• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zhani Sulioti-Ju rrëfej si e dehu, babai im, Hrushovin me raki mani…

July 26, 2014 by dgreca

Intervistë me vajzën e Artistit të Merituar dhe Tenorit të Shquar korcar-Piro Sulioti/
Bisedoi:Raimonda MOISIU/
Artist i Merituar, Tenor i Shquar korcar, tashmë i ndarë nga jeta, Piro Sulioti, lindi në qytetin e Korcës, në një lagje tipike autoktone korcare, me tinguj serenatash dhe motive nga muzika e lehtë korcare, -në shtator të vitit 1924-ër. Diku aty rreth moshës 20 vjeçare nisi të këndojë tek anketat muzikore të Radio Korcës, dhe ka qenë pjesëmrërrës në të gjitha aktivitetet kulturore, që organizoheshin në qytetin e Korcës, vecmas atë kohë, për artistët e rinj. Ende në moshë të re, largohet nga Korca, dhe shkon me studime në degën e infermierisë, Tiranë, ku diplomohet si ndihmës- mjek. Aty aktivizohet në aktivitete të ndryshme muzikore dhe kulturale, dhe shumë shpejt u bë i njohur në të gjithë vendin, si një këmgëtar i ri nga Korca. Përvec serenatave edhe këngëve ushtarake që artisti korcar Piro Sulioti këndonte, tek asambli ushtarak, ai bie në sy të kompozitorëve të shquar për vokalin e tij të pastër e të kthjellët, dhe më 1954 –ën, kompozitori Kristo Kono do i besonte rolin kryesor të Operetës së parë Shqiptare “ Agimi”, në rolin e “Sokolit”. Rreth këtyre viteve, për dekada do të interpretonte këngët karakteristike korcare dhe arriti të bëhej një nga tenorët kryesorë të Grupit Karakteristik dhe historic, “Lira”, të Korcës, rol që e ruajti deri në fund të jetës së tij. Më pas do të sillte në dritë një buqetë me këngë popullore korcare, (shumica e tyre ende nuk janë kënduar) dhe do të vlerësohej me Cmime të ndryshme nëpër Festivale dhe Anketa muzikore të asaj kohe. Do të këndonte edhe para udhëheqjes së lartë të shtetit socialist, për Enver Hoxhën dhe për udhëheqësit e tjerë të asaj kohe. Ishte këngëtari i vetëm shqiptar që rreth viteve ’60-të, këndoi para Hrushovit në vizitën që ai bëri në qytetin e Korcës. Artisti korcar nuk e “dehu” udhëheqësin sovjetik, vetëm me serenatat, këngët popullore korcare dhe këngët ruse, por e dehu edhe me raki mani Hrushovin, sa do i vinte qeleshen në kokë atij, në qejf e sipër, një lloj “qejfi”, që vetëm këngëtarët gazmorë e të talentuar të Korcës dijnë ta ndezin. Në vitin ’68-ë udhëtoi me Ansamblin e Këngëve dhe të Valleve, krahas legjendës të muzikës shqiptare, ikonës, artistes Vace Zela, dhe me artistë të tjerë në Kinë, për të kënduar para Mao-Ce-Dun-it etj. Në vitin 1978-ë, Piro Sulioti do vleresohej me Cmimin -Artist i Merituar. Inamorimi edhe pasioni për pentagramin, e bëri që të kthejë muzikën edhe artin në një traditë familjare. Djali i tij është Tenor i Famshëm Gjergji Sulioti, gjithashtu edhe vajza Zhani Sulioti, personazhi i kësaj interviste, është mësuese muzike. Serenatat korcare edhe muzika karakteristike korcare, kurrë nuk u ndanë prej Piros, ishin gjithmonë miq duke e shoqëruar atë, deri në momentet e fundit, madje edhe kur sëmundja edhe pleqëria e kishin dobësuar, ai vazhdonte të këndonte.Një jetë që i ngjan një romani apo drame në sprovën e udhëtimit të trishtë e të bukur të jetës. Një rrëfim klasik për një gjeni klasik të artit e të muzikës, për Artistin e Merituar, Tenorin e Shquar korcar, Piro Sulioti, vjen në këtë intervistë nga vajza e tij, znj. Zhani Sulioti. Artistit korcar i ka pëlqyer gjithmonë të luajë me muzikën, herë me serenatën, herë me këngët e lehta, herë me ato populloret dhe herë në Opera, duke dhënë përmes lidhjeve të tyre mesazhe për të tashmen, ruajtjen e vlerave muzikore të traditës dhe kulturës shqiptare. Për më shumë ndiqni intervistën.
***
INTERVISTA/
-Së pari ju falenderoj, që pranuat të jepni këtë intervistë, për të risjellë në kujtesë Artistin e Merituar, një nga tenorët më të shquar të muzikës shqiptare, Piro Sulioti, i ndarë tashmë nga jeta. Si ndjeheni për këtë intervistë- e ndjeni homazh apo një përcjellje të vlerave qytetare, kulturore e historike të Korcës sonë?

Do të dëshiroja t’ju falenderoj përzëmërsisht, për mundësinë që më ofruat, të kujtoj e sjell në vëmendjen e publikut artdashës korcar dhe gjithë shqiptarëve, meritat edhe vlerat e babait tim, që shumica e pushteteve shkojnë e vijnë, por e kanë lënë në harresë, Tenorin e Shquar të grupit historik “LIRA”, të Korcës, sikundër e theksoni edhe ju në pyetjen përkatëse, Artistin e Merituar, Piro Sulioti. Artisti korcar dhe ati im, Piroja, është ndarë vetëm fizikisht nga jeta, se për ne birin dhe bijat e tij, familjarët e e shumtë, ai është këtu, mes nesh. Nga vokali, nga serenatat, nga këshillat, dhe sidomos nga humori i tij plot sqimë, hare dhe i spikatur që e shoqëroi një jetë të tërë. Sigurisht, kjo intervistë është homazh dhe requiem, sepse një artist si Piro Sulioti, me vlerat e tija të jahstëzakonëshme nuk mund të lihet në harresë. Ai na ka lënë një pasuri të madhe artistike. Nuk e ekzagjeroj edhe po të thoja me plot bindje e gojë, se është i pazvëndësueshëm.

– Familja Sulioti është një familje autoktone qytetare dhe intelektuale korcare. Cilat janë kujtimet tuaja që nga fëmijëria, si u gjend Ati Tuaj, tenori i shquar Piro Sulioti në rrugën e bukur të artit të muzikës? E pati të trashëguar genin muzikor, apo ishte dhunti e tij?

Normalisht, që do kishte njëtrashëgimni familjare, fakt që rruhet me fanatozëm deri në ditët e sotme, te familja Sulioti dhe pasardhsit e saj. Ashtu si tenor i mirënjohur, vëllai im Gjergji Sulioti dhe unë, personalisht, nipërit dhe mbesat, vazhdojmë me përkushtim talent dhe dashamirësi, traditën familjare muzikore. Kujtime pa fund nga babai im, por edhe nga shumë qytetarë të tjerë të Korcës sonë, sidomos artistë, që kishin marrëdhënje me babain dhe familjen tonë. Piroja e ka pasur pasion muzikën që në fëmijërinë e tij. Ka nisur të këndojë me shokët që në moshë të hershme, dhe vazhdoi të jetë pjsëmarrës aktiv në anketat muzikore te Radio Korca dhe arriti deri në skenat e Kinës me ansamble të ndryshme të vendit. Gjithashtu, deri në fund pothuajse të jetës së tij, mbeti një nga tenorët kryesorë të Grupit karakteristik të Korcës, të famshmin “LIRA” .

-A mund të na përshkruani momente nga eksperienca e tij?Kur ka filluar të këndojë ?Cila ështëkënga e parë që ka kënduar?

Ka filluar të këndojë qysh herët, sikundër e theksova më lart, por si këngëtar amator fillon tënjihet afro viteve ’40-ë. Fati i babait tim, ishte që këndonte në shumë repertorë, si; serenata, këngë të muzikës së lehtë, këngë popullore, këngë të huaja, por edhe këngë lirike nga Opera. Këngët e para të tij, vecmas ato që patën sukses të madh, dhe interpretohen ende edhe sot (por jo ai lloj interpretimi i babait tim), ka qenë“Jorgjica”, “I pabesë”, “Dje mbrëma” etj.

-C’mund të na thoni për influencat e tij muzikore në muzikën e lehtë, popullore dhe serenatat? Po në opera?

Për muzikën lirike më 1954-ën, i madhi Kristo Kono do i besonte rolin kryesor të “Sokolit” tek opereta e parë shqipe “Agimi”, e cila pati një sukses të jashtzakonshëm. Madje, atë rol historic, ma dedikoi mua, bijës së tij, që sapo kisha lindur. Por, muzika lirike ende s’kishte hedhur rrënjët tek kultura e vendit, shkak që largoi shumë artistë midis tyre edhe Piron. Këngët popullore i këndonte zakonisht nëpër dasma edhe nëgëzime familjare, duke mbajtur kështu, gjallë, traditën e qytetit. Sa për këngët e lehta edhe serenatat ato ishin gjith’ jeta e tij, nuk i ndau kurrë nga vetja, ishte gjithmonë në formë për t’i kënduar cdo cast.Kujtoj ditët e fundit të jetës të tij, aty në shtratni shtrirë këndonte gjithmonë serenatat e veta. Ashtu si atëhere me të njëjtin ritëm, por me vokal të dobësuar nga pleqërija.

-Ati Tuaj është i njohur kryesisht si një nga tenorët kryesorë të Grupit karakteristik korcar “Lira” dhe si një adhuruese e hershëme e tij, vija re një mirëkuptim mes dinamikës së muzikës, të kënduarit dhe interpretimit emocional, e cila u jepte fuqinë e tingujve, melodisë së serenatave, të këngëve popullore, të lehta, baladat apo ato me ritëm ushtarak. C’mund të na thoni për këtë?

Piroja kishte një emocion të jashtëzakonshëm përsa i përket këngës dhe muzikës në tërësi. Për cdo këngë frymëzoheshe ndryshe, nuk edi se si arrinte të interpretonte gjithmonë në bazë të frymëzimit. Cuditërisht i ndryshonte mimika e fytyrës, qëndrimi në skenë, etj. Buzëqeshja ose trishtimi vizatoheshin dhe rrezatonin tek publiku.Adhuronte gjithmonë duartrokitjet edhe gazin e publikut. Dashuria për serenatat edhe qytetin e lindjes, Korcës, e bëri që t’i këthehej, “Qytetit të Ëndrrave”, dhe të mos vazhdonte karrierën në Tiranë. Shprehej gjithmonë, që;- “serenatat me Korcën, janë si peshku me ujin. Nuk mund të rrojë jashtë tij”.

– Në televizione të ndryshme e rrjete sociale qarkullojnë këngë dhe filmim të arkivave, të koncerteve që tenor i shquar Piro Sulioti ka dhënë brenda e jashtë atdheut. C’mund të na thoni për këtë?

Është një pjesë e vogël e tyre, sepse shumica gjendet e mbuluar nga “pluhuri i harresës”tek arkivat e ndryshme të radios e të televizionit. Normalisht, që pjesa më e madhe, nuk është e filmuar ose e incizuar, sepse atëhere, ka qenë një tjetër kohë, shtypi i shkruar dhe media vizive puthuajse kanë qenë inekzistente, kështqë producenti ishte vet artisti ose shteti. Për dekada vitesh tëra, koncertet që babai dha në Jugosllavi, në Greqi, në Kinë, në Bashkimin Sovjetik, në Rumani, etj., ishin të bllokuara për hatër të sistemit socialist të vendit. Por të gjitha këto, babai na i kaloi në memorje dhe ne nuk i harrojmë kurrsesi shumicën e aktiviteteve apo të historive të ndryshme të tij.

-Cilat kanë qënë koncertet dhe takimet me personalitete të rangut të lartë, që i patën lënë më shumë mbresa, Atit Tuaj? Ndonjë eksperiencë të vecantë gazmore apo të trishtë, ju ka treguar babai?

Babai im ka dhënë koncerte para shumëpersonaliteteve të rangut të lartë të sistemit dhe rregjimit të kohës, kur arti dhe muzika bënin shumë për realizmin socialist, miqësinë sovjetiko-shqiptare, dhe revolucionin kulturor kines. Ka dhënë dhjetra koncerte për Enver Hoxhën, për Mehmet Shehun, për Ramiz Alinë, për Mao-Ce –Dun-in, Hrushovin etj. Eksperiencat gazmore e të trishta që ai na rrëfente ishin pothuajse të përditëshme dhe vija re si artist në shpirtv e talent, babai i ndjente dhe i vuante më shumë se kushdo tjetër. Më kujtohen historitë me humor që tregonte nga Kina, mallëngjimi edhe përlotjet në Kosovë, por edhe shumë raste të ndryshme për kolegët e tij këngëtarë.

– Kam dëgjuar dikur të flitej për Atin Tuaj dhe artistin korcar, Piro Sulioti, se aty rreth viteve ’60 -ë për vizitën e Hrushovit në Korcë, ai jo vetëm këndoi para tij këngët e famëshme ruse por edhe në qejf e sipër kërceu me të. A mund të na i përshkruani atë moment? A pati kritika më pas apo vlerësime?

Ky episode, në fakt ështëshumë i vecantë, interesant e tejet mbresëlënës, por edhe për vetë “bujën” që bëri atë kohë, sa përflitej për një kohë relativisht të gjatë mes vetë artistëve dhe publikut korcar. Vizita Hrushovit në Shqipëri në qershor të 1959-ës, ishte një nga vizitat më të rëndësishmet për sistemin e kohës. Organizatorët e një koncerti special për nder të tijnë ditën e fundit të qëndrimit të Hrushovit në Shqipëri, thirrën Piron për të kënduar aty në atë concert. Babai e përshkruante Hrushovin shumë njeri të thjeshtë edhe gazmor me aq sa ai komunikoi dhe e njohu atë Hrushovi pasi hëngri peshkun ‘krap” të porositur nga vetë ai, piu edhe rakinë e manit, u bë cakërqejfdhe nisi të kërcejë vallen karakteristike ruse me babain, kur Piro për një moment ekzaltimi ia rrëmben një valltari qeleshen dhe ja vendos në kokë Hrushovit. Ndërsa kërcenin të dy të përqafuar dhe Hrushovi me qeleshen shqiptare në kokë qeshte e thërriste; “ Spasiba, spasiba”! Ky ishte një veprim i pa papritur dhe befasues për zyrtarët e kuadrot e partisë. Një pjesë e tyre u alarmua, duke kërcënuar Piron për dënime të mëtejshme. Por u desh ndërhyrja e Enverit persoanalisht, që shmangën peripecitë dhe pasojat politike për babain.

–A ka shkruar poezi apo tekste këngëshdhe serenata Ati Tuaj?

Jo babai nuk ka shkruar poezi apo tekste këngësh.Piro ka ndihmur poetët dhe kompozitorët, thjesht nga eksperienca e tij si këngëtar, por nuk mund të them se ka qenë poet. Serenata, mund të them -po –se shkruanin dhe u këndonin cupave korcare, gjith’ meshkujt e dashuruar të Korcës, dhe ma merr mendja, që brenda tyre është edhe babai im. Më 1967-ën nisi të shkruajë një roman, (diku e kam ruajtur), por që nuk e mbaroi kurrë.

-Përpos portretit dhe staturës intelektuale, por edhe talentit e kontributit të tij në muzikë, ai i keni mbledhur ato në CD-apo album? Nëse po, cili është roli hulumtus i tyre?

Këtu më jep mundësinë të hap një tjetër cështje madhore për diskografinë shqiptare. Në shumicën e rasteve, këngët, koncertet, filmimet etj. janë siundër përmenda edhe më lart, janë të arkivuara dhe as kush nuk mund t’i marrë. Kjo më duket vëertet absurd, sepse edhe autori vetë nuk mund t’i tërheqë nga arkivi. Shumica e këngëve janë në “errësirë”, se askush nuk merr krajon, guximin dhe inisiativën që këto pjesë të cmuara të kulturës shqiptare të dalin në dritë, për të parë për të parë jo vetëm këtë trashëgimi dhe identitet të artit e muzikës shqiptare, por edhe dritën që ato kanë lënë pas për brezat e ardhshëm, për kulturën dhe historinë e saj, qoftë qytetare korcare por edhe kulturës shqiptare në ytërësi.Vërtet nuk ndjehem mirë për këte dhe me vjen shumë, se babai im, Piro u mundua për vite të tëra, por arriti vetëm të mbledhë dy copë. Shumica e tyre janë bërë ilegalisht ne CD-i në treg, pa u ditur të drejtat e autorit dhe pa marrë lejë nga askush. Unë ju bëj thirrje: Ju lutem, na jepni ato që i përkasin babait tonë!

–Cili është mesazhi tuaj në vlerësimin e mosharresën e vlerave të tilla?

Vlerësimet, janë subjektive, vijnë dhe ikin me kohën, modën, rregjimin etj dhe boshllëqet duhet t’i zgjidhim, traditën, ta vazhdojmë dhe të përhapim sa më shumë kulturë e muzikë. Artistët duhet të inkurajohen jo vetëm për të identifikuar artin, kulturën muzikën dhe zgjidhjen e situatave jo të këndshme në dëm të artit, traditës e trashëgimesë kulturore e muzikore. Për këtë nuk duhet të kemi as frikë, as zemërim, as xhelozi . Duhet të kemi urtësi ashtu sikundër kanë pasur kjo elitë e shquar e brezit të artë të artistëve që nga Vace Zela, Ramiz Kovaci, Avni Mula, Gaqo Cako, Kristo Kono, Piro Sulioti, etj, etj, ndjesë po nuk kam përmendur ndokënd se janë shumë. Të përmendim, të sjellim në vëmendje dhe të kujtojmë historinë dhe ikonat e artit për art, -dhe jo për treg. Të mundohemi të bindim shoqërinë shqiptare dhe trupat e ndryshme të muzikës për drejtësi artistike. Dhe jo vetëm kaq! Të mos harrojmë se dikur në këtë vend ka pasur artistë, që kanë shkrirë shpirtin, vrullin, talentin dhe dëshirën, vetëm për një duartrokitje, për një buzëqeshje, për një dinjitet, pa klipe, pa menaxhere, pa intervista, pa social media, dhe studio me aparatura, jo për tregëti –por për të bërë histori-Dhe ia dolën! Ata bënë historinë!

Bisedoi:Raimonda MOISIU

Filed Under: Interviste Tagged With: Hrushovi, Piro Suloti, Raimonda Moisiu, Zhani Sulioti

Ikja e heshtur e shkrimtarit Marash Mali…

July 1, 2014 by dgreca

Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë shprehim ngushëllimet më të sinqerta e të ngrohta për ndarjen nga jeta të Shkrimtarit dhe njërit nga anëtarët e parë e më të vjetër të SHSHSHA-së , Marash Mali.
Familja humbi babanë, bashkëshortin, gjyshin dhe njeriun e tyre të shtrenjtë, ndërsa Shoqata humbi një prej autorëve që buronte mirësi e dashuri për Atdheun, Historinë e Cështjen Kombëtare. Tek shkrimtari Marash Mali të gjithë shikojmë pasqyrën e dijeve, guximit, kulturës, artit dhe letërsisë, miqësisë dhe dashurisë për njeriun dhe punën!
Ngushëllime familjes, duke iulutur të mos harrojë se këtë dhimbje e ndane dhe me ne, Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, me miqtë e njohur e të panjohur nga afërtë e të mirit e të mrekullueshmit Marash Mali.
U prehtë nëPaqe!
I qoftë Dhe’u i lehtë!
I përjetshëm Kujtimi , vepra e kontributi i tij në letrat shqipe!
Në emër të Kryesisë së SHSHSHA-së
Presidenti i SHSHSHA-së,
Adnan MEHMETI
Kryetarja e SHSHSHA-së,
Raimonda MOISIU

Filed Under: Komunitet Tagged With: Adnan Mehmeti, e shkrimtarit, Ikja e heshtur, Marash Mali, Raimonda Moisiu

Vatra e Dielli i Shqipërisë në Amerikë

June 19, 2014 by dgreca

Nga Raimonda MOISIU*/
Jemi sot këtu ne kete Kuvend jubilar, demokratik e historik, të Federatës Panshqiptare Vatra, të nderojmë veprën dhe punën e atyre burrave e grave mërgimtarë që lanë atdheun me dhimbje, të shtrënguar nga kushtet ekonomike, për të gjetur mundësi mbijetese dhe të krijonin mirëqënien e familjeve, por qe krahas saj treguan edhe me vepra, se ishin edhe patriotë të flaktë të mbrujtur me idealet e vendit demokratik e përparimtar të kohës, Amerikes , idealin patriotic e shqiptar e te gjithe burrave të Kombit shqiptar, që nga Noli ynë i Madh e Konica, patriotë e demokratë përparimtarë e humanitarë të shquar, oratorë e politikanë të dedikuar ndaj cështjes shqiptare dhe përparimin e kombit. “Në mendjet dhe zemrat e kombit shqiptar, në universin e të drejtave, për të qënë në një status të barabartë me botën e qytetëruar të kohës, shansin për të integruar gjuhën tonë amëtare, identitetin dhe vlerat kombëtare, kulturën, traditën, pavarësisht përballjes me sfidat e kohës së pakohë, për mundësinë e ruajtjes së këtyre parimeve, treguan se edhe kombi ynë ka të drejtën t’i quajë tonat vlerat dhe parimet, si një domosdoshmëri dhe shprehi të një humanizmi thelbësor, se ruajtja e tyre është, integrim, qyteterim, inteligjence dhe historike, – atë çka predikuan Noli ynë i madh dhe Faik Konica gjatë gjithë veprimtarisë së tyre erudite e kombëtare duke e finalizuar më 28 Prill 1912-themelimin e Federatës Pan Shqiptare Vatra, si një nga ngjarjet më të shënuara dhe mbresëlënëse, si rrënjën e kombit, si burimin e cdo idealizmi”.Në artikullin redaksional të gazetës “Dielli” të datës 4 prill 1912, Noli ynë i Madh paraqiti argumentet për emërtimin e Federatës Shqiptare : “Përmbi gjithë kombet e tjera, shqiptari ka më tepër të drejtë të përdorë fjalën “Vatra”, si të tijën.”VATRA” fjal’ e butë, e qetë, por sa të madh kuptim!!” Më 14 Prill 1912 u aprovua plotësisht statuti i shoqërisë dhe po në këtë datë u caktua dita e 28 prillit si dita e fundit e bisedimeve për bashkimin e gjithë diasporës shqiptare të Amerikës pa dallim feje e ideje, nën drejtimin e Federatës “Vatra”. 28 Prilli 1912-es hyri në histori si dita e themelimit të Federatës “Vatra” dhe më 13 Qershor 1912 ajo njihet zyrtarisht nga Institucionet ligjore të Amerikës. Dhe më pas përgjatë një shekulli Federata Pan Shqiptare Vatra do të bëhej simbol frymëzimi për më shumë punë, përkushtim, mëncuri dhe integritet, do të krijonte degët e saj në shumë shtete e qytete të Amerikës ku jetonin e punonin shqiptarët e cila vazhdon traditen ne hapjen e degeve te saj ne tere Amerikes multikulturore, ku ka komunitet shqiptar.Themelimi i Federatës Pan Shqiptare Vatra, e cila u bë qendër e fuqishme me kredebilitet të cmuar, e njohur ligjërisht nga administrata amerikane e kohës, ndërkombëtarisht, me propagandë e ndihma pakursim, si edhe me vullnetarë në mbrojtje të një Shqipërie të lirë dhe për t’u bërë e denjë midis popujve të tjerë të Europës.
Sot më shumë se kurrë ne kete Kuvend te Shqiptarise, janë për të vlerësuar përpjekjet dinjitoze, përkushtimi atdhetar, patriotik e historik në mbrojtje të vlerave kombëtare dhe identitetit shqiptar. Eruditi Faik Konica dhe Noli ynë i Madh,duke patur mbështetjen e fuqishme intelektuale dhe mëndjendritur të patriotëve të vjetër, të njerësve të penës e të dijes, shënuan kthesën e parë historike të Rilindjes Kombëtare, në dekadën e dytë të shekullit të 20-të e pikërisht më 28 prill 1912 –themelimin e Federatës Pan Shqiptare VATRA-që do të përbënte përfaqësimin më të fuqishëm e më interesant të diasporës shqiptare, jo vetëm për ndjenjat atdhetare e kombëtare, por do të hidhte bazat e unifikimit të vlerave tona kombëtare dhe identitetit shqiptar, për zhvillimin ekonomik e kulturor, do të hidhte dritën e parë jeshile që do të luante rolin historik e kombëtar edhe për lirinë e pavarësinë e atdheut.Sot më shumë se kurrë ne kete Kuvend te Shqiptarise, janë për të vlerësuar përpjekjet dinjitoze, përkushtimi atdhetar, patriotik e historic i Kryesise Se Vatres nder vite deri ne ditet e sotme, ne kete salle, ku ne sot po shprehim ndjenjat tona te atdhedashurise e shqiptarise. Vlerësimi i veprës së tyre i rikujton sot Diasporës Shqiptare në SHBA-ës, gjithë shqiptarëve kudo që janë se liria, përparimi e demokracia që e dëshirojmë për atdheun tonë vjen vetëm nëpërmjet mobilizimit dhe përkushtimit shpirtëror, kulturor, patriotik e material, jashtë interesave personale vetëm me idealin patriotik sic vepruan vatranët dhe të burrave dhe grave të mëncur patriotë e atdhetarë që mbështetën fuqishëm shpirtërisht e materialisht pa kurrfarë përfitimi personal, kauzën e shenjtë të integritetit të identetit tone shqiptar në këtë tokë të mundësisë e multikulturore, krahas kulturave të tjera respektues të ligjeve dhe vendeve ku ata jetojnë e punojnë -duke e ruajtur Vatrën-cerdhe te patriotizmit, atdhedashurise dhe shqiptarise.Ishte Vatra dhe Dielli ne Amerike, dhe me pas vatranet pasardhes, shume patriote te tjere shqiptaro -amerikane qe luajten nje rol mjaft te rendesishem ,ne rivendosjen e marredhenjeve diplomatike te Shqiperise dhe SHBA-se.Marredhenjet shqiptaro -amerikane themelet e te cilave jane qe me Nolin e madh,jane deshmitar i gjalle,i kontributit,nxitjes,influencimit,dhe berjes realitet te asaj ngjarje shume te rendesishme ,nga shume e shume gra te mencura shqiptaro -amerikane ,te Bostonit dhe Worcester-it(Uster) ,dhe te kontributit te madh qe ka dhene ,komuniteti shqiptaro -amerikan i Masachuset-it,ashtu si edhe gjithe shqiptaret ne New York,Detroit,New Jersy-i,ne informimin e luften per te ftuar opinion publik dhe ate zyrtar amerikan ne favor te ceshtjes se lirise se Kosoves,e ne mbeshtetje te luftes clirimtare ne Kosoves. Dhe kjo enderr historike e be realitet gjashte vjet me pare, me konsolidimin e shtetit të pavarur shqiptar – qe mori formën e një momenti të rëndësishëm historik me bashkëpunimin dhe rakordimin e patriotëve shqiptarë, inteligjences dhe politikaneve kosovarebrenda e jashtë trojeve etnike dhe hapën kështu perspektivën e fitores të PAQES, LIRISË dhe të PAVARËSISË së Kosovës, më 17 shkurt 2008. Eshte po Vatra me pas edhe sot qe vazhdon e nuk ndalet e ngre dhe bashkon zerin e fuqishem demokratik ne favor te Ceshtjes te Camerise dhe te drejtave te shqiptareve ne Mal te Zi e kudo ne trojet etnike dardane shqiptare.
Më dt. 13 Prill 2014, mes enthusiazmit, optimizmit dhe idealizmit patriotik e atdhetar, komuniteti shqiptaro-amerikan i Hartfordit Connecticut, me madhështinë e shqiptarisë e krenarisë kombëtare, bëri realitet hapjen e Degës -Vatra, në Hartford, qytet i njohur në tërë Amerikën si “qyteti simbol i Parqeve, i luleve dhe hortikulturës” dhe shteti i themelimit të Kushtetutës Amerikane.Në atë ditë e datë historike, për komunitetin shqiptaro-amerikan, na nderuan me prezencën dhe mbështetjen e tyre, personalitete të nderuara e të respektuara në Diasporë, Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA “ me bashkëshorten dhe vajzën e tij, dr. Gjon Bucaj, dhe z. Adriatik Spahiu, Kryetari i Degës Vatra, Florida, me pas edhe Nen/kryetari i Vatres z.Agim Rexhaj, personalitete dhe aktivistë të shquar të çështjes kombëtare, të cilët kanë një kontribut të jashtëzakonshëm, intelektual, erudite dhe atdhetar, në përjetësimin e punës dhe kontributit të shquar të atyre që themeluan “ Vatra”-ën, dhe “ Dielli”, në Amerikë. Celem degën VATRA, në komunitetin tonë –Hartford CT-duke bërë keshtu realitet ëndrrën disa vjecare te vatranëve pasardhës te vjeter e të rinj, sikunder edhe ata që do të lindin dhe do të ecin në gjurmët e vatranëve të vjetër, e të parëve të tyre, që të unifikojnë, jo vetëm vlerat e vërteta të kombit, traditat tona patriotike e atdhetare, idealizmin në realizimin dhe ëndrrën e të gjitha kohërave, por edhe për një komb demokratik e drejtësi, të denjë për të qenë pjesë e botës së qyteteruar.
Ju faleminderit!
*Kumtesë e mbajtur më 14 Qershor 2014-ë, në Kuvendin e Federatës PanShqiptare “Vatra”me rastin e 102 vjetorit të themelimit të saj.

Raimonda MOISIU
Qershor 2014

Filed Under: Vatra Tagged With: ne Amerike, Raimonda Moisiu, Vatra e Dielli i Shqipërisë

LUFTA KUNDER DHUNES NDAJ GRUAS, SFIDE E SHOQERISE DEMOKRATIKE

June 13, 2014 by dgreca

Opinion nga Raimonda MOISIU/
(Në Ditën Ndërkombëtare të Dhunës ndaj Gruas)/
Sfidat dhe në të njëjtën kohë potencialet e burimeve dhe marrëdhënieve njerëzore më të rëndësishme të jetës social-ekonomike –politike të një shoqërie demokratike kanë të bëjnë me statusin e grave, identifikimin e zbrazëtirave aktuale sociale, qytetare e intelektuale, si edhe mundësitë e mundshme në promovimin dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën e përditshme, promovimin e barazisë gjinore, vëmendjen e duhur dhe mendimin e maturuar të shoqërisë civile me të gjitha atributet njerëzore e intelektuale. Promovimi i statusit human, qytetar, intelektual e njerëzor i grave ka një domethënie të rëndësishme për vetë vlerat dhe integritetin që gratë shqiptare kanë e duhet të zënë në shoqërinë demokratike. Dhuna ndaj grave është padyshim një nga pengesat më të mëdha, e cila parasëgjithash duhet të përballet me një shoqëri demokratike që paraqet themelet e zhvillimit të saj në parimet e lirisë, barazisë dhe sigurinë e qytetarëve të saj. Dhuna ndaj grave është forma më diskriminuese dhe shkelje e të drejtave të saj njerëzore. Dhuna ndaj tyre shkakton mjerim të pallogaritur, shkurton jetën dhe gra të panumërta që i gërryen dhimbja, ankthi, nën kërcënim e frikë për jetën e tyre, fëmijëve e të familjes. Dominanca e dhunës mashkullore dëmton familjet në të gjitha brezat, mjeron e varfëron komunitetin dhe përforcon forma të tjera të dhunës në shoqëri, kufizon rritjen ekonomike dhe minon zhvillimin. Shtrirja dhe shkalla e dhunës ndaj grave janë pasqyrimi i diskriminimit që gratë e vajzat shqiptare vazhdojnë të përballen. Shembuj të shumtë dhune patëm vitin që kaloi,-biles nga më të tmerrshmet. Madje, gjerësisht një pjesë e shoqërisë mendon se gratë janë pronë e burrit dhe për këtë arsye ai mund të bëjë me të cfarë të dojë, kur të dojë e si të dojë, dhe i njohin të drejtën burrit për të ndëshkuar, biles, edhe ta vrasë gruan e tij nëse ai konstaton se ajo nuk bindet apo ka shkelur kurorën. Kjo lloj situate nuk mund të tolerohet më kurrsesi. Dhe për këtë arsye duhet të organizohen fushata që synojnë luftën kundër dhunës ndaj grave të cilat janë prekur në mënyrën më mizore. Unë kam parë protesta të grave të shtresave e racave të ndryshme këtu në USA, me sytë e tyre të nxirë, më fytyrat e tyre të mavijosura nga keqtrajtimi deri në rrahje makabre, foto me varre të mbuluar nga lulet apo edhe me trupin me shënjat e djegura nga cigaret dhe të sfilitur nga përdhunimi. Qëllimi i kësaj forme të protestuari është jo vetëm për të treguar keqtrajtimin e dhunën ndaj grave, por edhe që të sensibilizojë shoqërinë për ekzistencën e kësaj sfide serioze, ndikimin e rritjes të vetëdijes qytetare dhe intelektuale, ndërgjegjësimin e problemit e kështu me radhë. Gra që sfidojnë në emër të Jetës e Njerëzores. Eksperiencat dhe përvojat e tyre janë inkurajuese për të kapërxyer pengesat dhe për të zbuluar se gjithcka është e mundur të arrihet e realizohet me mund e sakrifica, sfida që reflektojnë besimin në forcën e mëncurisë dhe shpirtit njerëzor të grave e vajzave, jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për të ndryshuar jetën e tyre, – mesazhi që ato i dërgojnë botës e shoqërisë cdo ditë. Kjo duhet të jetë në qendër të shoqërisë. Çdo gjë është mëse e vërtetë, madje realiteti është shumë më i madh më ngjethës e i trishtuar, se sa duket, por është koha për të ndaluar dhe reflektuar. Sot shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm ndaj objektivave të realitetit dhe për madhësinë e tyre, e dinë se ky është një problem serioz, por shumë gra sot janë ende viktima të raportit mes frikës dhe pasigurisë, se cfarë do të ndodhë më pas, si do të ngryset dita e gdhihet nata, çfarë do të ndodhë me fëmijët e tyre, se si do të ndihen, ku ato do të vazhdojnë të jenë të dyzuara me abuzuesin e tyre, ta falin apo jo, pa dashje apo me dashje, për të kuptuar apo jo. Gratë, këto viktima të dhunës e dinë fare mirë se çfarë i pret, por ato nuk mund të arrijnë të perceptojnë se çfarë mund të ndodhë, kur ato të marrin vendimin për të ndryshuar. Jemi të mendimit se dhuna ndaj grave në “vëndin e shqiponjave” është masiv, i përditëshëm, shumë fytyrësh, nga format më të zakonëshme dhe më të rëndat të dhunës ;që nga dhuna ndaj bashkëshortes, partneres, të trafikimit, prostitucionit të detyruar, shfrytëzimi i punës së tyre, përdhunimi, robërimi i grave e vajzave për të shlyer borxhet, dhuna fizike e seksuale ndaj prostitutave, abortet selektive, vrasja e foshnjave, nga keqbërës të mundëshëm, duke përfshirë bashkëshortët, partnerët, anëtarët e familjes, fqinjët, dhe njerëzit në pozita të pushtetit dhe ndikimit. Kjo dhunë është një amebë shumëkokëshe, sic është ta zemë mungesa e kulturës, e prezencës së letërsisë e poezisë. Për të qënë më të sinqertë ;Dhuna më e egër në vendin tonë është dhuna ndaj grave. Shumë meshkuj nuk e kuptojnë se qëndrimi i tyre i prapambetur e injorant ndaj grave mbjell urrejtjen, përbuzje e nënshtrim. A e keni vënë re se kur kapet në “flagrancë” një “prostitutë” nga policia, te kronika e zezë, shënohet me gërma sa më të mëdha e poshtëruese emri i femrës së gjorë e të mjerë, që ka nxjerrë trupin e saj në shitje, a thua se ka ndodhur cudia e padëgjuar ndonjëherë ;ajo ka bërë seks me mbitokësorët!!!! Ajo nuk i ka detyruar ata meshkuj që policia u ruan “nderin”, duke mos ia u përmendur emrin, por dhuna sociale, mjerimi, varfëria, kushtet ekonomike, kanë detyruar femrën e shkretë të shtrihen në krevatin e saj, kundrejt parave, të shfryjnë epshet e pjesës së tyre shtazore. Vendet me demokraci të zhvilluar dhe shoqëri përkatësisht të shëndosha demokratike janë duke i dhënë më shumë të drejta civile grave, duke i trajtuar ato të barabarta me burrat. Gratë shqiptare, të cilat kanë arritur të krijojnë staturën e tyre intelektuale dhe profesionale, një farë shëndrritje të jetës e karrierës së tyre, në jetën social-ekonomike dhe politike, qeveri, art, kulturë dhe media janë bërë jo pak të njohura tashmë në shoqërinë tonë. Është një risi jo e pranuar, por domosdoshmëri për të jetuar shkëlqimin e përditëshëm dhe siguruar të ardhmen e vetes e të fëmijëve. Në një ndryshim të shpejtë dhe rritjes së problemeve sociale, në dukje, kjo mjaftueshmëri nuk ka kuptim të qartë publik, i ndryshëm nga realitet e ashpra të grave dhe vajzave të tjera që jetojnë në këtë vend. Mjaftueshmëri vetjake e tyre është tejet kritike. Shpresat dhe aspiratat, pjesët e pranuara të jetës, janë të kufizura, ndërsa standartet e sotme flasin për më shumë vështirësi në luajtjen e roleve të gruas, nënës, të karrierës dhe përvoja e femrës është shumë më e gjerë në përgjithësi. Familja është interes, jo e interesit. Vlerat e familjes janë thelbësore për qënie morale dhe gratë në karrierë ndikojnë në gjeneratat e ardhëshme. Ky hap përpara në pavarësinë e grave erdhi në rritje por edhe nën kontrollin e tyre. Gratë shqiptare sot ende përballen me diskriminimin në formë të pabarazisë të të ardhurave, nocionin e profesionalizmit si femra, dhe fusha e ‘lojës” nuk është e të njëjtit nivel, por vemë re se paragjykimet gjinore janë institucionalizuar. Mirëpo lind pyetja dhe dilema?? Cfarë po ndodh me gratë e thjeshta punëtore apo shtëpiake që punojnë për familjet e fëmijët e tyre, rolet e tyre në familje e shoqëri, pështjellimi shpirtëror, përcmimi mashkullor, dhuna psikollogjike dhe fizike, që ushtrohet ndaj tyre, mes ndjenjës së nënshtrimit epshor seksual, shfrytëzimit seksual, turpit, të fajëshmes e të pafajshmes, rrahjes, masakrimit vrasës të tyre, së pari nga bashkëshortët dhe meshkujt e tjerë në familje e të jetës së tyre, dhe më pas nga dhuna shoqërore jashtë mureve të shtëpisë që riprodhohet në forma të ndryshme nga vetë qëndrimi maskilist i disa femrave në karrierë. Sado pushtet tu japë karriera kësaj kategorie, ato duhet të mbrojnë pikësëpari -vlerat femërore dhe të familjes. Natyrisht shoqëria civile shqiptare, shoqatat e grave, duhet të jenë gjithmonë aktive, të vazhdojnë të ushtrojnë ndikimin e tyre, të hyjnë në një fazë të re, të cilat të ofrojnë një pamje të ndryshme të këtij problemi social, që ende ndikon në një numër të madh të grave. Të bëjnë të njohur realitetin e ashpër, abuzimin fizik e mendor që ka kohë që ushtrohet vazhdimisht ndaj grave, për faktin e thjeshtë për të ankoruar vlerat patriarkale që përcaktojnë një marrëdhënie historikisht të pabarabartë të pushtetit mes burrave dhe grave, që ende ekzistojnë edhe sot në shekullin e 21-të. Të sensibilozojnë realitetin, të takohen me viktimat e dhunuara të krimit, të ofrojnë një perspektivë të re, qendra për kujdesin mendor e fizik të tyre, për t’i bërë ato të vetëdijshme për të ndryshuar jetën, në të mirë të vetes, fëmijëve dhe familjes. Shoqëria civile duhet të përcjellë mesazhin e rëndësishëm që ndryshimi është i mundur dhe se ende ka shpresë për ta sfiduar atë mizoren –Dhunë! Shoqëria para se të intensifikojë shkakun e dhunës dhe shkaqet e kriminalitetit, duhet të thyejë heshtjen, që të jetë më mirë e në gjendje për të parandaluar dhunën që në fillesën e saj, ose të paktën të jetë në pozicionin për ta ndëshkuar atë, me identifikimin e autorëve të dhunshëm, trajtimin e rehabilitimin e tyre nëpërmjet disiplinave akademike, duke përfshirë antropologji, biologji, kriminologji, psikiatri, punë sociale, dhe sociologji –teori të veçanta këto, që shpjegojnë më së miri fillimin dhe insistimin e sjelljeve të dhunshme. Në anën tjetër të spektrit të dhunës e krimit qëndrojnë “krenare” variablat si varfëria, pabarazia sociale, dhuna fizike, sociale e morale, diskriminimi dhe inferioriteti maskilist, injoranca dhe mosarsimimi, papunësia, imoraliteti, etj. Dhuna kundër grave nuk është as e pandryshueshme as e pashmangshme, mund të reduktohet me vullnet politik, social qytetar, intelektual, dhe burimet e nevojshme. Shoqëria të mos heshtë, por të identifikojë mënyrat për të mbyllur hendekun e kësaj heshtje e plage, mes detyrimeve morale, sociale, shtetërore, të drejtës për të qenë të lirë në një botë të lirë, ta sjellë në vëmendjen e publikut, të shoqatave të grave (jo qeveritare). Shteti të marrë përgjegjësitë e veta sipas normave dhe standardeve, me instrumentet politike të zbatimit, sensibilizimit dhe përpjekjet për të çrrënjosur dhunën kundër grave dhe krimin, duke e bërë prioritet kryesor e të rëndësishëm në nivel kombëtar. Ndërsa koha kalon, dita – ditës shikojmë një realitet të ri të krimit, një botë ku po lulëzon agresiviteti, urrejtja, hakmarrja, dhuna fizike, sociale, morale, dhuna mashkullore e shpeshtë dhe e pandalshme ndaj grave e vajzave, si përgjigje ndaj frustrimeve dhe anktheve, që mbushin jetën mes të përditshmes njerëzore. Në vend që ne duhet të kërkojmë arsyet e këtij realiteti të dhimbshme e të mjerë, në vend që të shqyrtojmë degradimin e dhunshëm të personave që janë pjesë e shoqërisë, përballemi me heshtjen e kësaj shoqërie, heshtje që nxit akoma më shumë dhunën. Heshtja ndaj këtij realiteti të trishtë e “të ftohtë” po ndrydh standardet e mirësjelljes, po kontribuon në mungesën e respektit për shenjtërinë e jetës njerëzore në të gjitha kushtet dhe fazat e saj. Si rezultat i heshtjes të shoqërisë, jeta e grave dhe vajzave të reja është bërë tejet dramatike. Para së gjithash unë sinqerisht dyshoj se burrat abuzivë e vrasës që ushtrojnë dhunë ndaj grave, të cilat përjetojnë forcën fizike të dominancës mashkullore, duke i rrahur e vrarë ato, janë “ekspertë” në të paturit e nevojave dhe plotësimin e tyre, që nënkupton; se ata janë edhe më vetë-tolerues, por që është tejet e rrezikshme, sepse kjo lloj race burrash kanë një problem të madh me veten, ata janë aq tepër egoistë, janë të dhunshëm në marrëdhëniet seksuale, privilegjin mashkull, abuzimin me alkoolin e lëndëve narkotike, stereotipe negative këto, që sjellin mungesë ndjeshmërie për viktimat e tyre. Dhuna ndaj grave nuk është rezultat i akteve individuale të rastit, sjelljes se pahijshme dhe brutale, por më tepër ajo është e rrënjosur thellë në marrëdhëniet strukturore të pabarazisë, anekdotike që konsiderohet kulturore ndërmjet grave dhe burrave, por e pranueshme në mungesë të standardeve të duhura për të drejtat e njeriut. Dhuna ndaj grave është fenomeni më i përhapur në të gjithë nivelet social-ekonomike të shoqërisë. Andaj në këto ditë ndërkombëtare të dhunës ndaj gruas le të bashkohemi të gjitha së bashku në forma e mënyra të ndryshme të japin kontributin tonë intelektual,qytetar, mendor e fizik, për të mbrojtur të drejtat tona, për ti thënë botës mashkullore dhe shoqërisë ndalni dhunën ndaj neve, mos na vrisni, se duke na vrarë ne- po vrisni vazhdimësinë e jetës, simbolin e paqes shpirtërore e njerëzore. Gratë e dhunuara psikollogjikisht dhe fizikisht, kanë nevojë për mbështetjen, përkrahjen dhe mobilizimin, për të krijuar marrëdhëniet me publikun, për të treguar rëndësinë e vlerave morale e familjare të tyre, të kombit, në edukimin, arësimimin, pjekurinë e mendimit, veprimit e sjelljes, entusiazmit e optimizmit, për t’ia arritur qëllimit në mënyrë serioze dhe pjesëmmarjen e tyre aktive në jetën social-ekonomike të vendit, në mënyrë praktike. Është e nevojshme dhe domosdoshmëri për të identifikuar, për të mbështetur, dhe për të përforcuar nismat civile, kombëtare e lokale që favorizojnë praninë dhe rolin e kërkesat e grave, pjesëmarrjen e tyre në jetën social-ekonomike-politike –kulturore, të zbutim shpirtrat, të ulim dorën që ngrihet ndaj grave, familjes, të kthjellojmë mendjen e të ruajmë vlerat e familjes e të shmangim anomalitetet, se vetëm kështu do të transformojmë shoqërinë. Dashuroni karakterin dhe idealin e saj njerëzor për jetën. Gruaja simbol i ardhmërisë, gruaja mban çelësin e “portës” së jetës, i rigjenerimit të brezave, gruaja shpresa e botës, natyra, imazhi, virtytet e tributet, kontributi i saj i çmuar, – janë sfidat dhe potenciali i saj njerëzor, vlera të shëndetshme e të mençura për familjen dhe shoqërinë.
Raimonda MOISIU
HARTFORD CT USA
Qershor 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: kunder grave, ndaj dhunes, Raimonda Moisiu, sfida

Kali i Princeshës …

May 24, 2014 by dgreca

nga Raimonda MOISIU*
Vasha kishte hipur mbi pelën e bardhë, që ajo e thërriste me përkëdheli Dorinë. Pelën nazemadhe e ndiqte nga pas, Dori, kali I kuqërremtë. Ecnin përgjatë luginës, që gjarpëronte poshtë shkëmbit të thepisur e mbante mbi shpatulla kalanë me muret e trasha të saj me një gri të trishtë.
Nga fundi i luginës, aty në thepisjen e majës së malit në të majtë të kullave hijerënda, ku rruga zbriste poshtë për nga varrezat e të parëve, syri i kapi një malësor që tërhiqte kalin e ngarkuar me dengje kashte. Goditi pelën paksa me thembër për të ecur më shpejt. Ishte një ditë e thatë me ngrica e me diell. Thëllimi I ftohtë I atij dimri të priste fytyrën si brisk. Në kreshtat e majëmaleve kishte shumë dëborë dhe temperaturat ishin të ulëta dhe bezja e kaltër qiellore mbulonte ato. Uji I luginës kishte ngrirë vënde-vënde. Qetësinë e prishte troku I Dorinës dhe Dorit së bashku me goditjet e sqepit të qukapikut në trungjet e pemëve. Herë pas here dëgjohej kënga e laraskave dhe përplasja e krahëve të zogjve dimërakë teksa shkëputeshin nga degët e pemëve të zhveshura. Dalloheshin ende gjurmët e kafshëve në dheun e përzjerë me borën e ngrirë. Verën e kaluar shumë prej të rinjve I ishin bashkuar ushtrisë në kështjellë dhe për kuajt e punët e përditëshme kujdeseshin vashat të ndihmuara nga burrat disi të moshuar. Vasha iu afrua malësorit. Ai I buzëqeshi dhe I tha:
-Tungjatjeta! Ditë e ftohtë sot!
-Tungjatjeta, po është ftohtë, -iu përgjigj ajo duke I kthyer përshëndetjen. Vasha zbriti nga pela. Kishte veshur xhubletën e rëndë prej leshi kuq e zi, bluzën me pala të zbukuruar nga shpatullat me thekë të kuq leshi dhe tirqet prej shajaku të bardhë me shirit theke të zezë anash. Belin ia shtrëngonte rripi I kallajisur dhe mbi kokë kishte kësulen e zezë të zbukuruar me fije argjendi. Poshtë saj vareshin gërshetat e zeza ku aty këtu dalloje ndonjë zbukurim prej kocke. Lëkurën e fytyrës e kishte të bardhë, ku shquheshin dy sy të bukur, të thellë e turbullues si të sfinksit. Vështronte drejt e hijerëndë muret e rrumbullakët e këndorë të kështjellës. Në pjesën e lartme të saj ishte kulla e Kastriotajve. Ndërsa më pas vinin kullat e tjera ku banonin malësorët e tjerë. Frëngjitë e tyre shikonin në jug të luginës, drejt kalasë së Petrelës dhe kryqëzimit të rrugëve. Ndër këmbët e kalasë ishte një kullë jo shumë e madhe.. Vasha hodhi sytë aty dhe dalloi oxhakun që tymoste. Malësori e pikasi mendimin e saj e I tha:
-Është kulla ime! Hajde të lidhim kuajt aty! -duke bërë me dorë për andej. -Merr një të ngrohtë!
Kthehu kokën. I buzëqeshi përsëri malësorit dhe duke tërhequr pelën bëri përnga kulla e tij. Kur iu afrua asaj, te dera pa një grua të bukur. Dalloi stolitë që zbukuronin fustanellën e saj dhe përparësja e kuqe qëndisur me fije të bardha I rrethonte belin.Gruaja me vështrimin e saj të mprehtë u gëlltit dhe me të shpejtë fshiu duart në përparëse. Malësori si morri Dorinën dhe Dorin, shkoi mbrapa kullës, të lidhte kuajt.
-Nuk duhet t’I rrahë thëllimi I ftohtë,- I tha vetes.
Vasha hoqi dorezat e leshta, I ngjeshi në rrip dhe iu afrua kasolles. Te dera ishte qeni. Ai filloi tu binte erë cizmeve të lëkurës deri te gjunjët e saj. Vasha e përkëdheli në kokë dhe hyri brenda në kullë. Në krye të saj ishte vatra e zjarrit. Dy kërcunj dushkaje digjeshin në të. Rrotull ishin poste të bardha prej lëkurë dashi. Si hoqi cizmet, eci mbi qilimin e butë prej leshi dhe u ul pranë vatrës. Në anë të saj, zhytur në hirin e nxehtë ishte vorbulla që nxirrte avull. Dëgjoheshin tingujt lëvizës të kapakut nga fërshëllima e lehtë që dilte prej saj. Era e këndshme e qepës përzierë me atë të fasuleve i ngacmoi urinë. Një tavolinë pishe e gdhendur vetë ishte në mes të dhomës dhe disa enë bakri mbi të. Në muret vareshin pishtarët, trasta të ildisura me shqiponjën apo muret këndorë të kështjellva, përkrenarja dhe shpata e burrit të shtëpisë. Vasha hoqi kësulën nga koka. Me dorën tjetër shtriu gërshetat mbi gjoks. Treti vështrimin nga frëngjija e kullës, prej sëcilës hynte pakëz dritë. Që prej aty dukej maja e zbardhur e kodrinës nga bora. Gruaja duke mbajtur në dorë kupën prej balte me caj iu afrua vashës.
-Mos u merakos, Pali do të kujdeset për kuajtë. Pije këtë, të ngrohesh! Është caj mali!- I tha ajo duke I buzëqeshur, ndërsa Ia zgjati atë. Mirësia e saj e ngrohu vashën.
-Po e kujt je moj vashë?- e pyeti malësorja.
-Jam e bija e Gjon Kastriotit-, iu përgjigj vasha duke e vështruar tinëz në ata sytë e saj të zinj e të qeshur.
-Por si të quajnë moj bijë?
-Mamica, Mamica,- iu përgjigj përsëri ajo me fytyrën që vetëm I qeshte.
Gruaja ngriti qerpikët e gjatë e me buzën në gaz vazhdonte ti mbante sytë ngulur në ata të vashës:
-Po, ti thuaj moj bijë që je Princesha e Kastriotëve, ajo që je fejuar me Princin e Muzakajve,- Muzakë Topiajn.
-Po po, ajo jam,- iu përgjigj vasha me kupën e cajit që po I dridhej në dorë nga emocioni. Kur Pali hyri në kasolle, si mbushi një kupë me caj të ngrohtë, me qetësi u ul edhe ai pranë vatrës.
-Imzot, – iu drejtua gruaja të shoqit,-e di kë kemi mysafire sot??!! Mamicën, Mamicën, motrën e vogël të Prijësit, Princeshën e Kastriotajve! Pali vendosi ngadalë filxhanin në tabakanë e bakërtë para tij, pa ia prerë fjalën të shoqes. Ngriti kokën dhe kryqëzuan vështrimet, e cila atë cast sapo kishte mbaruar së foluri. Në pritje të dinte përshtypjen e fjalëve të saj, ajo u zbrazi përsëri caj të ngrohtë, të dyve. Pali vazhdoi të tregonte interes për Dorinën dhe Dorin e Princeshës.
-Kuajve iu dhashë për të ngrënë dhe ujë gjithashtu,- iu drejtua Mamicës.
-Faleminderës, or mik, – I tha vasha.
Mamica pat ndihmuar atin e saj që kur ishte pesëmbëdhjetë vjece, në rritjen dhe kujdesin e kuajve. Në pak javë ajo mundi të merrte kuajt vetë. Mes tyre ajo pati zgjedhur Dorinën, pelën bardhoshe, të bukur, nazemadhe dhe e përkëdhelur. Dhe që prej asaj dite nuk ishin ndarë as edhe një herë të vetme. Dorinë ishte disa vjecare.. Kur Mamica u fejua me Princ Muzakën, I vëllai Gjergji I bëri dhuratë Dorin, kalin e tij të parë. Kështuqë, tashmë ajo kujdesej për të dy sipas mënyrës e dëshirës së saj. U dëgjua një klithmë e cuditshme, Princesha u habit dhe pyeti Palin se cfarë ishte kjo kilthmë. Ishtë një shpend që kishte zbritur mbi pullazin e kullës. Pali me pak fjalë filloi t’I tregojë gojëdhënën për një vashë që dikur jetonte vetëm me vëllain e saj. Cdo ditë ai dilte herët nga shtëpija dhe kthehej në mbrëmje. Ishin shumë të varfër e shkonte punonte poshtë e lart për të siguruar bukën e gojës. Por një natë ai nuk u kthye. Motër zeza priti, por ia nuk u kthye as natën e dytë e të tretën. Në lutjen e mbrëmjes, e motra iu lut virgjëreshës ta kthente në zog, që të mos e njihte njeri, të fluturonte e të gjente vëllain e vetëm. Dhe lutja e saj u plotësua…..”
Sytë e Princeshës lotuan. U krijua një situatë e nderë në dhomë. Asnjëri prej të treve nuk foli për disa caste. Por, gruaja e shtëpisë me një vështrim të shkurtër, duke buzëqeshur theu heshtjen:
-A doni edhe pak caj? Kur e kini dasmën ?- e pyeti ajo Mamicën. Zëri I saj kumboi, duke thënë ca fraza të shkëputura nga njëra –tjetra. Mamica mundohej të kapte fillin e atyre pyetjeve pas trishtimit që e kishte kapur nga historia e vajzës. Zgjati kupën drejt saj për caj. Mamica buzëqeshi papritur. U cua në këmbë.
-Dasmën e kemi në fund të pranverës,-I tha ajo. Ishte mëse e sigurtë që kishte gjetur miq shumë të mirë e të dashur. Në qoshen e djathtë të dhomës pa vegjën. Iu afrua dhe po lëmonte qilimin që malësorja endëte e po thurte në të. Iu kujtua nëna, e cila po bëntë të njëjtën gjë për pajën e saj. Përfytyroi Palin dhe gruan e tij në dasmën e saj. Kishte kaluar më shumë se një orë që ishte në shtëpinë e tyre. Doli jashtë kasolles. Përpara saj ishte Pali me Dorinën dhe Dorin. Shaloi pelën, I përshëndeti të dy dhe mori rrugën që të conte drejt kalasë. Ndjente vështrimin e tyre nga pas, por herë pas here kthente kokën e vështronte Dorinën dhe Dorin. Kur po I ngjiteshin të përpjetës së malit, ajo fillo të fliste me Dorin, me zë të ngrohtë e të qetë, duke I thënë cdo gjë që ata do të bënin sëbashku në ditët e javët e ardhshme. Në hyrje të kalasë zbriti nga pela. Qëndroi në mes të Dorinës dhe Dorit, duke vështruar tutje, në thellësi, pamjen e bukur në pjesën jugore të luginës, dy kullat e kalasë së Muzakajve, kodrat e malet përreth saj. Lëmonte kuajt e buzagaz përfytyronte të fejuarin, -Muzakë Topiajn, teksa shëtiste nëpër kalanë e tij. Ishte pothuajse fundi I dimrit. Së shpejti vinte pranvera dhe pak muaj e ndanin nga dasma. Iu kujtua hera e fundit kur ai erdhi në kështjellë. Vuri ballin lehtas në shalën e pelës për të fshehur buzëqeshjen, sikur ishte akoma si dikur e ndrojtur kur ishin bashkë. Ja aty patën qënë herën e kaluar, kur ai ia morri duart, ajo iu afrua, mbështeti kokën në gjoksin e tij dhe mezi priste ta puthte. Ai e puthi…
Lëmoi buzët me gishtat e saj. Kësaj here ishte ajo që e dëshironte aq shumë…..
*******

Princesha ishte ulur në shkallaret e pjesës së pasme të Kullës së Sahatit dhe vështronte në drejtim të verilindjes. Kulla e Sahatit ishte pika strategjike e Kalasë së Krujës nga ku mund të vrojtoje fare lehtë Kalanë e Prezës.
“Cfarë po bën Imzot tani?- i bëri pyetjen vetes gjithmonë me vështrimin andej. Por nuk mundi të fshihte buzëqeshjen rrëzëlluese ndër buzë. Mamica Kastrioti ishte një vashë e bukur me brishtësinë e bukurinë e tipareve të fytyrës. Kishte sy të bukur, në kafe të ndritshëme dhe buzët e kuqe si qershi, dukej si ato zanat e përrallave që dalin në ëndërrat e gjumit të thellë në mjergullat mëngjesore. Me vete mbante shtambën për të mbushur ujë te burimi poshtë kullës. Nguli sytë në kreshtën e blertë të kodrës dhe vështronte muret gri të kështjellës së Principatës së Topiajve. Ato ishin mbuluar nga një tis i verdhë që zbukuronte horizontin dhe dukej sikur bozhuret po celinin burbuqet e para nga rrezet e ngrohta, të përflakta e bujare të diellit. Edhe pak ditë e ndanin dhe do të hynte aty, nuse e veshur me duvak. Drithma i kaluan në trup, jo sepse ishte mëngjes i freskët, por ishte dicka tjetër;ngrohtësia e lulekuqeve që kuqëlonin nëpër gurët anësorë të kullës, me aromën e borzilokëve, manushaqeve dhe lulemineve. Mornica i përshkuan lëkurën dhe dashuria lodronte në sytë e saj teksa përfytonte Princin dhe veten e saj në atë kështjellë. U ul midis Dorinës dhe Dorit që nuk i ndante kurrë nga vetja. Ndjehu krahët e supet t’i ngroheshin, mbështetur tek ata. Iu bë sikur kishte krahë të fluturonte deri lart në qiell për të shkuar vetëm për një moment, të shihte cfarë bënte në këtë cast, Princ Muzaka. Kapsalliti sytë. Ledhatonte njëherë Dorinën, njëherë Dorin. Kafshët sikur ta ndjenin padurimin dhe vetminë e saj, secili i përkëdhelej në shpatullat. Teksa ledhatonte Dorinën me dorën e majtë ndali sytë te unaza prej kocke fildishi zbukuruar me kurorën e hollë thurrur me fije të thata bari dhe lëkure në gishtin tregues të unazës, që sipas të parëve thuhej se ishte gishti që kishte lidhje direkt me zemrën. Mbështeti dorën në zemër. Lëviste gishtat sipas ritmit të rrahjeve. Në pjerrësinë e kodrinës dalloi delet që po kullosinin. Në heshtje fliste me bimësinë e harlisur, lulet, kafshët që së bashku me zogjtë krijonin harmoninë magjepse të një peisazhi baritor nëpër tërë atë kodrinë të virgjër, prej nga dukej pjesa më e madhe e këshjellave drejt luginës së Erzenit, kodrave me ullinj dhe maleve përreth. E zhytur thellë në magjepsjen e lindjes së diellit dhe nuancave të qiellit mbi kalanë e Topiajve, kishte përballë vetes horizontin e lumturisë shpirtërore. Zëri i butë dhe i ngrohtë i së ëmës e përmëndi:
-Mamica, kanë ardhur zanat për ritualet e dasmës! Mamica edhe pse ishte e përhumbur iu afrua së ëmës. Përqafoi atë dhe prekte fytyrën e saj, mollëzat e faqeve, sytë. Princesha e vogël ishte kopje e Princeshës mëmë. Kishin të njëjtën ngjyrë të flokëve dhe syve. Dalloi brezin parësor të thinjave të dala nga shamia e kokës. I ledhatoi ato, rrudhat rreth syve dhe në lëkurën e buzëve.
– Sa e bukur është !- foli me veten e saj.
Ashtu të përqafuara ëmë e bijë hynë brenda në kullë. Për një moment qetësia mbretëroi. Ndërsa Mamica përpiqej të lidhte mendimet, vashat rrethuan Princeshën Mëmë dhe i tregonin veshjet e dasmës. Vashat ishin veshur si për dasmë, me fund të gjerë ngjyrë vishnjë me pala të vogla në pjesën e pasme të trupit, kombinuar me këmishën e ngushtë pas trupit, jelekun dhe fanellën me mëngët e ngushta, stilisur plot stoli prej argjendi nëpër to dhe të shoqëruara me corapet e zbukuruara me motive shumëngjyrëshe. Si ato zanat e bukura të përrallave lëviznin nëpër kullë, të paqta, të ciltëra, tërë elegancë dhe shkëmbenin mendime me zemër të hapur me Princeshën Vojsava. Kishin zgjedhur copat më të bukura e të kushtueshme në pazarin e Krujës dhe mundoheshin t’i qepnin e përshatnin për trupin e Princëshës. Njëra nga vashat po qëndiste me fije ari hilalëkun dhe e stoliste rreth e rrotull saj me njëqind monedhat e vogla prej ari, së bashku me velin e mëndafshtë që nusja do i vinte në kokë. Ndërsa disa vasha të tjera po qëndisnin xhubletën me motive dhe ngjyrë vjollce të plota. Disa të tjera zbukuronin bluzën më mëngë të gjera, me thekë fije ari dhe argjëndi. Vojsava po qepte fundin mëndafsh të bardhë, të nuses me pala të shumta sipas traditës duke varur dupet me vargje monedha ari nëpër të. Në krah të saj ishte ulur gruaja e Palit, po stoliste e qëndiste këpucët e nuses. Mamica në heshtje i vështronte dhe nuk e ndante buzagazin nga buza. Edhe ajo së bashku me kunatën, Donikën, po merreshin me sistemimin e pajës në sëndyqet. Në oborr të kalasë malësorët sikush po merrej me pergatijen e ceremonialit të dasmës. Ishin ftuar shumë mysafirë nga Principatat e tjera brenda e jashtë vendit. Pali kishte mbledhur shumë lule bozhure, borziloku, degë ulliri dhe po ndërtonte strehëzën e nuses në qëndër të oborrit. Dy malësorë të tjerë po zbukuronin shalën e kalit Dori dhe mushkës Dorinë. Edhe burrat ishin veshur si për festë.Kishin veshur këmishët e gjata prej faqelli, përparjet të zbukuruar me thekë, xhubletat e zeza dhe fustanellat, llabaninë mbi kokë, këllcijtë, shpatat në brez dhe këpucët e kuqe me llapa. Të gjitha të zbukuruara me qëndisje dhe brezin e mëndafshtë.
Edhe pak orë i ndanin nga dasma.
* * *

Kështjella e Kastriotajve ishte në festë. Nën ritimin e ëmbël të tupanave, dajreve dhe daulleve, ylber ngjyrash dhe tingujsh u përhapën në tërë kalanë. Në qëndër të saj, poshtë strehëzës me lule nusëronte Princesha e veshur me kostumin e dasmës dhe velin e mëndafshtë që ia kishte mbuluar krejt fytyrën. Disa vasha i qëndronin pranë dhe kujdeseshin për të. Disa fëmijë kërcenin e lodronin hareshëm. Ndërsa në krah të Kullës së Sahatit vashat këndonin me def dhe sitnin miellin në magje:
“Sitet milli në magje të re,
Of aman -aman,
Për hajr të kjoft o bab kjo re,
Of aman – aman.
Siti milli në magje të kuqe,
Of aman-aman,
Për hajër kjof oh vlla kjo nuse,
Of aman-aman.”
Lule të ndryshme plot aromë ishin hedhur ngado nëpër kala. Dasmorët, djem e vasha të bukura kërcenin nëpër kryqëzimet e rrugëve të kështjellës duke i rënë kush zumares ose ciftëlisë. Në shëshin qëndror përhapej melodia e sharkisë dhe në hapësirat përreth kështjellës barinjtë i binin fyellit bilbil dhe imitonin zogun.
-Po vjen karvani i krushqëve- u dëgjua zëri i një fëmije.
Njëra nga shoqërueset e nuses filloi të këndonte këngën :” Mun aty ke shtat’ zymbylat” dhe defi e daullet ushtuan më fort se kurrë. Gjergj Arianiti dhe Pal Dukagjini hapën portat e kalasë për të hyrë karvani dasmor. Në krye të tij printe bajraku Gjon Muzaka mbi një kalë të kuqërremtë dhe valëvitëte më krahët e tij të fuqishme flamurin me fije ari dhe shqiponjën dykrenare. Mbas tij vinin kalorësit e tjerë. Gjithë familja fisnike e Kastriotajve; në krye të saj qëndronte Pal Kastrioti, gjyshi i Princeshës, i ati, Gjoni, Princesha Vojsava dhe Gjergji me nusen e tij, Princeshën Donikë. Mbas tyre qëndronin motrat e Princeshës dy prej tyre martuar në dyer të fisme e bujare si ajo e Arianitajve dhe Balshave. Të gjithë dolën për të pritur dhëndërrin dhe dasmorët krushq dhe së bashku të lumtur kaluan ditët dhe netët e dasmës mes avullit të verës, haresë së muzikës dhe dollive pafund. Princeshës së re i përshkëndisnin sytë dhe faqet i digjnin poshtë velit, nga prushi i lumturisë për Princin e saj. Erdhi momenti që nusja do të shkonte në shtëpinë e burrit. Kalorësit shaluan kuajt. Vojsava dhe Gjoni i dhanë bekimin bijës së tyre duke e puthur në ballë. Kur erdhi rradha e gjyshit Pali, ai i dhuroi vashës kostumin e kalorses së bashku me shpatën e tij. Në krye të karvanit përsëri priu bajraku me flamurin. Mbas tyre vinte Princesha Mamica shaluar Dorinën dhe Princi Muzaka, Dorin. Para se të dilnin nga porta e kalasë një djalosh u dha ujë Dorinës e Dorit. Ndërsa një djalosh tjetër iu dhuroi sipas zakonit nga një fidan ulliri nuses dhe dhëndërrit. Mes brohoritjeve dhe oshëtimës së tupanave karvani dasmor morri rrugën përgjatë luginës së Erzenit drejt Principatës së Topiajve. Kur arritën në Kalanë e Prezës, enthusiazmi i dasmorëve nuk kishte të sosur. Edhe këtu ushtonte muzika dhe vera derdhej lumë. Aty e priti princesha e Topiajve, vjehrra e Mamicës një grua e hijëshme e fisnike në hyrje të kalasë. Pasi e puthi nusen në ballë i vuri asaj poshtë krahëve kulacin e ngrohtë. Disa kalorës rrethuan ciftin dhe ia nisën këngës:
”Dymbëdhjet’orë kem ba me ardhë,
Me sjell nusen në kal’të bardhë”.
Princi Muzakë mbajti nusen nga krahu të zbriste nga kali. Shoqëruesi i parë i dhëndërrit ndihmoji një fëmijë rreth gjashtë vjec që kërceu tre herë nga barku për në shpinë të pelës nazemadhe. Ndërsa disa kalorës të tjerë hoqën kësulat e tyre dhe së bashku me atë të dhëndërit në krye fare, i vendosën njëra mbi tjetrën te praku i portës së kalasë. Princ Muzaka hodhi karamele, lekë dhe oriz mby kryet e nuses. Sipas porosisë së nënës Mamica u përul në gjunjë para portës së kalasë dhe cuni i vogël që kërceu tre herë mbi pelën i solli ujë të lante duart. Më pas ai i zbathi këpucën nuses dhe aty gjeti monedhën prej ari. Si kapërxeu pirgun me kësulat, nusja së bashku me dasmorët e tjerë u drejtua për te cezma e parë. Mbushi dy enët me ujë dhe iu dha dasmorëve me rradhë të pinin. Kur hyri në kullë u ul për disa caste mbi gjerdekun në qoshen e ndarë të saj. Grupe vashash dhe kalorës vinin dhe shkonin për të përshëndetur nusen, admironin bukurinë e saj. Në krah vazhdonin t’i qëndronin dy shoqërueset, njëra nga familja e saj, tjetra nga ajo e dhëndërrit, ndërsa Princi Muzaka i përzëmërt, i lumtur dhe i gëzuar gjendej mes luftëtarëve dhe të afërmëve. Mes shakave dhe haresë ata mundoheshin ta vinin në lojë atë. Erdhi casti i shumëpritur. Princi hoqi duvakun e Princeshës. Britma gazmore, vërshëllima dhe “urraaa” të forta ushtuan në tërë kështjellën. Më pas ai kapi nusen nga krahu dhe u drejtuan për te oda e pergatitur enkas për ta. Para se të hynin Muzaka hoqi shaminë e kuqe nga kësula dhe e hodhi te pragu i derës. Edhe Mamica hoqi atë nga beli dhe bëri të njëjtën gjë. Vashat e djemtë që këndonin rreth tyre u sulën kush t’i rrëmbente i pari.
* * *
Kur hynë në odë panë kalorësin e vogël, ulur në anë të krevatit të drunjtë. Duke buzëqeshur iu afruan fëmijës. Djali pa iu thënë asnjë fjalë hoqi kuvertën e krevatit., duke zbuluar kështu dy shpatat dhe rrobat e tyre kalorsiake. Sipas zakonit Princi lëvizi që aty ato. Kalorësi i vogël u rrukullis nja dy herë nëpër krevat.
-Trima si ty do të lindë Princesha!- i tha ai vogëlushit duke e përqafuar. Fëmija buzëqeshi dhe u largua.
Mbi vatrën e zjarrit të odës, në faqen e murit ishte gravura e emblemës së Principatës së Topiajve. Mamica e ndrojtur dëshironte që Muzaka të kthente shpinën, teksa ajo po hiqte rrobat e të vishte këmishën e natës qëndisur nga motra e saj enkas për natën e parë që do të flinte me Princin. Por ai u ul në anë të krevatit, hiqte rrobat e tij pa ia ndarë sytë Princeshës.
“Ka akoma dasmorë matanë këtij muri”-i pëshpëriti ajo atij.
”Ata nuk mund të na shohin…..”-i pëshpëriti ai duke buzëqeshur.
Si hoqi edhe pjesën tjetër të rrobave, Mamica veshi këmishën e natës dhe qëndronte në këmbë përfund krevatit. Princi palosi rrobat e tij të dasmës dhe i vuri në sëndyq. Princesha e skuqur nga ndrojtja largoi sytë menjëherë nga ai, kur e pa atë vetëm me të brendëshmet. Ajo mendoi se ai do të shtrihej në krevat me kurrizin kthyer nga ajo, por jo, ai u ul përsëri në anë të krevatit. Nguli sytë e tij në të sajat. Ndjehu trupin t’ia përshkonte vala e nxehtë. Muzaka psherëtiu ngadalë, gjatë e thellë. Nga aty ku ishte ulur ai zgjati dorën dhe mori të sajën në të tijën. Ngadalë ngriti këmishën e saj lart dhe ia hoqi atë. Më pas zbriti dorën poshtë dhe i hoqi të brendshmet. Kur ajo ishte krejtësisht e zhveshur, lëkura e saj e bardhë filloi të flakëronte. Ai u ngrit dhe vuri duart në belin e saj, i pëshpëriste në vesh:
“Kurrë nuk kam parë asgjë më të bukur!’
Por ai kalorësi e luftëtari trim, ishte po aq i ndrojtur dhe i turpshëm se mos dasmorët që vazhdonin akoma të lëviznin, bisedonin e këndonin, do të dëgjonin kërcitjet e krevatit të drunjtë. Kishte ende frikë, se kur të fillonte të prekte gruan e tij-Princeshën e tij- nuk do të ndalte më ! Muzaka i fryhu fort qiririt për ta shuar.U shtrinë të dy në krevat, në errësirën e odës, kryqëzun këmbët dhe pushtuan krahët. Trupi i tij mbuloi tërë trupin e saj. Mamica mbajti frymën dhe ndjehu pulsin t’i rrrihte fort. Princesha packa se errësirë, dallonte trupin e fuqishëm, gjërësinë e shpatullave dhe muskujt në gjoksin e tij. Filloi ta puthte ethshëm. Mamica e vështronte me dëshirë, dashuri dhe admirim. Ai ishte burri i saj. I dashuri !Njeriu që ajo e donte shumë. Shtrati ishte i gjerë dhe dysheku i butë, i mbushur me pendë zogjsh. Ndjehej zhaurima e shiut të lehtë, që sapo pat filluar dhe butësisht përkëdhelte parmakët e frëngjive të kullës. Tingujt e piklave të shiut ishin shumë më të buta se sa tik-taket e zemrës së saj dhe se flladi i butë në krahasim me stuhinë e zjarrtë brenda trupit të saj.Muzaka vazhdonte ta puthte e puthte, prekte gjoksin, luante me to dhe me gjuhë shijonte lëngun e tyre. I puthte qafën, gushën dhe më poshtë, përsëri gjokset. I morri ndër duar, i lëmonte fort, i merrte në gojë, derisa ajo shkrihej e tëra poshtë tij, nga dhimbja e kënaqësia. Ndjente nxehtësinë e trupit të saj.
“Imzot, të lutem….- bëlbëzoi ajo.
“Jo akoma e dashur….-ia kthehu ai me zërin e ulët intim e të dashur dhe vazhdoi të puthte poshtë trupin e saj, midis dy gjireve, kërthizën duke e bërë atë të dridhej. Përshkonte duart në mes të kofshëve dhe i lëmonte ato, herë lehtas, herë ia ndrydhte fort me gishtat, derisa i digjnin e ajo rënkonte nga dhimbja.
-Imzot,- foli ajo përsëri duke e cuar paksa zërin. Vazhdonte të dridhej. E paduruar! Ndërsa ai penetroi, Mamica vuri këmbët rrotull belit të tij, duke e marrë atë sa më afër .Ajo luante me kacurelat e gjoksit të tij lëeshtor, ndërsa ai merrte frymë thellë, ofshante dhe lëvizte përsëri…e përsëri…Princesha vuri buzët në gjoksin e tij dhe po e puthte, ofshante lehtas…. Dhe mundohej t’i përgjigjej ritmit të tij.Vazhduan ashtu për minuta të tëra.
“Oh zot, sa të dua,- i pëshpëriste ai dhe e puthte..
“Jam tëndja përgjithmonë në këtë shtrat, Imzot.Edhe unë të dua,- i tha ajo dhe ia mbështeti përsëri dorën në gjoks.Bashkuan buzët të dy. Mes puthjes së gjatë, shpërthyen të dy në ofshama dhe i shkëputën vetëm atëhere të përhumbur në zjarrin e dashurisë, thërritën emrin e njëri tjetrit. Ajo përhërë të parë e thërriti me emër;
“Mamica, Mamica, Princesha ime!-klithi ai emrin e saj.
Mes klithmës së kënaqësisë ranë në krahët e njëri tjetrit. Ndjehu djersët t’i lagnin barkun, këmbët dhe peshën e gjoksit mbi gjiret e saj. Qëndronin ashtu të ngjitur dhe shtrirë në errësirën e odës, me të nxehtit dhe peshën e trupit të tij… Ishte një moment i shëndrritshëm dhe i magjishëm. Vonë i zuri gjumi, me premtimin e jetës se:” Ajo do të ishte gruaja e tij përgjithmonë”.
* * *
Mamica u besonte shumë instikteve të saj. Të dy kishin shaluar kuajt jasht portës së kalasë. E bukur si peri, si jë zanë mali qëndronte mbi Dorinën dhe vështronte Dorin. Largoi sytë nga kali dhe i hodhi vështrimin Princit! Buzëqeshte, ndërsa përfytyronte natën e kaluar aty lart në errësirën e odës, ndër krahët e tij. Butësisht mbështeti dorën në zemër. Ndjehu rrahjet e saj.
-Nisemi,- dëgjoi zërin e tij. Tërhoqi frerët e Dorinës, goditi atë lehtas në bark me thembër dhe u nisën drejt Kalasë së Petrelës, aty ku do të jetonin paskëtaj…..
Nga Raimonda Moisiu
*Tregimi eshte vleresuar me cmimin “Petro Marko”, nga Revista Kuvendi Michigan, ne Ditet e Letersise Shqipe

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Kali i Princeshës, Raimonda Moisiu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • …
  • 28
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT