• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Odiseja e peshkatores “Celepia 2” vazhdon

June 24, 2016 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/

Në një raport të datës 21 qershor 2016, të kapitenerisë së portit Durrës thuhet se, dy anije peshkimi në Durrës me emrat në bord, “Çelepia-2” dhe “Qamili”, kanë humbur kontaktet me Kapitanerinë dhe ende nuk ka asnjë sinjal prej tyre. Fillimisht ndërsa për anijen “Qamili” u identifikua vendndodhja, pasi ka aparaturën “Blueboks”, për anijen “Çelepia 2”, nuk pati asnjë lajm. Në këtë peshkatore ndodhen 3 marinarë në bord, kapiten Dhimitër Malja, motorist Luan Mema dhe marinar Muhamed Salam (egjiptian). Vendndodhja e saj nuk mund të identifikohej për shkak të mungesës së aparaturës “Blueboks”. Ajo ka dalë në det më 18 qershor 2016, në orën 14:30, dhe prej atij momenti kanë humbur kontaktet midis familjarëve, pronarit të anijes dhe tre anëtarëve të ekuipazhit. Bujar Bala, kryedispeçeri i peshkimit Durrës, bëri me dije se peshkatorja e zhdukur në det me marinarë, nuk është gjendur akoma sepse nuk i punojnë aparaturat e identifikimit të tyre, “Blubox” dhe radiot, duke e bërë edhe më të rëndë situatën, për gjetjen e marinarëve të zhdukur. Familjarët e dy marinarëve që ndodhen në peshkarexhën “Çelepia 2”, që pretendohet të jetë rrëmbyer nga një marinar egjiptian, i cili kërcënon se do ta mbysë nëse nuk i paguhen 70 mijë euro, ndodhen në ankth për fatin e njerëzve të tyre. Lulzim Mema, babai i motoristit të anijes “Çelepia”, Luan Memës, i bën apel shtetit të gjejë djalin e tij gjallë apo vdekur. Lulëzimi është detar i vjetër, më shumë se 35 vjet në det, dhe shenja se djali ka 5 ditë pa kontaktuar nuk i duket e mirë. Qëndron përpara Dispeçerisë së peshkimit Durrës me shpresë se nga radio e kryedispeçerit do të dëgjojë edhe një herë zërin e të birit. “Ka pesë ditë që nuk përgjigjet. Sot në drekë bëhen 5 ditë. Që kur ka ikur nuk ka folur në telefon. Duhet të dalin e ta kërkojnë anijen, ta gjejnë e të na e sjellin gjallë apo vdekur”, thotë babai me lot në sy. “Jam detar i vjetër, kam punuar gjithë jetën në det. Nuk ka mundësi që të mos kontaktohet pesë ditë me radhë, asnjëherë”, shton ai. Ndërsa Damian Malja, djali i kapitenit të anijes thotë se, “Nuk e dimë fare si është. Jemi të gjithë në ankth. Më 21 qershor anija duhej të kthehej. Fillimisht u alarmuam për ndonjë mbytje, derisa egjiptiani kontaktoi vetë. I kemi kërkuar një foto të babit që ta shohim si është. Babai thoshte se ai ishte djalë i mirë e punëtor. Qeveria të angazhohet e të na japë një lajm, cilido të jetë, i mirë a i hidhur, pasi mami ngeli në spital”, vijon Damiani. Përmes komunikimit në rrjetin social Facebook dhe në Whatsapp, ditën e djeshme, datë 23 qershor, Adel Sallam dërgoi dy foto të motoristit të anijes, Luan Mema, të lidhur me zinxhirë. Ngjarja ka tronditur Flotën e Peshkimit në Durrës. “Ngjarja mbart të gjithë elementet e një akti territorist me rrëmbim personi dhe pasurie dhe vënie gjobe. Jemi të tronditur. Edhe pse sinjali i tij i telefonit është në përdorim, ne nuk kemi informacion ku ndodhen”, thotë Klodian Kapiti, Kryetar i Sindikatës së peshkatarëve të Shqipërisë. Edhe pse pretendohet e rrëmbyer dhe është kërkuar dhe dëmshpërblim, deri tani nuk ka patur asnjë komunikim me pengmarrësin dhe as kërkesë për mënyrën se si dhe ku mund të paguhen paratë. Egjiptani Adel Sallam është 29 vjeç dhe ka lindur në Beheira të Egjiptit. Më 18 janar 2016, ai mori lejen e qëndrimit për një vit në Shqipëri. Në zgjidhjen e kësaj situate duhen angazhuar dhe strukturat diplomatike të shtetit shqiptar, pse jo dhe cdo bashkëatdhetar që ka mundësi, thonë disa peshkatarë

 

Filed Under: Komente Tagged With: “Celepia 2” v, azhdon, Odiseja e peshkatores, Shefqet Kercelli

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim edhe në ndeshje sportive

June 17, 2016 by dgreca

Zhvillohet ndeshja miqësore e futbollit midis ekipit të FASH dhe FSK/

Nga Shefqet Kërcelli/

Sot mbasdite, datë 17 qershor, në zbatim të planit të bashkëpunimit midis dy ushtrive tona për vitin 2016, në stadiumin “Skënderbej”,  u zhvillua një ndeshje miqësore futbolli midis ekipit të FASH dhe FSK.  Këtë aktivitet të rëndësishëm sportiv-kulturor-miqësor, përvec dhjetra ushtarakëve të dy vendeve e ndoqën dhe Ministri i Mbrojtjes i FSK, zoti Haki Demolli, Shefat e Shtabeve të dy Ushtrive, Gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe Gjeneralejtnant Rrahman Rama. Mbas ekzekutimit të Hymnit Kombëtar të dy vendeve, pjesmarrësit i përshëndeti SHSHP i FASH, Gjeneralmajor Jeronim Bazo, i cili falenderoi zyrtarët dhe ushtarakët e FSK për vizitën e tyrë në Shqipëri dhe zhvillimin e kësaj ndeshje simbolike. Ndërsa ndjekim dhe përjetojmë lojërat e bukura të kombëtares në Evropian, ndeshja e sotme na jep një kënaqësi të vecantë dhe shpreh qartë bashkëpunimin në fushën politike, ushtarake dhe diplomatike, tashmë dhe sportive me FSK, theksoi Gjeneral Bazo. Le të shohim një ndeshje ashtu si të kombëtares sonë, me shpirt sportiv e luftarak, me profesionalizëm e respekt për gjithësecilin. Le të fitojë më i miri! Ky ishte mesazhi që përcolli zoti Bazo, para ndeshjes. Ndërsa zoti Haki Demolli, Ministër i FSK, falenderoi MM dhe SHSHP për pritjen e organizuar, duke evidentuar ndihmën që shteti shqiptar dhe FASh po jep për konsolidimin e FSK dhe integrimin e saj në NATO. Dhe aktiviteti i sotëm, është shprehje e qartë e këtij bashkëpunimi në rritje u shpreh zoti Demolli. Mbas gjuajtjes së topit të parë nga drejtuesit ushtarakë të dy vendeve, filloi ndeshje e cila dhuroi spektakël të vërtetë për pjesmarrësit. Një ndeshje ku u fol shqip dhe i paraprin ndeshjes miqësore midis dy kombëtareve tona. Me sa duket ushtarakët e dy vendeve janë një hap para, pasi e kanë krijuar tashmë një traditë të mirë në organizimin e aktiviteteve sportive e kulturore në raport me strukturat civile. Ndëshja e sotme u karakterizua nga qarkullimi i dendur i topit, aksionet e sulmet e shpeshta, rastet e krijuara nga të dy palët, korrektësia në lojë, dhuruan emocione të bukura për tifozët e shumtë me uniformë, por dhe personelin civil të FA. Gjithsesi goli i parë u shënua në fillim të pjesës së dytë për vëndasit nga futbollisti Gazmend Gashi, ndërsa miqtë barazuan në minutën e parafundit me gol të Semir Svrko. Kështu ndeshja u mbyll me barazim 1:1, por kupën e kësaj ndeshje të bukur e mori ekipi i FSK, pasi shënuan gol në fushën kundërshtare. Gjeneralmajor Bazo ja dhuroi kupën e këtij eventi kapitenit të FSK, ndërsa zoti Demolli i dhuroi kupën e lojtarit më të mirë, futbollistit ushtarak, Gazmend Gashi. Së shpejti do zhvillohet dhe ndeshja e kthimit në Kosovë, midis dy ekipeve ushtarake të FSK dhe FASH. Ndërkohë para dy vjetësh u zhvillua ndeshja e parë miqësore midis dy ekipeve me uniformë të kombit shqiptar, të cilën e ka përcjellë gazeta “Dielli”. Gjithashtu informojmë lexuesit se gazeta “Dielli”, në vijëmësi ka përcjellë aktivitetet kryesore të Forcave të Armatosura të Shqipërisë e Kosovës, me synim të qartë bashkëpunimin me ushtrinë e SHBA. Pra, ushtarakët e dy vendeve do gjejnë tek “Dielli”, gazetën që inkurajon dhe vlerëson cdo përpjekje dhe sakrificë që karakterizon profesionin e tyre të nderuar, në dobi të kombit shqiptar.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: futbollit midis ekipit, ndeshje miqsore, Shefqet Kercelli, të FASH dhe FSK

Specialistët e BE, testojnë aftësitë ligjzbatuese të institucioneve detare shqiptare

June 8, 2016 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/

Pasditen e datës 7 qershor 2016, përfaqsues të misionit të ekspertëve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në strukturat e Bashkimit Evropian, në zbatim të programit bashkëpunues me Ministrinë tonë të Integrimit, zhvilluan një vizitë në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare, Plepa{Durrës}. Qëllimi i kësaj vizite ishte vlerësimi, bashkëpunimi ndërinstitucional, shkëmbimi i informacionit midis agjencive të zbatimit të ligjit, në luftën kundër krimit të organizuar nga insitucionet shtetërore të QNOD, përfshirë doganat, administratorin e AML dhe shkëmbimin e të dhënave në sistemin MEMEX. Fillimisht ekspertët e BE, të kryesuar nga zoti Theo By, u pritën nga Drejtori Administrativ i QNOD, Gjeneralmajor{R}, Zyber Dushku dhe kuadro kryesorë, përfaqsues të dikastereve përbërës të qendrës. Në vijim specialistët e BE u njohën shkurtimisht me një historik të shkurtër të QNOD, misionin e saj, institucionet përbërës si, Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, e Transportit, e Financës, e Mjedisit, e Bujqësisë dhe Turizmit, përgjegjsitë e këtyre institucioneve në kuadrin e detyrës së përbashkët, struktura e QNOD, stafi operacional e ai mbështetës, baza ligjore, sistemet në përdorim, disa nga operacionet kryesore të realizuara gjatë këtij viti për shkelje të ligjshmërisë detare dhe shpëtimin e njerëzve, vecanërisht operacionet antidrogë dhe kundër peshkimit të paligjshëm. Gjithashtu misioni i ekspertëve të BE u njoh dhe me patrullimet e kryera nga mjetet e cdo institucioni, analiza e riskut për cdo operacion, sipas modelit të ICITAP, trajnimet dhe stërvitjet e realizuara jo vetëm me personelin dhe kordinatorët e QNOD, por dhe me specialistët e institucioneve kryesore detare të vendit. Sigurisht në këto trajnime, QNOD ka përfituar nga asistenca teknike dhe përvoja e specialistëve të ICITAP, {Ekspertë të SHBA} PAMECA, {BE}, dhe stërvitjet e realizuara me Flotën e 6-të të SHBA e Qendrën e Simulimeve, drejtuar nga specialistë amerikanë. Në përfundim të këtij prezantimi ekspertëve të BE, ju shpjeguan projektet afatshkurtër dhe afatgjatë të zhvillimit të QNOD, si një nga institucionet kryesore të ndjekjes së situatës detare në vendin tonë. Mbas këtij shpjegimi, zoti Theo Bay, shprehu kënaqësinë që të gjitha këto institucione që punojnë së bashku në teatrin detar. Ndërkohë specialistët e misionit të ekpertëve treguan interes për vështirësitë që hasen gjatë bashkëpunimit institucional, funksionimin e QNOD, si një institucion i vecantë që nuk e kanë vendet e tjera, shkëmbimin e informacionit horizontal e vertikal, database i të dhënave, bashkëpunimi me strukturat e MB, ato homologe fqinje, Interpol, Europol, ato të BE e jo anëtare të BE, etj. Misioni i ekspertëve të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të BE, kërkoi shpjegime në lidhje me operacionet e kryera për ndalimin e trafikantëve të drogës në det, zonat me rrezik, burimet e informacionit, si procedohet për këto raste, kompetencat e hetimit të cështjeve dhe dokumentacioni përkatës që cohet në prokurori. Ishte një debat specialistësh, ku krahas Drejtorit të QNOD, kordinatori i Policisë Kufitare dhe Antikontrabandës Detare shpjeguan praktikën e punës që ndiqet nga strukturat tona që nga zbulimi, ndjekja dhe procedimi penal. P.sh.gjatë periudhës 4 mujore të këtij viti janë zhvilluar disa operacione antidrogë, sidomos në zonën jugperëndimore, të cilat kanë qenë efikase, duke bashkëpunuar me policinë italiane dhe greke. Ekspertët e BE kërkuan realizimin e një operacioni konkret në det, që nga marrja e informacionit, lëvizja, ndjekja e nxehtë në ujërat territoriale dhe ndërkombëtare, deri në kapjen e tij dhe shkalla e veprimit të Kodit Detar e Penal. Në vazhdim specialistët tanë i shpjeguan të gjithë procedurat që ndiqen në këto raste, nga marrja e informacionit, kapjen e shkelsit dhe cuarjen e provave në prokurori, e cila vazhdon hetimin dhe ndëshkimin ligjor. Tashmë është fakt që shteti shqiptar në sajë të asistencës së SHBA dhe BE, i ka strukturat dhe legjislacionin përkatës për të zbuluar, ndjekur e ndëshkuar të gjithë shkelsit e ligjit në hapësirën tonë detare. Për këtë është organizuar puna në grupe drejtimi, grupe në terren dhe grup hetimor, të cilat kanë kapacitetet e nevojëshme për të ndëshkuar cdo incident detar. Kontrabanda detare, emigracioni i paligjshëm, kufiri i përgjegjsisë së QNOD, strukturat dhe legjislacioni, marja dhe shkëmbimi i informacionit, ishin cështje të tjera që u diskutuan gjatë takimit midis ekpertëve tanë dhe BE. Gjatë takimit u nënvizua se, bazuar në strukturat respektive që ka cdo shtet për ndjekjen dhe monitorimin e situatës detare, cdo shtet anëtar ose jo i BE, ka vecoritë e tij në organizimin dhe funksionimin e strukturave për zbatimin e ligjit në det, por ajo që është e përbashkët konsiston në faktin se realizimi i misionit dhe qëllimi është i njëjtë. Psh. tek ne nqs QNOD, Policia Kufitare, Antikontrabanda Detare, Roja Bregdetare, etj, zbulojnë, ndjekin dhe paraqesin provat e faktet në prokurori, në shtete të tjera anëtare të BE, kjo procedurë mund të mbyllet me dy institucione që kanë dhe eksluzivitetin e policisë gjyqësore. Gjatë takimit u shkëmbye eksperienca dhe në mënyrat dhe metodat e trafikut të drogës, nga mjetet e vogla, të peshkimit, kontainierët, anijet e mëdha, drejtimet e lëvizjes së tyre, si dhe vecoritë e cdo vendi për këtë fenomen. Theksojmë se ekspertët tanë të QNOD, Policisë Kufitare dhe Antikontrabandës detare, prezantuan me profesionalizëm mënyrat, mjetet, metodat dhe kapacitet operacionale që disponon shteti shqiptar për ndjekjen dhe parandalimin e akteve terroriste dhe kriminale në hapësirën detare. Këtë fakt e vlerësuan dhe ekspertët e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në BE. Në fund të vizitës misioni i ekspertëve të BE u njoh konkretisht me punën që bëhet në sallën e QNOD, “Fiqiri Kupe”, për ndjekjen dhe monitorimin e situatës detare nga personeli i institucioneve tona detare, që kryejnë shërbim “non stop”, 24 orë në këtë mision fisnik për popullin shqiptar. Gjatë vizitës misioni i ekspertëve të BE, shoqërohej nga specialistë të Ministrisë sonë të Brendshme, të Drejtësisë dhe Integrimit.

Filed Under: Analiza Tagged With: Shefqet Kercelli, Specialistët e BE, testojnë shqiptaret

Nje leter per Memorial Day

May 30, 2016 by dgreca

    Nje leter per Memorial Day
Dear Commander Kercelli,

At MOAA, we embrace the full meaning of Memorial Day.

For more than two centuries, untold numbers of Americans have answered the call to duty. Freedom is our cause, but freedom does not come free, and many paid the ultimate price. They truly deserve to be remembered. The America we know would not be the same were it not for the men and women we honor on Memorial Day.

We also pay tribute to the unsung heroes and heroines of our nation’s defense—the spouses, children and families of our servicemen and women. You might not have worn our nation’s uniform, nor carried a rifle on your shoulder, but you have carried the weight of worry. Through your personal sacrifice in time of war and peace, you, too, have served our nation, and we salute you.

The video message below illustrates the purpose for pausing for one minute, wherever you may be today, in an act of gratitude for those who have given their lives in service to our nation and for the sacrifices of the family members who were left behind.

Sincerely,

Lt. Gen. Dana T. Atkins, USAF (Ret)
President

 

May 29, 2016

Filed Under: Komente Tagged With: Nje leter per Memorial Day, Shefqet Kercelli

Ushtarakë shqiptarë në stërvitjen e NATO-s, Poloni

May 25, 2016 by dgreca

Më shumë se 150 forca ushtarake shqiptare të batalionit të dytë të këmbësorisë, të quajtur ndryshe dhe “Zemërluanët”, po marrin pjesë në stërvitjen “Brilliant Jump 2016”, në Poloni. Stërvitja “Brillant Jump 2016”, (pjesa II), zhvillohet në periudhën 17-27 maj, në rajone të ndryshme stërvitore të Polonisë. Qëllimi i kësaj stërvitje është trajnimi i forcave të reagimit të shpejtë të NATO për një dislokim të shpejtë në zonën e caktuar të operacionit. Trupat shqiptare në këtë stërvitje marrin pjesë së bashku me ato angleze, spanjolle dhe polake. Stërvitja zhvillohet për të provuar Planin e Veprimit të Gatishmërisë së NATO-s dhe të gjitha elementet ushtarake që ajo ka si pjesë. Aftësia për t’u vënë në lëvizje në një kohë shumë të shkurtër, nëse kërcënohet sovraniteti i një shteti anëtar të NATO-s, eshte nje synim tjeter i kesaj stervitje. Kapiteni i trupanve shqiptare, Ervin Çaushaj u shpreh përpara stërvitjes se, “këmbësoria shqiptare është e lehtë, shumë fleksibël dhe e aftë për të vepruar në çdo terren dhe në çfarëdo kushtesh. Jemi plotësisht operacionalë dhe të aftë”. Stërvitja “Brilliant Jump 2016” (pjesa II “Stërvitje dislokueshmërie”), është stërvitja e tretë, nga katër stërvitje që do të zhvillohen në këtë periudhë në Poloni. Është paraprirë nga Brilliant Jump, (pjesa I-re, ”Stërvitje provë gatishmërie”) dhe stërvitja “Trident Joust”, të zhvilluara muajin e kaluar. Brilliant Jump II, do të pasohet  nga stërvitja Brilliant Capability” (29 maj-03 qershor). Të gjitha këto stërvitje kanë si qëllim testimin e Planit të Gatishmërisë së Veprimit të NATO, (RAP), si një nga produktet kryesore të Samitit të NATO 2014 të Uellsit, i cili i parapriu Samitit të Varshavës që do të zhvillohet me 8 – 9 qershor 2016. {Sh.K}

Filed Under: Kronike Tagged With: Poloni, Shefqet Kercelli, stervitjen e NATOS, Ushtarakët shqiptarë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT