• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SERBIA DETYRON DISA RUSE TE KTHEHEN NE VENDIN E TYNE

November 13, 2016 by dgreca

The Guardian/

1-kadeli-160x300

Pergaditi per Diellin Gjon Kadeli/
Simbas gazetes The Guardian, Serbia detyroi nji grup Rusesh te ktheheshin ne vendin e tyne, sepse dyshohej se kishin marre pjese ne nji plan, per nji grusht-shteti ne Mal te Zi.
Sic duket, njerzite ne fjale do te visheshin me uniforma policesh, do te sulmoshin Parlamentin, do te vritshin udheheqsin e Malit te Zi, Milo Gjukanoviqin, dhe do te formoshin nji parti politike pro-Ruse.
Keto veprime, qe duket se i organizoi Moska,  muejin qe kaloi, kane shtue dyshimin rreth qellimeve te Rusise ne disa vende te Europes, qe synojne te bahen antare te Bashkimit Europian.
Nji grup prej njizete vetesh, qe perbahej nga Serbe e Mala Zez, disa prej te cileve, luftuen ne Ukrainen lindore, ne anen e kryengritesve Ruse, u arrestuen ne Podgorice. Nderkaq ne Serbi, disa shtetas Ruse, te dyshimte se bashkrenduen planin per grushtshteti, kishin pase me veti 120,000 Euro dhe uniforma te forcave speciale. Simbas te perditeshmes se Beogradit Danas, Ruset kishin gjithashtu, mjete speciale diktuese, te cilat ua bashin te mundun atyne, me dijte se ku ndodhej Gjukanoviqi.
Burimet diplomatike e njoftuen The Guardian, se qeveria Serbe, i detyroi Ruset ne fjale, ne menyre te qete, te largoheshin nga Serbia, mbas nderhymjes se drejtorit te Keshillit Ruse te Sigurimit, Nikolai Patrushev, i cili shkoi me aeroplan ne Beograd me 26 tetor, sic duket, per t’u perpjek, qe ky skandal te mos perhapet shume. Nga nan tjeter, Ministri i Mbredshem i Serbise, Nabojsha Stefanoviq, pergenjeshtroi lajmin  se vendi i tij ,detyroi Ruse te ktheheshin ne vendin  e tyne, gjoja se kishin marre pjese ne ndonji komplot.
Qeveria Serbe u tronditedhe ma teper, kur nji sasi armesh u gjete ne afersi te vendbanimit te kryeministrit Serb,Aleksander Vuciq. Armet ne fjale u zbuluen ne vendin ku automobili i Vuciqit do te ngadalsonte shpejtesine, kur t’i afrohej vendbanimit te tij.
Qe nga koha qe u zbuluen keto arme, Vuciqi njotoi planin per riorganizimin e Sherbimit te Fshehte. Lidhun me kete ceshtje ai tha ” gjendja e sigurimit asht ma serioze, se sa na kemi mendue.”
Nji analist i zones se Ballkkanit, i cili nuk pranoi te tregonte emnin e tij, tha se, tuej u bazue ne burimet e Sherbimeve te Fshhta, incidnetet ne Ballkan, kane te bajne me perpjekjet Ruse, per te shtue ndikimin dhe aftesine manovruese ne ate rajon si rrjedhim i zgjedhjeve per prtesident ne Shtetet e Bashkueme, ku prtiej t’i fitonte Zgjedhjet Hillari Klinton, e cila pritej te mbante nji qendrim ma te forte, kunder veprimtarive Ruse, ne zonen e Ballkanit.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjon kadeli, kthim, ruset, Serbia

Rusët po i shesin pronat në Mal të Zi

April 24, 2013 by dgreca

Sipas zyrtarëve malazez, nga viti 2008 janë vetëm rusët ata që blejnë pronat në Mal të Zi. Megjithatë disa prej tyre tashmë po i shesin pronat të shtyrë nga një vendim i presidentin Putin./

Dekreti i presidentit rus, sipas të cilit politikanët rusë nga 1 qershori duhet të mbyllin llogaritë në bankat e huaja dhe të shesin pronën jashtë Rusisë, mund të ndikojë në tregun e pasurisë së patundshme në Mal të Zi.

Sasha Beljakov, rus i cili investon prej vitesh në pronën e tij në Herceg Novi, ka dëshirë të tregojë se si njihet me presidentin rus Vladimir Putin, por edhe me zyrtarë të tjerë rusë. „Dhe zoti (Vladimir) Jakunjin, i cili është ministri i hekurudhave të Rusisë dhe (Jevgenij) Primakov është mik i madh i imi. Ai ka qenë dy herë në Herceg Novi me pushime. Dhe zoti Jakunjin ka qenë me pushime.“ Megjithatë miqtë e tij nuk kanë pronë në Mal të Zi. Beljakov thotë se edhe pse zyrtarët e lartë rusë kanë shumë para, në bregdetin e Malit të Zi vijnë vetëm për të pushuar.

Numri më i madh i turistëve në Mal të Zi zgjedh për të pushuar në Budva. Dhe ky qytet quhet metropoli malalez i turizmit. Sipas të dhënave të zyrës së pasurisë së patundshme të Malit të Zi një e katërta e banesave dhe e lokaleve të metropolit janë në pronësi të shtetasve të huaj. „Nga viti 2008, që nga kriza e parë ekonomike në botë, janë vetëm rusët, do të thoja, blerësit e huaj, ndoshta edhe ndonjë mund të vijë nga Beogradi, Novi Sadi, por ky është një fenomen shumë i rrallë“, thotë Ljubomir Novaković, pronar i agjencisë GRA-MAR, e cila, sipas fjalëve të tij, si dhe gati të gjithë agjencitë e tjera, punon me rusë.

Dhe në zyrën e pasurive të patundshme thonë se nga shtetasit e huaj, pronarë të pasurive të patundshme, pas atyre nga vendet e rajonit, ka më së shumti rusë. „Shumë politikanë të lartë nuk ka, por funksionarë, që punojnë në qeverinë e Rusisë, të cilët punojnë në organet shtetërore, prej tyre ka shumë“, thotë Beljakov, i cili njeh shumë rusë, që kanë blerë pasuri të patundshme në Mal të Zi. „Ka njerëz nga Këshilli i Sigurimit, që punojnë tek presidenti i federatës ruse, ka nga ushtria, ministria e Punëve të Brendshme, nga marina ruse. Eshtë ky nivel. Këtu ka qenë edhe (Aleksandar) Medvedev, zëvendëskryetari i Gaspromit dhe për të tjerë nuk di.“

Janë pikërisht ato, të cilët me dekret të Vladimir Putinit, janë të detyruar që nga 1 qershori të mbyllin xhirollogaritë në bankat e huaja dhe të shesin pronën jashtë Rusisë. Obligimi vlen për të gjithë politikanët e nivelit federal, por edhe për ata të nivelit më të ulët, deri tek qytetet. Ata duhet të vendosin, nëse dëshirojnë të mbajnë funksionet e tyre, apo të ruajnë llogaritë e tyre bankave dhe pasuritë e patundshme jashtë vendi.

Vendimi ka shkaktuar turbullira, jo ndonjë ofertë të veçantë

Beljakov thotë se zyrtarët rusë nga Mali i Zi kanë vendosur të dëgjojnë Putinin. „Për shembull në Herceg Novi, kanë blerë rreth 100 objekte banesa të vogla, të mesme, disa ndërtesa, restorante e të tjera. Gati gjysma është nxjerrë tani në shitje.”

Edhe pse zyra e agjencisë së tij ndodhet në qendër të Herceg Novit, Novaković thekson se që nga shpallja e këtij lajmi nuk kanë marrë ndonjë ofertë të posaçme. Ai thotë se shitja ka rënë për shkak të krizës, por ai nuk pret që lajmi mbi vendimin e Putinit të prekë rëndë tregun e Malit të Zi. „Kjo ka shkaktuar pak turbullirë në punën tonë, në kuptimin se humbet kërkesa dhe se këto rusë shesin pasuritë e patundshme, por mendoj se është çështje e këtyre njerëzve, që kanë prona të patundshme dhe janë të punësuar në administratën shtetërore në Rusi, që janë shumë të pakët në numër“, shpjegon ai. „Këtu kanë blerë njerëz, të cilët para së gjithash bëjnë punë private, dhe jo ata, që janë të punësuar si nëpunës.”

Largohen për arsye të tjera

Nëse numri më i madh i pronarëve të pasurive të patundshme përpiqet tani që t’i shesë, ky nuk është lajm i mirë për tregun e vogël të Malit të Zi, thotë analisti ekonomik, Vasilije Kostić. „Në këtë rast është shumë e rëndësishme që të dihet, se në ç’masë kjo ndodh në të vërtetë, se një iniciativë e tillë nuk vjen për shkak të pasigurisë së hapësirës, apo shkaqeve të tjera, që janë të pranishme në tregun tonë, por që kjo është çështje e një vendimi politik“, thekson Kostić. „Kjo për faktin e thjeshtë se është shumë e rëndësishme, që një aktivitet i tillë mund të ndikojë te pronarët të tjerë të kapitalit.“

Në ambasadën e Rusisë në Podgoricë thonë se nuk kanë listë të shtetasve të tyre, dhe as të shtetasve, zyrtarëve, politikanëve dhe nëpunësve civilë, të cilët blejnë prona të patundshme në Mal të Zi. Ata i referohen kadastrës. Megjithatë në administratën për pasuritë e patundshme theksojnë se nuk kanë lista të aktualizuara, se nuk dinë se sa nënshtetas rusë janë me të vertetë, që kanë pronë në Mal të Zi. Beljakov pret se do të jenë gjithnjë e më pak. Jo vetëm për shkak të vendimeve të Putinit, por edhe pse atyre nuk u lejohet të qëndrojnë në Mal të Zi më shumë se 90 ditë, nëse nuk marrin leje për qëndrim më të gjatë, për të cilën u kërkohet, siç thotë ai, tepër, edhe hapja e firmës, punësimi i punëtorëve etj. „Për shembull në Spanjë, nëse blen ndonjë pronë, ti menjëherë mund të marrësh qëndrim të përhershëm të jetosh në Spanjë. në Republikën Domenikane është edhe më e thjeshtë, atje mund të marrësh menjëherë nënshtetësi dhe gjtihçka, ndërsa këtu jo.“ Beljakov mendon se rusët, që kanë planifikuar që fillojnë punë në Ballkan, tani largohen sepse e shohin se për shkak të krizës nuk do të jenë të suksesshëm në këtë synim të tyrin. „Të gjitha këto i kanë blerë, kur çmimet kanë qenë më të larta dhe askush nuk i ka numëruar paratë. Tani çmimet kanë rënë dhe realisht ata blejnë me gjysëm çmimi.“ Por përpiqen t’ua shesin, për këtë është i sigurtë Beljakov, së pari rusëve të tjerë: „Nuk bëhet aspak fjalë për shitje masive të rusëve si pronarë pasurish të patundshme“, insiston Novaković. Agjencija e tij ka vërejtur interesim për pasurinë e patundshme malazeze në panair në Moskë, 9 deri me 16 prill, por ai e pranon se shitje nuk ka. Ai shpreson se vendimi i Putinit, sa më shumë që afrohet afati për zbatimin e tij, nuk do të ketë ndikim të madh. „Mendoj se është më tepër psikologjik, që të ulë kërkesën, se sa ç’është një histori e vërtetë reale. Sepse them, shumica e blerësve nuk kanë qenë nëpunës civilë. Nuk flas për njerëzit, që janë të punësuar në ndonjë firmë. Nuk është nevoja që të jenë të gjithë biznesmenë, ka njerëz, që punonjë në firma, në firma privare në Rusi. Kjo nuk përfshin këto njerëz.”

(Kortezi: Ana Bogavac/Angjelina Verbica)

 

 

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: ne Mal te zi, pronat, ruset

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT