Nga Shefqet Kërcelli/
Pasditen e datës 7 qershor 2016, përfaqsues të misionit të ekspertëve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në strukturat e Bashkimit Evropian, në zbatim të programit bashkëpunues me Ministrinë tonë të Integrimit, zhvilluan një vizitë në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare, Plepa{Durrës}. Qëllimi i kësaj vizite ishte vlerësimi, bashkëpunimi ndërinstitucional, shkëmbimi i informacionit midis agjencive të zbatimit të ligjit, në luftën kundër krimit të organizuar nga insitucionet shtetërore të QNOD, përfshirë doganat, administratorin e AML dhe shkëmbimin e të dhënave në sistemin MEMEX. Fillimisht ekspertët e BE, të kryesuar nga zoti Theo By, u pritën nga Drejtori Administrativ i QNOD, Gjeneralmajor{R}, Zyber Dushku dhe kuadro kryesorë, përfaqsues të dikastereve përbërës të qendrës. Në vijim specialistët e BE u njohën shkurtimisht me një historik të shkurtër të QNOD, misionin e saj, institucionet përbërës si, Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, e Transportit, e Financës, e Mjedisit, e Bujqësisë dhe Turizmit, përgjegjsitë e këtyre institucioneve në kuadrin e detyrës së përbashkët, struktura e QNOD, stafi operacional e ai mbështetës, baza ligjore, sistemet në përdorim, disa nga operacionet kryesore të realizuara gjatë këtij viti për shkelje të ligjshmërisë detare dhe shpëtimin e njerëzve, vecanërisht operacionet antidrogë dhe kundër peshkimit të paligjshëm. Gjithashtu misioni i ekspertëve të BE u njoh dhe me patrullimet e kryera nga mjetet e cdo institucioni, analiza e riskut për cdo operacion, sipas modelit të ICITAP, trajnimet dhe stërvitjet e realizuara jo vetëm me personelin dhe kordinatorët e QNOD, por dhe me specialistët e institucioneve kryesore detare të vendit. Sigurisht në këto trajnime, QNOD ka përfituar nga asistenca teknike dhe përvoja e specialistëve të ICITAP, {Ekspertë të SHBA} PAMECA, {BE}, dhe stërvitjet e realizuara me Flotën e 6-të të SHBA e Qendrën e Simulimeve, drejtuar nga specialistë amerikanë. Në përfundim të këtij prezantimi ekspertëve të BE, ju shpjeguan projektet afatshkurtër dhe afatgjatë të zhvillimit të QNOD, si një nga institucionet kryesore të ndjekjes së situatës detare në vendin tonë. Mbas këtij shpjegimi, zoti Theo Bay, shprehu kënaqësinë që të gjitha këto institucione që punojnë së bashku në teatrin detar. Ndërkohë specialistët e misionit të ekpertëve treguan interes për vështirësitë që hasen gjatë bashkëpunimit institucional, funksionimin e QNOD, si një institucion i vecantë që nuk e kanë vendet e tjera, shkëmbimin e informacionit horizontal e vertikal, database i të dhënave, bashkëpunimi me strukturat e MB, ato homologe fqinje, Interpol, Europol, ato të BE e jo anëtare të BE, etj. Misioni i ekspertëve të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të BE, kërkoi shpjegime në lidhje me operacionet e kryera për ndalimin e trafikantëve të drogës në det, zonat me rrezik, burimet e informacionit, si procedohet për këto raste, kompetencat e hetimit të cështjeve dhe dokumentacioni përkatës që cohet në prokurori. Ishte një debat specialistësh, ku krahas Drejtorit të QNOD, kordinatori i Policisë Kufitare dhe Antikontrabandës Detare shpjeguan praktikën e punës që ndiqet nga strukturat tona që nga zbulimi, ndjekja dhe procedimi penal. P.sh.gjatë periudhës 4 mujore të këtij viti janë zhvilluar disa operacione antidrogë, sidomos në zonën jugperëndimore, të cilat kanë qenë efikase, duke bashkëpunuar me policinë italiane dhe greke. Ekspertët e BE kërkuan realizimin e një operacioni konkret në det, që nga marrja e informacionit, lëvizja, ndjekja e nxehtë në ujërat territoriale dhe ndërkombëtare, deri në kapjen e tij dhe shkalla e veprimit të Kodit Detar e Penal. Në vazhdim specialistët tanë i shpjeguan të gjithë procedurat që ndiqen në këto raste, nga marrja e informacionit, kapjen e shkelsit dhe cuarjen e provave në prokurori, e cila vazhdon hetimin dhe ndëshkimin ligjor. Tashmë është fakt që shteti shqiptar në sajë të asistencës së SHBA dhe BE, i ka strukturat dhe legjislacionin përkatës për të zbuluar, ndjekur e ndëshkuar të gjithë shkelsit e ligjit në hapësirën tonë detare. Për këtë është organizuar puna në grupe drejtimi, grupe në terren dhe grup hetimor, të cilat kanë kapacitetet e nevojëshme për të ndëshkuar cdo incident detar. Kontrabanda detare, emigracioni i paligjshëm, kufiri i përgjegjsisë së QNOD, strukturat dhe legjislacioni, marja dhe shkëmbimi i informacionit, ishin cështje të tjera që u diskutuan gjatë takimit midis ekpertëve tanë dhe BE. Gjatë takimit u nënvizua se, bazuar në strukturat respektive që ka cdo shtet për ndjekjen dhe monitorimin e situatës detare, cdo shtet anëtar ose jo i BE, ka vecoritë e tij në organizimin dhe funksionimin e strukturave për zbatimin e ligjit në det, por ajo që është e përbashkët konsiston në faktin se realizimi i misionit dhe qëllimi është i njëjtë. Psh. tek ne nqs QNOD, Policia Kufitare, Antikontrabanda Detare, Roja Bregdetare, etj, zbulojnë, ndjekin dhe paraqesin provat e faktet në prokurori, në shtete të tjera anëtare të BE, kjo procedurë mund të mbyllet me dy institucione që kanë dhe eksluzivitetin e policisë gjyqësore. Gjatë takimit u shkëmbye eksperienca dhe në mënyrat dhe metodat e trafikut të drogës, nga mjetet e vogla, të peshkimit, kontainierët, anijet e mëdha, drejtimet e lëvizjes së tyre, si dhe vecoritë e cdo vendi për këtë fenomen. Theksojmë se ekspertët tanë të QNOD, Policisë Kufitare dhe Antikontrabandës detare, prezantuan me profesionalizëm mënyrat, mjetet, metodat dhe kapacitet operacionale që disponon shteti shqiptar për ndjekjen dhe parandalimin e akteve terroriste dhe kriminale në hapësirën detare. Këtë fakt e vlerësuan dhe ekspertët e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në BE. Në fund të vizitës misioni i ekspertëve të BE u njoh konkretisht me punën që bëhet në sallën e QNOD, “Fiqiri Kupe”, për ndjekjen dhe monitorimin e situatës detare nga personeli i institucioneve tona detare, që kryejnë shërbim “non stop”, 24 orë në këtë mision fisnik për popullin shqiptar. Gjatë vizitës misioni i ekspertëve të BE, shoqërohej nga specialistë të Ministrisë sonë të Brendshme, të Drejtësisë dhe Integrimit.