma e jetëve individuale të çmuara të humbura. Sot, pas tri dekadash kërkimesh në arkivat e Evropës Lindore, dhe në sajë të punës së studiuesve: gjermanë, rusë, izraelitë dhe dijetarëve të tjerë, ne mund ta zgjidhim çështjen e shifrave. Tani dimë se gjermanët vranë më shumë njerëz sesa sovjetikët dhe shqiptarët për 1000 frymë më shumë se këta të fundit. Këtu kjo çështja e cilësisë, bëhet disi më komplekse se sa ishte menduar më parë. Vrasjet masive në Bashkimin Sovjetik, apo në Shqipëri, ndonjëherë përfshinin motivime, kombëtare dhe etnike, dhe krahinore që mund të jenë disi dhe të krahasueshme me motivet naziste. P.sh, si shpjegohet që shumica e të burgosurve të Kampit të Tepelenës ishin nga Veriu i Shqipërisë dhe të besimit katolik?

Skena e historisë shqiptare të pas luftës së Dytë Botërore ishte një “carbon copy “ e historisë dhe histerisë së Stalinit. Dhe nuk ka historianë amatorë apo profesionistë, patriotë por të majtë, si miqtë e mi Auron Tare, apo historiani Pëllumb Xhufi, ky i fundit sa i thellë dhe patriot është në fushën e historisë së Mesjetës, aq i cektë dhe mbrojtës lokalist, se mos njolloset Tepelena e tij, duke u bërë kështu verbërisht në një mbrojtës dogmatik të fshehjes së realitetit të zymtë të një periudhe të errët të diktaturës së Enver Hoxhës. Ndaj nuk është në nderin e Xhufit e Milos qëllimisht, dhe as të Dioguardit pa qëllim me gjithë meritat që kanë, që mbrojnë apo të klasifikojnë për çdo motiv një çështje të pambrojtshme, terrorin e komunisteve shqiptarë dhe gjenocidin mbi baza të afërsisë biologjike të gjakut. Dukuri e cila edhe për shkak të traditës kanunore dhe klanore të një vendi të vogël si Shqipëria u çua në ekstrem. Marksi fliste për luftë ekonomike klasash dhe ajo u shndërrua në Shqipëri në luftë biologjike ndaj fisit, familjes, genit.

“Një fushë përqendrimi e pune të detyruar, një kamp, i populluar nga dymijë qenie njerëzore të ardhur, pothuajse të gjithë nga Veriu i Shqipërisë: pleq, gra, fëmijë, të shkulur në pak orë nga shtëpitë e tyre e të grumbulluar në pesë kazerma, shkuan Elena Merlika Kruja në një dëshmi nga kampi E të mendosh se atëherë e gjithë popullsia shqiptare nuk arrinte në një milion! Vendi i zgjedhur ishte llogaritur deri në hollësitë më të imta: një ultësirë e gjerë, gati si një fushë e vogël beteje, e rrethuar pikërisht nga kazerma, bazë prapavije e ushtarake për ushtrinë italiane gjatë luftës italo – greke në vitet e luftës së dytë botërore. Për rreth nuk shiheshin veç male, një erë e akullt gjatë dimrit na e bënte jetën të pamundur, tela me gjemba kudo, ndalim i rreptë për të ndezur zjarr për t’u ngrohur me rrezikun për të mbetur, të lidhur, gjithë natën jashtë në ngricë”.

Ndoshta kampi i Tepelenës nuk ishte ndërtuar qëllimisht për të zhdukur njerëz si “Aushvici” , por aty, pavarësisht se s’pati krematoriume  janë zhdukur njerëz të pafajshëm, gra, pleq, fëmijë, thjesht pse kishin lidhje, gjaku, fisi, geni me kundërshtarët e tyre politik.

Megjithatë pavarësisht motivit dhe mos njohjes së çështjes, apeli i Dioguardit, me dashje a  pa dashje, ku shkruan “Prandaj unë ju nxis, me autoritetin e Kryetarit te Bashkisë së Tepelenës të tërhiqni mbështetjen për memorialin Kompleks i cili në mënyrë të falsifikuar përshkruan “Memorialin e Kampit Shfarosës të Tepelenës”. Dhe, meqenëse Këshilli i qytetit tuaj ka kaluar një “rezolutë” mbi të ashtuquajturin “Memorial i Kampit të Shfarosjes të Tepelenës”, unë Ju nxis që zyrtarisht të anuloni një vendim të tillë dhe, në se do të ishte e nevojshme, të linit popullin e Tepelenës të vendosë nëpërmjet një referendumi lokal nëse një njollë e tillë e pashlyeshme do të vendosej në qytetin e tyre të bukur dhe historik.”, barazohet me qëndrimet e historianëve dogmatikë.

“Enver –Stalin, pionierët duan lirim!”

Mosnjohja nga ana e z. Dioguardi, nuk është argument justifikimi, siç thotë me të drejtë prof. Sami Rrepishti, , Ph.D ish i burgosun politik (1946-56).por indinjata e tij, sado e justifikuar, duket e tepruar “Kur shprehet :Letra ashte nji akt tradhtie te pabesueshme nga nji persone qe njeh mire situatën “. Por kjo është thellësisht e kuptueshme kur ai shkruan “Ne emën te nanës sime Hava Bushati-Repishti, te motres sime Hadije Repishti (14) dhe te vellaut te vogël Vehbi Repishti (11) denoj pa asnji mëshirë këtë akt skandaloz, ofendues, dhe nji thike mbas shpine per viktimat, shumica e te cileve kane qene femij te parritun akoma, dhe foshnje fare”.

Kush e ka jetuar, parë e dëgjuar ferrin që siç e përshkruhet në një dëshmi të një të mbijetuari në kampin famëkeq të Tepelenës që po e sjellim këtu :”Vetëm me 400 gramë bukë. Nuk vonoi shumë dhe ra tifo e dizenteri njëherësh. Filloi vdekja në seri. Ambulancë dhe ilaçe nuk kishte. Vend i izoluar, pyll, epidemi. Ishte krijuar një skuadër vetëm për të hapur varre. Ajo shkonte për të hapur 2-3 varre e pastaj lajmëroheshin që të hapnin edhe një tjetër, edhe një tjetër… Kishte raste, 5-6 varre në ditë”, e di se e vërteta duhet mbrojtur.

Ndërsa në një bisedë një i njohuri i im i arratisur nga Vermoshi. Z. Nikollë Hysa, më tregonte se vetëm nga fshati Vermoshi i Prekë Calit, kishte 65 familje të izoluara në këtë kamp fatkeq me tregonte histori sureale, makabre nga jeta në atë kamp. Të papërfytyrueshme. “Një grua kishte dy binjakë si drita. Nga kushte e këqija nga të ftohtit nga mos ushqimi i vdes një foshnjë. Gratë e varrosin atë jashtë në oborr. Të nesërmen në gjumë vdes vetë nëna, ndërsa binjaku i mbetur pinte gji nga nena e vdekur”. A ka tragjedi greke që mund ta përshkruaj këtë skenë? Apo skenën e nënës që e pat zhvarrosur tre herë foshnjën e saj nga varri, sa herë që rojet e ndryshonin kufirin e rrethimit të kampit. Pasi donte të linte një shenjë që nëse dilte një ditë nga ai ferr, të kishte mundësi ta gjente, ashtu si edhe e gjeti varrin vetëm pas viteve 90-të, pasi e kishte varrosur pas një peme. Por Nikolla tregon edhe një skenë paradoksale që siç duket çoi në mbylljen e kampit.” Ishte mësuar se kampin do ta vizitonin këshilltarët ushtarakë sovjetikë, thotë ai . Dikush i organizoi fëmijët dhe me të hyrë disa nga oficerët sovjetikë, fëmijët e uritur, të mjerë, të dërmuar thërritën në kor një lutje një thirrje për jetën për diktatorin që t’u shpëtonte shpirtrat: “Enver –Stalin, pionierët duan lirim!”

Thirrjet duket që prekën edhe vetë sovjetikët gjë që kuptuan se nxënësi Enveri ia kishte kaluar mjeshtrit Stalin, gjë që çoi më vonë, edhe në mbylljen e kampit. Dikush sot thotë se atje “nuk ka qenë edhe aq keq”, ndërsa një ndër pinjollët e ish-udhëheqjes komuniste, njëkohësisht edhe viktimë e saj, Bashkim Shehu, i biri i ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, në një intervistë të kohëve të fundit do të shprehej se në atë kamp ishte më keq, se burgu ku ai kishte vuajtur dënimin dhe se vdekshmëria foshnjore ishte aq e lartë, saqë vetë ata që e kishin ngritur vendosën ta mbyllnin.

Holokaustin e filluan nazistët e përfunduan komunistët

Që prej debatit për kampin e Tepelenës, ky i fundit është kthyer në simbolin e vuajtjes çnjerëzore nën komunizëm. Për t’i dhënë më shumë dritë, jo vetëm këtij debati, por edhe persekutimit komunist në këtë zonë të Shqipërisë, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit organizoi në datën 20 gusht ekspozitën me titull “Persekutimi komunist në zonën e Tepelenës”. Ky shihet si një hap pozitiv. Por duhet bërë më shumë. E keqja është e njëjtë. por reagimi dhe qëndrimi është i ndryshëm. Ndërsa në SHBA një nazist dëbohet në barelë me gjithë moshën 95 vjeçare, edhe pranohet vetëm për motive morale nga Gjermania, edhe pse nuk kishte lindur në Gjermani por në Poloni, më thoni në Shqipëri se cilit, nga ish-funksionarët apo rojet e burgut të Tepelenës, i ka hyrë gjembi në këmbë.  Edhe pse vendet ish komuniste të BE-së kanë reaguar, Shqipëria do të ndahet e fundit nga e shkuara e saj komuniste.

Gjatë Presidencës hungareze të BE-së të vitit 2011, një nismë hungareze-lituaneze- polake rezultoi në marrjen e ministrive të drejtësisë nga BE-ja, duke pranuar një dokument që lidhet me kujtimin e regjimeve totalitare. Kjo ditë u shpall më 23 gusht. Që nga viti 2011, çdo vit një vend europian organizon një konferencë kushtuar Ditës Evropiane të Kujtimit. Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, e njohur si Dita e Shiritit të Zi në disa vende, e cila është vërejtur më 23 gusht, është dita ndërkombëtare e përkujtimit për viktimat e ideologjive totalitare, veçanërisht regjimet totalitare komuniste, stalinizmin, nazizmin dhe fashizmin. Kjo datë u zgjodh në kujtim të Paktit Molotov-Ribbentrop, një nënshkrim pa agresion, i vitit 1939 midis BRSS-së dhe Gjermanisë naziste.

Atëherë duke u kthyer çështjes sonë. Kur në thelb të dy regjimet, si ai i së majtës ekstreme dhe te djathtës ekstreme takohen. Pasi nazizmi edhe në emër ishte Nacional Socializëm. Pra kur në thelb janë e njëjta e keqe. Pasi në praktikë duket se edhe holokaustin nazistët e filluan dhe komunistët e përfunduan. Pra meqë është e keqe e ngjashme, pse të mos e quajmë Kampin e Tepelenës, si Gulagu i Enver Hoxhës?  Në fund të fundit është një krahasim që është më afër realitetit politik dhe në këtë aspekt.

Por ka edhe për një arsye tjetër, ku ky krahasim çalon  në qëndrimin ndaj viktimave, se ishin po ata shqiptarët të Besës që ruajtën çifutët nga nazizmi, dhe këto me fakte, më të pabesët, që spiunuan po shqiptarët tek gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke i dërguar në Kampe Përqendrimi ku gjetën vdekjen, apo që spiunuan, vranë, torturuan, shkatërruan këdo që guxonte të mendonte ndryshe tek organet e diktaturës komuniste. edhe pse ishin të së njëjtës racë e gjak. Pse kur Partia zëvendësoi edhe Besën edhe zotin, kjo puna e Besës ndaj çifutëve duket si një mit, apo diçka tjetër ?

Por le t’i kthehemi edhe një herë letrës së Dioguardit, me gjithë rezervat, në fund të fundit duket se ka të drejtë në një gjë, siç thotë një proverb amerikan” The fastest way to kill something special, is to compare it to something else”.  ( Rruga më e shpejtë për të vrarë diçka të veçantë, është ta krahasosh atë me diçka tjetër.)

Ndaj jo AUSHVIC, por GULAG!

Filed Under: Politike Tagged With: jo Aushvic, Kampi i Tepelenes, por Gulag ?, Rafael Floqi

Metodat alternative të mësimdhënies të gjuhës shqipe në diasporë

March 7, 2018 by dgreca

1-rafael-floqi

Nga Rafael Floqi/

Të nderuar e të respektuar, mësues, ish- mësues ( siç jam edhe vet), gëzuar, 7 Marsin ditën tuaj. Në këtë ditë ne ju nderojmë ju, për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë, jepni e do të jepni për mësimin e gjuhës sonë të pastër shqipe. Të asaj gjuhe që na e lanë amanet të parët dhe detyra jonë është ta përcjellim, ashtu të pastër tek brezat e ardhshëm.Ndaj jam i mendimit se sot duhet më shumë përkushtim së bashku me të gjithë mësimdhënësit, për ruajtjen e identitetit tonë, këtu ku ndodhemi, në SHBA. Uroj dhe është shumë e nevojshme të vazhdojë, dhe të jetësohet edhe marrëveshja e nënshkruar për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, në mes Shqipërisë dhe Kosovës, por duhen të shtohen edhe përpjekjet e të gjithë intelektualëve të diasporës.

Disa javë më parë, gjatë takimit të ministrit të diasporës z. Pandeli Majko në Miçigan, ne e pyetëm për planet që kanë për të modernizuar mësimin e shqipes në Diasporë. Ai kishte mosdijeni të plotë. Në fakt, ka shumë paqartësi për këtë çështje dhe mungesa të rëndësishme. Megjithatë ministri u tregua dashamirës që idetë që kisha t’ia parashtroja me shkrim. Edhe pse ambasadorja Filloreta Faber, më njoftoi se nuk ka pasur kërkesa nga shkollat shqipe të Miçiganit për libra shkollore, si abetare, libra këndimi, etj . Unë e informova se me gjithë rëndësinë e këtyre teksteve nga mësueset e shkollave shqipe ( ato që janë aktive ) mësova se ato kanë gjetur mënyra të tjera duke blerë libra në Amazon si “Discovering Albanian” nga Linda Mëniku and Héctor Campos, që mund jenë më metodike e praktike për nxënësit që jetojnë në një vend të huaj, pasi metodika e mësimdhënies është e ndryshme, nga mësimi i shkrimit dhe këndimit për vogëlushët që gjenden në vendlindje.

Më poshtë po shtroj disa teza për rrugët e reja, se si të bëhet mësimdhënia e gjuhës shqipe në diasporë, në kohën e sotme, ku digjitalizimi është pjesë e jetës të fëmijëve dhe ata i zotërojnë lehtësisht, kompjuterin, tabletat, I-pad-et, apo telefonat e zgjuar, ne duhet t’u drejtohemi këtyre mjeteve për të qenë më lehtësisht me afër nxënësve, për mësimin e gjuhës. Natyrisht, nuk ka Siri apo Alexa që të zëvendësojë fjalën e mësuesit. Shkollat, apo kurset plotësuese ku zhvillohet mësim në shqip vetëm një herë në javë, ndihmojnë, sado pak, sidomos me nxënës që dinë shqip nga prindërit, familja, gjyshërit, por janë të mangëta dhe jo të efektshme, sidomos me fëmijët që flasin pak shqip.

1 . Shkollat Charter

Një lajm mjaft i bukur erdhi këto ditë nga z. Mark Gjonaj. Ai njoftoi hapjen e një “charter school” në gjuhën shqipe, sipas modelit të shkollave për latinos në NY. “Jam krenar, tha ai, që njoftoj ngritjen e shkollës së parë dygjuhëshe në Shtetet e Bashkuara. Ajo do të hapet këtë shtator, duke filluar që nga programi i kopshtit të fëmijëve,” tha Gjonaj. “Do të jetë një shkollë publike ku gjysma e mësimit do të bëhet në anglisht dhe gjysma në shqip; kjo do të vazhdojë deri në klasën e tetë. Pra, fjala është për 5 ditë në javë dhe me orar të plotë gjatë gjithë vitit shkollor. Është e vetmja mënyrë që ne të ruajmë gjuhën tonë,” njoftoi ai. Kjo është një gjë mjaft e mire pozitive. Këtë ide e kishte hedhur nja dy vjet më parë edhe një njohës i sistemit të arsimit, këtu në Miçigan, Dr. Fran Ivezaj, por pas një mbledhjeje informuese asgjë s’u bë më tej. Nuk e di ku ngeci projekti, por fakti, që në Nju Jork po realizohet, tregon se me më shumë këmbëngulje e dije, mund të arrihet, të realizohet, pasi fondet mund të gjenden, edhe pse vetë shteti amerikan investon në këto tipe shkolla dhe kuadri mësimdhënës nuk mungon.

  1. Mësimi i shqipes on-line

Por si mund të bëhet, diçka me e thjeshtë dhe më me pak shpenzime? Sidomos, në sistemin amerikan për nxënës nga 10 – 18 vjeç, të Middle School ose High School. Disa nga miqtë mi mësues në shkollat amerikane, japin përkatësisht lëndët e tyre në shkollat amerikane, si kurse on-line gjatë vitit shkollor apo gjatë pushimeve të verës, kjo për lëndë që kërkohen për kredite mësimore, sipas kurikulës së këtyre shkollave. Këtu lind pyetja , a mund të bëhen përpjekje që gjuha shqipe të futet si gjuhë fakultative dhe të jepet on-line, duke pasur dhe kredite përkatëse që dhe nxënësit të jenë më të interesuar? Nuk di sa e realizueshme është kjo gjë, por këtë mënyrë lypset ta shohim si një mundësi, ndaj e shtroj dhe si pyetje.

  1. Librat për mësimin e shqipes si gjuhë e dytë

Ministria e Arsimit dhe ajo e Diasporës thonë se sjellin libra mësimorë, por këto libra shkollore nuk janë të hartuar për mësimdhënien e shqipes si gjuhë të dytë apo mësim plotësues. Një libër mjaft interesant i hartuar nga dy profesorë të nderuar është ai i prof. Gjovalin Shkurtajt dhe prof. Enver Hysës i kushtuar studentëve dhe shqiptarëve jashtë atdheut i titulluar “Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut” që u ribotua sërish nga shtëpia botuese “Toena” . “Prof. Shkurtaj në përshkrimin që i bën librit, sqaron se ky libër u shërben dhe u drejtohet, gjithashtu, edhe atyre që shqipen nuk e kanë gjuhë të nënës, porse dëshirojnë ta nxënë atë, që duan të jenë në gjendje të lexojnë, të flasin dhe të shkruajnë shqip. Libri mund të përdoret nga mësues të gjuhës shqipe në diasporën shqiptare dhe mund të përdoret edhe pa mësues. Ai ka të gjitha lehtësitë dhe shkallëzimin e nevojshëm e metodik të lëndës, që të mund të kuptohet e të zbatohet edhe nga ata që nuk kanë mundësi të gjejnë një mësues. Nuk po ndalem më gjatë në metodikën e tij , por shtoj atë ,se ky libër në bashkëpunim me autorët me pak investime mund të digjitalizohet si Kindle book.

  1. Softuerët dhe aplikacionet

Një rrugë tjetër mendoj me e efektshme për nxënës nga 10 -18 vjeç do të ishte bashkëpunimi me kompani të njohura në këtë fushë, si: Roseta Stone, apo Pimsleur, apo dhe aplikacionet si Duolingo apo Memrise, që janë aplikacione për smartphone për mësimet e gjuhëve ndërkombëtare. Nëpërmjet tyre mund të bëhet mësimi i shqipes në mënyrë digjitale. Ato kushtojnë më pak sesa librat që shtypen dhe kanë vështirësi në shpërndarje. ( kujtoj pengesat që i bëjnë në kufi librave shqip në Preshevë apo Greqi). Mendoj se kërkohet pasion dhe frymë praktike për mësimin e gjuhës shqipe. Duolingo për shembull është një aplikacion pa pagesë për Android. Duhet të mos harrojmë se nga pikëpamja e biznesit të këtyre kompanive, gjuha shqipe është një gjuhë e vogël, në kuptimin që flitet nga më pak se 10 milion vetë. Ndaj duhet të sugjeroj një angazhim shtetëror, një mbështetje me pagesa për kompaninë dhe me persona të caktuar që të njohin mirë gjuhën, ashtu dhe programimin. Unë kam bërë hapat e parë, duke kontaktuar këtë kompani për ta parë, nëse ekziston një mundësi e tillë.

Rosetta Stone është një softuer për mësimin e gjuhëve të prodhuara nga Rosetta Stone, Ltd. Emri i saj është një aluzion në Gurin e Rozetës me mbishkrime në gjuhë të shumëfishta greqisht dhe në gjuhën egjiptiane me shkrime piktorike që ndihmuan arkeologët të deshifronin hieroglifet e gjuhës së lashtë egjiptiane, duke e krahasuar atë me mbishkrimet greke.
Softueri i Rosetta Stone, përdor një kombinim të imazhit, tekstit dhe zërit, që vështirësohen me rritjen e progresit të nxënies, me qëllimin e mësimit të termave të ndryshme të fjalorit dhe funksioneve gramatikore në mënyrë intuitive, pa stërvitje ose përkthime. Metoda e tyre është e vlerësuar me çmime, dhe quhet metoda Dynamic Immersion (Të zhytjes dinamike në gjuhë). Qëllimi është që nxënësit të mësojmë një gjuhë në të njëjtën mënyrën se si mësohen gjuhët e para, apo gjuha e nënës. Megjithatë ka një ndryshim psikologjik me mësimin e një gjuhe nga fëmijëria deri në moshën 10- vjeçare. P.sh. kjo shpjegohet, sesi dhe pse në një ambient të njëjtë gjuhësor p.sh. fëmijët shqiptarë në SHBA nuk kanë theks dhe, sado të përpiqen të rriturit do të kenë një farë theksi apo aksenti.

Por si është organizuar një njësi mësimore në Rosetta Stone?

Ka kohë që besohet se fëmijët janë më të aftë të mësojnë një gjuhë të dytë. Në të vërtetë, nuk është se fëmijët mësojnë gjuhën më mirë se të rriturit, por se të rriturit dhe fëmijët mësojnë gjuhën ndryshe. Duke kuptuar këto dallime dhe duke bërë rregullime në procesin e të mësuarit, të gjithë njerëzit mund të fitojnë një gjuhë të dytë, pa marrë parasysh moshën e tyre. Por megjithatë ka dallime të dukshme në mënyrën se si truri i rritur përpunon një gjuhë të huaj kur krahasohet me trurin e një fëmije.

  1. Metodat për fëmijët dhe adoleshentët

Dr. Paul Thompson nga UCLA përdorte imazhe të MRI dhe teknologji animacioni për të parë se cilat pjesë e trurit përdorin të rriturit dhe fëmijët, kur mësojnë një gjuhë të dytë. Ajo që u zbulua ishte se fëmijët përdorin një pjesë të trurit të tyre të quajtur “zona e thellë motorike”. “Zona e thellë motorike” e trurit është përgjegjëse për proceset e pa vetëdijshme, si pastrimi i dhëmbëve ose veshja. Për fëmijët, përpunimi i një gjuhe të re është natyrë e dytë. Të rriturit e procedojnë gjuhën në një pjesë më aktive të trurit, që do të thotë se ata mendojnë me më shumë me ndërgjegje për gjuhën, në vend që të jenë intuitivë. Kjo është arsyeja që duket se fëmijët fitojnë një gjuhë të dytë më shpejt sesa të rriturit, për shkak të standardeve të ndryshme të aftësisë midis të rriturve dhe fëmijëve. Fëmijët kanë një fjalor më të vogël dhe është e lehtë për të mësuar mjaftueshëm një gjuhë të dytë për të komunikuar për nevojat e tyre. Të rriturit kanë një fjalor shumë më të gjerë dhe mendojnë dhe komunikojnë në mënyra më komplekse sesa fëmijët. Kjo do të thotë se atyre u merr më gjatë për të fituar aftësinë për të komunikuar në mënyrë efektive në një gjuhë të dytë. Megjithëse duket se fëmijët e mësojnë gjuhën më shpejt se të rriturit dhe adoleshentët. Një arsye tjetër e mitit që fëmijët mësojnë gjuhët e dyta më lehtë sesa të rriturit është për shkak të aftësisë së fëmijës për të përshtatur shqiptimin e duhur të një gjuhe. Është e vërtetë, që sa më i vogël të jetë fëmija, kur fillon të mësojë një gjuhë të dytë, aq më mirë është shqiptimi i gjuhës që mësohet. Të rriturve u duhet një kohë dhe me e vështirë për adaptimin e shqiptimit të një gjuhe të huaj dhe janë më pak të aftë se sa një fëmijë që ka aftësinë të flasë një gjuhë të dytë me theksin e duhur. Prandaj për shkak se fëmijët dhe të rriturit mësojnë ndryshe dhe përdorin pjesë të ndryshme të trurit për të përpunuar gjuhën, dhe mënyra se si mësohet një gjuhë të dytë duhet të ndryshojnë gjithashtu. Kështu p.sh. metoda e Rosetta Stone përbëhet nga dhjetë grupe prej katër imazhesh, secili me një fjalë ose fjali shoqëruese të shkruar dhe folur me zë nga një folës i gjuhës amtare. Në çdo leksion ekzistojnë, gjithashtu, grupe ushtrimesh që testojnë dëgjimin, leximin dhe të folurin (për të cilat kompjuteri duhet të ketë edhe një mikrofon). Për gjuhët që përdorin alfabetin latin, ka edhe ushtrime me shkrim. Në të gjitha njësitë mësimore, mësimi i fundit është një rishikim i gjithë mësimeve të mëparshme. Çdo mësim paraardhës përfaqësohet nga një grup imazhesh. Nuk ka udhëzime për gramatikë ose udhëzime të përfshira me softuerin. I vetmi dokumentacion është një manual me versione me shkrim të frazave dhe një indeks fjalësh.

Tani ka shumë ankesa anekdotike dhe marketingu për efektivitetin e metodave të ndryshme të mësimit të gjuhëve, por zakonisht, ka shumë pak prova shkencore për të mbështetur pretendimet e tyre. Për këtë, kështu në një studim për të gjetur, se sa kohë duhet për të mësuar një gjuhë krahasuar me ekuivalentin e mësimit një semestri në kolegj, me aplikacionin Duolingo, për shembull duhet mesatarisht, rreth 34 orë. Kjo sugjeron që Duolingo është më efektiv, sesa një kurs kolegji. Studimi është bërë nga një ekip kërkimor që vlerësoi më parë efektivitetin e metodave të tjera të tilla si Rosetta Stone. Duhet të theksohet se u deshën 55 orë studim me Rosetta Stone për të arritur ekuivalentin e një semestri mësimi të një gjuhe në kolegj. Kështu pra, Duolingo, jo vetëm që është pa pagesë, ndërsa Rosetta Stone, është me pagesë, por ky studim sugjeron se ajo është metodë më e shpejtë, por sidoqoftë ka edhe dallime në mes këtyre metodave.

Për fëmijët më të vegjël ekspozimi i tyre në një gjuhë të dytë në shtëpi, si dhe në shkollë është thelbësore për mësimin e gjuhës. Këndimi i këngëve, leximi i librave dhe përsëritja e fjalëve të huaja janë të gjitha mjetet e dobishme për të ndihmuar një fëmijë të mësojë një gjuhë të re. Nxënësit më të moshuar, mund të kenë vështirësi të mësojnë në një mjedis tradicional të klasës. Nga kjo del konkluzioni se gjuha shqipe duhet mësuar me një metodë të zhytjes në gjuhën shqipe tek fëmijët e moshave të reja, ndërsa zbatimi i metodave klasike që i drejtohen një moshe më të madhe. Si rrjedhojë një metodë si Roseta Stone është më e afërt dhe më e lehtë për fëmijët e vegjël.

P.sh një përdorues i rritur i të dyja metodave thoshte se ai kishte shqiptim më të saktë dhe pothuajse të përsosur me Roseta Stone, kështu, shton ai, unë isha në gjendje të kuptoja se çfarë po thosha dhe unë po të ndieja se kisha mësuar diçka. Por ajo çka ajo që Rosetta Stone në të vërtetë po më mësonte ishte vetëm se si të “imitoja” një drejtues të gjuhës, me fraza të shprehura me fjali që nuk i kuptoja gjithmonë kur i thosha. Një pjesë e problemit është se Rosetta Stone nuk ju jep ndonjë ndihmë me pjesë të fjalës, as nuk të jep ndonjë ide, në se a keni bërë ndonjë gabim apo jo me një përkthim korrektues. Vendosja e një ‘X’ në foto nuk më tregon se e ke shkuar keq, por nuk tregon sepse. Ndërsa Duolingo, edhe pse , ka fjali dhe fotografi, por ka edhe përkthime të secilës fjalë ose fjali. Kjo besoj se është e rëndësishme, sepse duke pasur formulimin e saktë si në gjuhën tuaj amtare dhe në gjuhën tuaj të mësimit, ju tregon pikërisht se ku keni bere gabim – dhe mund ta korrigjoni atë. Duolingo tërheq vëmendjen tuaj në pjesë të fjalës si dhe në funksionin e secilës fjalë, duke krijuar menjëherë një fjali, që është paksa ndryshe, çdo herë që mëson, duke përforcuar kështu të kuptuarit e një fjale dhe si mund, dhe nuk duhet të përdoret ajo në një fjali e vetme, ose në kombinim me një numër fjalish”. Një nxënës mund të mësojë vetëm, nëse mund të zbulojë gabimet dhe të gjejë mënyrat për t’i korrigjuar ato, pasi kur ia ke vënë në dukje ndihmon nxënësin të kuptojë se çfarë është e gabuar dhe çfarë s’duhet të bëjë me gabimin. Pra, duket se DuoLingo ka përparësitë e saj j dhe duhet kërkuar bashkëpunim për të futur edhe mësimin e shqipes, pasi krijon kështu mundësi edhe për vetmësim.

6 Televizioni dhe mediat audiovizive

TV i Shqiptarëve të Amerikës prej disa vitesh po përpiqet të japë një kontribut me përrallat multiplikative në dy gjuhë. Por ky është vetëm një hap. Ne kemi plane për krijimin e një cikli videosh në Youtube që do të ndihmonte më thellë në mësimin e gjuhës shqipe. Nga sa kemi vënë re disa cikle me DVD si të “Luajmë shkollash “të prodhuar nga Ministria e Arsimit u drejtohen fëmijëve që dinë mirë shqipen, dhe i mungon pedagogjia e mësimdhënies për nxënësit e diasporës.

Këto ishin disa ide, që desha t’i ndaja me ju para se t’ia sugjeroja një auditori më të gjerë, me synimin për të gjetur metodologji dhe praktika moderne për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë pasi një komb ngrihet midis kombeve të tjera përmes vlerave të larta të tij. Kombi ynë nuk do t’i kishte këto vlera, nëse njerëzit e tij të shquar do ta braktisnin identitetin e vet.

Filed Under: Opinion Tagged With: Metodat alternative të mësimdhënies të gjuhës, Rafael Floqi, shqipe në diasporë

Isabella Castriota Skanderbeg-Fati i trishtuar i stërmbesës së Skënderbeut

February 26, 2018 by dgreca

isabella-castriota-scanderberg-rossella-barletta-coverIsabella Castriota Skanderbeg, një  poete që la gjurmë në Italinë e shek. e XVIII-të/

1 Isabella CastriottaNga Rafael Floqi/

“Poetesha Isabella Castriota Scanderbeg ishte një nga gratë e pakta, pjesëmarrëse e “Akademisë Spioni” të Leçes. E detyruar të bëhej murgeshë në moshë të re, ajo u martua pa dijeninë e saj, në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, me Filippo Guarinin një zotëri gjashtëdhjetëvjeçar feudal i madh tokash në Tuglie. Ajo u nda më vonë prej tij, dhe mori pjesë në jetën letrare të Leçes në vitet e njëzeta të shekullit të tetëmbëdhjetë. Pas vdekjes së burrit të saj të moshuar, ajo u martua me Pietro Bellin, një shkrimtar dhe filozof. Gjatë kësaj periudhe ajo pati ndikim të dukshëm ne jetën kulturore te Salentos, duke na lënë letra dhe poezi mjaft të ndjera e me vlerë, duke bërë, me aq sa mund të thuhet në kontekstin e kohës, hapat e para të emancipimit të gruas.”1 Rruga Isabella Cast Scanderbeg

Ne Foto: Rruga Isabella Castriota Scanderbeg/

Stërmbesa e Skënderbeut, poetesha Isabella Castriota Skanderbeg  shquhet në mes të gjithë trashëgimtarëve të heroit tonë në Itali, në një kohë ku roli i femrës ishte mjaft i ndrydhur, si një nga figurat e pakta të jetës intelektuale të shekullit të tetëmbëdhjetë të Salentos, për dhuntitë e saj të shquara njerëzore, letrare dhe intelektuale.
Kjo grua me talent të madh dhe kulturë të zjarrtë, që ishte anëtare në “Akademinë Spioni” në Leçe, që krijonte në mes të repertorëve stilistike të arkadias dhe sugjerimeve të filozofisë kartesiane,  jetoi jetën më të turbulluar  dhe më të dhimbshme për një femër, e zhvilloi veprimtarinë e saj në një shekull të errët si shek. i XVIII, duke u bërë, një shembull i emancipimit të gruas brenda kornizave të ngushta të kohës, në atë shkallë, sa për të ruajtur kujtimin e saj sot, në Leçe, një rrugë mban emrin e saj. Shkronjat e emrit janë gdhendur në murin e rrugicës dedikuar asaj, dhe të Pallatit të bukur Belli, ku ajo konsumoi intensivisht dashurinë e vet me poetin Pietro Belli. Ndërsa shtëpia ku qe lindur Isabella në Leçe, e cila qëndronte dikur në Via Dei Perroni, pranë Palazzo  Giustiniani (që i përkiste familjes së gruas së parë së të atit, Alessandro Castriota Skanderbeg, mes  Kishës së Shën Matteos në Leçe, është rrënuar krejtësisht.

Në fakt, nëse e shohim me syrin e trashëgimisë së heroit tonë kombëtar, veç lidhjes së gjakut, veprimtaria e saj, thotë pak, ose aspak, për rrënjët e saj. Por karakteri dhe fakti që ajo spikat nga të gjithë trashëgimtarët e tjerë fisnikë, që rridhnin nga dera e madhe e heroit tonë, ia vlen për t’u hulumtuar edhe në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Fakti që ajo, ka hyrë në enciklopedinë italiane Treccani, siç thotë Rosella Barletta , autorja e një monografie kushtuar poeteshës me gjak fisnik shqiptar, botuar me 2017, me titull  , “Isabella Castriota Scanderberg. Shprehje e emancipimit femëror”, Edizione  Grifo, 2017, ia vlen “synimi për të hequr velin e harresës, që deri më tani e ka mbuluar emrin e Isabella Castriota Scandeberg, për të siguruar prova të mjaftueshme për ta shkëputur atë, nga anonimati dhe për të hapur mundësi për hulumtuesit për t’u thelluar në zbulimet rreth e saj dhe veprimtarisë së saj në fushën e letërsisë “. [1]

Burimet e konsultuara, në fakt, jo vetëm e përcaktojnë Isabella Castriota Skënderbeun si një poete të shekullit të tetëmbëdhjetë në Leçe, pavarësisht se reliktet e trashëgimisë së saj letrare janë

Minimale. Nga ajo na ka mbetur vetëm një sonet. Por lind pyetja se a do mjaftonte vetëm ky sonet, që t’i vendosej emri në një pllakë në një rrugicë në Leçe, në kryeqytetit e Salentos në Itali?

Përgjigja e nënkuptueshme  e kësaj pyetjeje tregon se veprimtaria letrare dhe kulturore e Isabellës ka qenë e tillë, sa ta meritonte këtë. Në përgjigje të kësaj pyetjeje, nga kurioziteti ose, më mirë, ndoshta, për të hedhur dritë mbi historinë e jetës së saj personale dhe të aktivitetit të saj kryesor, ne po i përcjellim lexuesit portretin e panjohur  të kësaj poeteje, duke e filluar hulumtimin me burimet historike, të bazuara kryesisht tek punimet “ De Simone-Paladini, Due poeti nel travagliato 1700 salentino”, botuar në revistën  Rinascenza salentina, IX (1941),[2] ku shpesh autori i referohet një ditari të shkruar nga vetë babai i Isabellës. Sipas ditarit, sot pronë e familjes Castriota Scanderbeg , “Libro di Ricordi di me nga D. Alessandro Scanderberg e vitit 1682”, tregohet shkurtimisht një “Curriculum Vitae” e kësaj familje fisnike nga Leçe. [3]

Origjinali posedohet sot nga një trashëgimtar i kësaj familjeje, i quajtur me të njejtin emër si stërgjyshi, Alessandro Scanderberg . Një dokumentar mbi këtë figurë e pat përgatitur para 4 vitesh, televizioni Telerama në Salento të cilin mund ta shihni në linkun  [4] https://www.youtube.com/watch?v=BvsA5_ONFLU.  Ne u bazuam  tek ky ditar, në gjurmimin dhe pasurimin e profilit biografik të Isabellës, si edhe për vendosjen e figurës së saj në vendin që i takon në kontekstin historiko-shoqëror, në të cilin ajo jetonte, por dhe si trashëgimtare e heroit. Të dhënat në këtë ditar janë shpesh konvencionale  dhe përsëriten mërzitshëm, por asgjë nuk është më e kënaqshme, sesa zbulimi i historisë së jetës së saj të trazuar, që me një paragraf mund të përkufizohet kështu:

Poetesha Isabella Castriota Scanderbeg ishte një nga gratë e pakta, pjesëmarrëse e “Akademisë Spioni” të Leçes. E detyruar të bëhej murgeshë në moshë të re, ajo u martua pa dijeninë e saj, në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, me Filippo Guarinin një zotëri gjashtëdhjetëvjeçar feudal i madh tokash në Tuglie. Ajo u nda më vonë prej tij, dhe mori pjesë në jetën letrare të Leçes në vitet e njëzeta të shekullit të tetëmbëdhjetë. Pas vdekjes së burrit të saj të moshuar, ajo u martua me Pietro Bellin, një shkrimtar dhe filozof. Gjatë kësaj periudhe ajo pati ndikim të dukshëm ne jetën kulturore te Salentos, duke na lënë letra dhe poezi mjaft të ndjera e me vlerë, duke bërë, me aq sa mund të thuhet në kontekstin e kohës, hapat e para të emancipimit të gruas.

Familja e saj atërore, rridhte nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Babai i saj Alessandro Castriota (Aleksandër Kastrioti ) kishte kërkuar– duke pasur titullin e baronit të Copertinos, të hynte në fisnikërinë e Leçes. Kështu në shoqërinë e babait të tij, Vitantonio, ai kishte shkuar në Leçe për t’u martuar me Caterina Giustinianin, një vajzë nga njëra e një prej familjeve më të shquara lokale, e cila kishte vdekur herët pa lënë fëmijë. Por do të ishte gruaja e tij e dytë, nëna e Isabellës, një fisnike e pasur nga Gallipoli, i cila, përveç që e bëri atë  baba për herë të parë, do të duhej të ndihmonte me pajën e saj të ardhurat financiare të pakënaqshme të shtëpisë së Kastriotëve dhe të forconte lidhjet e tij, me ambientet e fisnikërisë së Salentos. Kjo pohohet për herë të parë, në revistën “Rinascenza Salentina, organi i, në nr. 03:04 botuar në vitin 1941, kur u shfaq monografia e Nicola De Simone Paladinit, me titull “Dy poetë në Salenton e trazuar të viteve 700, [5] ku historikisht kujton “fatin e dy poetëve, që shënuan lulëzimin e aristokracisë të Leçes në shekullin e tetëmbëdhjetë “. Kjo pasi ai kishte zbuluar” një dorëshkrim të vogël të një libri të vjetër, me filigran dhe letër të përzgjedhur pergamene”.
Libri qe shkruar nga Alessandro Castriota Skënderbeg, në vitin 1682, të cilin  z. Aleksandri, babai i poetes Isabella, e kishte mbajtur në kohë të ndryshme. Libri të lë të kuptosh, se është një ditar i shkruar “Në fillim me dorë të sigurt dhe të patundur dhe pastaj me karaktere të pasigurt dhe të lëkundur nga pleqëria, ku përshkruhen shkurtimisht, duke theksuar ngjarjet kryesore të tijat, të familjes e të qytetit të tij “. Dorëshkrimi përmban, gjithashtu, “aty-këtu, pothuajse, të gjithë jetëshkrimin e poeteshës, dhe shoqërohet me shënime të shkurtra, të koordinuara në mënyrë kritike, me synimin për të lënë një gjurmë, të paktën pjesërisht, për jetën tragjike të gruas jetime që, e hodhën në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare në krahët një burri gjashtëdhjetëvjeçar, të paaftë, dhe që tregon, sesi pas disa ngjarjeve të dhimbshme, ajo mundi ta bashkojë fatin e saj, me atë të njeriut që ia zgjodhi zemra, poetit dhe filozofit të njohur, Pietro Belli, me të cilin ndau fundin e jetës së saj”.

Studiuesi De Simone Paladini, pas konsultimeve që bëri me “botimet e vjetra në Bibliotekën e Leçes dhe repertorët e lashtë të arkivit noterial të Leçes “, e përshkroi kështu raportin në mes ” Castriota dhe Bellit, si dy nga figurat historike më kryesore të Salentos, që jetuan vuajtën dhe  krijuan si poetë në gjysmën e parë të shekullit të tetëmbëdhjetë […] duke bërë një jetë shumë të trishtuar, politikisht dhe ekonomikisht , […] por të frytshme e me vlera të larta shpirtërore për artin, shkencën dhe politikën, sepse njeriu që është me të vërtetë superior, largohet disi nga ai mjedis që e shtyp, duke u përpjekur që me anë të studimeve të përjetojë dhe të krijojë një frymë, më të gjerë e më të madhe lirie “.[6]

Isabella u lind në Leçe më 1 shtator, 1704, nga njëri prej trashëgimtarëve të Heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Alexandro Castriota Scanderbeg, një stërnip i Skënderbeut dhe një aristokrat i atij qyteti, dhe prej një fisnikeje italiane dhe Irene Pieve-Sauli. Aleksandri pasi kishte mbetur i ve herët, u martua për së dyti, me nënën e Isabellës,  të motrën e Giambattista Pieve Saulit, një pronar i pasur tokash nga Galipoli. Por kjo grua, disa ditë pas lindjes së dy binjakeve, prej të cilave kishte mbijetuar vetëm një Isabella, vdiq nga ethet e lehonisë, duke lënë burrin e saj të vetëm dhe trashëgimtaren e saj të porsalindur jetime. Znj. Irene, para se të vdiste, kishte ndërmarrë masa, për t’ia lënë trashëgiminë e saj, vajzës së saj të porsalindur. Kjo e kishte mërzitur shumë Aleksandrin, lakmitar dhe të pangopur, dhe ka mundësi, ndoshta, qysh nga ajo kohë, që atij t’i ishte fiksuar në mend ideja për ta mbyllur vajzën e tij të vogël në një manastir. Më pak se dy vjet pas vdekjes së gruas së dytë, Aleksandri u rikthye edhe një herë martesës, kësaj here me Giuseppa de Torres, nga një familje fisnike nga Trani. Prej gruas së tij të tretë, Aleksandri pati mjaft pasardhës dhe dy djem: Francesco Paolon dhe Vitantonion. Kështu pas lindjes të vëllezërve të saj, për Isabellën e vogël, filloi të merrte formë, fati i jetimes të vetmuar dhe të braktisur nga i ati dhe njerka.

Më janar 1715, vetëm njëmbëdhjetë vjeçe, Isabella hyri në Manastirin e Santa Chiaras në Gallipoli. Daja i saj Giambattista Pieve-Sauli, pasi mësoi për dëshirën e të atit të saj vendosi, në dhjetor 1714, që ta merrte me vete, në pallatin e tij në Galipoli, në rivierën Scirocco, në Cocciolare (sot Palazzo De Tomasi), mbesën e tij dhjetë vjeçare, duke pritur kështu kohën, kur murgeshat e abacisë së Manastirit të Shën Klarës (S. Chiara) në Galipoli, ta pranonin Isabellën në manastir si nxënëse.
“Ishte një mëngjes janari i vitit 1715, kur një karrocë u ndal në sheshin “Shën Pjetri dhe Pali” (tani E. De Amicis) në Galipoli, përballë hyrjes kryesore të Manastirit të varfër të Shën Klarës. Giambattista Pieve Sauli dhe mbesa e tij Isabella dolën jashtë. Në hyrje të manastirit, qe babai i saj dhe dy murgesha. Motrat dhe Giambattista, u prezantuan. Ai ua dorëzoi murgeshave. Kështu nisën ditët e Isabellës në Manastir. Vajza do të largohej nga manastiri vetëm pas gjashtë vjetësh, më 11 dhjetor 1720, për t’u martuar në të njëjtën mbrëmje, në shtëpinë e dajës, Giambattista Pieve-Sauli, me baronin e pasur, Filippo Guarini. Ishte daja i saj që kishte planifikuar martesën e Isabellës, atëherë gjashtëmbëdhjetë vjeçare, pa dijeninë e saj , me një plak të pasur nga Tuglie. Në këtë kohë daja i saj  Giambattista Pieve-Sauli, i mbijetuari i fundit i familjes së nënës, i pasur dhe pa fëmijë, e zgjodhi atë si trashëgimtare të pasurisë së tij të madhe. Megjithatë mbrojtja e dajës së saj, nuk ishte aq fatlume. Vetëm për t’i dhënë mbesës së tij jetime, një njeri të denjë për shkallën e saj sociale, ai organizoi pa dijeninë e Izabelës, martesën e nuses 16- vjeçare me baronin 60- vjeçar, Filippo Guarini, një feudal nga Tuglie. Dasma u kremtua më 11 dhjetor 1720 në Gallipoli, në shtëpinë e Giambattista Pieve-Saulit, në atëkohë kryebashkiak i qytetit. [7]

Gjashtëdhjetëvjeçari ishte në kërkim për një nuseje, duke shpresuar të kishte një trashëgimtar, të cilit  t’i jepte trashëgim titullin fisnik dhe pasurinë e tij. Ndërsa i ati i saj z. Alessandro, i mbajti mëri asaj, pasi ajo nuk kishte hequr ende dorë nga trashëgimia e nënës, për t’ia lënë atë atij. Ai edhe gjatë qëndrimit të gjatë të bijës në manastir, nuk pati shkuar asnjë herë për ta takuar. Madje ai, nuk lëvizi fare as nga Leçe për të marrë pjesë në dasmën e saj. Isabella u martua ashtu, vetëm me disa plaçka pajë marrë nga nëna e saj, me ca ndihma dhe mobilje shtëpie marrë nga daja Giambattista, dhe disa dhurata nga burri i saj.  Asgjë dhuratë nuk kishte nga babai i saj. Ajo gjithmonë qe treguar e urtë dhe bujare, dhe kishte bërë një premtim solemn, për të hequr dorë nga trashëgimia e saj, që i takonte prej të atit. Kështu, kjo nxënëse ëmbël dhe e urtë, në atë mbrëmje dhjetori, pasi zbriti nga pallati i Pieve-Sauli, së bashku me dy mushka, u zhvendos në shtëpinë e burrit në qytetin e Tuglies, si një nuse vetëm 16-vjeçare, por që në vitet e mëvonshme, do të lulëzonte si “një figurë unike, karakteristike e një gruaje sa zonjë, aq dhe dashnore e denjë, sa poete aq dhe mistike”.
Kjo vajzë e qeshur, e freskët dhe naive do të hynte në pallatin e vjetër me një atmosferë të zymtë, të lidhur fort me të kaluarën, e do të mbyllte veten me një heshtje të trishtuar dhe të ftohtë, duke ndrydhur rininë e saj të lumtur, zemrën e saj të virgjër dhe ëndrrat e saj, të përkundura në vitet gjata të heshtjes në Manastirit e Shën Klarës. Vitet që ajo kaloi në atë shtëpi, ishin vite të zymta, të gjata, të errëta dhe të dhimbshme, pasi askush nuk do ta vizitonte atë asnjëherë. Më kot ajo “kërkonte një ngushëllim tek poezia, që këndonte në zemrën e saj “. Më kot ajo u shkroi të afërmve, murgeshave të Shën Klarës,  duke iu lutur për ta ndihmuar, e për ta çliruar atë nga fati i saj i mjerë. Gjithkush i kujtonte asaj, se ajo duhej t’u nënshtrohej detyrimeve bashkëshortore, të vendosura nga lidhja e martesës. E vetmja shoqe me vlerë e saj, në ato dhoma të vetmuara, ku i shpesh ofshëtinin klithmat e dhimbjes së burrit të saj, që vuante nga përdhesi, ishte infermierja besnike, Teresa Buttazzo nga Leçe, që i ishte bashkuar asaj pas martese. Pas këtyre lutjeve pa përgjigje, më në fund, edhe ajo e uli kokën dhe u mbyll në vetmi, me dhimbjen e saj të heshtur dhe për disa vite u përpoq t’i plotësonte nevojat dhe dëshirat e burrit të saj, që kërkonte, më kot, trashëgimtarin aq shumë të dëshiruar. Vetëm rrallë, shumë rrallë ajo u lejua të largohej nga shtëpia e saj në Tuglie për një vizitë të shkurtër në Gallipoli apo në Leçe.

Përplasjet shpirtërore brenda shtëpisë, me një njeri që ajo nuk e kishte dashur, dhe në një moshë kaq shumë më të vjetër se ajo, qe një tjetër zhgënjim, i madh dhe i hidhur për Isabellën e re. Edhe pse Baroni Guarini fillimisht shfaqi ndjenja bujarie dhe mirëkuptimi ndaj nuses së re, qenë pikërisht këto rrethana të pafavorshme të jetës së saj, që e çuan Isabellën të mbyllej edhe më në vetvete dhe  të zhytej drejt një analize introspektive, që dëshmohet fillimisht me letrat e gjata të mbushura plot ndjenja hidhërimi që i drejtoheshin babait të saj, dhe më pas, në vitet e pjekurisë së saj drejt shtigjeve krijimit të poezive.

Pas shtatë vitesh të gjata, të kësaj martese fatkeqe, Isabella më në fund, edhe në marrëveshje me burrin, bëri një ndarje de facto. Ajo u largua për në Konservatorin e Shën Anës ( S. Anna) në Leçe, që qe themeluar për të akomoduar, shërbëtoret e qytetit aristokrat. Në vitin 1732, pa i prishur marrëdhëniet me burrin e vet, i cili vazhdoi t’i siguronte nevojat e saj kryesore të jetesës, ajo bleu lirinë e saj me një çmim të lartë, pasi pas babait, ajo humbi dhe mbështetjen e dajës së vet. Don Philipo e pranoi tërheqjen e gruas së tij të re, në Konservatorin e Shën Anës në Leçe, drejtuar nga superiorja Angela Guarini, një e afërme e tij, ku gratë jetonin në izolim, bashkë me shumë fisnike të tjera të Salentos. Isabella e vendosur e pranoi këtë fat, dhe hyri në Konservator më 11 shtator 1727, duke marrë nga burri i saj premtimin, për t’i dhënë me kusht 2750 dukate, që do të hiqeshin, nëse ajo do ta braktiste konservatorin.

Kur ajo mbërriti në Leçe, ajo e gjeti qytetin në prag të varfërisë, të shkatërrimit, të korrupsionit dhe të turbullirave politike dhe ekonomike. Pamja që ajo pa, prodhoi tek Isabella e mësuar me jetën e qetë dhe monotone të pallatit të Tuglies, mjaft ankth dhe neveri, saqë ajo u detyrua të tërhiqej pas disa vjetësh në një vendbanimin e ri dhe t’i përkushtohej aty studimit të poezisë dhe të klasikëve. Vajza e re u largua nga Konservatori, ku kishte kaluar disa vite pjellore studimesh dhe zbulimesh intelektuale dhe u fut në shoqërinë e kulturuar të Leçes, duke ngjallur mjaft kuriozitet dhe thashetheme.
Pas pesë vitesh të kësaj tërheqjeje, me lejen e burrit të saj, dhe me miratimin e babait të saj, por me mosnjohjen e xhaxhait Pieve-Sauli, ajo më 31 gusht 1732, ajo u largua nga Konservatori, në moshën njëzetetetë vjeçare. E ditur, inteligjente, e kulturuar dhe ende e bukur, ajo hyri në jetën e qytetit dhe u bë pjesë e “Akademisë së spiunëve”, një çerdhe dijetarësh, filozofësh, matematikanësh, ekonomistësh, poetësh, pjesëmarrësit e së cilës ishin mjaft intensiv me pasqyrimin e jetës që karakterizohej nga ushtrimet në shkrimin e poezive dhe nga zhytja në kultura e filozofi të larmishme. Por fatkeqësisht, shumë nga poezitë e saj janë humbur. Qe pikërisht aty, ku Isabella u takua me poetin Pietro Belli. Ishte ky një takim me fat që e lidhi Pietron me këtë grua të ditur dhe ende të lezetshme dhe Isabellën me personin që do t’i ndryshonte jetën.  Por kjo lidhje romantike , nuk kaloi pa ngjallur kuriozitetin dhe thashethemet e shoqërisë fanatike të krahinës në shekullin e tetëmbëdhjetë.

Pietro Belli ishte një dijetar i famshëm dhe patric i Leçes, autor i një përkthimi në italisht  të poemës latine “ Siphilis sive de morbo gallico” të Girolamo Fracastoros, shoqëruar me parathënie dhe përkushtim nga filozofi i madh Giambattista Vico.  Në fakt Belli, u bë i njohur nga shkrimet që Vico i kushtoi figurës dhe veprës së Pietro Bellit, si dhe fakti që marrëdhëniet e miqësisë personale ndërmjet filozofit të madh, nga njëra anë dhe Bellit, dhe po ashtu edhe të gruas së tij e mëvonshme Isabella Castriota, ishin objekt i analizës  së kritikut të madh italian, Benedetto Croce. [8]

Pas vdekjes së Guarinit, e çliruar nga prangat e martesës, Isabella ishte më së fundi në gjendje për t’i zgjidhur me martesë, marrëdhëniet e diskutueshme të saj me Biellin, më 22 qershor, 1741. Belli  i mësoi kësaj gruaje të zgjuar kulturën dhe kultivoi tek ajo dashurinë për poezinë dhe filozofinë, madje, jashtë dhe pavarësisht nga paragjykimet të kohës, ai i la asaj mjaft pavarësi. Realizimi i dashurisë së saj, pavarësisht mjedisit të ngarkuar e me paragjykime dhe kundër fuqizimit intelektual dhe emancipimit të grave, ishte  një arritje me vlerë. Ajo së bashku me burrin e saj të dytë, mori pjesë në mënyrë më aktive në jetën kulturore të Leçes, duke kontribuar me poezitë e tyre në akademitë e ndryshme që ishin aktive në ato vite në qytet. Por fatkeqësisht, shkrimet poetike të Isabella Kastriotit dhe Pietro Bellit të shpërndara andej- këtej humbën, me përjashtim të disa tingëllimave, që ruhen në disa koleksione të kohës, ndër të cilat përmendim “Takimin e krijimeve të Akademise Spioni të Leçes të bërë në vitin 1747, me rastin e Lindjes së foshnjës mbretërore “,  Lartësisë së Tij Princit Philipo  dhe kushtuar babait të foshnjës, Karlit të Burbonëve, kuruar nga z. Domenico Maria Guarini,”  kryebashkiaku i përgjithshëm i qytetit të Leçes. Asokohe Belli kishte refuzuar të jepte për shtyp librin e tij të këngëve, dhe emri i tij, sot do të mbetej i harruar, në qoftë se jeta e tij nuk do të kishte përkuar me atë të filozofit të madh napolitan,  Giambattista Vico.  [9]

Gjithashtu, Isabella ndoshta do të kujtohej sot vetëm për ngjarjet e trishtueshme të jetës së saj, ose për një farë kontributi në lulëzimin e jetës letrare provinciale dhe lokaliste të Leçes, pa faktin e lidhjes së jetës së saj me burrin e dytë, dhe lidhjes se tij me një nga filozofët më të mëdhenj napolitanë  Gianbatista Vico.  Kështu gjashtë muaj më vonë, më 22 qershor, 1741, idili i gjatë e dy poetëve, u vulos me martesë, që celebrua nga famullitari i Katedrales së Leçes. Isabella nuk ishte i pranishme, në Kishë, ndoshta në shenjë respekti, pasi burri i saj i parë kishte vdekur, vetëm pak  kohë më parë. Por aty u shfaq, me prokurë, shoqja e saj besuar dhe kunata e saj ardhshme, Catherine Belli.

Nga Pietro Belli Isabella pati dy vajza, Raimondën e lindur në 1742, dhe Katerinën në 1745. Për fat të keq, edhe pas lindjes së fëmijëve Isabella nuk shpëtoi dot nga mjerimi. Ajo ishte e angazhuar deri në fund për të ndihmuar burrin e saj të dytë, i cili rrezikohej të binte në burg nga çasti në çast për borxhe, pasi kishte bërë rrush e kumbulla,  jo vetëm pasurinë e tij, por edhe te shoqes. Jeta bashkëshortore nuk u dha fund manierave për shpenzime të Bellit.  Ai vazhdoi të merrte hua për t’i blerë nuses së tij të re, rroba luksoze, bizhuteri e për të udhëtuar në kryeqytet dhe në qytetet e mëdha italiane. Isabella, në vend që ta ndalonte shkatërrimin e pasurisë së burrit të vet, dukej se për të mos ia prishur qefin atij, sikur e inkurajonte më tej atë. Madje, nuk mjaftoi për të hequr dorë nga ky standard shpenzimesh luksoze edhe lindja e dy vajzave: Catherine dhe Irene Raimondina. Belli rrezikoi burgun për borxhe dhe mbijetoi vetëm në sajë të shitjes së të gjitha stolive të gruas së tij.

Jeta e lumtur që Isabella kishte ëndërruar, tani po i shkaktonte asaj një ankth të vazhdueshëm. Dhe ky ankth që u rrit edhe më, kur asaj iu rrëmbyen 250 dukatet që i pat të lënë si pension baroni i Tuglies, por më  tepër, kur u zhduk edhe shpresa e fundit për të marrë pasi vdekjes  trashëgiminë e pasurisë së dajës së saj Giambattista Pieve-Sauli. Ky zhgënjim i fundit në nivel psikik ishte aq serioz, sa do ta çonte Isabellën e brishtë, në moshën 44 vjeçare, më 4 mars, 1749 drejt vdekjes. Ajo u varros në kishën e Etërve të Alcantaras, jashtë mureve, dhe jo në Kishën ku qenë varrosur Kastriotët e tjerë. [10]

Pietro, i mbetur i ve, i vetëm dhe zemërthyer më vonë ai humbi dhe vajzën e tij Irene Catherina. Ai vdiq dy vjet më vonë, më 20 gusht, 1751, dhe  u varros në të njëjtën kishë, ku pushonte dhe Isabella. Fatkeqësisht, pas vdekjes të së bijës tjetër, Raimondina, në Leçe më 30 nëntor 1804 në shtëpinë e Bellit, humbën, apo u shkatërruan të gjitha poezitë, epigramet dhe reflektimet filozofike të Isabellës  dhe të shoqit.

Ajo që ka rëndësi, sipas autores  Rosella Barletta, është se Isabella Castriota Scanderbeg “më shumë nëpërmjet jetës së saj, sesa nëpërmjet poezisë, ka emancipuar gruan e kohës, qysh nga koha, kur ajo vendosi për të ndërprerë lidhjen martesore (duke qenë katolike) me burrin e saj të parë,  për të jetuar jetën e saj në liri, dhe për të bërë zgjedhjet e veta dhe ,së fundi, për të krijuar familjen e saj, mbi bazë të dashurisë “.  Sot veprimi i saj mund të duket, gati i parëndësishëm, por duhet të kihet parasysh se, “ky akt “rebelimi” ndodhi gjatë viteve 1700, në një shekull të ngarkuar plot me konservatorizëm të thellë, në një kontekst socio-kulturor të mbushur me paragjykime, mashtrime dhe konventa morale false. Fakti që ajo si grua, veproi në një mjedis të dominuar kryesisht nga meshkujt, tregon se ajo kishte plot veti të rralla dhe se ishte e aftë t’i demonstronte aftësitë, vendosmërinë dhe shkathtësinë e saj barabar me meshkujt.
Duke pasur parasysh karakterin e të atit, të i lidhur fort në modelet e mendimit të kohës, dhe zgjedhjet arsimore të dajës Pieve-Sauli,  që e çuan atë në fund të fundit, të bashkëjetonte me një burrë krejtësisht të panjohur, shumë më të vjetër se ajo në moshë, të sëmurë dhe të krejtësisht të ndryshëm në temperament dhe nga qëllimet e jetës, mund të konkludojmë se, Isabella mund të ishte sakrifikuar, ndaj vendimit të secilit prej këtyre burrave, dhe t’i ishte dorëzuar fatit të saj. Por në vend të kësaj, ajo pati guximin për të thyer mykun dhe zakonet morale tradicionale të kohës, për të shkatërruar klishetë e rrënjosura në familje, dhe, madje, për të mëkatuar edhe kundër imponimeve fetare, për të gjetur lumturinë e saj. Duke luftuar kështu, për lirinë e vetvetes, ajo u bë një shprehje e emancipimit femëror të kohës ” dhe unë do shtoja se në këto veprime të guximshme e jo të zakonshme për kohën, pa tjetër, ka pasur gisht, dhe gjeni kryengritës i stërgjyshit të saj, heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Bibliografia

  1. Barletta, “Isabella Castriota Scanderberg. Espressione di emancipazione femminile”, Edizione Grifo, 2017.
  2. Merola N. Isabella Castriota Scanderbeg, in “Dizionario biografico degli Italiani” Roma, 1979
  3. De Simone Paladini N. Due poeti nel travagliato Settecento salentino Leçe, Rinascenza Salentina 1941
  4. Vico G.B. Al discreto Leggitore, prefazione alla traduzione italiana del “Siphilis sive de morbo gallico” di Girolamo Fracastoro, tradotta da Pietro Belli e dedicata “all’eccellentissimo e Reverendissimo Monsignore Ernesto de’ Conti d’Harrach auditore della Sagra Ruota Romana” In Napoli, presso il Parrino il 1731
  5. Foscarini A. Armerista e notiziario delle famiglie nobili, notabili e feudatarie di Terra d’Otranto. Leçe, 1903
  6. Foscarini A. Genealogia della famiglia Guarini. Leçe, 1928-1931
  7. Croce B. Una dedicatoria e una prefazione di Giambattista Vico. In Aneddoti di varia letteratura. Bari, 1953
  8. Merola N. Isabella Castriota Scanderbeg, in “Dizionario biografico degli Italiani” Roma, 1979
  9. Vico G.B. Al discreto Leggitore, prefazione alla traduzione italiana del “Siphilis sive de morbo gallico” di Girolamo Fracastoro, tradotta da Pietro Belli e dedicata “all’eccellentissimo e Reverendissimo Monsignore Ernesto de’ Conti d’Harrach auditore della Sagra Ruota Romana” In Napoli, presso il Parrino il 1731
  10. Croce B. Una dedicatoria e una prefazione di Giambattista Vico. In Aneddoti di varia letteratura. Bari, 1953
  11. : C. Villani, Scrittori e artisti pugliesi antichi, moderni e contemp.,Trani 1904, p. 1234; N.
  12. Foti Sciavaliere, “Isabella Castriota Scanderberg”, in “Ripensandoci.com”, 27 aprile 2014.
  13. “CASTRIOTA SCANDERBEG, Isabella in ‘Dizionario Biografico.’” In “Dizionario Biografico”, treccani.it/enciclopedia/isabella-castriota-scanderbeg_(Dizionario-Biografico)/
  14. Vita Di Isabella Castriota Skanderbeg, Tele Rama , https://www.youtube.com/wëatch?v=BvsA5_ONFLU
  15. Bibl.: C. Villani, Scrittori e artisti pugliesi antichi, moderni e contemp.,Trani 1904, p. 1234; N.

[1] Rossella. Barletta, “Isabella Castriota Scanderberg. Espressione di emancipazione femminile”, Edizione Grifo, 2017.

 

[2] De Simone Paladini N. Due poeti nel travagliato Settecento salentino Leçe, Rinascenza Salentina 1941

[3] “Libro di Ricordi di me nga D. Alessandro Scanderberg e vitit 1682”

[4] https://www.youtube.com/watch?v=BvsA5_ONFLU

[5] Due poeti…

[6] Po aty…

[7] Due poeti…

[8] Croce B. Una dedicatoria e una prefazione di Giambattista Vico. In Aneddoti di varia letteratura. Bari, 1953

 

[9] Vico G.B. Al discreto Leggitore, prefazione alla traduzione italiana del “Siphilis sive de morbo gallico” di Girolamo Fracastoro, tradotta da Pietro Belli e dedicata “all’eccellentissimo e Reverendissimo Monsignore Ernesto de’ Conti d’Harrach auditore della Sagra Ruota Romana” In Napoli, presso il Parrino il 1731

[10] Due poeti  fq …

Filed Under: Featured Tagged With: Fati i trishtuar i stërmbesës, Isabella Castriota Skanderbeg, Rafael Floqi, së Skënderbeut

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË KUJTIM TË CALVIN “CAL” LAWRENCE
  • NGA NJË IDE SHQIPTARE NË HARTËN BOTËRORE TË KARIKATURËS
  • Napoleon Bonaparti dhe trojet shqiptare…
  • A Dream I Once Imagined…
  • Tre dramaturgë anglezë – Thomas Whincop, William Havard dhe George Lillo, tri drama për Skenderbeun
  • Një dritare mbi Shqipërinë e trazuar: Kujtimet e Eqrem bej Vlorës (1885–1912)
  • Peng i drejtësisë së munguar…
  • Eseja e parë e Peter Priftit te Dielli – Shtegtim filozofik në 16 vjetorin e përjetësisë
  • KOSOVA PËRBALLË SË VËRTETËS NDËRKOMBËTARE: PA NJOHJEN E KOSOVËS, SERBIA NUK MUND TA KAPËRCËJË MURIN E EVROPËS
  • Petro Nini Luarasi dhe sfidat e shqiptarëve të shekullit XXI
  • “MOS E CËNONI PAQEN, GARANTONI BARAZINË”
  • Themeluese e “Artistè Foundation” në Kanada, Arta Rexhepi: “Dokumentimi i luftës së Kosovës është përgjegjësi historike”
  • “Jemi që pa ardhur deti”
  • Logu i bukurisë dhe i traditës në Kelmend
  • “Udhëtim pa mbarim”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT