• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUVENDI I KOSOVËS NISI SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR QEVERI TË RE

June 3, 2020 by dgreca

-Kuvendi i Kosovës sot në seancë të jashtëzakonshme me axhendë zgjedhjen e Qeverisë së re/

-Lëvizja Vetëvendosje nuk po merr pjesë në seancë, të cilën nuk po e kryeson kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa  Osmani e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga kjo parti nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, po kryeson seancën. Ai tha se për të kryesuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ka autorizimin kryeparlamentares

– Pikërisht para 4 muajëve, në seancën e Kuvendit pasditen e 3 Shkurtit 2020 u votua me 66 vota pro e 10 abstenime Qeveria e Kosovës. Në 25 Mars 2020, Kuvendi i Kosovës pas shumë debateve e replikave në seancën plenare, më shumë se një orë para mesnate,  votoi me 82 vota pro,  32 kundër  e  1 abstenim mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës të Kryeministrit Albin Kurti

-Zyra e shtypit e Kuvendit të Kosovës: Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, do të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, prezenca mediave në këtë seancë do të jetë e pamundur

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 3 Qershor 2020/Kuvendi Kosovar 120 anëtarësh nisi sot, pas orës së paraparë 11:00, seancë të jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të axhendë zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të kërkuar me nënshkrimet e 61 deputetëve – një më shumë se gjysma, votat e të cilëve janë minimumi i mundshëm për të marrë vendimin pro.

Lëvizja Vetëvendosje nuk po merr pjesë në seancë, të cilën nuk po e kryeson kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa  Osmani e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga kjo parti nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, po kryeson seancën. Ai tha se për të kryesuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ka autorizimin kryeparlamentares.

Në 25 Mars 2020, Kuvendi i Kosovës pas shumë debateve e replikave në seancën plenare, më shumë se një orë para mesnate,  votoi me 82 vota pro,  32 kundër  e  1 abstenim mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës të Kryeministrit Albin Kurti. Mocioni ishte kërkesë me nënshkrimet e 44 deputetëve, propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës – partner i koalicionit qeverisës.

Në mbrëmjen e 28 Majit 2020 Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës njoftoi vendimin që i hapë rrugë zgjedhjes së qeverisë së re pa zgjedhje të reja, pasi shqyrtoi kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje të datës 30 Prill 2020 për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës,  me të cilin Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës iu propozua Kuvendit si kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Pikërisht para 4 muajëve, në seancën e Kuvendit të Kosovës pasditen e 3 Shkurtit 2020 u votua me 66 vota pro e 10 abstenime Qeveria e Republikës së Kosovës e Kryeministrit  Albin Kurti –  liderit të Lëvizjes Vetëvendosje në bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, derisa opozita kishte braktisur sallën. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 Tetorit 2019, LVV dhe LDK, që ishin parti opozitare, dolën fituese – në vendin e parë e të dytë, ndërsa partia më e madhe e koalicionit qeverisës që ishte – PDK doli e treta.

Pas rrëzimit të Qeverisë së udhëhequr nga Vetëvendosje, LDK synon të krijojë Qeverinë e re në marrëveshje me AAK-në, Nismën e AKR-në, parti që ishin në koalicionin qeverisës me PDK-në, si dhe me Listën Serbe e deputetë të komuniteteve tjera pakicë.

Zyra e shtypit e Kuvendit të Kosovës ka dërguar një njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës, e cila mbahet në kushte të masave të ballafaqimit me pandeminë.

Abdullah Hoti.

“Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, do të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:  Ueb faqes së Kuvendit, Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe RTK-së, si medium publik”, thuhet në komunikatë.

Sot, nga ora 10:00, një orë para fillimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, është mbajtur mbledhja e Qeverisë së Kosovës në detyrë, e cila mund të jetë e fundit para zgjedhjes së Qeverisë së re.
Para seancës së sotme të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur dje mbledhje të përbashkët të Kryesisë me Grupin e saj Parlamentar. 

“Aty u diskutua situata politike në Kosovë, sidomos zhvillimet e fundit.

U kritikua ashpër Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese që e vulosi këtë Gjykatë si të kapur, madje edhe më fort se shteti ynë në përgjithësi. Përjashtimi edhe i zgjedhjeve edhe i fituesit është i pashembullt dhe e bën këtë Aktgjykim të padrejtë e të papranueshëm”, thekson LVV në një njoftim.

Bëhët e ditur se në mbledhjen e Vetëvendosjes u vlerësua mbështetja e madhe e qytetarëve, puna e mirë e Qeverisë në detyrë, dhe organizimi nga aktivistët i peticionit “Duam Zgjedhje!”. 

“Duket qartë se ky peticion do t’i thyejë të gjitha rekordet duke u bërë peticioni më i madh në Kosovën e pasluftës.

U kundërshtua tentimi për qeveri të re pa zgjedhje të reja nga regjimi i vjetër. Kjo qeveri do të ishte qeveri e presidentit. Ajo nuk do të ngërthente as 1/3 e mbështetjes qytetare elektorale dhe do të varej komplet nga Lista Serbe. Asisoj, negociatat brenda-qeveritare të saj do të bëheshin negociata ndër-shtetërore me Serbinë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes, e cila paralajmëron se “protestat po bëhen të pashmangshme”. 

Megjithatë, sipas njoftimit,  LVV nuk do të organizojë protestë sot. 

“Për neve qeveria nuk është qëllim, por mjet për shtetin dhe shërbim për qytetarin. Natyrisht, nuk duam të dekurajojmë protesta të tjera të paralajmëruara nga grupe të ndryshme të qytetarëve”, përfundohet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kur ishte në opozitë në kundërshtimet e saj ka hedhur edhe gaz lotësjellës në seanca Kuvendi për t’i pamundësuar e shpërndarë ato.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari Kuvendi, Kuvendi i kosoves, Seanca e Jashtzakonshme

Kosovë-Në 22 Shkurt seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për demarkacionin

February 21, 2018 by dgreca

-Qeveria miratoi plotësimin dhe ndryshimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe e procedoi në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratim. “Pjesë përbërëse të këtij Projektligji janë: 1.Marrëveshja për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015; 2.Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit shtetëror; dhe 3.Deklarata e përbashkët e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, e datës 16.02.2018”, thekson Qeveria./

1 Kryesia e Kuvendit Kos

 PRISHTINË, 21  Shkurt 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, është pika e vetme e axhendës së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të enjten, në 22 Shkurt 2018, në orën 11:00.

            Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës në një mbledhje të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar, me kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj pas dy mbledhjeve të qeverisë, të paraditës e pasditës së djeshme – 21 shkurtit.Në mbledhjen e paraditës qeveria mori vendimin për tërheqjen nga procedurat e miratimit në Kuvend Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas njoftimit zyrtar nga qeveria, “vendimi për tërheqje nga shqyrtimi në Kuvend u bë me qëllim të plotësimit dhe ndryshimit të këtij Projektligji duke reflektuar në rrethanat e reja, përkatësisht në Aneks Marrëveshjen e nënshkruar në 16 shkurt 2018 ndërmjet presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, për rishikimin dhe korrektimin e sektorëve në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit”.

Ndërsa, në mbledhjen e pasditës  qeveria miratoi plotësimin dhe ndryshimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe e procedoi në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratim.“Pjesë përbërëse të këtij Projektligji janë: 1.Marrëveshja për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015; 2.Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit shtetëror; dhe 3.Deklarata e përbashkët e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, e datës 16.02.2018”, thekson qeveria.

Në të dy mbledhjet e djeshme të qeverisë, pas votimeve u konstatua se tre vota ishin abstenim dhe siç u pa janë nga përfaqësuesit e Listës Serbe. Megjithatë, kryeministri Haradinaj në konferencë shtypi tha se, “kjo ishte shumë shenjë e mirë që (ministrat serbë) ishin në takim të qeverisë, zakonisht në disa tema të ndieshme e keni vërejtë kanë munguar”.Procedimi më i ri, me vendimin e  mbledhjes së 20 shkurtit 2018, i projektligjit për ratifikimin e demarkacionit nga qeveria në Kuvend është i treti.Procedimi i dytë ishte ishte me vendim të mbledhjes së qeverisë të 4 dhjetorit 2017.Procedimi i parë ishte në 4 gusht 2016  me vendim të mbledhjes së qeverisë së udhëhequr atëherë nga kryeministri Isa Mustafa me miratim njëzëri të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.Por, në 1 shtator 2016, në seancën plenare të Kuvendit, të zhvilluar mes kundërshtimeve nga opozita, tensioneve e protestave, qeveria e Kosovës e tërhoqi nga rendi i ditës dhe procedura Kuvendore.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, demarkacioni, Kuvendi, Seanca e Jashtzakonshme

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT