• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Marinarët shqiptarë, solidaritet me marinarët amerikanë

August 25, 2017 by dgreca

kryqwzori MCCAIN mbas pwrplasjes.120px-USS_John_S._McCain_DDG-561 anije e flotes se 6-te te SHBA

Ne Foto: Kryqzori MCCain pas perpalsjes dhe Anije e Flotes se 6-te amerikane ne Gjirin e Durresit./

Nga Shefqet Kërcelli/

Ngjarjet tragjike të humbjes së jetës të marinarëve amerikanë, ekuipazh i kryqëzorëve raketahedhës “Fitzgerald” dhe “John S.McCain”, pjesë e Flotës së 7-të të SHBA në Azi-Paqësor, kanë prekur dhe marinarët shqiptarë, të cilët shprehin dhimbjen e tyre për këto aksidente tragjike. Në këto ditë të vështira, bëhëmi pjesë e dhimbjes bashkë me ekuipazhet e anijeve të dëmtuara, njëkohësisht shprehim ngushëllimet për familjet e marinarëve dhe njerzit e tyre të dashur, thotë Komandanti i anijes “Iliria”, Kapiten Taulant Bako. Kapiten i Rangut të I-rë Subi Zenelaj, Zv.Komandanti i Forcës Detare, thotë se, për ne cdo humbje jete marinari është e dhimshme, për më tepër që ne si Forcë Detare kemi pasur një bashkëpunim intensiv me Flotën e SHBA, mbas viteve ’90. Vizitat e shpeshta të anijeve të Flotës së SHBA në ujërat, portet e vendbazimet e Shqipërisë, operacionet dhe stërvitjet e përbashkëta, edukimi, kualifikimi dhe trajnimi i detarëve tanë në SHBA dhe në vendin tonë nga specialistët amerikanë, dhurimi i MV dhe mjeteve të shpejta detare nga Departamenti i Mbrojtjes, riparimet e anijeve të dhuruara, lundrimet me anijet shqiptare përgjatë bregdetit shqiptar, janë historia më e ndritur e Forcës Detare shqiptare gjatë këtyre viteve. Bashkë me kolegët marinarë e agjenci detare kemi pritur e përcjellë mijëra marinarë amerikanë që kanë vizituar portet e qytetet bredgetare, Durrës, Vlorë, Sarandë, Himarë, Shëngjin në këto dy dekada, dhe falë zotit nuk na ka ndodhur asnjë incident, asnjë humbje jete në det e tokë. Ky është një tregues që i nderon marinarët shqiptarë që shërbejnë në anije dhe institucionet detare, ushtarake apo civile të vendit. Por mbi të gjitha, janë mesazhet e miqësisë që kanë përcjellë këto aktivitete të shumta, janë qindra marinarë amerikanë që kanë krijuar miqësi me marinarët shqiptarë, ndaj është kjo arësyeja që marinarët tanë janë kaq afër me ata amerikanë në këto situata. Ata interesohen se mos nonjë nga miqtë e tyre është pjesë e ekuipazheve të aksidentuara, ndaj po ndjekin me kujdes operacionet e kërkim-shpëtimit që po zhvillon flota amerikane në atë rajon. Është rajon me shumë trafik, zona përrreth Singaporit, sqaron Kapiteni i Portit të Durrësit, Besnik Deda, atje ndodhin shpesh incidente me anije transporti të tonazheve të ndryshme, por kur ndodh me anije luftarake, cështja është më serioze dhe vëmendja e opinionit rritet. Në një njoftim të parmbrëmshëm të Admiralit Scot Swift, të cilin e kam pasur kënaqësinë ta kem friends në rrjetin Linkedin ka pesë vite, thuhet se, gjatë kërkimeve janë gjetur disa nga marinarët e humbur mbas përplasjes së Kryqëzorit John S.McCain me cisternën e naftës pranë Singaporit. Sigurisht që operacioni do japë rezultatet e tij konkrete.
Më poshtë Admirali shkruan: “Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e marinarëve të cilët u plagosën”. – Adm. Scott Swift. Flota e Paqësorit. Në këto ditë, pjesë e dhimbjes janë dhe dhjetra djem e burra, marinarë shqiptaro-amerikanë që shërbejnë me dinjitet në Flotën më të fuqishme të botës. Ata së bashku me marinarët shqiptarë, me shpirt e zemër janë pranë familjeve të lënduara nga incidenti, duke u shprehur ngushëllimin:-U prehtë shpirti i tyre në paqe, atje mes thellësive të oqeanit! Zoti i bekoftë jetët e tyre!

 Dhimbja për marinarin Kenneth Smith, një nga marinarët e zhdukur

Gazetarja Alexandria Hoff, e stacionit ABC, në Harrisburg, Pensilvani shkruan për një nga marinarët e zhdukur në këtë ngjarje, ai është Kenneth Smith.  Ajo thotë se, Kenneth Smith është një nga marinarët e zhdukur. ADVERTISING Navy thotë se, zhytësit kanë gjetur disa prej trupave të marinës që mungojnë brenda lokaleve të përmbytura. Këto lokale përfshijnë pajisjet,makineritë, dhomat e komunikimit, si dhe një zonë gjumi për ekuipazhin. Ndërsa, nëna e Smithit aktualisht jeton në Michigan, babai i tij banon në Cherry Hill.
Pastori i Keneth, në emër të prindërve, tha “Në emër të familjes Smith, unë dua të falënderoj të gjithë ata që kanë shprehur shqetësim, kanë ofruar lutje dhe mbështetje, ndërsa ne presim fjalën e Marinës mbi djalin e tyre, Kenneth. Ne e vlerësojmë punën e guximshme të ekuipazhit pas përplasjes dhe përpjekjeve të vazhdueshme të shpëtimit “.

 Admirali Richardson, do të forcohen masat e sigurisë lundrimore të Flotës së SHBA

Në një shkrim të Lisa Ferdinando, Zyra e Shtypit e Departamentit të Mbrojtjes, data 21 gusht thuhet se, aktualisht Flotës i janë pezulluar përkohësisht të gjitha operacionet e anijeve në mbarë botën pas incidentit.

Shefi Operacional i Flotës së SHBA, Admirali John M. Richardson, thotë se ndjehet i hidhëruar dhe zemërthyer nga përplasja e kryqëzorit me raketa të klasit Arleigh Burke, USS John S. McCain, dhe ka urdhëruar një pezullim të operacioneve të anijeve në mbarë botën, pasi Komandantët e Flotës të vlerësojnë praktikat dhe masat e sigurisë.

 

Kryqëzori John S. McCain po lundronte drejt Changi Naval Base, Singapor, por u përplas me anijen tregtare Alnic MC, në lindje të ngushticës të Malakasë dhe Singaporit, më 21 gusht 2017. Dëmi është i konsiderueshëm. Dhjetë marinarë u zhdukën dhe pesë u plagosën pas përplasjes së McCain, ndërsa në bord pati përmbytje në dhomat e afërta, duke përfshirë lokalin e ekuipazhit, makineritë dhe dhomat e komunikimit.Grupi i avarisë dhe ekuipazhi i anijes ndërhynë menjëherë dhe ndaluan përmbytjet e mëtejshme. Incidenti do të hetohet nga specialistët e Flotës së SHBA.

“Dua të theksoj përsëri se, mendimet dhe lutjet tona janë për ekuipazhin e John S. McCain dhe familjet e tyre, ndërsa ne punojmë së bashku në këtë kohë shumë të vështirë”, u tha gazetarëve Admiral John M. Richardson në Pentagon.

McCain arriti në Changi Naval Base në Singapor më 21 gusht pasdite.

Ndërkohë, shtatë marinarë u vranë më 17 qershor të këtij viti, kur kryqëzori USS Fitzgerald dhe një anije mallrash u përplasën në brigjet e Japonisë.

“Unë jam i sigurt që të gjithë ju i keni ndjerë këto incidente në të njëjtën mënyrë si unë, të hidhëruar dhe zemërthyer, në se duhet ta them përsëri me këtë,” u tha Adm.Richardson gazetarëve më 21 gusht.
Mbas këtij incidenti të rëndë, Adm.Richardson e udhëzoi Marinën për të marrë një “pauzë operative” në të gjitha flotat e saj anembanë botës dhe për të lejuar komandantët e Flotës të vlerësonin e rishikonin urdhrat e praktikën themelore për operacione të sigurta dhe efektive. Ai tha se, parashikon kohën e pushimit “një deri në dy ditë”, por po i linte specifikat komandantëve të flotës. “Kjo është padyshim një incident jashtëzakonisht serioz dhe është i ngjashëm me të parin brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, në tre muaj. Eshtë i fundit i një serie incidentesh vecanërisht në Flotën e Paqësorit”, tha Admirali. “Unë po kërkoj një rishikim të plotë të incidentit, për të siguruar që ne të arrijmë tek faktorët dhe shkaqet rrënjësore të këtyre incidenteve”. Gjithashtu Flota po shqyrton nëse ndërhyrja kibernetike ose sabotimi mund të kenë luajtur një rol në këtë përplasje.

Komanda e Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-së, do të udhëheqë kontrollin gjithëpërfshirës të ngjarjes. Richardson tha se, ai kishte ngarkuar Adm Phil Davidson, Komandant i Komandës të Flotave Amerikane, për të bërë një rishikim gjithëpërfshirës të Marinës, shërbimeve të tjera dhe sektori privat. Ky kontroll do të përfshijë procedurat që përdor marina për të trajnuar dhe certifikuar forcat e vendosura në Japoni. Një fushë tjetër për kontroll, siç përshkroi Richardson, është se si marina trajnon dhe certifikon personelin e saj të luftës sipërfaqësore, duke përfshirë aftësitë taktike dhe lundrimit. “Shpresa ime është që ne do mësojmë, do ta përmirësojmë situatën në një afat të shkurtër, duke vërtetuar se jemi të përgatitur plotësisht. Nëse jo, atëherë do të ndërmarrim veprime për ta korrigjuar atë dhe pastaj të shqyrtojmë çështje më të gjera dhe më sistematike që mundemi. Ky është një kontroll gjithëpërfshirës përveç hetimeve specifike të Fitzgerald dhe McCain, përfundoi Admiral Richardson.

 Albanian sailors, solidary of American Sailors

Tragic events of loss of life of sailors at the “Fitzgerald” and “John S.McCain” destroyers, part of the 7th Fleet of USA in Asia-Pacific, have deeply affected Albanian sailors that express their compassion for these tragic accidents. The Commander of Iliria ship,  Lieutenant Commander Taulant Bako says that during these difficult days, we take part in the suffering of crews of damaged ships, and at the same time express our condolences to the families of sailors and their loved ones. Captain Subi Zenelaj, Deputy Commander of Albanian Navy says that, – for us any loss of life of sailor is painful especially for us that have had close cooperation with USA Navy after ‘90s. Frequent visits of US Navy ships in Albanian waters, ports and stations, joint operations and exercises, education, qualification and training of our sailors in USA and in Albania through American specialists, donation of Patrol Boats and other fast boats from Defense Department, repairing of donated boats, navigation with Albanian ships along the coast, are the most glorious history of Albanian Navy during these years.

Together with collogue sailors and maritime agencies we have welcomed thousands of American sailors that have visited port cities like Durres, Vlore, Sarande, Himare, Shengjin during the last two decades and thank God we never had any incident, no loss of life at sea or aground. This indicator honors the Albanian sailors that work on ships and maritime agencies both military and civilian. But above all, it is the message of friendship that has come across through these numerous activities, hundreds of American sailors that have friendships with Albanian sailors, that is the reason we feel close during these difficult situations. They are constantly looking if any of their friends are part of crews of collided ships, and are closely following the search and rescue operations that American navy is conducting in the area. It is an area with high traffic in Singapore- explains the Captain of Port of Durres Besnik Deda, –  the incidents with merchant ships of different tonnage are quite frequent, but when this happens with military ships the public opinion is more elevated. In the speech of two days ago by Admiral Scot Swift, that is my friend in Linkedin since 5 years, it is said that – during the search some of the lost sailors have been found after the collision of Destroyer John S. McCain and oil tanker near Singapore. There will be positive results from this operation.

The admiral goes on to say: “Our thoughts and prayers go to families of our sailors that were injured” – Adm Scott Swift. Pacific Fleet. Also during these days of sufferings there are tens of men, Albanian-american sailors that serve with dignity for the most powerful navy in the world. Together with Albanian sailors their heart and souls are close to the families of injured, expressing the compassion: – may their spirit rest in peace, in the depths of the ocean! May God Bless their lives!

Filed Under: Opinion Tagged With: Marinarët shqiptarë, me marinarët amerikanë, Shefqet Kercelli, solidaritet

Vizat drejt SHBA-ve, kriteret kualifikuese mbi arsimimin dhe punësimin

August 23, 2017 by dgreca

  • Kriteri arsimor- arsim i mesem, cikli i plote.Aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit. Vetëm disa profesione specifike kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë./

ambasada amerikaneAmbasada Amerikane në Tiranë publikoi javën e kaluar kriteret kualifikuese për arsimin dhe punësimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Konkretisht, në një njoftim të saj, përcaktohen kriteret më specifike ku thuhet se, të gjithë aplikantët e lotarisë së Vizave të Shumëllojshmërisë (DV) këshillohen të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikimit të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë.Aplikanti kryesor (ai që është përzgjedhur në bazë të numrit të aplikimit), duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikueshëm, me qëllim që të kualifikohet për një vizë të programit të lotarisë së DV-së.

Arsimimi

Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është i barasvlefshëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm).

Diplomat e shkollës së mesme gjimnaz me kohë të plotë kualifikohen për lotarinë. Shkollat e mesme profesionale me kohë të plotë mund të kualifikohen nëse ato në thelb përputhen me kërkesat thelbësore të një të arsimi të mesëm me kohë të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi përfundimtar do të merret nga oficeri konsullor në ditën e intervistës për vizë.Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë.  Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin pa shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë. Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë së DV-së.

Punësimi

Aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit. Vetëm disa profesione specifike kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë.Për t’u kualifikuar për një vizë të lotarisë mbi bazën e eksperiencës së punës, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë  Pune  4 ose 5, e klasifikuar në Përgatitjen Profesionale Specifike (SVP) të vlerës 7.0 ose më lart. Profesionet kualifikuese të DV-së janë të renditura në Bazën e të dhënave të Departamentit të Punës O*Net Online Database.

{Burimi zyrtar, Ambasada e SHBA}. Sh.K.

Filed Under: Emigracion Tagged With: arsim, Kriteret Kualifikuse, Punsim, Shefqet Kercelli, Vizat drejt SHBA

Ilir Dosari, mjeshtër i teknikës pirografike

August 21, 2017 by dgreca

Piktori durrsak Ilir Dosari, mjeshtër i teknikës pirografike/

1 anija Vlora

Nga Shefqet Kërcelli/ Korespondent i Diellit ne Shqiperi/

1 Piktori me grupNga dita e shtunë, datë 19 gusht, në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia” eshte celur ekspozita personale e piktorit durrsak, pirografia, {arti i punimit me zjarr}, e cila po tërheq mjaft vizitorë, qytetarë durrsakë, dashamirës të artit, turistë të huaj, shqiptarë nga diaspora, etj. Janë 28 piktura me përmasa e tematikë të ndryshme, që tërheqin cdo qytetar që kalon pranë kësaj ekspozite brilante. Me duart e tij të arta, Iliri na ka dhënë nëpërmjet teknikës së pirografisë portrete të arrira të fëmijëve, të rinjve, burrave e grave të gjithë moshave, të zanateve e profesioneve të ndryshme, të gërshetuara këto me pamje nga qyteti bregdetar i Durrësit. Iliri mbas përfundimit të liceut artistik ka kryer punë të ndryshme si, ndërtim, marangoz, peshkatar, kamarier,etj. pa u shkëputur nga pasioni dhe dëshira e tij e fëmijërisë, piktura, posacërisht zhanri i vecantë i saj, sic është teknika e pirografisë. 1 Piktori vajza ne sfondSi qytetar dhe artist i dashuruar me Durrësin dhe detin, Iliri sjell portrete e ngjarje nga më tipiket të këtij qyteti, ku afeksioni i qytetarëve durrsakë për detin  shoqërohet dhe me ngjarje kulmore sic është esksodi viteve 1990-91-92, nëpërmjet anijes “Vlora”, në momentit para nisjes nga porti i Durrësit. Spikasin dhjetra portrete të qytetarëve, fëmijës buzë detit, peshkatarit në momentin e hedhjes së rrjetës, kuajt në startin e vrapimit, portreti i Deas, i katundarit, etj. mjaft prej të cilëve Iliri i ka njohur gjatë jetës, ka qëndruar me ta, ose zanate që i ka ushtruar vetë si burim jetese. 1 ShefqetiNë një ekspozitë të thjeshtë, me pak ngjyra, Iliri na ka dhënë, shumë art e dashuri, kolor, plot nota gëzimi, paqe e shprese. Këtë e sheh në sytë e cdo personazhi të pikturave të tij. 1 femijaPiktori i vjetër durrsak Fatos Mati, konsulent dhe dashamirës i punimeve të Ilirit, na flet për vlerat e Ilirit si njeri e piktor. E kam ndjekur Ilirin në punën e tij që në rini, thotë mjeshtër Fatosi. Lëvrimi i teknikës së pirografisë, do pasion, durim, kujdes, imagjinatë dhe punë konkrete me drurin. Këto aftësi, rrallë i kanë piktorë në Shqipëri. Thjeshtësia dhe sinqeriteti i Ilirit shkon me nivelin dhe cilësinë e pikturave të tij, nëvizoi zoti Mati. Ndaj unë e përshëndes dhe inkurajoj punën e këti artisti që meriton vlerësim, jo vetëm nga artdashësit por dhe institucionet shtetërore. 1 vizitoreNdërsa autori i këtyre veprave na tregon me modesti se si ka aritur deri këtu. Më është dashur shumë punë e përkushtim për të kompletuar ekspozitën, por dhe meraku si do pritet nga vizitorët dhe kolegët, shprehet Iliri. Është ekzpozita e dytë që unë hap në qytetin tim, ndërkohë bashkë me një kolegun tim kemi hapur një ekspozitë në qytetin e Beratit. Pirografia është një teknikë e vështirë që do kohë, mund e djersë. Por unë po përpiqem t’ja dal, të arrij dicka në këtë fushë pak të njohur për artdashësit tanë. Nuk na mbetet gjë tjetër vecse ti urojmë suksese të mëtejshme piktorit Ilir Dosari, për të na dhënë punime të reja në fushën e pirografisë. Kjo ekspozitë që e pasuron jetën artistike të qytetit të Durrësit në këto dite vere, do qëndrojë e hapur deri më 10 shtator 2017.

Filed Under: Featured Tagged With: i teknikës pirografike, Ilir Dosari, mjeshtër, Shefqet Kercelli

Njoftim i rëndësishëm i Ambasadës së SHBA në Tiranë për vizat

August 18, 2017 by dgreca

njoftim i rendesishem i ambasades per vizat

logo e ambasadesAmbasada amerikane në Tiranë i rikthehet edhe njëherë çështjes së refuzimit të vizave turistike. Në faqen e Ambasadës në Facebook,ditën e djeshme datë 17 gusht, zyra konsullore e vizave jep këshilla të rëndësishme për të gjithë shqiptarët që duan të shkojnë në SHBA. Në të thuhet: “Aplikuesit tanë shpesh mbeten të zhgënjyer kur u refuzohet viza! Ne i marim vendimet tona bazuar tek akti i Imigracionit dhe nënshtetësisë, dhe ligji është shumë i rreptë ndonjëherë. Ne bëjmë më të mirën tonë që cdokush të trajtohet me respekt dhe xhentilesë. Tani mirëpres pyetjet tuaja!”

U.S. Embassy-Tirana:-Si zyrtarë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe si oficerë konsullorë, autoriteti ynë vendimmarrës mbi vizat – si për lëshimet, edhe për refuzimet – është tërësisht i lidhur me ligjin e Shteteve të Bashkuara mbi imigracionin, më saktësisht Akti i Imigracionit dhe Nënshtetësisë.
Sipas Aktit të Imigracionit dhe Nënshtetësisë (AIN), neve na duhet të konsiderojmë çdo aplikant vizash jo-imigruese si një person që synon imigracionin në Shtetet e Bashkuara, pra si një imigrant të mundshëm, përveç rastit kur ata provojnë që nuk janë të tillë. Kjo është një pengesë ligjore e domosdoshme, tepër strikte, që duhet tejkaluar.
Neve na duhet të shqyrtojmë çdo çështje për vizë individualisht. E thënë ndryshe, çdo person duhet të dëshmojë që ai ose ajo i plotëson kërkesat për kualifikim për për kategorinë e vizës dhe të ketë lidhje të forta me një rezidencë jashtë Shteteve të Bashkuara. Për shkak se secili person ka rrethanat e tij unike, ne nuk vijmë dot në të njëjtin konkluzion për çdo individ.
Këshilla ime në përgjithësi për aplikantët (në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri), të cilët janë refuzuar nën Seksionin 212b të AIN, është që të kuptojnë se refuzimi nuk është një paragjykim, apo kritikë, ndaj jush personalisht. Oficeri konsullor nuk po paragjykon zgjedhjen tuaj në jetë apo situatën tuaj jashtë Shteteve të Bashkuara. Ata thjesht po bëjnë një vlerësim të lidhjeve tuaja jashtë Shteteve të Bashkuara, si dhe nëse ju i përmbushni ose jo kriteret për kualifikim të përcaktuara tek AIN, të cilat janë shumë strikte.
Dhe, mbani mend që refuzimet në Seksionin 214b të AIN nuk janë të përhershme. Lidhjet tuaja jashtë Shteteve të Bashkuara, si dhe kriteret e tjera për kualifikim për vizat jo-imigruese ndryshojnë përgjatë kohës, pasi edhe vetë jetët tona evoluojnë. Sigurisht, kjo lyp edhe pyetjen: “Kur mund të riaplikoj unë?” nëse dhe kur të aplikoni është tërësisht në zgjedhjen tuaj, por është e dobishme të mbani mend që nëse juve ju është refuzuar viza bazuar në lidhje jo të forta jashtë Shteteve të Bashkuara, do ishte më e udhës që të prisni derisa situata juaj të ndryshojë përpara se të aplikoni përsëri për vizë, ose t’i evidentoni sa më qartë këto lidhje dhe fakte tek formulari juaj i aplikimit DS-160.
Shpresoj që kjo t’ju ndihmojë duke hedhur pak më shumë dritë mbi refuzimet 214b, në përgjithësi, dhe se si oficerëve konsullorë u kërkohet që të shqyrtojnë çështjet për vizë. Nëse akoma po kërkoni për më tepër informacion dhe udhëzim, do doja t’ju referoja tek faqja jonë e internetit: https://travel.state.gov/…/visas/en/general/denials.html.

Në vijim zyra konsullore vazhdoi bashkëbisedimin me qytetarët duke i sqaruar ata për cdo pyetje dhe paqartësi. Theksojmë se këtë bashkëbisedim me qytetarët shqiptarë, kjo zyrë e zhvillon cdo të enjte. Të interesuarit mund ta ndjekin në FB e Ambasadës. {Sh.K}.

Filed Under: Kronike Tagged With: Njoftimi i Ambasades, SHBA, Shefqet Kercelli

MAQEDONIA, NDIHMAT E SHBA PER MBROJTJEN

August 18, 2017 by dgreca

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë: Ndihma e SHBA është me të vërtetë e madhe/

ministre Shekerinska-Kolonel Bjuken

Javën e kaluar, Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Shekerinska Jankovska, mirëpriti në zyrën e saj atasheun e ri të Mbrojtjes së SHBA në RM, Kolonel Timoti Bjuken, duke i uruar atij një qëndrim të këndshëm e produktiv në Maqedoni. Gjatë takimit Ministre Shekerinska dhe Kolonel Bjuken, shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e stërvitjes “Dragoon Guardia17”, e cila po zhvillohet aktualisht në Krivollak, duke theksuar përfitimet nga ky aktivitet i përbashkët. Ndihma e SHBA-së, është me të vërtetë e madhe, si në sektorin e mbrojtjes, ashtu dhe më gjerë, tha Shekerinska. Në këtë kontekst, ajo përmendi deklaratën e Zv.Presidentit, zoti Mike Pence, gjatë Samitit të grupit të Kartës së Adriatikut në Podgoricë, 2 gusht 2017, se SHBA mbeten të angazhuara në rajon, në Maqedoni dhe në aspiratat e vendit tonë për anëtarësim në NATO. Së fundmi, qeveria ka demonstruar përkushtimin e saj për integrimin Euro-Atlantik. Dëshmi e qartë për këtë është përmirësimi i marrdhënieve me fqinjët dhe gatishmëria për të zgjidhur ceshtjet e pazgjidhura, tha Shekerinska. Ajo përcolli deklaratën e kryeministrit Zaev, për rritjen graduale të buxhetit të Mbrojtjes dhe për kontributin në operacionet ndërkombëtare. Ministre Shekerinska-Jankovska, përshëndeti mundësinë e dhënë për arsimimin e pjestarëve të ARM-së në SHBA, si dhe përkrahjen në pajisjen dhe modernizimin e ushtrisë. Nga ana e Tij, Kolenel Bjuken falenderoi për pritjen e ngrohtë dhe tha se, mandati i tij fillon në një periudhë interesante dhe dinamike, si për Ministrinë e Mbrojtjes, ashtu dhe për Armatën e vendin në tërësi. Zoti Bjuken theksoi se, Dera e Zyrës së Atasheut të Mbrojtjes të SHBA, por dhe Ambasada në përgjithësi, gjithmonë do jetë e hapur për bashkëpunim dhe ndihmë.

{Shefqet Kërcelli, sipas Zyrës së Shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes të RM}.

Filed Under: Rajon Tagged With: Maqedonia, NDIHMAT E SHBA, per mbrojtjen, Shefqet Kercelli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT