NGA RASIM BEBO/ Çikago/
Shqiptarët dhe grekët janë dy popuj fqinj, por i kanë armiqësuar në mënyrën më të tejskajshme. Patrikana e Stambollit dhe kisha greke, janë të parat që e kanë nxitur këtë armiqësi. Në këto dyqind vitet e fundit, midis qarqet shovene të borgjezisë greke dhe Shqipërisë ka ekzistuar një URË e madhe lidhjeje. Këtë mundësi e kanë krijuar ARVANITASIT. Aristidh Kola flet për disa miliona të tillë. Irakli Koçallari flet për 5 milionë. Ndërsa Eleni Kocaqi flet për 7 milionë të tillë (më shumë se gjysma e Greqisë). Në vitin 1992 Peshkop Bellushçi ka vizituar vendbanimet arvanitase në Greqi dhe zbuloi mbi 700 fshatra të shpërndarë në tërë Greqinë që flasin shqip dhe rruajnë me fanatizëm gjuhën shqipe bashkë me doket dhe zakonet shqiptare që kemi edhe ne sot. Pa arvanitasit, nuk do të ekzistonte për asnjë çast Greqia. Ekzistenca 180 vjeçare e shtetit grek u detyrohet kryesisht arvanitasve. Arvanitasit janë ata që e bënë Greqinë, emrat e të cilëve i ka skalitur përjetësisht historia. Nuk po përmendim, admiralët, presidentët dhe kryeministrat e Greqisë. Por përmendim dy familje të mëdha arvanitase, të cilat kanë një shekull, që politikanët e tyre kanë qenë më në zë të Greqisë, Venizellajt e Kretës dhe Papandretë (Baba Ndreu në shqip) e Atikës. Kisha Greke ka përdorur një diskriminimin shumë të madh ndaj arvanitasve. Një shembull të qartë na jep shkrimtari, Doktori gjerman Karl Reinholdi, i cili botoi librin “Netët Pellazgjike” në vitin 1855, libër të cilin, qeveria greke e bllokoi. Ky libër u botua në Gjermani dhe Itali, kurse në Shqipëri u botua në vitin 2005, pas 150 vjetëve. Po të ishte botuar në Greqi, arvanitasit do të ishin në nivelin e kulturës së Arbëreshëve të Italisë. Grekët do të kishin te shqiptarët miq të vërtetë. Dora e shtrirë e miqësisë së shqiptarëve do të ishte një ogur i mirë për vetë Greqinë. Por për ta pasur këtë miqësi vëllazërore, grekët duhet të shkulin me rrënjë gjëmbaçët e helmatisur, të mbjellë anë e kënd tokës greke. Të braktisin njëherë e përgjithmonë shovinizmin. Të heqin dorë pёrfundimisht nga i ashtuquajturi Vorio-Epir. T’u kërkojnë falje shqiptarëve për gjëmat që u kanë bërë atyre, në këto 100 vjetët e fundit. Në të kundërtën Greqia do të përfundojë në Greminë. (P. Dangllia, “Dielli 9 shkurt 20).
VEPRIMTARIA ANTISHQIPTARE E PRIFTIT JANULLATOS. Janullatosi deklaron: “… se protestat për të ashtuquajturën Kisha e Përmetit do të vazhdojnë.” Në një mesazh ne greqisht te publikuar ne internet: “E përsёris që problemi ynë nuk bën fjalë për një ndërtesë, por fakti është që kemi të bëjmë me një përdhosje”. Janullatosi shpjegon se nuk bëhet fjalë për një truall por për një vend të shënjtë që do të kthehet në salla bilardosh e kumari. (Bota Sot, “Kryepeshkopi…”, 22-8-2013) Ç’punë ka Athina me kishën e Përmetit? Një akt paprecedent, Ministria e Jashtme e Greqisë shpërndau një notë proteste në pasditen e së premtes 17-8-2013, pak orë pasi policia shqiptare kishte mbështetur zyrën e përmbarimit në Përmet, për të zbatuar një vendim të formës së prerë të gjyqësorit shqiptar, për të larguar një kishë pa leje nga mjediset e Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri. Po qeveria greke, pse hyn në këtë valle, po më saktë, ç’dreqin do që hyn? (M. Kikia). Pse Janullatosi sensibilizon shtetin grek për të mbrojtur kishën e Përmetit?… Atëherë këtu kemi të shkelur jo vetëm autoqefalin, por edhe vetë kombin shqiptar. Me të drejtë shkruan A.Çipa: “Askush dhe askurrë nuk duhej të guxonte të sulmonte Përmetin. Të sulmosh Përmetin, do të thotë të atakosh djepin e kombit, të qënësisë dhe formimit shqiptar … Në epilogun e kësaj ndërhyrje… në momentin që hirësia e tij, Janullatos ndërhyn politikisht, duhet të largohet, pasi ka kryer një vepër të rëndë në dëm të Shqipërisë…Përmetarët nuk ulin flamurin që ngritën Frashëllinjtë e mëdhenj, At Stath Melani, Vangjel Gjika, Sejfulla Malëshova, Stavro Vinjau, Fan Noli, Faik Konica Nikolla Naço etj, Eshtë detyrë jo vetëm e përmetarëve, por e çdo shqiptari, ta lartësojë atë dhe veprat e këtyre shqiptarëve të mëdhenj, duke fshirë çdo iluzion apo ëndërr të Megalidesë, se mund të ngrenë flamurin grek në Përmet. (A. Cipa, “Kryepeshkopi…”, 6 prill 2014)
Konica Thotë: “Greqia i sillet Shqipërisë, si ai fshati i madh fshatit të vogël. Kur vjen puna për të keqtrajtuar, shteti grek shkel çdo marrëveshje, dokument, apo konventë ndërkombëtare që ka firmosur. Për fat të keq, edhe shteti shqiptar i sillet Greqisë si ai fshati i vogël fshatit të madh.” Nuk është krenari të themi se Shqipëria nuk është nëpërkëmbur dhe keqtrajtuar kësisoj nga Greqia as në kohën e Zogut, as në kohën e diktaturës. Shtetarët tanë të sotëm e kanë zgjedhur vetë përuljen. Kapërdijnë çdo magalomani greke. Lidhja e ngushtë e PD me “Ta Nea Demokrasia” dhe PS me “PASOK-un”. Me këtë nënshtrim, Shqipëria përjetoi luftën civile me pellgje gjaku në vitin 1997 të kurdisur nga koloneli grek Janullatos. Në analogji të kësaj përuljeje, sjellim letrën e Mehmet Shehut dhe Fiqrete Shehut që i dërgonin Dushan Mugoshës më 22 prill 1944: “Nuk kishim parti, por kishim dhe ishim bashibozukë, ishim një “turli” me zarzavate të hidhura dhe me udhëzimet e Miladinit dhe të tuat, me ndihmat tuaja mundëm të seleksionoheshim, të formojmë partinë tonë komuniste, ta forcojmë, Na dhatë dorën, na mësuat, na ngritët si nëna foshnjën. (Internet AlbDreames. Net 5-10-2010. Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri , 1-I- 14). Në vitin 1992 Janullatosi u mor me riorganizimin e Kishës Autoqefale Shqiptare dhe e futi në Kishën Greke. -Në vitin 1995 u mor me sovranitetin politik, në maskën e një Traktati Miqësie. -Në vitin 2004, me urdhër të Athinës, Fatos Nano dhe Sali Berisha sabotuan Rezolutën Çame. -Përgatitën kushtet për aneksimin e Korçës, gjë që s’e realizuan dot 100 vjet më parë, në vitet 1914-1918. –Në vitin 2006, nëpërmjet hapjes së një shkolle greke, përgatitën kushtet për aneksimin e Himarës, gjë që s’e realizuan dot 100 vjet më parë, në vitet 1914-1916 me anë të bandave të Spiro Milos dhe ushtarëve grekë. –Në vitin 2006-2008 nëpërmjet “varrezave greke”, i hapën varrin Shqipërisë së Jugut, gjë që se realizuan dot 100 vjet më parë, në vitet 1914-1916 me anë të bandave të andartëve dhe ushtrisë greke. –Në vitin 2009, nëpërmjet një marrëveshjeje, grabitën detin Jon të Shqipërisë. –Në statuti i vitit 1950 me 92 nene, i votuar dhe nënshkruar nga delegatët e atëhershëm dhe i miratuar nga kuvendi popullor, në vitin 1993 u shtua pika “2”. Kuvendi Kleriko Laik (21 janar 1993). Ku Kryepeshkopi bëri centralizimin e administratës së të gjithë kishave të Shqipërisë nën komandën e tij. Në Kuvendin Kleriko Laik të datës 9 maj 1996, statutit iu shtua pika “3” dispozita tranzitore” dhe iu shtuan tre nene të reja. Neni 93, i cili shfuqizoi nënshtetësinë shqiptare të Kryepeshkopit, neni 94 i cili vinte peshkopatat e Korçës, Beratit dhe Gjirokastrës nën pushtetin e Kryepeshkopit dhe neni 95, i cili nisi me themelimin e shoqatave të rinisë dhe të gruas Brenda KOASH-it. Ishin pikërisht këto shkelje dhe ky papëzim që shkaktuan reagime të ashpra nga bota ortodokse, me në krye Patrikanën. (Peshkop Serafini dërguar Foti Cicit korrik 2005). Po t’i zësh në gojë qeverisë greke dhe Janullatosit: -për problemin Çam, Ligjin e luftës, ujërat e detit Jon, Kishën e Përmetit, dhe shtëpinë e kulturës Themistokli Gërmeni në Korçë që një mëngjes u gjet gurë mbi gurë, për varrezat e ushtarëve grekë të mbushura me kofoma shqiptare, mauzoleumet, për kishat e stilit grek në Shqipëri, për Kishat me emër të Shën Kozmait, për shkollat greke në Shqipëri, për meshat në gjuhën greke në Shqipëri, për dy makina e blinduara të kryepeshkopit tok me luksin skadalizues, ku jetojnë dhe hijeshojnë misionarët grekë në Shqipëri etj., atëherë “ U mbetet qejfi qeverisë greke dhe grekut Janullatos”. Përndryshe polici hap dhe mbyll portat e kufirit, bën kontrolle të imta dhe fyese të pasaportat shqiptare dhe kthim mbrapa pa asnjë kriter, vetëm se janë çamë. “Deputetët tanë s’kanë kurajë të lidhin dy fjalë për Çamërinë”. Është për të qeshur dhe për të qarë, kur kryedeputetja jonë zbuloi se “e paskemi votuar Rezolutën, se s’i paskemi numëruar mirë votat”, duke e kaluar pa zë dhe pa lexuar edhe një herë në atë sallë të Kuvendit. “Tallje”. Por këtu tallen edhe pesë deputetët Çamë, që mbulohen me turpin e gjysmë milionë Çamëve që janë sot në Shqipëri. Nuk ka asnjë reagim zyrtar për shenjat dhe nishanet e Shqipërisë, që shteti grek i përdhos aq lehtësisht dhe madje duke na kërcënuar: “Shkruajini greqisht këto toponime”. Nuk ka asnjë reagim nga shteti Shqiptar dhe nga avokati i popullit, Kur djemtë Shqiptarë që vuajnë dënimet në burgjet greke, lëshohen natën si kavie për t’u gjuajtur dhe vrarë pyjeve dhe gërxheve të Greqisë, duke stërvitur dhe trajnuar trupat special greke. Mos të harrojmë se atyre u është privuar liria, kurse siguria e burgjeve është detyrim i autoriteteve të atij shteti. (A. C.). Shkopi i dirigjentit: “Dëgjoni, ju, politikanë shqiptarë! Greqia do të bëjë gjithçka dhe do të rekomandojë që Shqipëria ta marrë statusin e vendit kandidat, por kujdes: Prandaj mos bëni asnjë naze për plotësimin e kërkesave të Athinës, siç janë kufiri detar, mohimi i çështjes Çame, mosprekja e çështjes së ligjit të luftës, heshtja për mosnjohjen e kufirit tokësor me Shqipërinë nga ana e Greqisë, krijimi i komisionit të varrezave për ushtarët grekë, ngritja e varrezave të reja, përjetësimi i pushtimit të kishës ortodokse, avancimi i të drejtave të minoritetit grek e kështu me radhë”. (Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri, “Ministri i jashtëm …”, Tetor 22 Tetor 2013). Historiani grek Nikolas Stavros thotë: “Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek XX”. Janullatosi ka deklaruar në gazetën greke “Kathemerini”: “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve, që feja e shqiptarit është shqiptaria. Këtë tezë do ta luftojmë, duke dalë hapur kundër Rilindjes Kombëtare Shqipëtare”. NDAL, kolonel !… Se sa më shumë të kërkoni, aq më shpejtë duhet të largoheni. I kërkojmë qeverisë sonë, të mos t’i kapërdijë kërkesat e Janullatosit, që kërkon mohimin e kombit shqiptar. Nëqoftëse vazhdon qeveria e jone po në këtë kurs, atëherë edhe nga varri do tu nxirren eshtrat dhe do të trajtohen më keq se eshtrat e Enver Hoxhës, gjithmonë do të keni vulën e tradhtarit dhe të turpit. Prandaj: duhet që Janullatosit t’i tregohet rruga. Shqipëria sot nuk është më ajo e Kurt Pashë Beratit, që dënoi paraardhësin e tij Murgun Kozma Etolianin para 235 vjetëve. Prof. Dr. Eshref Ymeri shkruan: “Koha dridhet dhe përdridhet por vjen një kohë, që pema e kalbur jashtë hidhet”. “Kështu dhe me Greqinë, po korr atë që ka mbjellë, të gjitha ligësitë që ka bërë me fqinjët dhe me popullsitë që ka pasur brenda territoreve, të aneksuara prej saj, të cilat i spastroi me poshtërsira dhe me dhunë të paparë në historinë e Evropës dhe të botës. Greqia nuk mund të mbijetojë më në kurriz të popujve të tjerë, as me gjakun dhe djersën e tyre. Greqia meriton një ndëshkim, sikurse ish Jugosllavia, qoftë edhe më keq”. (“Presidenti Karlos Papulas…”, 15 shkurt 2012). …I paskej mbushur mendjen vetes se Greqia boll ka punuar deri më sot, tani ajo duhet të rrijë e të bëjë qejf me paratë e Perëndimit … qe ta merrni vesh ju, na paska shërbyer si themeli I qytetërimit perëndimor. Një megalomani e llojit të tillë, e yshtur më shumë kujdes prej kishës ortodokse greke, e cila me çdo gjë merret, por vetëm me punët e Zotit nuk është marrë ndonjëherë.
TËRMET NË MITIN E LASHTËSISË GREKE.
Në mungesë të shkrimeve pellazgjike (që janë shkatërruar ndoshta nga pushtuesit helene). ata kanë lënë gjurmë gojore si psh: epopetë e quajtura homerike, emrat e mitologjisë të ashtuquajtur greke, toponimet, eronimet, oponimet, anthroponimet, që edhe sot nuk mund të shpjegohen veçse me gjuhën e sotme shqipe. (Aref Mati – Aref Mathieu). Puna e Aref Matit “Doktor në shkencën e historisë së antikitetit (Greqia antike) të Univrsitetit Paris-Sorbon”, duhet të kthehet në pikë referimi, në bibliografi për të gjithë shkencëtarët e botës që do të merren këtej e tutje me antikitetin evropian. (L’Albania, Storia antica Spiralismo, Nuova movimento letterario in Albania il mosaic magico della basilica iliro – albanesi.)
Një grup historianësh të njohur, mbajtën një konferencë shtypi në fillim të kësaj jave, tek National Geographic Society, për të deklaruar se e kanë “fabrikuar krejtësisht Greqinë e lashtë”, një kulturë që prej një kohe të gjatë mendohej se ishte baza intelektuale e qytetërimit perëndimor. Grupi pranoi se ideja e një shoqërie të sofistikuar dhe në lulëzim që ekzistonte në Greqi më shumë se dy mijëvjeçarë më parë, ishte e gjitha një sajesë e krijuar nga një ekip prej dhjetëra historianësh, antropologësh dhe klasicistësh që punuan pa ndërpreje në periudhën mes viteve 1971 – 1974 për të “krijuar” dokumente dhe sende “greke” “Sinqerisht, asnjë herë nuk e mendonim që gjërat do të shkonin kaq larg”, deklaroi Profesor Gene Haddlebury, i cili është afruar të japë dorёheqjen nga pozicioni i tij si kryetari i Studimeve Helenistike në Universitetin e Georgeton. “Ishim të rinj dhe përpiqeshim të çonim përpara karrierat tona, kështu që nisëm të sajojmë; Homeri, Aristoteli, Sokrati, Hipokrati, leva dhe boshti, retorika, etika, të gjitha llojet e kolonave, gjithçka. Sipas Haddlebury, ideja e sajimit të një kulture të lashtë erdhi, kur ai dhe akademikë të tjerë kuptuan se nuk e kishin fare idenë se çfarë kishte ndodhur në fakt në Europë në periudhën 800 vjeçare përpara epokës së krishterë. Të frustuar nga hendeku që ekzistonte në të dhënat, duke parë që arkeologët nuk po ndihmonin aspak, ata ua paraqitën problemin kolegëve, se në atë kohë ishin duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë për të shpjeguar gjëra të tilla si astronomia kartografia dhe demokracia. Brenda pak orësh u lind qytetërimi më i madh dhe më me ndikim i të gjithë kohëve. “Një natë dikush bëri shaka dhe tha sikur të marrim të gjitha këto ide, t’i bëjmë bashkë dhe të themi që grekët kishin bërë gjithë këto 2000 vjet më parë”, tha Haddlebury “Kështu rrodhën gjerat njëra pas tjetrës dhe pa e kuptuar as vetë, ne mbërritëm tek gjithçkaja, që nga përpjestimi i drejtë deri tek Iliada”. “Dhe meqë ra fjala, ishte një tmerr i vërtetë ta shkruaje atë”, vazhdoi ai, duke iu referuar Historians Admit To Inventing Ancient Greeks. Historianët: E kemi sajuar Greqinë e lashtë, sipas poemës epike që besohet se ka hedhur themelet e traditës letrare të perëndimit. “Por gjithsesi, na eci”. Përrreth së njëjtës kohe, një kurator në istitutin Smithsonian, kërkoi ndihmën e Harddleburyt: Muzeu kishte marrë një donacion të majmë për të krijuar një ekspozite mbi botën e lashtë “por faktikisht nuk kishte shumë gjëra për të vendosur aty”. Historianët iu futën menjëherë punës, duke falsifikuar me shpejtësi prova të një qytetërimi që, i plotësuar me poetët e filozofët e tij, perënditë dhe heronjtë, do të bëhej më vonë pika qendrore e librave shkollore, arsimit në kolegje dhe fushave të tëra të shkencave njerëzore. Emily Nguyen-Whiteman, njëra prej akademikeve të reja, shpjegoi se e gjithë arkitektura e lashtë greke bazohej në ndërtesa në Washington, duke përfshirë edhe një bankë që ndodhej matanë rrugës përballë kafenesë ku “ata ishin mbledhur për të rrahur idetë mbi mitologjinë e të tjera si këto. Zgjodhëm Greqinë, sepse kuptuam se askush nuk do të shkonte atje të kontrollonte”, tha ajo. “E keni parë ndonjëherë atë vend? Eshtë një varr i braktisur i mbushur me mace”. Ajo shtoi: “Por, ishte e pashmangshme që njerëzit të fillonin të kërkonin nga këto gjëra “të lashta” dhe pa kaluar shumë kohë u gjenda në Athinë gjatë gjithë verës duke ndërtuar Partenonin për të fshehur gjurmët”. Nguyen Whiteman pranoi se asaj iu ngarkua dhe detyra që të ndryshonte dokumente që varionin nga Biblat e hershme, deri te shkrimet e Tomas Xhefersonit, për të pasqyruar një ndikim të Greqisë së lashtë – një detyrë që përfshinte gjithashtu krijimin, nga hiçi, të një gjuhe të bazuar në greqishten moderne dhe që mund të kapërdihej me lehtësi si paraardhësja e saj e lashtë. Historianët u thanë gazetarëve se disa prej ideve të ashtuquajtura greke, ishin në fakt të huazuara nga romakët. Por për të tjerat ata thanë se ishin ide që kishin sajuar vetë. “Gjeometria, ishte gjithçka ide e Kevin” tha Haddlebury, duke iu referuar ish – studentit të sapodiplomuar në atë kohë, Kevin Davenport. “Ai djalë ishte i papërmbajtshëm në ato kohë. Në fakt, po ta mendosh, sot mësojmë gjeometrinë Davenportiane në shkollat e mesme, që sigurisht e quajnë gjeometria Euklidiane”.
Në një deklaratë ku shprehen, se kërkojnë falje për këtë gënjeshtër të madhe me temë lashtësinë, historianët shprehën shpresën se vepra e tyre do të mbijetoj për meritë të vet. ”Do të ishte turp të shihnim njerëzimin të braktiste arritje të tilla si heliocentrizmi dhe veprat e Eskilit, vetëm pёr shkak të origjinës së tyre”, thuhej në deklaratë. “Veç kësaj, kemi disa gjëra zhgënjyese për t’iu thënë në lidhje me piramidat, veprat e Leonardo Da Vincit, penicilinën, internetin, metodat shkencore, filmat dhe qentë”. (Profesor Gene Haddlebury, Kryetar I studimeve Helenistike ne Universitetin e Georgetoun. Burimi: http://www.theonion.com 20 tetor 2010).
SË FUNDI: Si qytetar i drejtohem QEVERIS SË ATDHEUT TIM ! -Qeveria Shqiptare të zbatojë parimin reciprok me Greqinë.
-Të largojë priftin grek nga Shqipëria me gjithë suitën e ij.
-Të shpallë varrezat greke të paligjshme dhe t’i prishë ato. Kockat e ushtarëve grekë, pas një ekspertize mjeko ligjore, le të dërgohen me DHL. Rasim Bebo Addison, Çikago, prill 2014
ULËRIMAT
Nga Rasim BEBO/ Çikago/Ulërimat e nënave kur shikojnë fëmijët e tyre në rrezik, janë aq të llahtarshme, sa ndikojnë, siç thotë Viktor Hugo: “Edhe te me më të egrit dhe më gjakësorët, të cilët kanë edhe ata çaste të tyre të melankolisë”. Dhe ja pikërisht. kundërrevolucionari më i rrezikshëm i Francës, Konti De Ladenak, në kohën kur vihej në pikëpyetje kush do të fitonte; O Vandeja kundërrevolucionare ose revolucioni Francez, ky urdhëroi që fëmijët e rrethuar nga revolucionarët, të dilnin jashtë kështjellës, nëpërmjet deriçkës sekrete që dilte nëpërmjet një tuneli sekret, diku lartë, prapa kodrës, në një vend të fshehtë në pllajë. Viktor Hugo përshkruan në romanin historik “Viti 93”, se Konti në dalje e sipër nga kështjella, dëgjoi ulërimat e tmerrshme të një gruaje, që kërkonte fëmijët, e cila sapo doli para kodrës, pa kështjellën në flakë dhe diktoi aty fëmijët e saj, teksa po u afrohej flaka për ti përlarë në katin e tretë. Ajo ia dha ulërimës për shpëtimin e fëmijëve. Konti De Ladenak, në vend që të dilte nga kështjella, u kthye mbrapa, rrëmbeu dy fëmijët nëpër flakë dhe i zbriti poshtë, duke ua dorëzuar revolucionarëve. Por fill në këtë moment, një dorë e fortë e kapi nga jaka e xhaketës dhe e tërhoqi poshtë. E burgosë dhe po prisnin gijotinën për t’i prerë kokën…
Por në Shqipëri, një djalë 22 vjeçar, duke shëtitur anës detit, ku takohen lëpirjet e ujit me rërën, duke ecur zbathur në muajin gusht të vitit 1962, kujton, se në moshën 16 vjeçare e kishin arrestuar si “armik i popullit” dhe kur ishte duke vuajtur dënimin e tmerreve të Burgut të Burrelit, në veri të vendit, vuri re një tabelë të shkruar, me një diçiturë te llahtarshme: “Burrel, këtu hyn dhe nuk del”. Në ato shtatë vjet burg, i vinin në kokë mendime të llahtarshme, se aty jeta me vdekjen takohej dhe ndahej shpesh. Dhe kjo shkonte deri në eleminimin e ajkës së kombit, që po rrallohej nga koha në kohë, duke i çuar njerëzit në breg të ndonjë lumi, ku u jepnin vdekjen, pa u lënë as varr pas mbi tokë. Por Ky djalë i ri, përfitoi shume nga thesaret e atyre kolosëve nacionalistë që ndodheshin aty, duke thithur një kulturë universitare, për aq kohë sa qëndronin bashkë në këtë jetë të vdekjes, që ndeshej çdo dite gjatë jetës së burgut.
Z. Memishaj, i burgosur politik, dekoruar me medaljen e ARTË “Naim Frashëri”, Këtu në diasporë, kryesisht në Çikago, ka qënë dhe është në kryesi të Komunitetit Shqiptaro- Amerikan, si aktivist dhe organizator në festat kombëtare dhe në veçanti në festat e flamurit, duke kontribuar kurdoherë në çdo fushatë në dobi të kombit. Familja e Memisha Gjonzenelit, si nacionalistë të vendosur të Kombit Shqiptare, përbëhet nga ta njerëz, që mbi kurrizin e tyre kaloi kalvari më i rëndë dhe më i ashpër komunist.
Nga z. Memisha Gjonzeneli, citojmë tregimin e jetuar “Armiku”, që është i ngjajshëm me atë që tregon Viktor Hugoj para 320 vjetёve.
Memisha Gjonzenelaj tregon: “Kishin kaluar shumë vite, që kisha dalë nga burgu, ku vuajta dënimin si “armik I popullit” , isha vetëm 16 vjeç kur më arrestuan… Një pasdite po shëtisja buzë detit. Ishte verë, këmbët i fusja në ujë për t’u freskuar dhe këpucët i kisha lënë në anë të detit. Kisha humbur në kujtimet e mia, por më solli në vete një Klithme gruaje:
-Po mbytet, ndihmë, ndihmë, më shpëtoni djalin, amani ndihmë!… – dhe donte të futej në det ashtu siç ishte veshur.
Ktheva kokën nga vinin klithmat dhe pashë një grua të lebetitur që bërtiste me të madhe. Në sipërfaqen e detit, para saj 50 – 60 metra larg, dallova një kokë njeriu që herë zhdukej herë dilte mbi sipërfaqen e ujit. Nuk mendova gjatë, u lëshova me shpejtësi drejt djalit që po mbytej. Ndofta ishin lëvizjet e fundit të tij. Kur u afrova djali u fundos dhe më humbi nga sytë. U zhyta thellë me kokë poshtë në thellësi të detit pa menduar se ç’po bëja. E kërkova me sy hapur dhe mezi e diktova, që po e tërhiqte tutje rryma detare, ca flluska ajri të fundit po i dilnin nga goja. E mbërtheva, pa u menduar se ai mund të më merrte me vete edhe mua por fatmirësisht e nxora në sipërfaqe. E tërhoqa me mundim deri në anë të detit. Ishte një fëmijë rreth 15 vjeç. Në anë të detit ishin grumbulluar njerëz të tjerë.
Unë e ktheva përmbys kokë poshtë. Uji filloi të dalë nga goja. Nëna e tij lebetitej dhe s’më linte të punoja. E hipëm në një makinë, dhe e çuam drejt e në spital. Sa u futëm brenda, unë doja të ikja, isha zbathur dhe i lagur, këpucët i pata lënë në anë të detit, dhe më vinte zor të hyja brenda. Por infermierja më tha:
–Bravo! Ke shpëtuar një jetë njeriu. Ky fëmijë do të ta ketë borxh jetën. Ejani ta shihni!… Ishte dyllë i verdhë, por po e merrte veten.
Doktori kërkoi të afërmit e fëmijës, dy qytetarë që më shoqëruan mua, thanë se nuk i njohim fare, e pamë që kishte nevojë për ndihmë, e ndihmuam, detyra e jonë mbaron këtu. Ashtu bëra dhe unë…
-Jo tha mjeku, ti do të rish këtu, deri sa të vije ndonjë nga të afërmit!…
Pas pak u dëgjuan të bërtitura te dera, ishte e ëma e djalit, të cilën nga nxitimi nuk e kishim marrë në makinë.
-Amani, amani, më shpëtoni djalin, se e kam të vetëm, – tha ajo dhe hyri brenda, ishte katandisur në pikë të hallit. Doktor, të lutem më shpëto djalin!… dhe nuk priti përgjigje shkoi me shpejtësi në dhomën e të birit. Ai i hapi sytë. Ajo filloi ta puthe dhe ta përqafonte duke falënderuar për mrekullinë që bëri zoti, pastaj u kthye nga unë më përqafoj fortë dhe me puthi në të dy faqet.
-Të faleminderit, të faleminderit !…- më thoshte mua pa pushim. Ndërkaq po vinte edhe i ati I fëmijës, që ishte oficer I sigurimit. Unë e nuhata dhe nuk doja t’i dalja përpara. I kërkova leje doktorit dhe u largova me shpejtësi, që babai I djalit të mos më gjente aty. Dola jashtë, ashtu i lagur dhe zbathur. Më vinte turp dhe ndërsa ecja ashtu i menduar, më kaloi pranë me shpejtësi një makinë policie. Ktheva kokën dhe pashë. Në makinë thashë me vete do te ishte babai I fëmijës që unë I shpëtova jetën. Pas ca ditësh rastësisht takova doktorin . Sa më pa, filloi të qeshë. -Ç’farë ke?- i them?
–Atë dite, që ti solle fëmijën e mbytur, -më tha doktori, – erdhi i ati i djalit. Kur mori vesh që të birin e kishe shpëtuar ti, iu kthye djalit i nervozuar: “E shikon ç’farë na ke bërë more palaço?!” Djali mbuloi kokën me çarçaf. – Edhe këtë kishim mangët, të na shpëtojë jetën një armik I popullit, një i burgosur politik. Atë e njeh gjithë Vlora…Ua,- tha e shoqja e habitur dhe e trembur- po unë e putha dhe në faqe! …Si? -bërtiti ai, – të pa njeri?.. – Jo tha gruaja – vetëm doktori… Epo doktori është yni… Po ku e dija unë, more burrë se cili ishte ai, po ta shikoje si notonte në det ai, sikur ecte me këmbë në ujë. Sa bërtita unë, ai u gjend tek djali… -Ah moj grua, – tha ai i mërzitur, ti nuk i njeh ata se ç’farë armiqsh janë. Dosjeve të tyre u vëmë gjurin kur i shtrëngojmë, kaq shume krime kanë, po harroje atë njeri !”.
Oficeri i sigurimit nuk tregoj mirënjohje ndaj personit që i shpëtoi jetën të birit… Pse? Se ai bashkë me urrejtjen kishte dhe frikën që e dominonte më shumë. Ai kishte frikë nga ndonjë shok i tij, se mund ta denonconte. Dhe pastaj vijmë te fjala e Çërçillit që thotë: “ Komunistët hanë pjellën e vet”.
Organi që i dha Memos dekoratën e Artë, nuk e bëri për demagogji, por për meritë të padiskutueshme. Pavarësisht, pse shteti mbrohet nga këta oficerë të sigurimit, që nuk e njohin mirënjohjen në raste të tilla.
NJË TRAGJEDI E MBYLLUR NË HESHTJE
Nga Rasim Bebo/ Çikago/
Kohë më parë, rreth dekadës së shtatë të shekullit të kaluar, shoferi Jani Guri pësoi aksident në afërsi të Qafështamës, duke zbritur me skodën e ngarkuar me trarë. Shpëtoi mirë, nga plagët e trupit dhe pothuajse u shërua, pas qëndrimit në spital rreth dy muaj. Por këmba e djathtë nuk po i shërohej mirë dhe megjithatë, doli nga spitali me firmën e tij, pa pëlqimin e mjekut. Me kalimin e kohës, dhimbjet po i shtoheshin dhe pak nga pak këmba kishte filluar t’i merrte ngjyrë të errët. U shtrua prapë në spital, te pavioni i kockave. I filluan mjekim të diferencuar, dhe prapë këmba po i keqësohej më shumë. Mjeku e këshilloi:- Dëgjo Jani!… Ka vetëm një rrugëdalje, këmba do prerë mbi gju, në qoftë se do të…
Përlotjet dhe lutjet e Janit për të mos e prerë këmbën ranë në veshin e shurdhër të mjekut. Ai ngulmoi në vendimin e tij:-Do të planifikojmë që këtë javë të futesh në sallën e operimit.- e njoftoi ai dhe ashtu u bë.
Dhoma ku ishte shtruar Jani kishte mbi 20 të sëmurë të ndarë në dy krahët e dhomës me një koridor në mes. Të gjithë të sëmurëve u erdhi keq për Janin dhe po e ndjenin këtë fatkeqësi sipër veten e tyre. Një plak tiranas rreth 70 vjeçe, edhe ai i shtruar në këtë dhomë, i thotë Janit:
-Këmbën mos e pre, në qoftë se ti beson në Zot. Thirr një hoxhë, merr mendimin e tij dhe të besh si do të thotë ai.
-Po ku do ta gjëj hoxhën? – i tha Jani. – Ne nuk kemi as prift as hoxhë.
-Dëgjo, – vijoi t’i thotë plaku, – thuaji gruas të shkojë te vorrezat, se atje ka hoxhë, që bëjnë lutje për të vdekurit…
Ksanua, e shoqja e Janit, të nesërmen shkoi në spital me gjithë hoxhën e kërkuar nga i shoqi. Kur hyri në dhomën e të sëmurëve, hoxha i gjatë e i hollë, copë e lëkurë, me një beretë të vjetër, të sajuar vetë në kokë, që i kishte zëvëdësuar çallmën e sekuestruar, me një palë gjyslike të lidhura me spango, me një pardesy të gjatë deri në fund të këmbëve, tejet të vjetër, të murrme, të dalë boje, në shumë vende të shqepur, dhe të qepur , e me sandale të lidhura me tel, pa çorape, u pa me mjaft kërshëri nga të sëmurët. Ashtu i kërrusur pak, me një libër lutjesh në dorë, të vjetër, pa kapakë nga përdorimi i shpeshtë, por me dinjitet, ai qëndroi në mes të dhomës duke soditur të gjithë të shtruarit në atë dhomë dhe i përshëndeti:
-I lutem të madhit zot për ju, shërim të shpejtë, amin! . – Pastaj hoxha iu afrua krevatit të Janit: Më ke thirrur, – i tha qetësisht, – Çfarë të mundon?…
-Doktori më thotë të pres këmbën, si thua ti? – iu përgjigj Jani me pamje të tronditur.
-Beson në Zot?
-Po besoj…
– Po tek mua, si hoxhë, më beson?
-Po të besoj…
– Atëherë këmbën mos e pre, dil nga spitali, shko në shtëpi dhe unë do të vi nesër në orën 5 pasdite dhe disa herë të tjera për ta mjekuar këmbën që të dhëmb, deri sa të shërohet….
Me këto fjalë të hoxhës, shkurt dhe qartë, Jani e ndryshoi mendimin për pamjen e tij, nga një sharlatan, që ju duk kur hyri, në një ëngjëll tani kur po largohej nga dhoma dhe e mbushi plot me besim.
Para se të dilte jashtë dhomës, hoxha ndaloi një çast dhe u kthye nga të sëmurët:
-Zotërinj. Po i lutem edhe një herë Zotit për ju, shërim të shpejtë dhe jetë të gjatë, amin!
Pas kësaj, Hoxha shkonte çdo ditë në shtëpinë e Janit, i spërkaste këmbën me ujë të ngohtë dhe i këndonte lutje në gjuhën arabe. Këmba nga dita në ditë filoi pak e nga pak të përmirësohej, ngjyra gri e errët po i largohej, duke marrë paksa ngjyrën e zakonshme. Jani fillimisht nuk e mbështeste dot këmbën në tokë, tani zuri t’i vinte dhomës vërdallë dhe filloi me ngadalë të zbresë shkallët me shkop, duke lëvizur ngadalë edhe nëpër obor. Hoxha e porositi për dy plage të vogla e të pambyllura, qe kishte në këmbë, se i duhej një recetë ta merrte te doktori.
Jani shkoi në spital dhe kur i doli përpara mjekut, ai filloi të fërkonte sytë, kur e pa ende të gjallë.
– Si është mundur?… Vërtetë, ti Jani jeton?
– Po doktor, gjallë jam. Hoxha më shpëtoi…
-Për mua, i tha mjeku, – ti, Jani ishe i vdekur. Zoti i Madh…. ti shpëtove!…
Jani i gëzuar tej mase, që i shpëtoi këmba dhe jeta, u familjarizua me komshien, një plakë myslimane mbi 70 vjeç, që kryente ritet fetare me fanatizëm. Kështu Jani filloi të digjonte plaken e zgjuar analfabete, por lutjet fetare që nxirte nga goja plaka, i dukeshin Janit si margaritarë, teksa ishte tmerruar duke shikuar në ëndërr këmbën e prerë. Plaka u kthye në mesuese për Janin, filloi t’i mësonte disa lutje, ca shqip e ca arabisht dhe në muajin e ramazanit Jani i shtirë nga ky gezim si pa dashje, nisi si pa gjë të keq, të mbante ramazan. Me plakën në disa raste, hanin iftarin dhe pinin kafen bashkë. Por prapë Jani, si i krishterë, nuk hiqte dorë nga feja e tij, pasi kjo ishte një inerci e përkohshme, ai ishte i ndërgjegjshëm se ashtu siç i erdhi, do t’i ikte ky frymëzim për fenë islame.
E gjithë familja e tij, e ndiente këtë gëzim dhe pak nga pak, dukej sikur po eklipsohej besimi në fenë e adoptuar së fundi, i dukej si një robë e mirë mbi gunë, qe nuk shkonte dhe duhej hequr. Por prapë Jani, ruante një farë simpatie për fenë islame , mësoi disa lutje përmendësh, muhabeti sillej rreth Muhamedit dhe historisë islame, që plaka i kishte mësuar me kohë disa lutje të zakonshme si analfabete që ishte. Nga disa të afërmë të Janit, shokë, miq, fshatare edhe komshi, cmirëzinj, dashakeqës, filluan ta bëjnë objekt bisedash në kafene, në lulishte ku mblidheshin për të lozur domino me orë të tëra duke e përfolur Janin me kutin e secilit, dikush më shumë, dikush më pak. Disa e besonin se Jani kaloj në fenë tjeter, disa jo. Fjala mori dhenë. Disa njerëz të ditur kujtuan ligjin që aplikoi Metaksai në vitin 1938. Po, është ligji nr. 1363, i kohës së diktaturës së Metaksait , që ndëshkonte krimin e konvertimit fetar, nëse në Greqi ndërroje fenë ortodokse, duke u kthyer në një fe tjetër, memjëherë burgoseshe, sepse vepronte ky ligji. Greqia është shteti i grekëve të krishterë ortodokës. Shteti grek e ka të ligjëshëm të ndërhyjë në ndjekësit e fesë ortodokse, kudo që të jenë, edhe jashtë Greqisë.
Mendje dhe mendime. Ne jemi shqiptarë dhe shteti i ynë nuk ka ligje të tilla. Por në krye të vendit tonë kemi priftin grek dhe për këtë arsye nuk ka ndryshim. Kisha greke është mbi shtetin një lloj si në Athinë, edhe në Tiranë japin mendime të tjerët. Valle. Ky prift mundet të zbatojë ligjin grek në vendin tonë për ndërrimin e fesë? Këto muhabete bëheshin me tensione dhe pa tensione. Dihet që disa njerëz dritëshkurtër e përhapën si nam të keq. Megjithatë, siç thotë populli : “çdo gjë e habitshme tre dite zgjat ”. Por këtyre merhumëve nuk u mbyllej goja. Disa prej këtyre shpirtkëqinjve, ishin hasetçinj, edhe se Jani me familjen e tij ishin të përkryer, si familja më e mirë e lagjes.
Pranvera e vitit 1997 ishte shumë e mbrapshtë, katrahurë e madhe, shtetrrethim, luftë civile, gjakderdhje, mjerim i madh. Nëna të veshura me fustan te zi, sipas mallkimit të “Panterës së Zezë”.
Ata u kujtuan për t’u hakmarrë kundër Janit si “Mysliman “ dhe të birit, Olsit, që ishte martuar me një vajzë “myslimane”. Dashakeqët, fanatikët, menduan, që t’i japin Janit goditjen sa më therëse e sa më të dhimbshme, në përputhje të ligjit grek të diktatorit Metaksa të vitit 1938 për personin që ndërron fenë. U nisën dy djem, shokë dhe miq të Olsit, bashkëminoritarë grekë të Shqipërisë, banues në Tiranë. Pa pasur ndonjë konflikt midis tyre ata shkuan në shtëpinë e Olsit, në të njëjtën ndërtesë ku banonin dhe prindërit e tij. Kush mund ta dinte se të dy shokët e Olsit erdhen me mendjen dhe detyrën e kapuçonjëve të zinj. Ata thirrën Olsin për të dalë mirë e bukur. Zbritën në rrugën “Qemal Stafa” diku aty afër shkollës “8 vjeçare” ndaluan papritur dhe këtu bënë gjëmën me pabesinë e quajtur “Greke”. Njëri nga këta i dha vdekjen me dy plumba shokut të tyre Olsit dhe u zhukën të dy, me pasaporta në xhep, me viza në xhep dhe me shpërblim në xhep. Dhe ndofta kaluan edhe oqeanin. Olsin ia çuan nënës dhe babës djalin të vdekur, gruas së tij burrin të vdekur dhe vajzës së tij babën të vdekur. Olsi i shtrirë një metër e tetëdhjete i gjatë dhe 28 vjeç, pa frymë në mes të dhomës. Kur para gjysmë ore kishte qenë në mes të familjes. O bombë, O zot, O tmerr O dhimbje, O kujë!…
Qaj oj nënë, qaj or babë, qaj oj nuse, qaj oj vajzë, qani or vëllezër dhe Ti moj kunate dhe ju miq të dashur të kësaj familje. Për këtë trim të shtrirë, që nuk flet me gojë! O Zot mallkuar qofshin për jetë dhe mot vrasësit pabesë me mision fetar…
I nderuar lexues, kjo tragjedi ka ndodhur në pranverën e vitit 1997. Unë jam miku i kësaj familje dhe i kam mësuar këto të vërteta me hollësi. Vazhdimisht, për 17 vjet e kam kujtuar këtë ngjarje tragjike dhe si historian dua të mbetet në arkivat e shtypit, për brezat që vinë pas nesh, që ta gjikojnë këtë kohë makabre.
Rasim Bebo Addison Çikago mars 2014.
VLERËSIME NGA FIGURAT BOTЁRORE PЁR FENЁ ISLAME
Nga Rasim BEBO/
“Njerëzit e mëdhenj e bëjnë vete piedestalin, e ardhmja u ngre statujën.” V. Hygo./
Vlerësimi që bën Tolstoi, Majkëll Harti dhe shumë mendimtarë të tjerë, i kanë ngritur më tepër se statujën Muhamedit dhe Fesë Islame.
Po citojmë, Tolstoin: “… Për mua Islami është më i lartë se krishterimi, gjë e pakrahasueshme. Sikur të ekzistonte zgjedhja e lirë, atëherë pa kurrfarë dyshimi, çdo njeri dhe ortodoks i mençur, do të pranonte Islamin, “Një Zot dhe i dërguari e tij, Muhamedi”, (bot.2006, f. 43). Historiani Amerikan Majkëll Hart, në Librin: “100 personalitetet më të shquara të historisë”, citon: (…më kryesorët të botës, që kanë bërë epokë, duke luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e historisë njerëzore, Muhamedit i jepet vendi i parë. (bot. 2001, f. 5-40).
Tri fetё qё gёzon populli ynё, kanё ardhur nga tri perandori qё kanё sunduar vendin tonё: (Të tria me Perandorë iliro- shqiptarë, në më të shumtat e rasteve, shën. im) si: Perandoria Romake, Perandoria Bizantine dhe Perandoria Osmane. Por, “Shqiptarёt, pasi morёn kёto fe, kurrё nuk ndryshuan karakterin fetar, dashurinë ndaj atdheut dhe marrëdhёniet harmonike fetare midis tyre”. (E. Finlay: “Historia e Greqisё … f. 187).
Sikur të vazhdonte predikimi i Tertulianit, “Në dëshminë e fshehtë të vet shpirtit të vet, dëshmi po aq më e njëmendtë sa ç’është më e thjeshtë, aq më e natyrshme sa ç’është dhe më hyjnore”. A do të kishte në botë luftë fetare? (Xhan klod Faveirial, “Historia e Shqipёrisë”, f. 307). Tertuliani apologjist nga Kartagjena (155-220 e. j.).
“…Dashuria pёr kombin te shqiptarёt, ёshtё kryefe”. Sami Frashёri konstaton se: “Shqiptari ёshtё shqiptar, pёrpara se tё jetё myslimanan, apo i krishterё. Ç’ka qёnё ai kur kish besёn e tij, besёn e pellazgёve, po ai qe edhe pasi u bë i krishterё, ai ёshtё edhe pasi mori besёn e Muhamedit”.
Lordi Hobhauz shkruan: “Vetёm shqiptarёt kanё ndjenjёn e kombёsisё, asnjё prej popujve tё tjerё tё mbretёrisё osmane nuk ndjen gjё tjetёr pёrveç fesё”.
Kordinjano, e ka quajtur besimin e popullit tonё njё “besim natyral primitiv”. Ja se si shprehet ai: “Shqiptari nё praktikёn jetёsore dhe nё ndёrgjegjen intime tё veprimtarisё sё tij,ёshtё thellёsisht fetar, por besim i tij ёshtё njё besim natyral primitiv. Ideja nё Zotin, prin çdo gjё, e mbi çdo gjё, ngjarjet e mёdha e tё vogla, rastet e begatisё e tё fatkeqёsisё, jeta dhe vdekja, tё gjitha i referohen Zotit si njё shkak universal dhe suprem i çdo gjёje.”
Shqiptarët nuk i thithi feja Islame, por e thithën vetë këtë fe, kur paraqitet dilema për të zgjedhur midis krishterimit dhe lirisë. Ata donin lirinë, te mbronin gjuhën shqipe, indetitetin kombëtar, pasurinë dhe pushkën në krah. Ishin njerëz të kategorisë së parë.
Kordinjano pohon: “Qё nga dhjetëvjeçari fundi tё shek XVI deri nё gjysmёn e shek. XVII, prej popullit shqiptar 1/3 ёshtё bёrё muhamedane”. (F. Kordinjano “gjeografia kishtare e Shqipёrisё” , 1934). Nё gjysmёn e dytё tё shek. XVII kemi kthime masive tё shqiptarёve nga tё krishterё nё myslimanё. Shqiptarёt, thonё mjaft autorё bashkёkohorё, u kthyen nё myslimanё qё tё mos thitheshin prej popujve kufitarё sllavё e grekё. Kёshtu mendojnё respektivisht: I. Irvin, R. Falasçi, Ё.S. Dawis, Roberto Morozzo della Rocca etj. Citojmё dy prej tyre; “Islamizimi i shqiptarёve ka qёnё njё pritё kundёr presionit sllav, ashtu sikurse mё parё pranimi i katolicizmit ka qёnё njё pengesё e ngjashme kundёr greqizimit tё sjellё nga ortodoksia bizantine. (I. Irvin, “Fati i islamit ballkanik”, 1934, R. Falasçi, “Ismail Qemali”).
Pёrqafimi i fesё myslimane, ёshtё bёrё nga halli apo nga dhuna…
Kёtu kemi dy Zotёrinj qё debatojnё njёri me tjetrin, Prof. Dr. Eshref Ymeri dhe Prof. Thanas Gjika. U lёmё bisedёn zotërinjve, se cili nga kёta ka tё drejtё. Pёr mua Z. Thanas anon nga dhuna dhe dominimi i shqiptarёve mysliman ndaj ortodoksisë, Kёtu duket si i thithur nga “fanarjotёt”. U kthyen nё myslimanё se pёrfituan tё gjitha privilegjet e myslimanёve, Ju la pasuria, si dhe mbajta e pushkës dhe shpatës, u pёrjashtuan nga taksat, u jepeshin dhurata. Kur ktheheshin nga shërbimi ushtarak, ata ishin tё islamizuar, fëmijët nё shkolla dhe xhami edukoheshin me frymёn e fesё islame etj. Kjo nuk ёshtё dhunё, argumenton Z. Eshref.
Ndёrkohё, studiuesit mendojnё se arsyet e pёrqafimit tё fesё islame, janё më shumё madhore, se sa ato qё pёrmendёm mё lartё. Sipas tyre , kanё qёnё interesat e larta atdhetare, ruajtja e gjuhёs dhe e indetitetit kombёtar , ato qё kanё diktuar pёr kthimin nё myslimanё tё pjesёs mё tё madhe tё popullit shqiptar në mbarë trojet e veta etnike. Shqiptarët në pjesën më të madhe të trojeve të tyre, filluan të braktisnin krishterimin, sepse, “… me pranimin e islamit e hiqnin gunёn e kishёs ortodokse serbe, bullgare e greke … Hiqnin plafin e imponuar të kombësis sërbe, bullgare e greke. Kjo ishte ana e fisme e kalimit në islam qё shqiptarёve ua siguroi rrugën pёr integrimin e kombёsisё, tё kombit dhe tё njёsisё etnokulturore e gjeopolitike te shqipёrisё” (gazeta “Start”, 1 nëntor 2008, nga E. Y.).
Zef Skiroi shkruan: “Me pranimin e fesё myslimane, shqiptarёt sakrifikuan, njёherё e pёrgjithmonё, idealin fetar ndaj atij kombёtar…”. (N. Dragoj. “Shqiptarёt dhe grekёt. Realitete historike”. Tiranё 2009, f. 356, nga E. Y.) .
“Populli shqiptar ёshtё i vetmi komb qё ka zhvilluar prej kohёsh njё rezistencё energjike kundёr pushtuesve turq. Kjo rezistencё ka vazhduar deri nё ditёt tona. Nёse shqiptarёt, pёr hir tё karakterit tё tyre, krenar dhe luftarak, nuk e kanё lёnё veten tё nёnshtrohen aq ultёsisht sa fqinjёt e tyre, janё ata qё kanё ndier mё tepёr peshёn e zgjedhёs sё huaj”. (Abdyl Frashёri. “Letёr drejtuar Kryeministrit Italian Françesko Kripsit” 25 shtator 1888. Nga E. Y.).
Prof. Thanas Gjika nxori tehun e kritikёs ndaj shqiptarёve myslimanё: “…shumё komunistё e sigurimsa katilё, qё po mundonin popullin çnjerёzisht, ishin pikёrisht nga radhёt e familjeve myslimane…”. Tё shikojmё raportin e besimeve fetare nё Shqipёri qё mё 8 nёntor 1941 u mblodhёn pёr tё krijuar P. K. Sh. (Kjo ishte dega e Partise Komuniste Jugosllave qe e ngriti emisari i Titos Miladin Popoviçi. shёn. im).Nё udhëheqje, kanё qenё 14 pjesёmarrёs me Miladin Popoviçin, nga kёta 8 janё tё krishterё dhe 6 janё myslimanё, pra shumica ishin tё krishterё, kur shumica e popullsisё ishte myslimane e vendit … Ideologjia komuniste lindi pёr herё tё parё nё mjediset e krishtёrimit perёndimor, atje u hodhёn bazat e saj teorike. Por edhe konkretisht, kjo ideologji u materializua po nё mjediset e krishterimit … Komunizmi si teori dhe si praktikё e botёs sё krishtere, la pas njё trashёgimi kriminale, e cila, sipas “Libri i Zi i Komunizmit”, nё arsenalin e krimeve tё veta ka regjistruar 100 milion viktima tё pafajshëme nё mbarё botёn.
Prof. Thanasi vazhdon: “Ndasia fetare e popullit shqiptar nё tё krishterё dhe mysliman, e krijuar gjatё pushtimit osman, nuk i shёrbente unitetit, por pёrçarjes kombёtare, pra, vonimit tё proçeseve çlirimtare”. Nё tё vёrtetё, pёrqafimi i fesё islame nga ana e pjesёs dёrmuese tё popullit shqiptar, nuk ka shёrbyer absolutisht si shkak pёr pёrçarje kombёtare. Pёrderisa mes shqiptarёve nuk kishte pasur asnjё konflikt fetar deri më 1895, kur djaloshi Konica konvertohet nё katolik, a thua se konfliktet fetare do tё fillonin pas kёtij viti, kur tashme ishin tё numëruara ditёt e Perandorisё Otomane, e cila tatёpjetёn e kishte filluar qё nё vitin 1683, kur fuqia e saj u thye para portave tё Vjenёs?” Janё tё shumta dёshmitё pёr harmoninë fetare mes shqiptarёve pas pushtimit otoman. Ettore Rossi ёshtё shprehur: “Vasa Efendiu (e ka fjalёn pёr Vaso Pashёn E. Y.) ka mundur tё vёzhgojё, me tё drejtё, se nё Shqipёri, myslimanёt dhe tё krishterёt nuk kane luftuar kurrё midis tyre, sepse ata arritёn tё lёnё mёnjanё ndryshimet fetare duke ruajtur tё njёjtёn gjuhё, tё njёjtat zakone, pra, njё ndjenjё kombёtare tё pёrbashkёt” (citohet sipas librit tё Nuri Dragotit, f. 355, nga Eshref Ymeri).
Hugo Adolf Bernatzik, gjatё kohёs qё ka vizituar Shqipёrinё nё vitin 1929, ka lёnё kёtё shёnim: “Katolikё, ortodokёs dhe myslimanё jetojnё nё paqe, nё kёtё vend tё vogёl, madje edhe shpesh nё fshatra jetojnё sё bashku. Luftrat fetare janё tё panjohura dhe tё pakonceptueshme pёr shqiptarin” (po aty).
Mary Uorthley Montagy, gruaja e ambasadorit anglez nё Kostandinopojë, nё letrёn e saj tё 1 prill 1817, shkruan: “Shqiptarёt myslimane dhe ata katolikё nuk mund tё pёrcaktojnё se cila nga fetё e tyre ёshtё mё e mira. Tё prёmten ata shkojnё nё xhami, kurse tё shtunёn nё kishё…”. (po aty).
Historiani Finlay shkruan: “Marrёdhёniet ndёrmjet myslimanёve dhe tё krishterёve, ishin mё miqësore, se ato nё mes tё shqiptarёve dhe turqve”. (Nga E. Y.).
Edith Durham tregon, se “islamizimi i ka mbrojtur shqiptarёt prej dyndjeve sllave, se banori i fisit u shkel nga tё pafetё e urryer, sllavët, (po aty, f. 361, nga E. Y.).
Kleriku anglez T. S. Hughes vinte nё dukje: “Shqiptari shpesh martohet me grua tё krishtere, dёrgon tё birin nё xhami, lejon tё bijat tё presin nёnёn nё kishe”. (Po aty f. 363, nga E. Y.).
Eduard Leak, thotё: “Nё krahinat e Korçёs dhe nё Berat, sikurse nё shumё pjesё tё tjera tё Shqipёrisё, myslimanet martohen me gra tё krishtera. Aty ёshtё traditё qё djemtё bёhen myslimanё, kurse vajzat tё krishtere. Prandaj, nё tё njёjtёn sofёr, mund tё kesh mish qingji dhe tё derrit”. (Po aty nga E. Y.).
Kur ne shkonim me gruan pёr vizitё te kushrira e saj, Vjollca Mato, vajza e Prof. Remzi Mato nga Ftera, na tregonte traditën labe qё e ruanin edhe sot. Ajo nxori byrekun nga soba dhe na e vuri pёrpara, dhe na luste pёr tё ngrënë, kur hanim pak, ajo e kthente tepsinë nё anё tё kundёrt dhe thoshte: hani dhe këndej, duke na shpjeguar: se byrekun e gatuante gjyshja gjysmë me mish dashi dhe gjysma tjetёr me mish derri. Kёshtu bëhet respekti nё disa familje pёr burrin mysliman dhe gruan krishtere.
Pёrfaqёsimi i fesё islame nuk i ka shёrbyer pёrçarjes fetare nё Shqipёri, siç thotё profesor Thanasi. Konica shprehet fare shkoqur: “Po tё mos ishte feja islame, kombi shqiptar do tё ishte shumё mё i madh, por nuk do tё ishte mё shqiptar”. Citohet sipas : “Faik Konicёs”, Marё nga internti, 18-2-2010, E. Y.)
Prof. Thanasi, citon Kadarenё, “U bёri thirrje shqiptarёve nё vitin 1995, pikёrisht qё nga Franca, prej ku kishte bёrё tё njёjtёn thirrje njёqind vjet mё parё Faik Konica, qё tё ktheheshin nё fenё e tё parёve, duke u pagёzuar si tё krishterё katolike”. E. Y.)
Kadare e ndyshoi deklaratёn vitit 1995 nё vitin 2012 duke thёnё: “Teza ime ёshtё qё ne duhet tё hyjmё nё Europё myslimanёt, tё krishterёt bashkё. Asnjё pengese nuk ёshtё myslimanizmi shqiptar pёr Evropёn…”.(Gazeta “Start”, 1-11-2008, marrё nga interneti, E. Y.)
Profesor Thanasi, vjen nё pёrfundimin se “prindёrit dёshirojnё, qё fёmijtё e tyre nё kёto vende tё mos jenë tё mangёt pёr nga formimi kulturor e fetar nё krahasim me fёmijtё vendas. Nё kёto vende flitet e propangadohet jeta e Jezu Krishtit dhe krishterimi, e jo Muhamedi dhe Myslimanizmi, festohen Krishtlindjet e Pashkёt, e jo Bajrami, askush nuk bёhet synet etj. Duket se fёmijtё e shqiptarёve nё kёto vende nuk duan tё kenё njё edukatё fetare tё ndryshme nga fёmijtё e vendit ku ata do tё jetojnё gjithё jetёn”.”
Nga kёto qё deklaron prof. Thanasi, vjen e tё krijohet ideja, sikur bota dhe feja islame na qёnka simbol i errёsirёs, i padijes, i njorancёs dhe prej kёsaj u dashka larguar si prej kolerёs. Po çfarë thonё ca personalitete tё shquara tё botёs, tё cilёt botёn dhe fenё islame e vlerёsojnё me njё objektivitet tё kulluar shkencor?
Nё njё trekёndёsh, Mekё Arabi Saudite, Moskё dhe Nju Jork, pёrkujtohet Muhamedi. Nga Leon Tolstoi (1828-1910) pas 1269 vjetёve dhe nga historiani Amerikan Majkell Hart pas 1375 vjeteve. Clear Glade, rusja, E. Velikova, e cila ishte e martuar me njё mysliman, i shkroi Tolstoit, se bijtё e saj dёshirojnё tё pranojnё islamin. Ajo e pyeti pёr kёshillё se a ishtё e mundur kjo, Autori iu pёrgjigj: “Sa i pёrket preferimit tё muhamedanizmit ndaj ortodoksisё … mundem vetёm te pajtohem nё mendimin me shpirtёrat tё cilёt janё nё kёtё kalim … duke i kuptuar idealet kristjane dhe doktrinёn kristjane nё mёnyrё tё drejtё, pёr mua nuk ka dyshim qё muhamedanizmi, sipas formave tё jashtёme, pakrahasueshёm ёshtё mbi ortodoksinё. Dhe nёse personi gjёndet tё zgjedhё ndёrmjet kёtyre dy obcioneve: ta mbajё ortodoksinё apo tё pranojё muhamedanizmin, pёr çdo person tё arsyeshёm nuk ka dyshim se do tё pranojё muhamedanizmin me pranimin e doktrinёs : Njё Zot dhe i Dёrguari i Tij, nё vend tё adhurimit tё ndёrlikuar dhe tё paqartё – trinitetit, shpagimit, sakramenteve, shenjtoreve dhe ikonave tё tyre dhe rituale komplekse”. (Clear Glade, mars, 15, 1909.)
“Nё zёmrat tona ёshtё emri i Allahut, emri i tij ёshtё ndjenjё” .
Tolsoi vazhdon: “… Pёr mua islami ёshtё mё i lartё se krishtёrimi, gjё e pakrahasueshme. Sikur tё egzistonte zgjedhja e lirё, atёhere pa kurrfarё dyshimi çdo njeri dhe ortodokёs i mençur do tё pranonte islamin”. Dhe mё tej: “… unё me doemos them se nuk kam kurrefarё dyshimi nё atё se, sipas reflektimit tё tij tё veçantё tё jashtёm, islami ёshtё nё nivelin mё tё lartё e tё pa krahasueshёm se kisha e krishtere”. Kolosi i Rilindjes sonё Kombёtare, Pashko Vasa pasi i studioi tё tri fetё tё vendit tonё i bashkoi nё njё emёr tё pёrbashkёt “Shqipёri” “Feja e shqiptarit ёshtё Shqipёria”. Megjithё se ishte njё gjeneral i pёrmendur nё perandorinё turke, ky nuk ndryshoi as emrin dhe as fenё qё kish pasur katolike. Kjo ёshtё arsyeja qё pёrmendemi nё botё pёr tolerancёn fetate tё vllazёruar.
Tani le tё i japim fjalёn historianit amerikan qё flet pёr Muhamedin pas 1375 vjetёve. Sipas proverbit “Historia vonon por kurrё nuk haron”
Libri, “100 personalitetet mё tё shquar tё historisё”, i autorit amerikan Majkёll Hart bёn fjalё pёr jetёn dhe veprёn e 100 pishtarёve mё nё zё tё botёs, qё kanё bёrё epokё, duke luajtur rol tё rёndёsishёm nё zhvillimin e historisё njerёzore. Lexojmё librin, faqe pas faqe, ku të shfaqen para syve beteja tё rёndёsishme luftarake, qё kanё shkrirё fise e shtete e kanё krijuar perandori tё mёdha, si atё tё Romёs, Persisё, Kinёs etj., tё shfaqen profetё, qё me predikimet e tyre kanё zbutur gjakrat dhe atavizmat njerëzore, filozofё e politikanё qё kanё krijuar e zbatuar sisteme tё ndryshme politike shtetёrore; shkencёtarё e zbulues, qё me anijet e tyre kanё rritur mjaftё mirёqenien njerёzore; “lundёrtarё” tё ajrit e tё tokёs, qё kanё zbuluar planete tё reja dhe “Botёn e Re” nё tokё; na shfaqen shkrimtarё, piktorёt e muzikantё, qё kanё ndikuar nё edukimin estetik tё ndjenjave njerëzore, dhe tё gjithё kёta kanё jetuar nё vende e kohё tё ndryshme, qё nga antikiteti e deri nё ditёt tona. Duke shpalosur jetёn dhe veprёn e pishtarёve mё tё mёdhenj tё historisё, pёr zgjidhjen e qindёshes sё parё tё figurave mё tё shquara tё historisё, autori ёshtё mbёshtetur nё sugjerimet e marra nga grupe komisionesh tё organizuara sipas fushave pёrkatёse, ndёrsa renditjen e tyre nё libёr nuk e ka bёrё sipas rendit kronologjik apo alfabetit, por sipas ndikimit tё sё cilёs figurё nё zhvilimin e historisё njerёzore. Pёr kёtё renditje, autori ka pasur vёshtirёsi tё shumta, por, me kulturёn dhe dokumentacionin qё zotëronte, Majkёll Harti ka arritur tё bёjё njё klasifikim tё besueshёm duke argumentuar shkencёrisht renditjen e çdo figure nё libёr”.
Po ai, Majkёll Hart, shkruan: “Vendimi pёr t’i dhёnё Muhamedit vendin e parё nё kёtё libёr, me personalitet mё tё shquar tё historisё, mund t’ju duket i papritur disa lexuesve: por ёshtё ky i vetmi njeri nё histori qё ka arritur suksese tё jashtёzakonshёm si nё zhvillimin e fesё sё tij ashtu dhe nё nivelin qytetar?”
Nga njё prejardhje e thjeshtё, Muhamedi arriti tё krijojё dhe tё pёrhapё njё nga fetё mё tё mёdha nё botё dhe tё bёhet njё nga udhёheqёsit politikё me efikasitet tё jashtёzakonshёm. Sot, 1380 vjetёve pas vdekjes, ende ёshtё shumё i fuqishёm ndikimi i veprimtarisё sё tij fetare.
Shumica e personaliteteve tё kёtij libri, kanё patur fatin tё lindin nё erёn e civilizimit, tё nacionaliteteve tё dukshme politike dhe me kulturё tё lartё. Ndёrsa Muhamedi, lindi nё vitin 571 nё Mekё, qytet nё Arabin Jugore – nё atё kohё njё rajon i prapambetur, larg gjithё qendrave tё tregёtisё, kulturёs dhe shkencёs. Nё moshёn gjashtё vjeçare mbeti jetim dhe u rrit nё njё mjedis tё thjeshtё. Sipas tё thёnave islamike, ai ishte i pa shkollё. Gjendja ekonomike e tij u pёrmirёsua, kur ai nё moshёn 25 vjeçare u martua me njё vejushё tё pasur. Nё moshёn 40 vjeçare, iu fanepёs sikur (me ndёrmjetёsin e Arkangel Gavrilit) kishte rёnё nё kontakt me Zotin (Allahun), i cili e kishte zgjedhur atё pёr tё pёrhapur fenё e vёrtetё. Rreth vitit 613 filloi ta predikojё atë nё njё rreth mё tё gjёrё e tё rekrutojё idhtarё tё tij. Pushtetarёt nё Mekё filluan ta shohin me sy tё keq. Duke ndier rrezikun, nё vitin 622 shkoi nё Medine, (qytet rreth 320 kilometra nё veri tё Mekёs), ku i afruan shёrbime tё rёndёsishme. Kёtu gjeti shumё idhtarё, qё e respektuan dhe e nderuan si zot absolut. Muhamedi kishte arritur tё bёhej udhёheqёsi i vёrtetё nё gjithё Arabin Jugore. Ai vdiq nё vitin 632”.
Ndёr 100 figurat mё tё shquara nё botё Muhamedi vlerësohet pari; i dyti vjen Isak Njutoni, 1642-1727; i treti Jezus Krishti, 6 p. e. s.; i katërti Buda, 563-483 p. e. s.; i pesti Konfuci, 551-479 p. e. s.; i gjashti Shёn Pavli, 4-64; i shtati Çaj Luni, lindur rreth vitit 105; i teti Johan Gutenberg, 1400-1468; i nёnti Kristofor Kolombi, 1451-1506; i dhjeti Albert Ajnshtain, 1879-1955;” e kёshtu me rradhё, personalitetet mё tё shquara nё histori nga Majkёll Hart, .
Këtu fillon islamizimi.
Volteri shprehet: Në një periudhë prej tre shekujsh, gjenialiteti i popullit arab, të cilin e vuri në lëvizje Muhamedi a.s. bëri përparim mahnitës dhe gjithë këtë e bëri nga vetëvetja. Sikur të mos ishte Çarles Martela. Franca do të bëhej krahinë myslimane. Sundimtari mysliman, Harun Reshid, e rigjallëroi dijen, ndërkaq bashkëkohësi i tij, Karli i Madh, i mbyti, në mënyrë mizore, 4600 saksone të robëruar, në bregun e lumit Aller. Qysh në shek. II sipas Hixhretit, arabët bëhen mësuesit e Europës në dije dhe arte. (Forumi Shqiptar, 10-10-2009). Frederik Niçe: Kultura e shkëlqyer e morëve (myslimanëve) në Spanjë, ishte më afër nesh dhe më e pëlqyeshmja … se ajo e Romës dhe e Greqisë …
Forcat myslimane, avancuan në Europën perëndimore, nën komandën e Abd-ar-Rahman, guvernatori i Kordovës.
Le ti referohemi Dr. Hans Koeçler, Profesor, përgjegjës i departamentit te filozofisë në Universitetin e Inbruck-ut, Austri: “Nga perspektiva universale e historisë së qytetërimeve, Evropa shfaq një pabarazi të veçantë… Ndikimi i mendimit evropian në botën myslimane daton në fillim të shek 19 … Kontakti i Evropës me qytetërimin islam, i mundësoi asaj zhvillimin e aftësive në të gjitha fushat shkencore dhe të dijes, veçanërisht në filozofi, mjekësi, astronomi, kimi, dhe matematikë. Një nga arritjet më të mëdha të dijetarëve myslimanë në mesjetë është ruajtja e thesareve të shkencës dhe të filozofisë së lashtë për brezat e ardhshëm. Dijetarët e krishterë u njohën me konceptet e metafizikës aristoteliane nga filozofët arabë në Spanjë … Filozofi arabe Ibn Rushd, i lindur në Kordovë në vitin 1126 e. j., u shtroi ndikimin më të madh me anë të komentit të tij mbi Aristotelin. Shkollat arabe (universitetet) në Kordovë, Sevilje, Valencia dhe Toledo tërhoqën një numër të madh dijetarësh të krishterë dhe mendimtarët më të mëdhenj të krishterë të asaj kohe, si Magnus, Roger Bacon, Thomas Akuinas, Ulliami i Oçam, Geberti i Aurillac, që më vonë u bë Papa Silver i II, etj. Në Toledo, në vitin 1130 e. j. U krijua Biblioteka e madhe e Evropës, u themelua një shkollë përkthimi, që tërhoqi studentë e studiues nga e gjithë Evropa … Përvoja mjekësore e dijetarit të famshëm , Ibn Sina (Avicenna), “Al-Kanu” (canon medicinae), u mësua në të gjitha fakultetet e mjekësisë kryesore Evropiane.
Pa hyrë në detaje të mëtejshme, mund të deklarojmë me të drejtë se qytetërimi islam që lulëzoi në jug të Evropës deri në fund të shek. të 12, me arritjet e tij, e tejkaloi kontributin e mëparshëm të Perandorisë Romake për zhvillimin e qytetërimit, zgjoi Evropën nga “gjumi dogmatik”, … si rrjedhim, përgatiti një rilindje evropiane të hershme.(Dr. H. Koeçler, “Marrëdhëniet mes islamit…”, 21-8-09, E. Y.). Prof Thanasi deklaron se “sot, midis shqiptareve, nuk përbën mburrje të qenit mysliman”, ai zbret në nivelin e ujërave ku noton Ben Blushi dhe kësisoj del në shtegun që intereson shovinizmit grek dhe kishës shoviniste greke. Prof. Thanasi, del në përfundim se shqiptarët myslimanë duhet të braktisin fenë islame dhe të përqafojnë krishterimin. Por në radhët e botës së krishtere perëndimore, po vërehet një dukuri e re, krejtësisht e kundërt me dëshirën e Prof. Thanasit: banoret e krishterë të vendeve perëndimore po braktisin fenë e tyre të krishterë dhe përqafojnë islamin. Le tu referohemi fakteve direkte dhe aspak ngushëlluese për Thanasin. Gjatë këtyre viteve të fundit, 40 mijë banorë belgjianë kane përqafuar fenë islame. Dhe arsyeja kryesore e konvertimit të tyre në fenë islame, është pastërtia morale e jetës së njeriut. (Përhapja e Islamit në Evrope”, 11-8-o9, E. Y.)
Këto kohët e fundit Agjensia Franceze e Lajmeve (AFP) njofton se në Francë Islami po përhapet me shpejtësi të madhe. Kjo agjensi thekson se 30.000 deri në 50.000 francezë të strukturave të ndryshme të besimeve pranuan fenë islame… Kisha katolike po shqetësohet për shkak të numërit të madh të besimtarëve të rinj myslimanë.
`“Revista Katolike”, publikoi një studim të gjithanshëm rreth këtij subjekti dhe vuri në dukje se besimtarët e rinj islamë dallojnë nga të konvertuarit e mëhershëm, kur pranonin fenë islame vetëm ushtarakët që jetonin në Afrikë, në kohë të kolonializmit francez, përveç ushtarëve dhe oficerëve fenë islame e kishte pranuar edhe gjenerali Minean, pas ekspeditës së Napolonit, në fillim te shek. XIX.
Besimtarët e rinj myslimanë, janë intelektualë të shquar perëndimorë, të cilët kanë studiuar Kur’anin dhe filozofin islame. Ndër ta duhet përmendur i njohuri Roger Garoudy filozof, Miçel Çokioutz artist, Maurice Begard specialist. Në fenë Islame besimtarët e rinj franceze gjetën paqen që u mungonte në katolicizëm. Gjendet një libër me titull “Islami dhe Napoloni”, në këtë libër bëhet fjalë për kalimin e tij në fenë islame. Libri është botuar në vitin 1914 në gjuhën franceze. Ndërsa ribotimi i tij u bë në vitin 1999, në gjuhën angleze. Napoloni kishte përqafuar islamin në vitin 1798. (Sh. Voca 15-11 08, E. Y.).
Deri para dy vjetësh në Gjermani, më shumë se 100.000 gjermanë janë konvertuar në myslimane. (marrë nga interneti, 6 gusht 2008, E. Y.)
Të dhëna interesante jepen për përhapjen e fesë islame edhe në Britani. Nëse atje në vitin 1963 kishte vetëm 13 xhami, për momentin atje janë 600 xhami dhe 1400 organizata islame, në tërë vendin. Në një intervistë me sekretarin e shtetit të Britanisë, Xheki Smith, bëri një vrojtim interesant në lidhje me përhapjen në Britani. Sipas saj, rreth 50.000 britanikë hyjnë në islam çdo vit dhe prej vitit 2001 ne islam kanë hyrë 400.000 britanikë. Sipas një raporti me qindra xhami po ndërtohen në perëndim … Islami afron një strukturë familjare, shoqërore dhe kulturore të orientuar drejt vlerave. Tani Islami ështё feja e dytë në Britani me një numër rreth 2.000.000, ose 3% të popullsisë. Në Angli 40% e myslimanëve jetojnë në Londër. (Islami si feja e zgjedhur në Britani. Marrë nga interneti. 29 shtator 2008, E. Y.).
Mendoj se duhet ndalur pak në rastin e gazetares angleze Yvonne Ridley që përqafoi fenë islame. Ajo thotë: “Megjithë kundërshtimin e madh të familjes sime që është e krishterë, unë përqafova fenë e pastër islame. Është interesante të dini se një ditë e pyeta vëllanë tim: çfarë mendon ti, prej ku e ka burimin hz. Isai a.s.? Ai u ndal dhe mendoi për disa momente dhe pas debatit që u zhvillua mes nesh, ai për herë të parë e pranoi se Islami, Krishterimi dhe Jehudizmi, kanë të gjithë një burim të përbashkët.” Në lidhje me pikëpamjen e fesë islame ndaj femrës, Yvonne Ridley, thotë: ” Kur studiova Kur’anin famëlartë, më mahniti fakti se si Kur’ani i ka kushtuar rëndësi pozitës dhe rolit të femrës dhe ky libër qiellor, jo vetëm që nuk e ka shtypur dhe dënuar femrën, por ai ka folur për barazinë midis femrës dhe mashkullit, nga aspekti i vlerave, humanizmit dhe fitimit të dijes dhe shkencës.” Yvone Ridley është e mendimit se njohja me fenë islame i ka ndryshuar asaj edhe botën e marrëdhënieve shoqërore. Ajo shton: ” Me kalimin e kohës dhe me shtimin e njohurive të mia mbi fenë islame, për mua u bë edhe më e qartë vërtetësia e kësaj feje. Gjatë kohës së studimeve mbi islamin, u njoha nga afër me grupe të ndryshme islame dhe u ndikova nga unionet e femrave myslimane. Këto grupe ishin shumë aktive, vigjilente, poseduese të teorive të ndryshme dhe shumë të zgjuara përballë çështjeve të ndryshme politike në sferën ndërkombëtare”. Yvonne Ridley është e mendimit se një femër myslimane nuk lejon që të trajtohet si një mall i pavlerë dhe thotë: “Në perëndim, një femër e mbuluar kërkon që me plot dëshirë të bëjë të qartë identitetin e saj të vërtetë dhe t’u bëjë me dije të tjerëve se unë jam një myslimane, me mua duhet të silleni si me një njeri, në punë mos më ofroni alkool, respektoni kufijtë dhe me mua flisni me seriozitet .Femra myslimane dëshiron paqe, siguri dhe forcimin e familjes dhe të shoqërisë“. (Citohet sipas: “Bota e re e një gazetareje angleze”. Marrë nga interneti. 28 qershor 2008, E. Y.).
Mendohet se në Spanjë sot ka rreth një milion myslimanë, shumica e të cilëve janë emigrantë nga Afrika Veriore dhe Perëndimore, më pak nga Lindja e Mesme. Prej tyre janë rreth 50 000 myslimanë spanjollë, të cilët e kanë pranuar islamin gjatë 30 viteve te fundit (Citohet sipas: “Islami në Spanjë”. “Glas Islama”, nr. 107/2005, Novi Pazar, f. 8-9. Marrë nga interneti. 07 shkurt 2007).
Tani le të shikojmë se çfarë thuhet për përhapjen e fesë islame në Rusi. Për këtë qëllim, dëshiroj t’i referohem një artikulli të gazetarit Xhejms (James) Hill, të botuar në gazetën The New York Times në vitin 1995: Që prej rënies së Bashkimit Sovjetik, 14 vjet më parë, islami është rritur dukshëm. Kjo ka shfaqur shqetësim të madh, sidomos tek disa rusë sllavë, që i frikësohen jo vetëm islamit ekstremist, por edhe asaj, se një ditë Rusia mund të bëhet një shtet me shumicën e popullatës myslimane.
Kështu, nëse rreziku dhe realiteti i konfliktit ekziston, është gjithashtu e vërtetë se në shumë vende, kultura myslimane dhe ajo e krishterë, paqësisht adoptojnë njëra-tjetrën. Islami, në atë që do të bëhej Perandori Ruse, është përhapur në shkullin X, 66 vjet para krishterimit, – thotë Ravil Gainutdin, zyrtar i Këshillit të Myftinisë në Rusi. “Islami është religjion i popujve vendas në Rusi dhe traditë religjioze e këti vendi”, – tha ai. Mjaftë rusë theksojnё se krishterimi propagandon bindjen, e mos rezistencën ndaj së keqes. “Kur të qëllojnë në njërën faqe, kthe faqen tjetër – (E. Y.), kurse feja islame propagandon kundërshtim, rezistencë, mos bindje ndaj së keqes, ndaj dhunës”. (Internet 21 -10- 2003, E. Y.).
Numri i myslimanëve në Rusi, sot mendohet se është diku ndërmjet 14 dhe 23 milionë, së paku 16% e popullsisë së përgjithshme. Ata janë popull shumicë në jug të Rusisë, Tataristan, Bashkiristan, përreth lumit Vollga, por realisht edhe në çdo qytet. Sot për rreth Moskës jetojnë një milion myslimane, ndërsa gjatë periudhës janar- dhjetor 2004, 20.000 qytetarë rus janë konvertuar në myslimanë.
Në vitin 2000 në SHBA numëroheshin 2 milion myslimanë.
Josip Broz Tito deklaroi para se te vdiste: “Unë i besoj Allahut, Pejgamberit të tij dhe ahiretit (botës tjetër). (Shefki Sh. Voca, 15 – 2008, E. Y.).
“S’ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij”. Këtë frazë Allison Poole e thotë 3 herë në gjuhën arabe dhe pastaj 3 herë në gjuhën angleze, dhe ceremonia e konvertimit të saj u kompletua.
Në vitin 1973 popullsia myslimane në botë arrinte në 500 milionë. Tani ajo ka arritur në 1.5 miliardë. Një histori e vitit 2004 në NTV New, e titulluar “Islami është religjioni që përhapet më së shpejti në Evropë”.
Bernard Show shprehet:, “Gjithënjë kam çmuar lartë besimin e Muhamedit, thjesht për shkak të vitalitetit të tij të jashtëzakonshëm. Kam parashikuar se besimi i Muhamedit a.s. do të jetë i pranueshëm për Evropën e nesërme, ashtu siç ka filluar të bëhet i pranueshëm për Evropën e sotme”.
Gëte e cilëson: “Njeri i shkëlqyer, dritë e Zotit, u përpoq që, atë dritë, ta përhate në botë, por bota u ngrit kundër tij. Detyrohet të bëjë kompromis, gjersa të vinte çasti që të influenconte tek ata. Në histori, kërkova shembullin e një njeriu të shkëlqyer, atë e gjeta te pejgamberi arab”.
Lamartini, Njëri nga poetët më të mëdhenj të Francës, për madhështinë e Muhamedit a.s. në “Historia de la Turqiue” shkruan: “… Muhamedi ishte përmbysës i zotave të rreme me shpatë, vendosës i idesë me fjalë, filozof, orator, mësues, ligjvënës, luftëtar që luftoi për idetë e tij, përtëritës i besimit racional dhe adhurimit pa fotografi, themelues i 20 perandorive tokësore dhe i një perandorie shpirtërore. Ky është Muhamedi a.s. Duke marrë parasysh të gjitha kriteret, me të cilat mund të matet madhështia njerëzore, me të drejtë pyesim:
A egzistion njeri më i madh se ai?”,
Leon Nikollajeviç Tolstoi, shkrimtar i madh rus, në traktatin “Pejgamberi urtiplotë Muhamed”, veç të tjerash thotë : “Nuk ka dyshim, se pejgamberi Muhamed, është njëri ndër reformatorët më të mëdhenj të njerëzimit …”. (Eshref Ymeri).
Volteri: “Nipi i Abdul Mutalibit, Muhamedi a.s. i cili më vonë do t’ia ndërroi fenë pjesës më të bukur dhe më të madhe të botës, që në moshë 40 vjeçare, mbarti shpatën në luftë përgjatë kufirit sirian. Ishte i ditur dhe modest, poet, astronom, reformoi kalendarin e arabëve, qe ligjvënës dhe mjek…” (Eshref Ymeri)
Napoleon Bonaparti: Musai (Moisiu), ia ka shpallur fenё e Zotit popullit të vet, Isa (Jezusi) botës romake, kurse Muhamedi a.s, tërë botës. Arabia ishte vend pagan. Gjashtë shekuj pas Isait, Muhamedi e njohu botën me besimin në një Zot të vetëm, që është Zoti i Ibrahimit, i Musait dhe i Isait. Arianët dhe sektarët e tjerë, e çoroditën botën me diskutime për trinitetin: Atin, birin dhe shpirtin e shenjtë. Ndërkaq, Muhamedi, shpalli, se Zoti është Një, kurse triniteti imponon idenë e idhujtarisë”. (E. Y.).
Princi Otto Von Bismark, politikan dhe burrë i madh shteti, themeluesi i Gjermanisë, i cili njihet në popull si “Udhëheqës i hekurt”, thotë: “Muhamedi a.s, është personalitet i jashtëzakonshëm. Jo rastësisht, Zoti nuk nxori ndonjë tjetër në skenën e ngjarjeve botërore. Muhamed, më vjen keq që s’isha bashkëkohës yt..” (marre nga interneti 18-6-2008, E. Y.).
Karl Jaspers tregon, se në vitin 1952 Ajnshtajni ka shkruar: “Kur llogaris dhe kur shoh insektin e vogël që ka zbritur në fletën time, atëherë unë ndiej diçka se – Allahu është i madh dhe ne jemi pika të dobëta në gjithë lavdinë tonë shkencore”. (Internet 30 maj 2010, E. Y.).
“… Bota e krishtere perëndimore krijoi në krejt fushat e jetës, në art, kulturë, shkencë – dhe në sferën e standardit të jetesës. Ajo shënoi arritje të papara ndonjë herë në historinë e njerëzimit. Por, me kalimin e dhjetëvjeçarëve, në gjirin e botës së krishtere perëndimore erdhën dhe u kristalizuan ca nga ca edhe ca antivlera, si alkoolizmi, droga, homoseksualizmi dhe prostitucioni… Këto antivlera kanë krijuar tronditje në gjirin e saj dhe kanë bërë që shumë besimtarë të krishterë t’i kthejnë sytë nga një tjetër doktrinë fetare, siç është feja Islame për të cilën janë krejtësisht të huaja antivlerat e lartpërmendura…Por ajo që i ka dëmtuar me rendë moralin e krishterimit perëndimor, është pedofilia në mes armatës së priftërinjve të kishës katolike…Ajo ka bërë që shumë besimtarë, madje intelektualë të shquar, ta braktisin doktrinën e krishtere dhe të përqafojnë doktrinën islame. Pedofilia është një njollë e rëndë në historinë e kësaj feje, e cila në trashëgiminë e vet i ka të regjistruara edhe krimet kundër myslimanëve në periudhën e mesjetës në Spanjë, krimet e periudhës së inkuizicionit, (të drejtuar nga Ignat (Injac) Lajola (1520-1590, shen. imi),
Krimet e Kryqëzatave dhe krimet e Natës së Shën Bartolemut kundër besimtarëve të krishterë në France etj, janë njollë e zezë në historinë e botës së krishtere… kundër 8000 myslimanëve në Srebenicë … Bishat e Beogradit i pushkatuan dhe i varrosën me buldozerë. Ndërsa bota e krishtere perëndimore luajti një rol soditës para atyre krimeve të rënda. Sipas një fjale të urtë, sehirxhiu është më i rrezikshëm se krimineli.
Prof. Thanasi, kujdes për grigjën e krishtere që po e rrallon pak e nga pak “Ujku mysliman”!…
Karl Kings (Çarles Kingsley), dijetar anglez, Thoshte: “… e përdorim Biblën shumë më tepër si një udhëzues teknik të posaçëm për psaltet, si një dozë opiumi për të përmbajtur kafshët e durueshme të ngarkesës ndërsa janë të mbingarkuara, më tepër si një udhëzues për të mbajtur të varfërit në gjendje të mirë”. (Citohet sipas: “Religjioni si opium dhe opiumi si religjion”. (Marrë nga internet. 15 shkurt 2010, E. Y. )
“Mund të thuhet pa droje se “Drejtuesit e krishtërimit nuk janë pa faj, bile, por ta shikojmë me kujdes, janë përgjegjësit kryesorë të reduktimit të krishtërimit në botë. Vetë Krishti ka thënë se “do të jene njerëzit e mi që do ta prishin fenë time”. (Citohet sipas: “Përhapja e Islamizmit në botë”. Marrë nga interneti. 7 maj 2008, E. Y.).
Një gazetar Italian shkruan: “Dikush dëshiron ta anulojë, ta ofendojë, ta prishë një qytetërim mijëvjeçarë që i është përhapur në shtëpinë dhe në jetën tonë, me historinë e pistë të pedofilisë?”. (citohet sipas: “Kundër Papës dështoi nazizmi, kurse tani po e provojnë me pedofilinë”. internet, 29 mars 2010, E. Y.).
Referenca kryesore vjen nga artikulli i Prof. Dr. Eshref Ymeri “Kujdes grigjën e krishtere, profesor!”
Rasim Bebo, Addison Çikago Shkurt 2014.
ÇFARË PO BËHET KËSHTU ME TY, MOJ NËNË SHQIPËRI?
Nga Rasim Bebo/ Çikago /
Është e vёrtetë, se shtangia e trurit, plogështia, shpërndarja dhe bllokimi i potencialeve mendore nga elitat drejtuese komuniste, që e kanë kthyer Shqipërinë në çiflig të tyre, e ka origjinën tek “PRONA ”. Prona e rrëmbyer pronarëve të vërtetë është “Baza” e të gjitha rrjedhojave negative të vendin tonë. Qysh nga sekuestrimet e kulakëve, të burgosurve, të pushkatuarve, të internuarve, në një lufte klasash të pamëshirshme deri në ditët tona. Prona vijoi t’u mohohet pronarëve të ligjshëm me “Strategjinë në ekonomi” të Ramiz Alisë, sipas së cilës: “Kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm, në një vend socialist të jemi ne dhe njerëzit tanë. Që të jemi të sigurt, se e ardhmja do të jetë e jona, kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tonë. Asnjëherë nuk do t’u japim pronat e tyre. Nëse lind nevoja, do të kemi mbështetjen e aleatëve te jashtëm ideologjik në pushtet… me ta na bashkon kauza jonë e përbashkët, që është pushteti i komunistëve”. (Gazete “Illyria”, 19-11-2004).
Kështu, pasardhësit e Ramiz Alisë në pushtet, më kryesorët ata të PS dhe PD, u kanë vendosur rrethin e hekurt në kokë shqiptarëve, për të stepur e ngurtësuar trurin dhe në këtë rast nuk është, thjesht një dru i shtrembër në barrë ose në stivën e druve, por është e gjithë stiva. Pra, nuk kemi një individ në udhë të shtrembër, por kemi gjithë strukturën shtetërore, me institucionet dhe Akademinë e Shkencave, që drejtohet nga një kupolë komuniste me Panterën e Zezë Janullatos. Po të ndiejnë pak rrezikun, ata bashkohen me serbin, ashtu si janë bashkuar me grekun. Qeveritë hipin e zbresin sipas diktatit të guvernator Janullatosit dhe “strategjisë së Ramiz Alisë”, që është një e tëra. Kështu mendoj unë, Z. Vedat Shehu, është mëse i drejtë citati që sjell Dr. Jahjai: “Dëmin më të madh në ngathtësinë e shumicës së kombeve, e luan klasa e tij politike”.Janë pinjollët e ish-elitës komuniste, ata që udhëheqin Shqipërinë këto 20-vitet e fundit.
Çfarë po bëhet sot në vendin tonë?… Po zhvillohet një diskriminim dhe deshqiptarizim nën mjekrën e Priftit Janullatos . Bie fjala kur shteti ynë nuk aplikon reciprocitetin me fqinjët tonë ndodh edhe kështu:
Pala greke bllokon 4 orë në doganë drejtoreshën e ISSH-së.
Siç njofton shtypi, policia doganore greke në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ka bllokuar sot kalimin e drejtoreshës së Institutit të Sigurimeve shoqërore Vjollca Braho. Zonja Braho është dhe anëtare e kryesisë së PDIU-së… Ajo thotë: kam 4 orë që nuk më lejojnë të kaloj në krahun tjetër. Ishim 15 veta që prisnim, 14 kaluan dhe iu dha vula për të hyrë në shtetin grek, kurse mua nuk më lejojnë. Ju kërkova arsyet përse nuk me lejojnë, dhe mu përgjigjën se pa urdhër nga Athina nuk më lejojnë të hyj në shtetin grek. “Unë jam me origjinë Çame.” Ka deklaruar zonja Braho në një lidhje telefonike me Neës 24. Më tej ajo sqaron: “Ky nuk është rasti i pare, si anëtare të PDIU-së pengohem të hyj në shtetin Helen vetëm se jam me origjinë Çame.” Vetëm pas ndërhyrjes së konsullit shqiptar Riza Poda, zonja Braho është lejuar të kalojë në territorin grek. (GRID, AL Lajme, 28- 11- 2013).
Betonizimi i pushtetit pushton kalane e Krujes
Betonimi vazhdon të pushtojë edhe kalatë dhe objekte të tjera më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore e historike, duke mos ndaluar madje as para portave të kalasë së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Krujë, ku historia na mëson se janë ndaluar taborët e ushtrisë pushtuese osmane të dy Sulltanëve më të tmerrshëm të Perandorisë Otomane. Në gusht të këtij viti në hyrje të portës së kalasë ka nisur të ngrihet një ndërtesë e madhe prej betoni. Ndërtuesit, për t’ia bërë të qartë qytetarëve të Krujës, në hyrje të punimeve, kanë vendosur një tabelë ku tregojnë se Bashkia e këtij qyteti është ajo që ka dhënë leje për ngritjen e një ndërtese, e cila do të shërbejë për duqane dhe apartamente banimi, edhe pse për kalanë dhe muzeun e Krujës është përgjegjës Ministria e Turizmit, kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë. ( Sheradin Berisha, publikuar 9-12-2012).
Shëmbet natën Muzeu Etnografik, godina e mbrojtur nga shteti si monument kulture në Vlorë. Rrezohet një pjesë e ndërtesës së shpallur monument kulture, brenda së cilës ndodhet edhe Muzeu Etnografik i Vlorës. Pak net më parë dy katet e godinës ranë, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve të saj. Veç muzeut, në ndërtesën monument kulture, jetonin për dekada disa familje vlonjate. Ata kanë ndier tronditje gjatë natës dhe pasi kanë vënë re edhe krisjet e mureve, kanë arritur të dalin në kohë nga shtëpitë e tyre. Muri i shembur ka arritur deri te pjesa ndarëse e Muzeut Etnografik. (Vlorë 13 maj 2013 marre nga internet).
Në çdo 17 shkurt, qarqe të caktuara dhe segmente të politikës greke, përkujtojnë vitin 1914, kur ajo pjesë që ata e quajnë “Epiri i Veriut”, deklaroi autonominë e vet dhe krijoi një qeveri në Gjirokastër me kryeministër Jorgo Zografo. Protokolli i Korfuzit e njohu këtë tokë, si njësi autonome nën sovranitetin e Shqipërisë, por autonomia u anulua nga konferenca e ambasadorëve në vitin 1921. (athinen sthash. 475 Jt3 cx. dpuf).
Për thirrjet antishqiptare në Himarë, të rinjtë i bëjnë apel Venizelosit: Të kërkojë falje. Menjëherë pas ngjarjes së shënuar në Himarë dhe thirrjeve antishqiptare, ka reaguar forumi “Djemtë e Gjirokastrës” të cilët të mbështetur edhe nga banorë të Hormovës në Tepelenë, kanë qenë të pranishëm në vendin ku në vitin 1914 u ekzekutuan 214 burra nga ky fshat. Në mënyrë simbolike ata kanë përzënë një tufë me dele, të cilat mbanin mbi shpinë flamurin e Vorio Epirit. Ata kanë ndërruar pllakatin ekzistues në memorialin që përkujtonte masakrën e vitit 1914 në Hormovë, me një pllakat të ri, ku përcaktohej qartë, sipas tyre, autori që shkruan për masakrën. Sheh Hysni Hormova, tha se ky korrigjim si dhe përgatitjet për të përkujtuar 100 vjetorin e kësaj masakre, nuk bëhen në emër të urrejtjes por të memories historike, pa të cilën vdesin edhe vetë kombet. Albi Koçi, në emër të Forumit të “Djemve të Gjirokastrës dhe Tepelenës”, i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm grek, Venizellos, të kërkojnë ndjesë publike dhe të distancohet zyrtarisht prej qarqeve që nxisin urrejtje mes popujve.
Politika e Tiranës prodhon grindje mes vetes, asnjë koment për pjesëmarrjen e deputetëve grekë në festimet e 100 vjetorit të fantazmës së Vorio Epirit. Duket se politika shqiptare është indiferente, ose servile ndaj Athinës, që deklaron se nuk ekziston çështja e Voriepirit, ndërkohë që “dielli me shoshë” nuk mund të fshihet.
“Skënderbeu me bisht”…
Pronari i tokës ku u gjet statuja thotë: E hodhën nga një kamion Tirane. Bëhet publike edhe fotoja sajuese e dyshimtë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e cila u gjet mbrëmjen e djeshme (19-2-2014) në anë të rrugës automobilistike, në zonën e njohur si Qafë-Kashar në Tiranë. Fotoja e statujës tre metërshe është publikuar, në mjetet sociale, nga arkitekti, Artan Shkreli me diçiturën “Shaka, surrealizëm, apo përdhosje?”… Kjo, pasi në foto, Heroi ynë Kombëtar, është me bisht. Vetë Shkreli në një prononcim për “GSH”, tha se, statuja e Heroit me shpatë e përkrenare ishte e përçudnuar, pjesët intime të tij ishin të deformuara dhe në fund të kurrizit mbante një bisht.
Si pas tij, shtatorja ishte gjysmë cjap e gjysmë njeri, madje kishte edhe bisht, Shkreli shtoi se, organet gjenitale të skulpturës ishin shumë të mëdha. Tek këmbët e shtatores shkruhej “Skënderbeg”.
Gazetari Spartak Kola, raportoi nga vendngjarja, se statuja i përket figurës së Skënderbeut dhe mendohet të jetë shkulur nga diku e më pas është hedhur në rrugë. Por mbrëmë policia nuk ka lejuar mediat të afrohen në vendin e ngjarjes, ndërkohë e ka zhvendosur statujën nga rruga.
Në më pak se 24 orë, nga gjetja e statujës, policia ka identifikuar pronarin e tokës ku u gjet objekti. Ruhi Valisi është shtetasi, në pronën e të cilit u gjet statuja e deformuar, e Heroit Kombëtar, Skënderbeg. Valisi aktualisht akuzohet për përdhosje të figurës së Heroit Kombëtar. Ndërkaq hetimet e policisë janë shtrirë për gjetjen e skulptorit që ka krijuar statujën e Skënderbeut me bisht. I pyetur nga policia, pronari i tokës Ruhi Valisi, ku u gjet statuja e Skënderbeut, sqaron se statuja u hodh nga një kamion që vinte nga Dogana e Tiranës. “Sapo e pashë bustin e deformuar, njoftova policinë. Ndalova madje njerëzit që ta fotografonin bustin e deformuar”. Valisi thekson se ka informuar në kohë policinë dhe për këtë duhet të falënderohet dhe jo të shoqërohet dhe të akuzohet” (Ballkan ëeb 19 shkurt 2014).
Të mendosh, e jo të bësh diçka të tillë kundër një heroi Botëror, është një akt tepër i rëndë. Skënderbeu është i vetmi hero, mendoj, që ka më shumë buste në Botë, si askush tjetër, që vetëm ta shikosh, të mallëngjen, kurse armikun thjeshtë e tmerron. Faleminderit, i falem GJERGJIT të Pavdekshëm.
Janullatosi, si përfaqësues i boshtit serbo-ruso-grek drejton diskriminimin e kombit shqiptar dhe ne heshtim. Deri kur kështu vallë?…
Barbarët “Nekropolitika është një karakteristikë e njohur e së majtës historike shqiptare dhe hera herës shfaqet në formën më barbare të saj. Kështu pak dite pas instalimit të pushtetit të së majtës, persona ende të paidentifikuar publikisht, kanë dhunuar dhe shkatërruar varret e të vrarëve nga komunistët në Mallakastër. Varrezat e nacionalistëve të pushkatuar, u ndërtuan pas rënies së komunizmit, si varreza të viktimave të diktaturës dhe në to prehen një pjesë e pushkatuarve me dhe pa gjyq nga komunistët. Janë vetëm ata që u bë e mundur t’u gjendeshin eshtrat, pasi një pjesë e madhe e tyre ende nuk dihet ku i kanë.Të rënët në këto varreza janë, figura të njohura patriotësh, një pjesë e firmëtarëve kontribues të shpalljes së pavarësisë më 1912, luftës së Vlorës më 1920, të Kongresit të Lushnjës, e në të tjera ngjarje me rëndësi të historisë tonë kombëtare. Por midis tyre ka edhe 15 fëmijë, që janë vrarë, se i kishin prindërit kundërtshtarë politik të komunizmit. Varret e tyre dëshmojnë terrorin e egër që mbizotëroi në këtë vend për 50 vjet me radhë. Shkatërrime të varreve të viktimave të terrorit komunist… ka me qindra raste, po përmendim, hedhjen në erë të varrit Nënës Mbretëreshë në Tiranë në vitin 1945. Shkatërrimi i varrit dhe hedhja në lumin Osum të patriotit firmëtarit të pavarësisë, Iljaz Bej Vrionit në vitin 1946 në Berat. Shkatërrimin e varrit dhe hedhjen e eshtrave në lumë të Patër Gjergj Fishtës në Shkodër. Në momentin e parë (Pas 23 qershorit 2013 shen. im) që u ndjenë në pushtet “Barbarët” u rikthyen në origjinë dhe gjëja e parë që bënë, ishte dhunimi dhe shkatërrimi i varreve të kundërshtarëve politik, historik. Urrejtja ndaj tyre, nuk duket se është shuar edhe pse i vranë, i burgosën e persekutuan për 50 vjet ata dhe familjet e tyre. Në fakt, dhunimi i varreve apo kufomave, nuk ka qenë një zakon shqiptari”. (Nebil Çika, ILLYRIA 3 tetor 2013, f. 13).
Kisha Ortodokse, në Tiranë predikon greqisht, kurse te arbëreshët shqip.
Tiranë – Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Gerasimos Janullatos, po e greqizon kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Kjo duket tek fotoja e automjetit të kishës ortodokse shqiptare, e cila mban mbishkrimin në gjuhën greke, si gjuhë të parë zyrtare, dhe të dytë gjuhën shqipe. Por edhe në gjuhën shqipe, fjala shqipe “ORTODOKSE” është greqizuar në “ORTHODHOKSE”:
Siç shihet, kisha jonë e themeluar nga Fan Noli tashmë është gjunjëzuar në Shqipëri, kjo falë tolerancës së politikanëve shqiptar sahanlëpirës. Në gazetën “Bota sot” është botuar një shkrim, ku denoncohet mbajtja e meshës në Tiranë në gjuhën greke dhe jo në gjuhën shqipe, ku ndër të tjera thuhet: “Sot në zemër të Tiranës, në ditën e Krishtlindjeve, kryepeshkopi grek Jonullatos, mbajti meshën në gjuhën greke, ku të pranishëm ishin edhe zyrtarë të lartë mes tyre dhe kryeministri Rama. Të gjitha mediat e anashkaluan përdorimin e një gjuhë tjetër gjatë meshës, gjithashtu sot, ortodoksët shqiptarë treguan dhe një herë se parapëlqejnë nënshtrimin dhe heshtjen, kur Jonullatos mban meshën në gjuhën greke në zemër të Tiranës!”.(Shqiptaria. Com 26-12-213).
Anastas Janullatosi valëvit flamurin e Vorio-Epirit Tiranë, 29 nëntor – Zbardhen fakte që komprometojnë rëndë pozitat e kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili duket se fshihet pas shumë aktivitetesh antishqiptare në territorin tonë, me qëllim aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Historiani Arben Llalla, dëshmon me fotografi praninë e Anastas Janullatosit në aktivitete antishqiptare, ku është valëvitur flamuri i aneksimit të Jugut të Shqipërisë, ndërsa janë bërë plane për Vorio-Epirin. Sot do të sjellim fotografitë, ku shihen qartë ngritja e flamurit për aneksimin e Jugut të Shqipërisë (Autonomisë së Vorio-Epriti) në Derviçan më 15 Gusht 2013, në festën e Zonjës së Madhe (Panagias) ku i pranishëm ishte edhe kryepeshkopi i Shqipërisë, z. Anastasios. Besoj se hirësia e tij Anastasios, nuk do të mohojë pjesëmarrjen e tij gjatë shpalosjeve të simboleve antishqiptare, që provokojnë ndjenjat kombëtare të shqiptarëve dhe integritetin e Republikës së Shqipërisë. Më 15 gusht 2013 në sheshin e fshatit Derviçan, gjatë festës fetare, dhjetëra të rinj kishin veshur bluza me simbole të ushtrisë së andartëve grekë, që kanë kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitin 1914 duke shpallur shkëputjen e Jugut të Shqipërisë dhe duke krijuar një qeveri fantazmë me ministra të ardhur nga Athina”, shkruan Arben Llalla.
Toleranca e shtetit shqiptar, ka bërë që në fshatrat ku jeton minoriteti grek, të zhvillohen aktivitete antishqiptare që bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe nëse ne reagojmë, grekët do na ngrenë akuza pa argumenta si nacionalistë. Kjo është metodë klasike për t’u kyçur gojën atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën. Siç duket, afrimi i 100 vjetorit të shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit (17 Shkurt 1914 – 2014), ka ndezur zemrat dhe shpirtrat e disa minoritarëve grekë, që nuk duan fqinjësinë mirë të dy vendeve, por acarimin e tyre duke zhvilluar aktivitete të ndryshme antishqiptare në territorin e Shqipërisë.
Nuk është hera e parë që grekët e sotëm i çojnë të vdekurit e mëdhenj prej varrit që t’i shfrytëzojnë për nevojat e veta, duke i treguar kështu në versione në të cilat nuk kanë qenë kurrë. Sëmundja greke për një aneksim të Jugut të Shqipërisë, për një autonomi politike, nuk janë ndjenjat, anë të jashtme të tyre. Ato i kanë rrënjët në vetëdije dhe në nënvetëdije, në mentalitet, në dëshira e pasione, ku të shprehura, ku të pashprehura, të realizueshme e të parealizueshme, ato vijnë prej thellësive të historisë për të dalë në sipërfaqe në momente të caktuara.
Në një kohë, kur Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, artikulonte mesazhe për fqinjësinë e mirë në Tiranë, kisha greke organizonte aktivitete për fantazmën e Vorio-Epirit. Më tre nëntor, kisha greke ka organizuar në Lamia, një aktivitet për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, për ta bërë pjesë të Greqisë, siç bënë me trojet shqiptare deri në Prevezë, pas konferencës famëkeqe të Londrës në vitin 1913. Duke se të gjitha deklaratat dhe përpjekjet e Athinës, për fqinjësi të mirë, janë thjeshtë një maskë, pas të cilit fshihen qëllimet e artikuluara qartë nga neonazistët e “Agimit të Artë”. Aktiviteti është fotografuar dhe në foto duket qartë të rinj grekë, që tundin simbolet greke dhe bëjnë plane për Vorio Epirin. Ky aktivitet është organizuar nga kisha greke, e cila shpeshherë ka ndërhyrë në punët politike.
Për gjithçka ka ndodhur kur në Shqipëri, kishte zbarkuar presidenti grek, për t’i dhënë një zgjidhje ngërçit të krijuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, për probleme të kaluara, por edhe për probleme të reja, të krijuara kryesisht nga shteti grek. Ndërkaq, aktivitete të tilla për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, janë bërë të zakonshme në Greqi. Aktivitete të tilla janë zhvilluar edhe në Shqipëri, ku kanë marrë pjesë krerët e minoritetit grek si dhe përfaqësues të lartë të shovinizmit grek. Për përmendoret e ushtarëve grekë, historiani dhe njohësi i mirë i çështjeve greko-shqiptare, Arben Llalla, ka reaguar edhe për vendosjen e disa përmendoreve të andartëve grekë në territoret shqiptare, të cilët kanë luftuar dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë.
Por përmendore të tilla ka në çdo fshat, ku banon minoriteti grek dhe strukturat shtetërore shqiptare nuk kanë fare qasje në këto fshatra, bile gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe anashkalohet. “Është e vërtetë se më 15 Gusht 2013, sheshi qendror i fshati Sopik në Gjirokastër, u pagëzua me emrin e Mihal Zerva”. Mihal Zerva ka lindur në Janinë, ai është njëri nga aktivistët e flaktë të lobit grek në SHBA që promovojnë greqizmin e jugut të Shqipërisë. Ai ka qenë disa vite kryetar i Federatës së Epiriotasve në SHBA dhe sot është kryetar i Fondacionit grek në SHBA. Është financuesi i aktiviteteve të ndryshme në aspektin propagandistik për aneksimin e Jugut të Shqipërisë .
Disa mendime për Janullatosin nga trutharët, tradhëtarë:
Këto dite u kristalizua një solidaritet i të gjithë diasporës shqiptare rreth VATRES në SHBA, në një protestë kundër dekorimit të grekut Janollatos, që është një tumor në trupin e kombit tone dhe përgatitet gati operacion për ta hequr. Në prag te 100 vjetorit te masakrave greke në vendin tonë të viteve 1912, 1913, 1914, gjatë të cilëve dogji mbi 300 shtëpi , vrau dhe theri e përdhunoi mijëra vetë, kurse ne pragun e Protokollit të Korfuzit te vdekur, ka lëshuar disa tradhëtarë shqiptarë, si K.Kapinova, P.Tedeshini, A.Bergamo etj, që vjellin vrer kundër shqiptareve dhe përçarjes fetare, duke ngritur akuza të një leksiku shumë të ulët. Ata thonë: Nuk ka punë njeri me Kryepeshkopin tonë veç nesh orthodhokësve. Mos guxoni më të shani Kryepeshkopin tonë të dashur. Ai është dërguar në Shqipëri nga vetë Jezu Krishti. Në fakt shoh se ata që kërkojnë heqjen e tij, kanë dialekt të theksuar gegë, bile kosovar, aq sa me zor i marr vesh se ç’thonë. Po ju them edhe diçka. Mos provokoni me durimin tonë sepse edhe ai ka fund. Edhe diçka, Orthodhoksët nuk vrasin për fenë e tyre por vdesin për fe. Duhet ta kenë të qarte njëherë e mirë ata që e shajnë dhe na kërcënojnë këtu. Do ta hiqni Kryepeshkopin kur të kaloni mbi kufomat tona. Ne do ta mbrojmë më jetën tonë Shënjtin tonë të Madh.
Zonja Keze Kozeta Zylo 9-2-2014, “Tribuna Shqiptare” shprehet: Më duhet t’ju kujtoj këtyre zotërinjve në lidhje me besimet fetare të shqiptarëve thënien e Nolit se: “Njeriu mund të zgjedhë cilëndo fe që ka trashëguar prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tijën, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej tradhëtari”.” …Kjo lloj propagande çon ujë vetëm në mullirin grek, dhe aspak nuk i përket botës demokratike, ku po jetojmë dhe punojmë plot dinjitet. Ndërsa të betuarit e Janullatosit ngrihen dhe e mbrojnë atë me jetën e tyre në tokën tonë, mendoni se çfarë mund të ndodhë me grekërit po të ishte një shqiptar jashtë ligjit në krye të tyre në Greqi? (ku kjo s’mund të ndodhë kurrë)
Tiranë, 31 dhjetor , Kryepeshkopi Anastas: “Nuk trembem nga kërcënimet”. Kryepeshkopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, ka thënë në një intervistë për “Ethniko Kirika”, një gazetë e diasporës greke në SHBA, shprehet se nuk ka frikë nga kërcënimet që vijnë nga disa grupe ekstremiste në Shqipëri.
“Nuk më çudisin sulmet, që vijnë nga një grup i vogël, një formacion i ri politik me program nacionalist, që çdo gjë e sheh nga perspektiva e tij dhe nuk pasqyrojnë opinionin e përgjithshëm në Shqipëri”, shprehet Anastas, transmeton në BE.
Sipas tij, sulmet filluan sapo Kisha Ortodokse kundërshtoi rezultatet e Censusit. “Censusi ishte një surprizë për të gjithë dhe jo vetëm për ortodoksët. Ne analizuam këto të dhëna dhe provuam se ky regjistrim nuk jep informacion të saktë në lidhje me fenë në Shqipëri. Pasi lëshuam këtë deklaratë, morëm kërcënimet nga Aleanca Kuqezi. Natyrisht disa njerëzve nuk iu pëlqen zëri i së vërtetës, sepse ata dëshirojnë të krijojnë konfuzion të tillë”, shprehet kryepeshkopi i Shqipërisë. Ai theksoi se “ka edhe të tjerë pas Aleancës Kuqezi që kujdesen për këtë situatë”. Pyetjes, nëse ka ndonjë reagim të Qeverisë së Shqipërisë për deklaratën e Kishës Ortodokse mbi regjistrimin, Anastas iu përgjigj: “Jo në këtë kohë” dhe shtoi: “Kam përshtypjen, megjithatë, se ngadalë do të kuptojnë se kjo deklaratë është shumë serioze, është një analizë e së vërtetës dhe unë mendoj se do ta marrin seriozisht, ata dhe të tjerët që janë të interesuar. Censusi ishte jo vetëm një manipulim dhe një mashtrim, por u organizua në mënyrë të tillë që të dilte ky rezultat. E themi qartë se për ne është krejtësisht i pavlefshëm. Kjo metodë jo shkencore e ndjekur në inventar, ka krijuar një shqetësim të përgjithshëm”, shtoi kleriku i lartë.
Faktin e evidentuar nga gazetari, që pas 20 viteve punë dhe rindërtimit rrënjësor të Kishës, merr kërcënime, Anastas e komentoi duke thënë se “Kjo është shumë e thjeshtë. Jo shumë janë të kënaqur me rritjen e madhe dhe të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, shumë prej tyre nuk do të donin që të ishte kështu dhe përpiqen të thonë se nuk është kështu, por e vërteta nuk mund të fshihet”. Lidhur me kërcënimet dhe kërkesat për t’u larguar nga Shqipëria, Anastas tha se nuk ka aspak frikë dhe u shpreh se “shpesh njerëzit bëjnë “të fortin”, kur nuk mund të bëjnë diçka kuptimplotë”. I pyetur nëse kërkoi të takojë kryeministri ne Shqipërisë, Anastas u përgjigj “jo, unë nuk mendoj se ne duhet të shkojmë në këtë linjë. Çfarë themi, e themi në publik, e themi në gjuhën shqipe, e përkthejmë në gjuhën angleze dhe do t’ua dërgojmë gjithë organizatave”.
Anastasi, kujtoi ditën e Krishtlindjes, kur ai u vizitua nga krerët më të lartë të shtetit. “Për të parë paradoksin që ekziston këtu, po ju them se disa ditë më parë në Krishtlindje na vizitoi Kryeministri shqiptar, i cili vlerësoi kontributin e kryepeshkopit të Shqipërisë në përgjithësi, na vizitoi kryetarja e Parlamentit gjithë solemnitet. Patëm një darkë me Presidentin e Republikës dhe gjithë drejtuesit fetarë në vend, sikur gjërat po rrjedhin normalisht, sikur nuk ekziston as regjistrimi dhe as zëri i nacionalizmit ekstrem në vend”.
Po çfarë do të ndodhë në Kishën Ortodokse shqiptare “pas Kryepeshkopit Anastas”?. Kryepeshkopi tha se “ne do të vazhdojmë rrugën e Kishës me të gjitha kapacitet e që ajo ka. Aktualisht janë peshkopët shtetas shqiptarë që studiojnë në Akademinë Teologjike, që kryejnë studimet e tyre në Greqi dhe unë këmbëngul që të marrin dhe Master, dhe janë një grup shumë i rëndësishëm”.
Kodrasadikit, 02.01.2013 ora 21:31
Ky pseudo prift duhet larguar sa ma parë që është e mundur, sepse ky ka për qellim shkombëtarizimin e popullit shqiptar. Si ky, si shteti grek nuk pranojnë se në Greqi shqiptaret dhe arvanitasit s’kanë asnjë të drejtë, qoftë kombëtare, qoftë fetare. Ky shtet është shteti ma radikal, ku te drejtat e pakicave, posaçërisht të shqiptarëve shkelen tmerrësisht, paramendoni si emigrantëve ju ndërrohet emri, kur ata shkojnë për punë shtetin grekë, kjo nuk ndodh askund në botë, ose s’kam njohuri , por nga kjo del se grekët janë shkelësit ma të mëdhenj të të drejtave të njeriut në Europën e sotshme moderne.
Por nuk është vetëm sheshi i Sopikut me përmendore të grekëve, që punojnë dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë”, ka deklaruar Lalla. Ai ka shtuar se në shumë fshatra shqiptare, ku jeton minoriteti grek, janë ngritur përmendore për figurat kombëtare greke, të cilët kanë masakruar popullsinë shqiptare. KOHA net 29-11-2013 – 11:37).
Rasim Bebo Addison Çikago shkurt 2014
- « Previous Page
- 1
- …
- 7
- 8
- 9
- 10
- 11
- …
- 13
- Next Page »