• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HOMAZH PËR ZONJËN RAHILE (LUZAJ) ÇAUSHI

March 30, 2014 by dgreca

Nga Uran Butka*/

I nderuar Ceno/

Familja Çaushi dhe Luzaj/

Miq e të afërt, qytetarë të Kaninës, personalitete të Vlorës e të Shqipërisë,/

Sot po përcjellim me dhimbje e hidhërim për në banesën e fundit, të ndjerën RAHILE ÇAUSHI, por  vetëm fizikisht, sepse shpirtërisht atë e kemi brenda nesh, ajo jeton e do të jetojë gjithnjë brenda shpirtit të bashkëshortit, Cenos, djemve: Bernardit dhe Edit, nipërve: Zgjimit e Klodit, mbesave Rahile e vogël dhe Klara, miqve, farefisit e dashamirësve të familjeve Çaushi e Luzaj, të cilët kanë buisur e ardhur nga të gjitha anët në këtë ceremoni madhore përfaljeje e lamtumire.

E ndjera Rahile vinte nga një familje atdhetare dhe intelektuale e njohur e Kaninës, nga familja Luzaj, të cilën e bëri edhe më të njohur brenda dhe jashtë vendit, vëllai i saj, profesor Isuf  Luzaj, i shkolluar në Francë e mandej në Amerikë, intelektual me përmasa kombëtare e ndërkombëtare, antifashist i orëve të para, që bashkë me Hysni Lepenicën dhe Skënder Muçon, themeluan Ballin Kombëtar të trevës së Vlorës në vitin 1939 dhe luftuan kundër pushtimit Italian të Shqipërisë. I internuar në ishullin Ventotene, bashkë më 14 vlonjatë antifashistë, rezistoi atje kombtarisht dhe nuk pranoi të nderonte alla-fashiste, së bashku me Safet Butkën, Abaz Ermenjin, Selman Rizën, Llazar Fundon, Bego Gjonzenelin, Abduraman Kreshpanin e të tjerë. Madje, në Ventotene ai shkroi një poemë epike kushtuar Safet Butkës, ndaj edhe unë, në emër të familjes Butka i kthej familjes tuaj mirënjohjen e thellë dhe i shpreh asaj ngushëllimet për humbjen e të ndjerës Rahile, e cila atëhere ishte pjesë e rëndësishme e qëndresës shqiptare, edhe kur vëllai i i saj luftonte kundër nazifashistëve, edhe kur ai mori pjesë si përfaqësues i Vlorës në Kuvendin kombëtar të Mukjes për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe etnike, të bashkuar me Kosovën, edhe kur nisi lufta civile e provokuar nga komunistët, edhe kur familja e Rahilesë u vu në shënjestën e persekutimit çnjerëzor, edhe kur Isuf Luzaj iku përfundimisht nga Shqipëria në emigracion politik, për ta vazhduar atje përpjekjen, duke lënë  në Kaninë nënën e gjorë dhe gruan me pesë fëmijë të mitur, më e vogla vajza një vjeç që vdiq  në Qishë-Bardhë, ku i kishin dëbuar familjarisht.

Vajzë 26 vjeçare, edhe Rahileja u arrestua dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie në burgun e Tiranës për agjitacion e propagandë dhe strehimin e një të arratisuri politik antikomunist. Në burg ajo qëndroi si një burrëreshë Vlonjate, nuk u ligështua dhe nuk u thye kurrë, duke u bërë shëmbull rezistence edhe për gratë e tjera shqiptare të burgosura nga regjimi.

Pasi doli nga burgu, u martua në internim  në Lushnjë me mallakastriotin patriot Ceno Çaushi dhe prej andej u dëbuan familjarisht në Hekal të Mallakastrës. Atje nisën hallet e tjera të saj, sepse Çenon e arrestuan dhe e burgosën për agjitacion e propagandë kundër pushtetit. Ithtar i Ballit Kombëtar dhe antikomunist i vendosur, Cenoja u dënua tri herë me 18 vjet burg, por ai e denoncoi hapur regjimin diktatorial dhe personalisht E.Hoxhën, si askush tjetër. Ai u bë simbol i qëndresës nëpër burgjet komuniste, edhe jashtë tyre, kur u lirua, por edhe sot.

Fisnikja dhe hallemadhja Rahile mbajti në shpinë dhe në shpirt hallet e familjes dhe mbajti gjallë të shoqin në burgun famëkeq të Burrelit, por edhe i rriti me sakrifica dhe i edukoi shqiptarisht dy djemtë: Bernardin, që sot është një personalitet dhe një atdhetar e demokrat i përkushtuar, edhe Edin, i cili, ndonëse ndodhet larg në Amerikë, e ndjen me shumë largimin dhe humbjen e nënës së shtrenjtë. Po ashtu edhe nipërit e mbesat, që ajo i ka rritur me dashuri, e përcjellin  me dhëmsuri të jashtëzakonshme engjëllin e tyre mbrojtës. Edhe nusja,Evgjenia, e cila i shërbeu të ndjerës Rahile si një bijë, si një ilaç shpirti, nga që edhe ajo rridhte prej një familjeje luftëtarësh nacionalistë, nga e cila u vranë dhe u masakruan nga Sigurimi i Shtetit dy gjyshërit e saj, Veledin Hadëri nga Lepenica dhe Jaçe Leskaj nga Smokthina, martirë të kombit.

Edhe nipërit e saj të vuajtur e të pandarë Luzaj, Muhameti, Kujtimi, ish-i burgosur politik, Dalani dhe Elisabeta e  përcjellin me mall e dashuri hallën e tyre të jashtëzakonshme, trimëreshë, fisnike, të papërkulur,  të vuajtur, që s’u ankua kurrë, përfaqësuese e denjë e grave dhe nënave të papërsëritshme të Vlorës e të Shqipërisë.

I përjetshëm kujtimi i Saj!

Të qoftë i lehtë dheu i Kaninës dhe u prehsh në paqe!

Me përultësi,

*Uran Butka. Fjala ne percjelljen e fundit. Dergesa per Diellin shoqerohet me kete mesazh: I nderuar Dalip, pershendetje!

Sot varrosem motren e Isuf Luzajt ne Kanine. Me kete rast mbajta nje fjale qe po jua dergoj. Nese e çmoni te botohet si homazh, mire do te jete sepse ka qene e burgosutr politike e denuar me 10 vjet burg, sepse eshte e motra e nje personaliteti si Isuf Luzaj, por sepse edhe vellezerit e niperit i ka ne SHBA.Te fala te gjithe vatraneve!- Urani!

Filed Under: ESSE Tagged With: Caushaj, Rahile Luzaj, Uran Butka

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT