Ne Foto: Adem Allçi, heroi i burgjeve politike te diktatures, ne mes te grevisteve/
Nga Sejdi Peka- Tiranë/
Grevistëve u bashkohët në përkrahje të plotë Shoqata Antikomuniste e ish të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë dhe Shoqata mbarë Kombëtare.Pjesë e grevës janë bërë edhe ish të burgosur të ardhur nga Kososva,që kan vuajtur burgjet e regjimit komunist të Hoxhës. Dita e 8 e grevës së urisë të ish të Përndjekurve Politik të Shqipërisë para Parlamentit,po përshkallzohet çdo ditë e më tepër duke u përkrahur në mënyrë massive nga të gjithë ish të përndjekurit politik në të katër anët e Shqipërisë.Dje me vendim të Kryesisë së Shoqatës Antikomuniste të ish të Përndjekurve Politik të Shqipërisë,Kryesia e kësaj shoqate,në shenj përkrahje të fuqishme për grevën e urisë,bëri një vizitë në qadrat e improvizuara të grevistëve.Bashkvuajtësit u pritën nga drejtuesi i grevës z. Fatmir Hoxha i cili i njohu me gjëndjën shëndetsore të vështirë por nga ana tjetër me moralin e lartë të grevistëve për t’i shkuar deri në fund qëllimit të tyre.Ai denoncoj shurdhërinë e qeverisë dhe të Edi Ramës si një akt criminal pa shëmbull tjetër,që nuk dënjoj të takojë apo të dërgojë një përfaqsues të qeverisë për të dëgjuar grevistët në kërkesat e tyre.Ai deklaraoj se sa më shumë të përpiqën të injorojnë sakrificën tonë aq më tepër do të shtohet zëmrimi jonë kundër kësaj qeverie të pa përgjegjëshme.Z.Hoxha theksoj se me të vertetë qeverisemi nga një bandë idiotësh dhe hajdutësh të pa ditur që akoma kuptojnë dhe deklarojnë se ne “paskemi kërkesa politike”. Sigurisht që ne jemi njerëz politikë dhe nuk jemi njerëz ordinerë.Pika e parë që ne kemi hyrë në grevë urie është mbrojtja e idealit tonë të demokracisë dhe kundër rrezikut që po i kanoset Shqipërisë nga vendosaj e një neokomunizmi të kamufluar dhe shumë të rrezikshëm për të arthmen tonë të përbashkët dhe partia jonë është Shqipëria.E dyta është zbatimi i ligjit,integrimi i jonë në shoqërinë demokratike në të gjitha pikpamjet e parashikuara me ligj dhe dëmshpërblimi në 2 vite i të gjith ish të përndjekurve politik të Shqipërisë.Këtë ka premtuar Edi Rama dhe tani nuk e lejojmë të mashtrojë.-përfundoj në fjalën e tijë z.Hoxha.Dhimbja ishte e madhe,por morali i grevistëve është shumë i lartë.Kryetari i kësaj shoqate për Tiranën z.Reshat Kripa bëri një dekleratë për mediat,ku në përgjithsi dënoj shurdhërinë e qeverisë Rama-Meta sikur asgjë nuk paska ndodhur edhe nëse ish të përndjekurit do të vdesin nga vuajtjet dhe uria.Por, vazhdoj më tej z.Kripa se përgjegjësia e qeverisë është e jashtzakonshme,se njerzit tanë nuk janë njerëz ordinerë.Edi Rama do të mbajë përgjegjësi të rëndë nëse rrezikohet jeta e njerzve tanë.Ata janë heronjt e burgjeve të diktaturës komuniste që u sakrifikuan duke kundërshtuar regjimin komunist dhe sot ata po bëjnë protestën e shkallës më të lartë deri në vetflijim,në mbrojtje të kazës së tyre,në mbrojtje të kauzës tonë të përbashkët,mbrojtjen e demokracisë nga neokomunizmi i kamufluar enverist që po manifestohet nga qeveria aktuale dhe zbatimi i ligjit.Kripa vazhdoj më tej se “ne hedhim poshtë me neveri provokimet e disa individve të caktuar,marjoneta të shëmtuara të Edi Ramës,që po bëjnë përpjekje të provokojnë sakrificën e bashkëvuajtësve tanë.Neve nuk na bashkon asgjë me njerzit ordinerë që janë dënuar edhe në kohën e demokracisë për trafik prostuticioni të qënjeve njerzore dhe ata janë sot bashkpuntorët e Edi Ramës.Ne distancohemi nga veprime të pa përgjegjëshme të qeverisë.Institucionet ndërkombëtare janë shumë të ndjeshme ndaj shtresës tonë dhe ne presim përkrahjën e tyre.Mesazhi që Stefan Fyle i dha qeverisë lidhur me grevën e urisë ishte i çartë dhe një para lajmërim për qeverinë.Vallë a nuk është e turpshme për këtë qeveri të pa moralshme që duhet ndërhyrja e ndërkombëtarve për të gjetur zgjidhjën e detyruar.Kripa dënoj dekleratën e një përfaqsuesi të Instititutit të Integrimit të ish të Përndjekurve Politik,që paturpësisht është bërë palë me qevrinë për një rrogë të qelbur,duke provokuar dhe fyer kauzën e grevistëve për të drejtat e tyre.-Grevistët po qëndrojnë megjithse gjëndja e tyre sa vjen e bëhët më e rëndë.Disa prej tyre shumë herë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore por përsëri janë këthyer.Aty po qëndrojnë,të lodhur nga vuajtja dhe uria,të vendosur t’i shkojnë deri në fund kauzës së tyre,më të fortë se kurrë Fatmiri,Fadili,Lulzimi,Ilmiu,Agroni,Yllsoni,Gjergji etj.Gjergj Hani ,njëri nga grevistët,deklaron se unë jam këtu për të mbrojtur demokracinë në Shqipëri.Eshtë arrestuar në moshën 16 vjeçare dhe është dënuar më 10 vjet burg “për tentativë arratisje jasht vëndit”.Është liruar dhe përsëri është arrestuar për motive politike.Çshtë liruar nga burgu vetëm në vitin 1991.-Kjo nuk është Shqipëria që kam ëndërruar,Shqipëria ime demokratike.Njerzit nuk janë të lirë sepse janë të varfër.Kasta e kuqe enveriste ka uzurpuar pushtetin dhe gjithë pasurinë e kan vjedhur oligarkët ,pinjollët e brezit të dytë të kriminelve të diktaturës komuniste.Neve që u sakrifikuam në emër të lirisë,oligarkët komunist po tallen me neve gjoja se do të na dëmshpërblej dhe gënjejnë paturpësisht.Ne Shqipëri po instalohet një neokomunizëm i rrezikshëm duke restaurur Hitlerin e Shqipërisë,Enver Hoxhën. Ajo që e revolton Gjergjin është fakti se gjygjtari që e dënoj me 10 vite burg,është pikërisht Spartak Braho,sot Kryetari i Komisionit të Sigurisë në Parlamentin e Shqipërisë.Janë larguar nga puna ish të përndjekurit politik me një urrejtje të tërbuar klasore thuajse është ngritur nga varri lugati komunist,duke i zëvëndësuar me militant ultra komunist. I pa ndarë gjithnjë dhe për çdo ditë është në mes tyre, Kryetari Shoqatës Mbarëkombëtare të ish të Përndjekurve Politik z. Adem Allçi.Ai u shpreh për mediat se “ne jemi me grevistët,po vuajmë me gjithë shpirtë bashkë më ata.Ne i themi Edi Ramës mos bëj të pa diturin se do të përballesh me zëmrimin tonë.Ne jemi të gjithë bashk, të gjth ish të përndjekurit real politik të Shqipërisë dhe do të fitojmë të drejtat tona të ligjëshme.Ne kemi përkrahjën e institucioneve ndërkombëtare.E meritojme lirine dhe demokracinë dhe nuk mundet që të luani me moshën tonë,me vuajtjet tona.Ne dimë të luftojmë,pasi Edi Rama është një mashtrues i kalibrit më të lartë, përfondoj Allçi ,që është heroj i burgjeve të diktaturës komuniste.Risia e kësaj dite të lodhëshme ishte hyrja në grevën e urisë të Fasli Deliut nga Mitrovica e Kosovës.Fasliu ka udhëtuar me autobus që nga Mitrovica pasi u njoh se bashkvuajtësit e tijë kishin hyrë në grëvën e urisë.Jeta e tijë është një kalvarë vuajtjesh dhe mjerimi.Në ish Jugosllavi ai u arrestua nga regjimi si antikomunist dhe “irredentist”,që po kundërshtonte regjimin e Titos dhe kërkonte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.Pasi vuajti 2 vjet burg në Jugosllavi,në vitin 1964,kaloj kufirin duke menduar se po vinte “tek Nëna Shqipëri”por u gabua rëndë.Pas një viti punë në Fabrikën e Bakrit në Rubik,Fasliun e arrestojnë me akuzën e “propogandës dhe axhitacionit kundër pushtetit”.Ishte një luftë e hapur e Enver Hoxhës kundër kosovarve në Shqipëri.Prej asaj dite të vitit 1965 kurë e arrestuan,Fasliu do të kalonte plot 27 vjet në burgjet e regjimit komunist,kryesisht në Spaç dhe në Burrel.-Më kan torturuar me mënyrat më të tmerrshme që nga rrahjet me dru deri tek çarja e mishit me thikë dhe rryma elektrike.Nuk mundet t’a harroj kurrë një Agron Kapon që ishte nipi i Hysni Kapos,një kriminel dhe një burrë i lig në kampin e Lezhës,operativi I sigurimit.Më godiste shkak e pa shkak,por për burrin është shumë e rëndë.I pata thënë se jam prej Kosove dhe nuk e durojmë me na ra kush dhe aq ma pak me na sha.Por e zeza e tije dhe e imja ishte shkruar të ndodhte.Ma ka sha Nanën faqe krejt atyne burrave dhe nuk durova ma.Ju kam gjuejt si reja në mal se edhe isha i ri atëher e nuk ka pasë burrë me ma hjekë prej dore deri kur e bana pistil-tregon Fasliu.Atëher e kam pa ferrin me sy.Nuk e di si mbeta gjallë.Nuk e di sa herë kam vdekur nga torturat dhe më hidhnin ujë, më bënin gjylpëra dhe më ngjallnin.Krimineli Kapo më rrinte te koka dhe zgërdhihej nga vuajtjet e mia.Më dënuan edhe 10 vjet të tjera burg dhe dola nga burgu kurë erdhi demokracia në vitin 1991.Po nuk kam marrë asnjë këst të dëmshpërblimit.kam ba letra e letra pa mbarim dhe asgjë nuk kam marrë.Për kët Shqipni e humba jetën time krejt.Tani jetoj në Mitrovicë.Nuk kam asnjeri se nuk kam krijue familje,jeta më shkoj në burg.Edhe ne Kosovë nuk është gjëndja ma e mirë se këtu në Shqipni.Atje Hashim Thaqi e qeveritarët e tijë,politikanët,janë pasuruar në mënyrë përrallore me djersën e Kosovës.”Pasha zotin unë jetoj me një far shpie me buk thatë dhe as televizor nuk kam.Shokët e mi të greves së urisë i kam pa tek një komshi.Ja kam marrë do Euro borxh e kam ardhë në Tiranë sot.Në mbetsha gjallë nuk kam lek me pague autobuzin.Për mue atje nuk kujdeset kush.Një ditë nuk dita çfar me ba dhe i kam thye të gjitha xhamet e Komunës.Ndoshta i keni pa në TV-tregon Fasliu.Erdhën policia,por u thash mos të më afrohet kush që është sërb se e bëjë të vdekun.Tani unë u çmalla me bashkvuajtësit e mi,më pritën mirë dhe në vdeksha vllaznit e mi kan me më varrosë këtu në Tiranë.Unë jam antikomunist se Enver Hoxha ja shiti Kosovën Sërbisë e i ka vra në bashkpunim me sërbët 8000 djem të Kosovës në Tivarë.Jan vra aty edhe njerzit e mi.Unë jam në grevën e urisë për të ndaluar në Shqipërinë time që edhe njëher të i thurën lavde Hitlerit të Shqipërisë,Enver Hoxhës.-Jan me të verteë të verteta të dhimbëshme,është drama e një kombi.Dhe sot është detyrë e brezit të ri që po rritet në Shqipëri e në Kosovë që e kaluara kurrë most ë përsëritët më.Të luftojmë të gjithë së bashku në mbrojtje të demokracisë.Dhe një ditë do të themi,po me të vertët ata ishin heronj.
KUSH PO I FRYNË PËRÇARJES KOMBËTARE?
Nga Sejdi Peka/Tirane/*
Në këto ditë të kapërcyellit të viteve,dëshëroj megjith zemër të uroj Vitin e Ri të gjith shqiptarve kudo që ndodhen.Në mënyrë të veqantë Vitin e Ri ju uroj bashkvuajtësve të mi,ish të burgosurve dhe përndjekurve politik të diktaturës komuniste.Urime të përzemërta edhe të gjith atyre që quhen “njerëz të letrave”,gazetarve,shkrimtarve,poetve,stafit të gazetës 55.Në shekullin e shkuar të viteve 30,Migjeni shkruante në një urim që i dërgonte një mikut të tijë se “unë me gjithë zemër ju uroj Vitin e Ri por këto urime kamë frikë se janë hipokrizi”.Poeti ishte skeptic për gjëndjën e mjeruar të popullit shqiptarë të varfër deri në dhimbje,që viti tjetër do të sillte një jetë më të mirë.Në këtë kontekst,lus zotin që urimet e mia mos të përfundojnë në hipokrizi,se me këtë qeveri bastardësh,kam frikë të madhe shumë se ditë të vështira kemi përpara.Në natën e ndërrimit të viteve,në qiellin e Tiranës pati më pak fishekzarë,tregëtarët patën shumë më pak punë se vitin e shkuar,sofrat tona ishin më të varfëra.Por nuk është kjo ide objekti i këtijëshkrimi.Para pak ditëve,Dr.Berisha në një emission në TV u shpreh se “detyra e intelektualit është të thotë gjithnjë atë që ndjen se është e verteta”.Mendoj se është një ide fikse,vyrtyt i njerzve të guximshëm.Personalisht ,miqt e mi më të mirë i kam patur gjatë gjithë jetës time nga jugu i Shqipërisë dhe pikërisht atyre ju kërkoj të falur për ndonjë keqkuptim në rradhët e këtijë shkrimi.Kjo qeveri Rama-Meta që erdhi në pushtet me zgjedhjet farsë të 23 Qeshorit,në këto 100 ditë a pak më tepër qeverisje,e ka sjellë Shqipërinë në një rreth viskoz në shumë kohë të humbur prapa në rrugën e vështirë të demokracisë por po e godet Shqipërinë në zemrën e sajë,po i frynë zjarrit të përçarjes kombëtare.Duhet të pranojmë se Partia Socialiste me patericën e sajë LSI që morën pushtetin, janë forcë politike me mentalitet ekstra komunist,parti të pa rinovuara që vinë nga Partia Komuniste si trashëgimtare të drejtëpërdrejtë me një të kaluar kriminale kundër popullit dhe që nuk kanë asgjë të përbashkët me të majtën europiane socialiste.Sigurisht,që pritej se pa hezitim megollomania e Edi Ramës do të largonte nga administrate shtetërore të gjithë ata që mendonte se mundet të kishin ide të demokracive përendimore,për t’i zëvendësuar me militant të Partisë Socialiste dhe LSI.Por se do të shpërthenin si furtunë me një urrejtje antikombëtare duke larguar të gjithë veriorët nga administrata shtetërore,pa marrë parasyshë se mundet të ishin edhe militant të thekur të Partisë Socialiste,këtë handicap të këtijë njeriu kundër interesave kombëtare ndoshta askush nuk e ka besuar.Në administratën e qeverisë Berisha është fakt se të paktën po them se lart më shumë se 50% të kësaj administrate ishin njerëz që besonin në alternativën e majtë.Në strukturat e Partisë Demokratike ky fenomen në shumë raste është kritikuar qeveria se nuk po largonte nga administarta njerzit që mundet të ishin kundër reformave të qeverisë.Por pjesa më e informuar dhe e shëndoshë e kësaj force politike ishte kundër këtijë mendimi,në justifikimin se “ata ishin profesionistë në fushën e tyre të detyrës shtetërore dhe nuk mundet të përbënin asnjë problem në rrugën e reformave”.Në të fundit kjo është demokracia.Edi Rama dhe qeveria e tijë,me një fshesë prej hekuri ka larguar nga administrate shtetërore pë përjashtim me motivin “luftë kundër të gjithë veriorve”,në kundërshtim flagrant me ligjin.Edhe kohë më parë,Edi Rama duke qenë Kryetarë i Partisë Socialiste dhe Kryetarë i bashkisë Tiranëska injoruar publikisht banorët e ardhur nga veriu i Shqipërisë në Tiranë apo qytete të tjera,duke i quajtur “shpellarë”, “çeçenë”dhe epitete të tjera ,me qëllimin e urrejtjes dhe të përçarjes kombëtare,të një diskriminimi të veriorve.Edhe në një miting electoral në Kukës Edi Rama e quajti “Rrugën e Kombit”si rrugë që nuk të qon asgjëkundi”.Tani me marrjën e pushtetit,i sëmuri psiqik i Partisë Socialiste ka avancuar në marrëzinë e tijë dhe ka shpallur edhe më hapur urrejtjën patologjike kundër veriut të Shqipërisë duke e këthyer në politikën e qeverisë së tijë. Dhe kjo është shumë e rrezikshme,sepse nuk është një mendim i shkëputur i një individi të caktuar por një politikë e një qeverie.Me mentalitetin enverist që kan mbartur nga e kaluara komuniste edhe nëpërmjet baballarve të tyre do të kisha menduar se demokratët e larguar nga veriu do t’i zëvëndsonte të paktën me militantë edhe nga veriu.Por jo.Militantët e thekur të Partisë Socialiste që janë nga veriu,kanë mbetur duke u sorollatur derë më derë,herë në zyrat e PS dhe herë të LSI,duke u betuar se” kan luftuar e punuar që këto forca politike të vijnë në pushtet dhe na keni dhënë fjalën se do të na punsoni”por dyert e zyrave ja u përplasin hundëve, “jeni nga veriu”.Veprimtari më kriminale të kësaj qeverie nuk mundet të njihësohet.Poeti me zemër të plasur shkruante dhe mallkonte antishqiptarët që nga fillimi i shekullit të shkuar se,\kjoftë mallkue kush qet ngatrrime\ndër këta vllazën shoq me shoq\kush i ndanë me fjalë e shkrime\çka natyra vet përpoq.\Dhe përsëri vargjet e poetit:\gegë e toskë malësi allia\jan një komb me u nda s’duron\fund e maje një është Shqipëria\ dhe një gjuhë ne na bashkon\.
Po kujtoj poetin e madh Lasgush Poradeci,anipse ishte nga jugu i Shqipërisë,qante me lot sa herë që përmendej Kosova.-Eh,bija ime,ti je e re dhe do të arrish atë ditë të bardhë,do ta shikosh Kosovën e çlirueme prej barabarve,por unë tani jam plakur. –Mundet të përmend këtu njerzit e mbëdhenj të jugut të Shqipërisë,ata që kontribuan në ekzistencën e kombit tonë,po përmend Ismail Qemal Vlorën,që me lot që i shkonin mustaqeve të thinjura hyri në zyrën e qeverisë në atë kohë dhe u tha ministrave, “bijtë e mi.Po ju jap një lajm shumë të hidhur, se Konferenca e Londrës vendosi padrejtësisht që Kosova të mbetet jashtë Shqipërisë”. I tillë ishte Mitat Frashëri,që gjithë jetën e tijë ja kushtoj bashkimit kombëtyarë,Shqipërisë demokratike.Abdyl Frashëri ka mbetur në jetë të jetëve simboli i bashkimit të shqiptarve në Lidhjën e Prizrenit të vitit 1878.Ideja dhe përpjekja e tijë ishte se kryeqyteti i shtetit shqiptarë duhej të ishte Prizreni,që ai e quante “kërthizë e Shqipërisë”.Kjo dëshirë e tijë dhe përpjekje deri në vetmohim,u është transmetuar brezave dhe kjo është arsyeja që në veriun e Shqipërisë e në Kosovë “burri i madh i kombit”respektohet kaq shumë.Mundet të përmend edhe dhjetra të tjerë patriot të spikatur nga jugu i Shqipërisë që vdiçën e derdhën gjakun për lirinë e Kosovës dhe të bashkimit kombëtarë.Ishte Ago Agaj,vlonjati intelektual dhe patriot që ishte Prefekt i Mitrovicës në vitet e stuhishme të luftës dytë botërore që luftoj me përkushtim në kuadrin e Lidhjes së Dytë të Przirenit për mbrojtjen e kufijve të Kosovës nga agresioni sërb i brigadave partizane komuniste të Titos.Këtë plagë që po përpiqen ta hapin kundër interesave kombëtare qeveria e halldupve Rama-Meta,të inspirojnë përqarjen kombëtare të urrejtjes veri-jug,me qëllim për të sunduar me motivin e Romës së lashtë “përçajë e sundo”,kush e ndjen vehtën shqiptarë,duhet të shpejtojë të ndihmojë Shqipërinë.E kuptoj mirëfilli se dikush mundet të më keqkuptojë.Por kjo plagë ekziston,është një realiteqë e kan hapur armiqtë e Shqipërisë dhe duhet mjekuar sa më parë sa nuk është vonë.Armiqtë e Shqipërisë,të ekzistencës së popullit tonë ishin sllavo-komunistët e Enver Hoxhës që me flamurin e “internacionalizmit proletarë”,u përpoqën që t’a zhbëjnë Shqipërinë.Këta që sot janë në pushtet,oligarkët e rinj neokomunistë,pasardhësit e ideve bolshevike,si mjet pët të qeverisur po përdorin përqarjën kombëtare.Por kjo duhet ndaluar.Duhet ndaluar “qorri”i Ministrisë së Brendëshme që duke zbatuar urdhërat e padronit të tijë,gjithë policinë e shtetit,kupolën e sajë mediocre e ka sistemuar me njerëz “jugorë”ose të gjithë nga Tepelena.Kjo është e turpëshme dhe e marrë.Është një veprimtari kriminale që përveqse ka nxjerrë në rrugë njerzit e devotshëm në shërbim të detyrës dhe të Atdheut,po shpërbën në bërthamën e funksionimit të shtetit dhe të demokracisë,në nxitjën e urrejtjës ndërmjet kombit tonë.Kjo është një trathëti kombëtare.Sot po bëjnë sikur po drejtojnë shtetin njerzit më mediokër që nuk mundet të kuptojnë se kush është ndjenja e përgjegjësisë kombëtare,ose nuk duan t’akuptojnë se janë trathëtarë në koshiencën e tyre.Babëzia e tyre për t’u pasuruar duke vjedhur nëpërmjet pushtetit u ka errur mëndjën dhe sytë,i ka shrdhuar që të mos dëgjojnë.Por nesër,njerzit do të ja u bëjnë me gisht.Është turpi i tyre. (Falenderojme autorin qe e deergoi per Diellin. Ilustrimi: *Karikature “Te shpetojme Shqiperine-Gazeta Dielli-arkiv)