Gërmime vlerësuese në Kozarevë-Serbi, kërkohen të zhdukur gjatë luftës në Kosovë
PRISHTINË, 7 Gusht /B.Jashari/- Vazhdojnë sot gërmimet në kërkim të mbetjeve mortore të personave të zhdukur në Kosovë gjatë luftës së përfunduar në pranverën e vitit 1999. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Kosovës ka pranuar njoftimin dhe ftesën për të përcjellë vazhdimin e gërmimeve vlerësuese në lokacionin e shënjuar në Kozarevë të Novi Pazarit, Serbi.
Gërmimet vlerësuese është planifikuar të realizohen në 7 e 8 gusht 2015, sipas njoftimit të dorëzuar nga Delegacioni i Serbisë përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Rudnica-mass-graveKomisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Kosovës ka mirëpritur njoftimin për vazhdimin e punimeve në lokacionin e shënjuar në Kozarevë, duke u shprehur se, “ndërprerja e punimeve në muajin prill dhe pritja për më shumë se tre muaj ishte shqetësuese për institucionet tona, e në veçanti për familjet dhe familjarët e personave të zhdukur” dhe se, “varësisht nga rezultati i gërmimeve do të vendoset për hapat dhe punën e mëtejshme rreth këtij rasti”.
Bëhet e ditur se, ndërkohë, gërmime vlerësuese janë realizuar në katër lokacione në territorin e Kosovës, gjatë dy javëve, nga ana e ekspertëve vendorë dhe të EULEX-it, në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, me përkrahjen edhe të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe institucioneve tjera të vendit.
Foto1-(1)Në kërkimet e të zhdukurve të Kosovës në varreza masive në Serbi, gjatë operacionit të zhvarrosjes, i cili ka zgjatur 2 muaj në Rudnicë të Rashkës – prej prillit deri në qershor 2014, janë gjetur mbetjet e 54 personave. Mendohet se atje janë groposur, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve, së paku 250 shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë.
Në Kosovë pas luftës së para mëse 16 viteve kanë rezultuar 5.650 persona të zhdukur, ndërsa janë ende mëse 1650 të pagjetur.
Ne,shqiptarët nuk kemi vëllezër!
* “Vëlla” i dashur, kur serbi i zbrazëte tokat tona,ti ia lehtësoje punën duke na përgatitur letrat,duke na siguruar bartjen ,duke na e gjetur token në shkretëtirat e Azisë,dhe hiq s`të vinte keq për ne. Gëzoheshe ,bile edhe shumë ,se me një të rame i kishe dy të vrame. E doje token e ‘vëllaut” tënd ,të mbushej me sllavë ,e doje mbushjen e Anadollit me ne./
*“Vetëm ne, si njohës më të mirë të vetvetes, mund ta shkruajmë historinë tonë ashtu si duhet./
(Fahri Xharra)”/
A po tregohen Shqiptarët se janë në shkallën e duhur të përgjegjësisë historike ? A na mëson historia e Shqipërisë të kemi kujdes ? A ka dhënë prova Shqipëria e vogël, se ka patriotë të shkëlqyer që i kanë mbrojtur interesat e atdheut ? A ka pasur të pa besë që e kanë goditur me thikë pas shpine.?I madhi Kristo Frashëri pyetet :“ Po Perandoria Osmane çfarë solli gjatë 500 vjetëve të sundimit osman në Shqipëri?
Si munden të na thonë: “Ne nuk mund të ju harrojmë juve dhe se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. “ Ne juve asnjëherë nuk mund t’ju harrojmë për shkak se mes juve ka nipër të Osmanlinjve. Ne kemi vëllezër tanë …në Prishtinë dhe Prizren edhe në Shkup, Manastir, Ohër, Dibër, Tetovë”, po thuani..
Për të pasur një vëlla biologjik e dijmë rrugën . Vellau i vërtetë eshtë ai vëlla prej një nëne e prej një babe . Si u bë që tani qenkemi edhe vëllezër ? Pse e gjithë kjo dashuri “vëllazërore” ,pas 5 shekujsh robërie? E pas një shekulli ,pa ju?
Si mundi “vëllau “ osman të ndërpres procesin më të rëndësishëm që njeh historia mesjetare e Evropës – krijimin e shtetit kombëtar në Shqipëri ? (K.F) Si mundi “vëllau “ osman të zëvendëson rendin ekonomik shoqëror feudal shqiptar, atëherë të pjekur, me rendin e prapambetur feudal-ushtarak të timareve, të cilin Shqipëria e kishte tejkaluar dy shekuj më parë ?( K.F.)
Si mundi “ vëllau “ të pushton “vëllaun” e të shkëpus Shqipërinë për pesë shekuj nga familja evropiane dhe e gozhdoi atë në familjen turke osmaniste, të huaj për Evropën. ? (K.F.) Si mundi “ vëllau “ osman, të mospërfill as arsimin popullor, as lëvizjen kulturore, por u kujdes vetëm për shkolla fetare turqishte. Shkurt, si mundi “vëllau “ osman t`i le për 500 vjet Shqipërinë të prapambetur, të varfër, pa mjete jetese. ? “( Kristo Frashëri)
“Ne nuk mund të ju harrojmë juve dhe se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. Gëzimi juaj është gëzimi jonë,dhe shqetësimi juaj është shqetësimi ynë. “ Po na thonë . Pse mu tani?
Si mundi “ vëllau” të na le të ngelur disa shekuj para shekujve ? A pse s`kishim aftësi raciale apo për shkak të rrethanave që na i bëri të jetojmë?
E ka ditur “vëllau “ se këtë e shkruante Beogradi dhe nuk reagonte t`i del në mbrojtje “vëllaut”: ““Kurse shtypi i Beogradit kabinetet e Beogradit dhe zotërinj ministrat e punëve të jashtme i konsideronin shqiptarët raje të paemër, që banonin në vend të paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor. “
“Vëllau” i shihte ato që i “shihte” serbi? se :“Qysh para disa vitesh, udhëtarët në Shqipëri paskan parë njerëz me bisht, “me bisht të kalit ose të dhisë” dhe këta Bastarde të Tribalëve dhe Skordiskëve antikë, këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thërret ndër vetë në anarki skëterrëse “. Kur vëllau të ofendohet ,njeriu sa do pak e ngre zërin kundërshtues. Apo,jo? Po me këto fjalë për ne, “ vëllau” pajtohej bile i shtonte edhe fjalët e veta, kur në kancelaritë e Europës flitej nga serbi:.
“Këta të egjër gjakpirës, këta lëkurëkuq evropiane, intolerantë fetarë deri në ekstrem, te të cilët fjala cub dhe bandit është sinonim për kalorës, këto bisha të egra me fytyre njeriu, ditëve të festave gostiten me miell misri të zier, nuk dinë çka është kripa, kurse për sheqerin mendojnë se është borë. Banojnë nëpër shpella si njerëzit e Neandertalit, jetojnë nëpër kulla të gurit pa dyer, pa dritare dhe pa oxhakë; flenë nën dritën e pishës, të veshur, me pushkë në dorë, kurse para kasolles, kafka e kalit e ngulur në hu është trofe lufte. “ E pyes” vëllaun “ se a me të vërtetë Me të vërtetë kështu ishim,dhe me këto fjalë serbi i mbushte mendjen Europës .? ,: “Shqiptarët e pinë gjakun e nxehtë të viktimave të veta të therura, i prejnë hardhitë, i rrënojnë kullat, zhduken me pasion ndër vete, duke vrarë gratë nga lakmia, kurse kuptimi i dashurisë nuk ekziston te ata dhe fjala dashuri nuk gjendet në gjuhen e tyre. Nevojtore nuk ka në këtë vend, të gjithë janë të ndytë dhe me morra dhe këta vjedhës të kuajve, tradhtarë, banditë, rrenacakë, e tipa të poshtër, që i lëshojnë sytë për toke si qentë para njeriut jetojnë në retë e tymit, tifos, malaries, lisë, dizenterisë dhe sëmundjeve venerike, “ .Po apo jo? Nëse ishim ,pse na lije ne kete gjendje,o “vëlla”? Nëse jo, pse s`e kapshe serbin për fyti atëherë dhe t`i dilshe “vellaut “ në mbrojtje.
Vështirë është të jesh vëllau i ynë. Ne, nuk të pranojmë. Nuk je vëllu i ynë bilogjik.Ishe dikur armiku i ynë ( 500 vjet) dha tani shtiresh si mik. Si mik po, por si të besojmë.?
Nëse nga të tanët të dualen pashallarët , azemat e sadriazemat,edhe serbit i kemi dhënë,krajla e misitra; edhe grekut i kemi pruar lirinë ,i kemi dhënë bijtë tanë për t`a udhequr. Por as Serbin e as Grekun nuk e kemi Vëlla. E atëherë pse turku të jetë vëllau i ynë.? Dashuria e vonuar . Është dashuri e vonuar, por edhe e dyshimtë.
“Vëlla” i dashur, kur serbi i zbrazëte tokat tona,ti ia lehtësoje punën duke na përgatitur letrat,duke na siguruar bartjen ,duke na e gjetur token në shkretëtirat e Azisë,dhe hiq s`të vinte keq për ne. Gëzoheshe ,bile edhe shumë ,se me një të rame i kishe dy të vrame. E doje token e ‘vëllaut” tënd ,të mbushej me sllavë ,e doje mbushjen e Anadollit me ne.
Kur Rankoviqi na bartëte andej e këndej ,na çkombëtaronte ,në dhunonte,ty “vëlla” ,zëri s`të ndihej? Kur Millosheviqi na i mbyllte shkollat ,na burgoste,na shnjerëzonte, na… ,ty s`të shihshim, O “vëlla” ? Ku ishe ,pse mshifeshe ,pse s`folshe ?
Kur Gjeneral Jankoviqi ,në vitet e 12-13 –ta të shekullit të kaluar ,iu futëte bajonetat grave tona shtatëzëna që kurrë mos të lindin “nipat “ tu, t`i s`bëzeje? Kur Kral Nikolla,i bënte krimet mbi shqiptarët e Malësisë së Shkodrës ,edhe atëherë i mbyllje sytë e veshët ?Pse?
Kur u bë “Lidhja e Prizrenit” dhe e shihje veten në shkapërderdhje ,pse ishe aq i pazhurmshëm karshi botës ,e aq katil me” vëllaun” tënd ? E, në Gjakovë e dërgove Magjarr Pashën,për të shuar Lidhjen e Gjakovës. Kur i shihje planet e asaj kohe për copëtimin e tokave të “vëllaut” tënd,pse nuk të dhimbëseshim? Pse fshiheshe mbas kuleve të hanumeve dhe bëheshe se sikur nuk po ndodhë asgjë ?
Vërtetë Kosova është e “vogël”; Vërtetë Shqipëria është e “vogël” ; Vërtetë që kombi shqiptar ka mbetë i” vogël “ , por fajtor je ti “ vëlla” që nuk të kemi vëlla.Ne kemi miq dhe dashamirës në botën e civilizuar që na u gjetën në momentin më të vështirë në kohën më të re kur ti “vëlla”strukeshe dhe nuk bëzëje thuase nuk po ndodhë gjë me ne.
Mos o “vëlla” se ke shumë gjynahe me ne, se zoti të cilit ti i beson dhe ti i falesh nuk t`i harron!
Kur me qindra shkolla serbe ,greke ,turke gjatë kohës së “vëllaznimit” me ty hapeshin
në Shqipëri ,si s`të biente ndërmend të hapësh bile një në gjuhën tanë ? Pse aq shumë
i frikoheshe shkollimit tanë? Shumë mirë e dije që na ishim dhe jemi populli më i vjetër i kësaj ane,por ty s`të pëlqente kjo,doje me çdo kusht të na zhbëje. Pse?Ju e dinit mirë që krahas shkombëtarizimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të preken edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti i ynë dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi…” Boll mo!
Fahri Xharra, Gjakovë
04.10.13
Serbi ,turku këndej , greku andej !
Ne Foto: Vallja e Virgjireshave/
Nga Fahri XHARRA/
E moj shqiptari ,po në zgripc të madh që je !. T`janë vërsulur nga të gjitha anët: të duan shumë e jo nga dashuria për ty , por nga lakmia për të copëtuar dhe nga ty të bejnë një darkë të madhe dhe përfundimisht t`i mbarojnë edhe eshtrat ,që të zhdukësh nga faqja e dheut . Mos jam gabim?
“Është lojë e gjatë e fqinjit mosmirënjohës..! Posa mori Epirin shqiptar
të Jugut-Camerine..Venizellosi nguli syte nga Epiri i Veriut e shpalli se «kombësia është çështje ndërgjegjeje». Shpallën teorinë….vetëm për Shqipërinë se «çdo ortodoks është grek» (pohim i thënies së lashtë «Ujku sulmon me dhëmbë, demi me brirë, greku me kishë)». Që më 1912 Konica i shkruan mikut të tij, Pashko Bardhi: «Dua të vizitoj Greqinë por kam frikë se do kërkojnë të më bëjnë grek»!..Athina kërkonte dhe Korçën, e atdhetari i nderuar Dr. Turtulli i foli Konferencës së Paqes në Paris, fjalët e pa harrueshme: «Unë jam prej Korçe ku kam ushtruar mjekësinë. Jam një burrë plak e i ndershëm. Unë shpall këtu në mënyrë të prerë se, nuk ka asnjë banor grek as në qytet, as në rrethin e Korçës. Grekët quajnë grekë ata të fesë ortodokse. UNE JAM ORTODOKS PRA, POR NUK JAM GREK !! ”
“Cfare po na shohin sytë! Një grup arrogantesh, të mbledhur si helmi i gjarprit në autobuzë dhe disa të veshur me rroben e priftit, ushtrojnë dhunë skandaloze ndaj punonjësve te veshur me uniformë! Si ështëe mundur që qytetarët e Përmetit bëjnë sehire një turp të tillë?! Janullatos, misionit tënd shovinist në dëm te Shqiperisë po i vjen fundi. Te paralajmëroj drejtpërdrejtë, se po vazhdove me lojra të tilla ne Permet, do të mbashë ti pergjegjësi direkt për ato cka mund të ndodhin më pas.(At Nikolla Marku)
Të kujt janë shqiptarët ortodoks të Maqedonisë?”Ku është Kisha Ortodokse Autoqefale e Fan S. Nolit në Shqipëri që nuk bëzan. Pse ajo nuk e ngre zërin në mbrojtje të vëllezërve tanë ortodoksë shqiptar të Maqedonisë? Pse ajo me autoritetin që e ka, nuk ndihet? Kujt i frikohet? Të kërkosh të tëndin, të kërkosh mbrojtje për të tëndin nuk është e dënueshme as nga zoti e as nga humanizmi.
Të ishte Fan S. Noli gjallë ,ai këtë do ta bënte. Me siguri ,do ta bënte.” (F. Xharra)
Por… Vallja e Virgjëreshave, afresk me motiv biblik i David Selenicasit. Afresku gjëndet në një manastir, në Malin e Shenjt në Greqi. Shumë vepra të artit shqiptar janë te shperndara nëpër botë. Etnografet duhet ta studiojne kete afresk per kostumet popullore) , dhe.. ” Ajka e Bizantit ,historikisht ishin shqiptar”(). David Selenicasi e kishte preardhjen nga Selenica e Kolonjës. Krijmtaria e David Selenicasit u shfaq në Voskopojë, kur në vitin 1726 ai pikturoi Kishën e Shën Kollit. Këtë e vërteton edhe mbishkrimi që gjendet mbi faqen e murit perëndimor në Kishën e Shën Kollit në Voskopojë: “Ky tempull i këndshëm para Perëndisë i Shën Kollit i ndërtuar vonë nga lindja e Perëndisë 1721, në muajin qershor, mori përfundim të lumtur më 19 të muajit shtator 1722 të vitit shpëtimtar. Kunga u pikturua me dorën e të shumëditurit David Selenicasi dhe me shoqërimin e Kostandinit e të Kristos, me dhurimin e bollshëm të të hollave të zotit Haxhi Jorgji, që mbaroi jetën i lumtur. Në kohën kur ishte kryeepiskop në Ohër dhe Selasfor shumë i dituri Joasaf….”.(A. Llukani)
Eshtë për të ardhur keq për ne Shqiptarët ku jemi katandisur! Kisha Autoqefale Shqiptare sot është Kisha Ortodokse ne Elbasan që falë punes së At ikollë dhe besimtarëve ortodokse Elbasanas nuk e lanë te binte ne duart e kishës greke. Janulla i Greqise ka ardhur me një mision të madh për Greqinë dhe jo për të mirën e ortodoksëve shqiptar! Varfëria që u trashëgua nga ndërrimi i sistemit bëri që shumë njerëz të shiten tek greku për një rrogë në dëm të vendit të tyrë! Dhe koha po e tregon vazhdimit se sa fatal ka qenë faji i shtetarëve përgjegjes të vendit tonë që e pranuan Kalin e Trojes ne mes te Tiranës!
”Nuk mund të ketë atdhetarizëm pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar; Krijoni qytetarinë dhe keni çdo gjë që iu nevojitet; Pa atë ju keni asgjë, përveçse skllevër që nga sundimtari e deri poshtë. (-Jean-Jacques Rousseau)”.
. Si mund të lutemi perpara altarit te kishës për Kristo Negovanin, Dhaskal Todhrin, Petro Luarasin, Fan Nolin, Visarjon Xhuvanin At Stathi Melanin etj, kur në krye të kishës ortodokse Shqiptare qendron Anastas Janullatos, nipi i atyre qe gatuan helm dhe gjak kunder martireve ortodoksë Shqiptar, martirë qe ëndrra e tyre ishte, që kisha te ishte e pavarur dhe të meshohej Shqip.
”Janullatos u dërgua në Shqipëri si eksark(i ngarkuar me punë i perkohshem) nga Patriarkana e Stambollit per organizimin e Kishes shqiptare mbas 1990-tes!Në ketë cilesi u pranua nga Presidenti Ramiz Alia!Por Janullatos krijoi Sinodin e Shenjte,me mitropolitë greke te zgjedhur nga ai vete dhe pastaj organizoi në menyrë të fshehte “zgjedhjen” e tij si kryepishkop nga ky “sinod”!Megjithëse ishte paralajmeruar të mos e bënte këte,nga nje perfaqesi e besimtareve ortodokse(me kryetar Petri Bidoshi),megjithëse nuk plotësonte kushtet e Statutit te Kishes ortodokse (te 1928 dhe 1950),sepse Janullatos nuk ishte shqiptar dhe shtetas shqiptar,teatri fallc u luajt deri ne fund!Kur ne menyre te papritur u shpall hiresimi i Janullatos si Kryepeshkop ne Kishen e Ungjillezimit ne Tirane,shumë besimtarë të ndodhur aty kundërshtuan me forcë ,filluan te këndonin këngë patriotike dhe të thërrisnin emrat e Papa Kristo Negovanit dhe Fan Nolit!Gjatë hirësimit kur duhet të bëhet gjithpranimi dhe besimtarët që ta shprehin këte duhet të therrasin “i denjë,i denjë”,në të vërtetë u degjuan thirrje “i padenj,i padenje”,madje edhe ne greqisht “anaxios,anaxios”!Sipas rregullave kishtare,nëse edhe një person në kishë thërret “anaxios – i padenje” procedura e hiresimit quhet e parregullt!Por cuditërisht te gjitha keto u anashkaluan dhe Kryepeshkopi u njoh me ketë cilësi(jo me i perkohshëm) nga Presidenti Sali Berisha dhe pastaj nga Patriarkana(që e kishte të detyrueshme)!Kryepeshkopi është i përjetshëm (dmth deri në vdekje) dhe nuk ka procedura pezullimi apo zëvendë simi!Dmth na e lanë … në derë! ( nga shtypi) ” … Dhe akademiki i ynë Rexhep Qosja iu gjunjëzua duke ia puthur dorën.
Në të vertetë duhet thënë Anastas Janullatos përballë Fan Nolit, se greku me raso dalë boje, po tundohet në pleqërinë e tij të thellë reomatizmale, të zhgulet nga strehëza ku ka zënë vend si zogu i qyqes greke në Kishën Orthodokse Shqiptare në Tiranë, të kalojë Atllantikun e të na shfaqet këto ditë të ftohta e me ngrica marsi, në Boston, tek Kisha e Shën Gjergjit, ku orthodoksët e mbarë komuniteti shqiptar feston 100 vjetorin e meshës së parë në gjuhën shqipe, të ngritur nga Fan Noli në 1908, që shënon krijimin e Kishës Orthodokse Shqiptare të Amerikës.
Çfarë kërkon Janullatos dhe kush janë puthadorët i tij pritës në Boston? (K.Traboini)
Shqiptarët e besimit ortodoks të qytetit të Beratit kanë vepruar me kurajo,duke shpallur hapur Autoqefalinë që në vitin 1922.(E.Shehu) Prej kësaj periudhe ata kanë vepruar në emër të saj dhe i kanë dhënë kuptimin besimit Ortodoks në shtetin amë Shqipëri.Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare është një dimension i institucionalizuar i besimit ortodoks tradicional shqiptar,i cili erdhi si nevojë e kohës,për shkak të presionit të kishës ortodokse greke e cila edhe sot e kësaj dite mban të mbyllura në sirtarët e saj Statutin e Shenjtë të miratuar që në vitin 1922 nga patriotë ortodoksë shqiptarë në inaugurimin e saj në qytetin e Beratit.
„Ky Kongres plotësoi aspiratat e ortodoksëve shqiptarë sepse vendosi përfundimisht të drejtën e ligjshme të shqiptarëve ortodoks për përdorimin e gjuhës shqipe në kishë.Me vendim Nr.807 të datës 18.09.1922 këshilli i Ministrave bëri njohjen zyrtare shtetërore të vendimeve të Kongresit të Beratit dhe miratoi ato plotësisht sepse ishnin mbështetur në parimin e pavarsisë së shtetit Shqiptar“ .(A.Q.SH.fondi 251,dosja 1254,viti 1922).
Të kujt janë shqiptarët ortodoks të Maqedonisë?”Ku është Kisha Ortodokse Autoqefale e Fan S. Nolit në Shqipëri që nuk bëzan. Pse ajo nuk e ngre zërin në mbrojtje të vëllezërve tanë ortodoksë shqiptar të Maqedonisë? Pse ajo me autoritetin që e ka, nuk ndihet? Kujt i frikohet? Të kërkosh të tëndin, të kërkosh mbrojtje për të tëndin nuk është e dënueshme as nga zoti e as nga humanizmi.
Të ishte Fan S. Noli gjallë ,ai këtë do ta bënte. Me siguri ,do ta bënte.” (F. Xharra)
Fahri Xharra ,
21 Gusht2013
Gjakovë
PERSERI NUK KA MARREVESHJE MES KOSOVES DHE SERBISE
Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, kanë përfunduar pa marrëveshje rrethin e nëntë të bisedimeve, që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e procesit, ka lënë të kuptohet se palëve u është dhënë edhe ca kohë për të vendosur nëse mund ose jo të finalizojnë marrëveshjen.
“Sot (e mërkure) ka qenë një ditë e gjatë dhe intensive. Jemi përpjekur të përafrojmë të gjitha idetë e ndryshme që kanë qenë në diskutim gjatë këtyre muajve të fundit dhe kemi kërkuar nga delegacionet e Prishtinës dhe të Beogradit që t’i shqyrtojnë këto propozime dhe të shohim nëse mund të arrihet marrëveshja”.
“Herën e kaluar kam thënë se marrëveshja është afër, se dallimet janë të ngushta, por të thella. Sot, mund të them me besim të vërtetë se dallimet janë të ngushta dhe të cekëta”, thuhet në deklaratën e baroneshës Ashton.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se delegacioni i tij ka pranuar propozimin e ofruar, por ka qenë Serbia ajo që e ka refuzuar.
“Propozimi i baroneshës Ashton ka qenë i qartë dhe ne e kemi pranuar pa ndonjë ndryshim. Si edhe në herët e kaluara, Serbia ka refuzuar. Kanë mbetur edhe pak ditë deri më 22 të këtij muaji, kur do të paraqitet raporti nga baronesha Ashton. Është me rëndësi që kjo marrëveshje të arrihet”, ka thënë Thaçi.
Për të forcuar edhe më shumë qëndrimin, kryeministri i Kosovës ka thënë se do t’i drejtohet me një “letër pranuese zyrtare” Ashtonit, 27 vendeve të BE-së dhe SHBA-së.
Ai ka përsëritur para opinionit se marrëveshja do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon, ndërsa Serbinë e ka porositur që të punojë për arritjen e saj dhe t’i shmanget “logjikës së Vojisllav Sheshelit”.
Akuza të ngjashme, por kundër Thaçit, ka bërë homologu i tij serb.
Ivica Daçiq ka thënë se propozimet e bëra nga barnoesha Ashton, e që kanë qenë të përmbledhura në 15 pika, kanë qenë më të pranueshme për Beogradin, por ka qenë Prishtina ajo që, sipas tij, ka penguar marrëveshjen.
“Thaçi ka refuzuar propozimin…përkatësisht, ka dashur të lidhë zgjidhjen e çështjes së policisë me një pikë të re të përfshirë, me të cilën të dyja palët obligohen të mos e bllokojnë njëra-tjetrën në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Daçiq.
Pranimi i kësaj pike, sipas tij, do të nënkuptonte njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.
Daçiq ka thënë se Serbia nuk kërkon të pamundurën, por “diçka që është reale dhe e pranueshme për të dyja palët”. “Serbia është e gatshme që në ditët e ardhshme të vazhdojë këtë dialog, që të vijë deri te zgjidhja”, ka theksuar kryeministri serb.
Rrethi i nëntë i bisedimeve, që ka nisur paraditen e së mërkurës, për të zgjatur deri në minutat e parë të së enjetes, është karakterizuar me takime dypalëshe të delegacioneve me baroneshën Ashton, pastaj me biseda trepalëshe dhe disa pauza mes tyre.
Marrëveshja nga ky proces është kusht për të dyja vendet që të përparojnë në rrugën e integrimit evropian.(Kortezi Valona Tela- Radio Evropa e Lire)