• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Femrat e suksesshme e të guximshme të familjes Boletini

January 14, 2023 by s p

Prof. Rita Saliu/

Si mike e afërt e familjes Boletini dhe Dajçi në Kosovë dhe SHBA, bazuar në “Pemën Gjenealogjike” do të ndalem tek veprimtaria patriotike e intelektuale e femrave të kësaj familje, të cilat kanë lenë gjurmë të thella në faqet e historisë. Tek ato femra të suksesshme e të guximshme që përveç arrtijeve të shkëlqyera në studime janë angazhuar në kauza të rëndësishme të çështjes kombëtare, apo humane ndaj komuniteteve ku banojnë.  

Sipas fakteve të njohura, shënimet po i filloj me Heroinën Ajshe Potera Boletini, nanën e Legjendës Shqiptare, Heroit të Kombit Isa Bej Boletini. Ajshe Boletini lindi në gjysmën e parë të shek XIX në Zhabar të Mitrovicës, ishte një grua e fortë, burrneshë që gjithmonë mbante në brez patllaken që ja kishte “dhuruar” i ati Halili ditën e dasmës me Ademin. Isa i donte dhe i respektonte shumë prindërit e tij. Në vitin 1899 Isa ndërtoi shkollën e parë Shqipe në Kullën e Boletinëve dhe të gjithë fëmijët e tij i shkolloi aty, e djem e vajza e më pas i dërgoi për të studiuar jashtë në Vjenë, Turqi, etj, të cilët pasi përfunduan studimet me rezultate të shkëlqyera u kthyen në vendlindje.

Në tymin e zjarrit të luftës e bataresë së fishekëve nëna Ajshje i fliste me zë të lartë të birit, Isës: “Qëndro i fortë Bir, se të ka ba Nana të luftosh me pashallarë” – kujtonte Hajrije Boletini. Historikisht të parët e kësaj familje asnjëherë nuk u pajtuan me politikën e Portës së Lartë të Stambollit prandaj edhe kullat e tyre janë djegur vazhdimisht prej pushtuesve osmanë qysh në vitin 1750 e më tej në vitet 1830 – 1832 kur ushtria turke erdhi për të kapur të parin e tyre Adem Boletinin. Sipas tregimeve të Tafil Boletinit në vitin 1892 ajo kullë u dogj përsëri nga turqit në luftrat që ata bënë kundër Ahmet Boletinit. Historia vazhdon me Isa Boletinin, i cili vazhdoi luftrat kundër turqve dhe si rezultat Hafëz Pasha i vuri përsëri zjarrin kullave të Boletinëve në vitin 1895. Më 1912, kohë kur Isa ndodhej në Shqipëri, shovinistët serb, jo pa qëllim e mbajtën familjen e Isës në Mitrovicë, nuk e dëbuan siç bënë me qindra familje kosovare që përkrahnin Isa Boletinin. Nga ai qëndrim “dashamirës” që u mbajt ndaj familjes së Isës, kur ai u largua për në Vlorë, mbas shtypjes së kryengritjes së shtatorit më 1913, u kalua në presion të hapur dhe nënës së Isait iu kërkua që ta tërhiqte atë në Mitrovicë, madje, serbët edhe e kërcënuan se do ta largonin me të gjithë të afërmit nga Kosova. Por edhe këto përpjekje të serbëve përfunduan pa suksese. Ata nuk mundën t’i diktonin vullnetin e tyre Ajshe Boletinit.Sipas konsullit Austro – Hungarezë në Mitrovicë, nëna e Isait i dha këtë përgjigje nëpunësit të Serbisë “Nuk e di ku ndodhet djali im, prandaj s’kam për të bërë asgjë për ta bindur që të kthehet. Dijeni se unë jam nëna e Isa Boletinit e ju deklaroi se askush nuk mund të na detyrojë të lëmë shtëpinë tonë, jeni të lirë të na vrisni, ose t’i vini zjarrin shtëpisë mbi kokat tona, por të gjallë ju nuk mundeni të na nxirrni nga shtëpia”. Meqenëse Qeveria Serbe nuk arriti të shtinte në dorë edhe me këtë presion Isa Boletinin, urdhëroi Komandën Supreme që të kapej Isa Boletini, Bajram Curri e atdhetarë të tjerë që të vriteshin, gjë që komanda e lartë ushtarake serbe nuk mundi t’ia arrinte. 

Nana e Isa Boletinit, Heroina Ajshe Boletini u nda nga jeta në vitin 1915 në Mitrovicë.

Një figurë tjetër e spikatur në familjen Boletini është edhe Hajrie Boletini, por që e gjithë familja, e njihnin me emrin Ana, e cila u lind e u rrit në Kullën e Boletinëve në Mitrovicë, qysh fëmijë sytë e saj panë shumë luftra, vrasje, e së fundi pushkatimin e të birit si antikomunist Rasimit nga forcat sllavo – komuniste, në Prizren në vitin 1945 dhe burgosjen e djalit tjetër Enverit nga diktatura në Shqipëri. 

Vrasja e vëllait të madh Ahmetit në vitin 1894 e tronditi shumë Isën. Atë kohë ishte tepër i ri, vëllanë e madh Ahmetin e donte dhe e dëgjonte shumë. Pas vdekjes së të atit, Ademit në vitin 1875, Ahmetin e kishte në këmbë të Tij, e fjala e tij përbënte ligj për të. Por sigurisht edhe Ahmeti e donte dhe e çmonte shumë vëllanë e tij më të vogël Isën, e mbante afër në Odën e burrave e nëpër beteja kundër armikut. Ahmet Boletini ishte patriot i madh, i zgjuar, i mprehtë, strateg në luftë kundër turqve e serbo malazezëve që përpiqeshin me çdo kusht të zaptonin tokat shqiptare, prandaj edhe armiku e kishte vënë në shënjestër për ta vrarë. Hajrie e Tafil Boletini që jetuan në Tiranë ishin fëmijët e Ahmetit.

Isa i doli ballë familjes së vëllait të vrarë, megjithëse tepër i ri në moshë u bë prind e babë edhe për fëmijët e Ahmetit, të cilët edhe ata u rritën dhe edukuan nën frymën e patriotizmit dhe atdhedashurisë në Kullën e Boletinëve, në Mitrovicën martire. Tafili pasi kreu studimet e larta në Turqi u thye në atdhe. Isa nuk e ndante për asnjë çast Tafilin nga vetja, e kishte krah të djathtë te tij. Edhe në rrugëtimin e madh historik për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 28 Nëntor 1912 e kishte pranë, por edhe në fundin tragjik të vrasjes së tij djemve, nipave e trimave të tjerë në urën e Ribnicës në Podgoricë, me 24 janar 1916, Tafili ishte pranë Tij. Rasti solli të ishte gjallë e dëshmimtarë okular i atij makrabiteti e tradhëtie fronko – malazeze – serbe që tronditi botën. Në një intervistë për TV – Shqiptar në vitin 1976 Hajrie Boletini flet për axhën e saj që e rriti si bijën e tij Isa Boletinin, trimëritë, inteligjencën e atdhedashurinë e tij ndër beteja kundër turqve, serbo malazezëve e grekëve. “Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia” ka thënë Isa Boletini. “Axha, tregonte Ana, në biseda fliste pak, por me vend”. Mbi 20 beteja janë zhvilluar rreth mureve të Kullës. Gjashtë herë është goditur me topa e djegur Kulla e Boletinëve, gjashtë herë të tjera është ringritur nga familja e populli i Mitrovicës e zonat përqark. Isa Boletini ishte burrë i mençur dhe i pasur, por pasurinë e shkriu për luftën e çështjen kombëtare. E kurrë nuk u kursye për shporrjen e armikut nga trojet shqiptare. 

Periudhë betejash, kohë kur Isa me djemtë, nipat e trimat e tij kishin shkuar në luftë, në Kullë nuk ndodhej asnjëri prej tyre. Hajria vëren nga frëngjitë, se pushtuesit po i afrohehshin përsëri Kullës për ta goditur e djegur. Si femër e mprehtë, trimëreshë e luftëtare e pregatitur qysh e vogël për luftë, vendos në çdo frëngji një nagat e fillon të shtijë me to, sa në një frëngji në tjetrën për të krijuar idenë se brenda Kullës nuk ishin vetëm gra e fëmijë, por edhe djemtë e burrat e saj….Pushkët e gjata (nagat) nuk janë të lehta për tu përdorur, e goditur me to nga fillestarët, për profesionistët janë armët më të dashura, e që nuk vjetërrohen kurrë. 

Ana e njihte shumë mirë fizionominë e përdorimin e atyre armëve. Armiku me të parë që batareja e pushkëve të gjata nuk pushonte, zmbrapset e tërhiqet nga rrethimi i Kullës….zaptijet vazhdonte tregimin Ana, na ndiqnin si bisha të egra e kur na sulmonin, Isa nuk na linte me marrë kurrgja. Veç robve të gjallë, e shpirtit asgjë tjetër nuk dilte nga Kulla. Iknin nuset, çikat e reja, në të ftohtë në akull. Kulla ngrihej përsëri, kishte brënda mauzere, djepe, magje e frëngji. kishte alltare, që turfulloin në derë e prisnin trimat, burrat që e kishin lirinë më të shtrenjtë se jetën. 

Hajre Boletini fliste shpesh edhe për rrugëtimn e Isës nga Mitrovica drejt Vlorës më 1912, për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, shoqëruar me djemtë, nipat e 400 luftëtarët e lirisë, peripecitë e motit të keq, si dhe për pusitë që kishin ndeshur rrugës nga shkjau e bandat e hajnave. Po atë ditë të nisjes së Isës për në Vlorë, për shkak të kohës së luftës u mbajt edhe martesa e nxituar Hajries me Mehmet Dajçin. Për pajë i kishin dhanë një sënduk me armë e me xhephane. Kur vëllezërit e saj u kthyen nga Vlora në Mitrovicë ishin mërzitur, që nuk e përcollën dot motrën e tyre nuse.

Janari është muaji në te cilin lindi dhe u vra Legjenda Shqiptare, Heroi i Popullit Isa Boletini. Lindi më 15 Janar 1864 në Boletin dhe u vra më 24 Janar 1916 në Podgoricë. 

Isa Boletini luftoi për 30 vite kundër turqve dhe armiqve të tokave shqiptare. 

Shkrimtarja angleze Edith Durham, e cila gjatë kohës më të madhe të kryengritjeve të Isa Boletinit ndodhej në Shqipëri, në vitin 1912 ka thënë: “Isa Boletini ishte një udhëheqës i mirë, i zgjuar, dhe humanist i madh, i cili donte vetëm lirinë dhe bashkimin e tokave shqiptare”. Ndërsa në prill të vitin 1913 kur delegacioni ynë mbërriti në Londër, ku po zhvillohej Konferenca e Ambasadorëve, shkrimtari dhe dipllomati Aubrey Herbert e quajti Isa Boletinin Robin Hudi shqiptar, ku në atë Konferencë Isa Boletini deklaroi…”Nëse Europa nuk do të zgjidhë drejt çështjen e kufijve të tokave shqiptare, Ballkani nuk do të ketë kurrë qetësi dhe për këtë faji do të bie mbi ju, e jo mbi ne, që do të luftojmë përherë deri sa të çlirohemi”.

Nënshkruesi i Pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemali i tha: “I madhi Isa, luftërat tuaja ishin bazë e përpjekjeve të mia për Pavarësinë e Shqipërisë”.

Si patriot e avokat i njohur qeveria e Zogut e emërton Tafil Boletinin – Prefekt në Tetovë e më pas në Elbasan, ku me firmën e tij në këtë funksion në vitin 1943 shpëtoi qindra hebrenj që u rrezikohej jeta nga holokausti nazist i Hitlerit.

Ajete Boletini, e bija e Heroit Isa Boletini në një intervistë për TV – Shqiptar në vitin 1976 në Tiranë së bashku me Hajrie Boletinin foli edhe për dashurinë e kujdesin prindëror të Isës që pasqyronte tek fëmijët, nipërit e mbesat e tij. Ishte njeri shumë i dashur, human e paqësor, i drejtë dhe shumë njerëzor tregohej edhe me trimat e luftëtarët e tij. Ishte trim e tepër i mprehtë. Çdo detaj në Kullë e shikonte me vëmendje dhe e adresonte atje ku duhej. Ishte strateg dhe i ashpër me armikun. E më pas Ajetja flet për luftrat e dashurinë e pafund që kishte Isa Boletini për atdheun e bashkimin e tokave shqiptare.

Ajete Boletini në kujtimet e veta rrëfente se i mban mirë në mend ngjarjet e asaj kohe kur i ati përgatitej të fillonte luftën më të madhe e më të organizuar, kryengritjen e vitit 1909, të cilën e pasuan me radhë vitet 1910, 1911, 1912. Ka qenë një dimër i egër me borë të llohë dhe lufta ishte ndezur e rreptë, burrat luftuan e thuajse u ndeshën trup me trup me armikun. Qëndronte Isa me djem brenda në kullë i plagosur. I kishin mësuar çikat e gratë e Boletinëve të shtinin me mauzerë, kur trimat ishin larg, po kur luftonin në kullë, gratë ishin ndihma e parë e të plagosurve, të cilat pastaj i largonin menjëherë nga kulla, që të mos binin në dorë të armikut. Ajetja më pas jetoi në Durrës deri sa u nda nga jeta afër djalit Nazmiut dhe vajzës së saj Afërditës. 

Qeveria serbe për t’i prerë hovin luftës, kishte vendosur internimin e familjeve të të gjithë atyre që ishin larguar prej shtëpive e që u quajtën kaçak. Vendosën edhe internimin e familjes sonë kujtonte Tafil Boletini, sikur ishte pakë që e mbanin nën roje kullën me xhandarë te dera, vijnë te dera me pleqësi të lagjes, thërrasin gjyshen e nënën time dhe i urdhërojnë që të dilnin të gjithë për me shkua në internim. Nëna thotë “Fëmijë e gra e unë nuk lëvizim prej kulle” me të dëgjuar fjalën internim, robët alarmohen. Gruaja e axhës Isë, Qamilja, në moment kap një bidon vajguri dhe e ve në derë, e me shkrepës në dorë ju thotë “Sa me dek me 30 shpirta, gra e fëmijë rrugëve të Serbisë e me u bë horë, shumë më mirë po përvëlohemi në shpinë tonë”. Çështja alarmohet, autoritetet vrapojnë e përpiqen për me e bindë, por pa dobi. Nga frika e ndanjë skandali që mund të bëhej nga vendosmëria e Qamiles, meqenëse shtëpia ndodhej për karshi Konsullatës Austriake, autoritetet u larguan dhe në këtë mënyrë shpëtuam nga internimi. Autoritetet e panë se nuk bëhej shaka me gruan e Isës, Qamile Boletinin. Po ata kishin edhe njëmijë plane e intriga për ta likuiduar Isën. Me ndihmën e Malit të Zi dhe të konsullit francez më 16 janar të vitit 1916 në Podgoricë u vra me tradhti Isa Boletini me djem, nipa e disa nga luftëtarët e tij.

Mes vajzave e grave të Boletinëve dalloheshin Ajshja, Qamilja, Ajetja, Hajrija, Adilja, Elfija, Ikbale dhe Kumrie Boletini, dy të fundit u burgosën në Jugosllavi në vitin 1945. Adile Bekteshi Boletini, e motra e Dr. Selaudin Bekteshit, ishte arsimtare në Shkodër, bashkëshortja e Adem Boletinit vrarë në Shkodër nga komunistët. Adile Boletini u arrestua dhe u burgos nga regjimi komunist në Shqipëri në vitin 1947, nga punët e rënda në burg goditet nga një sëmundje e rëndë dhe vdes në burgun e Shkodrës në vitin 1948. Djemtë e saj janë Dr. Enisi dhe Isa Boletini. Dr. Enisi, mjek i nderuar që i shërbente pacientëve pa dallim biografie, pra dhe atyre që kishin “kleçkë” në biografi nga komunizmi siç ishte edhe vetë. Djali tjetër Isa Boletini ishte arbitër ndërkombëtar sporti, pas rënies së komunizmit u angazhua pranë Shoqatës së ish të Persekutuarve Politikë të Tiranës, ku zgjidhet Kryetar Bordi për artistët dhe sportistët e persekutuar nga diktatura në Shqipëri, nipi i tij, djali Adrianit gëzon emrin e Heroit Isa Boletini. 

Janë Sabrija, Shemsia, Besa, breza vazjash e grash të tjera të kësaj familje që për arsye mos asimilimi jetuan në Tiranë. Besa Shkurti e bija e Sabries dhe mbesa e Tafil Bolenit pas studimeve të larta në Shqipëri dha një kontribut të madh në emancipimin e grave dhe vajzave shqiptare, ishte femër inteligjente e dashur dhe mikëpritëse. Pra shumë prej tyre u shpërngulën nga Mitrovica kudo nëpër Kosovë, Brazil, Shqipëri e vende të ndryshme të botës. 

Sipas të dhënave e kërkimeve të mia dhe vizitave që kam patur në Tiranë dhe SHBA sëbashku me bashkëshortim tim Ademin, tek familja e Mimoza Dajçit, kam dëgjuar se njëra mbesë njihet si mjeke e zonja në Prishtinë. Ndërsa Natana Boletini jeton e punon në Brazil, ka kryer studimet për psikologji, është e bija Orhan Boletinit, nip i Isa Boletinit. 

Këto femra të suksesshme e patriote me gjak shqiptari nga nëna, ose babai, gjyshi apo stërgjyshi, sot vërtetë janë brezi i katërt apo i pestë i familjes Boletini, por në dejet e tyre rrjedh gjak nga kjo familje, e nesër do të jenë breza të mëtytjeshëm, stër, stër mbesa të Boletinëve që nuk do të harrojnë kurrë prejardhjen e tyre pasi të parët e tyre, për ti mbijetuar përndjekjes së turkut e shkjaut u detyruan të largohen nëpër botë për mbijetesë duke jetuar në Brazil, Shqipëri, Slloveni, Gjermani, SHBA, Itali, Angli, Francë e SHBA.

Si diçka pozitive që i shërben historisë, shikoj sot që stërmbesat e Heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeut bëjnë publike me krenari origjinën, se janë gjak nga paraardhësi i tyre Gjergj Kastrioti. Së fundi u njohëm edhe me aktoren turke Pelin Batu, e cila mes emocioneve e krenarisë tregoi se nga nëna e saj me origjinë shqiptare është stërmbesë e Gjergj Kastriotit, e paraqiti një foto pranë monumentit të Heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu. 

Më pëlqu ajo foto e Pelinit, dhe duhet vlerësuar ky moment, kur femrat shqiptare me krenari tregojnë origjinën e tyre dhe nderojnë të parët e tyre që kanë dhënë jetën për kombin e popullin tonë.

Heroina Shote Galica, të cilën Ana e kishte mbesë e sipas saj ishte Shota me trimat e saj që në tetor të vitit 1924, i shoqëroi me kalë nga Mitrovica deri në afërsi të Kukësit, Hajrien me të shoqin Mehmet Dajçin e fëmijët e tyre të vegjël për t’ju larguar raprezaljeve të njëpasnjëshme të armikut, që me çdo mënyrë donte të zhdukte këdo të ri e të re që kishte lidhje gjaku me Boletinët. Moti ishte i keq. Fëmijët i kishin vendosur në dy koshat e kalit të vetëm që kishin me vete, Ana e Mehmeti udhëtuan më këmbë nga Mitrovica në Kukës, mes baltës e të ftohtit peripecive të mëdha të armikut, maleve të lartë e pyjeve të dendur. Fillimisht ndalojnë në Fier. Prefekt i atij qyteti ishte vëllai i Anës, Tafil Boletini.

Me ato pak të ardhura që kishin me vete blejnë në Fier një sipërfaqe toke, qëndrojnë disa muaj, më pas nisen në Tiranë. Për tokën e blerë në Fier sot e kësaj dite familja Dajçi, nuk e ka në duart e saj! Jetuan në një shtëpi të rrënuar me qerpiç në rrugën “Muslym Shyrri” në Tiranë, aty u rritën dhe edukuan fëmijët Dajçi, Rasimi dhe Enveri kryen edhe studimet universitare jashtë me rezultate shumë të larta dhe zotëruan disa gjuhë të huaja. Por shpejt kjo familje do të pësonte edhe persekucionin politik nga rregjimi komunist. Hajria kishte shumë miqësi me të bijën e Bajram Currit, Feriden, e cila kishte dy djem, njërin në Tiranë teknik elektrik, që shkonte në familjen e Enver Dajçit për të rregulluar një radio dhe një orë të vjetër që u prisheshin shpesh, sigurisht pa pagesë, ndërsa djali tjetër i kishte mbetur që gjatë studimeve në Beograd. Si dy mike të mira Hajrije Hanmi dhe Feride Hanmi kalonin herë pas here kohën së bashku duke pirë çaj e flisnin për hallet e dertet e së shkuarës. Isa Boletini dhe Bajram Curri thoshte Ana ishin dy Prijës Popullor, trimëritë e të cilëve do të kujtohen ndër shekuj. 

Kur në ambjentet e Pallatit të Kulturës në Tiranë do të inagurohej monumenti i Isa Boletinit, për t’u çmalllur shkoi edhe Ana, shoqëruar nga mbesa e saj shkrimtarja e njohur Eglantina Mandija. Veshi pallton e vetme e të gjatë të zezë që e ruante nga Mitrovica. Hapin e hidhte të shtrirë e të tendosur, me padurim e priste atë ditë…. Gruaja e fortë, kishte parë shumë plagë, gjak e humbje jetësh, por nuk e shfaqte kurrë ligështimin. Atë periudhë djali i saj i dytë Enveri, dergjej burgjeve shqiptare si i burgosur i ndërgjegjes. Qëndroi heshtur përballë monumentit të Tij, E shikonte me vëmendje, donte të bisedonte me të, sikur vajza me babën. Pa tjetër ngjarje të rralla sillte në mendje. Për momentin u trondit nga emocionet, por nuk e dha veten, qëndroi drejtë pa lëvizur. Femër stoike, me trup të gjatë, e të hollë. I preku duart dhe xhamadanin e shpuar nga plumbat që Isa mbante veshur. Xhamadanin ja kishte qëndisur nëna Ajshe. Emocione të jashtëzakonshme përjetova edhe unë atë ditë tregonte Eglantina, e bija e Exhlales. 

Hyasin Hecquard një nga njohësit e mirë të popullit tonë, për gruan shqiptare shkruan se, “Gratë shqiptare dinë ti mbajnë lotët e dhimbjes edhe kur janë përpara njerëzve të tyre më të dashur të shtrirë përdhe. Shpeshherë duke i mbajtur nëpër duar kufomat e tyre i kanë shpënë ata në mes të luftëtarëve për ti nxitur që të hakmerren kundër armikut”.

Historia shkruhet. Përsëritet. Duke hulumtuar “Pemën Gjenealogjike” te “Trugut” Boletini, si një koncept biologjik i veprës së Çarls Darvinit me titull “Origjina e llojeve” vitet që kalojnë i dhurojnë familjes Boletini pasardhëse, vajza e gra të reja vitale e me vlera të larta, qëndrestare të paepura të çështjes kombëtare për liri, paqe e demokraci në Shqipëri, Kosovë, trevat shqiptare, SHBA, Brazil e kudo në botë ku punojnë e jetojnë. Njëra prej tyre është edhe gazetarja Mimoza Dajçi, e cila ka qenë mbështetëse e flaktë e rënies së komunizmit në Shqipëri, rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha, sëbashku me të atin, motrën Fridën e vajzën e saj 5 vjeçare. Ka punuar e sakrifikuar fort e me guxim për fitoren e demokracisë në vend. Ka qenë ish anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. 

Në vitin 1998 sëbashku me dy deputetë të partisë demokratike Ylli Vejsiu dhe Xhevdet Mehmeti është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ishte duke folur në një protestë të demokratëve kundër korrupsionit, per varfërinë dhe pushimet e padrejta nga puna, ku ishte prekuar edhe vetë ajo nga ajo fushatë e të majtëve që e pushuan nga puna si ish e persekutuar politike dhe demokrate e flaktë. 

Mimoza ka shkruar për ligjin e lustracionit, hapjen e dosjeve e kundër korrupsionit në Shqipëri. Ka ngritur zërin për gratë e përdhunuara e vrarë nga makineria serbe në Kosovë, është kundër dhunës në familje. Për guximin e saj në kauza të rëndësishme për çështjen kombëtare e jashtë saj, si publiciste, humaniste, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe për merita të veçanta është vlerësuar me Tituj e Çmime të lartë si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA, gëzon Titullin Presidencial në Shqipëri “Për Merita të Veçanta Civile”. Eshtë autore e dy librave artistik “E bukura nën Pranga” dhe  “ANA”, skenariste e regjisore e dokumentarit “Gruaja nën Diktaturë”. Eshtë intervistuar disa herë nga TV – Zëri i Amerikës dhe është një ndër protagonistet e dokumentarit për të persekutuarit e të zhdukurit politikë nga komunizmi në Shqipëri, realizuar nga TV – BBC në Londër në vitin 2018. 

Femra shqiptare njihet historikisht se ka dhënë një kontribut të madh edhe në luftë për çlirim kombëtar të atdheut nga okupuesit, për këtë njihet edhe pjesëmarrja e saj aktive në kryengritjet e vitit 1910-1912. Vlen për të përmendur se në vazhdën e veprimtarive të gruas në luftë për liri, gratë shqiptare të Kosovës i dolën me armë në dorë deri në Grykën e Kaçanikut, ballë për ballë ushtarëve turq të Shefqet Turkut Pashës. 

Jeta vazhdon, “Pema Gjenealogjike” sjell degë të reja në këtë familje. Njëra prej tyre është mbesa e Exhlale Dajçi Banjës, bijës së Hajrie Boletinit, Vilma Ballvora – Drejtore e Seksionit Shqip pranë TV – Deutsche Welle në Gjermani, ish spikere e TV – Shqiptar, femër inteligjente e guximshme, e fortë e cila shkeli klonin e kuq të detashmentit shqiptar, u largua nga Shqipëria me Eksodin e 2 Korrikut të vitit 1990, duke rrezikuar jetën familjarisht me hyrjen në Ambasadën Gjermane në Tiranë bashkë me nënën e saj trimëreshë e të fortë, muzikologen Dita Banja e vëllanë e saj Ervinin. Dita dhe fëmijët e saj me këtë akt guximi e trimërie dëshmuan heroizmin e tyre duke sfiduar diktaturën komuniste në Shqipëri, si më të egrën në Europë. Vilma është e martuar me intelektualin Agim Ballvora e vijojnë jetën e tyre bashkëshortore në Gjermani. 

ADN-ja e femrave në Gjenogramën e familjes Boletini vijon me Ina Gjonin, mbesë e Xhejlan Boletini Dajçit Ruvina, vajza e vetme e Tefta Ruvinës. Ina Gjoni është një femër tepër kurajoze, inteligjente dhe e fortë, e guximshme, gjeni në familje e në fis. Autore librash qysh në moshën 13 vjeçare, ka punur për TV – Agon Chanel në Shqipëri dhe TV – Shqiptar si gazetare dhe regjisore. Si artiste dhe aktore ka interpretuar në disa filma artistik shqiptarë. Si mbesë e familjes Boletini është intervistuar nga disa televizione shqiptare sëbashku me gjyshen e saj Xhejlan Dajçi Boletini Ruvina, intervistë që është ndjekur me interes nga teleshikuesit shqiptarë. Ina Gjoni ka ndjekur studime edhe në fushën e mjekësisë. Eshtë biznesmene e suksesshme, si dhe është angazhuar në Shqipëri dhe në Itali në drejtimin e disa Sfilatave të modës. Ina thotë se nuk ka përfunduar studimet për pikturë, por me talenin e punimet e saj ka arritur të hapë disa ekspozita pikture. 

Më pas kemi emrat e Dardana e Valbona Boletinit, intelektuale dhe demokrate të njohura. Kanë përfunduar studimet e larta në Shqipëri, e janë angazhuar në projekte, e programe të ndryshme në dobi të zhvillimit, ekonomisë e paqes në vend. Janë të bijat e patriotit Ali Boletini, i cili nën tortura të rënda ka vuajtur dënimin në burgun e tmerrshëm në Goljotog gjatë sundimit serb në Kosovë, i cili më pas u arratis në Shqipëri. Dardada dhe Valbona janë mbesat e Tafil Boletinit nga i ati i tyre.

Si përfaqësues autentik i familjes Boletini dhe i vetmi që kujdeset për Kullën e Boletinëve dhe Muzeun “Isa Boletini” në Mitrovicë ështe nipi i Isa Boletinit, i biri i Xhavit Faik Boletinit, Gazmend Boletini. Me Gazmendin e familjen e tij njihem personalisht, i vizitoj sa herë kur shkoj në Kosovë. Flasim shpesh me Gazmendin për brezat e rrethin familjar të Boletinëve, familjes time e krejt popullit të Kosovës që derdhi shumë gjak e sakrifica për kēto ditë që jetojmë sot.  

Sipas Gazmendit, Kulla ka shërbyer përsëri si shkollë fillore në gjuhën shqipe nga viti 1946 – 1970, kur u mbyll nga rregjimi komunist. Muzeu “Isa Boletini” që vizitohet çdo ditë nga qindra mysafirë shqiptarë e të huaj nga e gjithë bota e trojet shqiptare, tregon se sot po ndodh e kundërta e atij mos asimilimi. Emrat dhe veprat e tyre duhen shënuar me krenari e respekt në Fletoren e Familjes e më tej. Mbiemri Boletini jeton e do të jetojë ndër breza djemsh e vajzash që do të çojnë në vend amanetin e të parëve të tyre. 

Gazmend Boletini duke qëndruar me shpirt e zemër në krye të Muzeut “Isa Boletini” në Mitrovicë mban gjallë jo vetëm historinë, traditën, patriotizmin e atdhedashurinë e Isa Boletinit, familjes së tij e krejt popullit shqiptar, por duke respektuar e bashkuar degët e gjakut Boletini kudo nëpër botë, reflekton anën humane të tij, Sikurse edhe Isa që mbajti rreth sofrës edhe fëmijët e vëllait të vrarë Ahmetit, duke mos bërë dallime mes tyre e kujdesur për ta si për fëmijët e tij. 

Fatbardha Boletini ka kryer studimet dega juridik në Shqipëri, punon në Kuvendin e Kosovës, e bija e patriotit Selim Boletini, i cili si student arratiset nga Kosova për në Shqipëri në muajin maj të vitit 1962. Edhe me juristen Fatbardha Boletini njihemi dhe ruajmë një raport të mirë shoqëror, jam takuar në disa veprimtari patriotike me të në Kosovë. Edhe me Fatbardhën shpesh cikim tema rreth familjeve tona të përbashkëta. I ati Selimi punonte mësues në Elbasan, ishte aktivist i orëve të para të përmbysjes së rregjimit komunist në Shqipëri dhe rrëzimit të bustit te diktatorit Hoxha duke vënë në rrezik jetën e familjen e tij. Selim Boletini ka qenë një ndër themeluesit kryesorë të PDSH në qytetin e Elbasanit. Fatbardha është angazhuar në një sërë veprimtarish patriotike, intelektuale të çështjes kombëtare në Prishtinë, Mitrovicë e më gjerë. Eshtë femër inteligjente, e guximshme dhe e suksesshme.

Elfije Boletini, vajza tjetër e Selim Boletinit, që mban emrin e nanës së tij, punon si gazetare tek gazeta Telegraf në Prishtinë. Nana e Selimit, Elfija ka qenë një grua patriote, trimëreshë, e zgjuar dhe bujare, i dëgjohej fjala jo vetëm në familjen e saj por edhe tek familja e burrit, pjesëtarët e familjes Boletini që qëndronin të fshehur jashtë Kullēs pasi kërkoheshin për tu vrarë, nanë Elfija i dërgonte ushqime në fshehtësi si një ndër më të besuarat e tyre. Sa herë do të shkonte në Tiranë Selimi nuk do ta linte pa u kthyer edhe tek familja e Enver Dajçit, shkonte sëbashku me axhën Tafil, Axhokun, siç e thërrisnin nipat e mbesat, bashkëshorten Nexhin dhe fëmijët e tij. Sa përfundoi lufta, kur Kosova u shpall e lirë dhe e pavarur nga okupimi serb i MIllosheviçit, Selimi kthehet në vendlindjen e tij Mitrovicën e dashur sëbashku me bashkëshorten Nexhmijen e fëmijët e tyre në qershor të vitit 1999. Selim Boletini u nda nga jeta në muajin nëntor të vitit 2022 në Kosovë. Gazetarja Elfije Boletini me punën e saj të guximshme si gazetare e suksesshme ngre vazhdimisht zërin për të drejtat e shqiptarëve si dhe në programet e saj trajton tema të patriotizmit dhe heroizmit të shqiptarëve.

Vijojmë me mbesat e vajzës tjetër të Tafil Boletinit, Shemsie Boletini Telkiut.

Aida Konti, e bija e Luljetës dhe Mërkurit. Mërkuri është i biri patriotes Shemsie Boletini dhe nipi i Tafil Boletinit, jetojnë famljarisht në Gjermani qysh nga viti 1991, familjarisht marin pjesë nëpër festat dhe aktivitetet e komunitetit shqiptarë në Gjermani. E bija Aida ka kryer studimet Dega Shkenca Politike në Dusseldorf dhe ka punuar pesë vite në Bundestagun Gjerman në Dusseldorf, Institucioni më i rëndësishëm, në një prej vendeve më të zhvilluara të botës. Ndërsa tani punon tek Caritasi Gjerman po në Dusseldorf, angazhuar nëpër projekte të ndryshme humanitare. Eshtë e martuar me një shtetas gjerman dhe jetojnë sëbashku në Gjermani.

Anisa Telkiu juriste, e bija e Nustret Telkiut, i biri i Shemsies dhe nip i Tafil Boletinit. Nystreti është larguar nga Shqipëria në vitin 1090, punon e jeton familjarisht në Zvicër. E bija Anisa ka kryer studimet me rezultate të larta në Degën Juridik në Zvicër, punon e jeton në Zvicër ma bashkëshortin e saj Zviceran. 

Merlin Tushe, vajza e Mimoza Dajçit edhe ajo një e emër i njohur tashmë në arenën e shtypit shqiptar, violiniste, angazhuar në shumë veprimtari të komunitetit shqiptar në Shqipëri edhe në SHBA ku jeton e punon prej shumë vitesh. E edukuar qysh fëmijë me ndjenjën e patriotizmit ka folur nëpër podiume, protesta e fushata të ndryshme për parimet demokratike e paqes në Shqipëri, duke rrezikuar edhe jetën e saj nga ekstremi i majtë. Si femër që spikat për shkallën e lartë të inteligjencës në shumë fusha të jetës është pranuar në disa organizata të gjenive të botës në SHBA. Eshtë femër e guximshme, e sjellshme dhe e dashur, ka ngritur zërin e saj për të drejtat e punonjësve edhe në SHBA. Ka marë pjesë nëpër konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e grave fëmijëve, ka folur për përdhunimet serbe ndaj femrave në Kosovë dhe për demokracinë e paqen kudo në botë. Për “Merita të Veçanta Civile” në dobi të komunitetit në SHBA, humanizëm e të drejtave të njeriut është dekoruar nga Presidenti i Bashkisë në Bronx Ruben Diaz Jr, Kryekontrollori i Shteitt në New York Scott Stringer, Assamblywomen Nathalia Fernandez dhe nga Spitali Montefiore në New York, ku punon si administratore me Titullin e lartë “Fytyra e Respektit.

Sigurisht shumë vajza e gra, pasardhëse të familjes së Boletinëve kanë kryer studimet me rezultate të larta në Shqipëri, Kosovë apo vende të ndryshme të botës, por unë u fokusova tek ato vajza dhe gra të suksesshme e të guximshme që janë specifikuar e vlerësuar nga mediat e  personalitetet shqiptare dhe të huaja. 

Pra historia e femrave trimëresha e inteligjente të familjes Boletini rritet çdo ditë, evulon, bëhet më tërheqëse, e bukur dhe interesante për brezat që do të vijnë. Kush e ndjen veten se mund të shtojë diçka më tepër në këtë material përkujtimor, emra, ngjarje, data do të isha tej mase e lumtur dhe e gëzuar, për të ditur më shumë rreth para ardhësve e më të rinjve të familjes Boletini. 

Shënim: Autorja Prof. Rita Saliu gëzon Titullin Presidencial Shqiptar “Nënë Tereza”

Filed Under: Interviste Tagged With: RITA SALIU

Në Monroe College, Bronx, u promovua vëllimi poetik “Ndjenjë Perendie” e poetes Rita Saliu

April 20, 2016 by dgreca

Yllka Filipi : “Në vargjet e Rita Saliut lexoj historinë tragjike të kombit tim”/

BRONX NY : Më 16 prill 2016, ditën e shtunë, në ambientet e Monroe College, Bronx, Neë York Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro –Amerikanë, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e shoqatës së grave shqiptaro-amerikane ”Hope&Peace”, (The Albanian-American Women’s Organization), me presidenten e saj, gazetaren znj. Mimoza Dajçi, dhe me ndihmën e pakursyer të intelektualit, artistit, piktorit, kineastit dhe skenografit Astrit Tota, si dhe me ndihmën e prof. Haxhi Berishës, u mbajtë promovimi i vëllimit poetik “Ndjenjë Perëndie”, të poetes së talentuar e të mirënjohur, e vlerësuar gjithashtu si humaniste dhe veprimtare e çështjes kombëtare, të poetes së kombit, znj. Rita Saliu.

Në njoftimin për shtyp të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro –Amerikanë, thuhej se :” Zonja Rita Saliu e zhvillon krijimtarinë e saj në Kosovë, në Shqipëri dhe në Amerikë, duke shkrirë aspiratat e krenarisë të prejardhjes dardane-shqiptare, me idealet më fisnike të tokës amerikane, ku ajo jeton aktualisht.

Për përmbajtjen e librit të poetes nga Kosova,  referuan disa figura të njohura në letrat shqipe, botën akademike, intelektuale, art dhe në kulturë, të cilët jetojnë, punojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre krijues, qytetar dhe intelektual në komunitetin shqiptaro-amerikan.

Ndërsa dërguan telegrame përshëndetëse, poet dhe shkrimtarë, nga Shqipëria, Kosova, viset shqiptare dhe disapora.

Promovimin e vëllimit poetik “Ndjenjë Perendie” e poetes Rita Saliu, e drejtojë poeti nga Kosova, në SHBA, Mëhill Velaj, ndërkohë e ndoqën edhe disa nga mediat televizive dhe e shkruara, të komunitetit shqiptarë, në SHBA, gazetarë të organeve të shtypit shqiptaro-amerikan dhe gazetarë të pavarur.

Të ftuar ishin edhe autorë, veprimtarë, dashamirës të artit e të letërsisë, të cilët krijojnë dhe kontribuojnë me penën e tyre jashtë SHSHSHA-së, zyrtarët e Monroe College, si dhe miq, koleg të autores dhe anëtarë të familjes Saliu.

Veprimtaria u shoqërua edhe me një ketë koktej si dhe me muzikë popullore e serenata, e muzik rock, kënduar nga këngëtari i njohur i komunitetit Haxhi Dauti, dhe u mbyll ky promovim me një këngë që e këndoi këngëtarja e njohur kosovare Sebahate Berlajolli dhe disa këngë të kënduara nga këngëtari dibran Haxhi Maqellara.

“Sot në këtë audtitorium, nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, promovohet libri i tretë me poezi i titulluar “Ndjenjësi Perendie” së poetes së kombit në letërsi, humaniste dhe veprimtare e shquar për çështjen e Kosovës, dhe të drejtat e grave në trojet Shqiptare, tha në fillim të fjalës së tij, poeti Mëhill Velaj në hapje të kësaj veprimtarie.

Ai më pasë duke, dhënë një falemnderim të vëçantë për Presidentin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, Adnan Mehmeti, Presidenten e Shoqatës së Gruas Shqiptaro Amerikane, gazetaren dhe publicisten Mimoza Dajçi, piktorin, kineastin, dhe skenografin, Astrit Tota, si dhe ndihmën e paçmuar për realizmin e këtij promovimi në këtë mjedis prestigjoz, profesor Haxhi Berisha, tha se “këta, të gjithë së bashku, këta  duke punuar si “One Team” bënë të mundur mbajtjen e kësaj veprimtarie promovuese, në auditoriumin Monroe College, një nga Kolegjet më me emër në Neë York, dhe në SHBA’”

Këtë veprimtari i pari e ka përshëndetur në emër të shoqatës së shkrimtarëve , Presidenti i saj Adnan Mehmeti, i cili ka folur me këtë rast dhe për krijmitarinë e poetes, humanizmin e madh të saj  dhe e ka vlerësuar, atë edhe si aktiviste e njohur, poeten nga Kosova në SHBA, Rita Saliu, e cila tha ai së bashku me bashkëshortin e saj Inxh. Adem Saliu, janë dalluar në komunitetin shqiptarë për kontributin e tyre në krijimtari dhe çështjen kombëtare.

Për kontributin e saj human dhe si veprimtare e shquar të çështjes kombëtare të poetes Rita Saliu, foli me shumë mirënjohje dhe vlerësim për të protretizuar me ndjnjë të thellë, poeten, humanen dhe aktivisten Rita Saliu, Presidentja e shoqatës së gruas në Amerikë, Mimoza Dajçi.

Pas Dajçit, në emër të Vatrës, e përshëndeti këtë veprimtari edhe kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, teksa pas tij drejtuesi i këtij promovimi Mëhil Velaj recitojë disa poezi të Rita Saliut, nga vëllimi poetik “Ndjenjë Perendie”.

Me një kumtesë të gjatë, dhe mjaft të qëlluar , duke i bërë një recesion të thellë poezisë së poetes Rita Saliu, doli para foltores edhe shkrimtarja Dr. Yllka Filipi, e cila, tregojë se si e nohu poeten, humanisten dhe veprimtaren Rita Saliu.

Dr. Filipi, tha se në katedralen e Shën Gjergjit në Boston, një ditë të ftohtë dhjetori vitin që lamë pas, (me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së Fan Nolit), takoj midis të ftuarish nderi, poeten dhe humanisten Rita Saliu, e cila me modestinë dhe fisnikërinë që e karakterizon, më dhuron vëllimin “Ndjenjë Perëndie”.

“Nga fleta në fletë, nga vargu në varg, në çdo fjalë, në çdo shkronjë, rritej në sytë e mi, skalitur e gdhendur deri në detaje, nga pena e mprehtë e poetes, imazhi i gjysmës së atdheut tim Kosovës, Zonjës së Rëndë Dardane, mbretëria autoktone e së cilës u krijua që në shekullin IV, para Krishtit, gjë për të cilën shkrimtarët antikë tregojnë se trimat e saj në çdo rast rreziku kishin si veçori faktin se hidheshin të gjithë së bashku në sulm, e po ashtu, njësoj tërhiqeshin me radhë të shtrënguara, duke mos lënë në shesh të luftës asnjë nga të plagosurit e tyre. Kjo zonjë hijerëndë, pjesë e pandarë nga trungu mëmë i Shqipërisë, gjithnjë në kërkim të lirisë dhe vetëvendosjes e ka larë historinë me gjakun e bijve të saj, prehur një pjesë në varreza masive, (gra e fëmijë midis), djegur e bërë hi shtëpi e bagëti, dhunuar e surgjynosur njerëz të pafajshëm, popull liridashës, popull të thjeshtë jetëdashës, dhe nisjen e një karvani të gjatë të mijëra familjeve në një rrugë pa kthim, natës së zezë të historisë së vetëdijes së saj.  Në brendësi kujtimet/ e një romani të kohës zezonë/ damarë mbyllur/ E shtrenjta Toka ime/ Ti je dashuria e vetme dërguar nga Zoti/ Emrin ta njoha nga koha/ e vjetër mijëravjeçare… m’u dridh shpirti nga lëngata… (Ndjenjë perëndie, po aty, fq.3)” tah në fillim të fjalës së së sa Dr Yllka Filipi.

Ndërkohë, Kryetarja e SHSHSHA, shkrimtaria, publicistia, dhe gazetaria e njohur, Rajmonda Moisiu, erdhi me një esse – analizë rreth vëllimit poetik “Ndjenjësi Perendie” të poeteshës , humanistes dardane Rita Saliu, poete dhe veprimtare me kontribut në letërsinë shqiptare, tha ajo.

Raimonda Moisiu, lexoi Esse-analizën rreth vëllimit poetik, “Ndjenjë perëndie”, të poetes e humanistes së shquar shqiptaro-amerikane Rita Saliu:

“Poeti është si ai bilbili që këndon në errësirë dhe ngazëllen me tingujt e ëmbël e të këndshëm, audiencën e dëgjuesve të tij, jemi ne njerëzit që kënaqemi së tepërmi, me zërin melodioz të një “muzikanti” që nuk e shohim dhe nuk e dimë nga vijnë ata tinguj të magjishëm. Gjuha e poetëve është jetike, metaforike dhe melodioze, ata janë “bilbili” nën efektin e frymës dhe muzës poetike, psikikes e filozofikes në universin e marrëdhënieve dhe ekzistencës njerëzore.” tha ajo

“Kam në dorë vëllimin e tretë poetik “Ndjenjë perëndie”, të poeteshës dhe humanistes dardane, Rita Saliu, tha më tej Moisiu, duke vazhduar se “ Por jo vetëm kaq! Poetesha e talentuar dhe e mirënjohur shqiptare Rita Saliu është edhe një nga letraret dhe poetet me zërin më të ndjeshëm femëror, qytetar e intelektual, aktiviste e çështjes kombëtare, luftëtare e paepur dhe veprimtare e shquar e çështjes së Kosovës. Ajo është nderuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare, është nderuar me dekoratën e “Urdhrit Nënë Tereza“ nga ish-presidenti Bamir Topi, me motivacionin: “Veprimtares së shquar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, luftëtares së paepur e të palodhshme për çështjen kombëtare, humanistes dhe poetes qytetare që fatin e saj e bëri njësh me atë të vendit dhe aashkatdhetarëve të saj”.

Sipas Rajmonda Moisiut, kolegija e saj dhe anëtarja e shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro amerikan, Rita Saliu, konsiderohet si një prej poeteshave frymëzuese e veçantë kombëtare në ditët më të vështira –të popullit dardan, sikundër dëshiron ajo ta thërrasë popullin e saj të dashur të Kosovës. Rita Saliu është një nga personalitetet më të rëndësishme që është aktivizuar sistematikisht me çështjen kombëtare dhe artin e të shkruarit, në letrat shqipe, me jetën e saj mes mërgimit dhe atdheut, duke i dhënë poeteshës vendin e merituar në rrethin e poeteve që shkruajnë mbi temat e dhimbjes, dashurisë, traditës e besimit. Shpesh flitet që shkrimtarët apo poetët në jetën e tyre shkruajnë vetëm një libër. Libër –që shpreh shpirtin e tij mitik, me rrjedhën e vetkzistencës dhe butësinë e të bukurës, universales, alfabetit të gjuhës, pra të -Një gjak , një emër!”

Një përshëndetje shumë emocionale solli në këtë promovim , piktori, skenografi dhe kineasti Astrit Tota.

