• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPTARËT DHE PAVARËSIA E MAQEDONISË

September 10, 2021 by s p

Xhelal Zejneli

Sllovenia e shpalli pavarësinë nga Jugosllavia më 25 qershor 1991. Po atë ditë, pavarësinë nga Jugosllavia e shpalli edhe Kroacia. Prej datës 29 shkurt 1991 deri më 1 mars 1991 në Bosnjë dhe Hercegovinë u organizua referendum për shkëputjen e saj nga federata jugosllave. Për shkëputjen e BH-së u deklaruan shumica absolute e atyre që dolën në votim. Serbët e bojkotuan atë. Serbia ndërhyri ushtarakisht në që tria nga këto ish-republika jugosllave. 

Më 2 korrik 1990 delegatët e Kuvendit të Kosovës miratuan Deklaratën kushtetuese, të njohur si Deklaratë e Pavarësisë. Me të Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës jugosllave. Më 7 shtator 1990 po ata delegatë miratuan në Kaçanik Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të njohur si Kushtetutë e Kosovës. Me këtë, ata edhe formalisht Kosovën e shpallën republikë.  

*   *   *

Më 8 shtator 1991, në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë, u mbajt në Maqedoni Referendumi për shpalljen e pavarësisë nga RSFJ-ja. Pyetja e referendumit ishte: “A jeni për një Maqedoni sovrane dhe të pavarur, me të drejtën për të hyrë në një federatë të ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”? Me po u përgjigjën 96,46% e votuesve, përkatësisht 72,16% e numrit të përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote. Me jo u përgjigjën 3.54%. Pjesëmarrja në votim  ka qenë 75,74% trupit zgjedhor. Referendumit të sipërthënë i parapriu Deklarata e pavarësisë që e aprovoi më 25 janar 1991 kuvendi i parë shumëpartiak i Maqedonisë.

Në kohën e mbajtjes së referendumit për shpalljen e pavarësisë nga federata jugosllave, një pjesë e sllavo-maqedonase ishin proserbë. Për këtë arsye pyetja e referendumit përmbante  edhe pjesën “me të drejtë për të hyrë në një federatë të ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”. Pikërisht për këtë shqiptarët e bojkotuan referendumin, d.m.th. nuk morën pjesë në votim. 

Kuvendi i Maqedonisë, në seancën e mbajtur më 17 nëntor 1991 mori vendim për shpalljen e Kushtetutës së këtij vendi. Deputetët shqiptarë nuk e votuan kushtetutën. 

Më 11 dhe 12 janar 1992 u mbajt në Maqedoni Referendumi për autonomi politike territoriale të shqiptarëve në Maqedoni. Në të morën pjesë 383.539 shqiptarë. prej tyre, 360.928 votuan për. 

*   *   *

Sikundër shihet, Maqedonia, krahas Malit të Zi, u shkëput nga Jugosllavia pa luftë. Numri i serbëve në Maqedoni është i vogël ndaj Serbia nuk kishte si ta arsyetonte ndërhyrjen ushtarake të saj në Maqedoni, të cilën ideologët serbë të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX e quanin Serbi jugore.

Me shkëputjen e Maqedonisë nga amalgama jugosllave, sllavo-maqedonasit e konsideruan veten trashëgues të vetëm të shtetësisë dhe mbartës të vetëm të shtetësisë. Duke e marrë veten trashëgues dhe mbartës të vetëm të shtetësisë, sllavo-maqedonasit i shpërfillën, i anashkaluan dhe i injoruan shqiptarët. 

Në fillim të pluralizmit, d.m.th. në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar, shqiptarët në Maqedoni nuk kishin potencial politik dhe intelektual të mjaftueshëm. Pa institucione të veta dhe të papërfshirë në institucionet e ekzistuese të shtetit, shqiptarët s’mund të kishin kapacitet politik dhe intelektual më të madh. 

*   *   *

Me Kushtetutën e vitit 1991, Maqedonia, përkundër përbërjes dyetnike, përkufizohej si shtet kombëtar i sllavo-maqedonasve. Shqiptarët ndërkaq u konsideruan pakicë. Ndonëse në shtëpi të vet, u quajtën dhe u trajtuan qiraxhinj. Pikërisht për këtë arsye, deputetët shqiptarë nuk e votuan kushtetutën e lartpërmendur. 

Nga kjo kushtetutë antishqiptare u ndërtua sistemi politik dhe juridik unitar, monoetnik dhe centralist. I tërë shteti ishte në duart e sllavo-maqedonasve. Shqiptarët kishin zero pushtet. Nëpërkëmbja e shqiptarëve tregon se faktori politik dhe inteligjencia sllavo-maqedonase e viteve ’90 të shekullit të kaluar: 

– ishte thellësisht antishqiptare;

– ishte e dobët dhe me njohuri të kufizuara;

– nuk kishte kulturë politike demokratike dhe evropiane;

– nuk donte të dinte se nuk ishim në vitin 1945 por në vitin 1991;

– nuk mund ta pranonte se ndikimit të Beogradit në Maqedoni i ka ardhur fundi; 

– nuk mund ta pranonte dhe të pajtohej se në Maqedoni dhe në rajon janë të pranishëm Uashingtoni dhe Brukseli dhe jo Moska;

– nuk e mori parasysh faktin se rajoni synon BE-në dhe NATO-n dhe Moskën.

Maqedonia ishte shteti më i nacifikuar në botë. E tillë, vazhdon të jetë edhe sot. 

Faktori politik sllavo-maqedonas duhej ta dinte se pa një marrëveshje historike me shqiptarët, Maqedonia:

– nuk mund të hyjë në strukturat euroatlantike;

– nuk mund të jetë e qëndrueshme.   

*   *   *

Qendrat politike ndërkombëtare të vendosjes, sidomos Uashingtoni e mbron Maqedoninë nga synimet hegjemoniste të fqinjëve – Beogradit, Athinës dhe Sofjes. Uashingtoni i mban shqiptarët nën kontroll, për aq për sa Shkupi synon NATO-n dhe BE-në dhe qëndron larg Moskës e Beogradit. Sikur Shkupi t’i afrohet Moskës dhe Beogradit, Uashingtoni sakaq do ta vinte në veprim faktorin shqiptar. Politikanë të caktuar sllavo-maqedonas deklaronin se Maqedonia do të ndjekë ndaj fqinjëve të vet politikën e ekuidistancës. 

Në fillim të viteve ’90 faktori politik ndërkombëtar i sugjeronin faktorit politik shqiptar 

të ndjekin politikë paqeruajtëse dhe stabilizuese, ndërsa kërkesat e shqiptarëve t’i realizojnë në rrugën politike dhe me mjete demokratike. Është koha kur në Kosovë sundonte gjendja e jashtëzakonshme e vendosur nga Beogradi. Shqiptarët ngritën dhe ndërtuan sistemi paralel. 

Faktori politik shqiptar: 

– hyri në kuvend, dhe 

– hyri në qeveri, si në pushtetin vendor ashtu edhe në pushtetin qendror.

Kalonin vite, por çështja shqiptare nuk bënte dot një hap para.

*   *   *

Si VMRO-ja, ashtu edhe LSDM-ja, ndaj çështjes shqiptare kishin të njëjtin qëndrim. Sipas tyre, Maqedonia është e sllavo-maqedonasve, shqiptarët ndërkaq, nuk janë veçse pakicë, njësoj si vllehtë, romët etj. Cilado kërkesë e shqiptarëve, ndonëse e shprehur në rrugën politike dhe me mjete demokratike, pritej në teh të shpatës. 

Shqiptarëve nuk u mbetej tjetër, përveç se disa veprime t’i ndërmerrnin jashtë institucioneve të sistemit. Ndaj veprimeve të tilla pushtetarët sllavo-maqedonas reagonin me mjete violente. Ndaj shqiptarëve ndiqej politikë diskriminuese dhe restriktive. Ndaj shqiptarëve ushtrohej opresion. Policia një-etnike e shtetit unitar, monoetnik dhe centralist ishte në shërbim të sllavo-maqedonasve.  

Ekspeditat policore dhe ushtarake në trojet etnike historike shqiptare në Maqedoni:

– Dhuna në Bit Pazar – Më 6 dhe 7 nëntor 1992, në lagjen Bit Pazar të Shkupit ndodhën trazira të shqiptarëve. Si pasojë e ndërhyrjes së policisë, pati katër të vrarë dhe katërmbëdhjetë të plagosur. 170 qytetarë të tjerë shqiptarë u keqtrajtuan dhe ndaj tyre u ushtrua dhunë. Policia bastisi shtëpitë dhe shumë shqiptarë u arrestuan. 84 shqiptarë u dënuan për kundërvajtje;

– Dhuna në fshatin Ladorisht të Strugës – Më 15 qershor 1992 rreth 1000 policë sllavo-maqedonas, të pajisur me armatime të rënda u futën në Ladorisht, fshat ky i banuar me pothuajse 100% popullsi shqiptare. Banorët e këtij fshati mblidhnin nënshkrime për një peticion për rihapjen e shkollave shqipe, të mbyllura pas demonstratave të vitit 1991. Mbi banorët e fshatit u ushtrua dhunë. Shumë prej tyre u dënuan me akuzën: “thirrje për rezistencë ndaj pushtetit”. Shumë shqiptarë të Ladorishtit ishin dënuar me dënime drakonike edhe në kohën e pushtetit antishqiptar monist, d.m.th. në kohën e komunizmit apo të socializmit, që nga viti 1945 e këndej. Dhuna mbi ta nuk kishte pushuar as në kohën e demokracisë. Faji i tyre kishte qenë dëshira për liri, drejtësi, barazi dhe demokraci;  

– Afera e armëve – Në vjeshtë të vitit 1993 policia sllavo-maqedonase në aksionin e koduar “Baruti” arrestoi dhjetëra shqiptarë. Pjesa më e madhe e tyre ishin funksionarë të PPD-së. Ata u akuzuan si udhëheqës “të njësive paraushrtarake shqiptare”. Në pranverë të vitit 1994, në procesin gjyqësor të zhvilluar në Shkup, dhjetë të akuzuar u dënuan prej dy deri në 10 vjet heqje lirie;   

– Dhuna policore ndaj Universitetit të Tetovës – Më 17 shkurt 1995, në Universitetin e Tetovës filluan ligjëratat e para. Universiteti i Tetovës, i themeluar më 17 dhjetor 1994, i filloi ligjëratat e para më 17 shkurt 1995. Po atë ditë, në orët e pasdites, në afërsi të ndërtesës së universitetit në Reçicë të Vogël, ndërhynë forca të mëdha policore. Me këtë rast u vra Abdylselam Emini, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. Themeluesit e universitetit, në krye me rektorin Fadil Sulejmanin, u arrestuan dhe u dënuan;

– Ngjarjet e përgjakshme në Gostivar – Më 27 janar të vitit 1997 organet komunale të Gostivarit morën vendim për ngritjen e  flamurit kombëtar para ndërtesës së komunës. Ky vendim nxiti reagimin e qeverisë. Më 21 maj 1997 Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë deklaroi se me këtë akt “kërcënohej sovraniteti i shtetit” dhe kërkoi heqjen e flamurit shqiptar. Më 8 korrik 1997, në orët e vona të natës, Kuvendi i Maqedonisë miratoi një ligj me të cilin u lejua përdorimi zyrtar, i kufizuar i flamujve të nacionaliteteve, por vetëm në raste private dhe në ndonjë manifestim kulturor. Në orën 1 e 30 të mëngjesit të datës 9 korrik 1997, forcat speciale të policisë sllavo-maqedonase e hoqën flamurin shqiptar nga ndërtesa e komunës. Pas kësaj nisën protestat e shqiptarëve. Nga dhuna policore sllave u vranë tre shqiptarë, ndërsa mbi njëqind të tjerë u plagosën. Dy orë pas heqjes së flamurit, forcat e policisë arrestuan rreth 30 veprimtarë politikë shqiptarë, përfshi edhe kryetarin e komunës, Rufi Osmanin si dhe kryesuesin e Këshillit komunal, Refik Dautin.  Në procesin politik të datës 16 shtator 1997 Gjykata themelore e Gostivarit e dënoi Rufi Osmanin me 14 vjet heqje lirie. Në shkallën e dytë dënimi iu zëvendësua me 7 vjet heqje lirie. Me Ligjin e amnistisë të vitit 1999, pas afro dy vjet qëndrimi nën arrest, R. Osmani u lirua. 

Flamurin e kishte varur në ndërtesën e komunës së Tetovës edhe kryetari i komunës, Alajdin Demiri. Edhe ky u arrestua dhe u dënua bashkë me kryesuesin e këshillit komunal, Vebi Bexhetin;

– Nata e kristaltë në qytetin e alfabetit, Manastir – Në natën e 28 prillit 2001 një pogromnacht ndodhi edhe në qytetin e Manastirit. Si pretekst i sulmeve kundër shqiptarëve të pambrojtur shërbeu vrasja e tetë pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Maqedonisë, që ndodhi më 28 prill të vitit 2001 në fshatin Vejcë të Sharrit të Tetovës. Katër prej tyre ishin nga Manastiri. Gjatë këtyre sulmeve të kryera nga turmat sllavo-maqedonase, u sulmuan shtëpitë, banesat, tregtizat dhe lokalet afariste të shqiptarëve të qytetit të alfabetit. Pogrome ndaj shqiptarëve u kryen edhe në Shkup dhe në Veles. Lidhur me ngjarjet e sipërthëna reagoi edhe Human Rights Watch: “Policia  nuk bëri përpjekje për të ndaluar turmat që shkaktonin trazira në qytetin e Manastirit të premten mbrëma. Madje pati policë që morën pjesë aktive në aktet e dhunës. Turmat dogjën dhjetëra shtëpi dhe dyqane të shqiptarëve”.

Lidhur me këtë masakër reagoi nga Brukseli edhe shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solana. Për qetësimin e situatës bëri thirrje edhe presidenti i SHBA-së Xhorxh W. Bush, i cili kërkoi nga kreu shtetëror i Maqedonisë që dhuna mbi shqiptarët e pambrojtur të ndërpritet menjëherë;  

– Rasti Monstra – Më 12 prill 2012 ndodhi një vrasje në Smilkovë të Shkupit. Mbetën të vrarë pesë qytetarë sllavo-maqedonas. Katër prej tyre ishin të rinj, ndërsa njëri ishte një peshkatar në moshë. Për vrasjet e sipërthëna, pesë shqiptarë u dënuan me dënime të përjetshme. Asnjëri prej të dënuarve nuk e ka pranuar veprën;

– Pogromi mbi shqiptarët e Shkupit – Më 26 maj 2014, në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit turma sllavo-maqedonasish thyen dhe demoluan tregtizat, restorantet dhe lokalet afariste të shqiptarëve. Një restoranti iu vu edhe zjarri. Pretekst i këtyre veprimeve barbare ishte vrasja e një të riu sllavo-maqedonas nga një i ri shqiptar. Turmat kishin tentuar të hyjnë në fshatin Saraj, të banuar kryesisht nga shqiptarë, por organet e rendit i kishin parandaluar. Organet e rendit nuk kishin reaguar në kohë për ta parandaluar demolimin dyqaneve dhe të restoranteve të shqiptarëve.

Zbardhja e rrethanave në të cilat kishte ndodhur ngjarja tragjike është detyrë dhe kompetencë e organeve të hetuesisë dhe të gjyqësisë. Lidhur me rastin e lartpërmendur, turmat sllavo-maqedonase e morën drejtësinë në duart e veta, dolën në rrugë, i thyen dhe i shkatërruan lokalet afariste të shqiptarëve. Gjatë sulmeve kundër shqiptarëve dhe pasurive të paluajtshme të tyre, turmat sllavo-maqedonase përdorin edhe gjuhën e urrejtjes, kërkojnë vdekje për shqiptarët; 

– Rasti i Kumanovës – Më 9 dhe 10 maj 2015 ndodhi gjakderdhja në Lagjen e Trimave. Mbetën të vrarë dhjetë shqiptarë të armatosur dhe tetë policë të shtetit. Sipas të dhënave të caktuara, kanë mbetur të plagosur një numër pjesëtarësh të forcave të sigurisë të shtetit. Ndaj shqiptarëve pasuan dënimet drakonike: 7 vetë – me dënim të përjetshëm; 13 vetë – me nga 40 vjet heqje lirie; 6 vetë – me nga 20 vjet heqje lirie; 1 person – me 18 vjet heqje lirie; 2 vetë – me nga 14 vjet heqje lirie 2 vetë – me nga 13 vjet heqje lirie; 2 vetë me nga 12 vjet heqje lirie; 4 vetë u liruan, d.m.th. nuk u dënuan. Shqiptarët u dënuan me 746 vjet burg. 

Më 15 tetor 2015 policia arrestoi edhe shtatë të tjerë, të dyshuar si pjesë e logjistikës të grupit të Lagjes së Trimave. Më 28 tetor 2015 policia kryen bastisje në Kumanovë, në fshatin Hotle të Likovës dhe në Haraçinë. Operacioni u krye për t’i zënë të dyshuarit për të cilët prokuroria sllavo-maqedonase thotë se kanë qenë të përfshirë në ngjarjet e 9 dhe 10n majit të vitit 2015, në Lagjen e Trimave të Kumanovës. 

Dënime të këtilla nuk ka pasur as në mesjetë.

*   *   *

Nga pogromet e sllavo-maqedonasve kundër shqiptarëve që ndërmerreshin kohë pas kohe, mund të konstatohej:

– hendeku i thellë që ekziston midis dy bashkësie etnike – shqiptarëve, në një anë, dhe sllavo-maqedonasve, në anën tjetër;

– mungesa e tolerancës ndëretnike;

– mungesa e gatishmërisë për bashkëjetesë midis dy popujve;

– ngarkesa e të rinjve sllavo-maqedonas me paragjykime dhe stereotipe ndaj shqiptarëve;

Me një fjalë, marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni ishin të ndera dhe të tensionuara. Nuk ishte vështirë të konkludohet se në këto raste organet e rendit gjithmonë kanë reaguar me vonesë, d.m.th. pasi të jenë shkatërruar pronat e shqiptarëve. Mosndërhyrja në kohë e organeve kompetente të rendit për t’i parandaluar turmat sllavo-maqedonase, nxjerr në sipërfaqe dilema të ndryshme:

– sulmet e kohëpaskohshme ndaj shqiptarëve, janë spontane apo janë të orkestruara nga qendra të caktuara ultranacionaliste antishqiptare?!;

– në ç’frymë vallë edukohen dhe formohen të rinjtë sllavo-maqedonas në arsimin fillor, të mesme dhe në atë universitar?!

Ky vend dyetnik nuk do të mund të shndërrohet në shtet të qëndrueshëm dhe demokratik, po qe se të rinjtë sllavo-maqedonase do të ushqehen me gjuhën e urrejtjes, të mostolerancës dhe me paragjykime e stereotipe ndaj shqiptarëve. Shkollat nuk janë institucione për shpëlarjen e trurit të fëmijëve, të nxënësve apo të studentëve. Ky shtet dyetnik kurrë nuk do të stabilizohet përderisa pala sllavo-maqedonase, rininë e vet e ushqen me ksenofobi.

Sulmet ndaj shqiptarëve ishin në kundërshti edhe me synimet e Uashingtonit dhe të Brukselit për një Maqedoni demokratike, multietnike dhe multikulturore.

*   *   *

Në rrethana të mësipërme shpërtheu lufta e 2001-shit. Kjo luftë duhej t’i jepte fund Maqedonisë unitare, monoetnike dhe centraliste. T’i jepte fund këtij shteti të nacifikuar. T’i jepte fund politikës diskriminuese dhe restriktive që ndiqte ndaj shqiptarëve faktori politik sllavo-maqedonas, me në krye antishqiptarin Kiro Gligorov. Të gjithë ata që erdhën pas tij fare nuk ishin më të mirë se ai.   

Lufta e 2001-shit rezultoi me Marrëveshjen e Ohrit. Ky është një dokument me vlerë ndërkombëtare. është zgjidhur ose çështja shqiptare me të, këtë do ta tregojë historia. Edhe pas kësaj marrëveshjeje:

– shqiptarët figurojnë si numër apo si përqindje dhe jo me emrin etnik të tyre;

– flamuri i shtetit është simbol i sllavo-maqedonasve, shqiptarët ndërkaq fare s’kanë të bëjnë me të;

– flamurin e këtij shteti nuk e respekton asnjë shqiptar, përpos funksionarëve të cilët i detyron ligji;

– himni i këtij shteti është himn i sllavo-maqedonasve, ndërsa shqiptarët fare s’kanë të bëjnë me të; 

– asnjë shqiptar nuk e respekton himnin e këtij vendi, përpos funksionarëve nëpër ceremonitë apo protokollet zyrtare;

– ekonomia, banka dhe financat e Maqedonisë së Veriut 100 për qind janë në duart e sllavo-maqedonasve;

– industria e këtij vendi  99 për qind është në duart e sllavo-maqedonasve.

Duhet shtuar se në tri dekadat e kaluara të gjitha investimet kapitale janë realizuar në Maqedoninë lindore. 

Gjatë këtyre tridhjetë vjetëve mbi shqiptarët ka sunduar një popull me identitet të diskutueshëm, me identitet të mohuar si nga Greqia ashtu edhe nga Bullgaria. Kisha serbe ndërkaq, nuk e njeh atë sllavo-maqedonase.

Asnjë marrëveshje nuk është e përhershme. Varësisht nga rrethanat historike globale, ato mund të ndryshojnë dhe të plotësohen. Faktori politik sllavo-maqedonas duhet ta vlerësojë politikën paqeruajtëse dhe stabilizuese të shqiptarëve.  

*   *   *

Vitet e fundit bie në sy sikur filozofia politike e LSDM-së ka pësuar njëfarë ndryshimi. Kjo parti dëshiron të promovojë idenë e një shteti qytetar. 

VMRO-ja ndërkaq vazhdon të jetë parti nacionaliste dhe antishqiptare, retrograde dhe anakronike. Ajo akoma ndodhet në shekullin XIX. Ajo duhet ta shohë se e ka shkelur koha. Duhet ta dijë se pa shqiptarë s’ka Maqedoni. pa shqiptarët, Maqedonia mund të zhbëhet si flluskë sapuni. Një Maqedoni pa shqiptarët shpie në një shtet me sistem paralel. Megjithëkëtë, koha e konflikteve apo e sistemeve paralele në rajon ka përfunduar. Ndryshe mendojnë vetëm Vuçiqi dhe Kisha Ortodokse fashiste Serbe.

Koncepti i shtetit qytetar nuk është në dobi të shqiptarëve. Në dobi të shqiptarëve është koncepti i shtetit dyetnik. Shqiptarët nuk kanë kërkuar ndarje territoriale por barazi. Këta s’të japin as territor, e as barazi. Këta të duan të nënshtruar. Këta duhet ta dinë se koha e nënshtrimit të shqiptarëve ka përfunduar. 

LSDM-ja dhe lideri i saj Zoran Zajev me Marrëveshjen e Prespës bëri një akt madhor. Kjo i mundësoi këtij vendi të bëhet anëtare e NATO-s. Ky është interes jetik i shqiptarëve. S’ka dyshim se Zajevi do të arrijë zgjidhje kompromisi edhe me Bullgarinë. As ky kontest nuk zgjidhet pa Uashingtonin. Asgjë në Ballkan nuk zgjidhet pa Amerikën. 

Marrëdhëniet e mira ndëretnike nënkuptojnë barazi të plotë midis dy popujve.

*   *   *

Gjatë gjithë periudhës së tranzicionit në Maqedoni kemi:

– korrupsioni në nivelet më të larta të shtetit;

– nepotizëm;

– administratë të politizuar dhe të partizuar;

– sistem gjyqësor kryekëput të korruptuar;

– diletantizëm aty ku kërkohet profesionalizëm;

– pasurim brenda nate të politikanëve;

– privilegje dhe favore të establishmentit;

– arsim të cilësisë së ulët në të gjitha nivelet; 

– sistem shëndetësor primitiv;

– stërzgjatje të tranzicionit; 

– dallime sociale të frikshme;   

– mitë dhe ryshfet në gjyqësi, në dogana, në spitale, në universitete, në administratat komunale, te ofiqari, në organet e urbanizmit, në shkollat e patentave të shoferit…

– lypës në udhëkryqet dhe në trotuaret e qytetit.

Kështu s’hyhet dot në BE. Mbi 50 për qind e punonjësve të zyrave, si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor, marrin rroga kot. Ata janë tepricë që s’i duhen kujt. Ata s’punojnë gjë, s’kanë se ç’punojnë. Janë të pasistematizuar ose të sistematizuar rrejshëm. S’ka shtet në Evropë ku njeriu rri në shtëpi dhe merr rrogë.    

*   *   *

Dhuna shtetërore ndaj shqiptarëve është ushtruar në kohën kur në qeveri kanë qenë partitë politike shqiptare, PPD-ja dhe PDSh-ja. Dhuna shtetërore mbi shqiptarët ka vazhduar edhe kur në qeveri ka qenë BDI-ja. Në institucionet e sistemit, në organin ligjvënës apo në atë ekzekutiv kanë qenë pothuajse të gjitha partitë politike shqiptare: PPD, PDP, PDSh, BDI, Besa, ASh, Alternativa. Me një fjalë, çdo parti shqiptare, që nga viti 1991 deri më sot ka synuar të hyjë në kuvend por edhe në qeveri. Partitë politike shqiptare – PPD-ja, PDSh-ja dhe BDI-ja kanë bashkëqeverisur, si me LSDM-në, ashtu edhe me VMRO-në.

Gjatë dhunës shtetërore ndaj shqiptarëve gjatë gjithë periudhës së pluralizmit, asnjë parti shqiptare nuk e la, as kuvendin as qeverinë. Nuk shkaktoi kurrfarë krize politike. Gjatë periudhës së lartpërmendur, si akt moral, nuk dha dorëheqje asnjë deputet apo ministër shqiptar. Nga kjo rezulton se në botën shqiptare mbizotëron një karrierizëm i verbët. Kjo tregon se shqiptarët janë të etshëm për pozita, për pushtet dhe për favore e privilegje.

Brenda tri dekadave të kaluara kauza shqiptare është përplasur nga skila në haribdë, kërkesat e shqiptarëve ndërkaq janë matur në shtratin e Prokrustit. 

Çdo popull ka qeveri siç është dhe vetë. Është ky popull që i voton këto parti politike. I varfëruar dhe me arsimim cilësie të ulët, ky popull nuk ka vetëdije, kulturë dhe potencial politik të mjaftueshëm. I varfëruar, ai nuk është veçse popull social. Ideal i tij është ekzistenca dhe mbijetesa. Për të është i mirë secila parti që i mundëson një vend pune, qoftë edhe me një pagë prej 200 apo 300 eurove të mjera.   

Të etshëm për pushtet  – pa pushtet – me partitë politike shqiptare nuk është vështirë të manipulosh dhe t’i përçash. Faktori politik shqiptar, i fragmentarizuar dhe në konflikt me vetveten nuk mund të ishte në krye të përgjegjësisë historike. Një faktor i këtillë, i dobët nuk mund ta zgjidhte kauzën kombëtare. Një faktor politik i përçarë dhe i copëzuar lehtë mund të bëhet vegël dhe instrument i faktorit politik sllavo-maqedonas apo edhe i shërbimit të shtetit.

Nuk është e rastit që shqiptarët të drejtat kombëtare nuk ia dalin t’i realizojnë në kohë. Kërkesat e tyre zgjasin pa fund. Duke pritur Godonë tri dekada, të rinjtë shqiptarë i morën rrugët pa kthim të Perëndimit.  

Xhelal Zejneli

Filed Under: Komente Tagged With: Shqiptaret e Maqedonise, Xhelal Zejneli

Shqiptaret e Maqedonise dhe Marrëveshja e Ohrit

November 13, 2016 by dgreca

Ahmeti: Shqiptarët me Marrëveshjen e Ohrit fituan lirinë, tani na duhet barazia/

1-ali-ahmeti

Shqiptarët në Maqedoni, me arritjen e Marrëveshjes së Ohrit e fituan lirinë, mirëpo tani, një nga prioritetet e BDI-së do të jetë që kjo liri të materializohet edhe me barazinë, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Ahmeti, Bashkimi Demokratik për Integrim, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dhjetorit, shohim se ka vendosur të garojë me emra të rinj të panjohur. Pse vendosët për një variant të këtillë?

Ali Ahmeti: Ky është vullneti i shumicës së anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim. BDI-ja funksionon si një lëvizje mjaft demokratike, ku respektohet vullneti i shumicës, ku respektohet vullneti i ndryshimeve, sigurisht që edhe në të ardhmen do të ketë prurje të reja. Dhe, ky rend do të vazhdojë edhe në të ardhmen, do të thotë gjithçka bëhet me mirëkuptim, gjithçka bëhet me dialog, me kompromise dhe të gjitha përpjekjet i bëjmë për të gjetur zgjidhje sa më të mirë.

E kemi shumë vështirë në Bashkimin Demokratik për Integrim që të bëhen diferencime, sepse pjesa dërmuese janë njerëz që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë, njëherësh kanë aftësi menaxhuese, drejtuese, por ky është vullneti i shumicës.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Ahmeti, 14 vjet jeni në pushtet. Çka do t’u ofroni votuesve në këto zgjedhje, në çka do të fokusohet fushat e juaj?

Ali Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni me arritjen e Marrëveshjes së Ohrit sigurisht se fituan lirinë, mirëpo tani, një nga prioritetet Bashkimit Demokratik për Integrim do të jetë që kjo liri të materializohet edhe me barazinë, sepse duke mos pasur barazi, sigurisht se edhe liria nuk mund të jetë ajo e tëra për të cilën kanë shpresuar qytetarët. Liri po, por edhe barazi.

Dhe, kjo barazi duhet të arrihet dhe të kemi mirëkuptim nga të gjitha palët, nga të gjitha komunitet si në aspektin ekonomik, pra barazi në ekonomi, barazi në ndarjen e përgjegjësive për të administruar me shtetin, barazi në të gjitha fushat, si në investime, si në arsim, si në ushtri, polici, administratë – do të thotë këto janë disa çështje shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë drejt për së drejti edhe me forcimin e marrëdhënieve ndëretnike në Republikën e Maqedonisë.

Marrëdhëniet ndëretnike janë një nga segmentet më të forta, ku duhet të investojnë të gjitha palët, sepse ky vend do të ketë të ardhme më të mirë duke pasur marrëdhënie të mira mes etnive dhe barazia e shqiptarëve në të gjitha fushat në këtë shtet, do të jetë në të mirë të proceseve në të ardhmen.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Ahmeti, po flisni për barazi… pse nuk e realizuat këtë gjatë ushtrimit të pushtetit deri më tani?

Ali Ahmeti: Është punuar në vazhdimësi për barazi, mirëpo ne kemi pasur çështje jashtëzakonisht të rëndësishme për të përmbyllur, e të cilat çështje burojnë nga Marrëveshja e Ohrit për materializimin e kësaj marrëveshjeje – duke filluar që nga liria kombëtare, në radhë të parë, që u ka munguar shqiptarëve, e deri te përfaqësimi i drejtë, ekonomia. Në aspektin ekonomik është dashur shumë më shumë kohë dhe investime për të qenë pjesë e barabartë.

Radio Evropa e Lirë: Për integrimin e vendit (Maqedonisë) në Bashkimin Evropian dhe NATO, duhet të zgjidhet çështja e emrit, madje në disa deklarata ju thatë se prisni që Qeveria e ardhshme ta zgjidhë çështjen e emrit. Do të bënit koalicion me VMRO DPMNE-në nëse në këtë drejtimçojnë rezultatet zgjedhore?

Ali Ahmeti: Tani është një realitet në Republikën e Maqedonisë, ku qytetarët akoma janë të organizuar në parti politike mbi baza etnike. BDI-ja nuk preferon se cila bazë është më e pranueshme, cila parti është më e mira nga komuniteti maqedonas, sepse nga komuniteti maqedonas është elektorati maqedonas ai i cili vendos se kush do të jetë përfaqësuesi i tyre legjitim.

Se cila forcë politike do të marrë legjitimitetin, kjo do të varet prej vullnetit të shumicës së maqedonasve, dhe ne nuk mund të imponojmë vullnetin e BDI-së, apo të themi vullnetin e shqiptarëve se kush është më i preferuari te pala e komunitetit maqedonas. Përderisa kemi një realitet të tillë ku akoma jemi të organizuar mbi baza etnike, përderisa jemi të organizuar dhe votojmë mbi parti politike me etni dhe përkatësi kombëtare shqiptare dhe maqedonase, duhet respektuar në parim vullneti i shumicës së elektoratit, pavarësisht se kujt komuniteti është.

Mirëpo, do të varet shumë nga negociatat, të cilat do të zhvillohen në të ardhmen; do të varet shumë nga platformat që do të kenë palët në të ardhmen. Sigurisht se në të ardhmen do të zhvillohen negociata mbi bazë të programeve politike, mbi bazë të programeve partiake, mbi bazë të synimeve dhe qëllimeve që kanë partitë politike. Kuptohet se mund të ketë dallime në drejtim të vizionit që kanë për të ardhmen partitë politike. Bashkimi Demokratik për Integrim ka vizion të vetin, ka ndërtuar koncept, opsion të vetin, se si mund t`i realizojë qëllimet në drejtim, të, siç theksuat dhe ju, proceseve euroatlantike.

Ne kemi bindje të fortë se e ardhmja e këtij vendi është në BE dhe NATO, e ardhmja e këtij vendi është në ndërtimin e fortë të marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe maqedonasve, e ardhmja e këtij vendi është të ndërtojë raporte të mira me të gjithë fqinjët përreth, e ardhmja e këtij vendi është që të gjitha komunitet të jenë të barabarta në të gjitha fushat e jetës së shtetit.

Radio Evropa e Lirë: Besoj i keni dëgjuar bisedat e përgjuara që i publikoi opozita… Nuk ju ka goditur juve, personalisht, ajo se si anëtarë të Kryesisë së VMRO DPMNE-së i quajnë shqiptarët?

Ali Ahmeti: Jo, për ne nuk është shqetësuese absolutisht, sepse shqiptarët dinë se për kë duhet të përcaktohen. Për fat të keq, deri më tani nuk ka ndodhur akoma që një parti politike maqedonase t’i mbrojë të drejtat e shqiptarëve apo të kërkojë pa frikësim avancimin e këtyre të drejtave dhe sigurisht se interesat politike, interesat kombëtare – përderisa kemi një organizim dhe një realitet të këtillë – të drejtat e shqiptarëve dhe avancimin e këtyre të drejtave i mbrojnë partitë politike shqiptare.

Radio Evropa e Lirë: Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, me partinë e të cilit jeni pjesë e koalicionit qeveritar, personalisht, u është falënderuar se Prokuroria Speciale Publike do të punojë derisa Maqedonia të futet në BE dhe NATO që nënkupton zgjidhjen e çështjes së emrit.Ku qëndron ndërlidhja e këtyre dy çështjeve, mund të precizoni deklaratën tuaj?

Ali Ahmeti: Unë kam bërë një deklaratë shumë transparente përderisa të gjitha palët jemi marrë vesh, si parti politike, mendoj katër partitë kryesore politike të përfaqësuara në Parlament për Marrëveshjen e Shkupit, që ju e quani Marrëveshja e Përzhinos, dhe njëra prej vendimeve që ka dalë nga ato takime me lehtësimin nga ana e komunitetit ndërkombëtar, si nevojë për të tejkaluar krizën, në të cilën ndodhet vendi dhe për ta futur në binarë për zgjidhje të situatës, vendosëm që të krijohet dhe Prokuroria Speciale Publike për t`ju dhënë fund të gjitha pikëpyetjeve, të gjitha dilemave.

Prandaj, ne, e kemi përkrahur dhe vazhdojmë ta përkrahim edhe më tej Prokurorinë Speciale që të mos mbeten dilema te qytetarët se kush është i inkriminuar; të mos lihet hapësirë për manipulime dhe spekulime partive politike, që më pas ata të mund të shpallin fajtorë njerëz të pafajshëm, përderisa ata nuk përballen me gjyqin dhe drejtësinë dhe drejtësia të jetë ajo që do të thotë fjalën e fundit.

Për këtë arsye, ne kemi kërkuar mandate të përhershëm të Prokurorisë Speciale Publike, deri në mbylljen e të gjitha këtyre dilemave. Kjo është në të mirë të vendit, është në të mirë të stabilitetit që të mos u lihet hapësirë spekulimeve, hakmarrjeve politike për qëllime të politikës ditore, të mos u lihet hapësirë njerëzve, funksionarëve të caktuar apo partive politike që përmes manipulimeve ata të arrijnë deri në pushtet.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Ahmeti në disa deklarata për opinionin ju flisni për qendra, të cilat nuk ia duan të mirën Maqedonisë dhe të cilët qëndrojnë pas krizës. Konkretisht kush janë ato qendra?

Ali Ahmeti: Ka shumë qendra, të cilat punojnë në dëm të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe sidomos të integrimit të vendit tonë në NATO. Ka shumë qendra, të cilat punojnë dhe veprojnë në drejtim të krijimit të një kaosi dhe mosbesimi mes dy etniteteve më të mëdha në Maqedoni, përkatësisht në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve.

Kjo sepse ato qendra sigurisht se nuk janë pa përvojë dhe e dinë se harmonia, afërsia dhe mirëkuptimi në mes shqiptarëve dhe maqedonasve për të çuar vendin përpara, është një çështje shumë e mirë është një çështje në të mirë të Republikës së Maqedonisë dhe si të thuash kanë hedhur xixa që këto raporte të keqësohen, të vështirësohen.

Unë këtu nuk flas dhe nuk akuzoj qeveritë e vendeve fqinje, por në të gjitha vendet ka grupe dhe grupime që nuk u intereson e ardhmja e mirë e Republikës së Maqedonisë, nuk duan që Republika e Maqedonisë të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së.

Pra, ka grupe dhe grupime në të gjitha vendet fqinje brenda rajonit, që janë të interesuara që këtë vend ta ndajnë për interesa të ndryshme. Por këtu, pa u keqkuptuar, nuk flas për qeveri të vendeve të rajonit, por flas për grupe dhe grupime që nuk janë pa ndikim dhe influencë në vendet e tyre, ku ata veprojnë – qoftë duke depërtuar dhe me idetë e tyre edhe në vendin tonë në Shkup dhe në qytetet tjera në Republikën e Maqedonisë, duke promovuar idetë e tyre, platformën e tyre në një formë përmes rrugëve legale dhe gjysmë-ilegale, po pjesërisht duke vepruar dhe ilegalisht.

Filed Under: Interviste Tagged With: Ali Ahmeti, dhe Marrëveshja e Ohrit, Shqiptaret e Maqedonise

Shqiptarët e Maqedonisë rrugës së shqiptarëve te Sanxhakut të Novi Pazarit

June 13, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra/

Përvec disa perjashimeve ,shqiptarët e Maqedonisë  jan ë nisur nj ë rruge pa kthim; fotot plot famuj kombetar  shqiptar dhe mendjen plot Turqi dhe Osmani. At ëhere kur na i ndan ë tokat (Kongresi i Berlinit , Konferenca e Londres ) At Gjergj Fishta pati th ën ë ; “ Na e moren Gjakoven , Dibren e Manastirin … “ ,ishte tragjedi   se u shkeputën edhe tri  qendra te mëdha te Shqiptarisë . Por çdo fatkeqësi e ka edhe fatin e saj ; kështu mendonin optimistët . Mendohej që se paku nga këto tri qytete sa do ku do ,  të mbetet fara e shqiptarisë në tokat e shkëputura.
Sllav ët e vetdijshëm per kete , e ndjenin rrezikun e “helmimit” nga këto qendra ( kuptohet me ,malësitë e tyre ) dhe pikë së pari e filluan “ hajken’ ( serb, ndjekjen ) e kokave që vlenin. Atë, qe nuk kishte mundur ta bënte as Turqia  ( jo ,pse nuk donte ) për qindra vjet , për as një shekull e arriten serbët.
Metodat e zhdukjeve , sllavizimieve, turqizimeve ,dhunime të identiteteve u përdoren vazhdimisht.  Gjakova e ngjanë Dibres edhe në një – qellimi sllav i paralizimit te këtyre qyteteve në menyrë ekonomike , ndertimi i nyjeve te forta rrugore duke i  lëne anash kaluar këto dy qendra të dhimbjes dhe krenarisë kombëtare.
Nyjet rrugore dhe degezimet e bejnë që te mos jesh kurre vetem as ekonomikisht.  Të jesh I fortë ekonomikisht , perveq krenarisë kombëtare e ke edhe Jo-në  tende ekonomike.
Dhe u bë, se c`u bë . Filloi dhuna ndaj intelektual ëve dhe dhuna ekonomike dhe pastaj migrimi . Sa dibranë dhe rrethinas te Dibrës jetojne sot neper bote.  Po në Amerikë?
Vitet e “shlirimit” mendor pas viteve 1974 , të ndërrimeve  kushteture në Jugosllavi filloi edhe ndërrimi i mentalitetit tek shqiptarët e Maqedonisë. Më kujtohet shumë  mirë qe edhe ne ne Kosovë e lexonim “Flaken e Vellazerimit” te Shkupit . Koncertet me muzikë shqiptare,; kremtimi i 100 vjetorit te Lidhjes së Prizrenit (1978); shkrimi i teksteve  shkollore pak a shumë ashtu si donim ne. Ndihej , ndihej një lëvizje , një gjallerim kombëtar . Shqiptarët e Maqedonisë , nuk ishim më  vetëm “bozaxhitë” apo  “burekxhitë “ e Jugosllavisë. Universitetet e Zagrebit , Lublanes , Beogradit vlonin nga Shqiptarët .Universiteti i Prishtines kishte hapur krahet per krejt shqiptarinë e ish Jugosllavisë.

Por …tani këto ditë : “ Duket se toleranca shqiptare ka dimensione tjera në krahasim me bashkësit tjera etnike në Maqedoni, posaçërisht kur vjen në shprehje minoriteti turk dhe shqiptarët filo turq që e duan Turqinë si atdheun e dytë. Në Çair të Shkupit si dhe në disa qytete tjera të Maqedonisë veri-perëndimore nostalgjia turko-otomane bën që shqiptarët të ndjejn afër edhe flamurin turk duke e vendosur atë në çdo institucion të vendbanimeve shqiptare pa marr parasysh nëse aty jetojnë turq ose jo. Kështu ndodhi sot edhe në emërimin e shkollës në gjuhën shqipe Jashar Bej Shkupi në Çair ku valvitet edhe flamuri turk. Rikujtojmë se partitë turke nuk kan ndonjë afinitet me partit shqiptare, përkundrazi ata jan në koalicion me partin nacionaliste maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE./klan.mk “. Ku po shkon Maqedonia e shqiptarëve ? Në Turqi apo jo , po gëzohen sllavët se ëndrra e tyre po relizohet ashtu siq e kan paraparë. “ Shqiptari vetëm me turqizëm dhe arabizëm gjunjëzohet”-thoshte Cubriloviqi.

Letë dalim pak  ne Sanxhak” “Çfare është edhe sot diplomacia turke ndaj qështjes shqiptare?. Më sa duket Ahmed Davotoglu ia ka qelluar kur ka thënë: ” se muslimanet në trojet shqiptare jane pasuria e madhe e Turqisë te cilet Turqia do ti shtrydhë deri ne piken e fundit te lëngut për të mbushur gotën e saj te ambicjeve zgjeruese në përmasa otomane “. Qendrimet e Turqisë ndaj Kombit Shqiptar nuk burojnë nga ndonjë ndjenje dashamirësie sepse vllazeria në politike nuk ekziston, por burojne nga nevoja e zgjerimit te ekonomise turke dhe forcimit politik te Ankarase. Sanxhaku në kohën osmane ishte i rëndësishëm me vlera strategjike -ushtarake sepse e siguronte furnizimin ne vijën Stamboll- Bosnje .“ Mund të mirrej me mend se shfaqja e përzierjes asimiluese që manifestihej aty ku me dhunë ndërpriteshin lidhjet me vetveten që doemos do të pasonte me rikëndjelljen e brezave tjera të cilët do të ishin shumë të përshtëshëm për ndërtimin e “njeriu të ri” të pastruar nga kujtesa dhe të gjitha ngarkesat tjera të cilat mund të paraqitnin pengesa drejt ardhmërisë “ (Jusuf Buxhovi : Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit), …. që të bëhen “boshnjakët”.Pasojat e presionit turko-serb ishin asimilimi fetar,humbja e vetëdijes kombëtare,mos hapja e shkollave shqipe dhe si pasojë edhe humbja e gjuhës shqipe.Është interesante se si sot Turqia po e përdorë muslimanizmin e shqiptarëve dhe “ boshnjakëve” të Sanxhakut si ambasada të interesave të tyre për të bër një hap më të madh në Europë. E ne ,pa kurrfarë analize i vehemi pas. “

Armiqtë janë të elektrizuar nga ëndrra se me veprimet antishqiptare do të arrijnë shkombëtarizimin e tyre dhe një ditë, do të ushtrojnë një kontroll të plotë mbi ta. Kodoshët shqipfolës, në bashkëpunim me armikun e jashtëm, duan ta shtrydhin Atdheun tonë. Misioni i tyre është të vazhdojnë të na bezdisin me llomotitje të çoroditura dhe në thelb të pakuptim. Lehjet e tyre janë një përzierje e shushatur vetëmburrjeje primitive, përgojimesh të gjithçka-je shqiptare dhe profeci të flakta të predikuesve injorantë përçarës antikombëtar.( Aurel Dasareti)
Këto ditë e lexova një shkrim në portalin me zë  (http://www.gusinje-plav.com/) që nëse ke plis nuk do të thot që je shqiptar, .ndërsa pë filmin që e permenda thot që është pjellë e propagandës shqiptare ……(Ne dopustivo je kada neko svjesno ispreskace jedan niz historiskih cinjenica, kao sto g. Metjahic to cini kada je govori o Bosnjacima Plava, Gusinja i Sandzaka, a pritom se koristiti propagndistickim materijalom nekih pronacionalista i etno-homogenih bolesnih umova. U dokazivanju nacionalnog identiteta i nacionalne pripadnosti, mnogi Albanci koriste taj propagandisticki snimak u svrhu da prikazu Bosnjake, nacionalno kao “Albance”. Ovime g. Metjahic dovodi u pitanje svoj kredibilitet i reputaciju koju uziva vjerujem kod mnogih Bosnjaka koji drze do argumentiranih povjesnih fakata po pitanju povjesnih i nacionalnih (www.Gusinje-Plav.com) )…… dhe se  gjëja se të gjithë thirrn në vërtetësin e çulahit ( si shkruan aty )- plisit.

A është plisi shenjë që të jesh shqiptarë ? Jo thot autori , se plisi ësht kapuç grek.

“Mua me vjen keq por kam kuptuar që sot jemi një turmë të çmendurish ose skllevërish qe nuk kemi lidhje me shqiptarët e se shkuarës.- më thot miku Erlir
Pse edhe shqiptarët e Maqedonisë po ecin rrugës pa kthim ?
Fahri Xharra, 12. 06.15 Gjakovë

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, Novi Pazar, Sanxhak:, shqip, Shqiptaret e Maqedonise

SHQIPTARËT NË MAQEDONI-PSE NUK I MORËN TRE DEPUTETËT E DIASPORËS?!

April 29, 2014 by dgreca

Nga Ramiz LUSHAJ/
1.
Risi: në Elektoriadën 2011 u shtuan edhe tri njësi zgjedhore. Kjo kërkesë e kahershme edhe e partive politike shqiptare. Nga këto njësi elektorale, kemi si thuhet në përditshmëri: “Deputetët e Diasporës”. Kësaj nuk ia ka mbrri ende as Shqipëria, as Kosova, as Mali i Zi.
Kështu, Kuvendi i Maqedonisë ka 123 deputetë gjithsej.
Në dy zgjedhjet e fundit (2011, 2014) kjo risi prodhoi vetëm fitore për partinë maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE. Të tre deputetët në dy herat elektorale janë të saj.
Në koft se VMRO-DPMNE nuk do t’i kishte fitue këta tre deputetë, atëherë situata paszgjedhore në Maqedoni do të ishte disi ndryshe, pasi kjo forcë politike që doli e para në zgjedhjet e 27 prillit do të kishte 58 deputetë. Prapë ky numër i deputetëve do të ishte nga ma tw lartit që koalicioni VMRO-DPMNE me 22 parti politike ka siguruar në tetë palë zgjedhje parlamentare. Mirëpo nuk do ta kishte fuqi aq të madhe për diktat e hjekësi në zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, në ndamjen e portofoleve ministrore me partitë shqiptare, etj.
Përndryshe: këto tre mandate të Diasporës e kanë ngritë partinë e Gruevskit në kuotën e 61 deputetëve gati sa në vitin elektoral 2008. Ajo sot mundet të formojë qeverinë në koalicion vetëm me koalicionin maqedonas GROM (Partia Opsioni Qytetar për Maqedoninë, Partia Liberale, Partia Përparimtare Serbe në Maqedoni, Lidhja e Forcave të Majta të Titos e Partia e Demokratëve të Lirë) që ka fitue një deputet.
Kësisoj, Koalicioni Qeverisës i Gruevskit kap 28 parti politike nga 47 parti që morën pjesë në zgjedhjet e fundprillit 2014. Numerikisht mbi gjysmën e tyre.

2.
Çështja shtrohet hapur e qartë: A munden partitë politike shqiptare në Maqedoni që të fitojnë tre deputetët e Diasporës ndërkontinentale? Sigurisht që po. Shembujt flasin vet. Po i hedhim një sypamje Amerikës.
“Kërçova e dytë” në Çikago (SHBA) në zgjedhjet lokale të vitit 2013 i dha fitoren shqiptare pas 70 vitesh komunës së Kërçovës tue zgjedh një kryetar komunar shqiptar (Fatmir Dehari i BDI), pasi rreth 1.000 shqiptaro-amerikanë kërçovas, me vullnetar kombëtar e shpenzimet e tyre mortën pjesë në votim.
Kryebashkiaku i Tiranës metropolitane, Lulzim Basha, në janar 2013 në përurimin e xhamisë së Sahatit në Dibër të Madhe në fjalën e tij përcolli simbolikën e “Tri Dibrave”, ku njëra prej tyre është në Amerikë. Rreth 15.000 dibranë thuhet se jetojnë në Nju Jork me rrethina, aqsa “Staten Island” thirret edhe “ishulli i dibranëve”, të cilët i dhanë tone luftës së UÇK-së në Maqedoni e fitoren e thellë kandidatit të BDI mr. Ruzhdi Lata në Dibër të Madhe.
Në Nju Jork, në zonën e “Tri Shteteve”, kemi diasporë të madhe të shqiptaro-amerikanëve të Strugës, të cilët i dhanë fitoren në komunën e Strugës, Ziadin Selës, kandidatit të PDSH.
Njësia zgjedhore nr. 8 e “dy Amerikave” në vitin 2011 ka pasë 1.824 votues të regjistruar në 24 vendvotime në Nju Jork, Uashington, Çikago, Detroit (SHBA) e Toronto (Kanada) po votuan vetëm 994 prej tyre. Fitoi VMRO-DPMNE, partia e Gruevskit.
Në zgjedhjet parlamentare të sivjetme (sipas të dhanave paraprake) në SHBA-Kanada ishin të regjistruar 3.337 votues e morën pjesë në votime 1.776 prej tyre. Kandidati Pavle Sazdov i VMRO-DPMNE fitoi mandatin e dytë si “deputet i Diasporës”, ashtu sikurse edhe kandidati Tefik Abdullahi i BDI në Çikago (me komunitet të madh të shqiptarëve nga Kërçova e Prespa) mori rreth dy herë ma shumë (351 vota) se kandidati i VMRO-DPMNE.
Dihen të gjitha ndikimet elektorale të partisë maqedonase VMRO-DPMNE me koalicionin e saj, si shkelja ekstreme e Kodit Zgjedhor, ndihma shtetërore infrastrukturore për votuesit e saj maqedonas (si dërgimi në qendra votimi me autobuza, etj.), përfshirja e ambasadave e konsullatave të Maqedonisë në përkrahje të partisë maqedonase në pushtet, votimi me pasaporta të vjetra, etj. Dihen dhe mungesa të mëdha të emrave të shqiptaro-amerikanëve nga Kërçova, Dibra e Madhe, Struga, etj. të cilët figuronin edhe në lista votimi në vendlindje qyshse nga zgjedhjet lokale, etj. Po asnjana nga partitë, as BDI e aq ma pak PDSH, as LSDM e opozitës maqedonase nuk mund të kërkojnë ripërseritjen e zgjedhjeve në “Dy Amerikat” pasi nuk ua mundëson as rezultati i tyre elektoral i pakët.
BDI e Ali Ahmetit duhet ta ketë aksiometrike fitoren e deputetit të saj në Diasporë (Dy Amerikat) për dy arsye: Flitet se numri i shqiptarëve nga FYROM (Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë) në Amerikë (në zonën e “Tre Shtetshit”) si kumton gazetari dibran Beqir Sina në Nju Jork, kalon mbi 25 mijë vetë. Kanë votuar vetëm 478 shqiptaro-amerikanë për dy partitë politike shqiptare: BDI e PDSH. Një shifer që mund t’i bahen dhjetra komente nga ma të ndryshmet. Tjetër: PDSH duhet t’i matin ma mirë forcat e veta politike, pasi kandidati i saj Ferki Bekteshi në Amerikë-Kanada ka marrë vetëm 3 apo 4 vota(!)
Ndoshta PDSH duhej t’i hapte rrugë elektorale BDI në “Dy Amerikat”, pasi prania e saj nuk pati vota elektorale, po krijoi imazhin në Diasporë se “shqiptarët në Maqedoni janë të përçarë në parti politike”, etj. çka ndikoi sadopak në pjesmarrjen në votime, sidomos diaspora e Strugës, etj.

3.
Në njësinë zgjedhore nr. 7 që përfshin në hartën elektorale shtetet në Europë-Afrikë, ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2011, gati u trefishue numri i të regjistruarëve për votim dhe u mbi trefishue numri i pjesmarrjes së votuesve. Natyrisht u rrit edhe numri i votuesve shqiptarë. Ishin gjithsejt rreth 3.500 vetë. Përndryshe mbi 1.000 shqiptarë ma shumë se ç’ishin krejt votues nga Maqedonia në vitin 2011 në zonën Europë-Afrikë.
Votimi në Europë-Afrikë dritëroi një fakt të errët të partive politike shqiptare në Maqedoni: koalicioni politik elektoral në mes tyre. Sikur tri partitë politike shqiptare: BDI, RDK (Rilindja Demokratike Kombëtare e Rufi Osmanit) e PDSH të dilnin sëbashku me një kandidat fitorja ishte mëse e sigurt përballë kandidatit Risto Mançev (inxhinier në Itali) të VMRO-DPMNE, i cili fitoi mandatin e dytë si deputet i Diasporës Maqedonase.
Po mundej të ndodhte edhe tjetra: të fitonte i vetëm edhe kandidati i BDI gostivarasi Ismail Beluli, biznesmen në Zvicër, i cili mori rreth 3.000 vota. Kandidati i RDK, Enver Osmani, mori rreth 500 vota, ndërsa kandidati i PDSH, Shpend Saiti (në Zvicër) mbi 100 vota (sipas të dhanave jo përfundimtare).
Në njësinë zgjedhore nr. 9 Australi-Azi, ku figurojnë të regjistruar për votim 3782 votues, mbi katër herë ma shumë se në vitin 2011. Mirëpo pjesmarrja në votim ishte e pakët. Kjo njësi zgjedhore mund t’i lihej edhe PDSH të Menduh Thaçit e mbështetur nga të gjitha partitë e tjera shqiptare. Mirëpo, BDI doli e vetme me kandidatin e saj Driton Maliku, ku edhe mund të fitonte po të kryente ma shumë punë kryehere, pasi numri i shqiptarëve në Australi të shkuar nga Maqedonia është i madh, disa herë ma i madh se numri i të regjistruarëve për votim.

4.
Në tri njësitë zgjedhore për “deputet i Diasporës” (në ato nr. 7, 8, 9) në zgjedhjet parlamentare të 27 prillit 2014 figurojnë të rregjistruar rreth 21.000 shtetas të Maqedonisë (edhe shqiptarë) me të drejtë vote. Sipas një përllogaritje: mbi tre hërë ma shumë se në zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit 2011.
Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM) ende nuk e ka të saktësueme diasporën e saj shumetnike, pasi në regjistrimet e saj manipulon herë pas here e ma së forti në dam të shqiptarëve etnik. Agjensia për Emigrim flet për 433.233 shtetas të Maqedonisë (edhe shqiptarë) në diasporë. Ministria e Punëve të Brendshme për 125.000 vetë. Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë publikon se vetëm 68.000 shtetas të Maqedonisë kanë të drejtën e votës në tre njësitë zgjedhore në Diasporë.
Sidoqoftë shqiptarët në Maqedoni, ma saktë: BDI e Ali Ahmetit, ishte afër mundësisë reale për të fituar tre “deputetë të Diasporës” apo, tekefundja vetëm dy prej tyre, në Amerikë e në Europë. Kështu, BDI do të ishte sot me 21 apo 22 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë.
Nëse sivjet partive politike shqiptare në Maqedoni ua mirëkuptojmë shfajësimet e ndryshme, etj., në elektoriadën tjetër parlamentare do të ketë vetëm përgjegjësi politike e qytetare për mos fitoren e tre “deputetëve të Diasporës”.

Filed Under: Analiza Tagged With: deputet ne Diaspore, fituan, perse nuk, Ramiz Lushaj, Shqiptaret e Maqedonise

Pse heshtin shqiptarët në Maqedoni?

September 27, 2013 by dgreca

Nga Faik KRASNIQI/

Nga të gjitha viset tona për shqiptarët në Maqedoni më vjen më keq, jo sepse ata vuajnë se vetë janë bashkëfajtor për të keqët që kanë, por pse nuk i prijnë njerëzit e duhur. Pjesa më e madhe e politikanëve shqiptarë në Maqedoni janë ish- luftëtar të UÇK-së, por të jesh i pushkës s’do të thotë të jesh edhe i penës. Shqipëria dhe Kosova asgjë s’munden të veprojnë në qoftë se ata vetë nuk ngrihen të parët sepse nga viktima do shiheshin si agresorë.Maqedonia është akoma shtet eksperiment dhe shqiptarët duhet të ndahen sa nuk është vonë. Me Marrëveshjen e qelbur të Ohrit ata “janë” shtetformues dhe ndarja është e mundshme dhe shkaqe për ndarje ka sa të duam, sepse kur Maqedonia të kaloj fazën e eksperimentit dhe të quhet shtet me të gjitha efektet ata janë të parët që do të ndahen, por me pasoja shumë tragjike për shqiptarët. Ata (maqedonasit) për këtë projekt kanë vite që punojnë. Por, sot shqiptarët u duhen sepse problemi këtu janë sllavomaqedonasit (bullgarët) çdo të bëhet me ta në qoftë se shqiptarët ndahen.

Po nuk punuam për bashkim kombëtar (sidomos ndarjen nga sllavomaqedonasit -bullgarët), jo shumë larg ne do pësojmë një tragjedi tjetër, e pse jo sot ndarje në favorin tonë, se nesër do të ketë ndarje në favor të tyre, dhe të mos presim që sllavomaqedonasit (bullgarët) do të ndryshojnë.

Shqiptarët kudo që janë duhet të jenë të vetëdijshëm që të hedhim themelet për një shtet të vërtetë shqiptar ose të rijmë me principata si në mesjetë sidomos shqiptarët e Maqedonisë që në këtë aspekt janë mbrapa. Mos të mendojnë që sllavomaqedonasit (bullgarët) do t’u bëhen vëllezër, kur ata vëllezërit e tyre sllavë i kanë.

Patriotizmi ynë gjithmonë ka qenë i vonuar, kur Rilindja jonë filloi të krijohej shtetet fqinje i kishin mbaruar qëllimet e tyre dhe për ne mbaroi si mbaroi sot mbas një shekulli u hap çështja shqiptare ne prapë ngurrojmë.

Mendimi im është se na mbeten dy rrugë, o të bëjmë atë që është më se normale për një komb (ri-bashkimin e trojeve etnike Shqiptare), o të rrimë urtë sepse bota s’na jep atë që duhet ta marrim vetë dhe më kryesorja s’na duron dot përjetë.

Filed Under: Featured Tagged With: faik Krasniqi, Shqiptaret e Maqedonise

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqipëtarët me besim të pakufishëm se Amerika se do të jetë miku ynë i përjetshëm
  • Eugene Pittard dhe kontributi i tij nё zbulimin e periudhёs sё Neolitit (7000-4500 p.Kr) nё Shqipёri
  • Argjentina një ëndërr e jetuar
  • “Kisha mesjetare e Shën Aleksandrit në Bokion (Pruell-Spiten): Historia dhe arkitektura”
  • 4 Korriku – Meteor i Demokracisë Botërore dhe Dritë Udhërrëfyese për Lirinë e Popujve
  • FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 249 VJETORIN E PAVARËSISË
  • 10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte
  • Jehona e Deklaratës së 4 Korrikut të vitit 1776 në SHBA dhe Shqipëria
  • Sotir Kolea, 4 shtator 1872 – 3 korrik 1945
  • Bajroni dhe dy këngë të Folklorit Shqiptar
  • Aty, ku fjala, kënga, vallja, lutjet, gëzimi e hidhërimi bëheshin vetëm shqip!
  • 7 Fakte Tronditëse Ujë me Akull ose me Temperaturë dhome
  • SHKOLLA VERORE SHQIPE NE KROACI, SELCE 2025
  • Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Dr. Atdhe Hetemi priti në takim Dr. Elmi Berishën, kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA
  • Mësuesit e Shkollës Shqipe në Bavari

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT