Nga Ismet Azizi/
Se në Sanxhak po krijohen rrethana të reja, tregon fakti se sanxhaklinjtë gjithnjë e më shpesh po dalin me kërkesa të reja për ta ndryshuar gjendjen e cila i ka përcjellë për 70 vite me radhë.Pas më tepër se 70 vite vjen koha që një shkollë fillore e paralagjës së Pazarit të Ri, Sellakovci përfundimisht ta emëroj , gjegjësisht të ndryshoj e mrin nga “Sellakovac” dhe të merr emrin e poetit “Avdo Mexhedoviq “./
Nga Ismet Azizi/
Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë, pas dy refuzimeve dhe ndërhyrjes së Avokatit të Popullit, miraton kërkesën e boshnjakëve që shkolla fillore në fshatin Sellakovc tash e tutje të mbajë emrin e poetit të njohur boshnjak.
Kërkesën për ndryshimin e emrit të shkollës e dërgoi qysh në vitin 2013 Këshilli Kombëtar Boshnjak (BNV). Kjo shkollë është një nga të parat që ka filluar mësimin në gjuhën boshnjake, Ndërsa Këshilli Kombëtar Boshnjak e shpalli institucionin të një rëndësie të veçantë për arsimimin e boshnjakëve.
Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë ka refuzuar dy herë kërkesën, dhe vetëm pas ndërhyrjes së Avokatit të Popullit lejohet që në të ardhmen të mbajë emrin “Avdo Mexhedoviq”.
Në KKB njoftojnë se do të kërkojë të ndryshojë emrin e të gjitha shkollave në Sanxhak, në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën boshnjake. Ndër të tjera, planifikohet të marrë emrat e personaliteteve boshnjake shkollat “Desanka Maksimoviq”, “Stefan Nemanja”, “Vuk Karaxhiq” dhe të tjerat.
Kush është Avdo Mexhedoviq?
Avdo Mexhedoviqi (nga fshati Obrov në afërsi të Bijello Poles,2 1875-1953) ishte një këngëtar lahutar nga Mali i Zi. Mexhedoviqi është një nga poetët epik më të mëdhenj të Sanxhakut por edhe më gjerë. Poema e tij epike “Martesa e Mehë Smailagiqit” e cila ka 12.311 vargje, aq sa kanë së bashku Iliada dhe Odisea. Shkencëtari amerikan Milman Parry, studiues dhe profesor në Universitetin e Harvardit në gjysmën e parë të shekullit të XX, Avdon e ka quajtur “Homeri ballkanik”.
Duhet theksuar se Mexhedoviqi nuk ka vijuar as shkollën fillore. Në moshën madhore ka shërbyer nëntë vite në ushtrinë osmane. Gjatë kësaj kohe zotëroi mirë gjuhën osmane dhe atë turke kurse në Selanik përfundoi shkollën e oficerëve të marinës. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak është kthyer në Obrovë, në vendin e tij të lindjes, ku hapi një fermë dhe punoi në dyqanin (mishtore) familjar në Bijello Pole. Me lahutën u mishërua që në fëmijërinë e hershme ndërsa aftësinë e ekzekutimit e mësoi nga babai i tij Huseini, i cili ishte një lahutar i shkëlqyer dhe më i njohuri i asaj kohe. Në sajë të talentit të jashtëzakonshëm dhe aftësisë që posedonte, me kalimin e kohës arrin të bëhet këngëtari dhe lahutari më i kërkuar në trevën e Sanxhakut dhe më gjerë.
Hulumtuesi i njohur i krijimtarisë epike ballkanike Milman Parry, gjatë vitit 1935, regjistroi në pllakë speciale fonografe me 80.000 vargjet epike të Avdo Mexhedoviqit. Në bazë të këtyre studimeve Parry ka shpikur teorinë moderne të letërsisë gojore dhe homerologjinë moderne. Lordi Albert Bates, gjithashtu profesor në Universitetin e Harvardit, vazhdoi punën për mbledhjen e krijimtarisë epike nga viti1950 deri më 1951 dhe regjistroi edhe 18.000 vargje të Avdos. Në këtë mënyrë është kompletuar një koleksion mbresëlënës prej rreth 100.000 vargjeve të Avdo Mexhedoviqit. Mexhedoviqi i ka rrëfyer Perry-it se “të parët e tij kanë ardhur para 200 viteve nga Nokshiqi apo Nikshiqi,( nga inqizimi i dobët nuk dëgjohet mirë për cilin vend bëhet fjalë saktësisht). Ata kanë dyshuar në identitetin e tij, por nuk u ka shkuar mendja se ai mund të jetë shqiptarë. Profesori Perry një vit ka qëndruar në Beograd për ta mësuar gjuhën serbe. Perry ka qenë bartës i projektit, ndërsa Lordi ka qenë asistent i tij. Profesori e mësoi serbishten por gjithnjë duke menduar se kjo zonë është sllavo folëse” – thotë mes tjerash prof. Zymer Neziri.
Avdo nuk ka lënë vargje në shqip, por fjalë po. Neziri potencon se kur është përgatitur poema “Martesa e Mehë Smailagiqit” (Zhenidba Smajlagiq Mehe), poema më e gjatë me mbi 12 000 vargje, kanë hasë në fjalë të cilat nuk i kanë kuptuar, atëherë është kërkuar ndihma e Qamil Sijariqit, i cili i ka përkthyer fjalët shqipe.
I panjohur dhe i papranuar, Avdo Megjodoviqi vdiq në vendlindjen e tij Obrovë në vitin 1953. Sulejman Zatriqi në vitin 2011 ka prodhuar emisionin filmik për jetën dhe veprën Avdo Megjedoviqit.
Gurët e varreve dhe varret i përgënjeshtrojnë shtrembërimet historike në Sanxhak
Pse “boshnjaket” e Sanxhakut janë të humbur në gjetje të një identiteti të ri.?/
Nga Fahri XHARRA/
Edhe historia ,pa marrë parasysh se si shkruhet ajo një ditë e ngritë kokën lartë dhe e tregon të vërtetën e saj.. Historia është e saktë si matematika; një edhe një që bëjnë dy ashtu edhe shenjat , gjurmët varret , mbi varret e tregojnë saktësisht të vërtetën. Ndoshta ndokujt nuk i pëlqen kjo ; por s`kam dyshim dhe s`do të ndalem.
Jam në konflikt me të gjithë mashtruesit: të brendshëm apo të jashtëm , që flasin shqip apo turqisht , arabisht apo serbisht; të shkruara tani apo të shkruara që moti . As që më bën.
Kësaj radhe më duhet të fjalosem me “boshnjakët” e Sanxhakut të Novi Pazarit , të cilët mundohen t`i kundërvihen me ngulm “asimilimit historik” serb por duke e zgjedhur një rrugë të gabuar . Sanxhaku ishte dhe ka qenë gjithmonë shqiptar , këtë ata e dinë por ,të futur në kurthin e fesë mundohen të krijojnë identitet të pa qenë , identitetin boshnjak . Kësaj here e kam vetëm me të mashtruarit nga Sanxhaku.
Sikur Turqia ta kishte një disponim të sinqertë ndaj atyre tokave që i mbajti mbi 500 vjet atëherë këta “sanxhaklijtë” kishin për t`iu kthyer rrënjëve të veta të vërteta. Sikur Turqia mos t`i ngashënjente me dogma fetare atëherë kë bij të Sanxhakut nuk kishin folur as serbisht .
Që të jam më bindës se çka shkruhet dhe çka mbrohet nga shkenca” historike “ boshnjake , po e citoj ne origjinal “Në tërë territoret kishte përzierje etnish , Edhe të parët e këtij vendi , ilirët u përzien me ardhësit Keltet (? ) Gotet , Romaket Vlahet(?) sllavët , të cilët kanë lënë gjurmë në onomastiken e Sanxhakut Kështu që edhe lumi Rashka , është emër ilir (akademik Alija Đogović-Atlas dijalektičkih izoglosa Sandžaka). Ende nuk flitet që ekzistojnë dy Rasa, Njëri Ras është derdhjen e lumit Sebeçevke dhe Rasit , Rasi i dytë është larguar vetëm 20 km nga kjo rrugë drejt Dezheves në fshatin Tenjkova. Tregimi që Rasi është në Novi Pazarin e sotëm është prapë mjegullim i historisë. Hartat topografike të Institutit gjeografik të Armatës Jugosllave, të viti 1939 e vërtetojnë këtë fakt të heshtur (Na kraju samo da napomenem zar nepostoje na ovim teritorijama etnička mješanja.Starosjedilaca Iliri koji su prihvaćali pridošle narode Kelte,Gote,RimljaneVlahe,Slovene koji ostaviše svoje tragove u onomastici Sandžaka.Tako da i ta rijeka Raška je riječ čiji je korjen u Ilirskom jeziku( akademik Alija Đogović-Atlas dijalektičkih izoglosa Sandžaka).Još uvjek se šuti o postojanju dva Rasa.Jedan je Ras na ušću rijika Sebečevke i Raške. Drugi Ras je 20 km udaljen od ovog na putu prema Deževi i selu Tenjkovu. Priča kako je Ras na mjestu današnjeg Novog Pazara je samo opet zamagljivanje historije. Topografske karte Geografskog instituta J.A. po topografskim znacima iz 1939.god. potvrđuju ova dva topnima koji se prećutkuju , Sandzak zemlja dobrih bosnjana Autor: Sulejman Aličković )
Aliçkoviqi për qëllime tjera e tregon rastin e Rashkës “Serbe”.
Në “O nacionalnom kontinuitetu Bošnjaka “ flitet për “etnogjenezën” e Boshnjakëve , duke thënë se fakti i heshtur deri me tani është se ai vend quhej Ilirik. Edhe emri Bosna është me prejardhje ilire por edhe mbrenda Bosnes gjinden me dhjeta toponime dhe hidronime që e ruajnë rrënjën nga ilirishtja” . por autori fillon të largohet nga e vërteta duke thënë se “ Me këtë vërtetojmë se supstrati i gjuhës boshnjake ishte ilirishtja . Bile edhe akademiku Ibrahim Pashiq në librat e tij e paske vërtetuar të njëjtën “( “Stoga se sa pravom može govoriti o ilirskom supstratu u bosanskom jeziku, jer od svih ostalih okolnih jezika sadrži najviše leksema ilirskoga porijekla. Indikativna su u ovom smislu istraživanja akademika Ibrahima Pašića, koji je u jednoj od svojih knjiga (Kulin i Prijesda) nedvojbeno pokazao da se radi o dva imena ilirskoga porijekla unutar vladajuće bosanske dinastije.?)
Ai shkon edhe më larg kur thotë që “ Boshnjakët flasin në gjuhen boshnjake e cila gabimisht klasifikohet si gjuhë e sllavëve të jugut , por është vetë një shkrirje e ilirishtës së lashtë dhe gjuhës së dikurshme parasllave (govornika staroilirskog i praslavenskog jezika )
Boshnjakët e Sanxhakut janë të “dëshpëruar “ , se pse po iu mohohet trashëgimia në varret dhe gurët mbi varre që”ishin “ të të parëve të tyre e jo serbe..
Studjuesi Sulejman Aliçkoviq thotë “ Eshtë interesant që tek ne (në Sanxhak ) çdo fshat e ka fshatin e vet ( do me thënë që pas çdo emri sllavisht është një emer i vjeter , e ai thot që është i paraardhësve të boshnjakëve ) dhe ai emër i vërtetë fshati fshihet në nekropolet me varre. Në të gjitha anët e Sanxhakut gjenden nekropolet që nga Priboji, Prijepolja, Nova Varoši, Sjenica, Novi Pazari, Tutini, Rozhaja, Berani, Plava, Bijelog Polja, Gusija, Brodareva, Pljevala/ (Ovdje je veoma interesantno da naše svako selo ima svoje staro selo. Baš u tom djelu starog sela nalaze se nekropole sa stećcima Ai mban shënime për varrezat e vjetra te gjetura në malet e Veprnja u Blizini Ribarića, Preslo,Culije, Mojstir, Karadže, Kelepolje, Crniš, Vrapce, Dedilovo, Goševo, Jablanica, Vrba, Draga, Špiljani, Maljevci, Kominje, Paljevo, Biohane, Kocarnik, Vele Polje, Žirče, Kovače, Raduhovce, Orlje, Konice, Melaje, Boroštica, Đerekare, Ugo, Detane, Godovo, Izrok, Aljinovići, Rudja, Cukote,Gurdijelje, Crnoce, Ljeskova, Jarebica, Bujkovice, Raduša, Vrujci, Župa, Lukavica, Pruzanj.
Pra “boshnjaket” e Sanxhakut janë të humbur në gjetje të një identiteti të ri. Të kotë e kanë !
Fahri Xharra .04.12.15
Gjakovë
Vëllezërit Dreshaj, luftëtarë legjendarë të Sanxhakut!
Bilall Dreshaj (Dresheviq) i njohur si Biko, (1910 – 1987) dhe Dervish Dreshaj (Dresheviq) i njohur si Deko, (1907-1981) ishin luftëtarë shqiptarë të Sanxhakut të Tregut të Ri, të cilët luftuan përkrah Aqif Blytës në mbrojtjen e Sanxhakut nga çetnikët dhe komunistët./
Shkruan: Ismet Azizi/
Kur bëhet fjalë për udhëheqësin politik e ushtarak të Sanxhakut – Aqif Blytën, është e pamundur të mos përmenden edhe vëllezërit Dreshaj (Dresheviq). Vëllezerit Bilall dhe Dervish Dreshaj përkrah Aqif Blytës, Shaban Polluzhës, Xhemail Koniqanit kanë qenë personalitete të rëndësishme në mbrojtjen e këtij qyteti nga sulmet e aradhave çetnike të Drazha Mihailoviqit.
Sanxhaklinjëve u është deshur 50 vite kohë për ti përmbledhë forcat që me rastin e formimit të Këshillit Nacional Mysliman të Sanxhakut, ta rehabilitojnë Aqif Blytën, legjendën e këtij qyteti i cili gjate Luftës se Dytë Botërore organizoi mbrojtjen e popullsisë së kësaj ane nga çetnikët. Pushteti komunist Blytën dhe vëllezërit Dreshaj i kishte shpallur tradhtarë, bashkëpunëtorë të okupatorit gjerman.
Vëllezërit Dreshaj janë lindur në fshatin Gllogovik të Peshterit. Dervishi u lind në vitin 1907 ndërsa Bilalli në vitin 1910. Për këta dy vëllezër, qytetarët e Pazarit të Ri kishin dëgjuar në vjeshtë të vitit 1940, ku në një rrahje me xhandarët ishin burgosur por shumë shpejt kishin ikur nga burgu dhe ishin arratisur në male. Pas thirrjes që ua kishte bërë Aqif-efendiu, vëllezërit Dreshaj në maj të vitit 1941 kthehen në Pazarin e Ri ku qytetarët kishin përgatitë një pritje madhështore. Lufta i kishte gjetur në moshën 30 vjeçare, të përgatitur shumë mirë fizikisht. Me tu kthyer në qytet, Dreshajt vihen në shërbim të Aqif Blytës nga i cili merrnin detyra të rëndësishme për ta organizuar mbrojtjen e qytetit nga çetnikët, të cilët bënin masakra në viset tjera.
Ata formuan policinë myslimane me qëllim të mbrojtjes së popullatës. Kjo polici karakterizohej me disiplinë të fortë dhe efikasitet të lartë në teren. Para se të merrnin vendet komanduese në polici, vëllezërit Dreshaj ishin dëshmuar në mbrojtjen e Pazarit të Ri, në zhbllokimin e tij dhe në kundërsulmin që e kishin kryer forcat e bashkuara shqiptaro-boshnjake më 16 dhe 17 nëntor të vitit 1941. Derisa Myslimanët në njërën anë luftonin për ta mbrojtur popullsinë civile nga gjenocidi çetnik, në anën tjetër Rifat Burxheviqi, komunist i njohur, me bashkëpunëtorët e tij mundoheshin të formojnë celulën komuniste në qytet. Duke e ditur se kjo mund t’a ndaj dhe dobësojë popullsinë e Pazarit të Ri me rrethinë, Bilalli dhe Dervishi e shpartallojnë organizatën komuniste kurse anëtarët e sajë i burgosin. Në mesin e popullsisë boshnjake të këtij regjioni ka të tillë që nuk i shikojnë me simpati veprimet e vëllezërve Dreshaj. Sipas tyre, ata kanë qenë të pamëshirshëm në luftë me komunistët dhe fajësohen për vrasjen e vëllezërve Hamzagaj nga Tutini.
Një sukses tjetër që Dreshaj kanë treguar është edhe lufta me partizanët në malet Jarut në tetor të vitit 1944. Bilalli dhe Dervishi kanë mbajt lidhje të ngushtë me komandën e policisë myslimane në viset tjera të Sanxhakut: me hoxhë Sylejman Paqarizin, Hasan Zvizdiqin, Xhemail Koniqaninin. Ata kanë furnizuar me armë popullatën shqiptare të Peshterit dhe të Luginës së Limit të cilët ishin në luftë kundër forcave të çetnikëve serbo-malazezë.
Komanda e njësive çetnike vepronte në Nova Varosh. Më 16 prill 1942, komanda çetnike i raportoi Milan Nediqit se “Muslimanët në Sanxhak merrnin armë nga Shqipëria dhe Pazari i Ri”. Kah fundi i vitit 1944 në shumicën e fronteve të luftës në Evropë gjermanët po pësonin humbje kurse njësitë partizane në Sanxhak përparonin. Prandaj, ishte e logjikshme se njësitë e policisë myslimane do të pësojnë humbje dhe do të shkapërderdheshin. Megjithatë Bilalli dhe Dervishi, si edhe shumica e komandantëve të Sanxhakut, u bënë ballë partizanëve. Një ndër përballjet e fundit ishte në malet Jarut, jo larg Tutinit, në tetor të vitit 1944. Nën ndikimin e propagandës, para luftëtarëve të brigadës së shtatë malazeze popullsia e Peshterit u largua nga vendi i tyre dhe fshatrat mbetën të zbrazëta. Peshteri kah fundi i tetorit të 1944 ra në duar te brigadës së shtatë malazeze.
Çetnikët duke parë se edhe do ta humbin luftën, iu bashkuan partizanëve me qëllim të përbashkët për neutralizimin e forcave myslimane. Në sulmin e bërë në Pazarin e Ri më 26 nëntor 1944, marrin pjesë brigada e shtatë partizane, dy batalone të njësitit partizan të Ibrit, brigada e nëntë e artilerisë bullgare dhe qeta partizane e Golisë. Këto njësi ishin nisur nga drejtimi i Rashkës dhe Mitrovicës. Kishte mbet e lirë vetëm një dalje kah fshati Vidovë. Pas një beteje të përgjakshme ushtarët gjermanë dhe policia myslimane filluan tërheqjen në drejtim të fshatit Vidovë, Vojniq, Pozhegë dhe në malet Ninajë. Gjatë një kohe, vëllezërit Dreshaj janë fshehur në një shpellë në Bobovik, e njohur me emrin Shpella e Ujkut.
Sipas Dr. Sabile Keqmezi- Basha, Vëllezërit Dreshaj ka qenë pjesëmarrës të Kuvendit të Dobërdolit më 4-5 gusht 1945, në të cilin kuvend u themelua ilegalja shqiptare “Besa Kombëtare” në krye me prof. Ymer Berishën. Organizata ilegale-patriotike shqiptare “Besa Kombëtare” ishte formuar kryekëput kundër ideologjisë komuniste. Dhe qëllimi suprem i saj ishte bashkimi i tokave shqiptare. Sadik Radovci dhe Bilall Dreshaj (Dreshoviqi) ishin caktuar udhëheqës politik dhe ushtarak për Sanxhak.
Organizata i kishte ngarkuar me detyra të posaçme. Ata kishin për detyrë likuidimin e personave, kryesisht tradhtarëve, në mesin e të cilëve ishin bashkëpunëtorët e OZN-ës. Ata kishin për detyrë të organizojnë përcjelljen e tradhtarëve dhe personat që bashkëpunonin me okupuesin, t’i dorëzonin në shtab dhe sipas vendimit të shtabit të likuidohen.
Vëllezërit Dreshaj dhe dy bashkëluftëtarët e tyre tre muaj me radhë i kishte ushqyer dhe fshehur Demir Kaleviqi në shtëpinë e tij. Nga aty ata tërhiqen në drejtim të luginës së Suhudollit deri në Koritë, që pastaj nëpër Kosovë të kalojnë në Maqedoni e pastaj në Greqi. Vëllezërit Dreshaj dhe shokët e tyre që ishin me ta, lëviznin gjatë natës, ndërsa gjatë ditës pushonin- kështu në këtë mënyrë ruheshin nga njësitë partizane që ishin në përndjekje të tyre.
Kështu arrijnë të kalojnë terrenet e vështira në drejtim të Dibrës, Kërçovës dhe Gjevgjelisë dhe arrijnë në Greqi për të vazhduar tutje për Turqi. Ata u vendosën në Adapazar në brigjet e Detit të Zi ku kishte sanxhaklinjë tjerë që kishin shkuar më herët. Në Adapazar , Dreshjat janë marrë me hoteleri. Sukseset e tyre në luftë shumë shpejt ishin përhapur në popull. Si antikomunist i përbetuar, Bilall Dervishi mori pjesë në luftën e Koresë (1950-1953), në të cilën Turqia, SHBA-të dhe forcat e Komonveltit luftuan në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Bilalli nga kjo luftë u kthye si hero me gradën kapiten. Në kërkesën e Jugosllavisë së atëhershme komuniste që vëllezërit Dreshaj t’iu dorëzohen autoriteteve jugosllave, Turqia ishte përgjigj negativisht. Komunistët, pjesëtarët e forcave të policisë myslimane, të cilët ishin organizuar për mbrojtjen e trojeve të veta nga çetnikët dhe nga sllavo-komunistët i kanë vra e përndjekë, ndërsa çetnikët i amnistonin, bile u dhanë edhe funksione të ndryshme në organet shtetërore.
Bilal dhe Dervish Dreshaj jetuan në Adapazar deri në fund të jetës së tyre duke përjetuar pleqërinë e thellë. Bilall Dreshaj vdiq në vitin 1987, ndërsa Dervish Dreshaj në vitin 1981.
A ekziston pakica turke në Sanxhak!?
Shoqata e turqve në Serbi, dorë e zgjatur e qeverisë serbe, u bën thirrje boshnjakëve në Sanxhak për të mbledhur nënshkrime për formimin e pakicës turke.
Ismet Azizi
Boshnjakët, të cilët pranojnë të jenë pjesë e këtij projekti, janë të detyruar të heqin dorë nga identiteti i tyre boshnjak dhe të deklarohen si pjesëtarë të pakicës turke.
Krerët e shoqatës arsyetohen se në këtë mënyrë bëhet përafrimi me popullin boshnjakë të Turqisë, duke premtuar se pas këtij projekti dhe përmes shoqatës do të fillojnë investimet nga Turqia në Sanxhak.
Prapa kësaj shoqate qëndron qeveria lokale në Novi Pazar të cilën e udhëheqë SDP e Rasim Lajiqit. Siq raportojnë mediat lokale në Sanxhak, kryetari i shoqatës, Alo Nemac, është bashkëpunëtor i ngushtë i Rasim Ljajiqit.
Po ashtu, në këtë qytet shpejt është përhapur lajmi se bëhet fjalë për një aktivitet të dyshimtë. Disa media kanë raportuar se qëllimi kryesor i mbledhjes së nënshkrimeve për formimin e Këshilli Kombëtar të Turqve, është përfitimi ekonomik i udhëheqësve të shoqatës.
Historiani dhe nënkryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak (BNV) Rexhep Shkrijel nuk dëshiron të komentojë nëse kjo shoqatë ka qëllime të fshehura, por thotë se sigurisht se ka disa arsye që njerëzit nga ky rajon mund të deklarohen si turq.
Diku rreth 40 vjet më parë, 10 për qind e popullsisë së Novi Pazarit kanë folur rrjedhshëm gjuhën turke kurse para kësaj kohe, sipas Shkrijelit, ka patur edhe më shumë. Ka shumë të ardhur në këto treva nga Turqia siç dëshmojnë mbiemrat e tyre, thotë ai. Mjaft njerëz nga këto vise kanë qëndruar në Turqi, kanë shërbyer në ushtrinë turke, kanë punuar atje, dhe janë kthyer në Sanxhak. Gjuha me kalimin e viteve harrohet, por identiteti mbetet, ka deklaruar Shkrijel, duke shtuar se edhe gruaja e tij është turke dhe se fëmijët e tij deklarohen si turq.
Ndërsa kohë më parë, kur u ngrit pluhur i madh në lidhje me personalitetin e Aqif Blytës, profesor i nderuar kishte dhënë një deklaratë, e cila kishte tërbuar shumë kënd në Sanxhak dhe Serbi, duke thënë: Boshnjakët e Sanxhakut janë krenar për prejardhjen e tyre shqiptare. “Popullata e Sanxhakut kurrë nuk e ka mohuar përkatësinë kombëtare të prijësit më të shquar të tyre Aqif Blytës, i cili veproi për këtë popull që nga formimi i Xhemijetit e deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Ka ardhur momenti që t’ia bëjmë me dije shtetit serb se shumica e popullsisë së Sanxhakut janë me prejardhje shqiptare dhe këtë të vërtetë ata nuk e mohojnë.”
Në anën tjetër, kryetari i KKB dhe lider i SDA së Sanxhakut, Sulejman Uglanin, këtë iniciativë të Shoqatës të Turqve e sheh si truk të nacionalistëve serbë dhe të forcave serbomëdha. Uglanin ka deklaruar se “dëshira e tyre është që t’i përçajë boshnjakët, ta zvogëlojnë forcën e tyre dhe ti parandalojnë ata që të ushtrojnë të drejtat e tyre”.
Thirrjes së qytetarëve që të deklarohen si turq e kanë dënuar edhe mediat elektronike të afërta me Myftiun e Sanxhakut, Muamer Zukorliqin. Në shkrimet e tyre thuhet se boshnjakët në këtë mënyrë do të humbasin identitetin e tyre kombëtar dhe një gjë e tillë do të qoj në ndarjen e tyre të mëtejmë.
Shqiptarët e Maqedonisë rrugës së shqiptarëve te Sanxhakut të Novi Pazarit
Nga Fahri Xharra/
Përvec disa perjashimeve ,shqiptarët e Maqedonisë jan ë nisur nj ë rruge pa kthim; fotot plot famuj kombetar shqiptar dhe mendjen plot Turqi dhe Osmani. At ëhere kur na i ndan ë tokat (Kongresi i Berlinit , Konferenca e Londres ) At Gjergj Fishta pati th ën ë ; “ Na e moren Gjakoven , Dibren e Manastirin … “ ,ishte tragjedi se u shkeputën edhe tri qendra te mëdha te Shqiptarisë . Por çdo fatkeqësi e ka edhe fatin e saj ; kështu mendonin optimistët . Mendohej që se paku nga këto tri qytete sa do ku do , të mbetet fara e shqiptarisë në tokat e shkëputura.
Sllav ët e vetdijshëm per kete , e ndjenin rrezikun e “helmimit” nga këto qendra ( kuptohet me ,malësitë e tyre ) dhe pikë së pari e filluan “ hajken’ ( serb, ndjekjen ) e kokave që vlenin. Atë, qe nuk kishte mundur ta bënte as Turqia ( jo ,pse nuk donte ) për qindra vjet , për as një shekull e arriten serbët.
Metodat e zhdukjeve , sllavizimieve, turqizimeve ,dhunime të identiteteve u përdoren vazhdimisht. Gjakova e ngjanë Dibres edhe në një – qellimi sllav i paralizimit te këtyre qyteteve në menyrë ekonomike , ndertimi i nyjeve te forta rrugore duke i lëne anash kaluar këto dy qendra të dhimbjes dhe krenarisë kombëtare.
Nyjet rrugore dhe degezimet e bejnë që te mos jesh kurre vetem as ekonomikisht. Të jesh I fortë ekonomikisht , perveq krenarisë kombëtare e ke edhe Jo-në tende ekonomike.
Dhe u bë, se c`u bë . Filloi dhuna ndaj intelektual ëve dhe dhuna ekonomike dhe pastaj migrimi . Sa dibranë dhe rrethinas te Dibrës jetojne sot neper bote. Po në Amerikë?
Vitet e “shlirimit” mendor pas viteve 1974 , të ndërrimeve kushteture në Jugosllavi filloi edhe ndërrimi i mentalitetit tek shqiptarët e Maqedonisë. Më kujtohet shumë mirë qe edhe ne ne Kosovë e lexonim “Flaken e Vellazerimit” te Shkupit . Koncertet me muzikë shqiptare,; kremtimi i 100 vjetorit te Lidhjes së Prizrenit (1978); shkrimi i teksteve shkollore pak a shumë ashtu si donim ne. Ndihej , ndihej një lëvizje , një gjallerim kombëtar . Shqiptarët e Maqedonisë , nuk ishim më vetëm “bozaxhitë” apo “burekxhitë “ e Jugosllavisë. Universitetet e Zagrebit , Lublanes , Beogradit vlonin nga Shqiptarët .Universiteti i Prishtines kishte hapur krahet per krejt shqiptarinë e ish Jugosllavisë.
Por …tani këto ditë : “ Duket se toleranca shqiptare ka dimensione tjera në krahasim me bashkësit tjera etnike në Maqedoni, posaçërisht kur vjen në shprehje minoriteti turk dhe shqiptarët filo turq që e duan Turqinë si atdheun e dytë. Në Çair të Shkupit si dhe në disa qytete tjera të Maqedonisë veri-perëndimore nostalgjia turko-otomane bën që shqiptarët të ndjejn afër edhe flamurin turk duke e vendosur atë në çdo institucion të vendbanimeve shqiptare pa marr parasysh nëse aty jetojnë turq ose jo. Kështu ndodhi sot edhe në emërimin e shkollës në gjuhën shqipe Jashar Bej Shkupi në Çair ku valvitet edhe flamuri turk. Rikujtojmë se partitë turke nuk kan ndonjë afinitet me partit shqiptare, përkundrazi ata jan në koalicion me partin nacionaliste maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE./klan.mk “. Ku po shkon Maqedonia e shqiptarëve ? Në Turqi apo jo , po gëzohen sllavët se ëndrra e tyre po relizohet ashtu siq e kan paraparë. “ Shqiptari vetëm me turqizëm dhe arabizëm gjunjëzohet”-thoshte Cubriloviqi.
Letë dalim pak ne Sanxhak” “Çfare është edhe sot diplomacia turke ndaj qështjes shqiptare?. Më sa duket Ahmed Davotoglu ia ka qelluar kur ka thënë: ” se muslimanet në trojet shqiptare jane pasuria e madhe e Turqisë te cilet Turqia do ti shtrydhë deri ne piken e fundit te lëngut për të mbushur gotën e saj te ambicjeve zgjeruese në përmasa otomane “. Qendrimet e Turqisë ndaj Kombit Shqiptar nuk burojnë nga ndonjë ndjenje dashamirësie sepse vllazeria në politike nuk ekziston, por burojne nga nevoja e zgjerimit te ekonomise turke dhe forcimit politik te Ankarase. Sanxhaku në kohën osmane ishte i rëndësishëm me vlera strategjike -ushtarake sepse e siguronte furnizimin ne vijën Stamboll- Bosnje .“ Mund të mirrej me mend se shfaqja e përzierjes asimiluese që manifestihej aty ku me dhunë ndërpriteshin lidhjet me vetveten që doemos do të pasonte me rikëndjelljen e brezave tjera të cilët do të ishin shumë të përshtëshëm për ndërtimin e “njeriu të ri” të pastruar nga kujtesa dhe të gjitha ngarkesat tjera të cilat mund të paraqitnin pengesa drejt ardhmërisë “ (Jusuf Buxhovi : Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit), …. që të bëhen “boshnjakët”.Pasojat e presionit turko-serb ishin asimilimi fetar,humbja e vetëdijes kombëtare,mos hapja e shkollave shqipe dhe si pasojë edhe humbja e gjuhës shqipe.Është interesante se si sot Turqia po e përdorë muslimanizmin e shqiptarëve dhe “ boshnjakëve” të Sanxhakut si ambasada të interesave të tyre për të bër një hap më të madh në Europë. E ne ,pa kurrfarë analize i vehemi pas. “
Armiqtë janë të elektrizuar nga ëndrra se me veprimet antishqiptare do të arrijnë shkombëtarizimin e tyre dhe një ditë, do të ushtrojnë një kontroll të plotë mbi ta. Kodoshët shqipfolës, në bashkëpunim me armikun e jashtëm, duan ta shtrydhin Atdheun tonë. Misioni i tyre është të vazhdojnë të na bezdisin me llomotitje të çoroditura dhe në thelb të pakuptim. Lehjet e tyre janë një përzierje e shushatur vetëmburrjeje primitive, përgojimesh të gjithçka-je shqiptare dhe profeci të flakta të predikuesve injorantë përçarës antikombëtar.( Aurel Dasareti)
Këto ditë e lexova një shkrim në portalin me zë (http://www.gusinje-plav.com/) që nëse ke plis nuk do të thot që je shqiptar, .ndërsa pë filmin që e permenda thot që është pjellë e propagandës shqiptare ……(Ne dopustivo je kada neko svjesno ispreskace jedan niz historiskih cinjenica, kao sto g. Metjahic to cini kada je govori o Bosnjacima Plava, Gusinja i Sandzaka, a pritom se koristiti propagndistickim materijalom nekih pronacionalista i etno-homogenih bolesnih umova. U dokazivanju nacionalnog identiteta i nacionalne pripadnosti, mnogi Albanci koriste taj propagandisticki snimak u svrhu da prikazu Bosnjake, nacionalno kao “Albance”. Ovime g. Metjahic dovodi u pitanje svoj kredibilitet i reputaciju koju uziva vjerujem kod mnogih Bosnjaka koji drze do argumentiranih povjesnih fakata po pitanju povjesnih i nacionalnih (www.Gusinje-Plav.com) )…… dhe se gjëja se të gjithë thirrn në vërtetësin e çulahit ( si shkruan aty )- plisit.
A është plisi shenjë që të jesh shqiptarë ? Jo thot autori , se plisi ësht kapuç grek.
“Mua me vjen keq por kam kuptuar që sot jemi një turmë të çmendurish ose skllevërish qe nuk kemi lidhje me shqiptarët e se shkuarës.- më thot miku Erlir
Pse edhe shqiptarët e Maqedonisë po ecin rrugës pa kthim ?
Fahri Xharra, 12. 06.15 Gjakovë