Ndërsa, me një përshëndetje me këngë, e cila u pritë me duarttroktije të forta, u ngjitë në podium Rock stari Strugan në SHBA, Haxhi Dauti, më këngën e dashur të “Nënës”, e cila ka një bashkëudhëtim si “nimfa” e dashuruar mes vargjeve të poezisë dhe dashurisë e mallit për Nënat nëpërmjet muzikës së bukur shqiptare.

Profesoresha Violeta Mirakaj , foli me shumë elekuencë rreth krijmitarisë dhe veprimtarisë së Rita Saliu, si Humaniste, poete, dhe veprimtare e të drejtave të njeriut, SHBA. Editori i gazetës Dielli, Dalip Greca, përgëzoi poeten dhe informoi se Dielli e kishte promovua herët librin e saj duke botuar në variantin oline artikuj nga Frank Shkreli dhe Raimonda Moisiu. Ai  kërkoi që për veprimtaritë letrare duhet më shumë bashkëpunim me Vatrën pasi në veprimtaritë akademike kushtuar 50 Vjetorit të Fan S Nolit, apo Prof. Arshi Pipës, nga veprimtaritë më cilësore të Vatrës, shkrimtarët kanë munguar!Kur fton duhet edhe t’u përgjigjesh ftesave, ndryshe mbetesh në vetmi.Greca tha se nuk kam dëshirë te jem vetëm kritik, por pa bashkëpunim nuk dotët kemi sukses. Më pas ai njoftoi shkrimtarët, me rastin e Shpalljes të Vitit 2016-Viti i Faik Konicës nga VATRA, Dielli ka shpallë Konkurs. Në përfundim të veprimtarive kushtuar Faik Konica, Dielli do të ndajë cmimiet “Faik Konica” për:

1- Librin më të mirë kushtuar Konicës

2- Essenë më të mirë kushtuar Faik Konicës.

3- Për artikullin studimor kushtuar Konicës.

Përshëndetën edhe veprimtari i shquar i çështjes Çame në SHBA, inxh, Sali Bollati dhe këngëtar i mirënjohur Haxhi Dauti.

Sakaq, mbasi lexojë telegramet përshëndetëse, dërguar nga kolegët, miqt e saj të shumtë në Kosovë, Shqipëri, trojet shqiptare dhe nga diaspora, kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikan, Raiomonda Moisiu, solli një risi të re në aktivitetet kulturore të diasporës, duke zhvilluar një intervistë, enkas në këtë promovim me pyetje “provokative” me bashkëshortin e poetes, intelektualin dhe veprimtarin e njohur Inxhinier Adem Saliu.

Frank Shkreli, i cili ka qenë gazetar dhe redaktor ne  Zërin e Amerikës, seksioni shqip , shef i seksionit shqip dhe ka sherbyer këshilltar  i larte programacioni në divizionin europian të Zërit të Amerikës, në një esse për poten Rita Saliu, shkruar  në promovimin e bërë tek Vatra(botuar ne Dielli me 26 Janar 2016 www.gazetadielli.com), ka thënë se :”Unë nuk jam as poet dhe as kritik poezie dhe si i tillë as nuk kam ndonjë ekspertizë në fushën e poezisë, por me këtë rast, përveç veprave poetike, vetëm deshta të ve në dukje edhe veprimtarinë e poeteshës dhe humanistes shqiptare, Rita Saliuedhe si aktiviste dhe humanitare e njohur në komunitetin shqiptaro-amerikan, së bashku me bashkshortin e saj Ademin. Ndonëse jetojnë në shtetin Rhode Island, larg Neë Yorku dhe qendrave të tjera të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, Ademi dhe Rita gjënden gjithmonë pranë dhe me komunitetin mu në qënder të të gjitha veprimtarive të tij politike, patriotike, kulturore e të tjera, që organizohen shpesh në Amerikë. Janë pjesë e pandarë, anëtarë të denjë dhe të gjithkund-gjetur të këtij komuniteti. Rita e Ademi nuk janë të njohur vetëm në Amerikë, por siç shkruan edhe Dom Lush Gjergji në vlerësimin e tij,“Familja Saliu, e sidomos Rita mbetet ajo që ishte, bijë, motër grua, nënë shqiptare kudo, në Kosovë, në Maqedoni në Amerikë me kokë dhe kurriz, zemër dhe këmbë, gjithnjë atddhetare, krijuese e shquar dhe e dalluar.”

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Monroe College, promovim, RITA SALIU

Promovim Libri në Nju Jork

April 8, 2016 by dgreca

Të nderuar shkrimtarë, poetë, miq e dashamirës të artit e letërsisë që aderoni në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë./

 Ju urojmë suksese në krijimtarinë tuaj!/

 Më dt. 16-Prill 2016, Ditën e Shtunë, në ambientet e Monroe College, Bronx, adresa 2501 Jerome Avenue, Bronx, Neë York  10468, ora 12 p.m., Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro –Amerikanë, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e  ”Shoqata e Grave Shqiptaro -Amerikane”Hope & Peace”, (The Albanian-American Women’s Organization”),  me Presidenten e saj, gazetaren dhe publicisten, znj. Mimoza Dajci,  dhe ndihmën e pakursyer  të intelektualit artist, piktorit e publicistit Astrit Tota, dhe të ndihmës brilante e të mrekullueshme prof. Haxhi Berishës, do të mbahet: Promovimi i vëllimit poetik, “Ndjenjë Perëndie”, i poeteshës së talentuar e të mirënjohur, e vlerësuar gjithashtu si humaniste dhe veprimtare e shquar e cështjes kombëtare, Poetja e Kombit në Letërsi: Znj.Rita SALIU.

Promovimi i këtij vëllimi poetik me titull sinjifikativ mes Hyjnores e Njerëzores –“Ndjenjë Perëndie”, është ideuar në formën e “Mbasdite Letraro-Artistike”, me referenca rreth veprimtarisë së  znj. Rita Saliu,  Luftëtare e Paepur dhe e palodhëshme për cështjen kombëtare, rolit të saj si humaniste dhe Poetja dhe Veprimtarja e Kombit në Letërsi.  Ftesë Speciale për Shoqatën Pan Shqiptare “Vatra”, dhe editorin e gazetës “Dielli”, Dalip Greca. Do të referojnë figura të njohura në letrat shqipe, botën akademike, intelektuale, art dhe kulturë, që jetojnë, punojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre krijues, qytetar dhe intelektual në komunitetin shqiptaro-amerikan.  Janë të ftuar mediat televizve dhe e shkruar, gazetarë të organeve të shtypit shqiptaro-amerikan dhe gazetarë të pavarur.

Të ftuar janë gjithashtu,  autorë, veprimtarë, dashamirës të artit e letërsisë që krijojnë dhe kontribuojnë me penën e tyre jashtë SHSHSHA-së.

 Kryesia e SHSHSHA-së,                                                     Kryetare e SHSHSHA-së

President NDERI                                                                   Raimonda MOISIU

Adnan MEHMETI

  Sekretare e SHSHSHA-së

  1. Yllka FILIPI

Filed Under: Komunitet Tagged With: Libri në Nju Jork, promovim, RITA SALIU

POETESHA DHE HUMANITARJA SHQIPTARE RITA SALIU

January 26, 2016 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
Unë nuk jam as poet dhe as kritik poezie dhe si i tillë as nuk kam ndonjë ekspertizë në fushën e poezisë, por me këtë rast, përveç veprave poetike, vetëm deshta të ve në dukje edhe veprimtarinë e poeteshës dhe humanistes shqiptare, Rita Saliuedhe si aktiviste dhe humanitare e njohur në komunitetin shqiptaro-amerikan, së bashku me bashkshortin e saj Ademin. Ndonëse jetojnë në shtetin Rhode Island, larg New Yorku dhe qendrave të tjera të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, Ademi dhe Rita gjënden gjithmonë pranë dhe me komunitetin mu në qënder të të gjitha veprimtarive të tij politike, patriotike, kulturore e të tjera, që organizohen shpesh në Amerikë. Janë pjesë e pandarë, anëtarë të denjë dhe të gjithkund-gjetur të këtij komuniteti. Rita e Ademi nuk janë të njohur vetëm në Amerikë, por siç shkruan edhe Dom Lush Gjergji në vlerësimin e tij,“Familja Saliu, e sidomos Rita mbetet ajo që ishte, bijë, motër grua, nënë shqiptare kudo, në Kosovë, në Maqedoni në Amerikë me kokë dhe kurriz, zemër dhe këmbë, gjithnjë atddhetare, krijuese e shquar dhe e dalluar.”
Rita Saliu ka lindur në Prizren dhe rrjedhë nga një familje e njohur atdhetare. Në këtë frymë, gjatë dekadave të kaluara, Rita ka kaluar një jetë ecejake midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke u marrë me veprimtari të ndryshme patriotike dhe humanitare, për t’u ardhur në ndihmë bashkombasve të vet gjatë një periudhe shumë të vështirë për Kosovën dhe popullin e saj.Në Amerikë ajo informonte lexuesit nepërmjet shkrimeve të saja, por edhe në deklaratat dhe intrevistat e saja për rrjetët televizive amerikane, mbi krimet e regjimit fashist të Serbisë në Kosovë. Zonja Saliu, këto ndjenja njerëzore, angazhimin dhe përkushtimin e saj humanitar ndaj popullit të vet, si dhe mallin e saj për Kosovën dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i shpreh me dashuri dhe përkushtim në vjershat e saja, të përmbledhura në tre vëllime.I ndjeri Ali Podrimja ka vlerësuar se poezitë e Rita Saliut të pagëzuara siç ka cilësuar ai ”librin me titullin cinik”, “Ëngjëjt nuk jetojnë në tokë”, duke shkruar në komentin e tij në librin, “Ndjenjë Perëndie”, se “Poetja na shpalosë, siç do të thoshte një poet, librin e atdheut, të shkruar në kohë të trishta e dramatike të një populli kur ndodhin gjëra morbide, kur njeriu bënte përpjekje të mbajë gjallë kujtesën.” Duke i lexuar poezitë e Ritës, ai ka shkruar se lexuesi bindet se, “në hapësirën tonë shpesh jeta ishte e qëndisur me pikla gjaku.”
Kohë më parë, në një prej veprimtarive të komunitetit shqiptar në New York, poetesha nga Prizreni pati mirësinë të më dhuronte krijimtarinë e saj poetike përmbledhur në librate poezive të saj (Ëngjejtë nuk jetojnë në tokë” dhe “Ndjenjë Perendie”) me një dedikim të veçantë. Thuhet se poezia është krijimtari letrare në vargje që të magjeps dhe të prekë me bukurinë e saj, që me bukurinë e saj të frymëzon. Në këtë frymë edhe unë i lexova vjershat e saja. Të tilla janë edhe ndjenjat e shprehura në vargjet e Poeteshës Saliu – frymëzuese — disa nga të cilat janë botuar edhe në shtypin amerikan e të cilat, çka është më e rëndësishme, janë pritur mirë edhe janë vlerësuar nga poetë dhe kritikë shqiptarë.Agim Gjakova, recensuesi dhe redaktor i librave të poezisë së Rita Saliut, duke reflektuar mbi poezinë e Ritës, që ai e cilëson si, “Një filtër persiatjesh historike”, shprehet se, “Poezia e Rita Saliut do të mbahet mend për emocionet e saj atdhetare, të humanizmit, të dashurisë për vendin, për njerëzit”. Ai vazhdon vlerësimin e tij duke thënë se, “Autorja nuk ka tentuar të shkruaj ndonjëfarë poezi metafizike, por me vargje të goditura ajo ka pasqyruar gamën e gjërë jetësore nepër filtrin e shpirtit të saj. Nuk ka asgjë abstrakte që tëjetë jashtë të kuptueshmes”, shkruan Agim Gjakova, “por figuracioni është mbështetur fort në tokë, dmth., në realitetin e përditshëm, në filtër të përsiatjes historike.”
Ndërsa publicistja Elida Buçpapaj ka shprehur vlerësimin e saj duke shkruar se “Poezia e Rita Saliut duket sikur ka lindur nga malli për atdheun….Rita është Ritë vetëm në Dardani, jo tjetër kund, ose thënë ndryshe gjithkund për Ritën është Dardani.” Elida Buçpapaj përfundon vlerësimin e saj duke shkruar se, ndërsa poezitë e ita Saliut, “tregojnë anët më të brishta, më dridhëkuese, më njerëzore të poetes”, ato njëkohsisht sipas saj, “Dëshmojnë fuqishëm mrekullinë e Ritës, madhështinë e personalitetit të saj, madhështinë e figurës së saj si veprimtare e shquar kombëtare, poete me individualitet të rrallë, misionare bamirëse me shpirt të madh sa të gjithë qiejtë bashkë, që meriton vetëm nderim.” Ndërsa Musa Jupolli nga Parisi vlerson humanizmin e shprehur në vargjet e Rita Ademit kur shkruan se, “vepra e poetes është në udhtim-kërkim të një shpirtmirësie njerëzore, të një filozofie butësie poetike, një dritare e historisë kombëtare. Poetja është mërgimtare, por jo shpirti i saj, andaj këtu qëndron e gjithë bukuria e vargjeve të Rita Saliut”, ka shkruar Musa Jupolli për poezitë e saj. Por ndoshta Dom Lush Gjergji e përmbeldh më së miri veprimtarinë shumë dimensionale të kësaj gruaje shqiptare, kur shkruan se ndonëse në mërgim, “Rita Saliu shumëherë ‘fluturoi’ oqeanin, largësinë me fuqinë e frymëzimit dhe të dashurisë. Ishte në Amerikë, por edhe në Kosovë, në trojet shqiptare, për t’i mjekuar varrët e trupit dhe të shpirtit, ato të lashta dhe historike, si dhe të tashme dhe aktuale.”Dom Gjergji e cilëson Rita Saliun si “Ambasadore e traditës dhe kulturës shqiptare në botë, si një bijë, grua motër dhe nënë shqiptare e cila, me plot ndjenja për flijim dhe për dhurim, me fjalë të ëmbëla dhe veprime të mira e të dobishme për të gjithë. Mendjemprehtë, largpamëse, një penë e fortë dhe e stërholluar, një aktiviste e palodhëshme dhe entuziaste, një humaniste shembullore e cila ishte në shumë ‘fronte’, por kurrë nuk qe, ‘as e fikur as e koritur’.
Në pëfundim, Dom Gjergj Lushi shkruan në librin, “Ndjenjë Perëndie”, se Rita Saliu, “Jeton dhe vepron gjithnjë me sy, zemër dhe duarhapur që të jetë afër, bashkë dhe me njeriun tonë kudo, sidomos në vuajtje, dhëmbje, frikë, shqteësime, pikëëime, si dallëndyshe e ‘pranverës së vonuar’ shqiptare, simbol i kujdesit dhe dashurisë, fjalë dhe zemërmirë në jetë dhe në krijimtari.”
Në pështatshmëri të plotë me veprimtarinë shumë dimensionale të Rita Saliut, e veçanërisht për punën e saj si aktiviste, humanitare dhe mbështetse e të drejtave të njeriut, për meritat e shumëta të saj,ajo është dekoruar nga Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi me Urdhërin “Nënë Tereza”, me këtë motivacion: “Veprimtares së shquar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, luftëtares së paepur e të palodhur për çështjen kombëtare, humanistes dhe poetes qytetare, që fatin e saj e bëri njësh me atë të vendit dhe bashkatdhetarëve të saj.”
Rita Saliut, humanitares dhe poeteshës që nderon emërin shqiptar, i uroj përherë punë të mbara në misionin e saj njerëzor e fisnik, në dashuri të thellë për njerëzit dhe për njëri tjetrin kudo në botën shqiptare.

Ne foto: Rita Saliu (në të djathtë të Presidentit Bamir Topi) dhe Adem Saliu gjatë ceremonisë sëdekorimit me urdhërin “NënëTereza”, Tiranë, 13. 04. 2012

Filed Under: Komunitet Tagged With: Frank shkreli, POETESHA DHE HUMANITARJA, RITA SALIU, shqiptare

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT