• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RAMA & META SHTERNGOJNE DUART, BETOHET QEVERIA

September 13, 2017 by dgreca

Anëtarët e Këshillit të Ministrave betohen para Presidentit të Republikës/

TIRANE- 13 shtator 2017- Anëtarët e Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, u betuan sot pasdite para Presidentit Meta gjatë ceremonisë solemne.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të formulës së betimit, anëtarët e Këshillit të Ministrave: Kryeministri Edi Rama; Zëvendëskryeministrja Senida Mesi; Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati; Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka; Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj; Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla; Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu; Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato u betuan para Presidentit të Republikës dhe firmosën dokumentin e betimit.

Në këtë ceremoni ishin gjithashtu të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi; Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori; Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku.

Mesazhi i Presidentit të Republikës në ceremoninë e betimit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave:

“I nderuar Zoti Kryetar i Kuvendit,

I nderuar Zoti Kryeministër,

Të nderuar anëtarë të Qeverisë,

Të nderuar përfaqësues të Institucioneve Kushtetuese,

Dëshiroj që në këtë moment të rëndësishëm të betimit të qeverisë së re të ndaj me të gjithë ju urimin tim të sinqertë për suksese dhe rezultate sa më pozitive në qeverisjen e vendit.

Shqipëria dhe shqiptarët presin nga Qeveria e re, nga Parlamenti i ri, nga maxhoranca, por edhe nga opozita përgjegjësi më të mëdha për të përballuar me sukses sfidat që kemi përpara.

Si President i Republikës dua të theksoj rëndësinë madhore për përshpejtimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi, në mënyrë që të krijohen sa më shpejt institucionet e reja të Drejtësisë, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe të përmirësimit të klimës së biznesit në vend.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një aspiratë kombëtare ndaj besoj se Qeveria dhe opozita do të bashkëpunojnë ngushtë për realizimin e këtij objektivi të përbashkët madhor dhe përmbushjen e gjithë reformave kyçe me qëllim çeljen e negociatave për anëtarësimin sa më shpejt të jetë e mundur.

Dua t’ju uroj suksese në veçanti në përmbyshjen e të gjitha përgjegjësive që ka Qeveria për përballimin e sfidave që lidhen me forcimin e sigurisë kombëtare, me luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar e çdo kërcënimi të jashtëm.

Modernizimi i Forcave të Armatosura dhe institucioneve të tjera të sigurisë janë domosdoshmëri që do të rrisin standardet e sigurisë kombëtare e publike, por edhe rolin tonë si vend anëtar i NATO-s.

Roli i Shqipërisë është kyç për stabilitetin dhe progresin e gjithë rajonit ndaj besoj se Qeveria do të punojë me përkushtim për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me fqinjët dhe të gjitha vendet e rajonit tonë pasi vetëm përmes bashkëpunimit do garantojmë një të ardhme evropiane për të gjithë shqiptarët në rajon dhe popujt e tjerë me të cilët nuk na lidh vetëm gjeografia.

Jam shumë i gëzuar që qeveria e re e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e këtij Institucioni në nismën tuaj.

Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është simboli i unitetit dhe fuqisë së kombit që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Dhe sot ajo që na duhet më shumë ne shqiptarëve këtu e kudo, është bashkimi dhe bashkëpunimi në interesin më të mirë të qytetarëve tanë dhe të kombit tonë.

I nderuar Zoti Kryeministër,

Të nderuar anëtarë të Qeverisë,

Edhe një herë suksese në detyrën e rëndësishme për të cilën u betuat sot!”

Filed Under: Komente Tagged With: betohet, Presidenti Meta, Rama 2

“Rama 2” merr besimin në parlament

September 13, 2017 by dgreca

1 rama 2Në Shqipëri qeveria e re e kryeministrit Edi Rama mori sot në mëngjes besimin e parlamentit me 78 vota në favor dhe 51 kundër programit dhe kabinetit të tij. Votimi u krye në mbyllje të një seance maratonë e cila zgjati mbi 21 orë dhe që në ndryshim nga e kaluara nuk u shoqërua me shkëmbime replikash.

Në programin e tij kryeministri ka premtuar një rritje mesatare të ekonomisë me 4,5 përqind, e cila në mbyllje të mandatit parashikohet të arrijë në 5,5-6 përqind. Qeveria parashikon mbajtjen e investimeve publike në nivelin e 5 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, dhe zbatimin e programit “1Miliard euro”, i cili synon realizimin e projekteve kryesisht infrastrukturore falë formulës së Partneritetit Publik-Privat. Në prezantimin e program kryeministri foli për 220 mijë vende pune dhe një fazë të re në luftën kundër informalitetit.

Opozita u tregua e ashpër ndaj programit të paraqitur për diskutim. Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, forca kryesore e opozitës u shpreh se “fletushka e programit të Qeverisë Ramadysh 2017-2021 ka vetëm 25 faqe, nga të cilat 7 faqe ose 30 për qind e dokumentit janë kopertina titujsh, tre faqe i përkasin përshkrimit të arritjeve të qeverisë Ramanjësh dhe vetëm 15 faqe programit të qeverisë, gjysmën e të cilave e zënë titujt e mëdhenj. Në fakt nuk është program – theksoi zoti Basha – Eshtë një dokument pa asnjë përmbajtje, pa asnjë analizë apo argumentim. Eshtë një dokument thjesht i fryrë më fjalë bombastike teknike dhe objektiva të përgjithshme dhe fraza të marra nga Google search”.

Me tone të forta kritike për katër vitet e shkuara por dhe për ato çfarë qeveria socialiste synon të arrijë në mandatin e dytë, ishte dhe qëndrimi i LSI-së, ish aleati i socialistëve. Sipas kryetares Monika Kryemadhi dokumenti për programin nuk ishte serioz “por vetëm ka gatuar shpejt e shpejt një program batutash, një fjalim arrogant, të shkruar keq, me gabime dhe lajthitje të shumta, provë e një padije të thellë. Mirëpo Kryeministri është kujdesur që programit të tij t’i qepë një kostum të ngushtë, që edhe e mbiquan një qeveri të vogël, duke qenë i kursyer në premtime, të cilat i kthehen fare kollaj mbrapsht. Kryeministri është kujdesur që të shkatërrojë edhe vetë debatin mbi programin, duke mos na paraqitur një program qeverisës të mirëfilltë. Me parimin: Si mund të diskutosh mbi një gjë që nuk ekziston?”.

Si PD-ja ashtu dhe LSI-ja kanë premtuar një opozitë të fortë ndaj qeverisë së re të kryeministrit.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: mori votbesimin, Rama 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT