• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Koncert recital i të rinjve durrsakë Gea Sefa dhe Bredlin Shaba {Dede}

April 2, 2016 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/

Dhjetra qytetarë durrsakë shijuan një fundjavë ndryshe mbasditen e 2 prillit, duke ndjekur interpretimin e dy muzikantë të rinj durrsakë, pianistes Gea Sefa dhe kitaristit Bredlin Shaba{Dede}.  Për më se 1 orë në Odeonin “Nikolin Xhoja” të teatrit “Aleksandër Moisiu”, dy instrumentistët e talentuar i dhuruan emocione të bukura pjesmarrëve në këtë recital me pjesë muzikore të kompozitorëve vendas e të huaj. Fillimisht zonjusha Gea interpretoi në piano seneville Adelina, Bach tokata, Moxart, Bethoven fur elise, seneville como el amor, Brahms valle hungareze, etj. Interpretimi me plot ndjenjë, individualitet, ngrohtësi dhe qetësi, krijuan një atmosferë të këndshme tek publiku. Më pas djaloshi Bredli, interpretoi plot kolor pjesë e melodi të stileve të ndryshme muzikore si, serenata spanjolle, mazurka, roselada, dy kitarat, romanca, etyde të autorëve të shquar, etj. Kështu dy muzikantët me lojën e performancën e tyre të saktë u durtrokitën shpesh herë nga publiku gjatë koncertit. Koncerti ishte përgatitur me kujdes nga mësuesit e shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli”, Eduard Tereziu dhe Afërdita Mara, mbas një pune serioze disa mujore. Kështu protogonistët e këtij koncerti, Gea dhe Bredlini, pamvarësisht se studjojnë tek shkolla 9-vjecare “Vincens Prendushi”, në sajë të pasionit e studimit të tyre për muzikën, arritën të japin një koncert me nivel në Odeonin “Nikolin Xhoja”. Zoti Eduard Tereziu na shpjegon vlerat dhe rëndësinë e një koncerti të tillë me muzikë të zgjedhur nga autorë të huaj e vendas.  Koncerti recital është përgjegjsi e madhe, pasi je në kontakt direkt me publikun, por Gea dhe Bredli e justifikuan përgatitjen e tyre. Është e një rëndësie të jashtëzakonëshme angazhimi i të rinjve me muzikën, thotë ai. Përvetsimi i instrumentave të ndryshme muzikore, kalimi i kohës në tingujt e muzikës, i shërben jo vetëm edukimit, etikës dhe kulturës, por dhe kalimit të kohës në mënyrë aktive. Nuk mund ta perceptosh se si e kalojnë kohën të rinjtë sot, me lojërat elektronike, kafene, jetë pa kuptim. Për këtë nuk mjafton vetëm procesi mësimor, institucionet e ndryshme arësimore para dhe pas dite, apo tradita muzikore. Duhet mirëkuptimi i familjeve, interesi i publikut dhe opinionit për këtë qëllim. Mbi të gjitha kjo ceshtje ka të bëjë dhe me të ardhmen e kësaj gjenerate të re, që duhet të orientohet drejt së mirës, vlerave njerzore e humane. Në këtë mes muzika ka vendin dhe rolin e vet, theksoi zoti Tereziu.

Filed Under: Kulture Tagged With: Bredlin Shaba {Dede}, Gea Sefa dhe, koncert recital, Shefqet Kercelli

Marinsat e Ambasadës së SHBA në Tiranë, në ndihmë të komunitetit

April 1, 2016 by dgreca

Tashmë është bërë traditë që marinsat e Ambasadës së SHBA në vendin tonë marin pjesë në aktivitete të ndryshme për mirëmbajtjen e mjedisit, gjelbërimin e ambienteve të ndryshme rreth qendrave të banuara, përmirësimin e infrastrukturës të shkollave, kopshteve e cerdheve, dhurimin e ndihmave për jetimoret, dhënien e koncerteve të ndryshme, etj. Dora dhe mëndja e këtyre djemve me uniformën e marinsave ka lënë gjurmë në mjaft qytete dhe qendra të banuara të Shqipërisë, nga Vlora në Sarandë, nga Durrësi në Tiranë, nga Korca në Shkodër e Kukës, etj. Ditët e fundit Trupa e marinsave, Komiteti i Gjelbërt, dhe vullnetarë të tjerë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ndihmuan në mbjelljen e pemëve, ndërtimin e gardhit dhe lyerjen e mureve të parkut të ri për romët në lagjen e Tufinës në Tiranë. Ky grup punoi së bashku me stafin e Ecovolis, si edhe me vetë pjestarët e komunitetit rom. Madje marinsat ftojnë dhe banorët e tjerë për tu bërë pjesë e këtyre projekteve. Ata thonë se, edhe ju mund të bëheni vullnetar. Ndaj mblidhuni së bashku me miqtë apo fqinjët tuaj dhe mundohuni të ndihmoni në hapësirat më problematike të komunitetit tuaj, theksojnë ata. Në këtë mënyrë ata japin një shembull të mirë jo vetëm për ushtarakët shqiptarë, por gjithë qytetarët shqiptarë.

US Embassy Tirana’s Marines, Green Committee, and other volunteers helped plant trees, build a fence, and paint walls at the new Roma Park in the Tufine neighborhood of Tirana. Our group worked alongside staff from Ecovolis, as well as several members of the Roma community itself. You can be a volunteer, too. Get together with your friends or your neighbors and try to help in the most problematic areas of your community. Photos: Courtesy of Geoffrey Parker //http://www.geoffreyparkerphoto.com/

{Shefqet Kërcelli}

Filed Under: Komente Tagged With: Marinsat e Ambasadës së SHBA, ne ndihme, Shefqet Kercelli, TE KOMUNITETIT

Robert Elsie: Të plotësohet boshllëku në historinë e Shqipwrisë

April 1, 2016 by dgreca

Për albanologun Robert Elsie, një pjesë e mirë e historisë së Shqipërisë nuk njihet ende. Vakuumi i krijuar, sipas gjuhëtarit mund të mbushet përmes dokumentimit të historisë verbale, siç u shpreh ai në konferencën e mbajtur për këtë qëllim, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. “Historia e Shqipërisë është shkruar nga të huajt, jo nga shqiptarët, të cilët kanë mbetur memecë në fakt. Nuk ka shumë burime, ndërkohë që ka shumë pjesë të historisë së Shqipërisë që nuk njihen fare. Dhe ajo që mungon, mbase mund të plotësohet nga historia gojore”, thotë albanologu Robert Elsie. Pjesa e munguar e historisë sonë mund të plotësohet kryesisht nga historia gojore, ajo që flitet, kontribues të së cilës mund të jenë edhe gazetarët, përmes intervistave që ata realizojnë me njerëz të ndryshëm. Por, në shumë raste, kjo gjë mund të arrihet nga vet familjet, të cilat duhet të tregojnë interes të shkruajnë historinë e tyre, si në rastin e historisë çame.
“Çamët kanë përjetuar gjëra të tmerrshme në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ende edhe sot ka njerëz që janë gjallë, që i kanë përjetuar ato gjëra kur ishin të vegjël. Ata tani janë pleq, por fëmijët e tyre a nuk mund të pyesin dhe të interesohen se çfarë ka ndodhur? Duhet ta kemi të qartë, sepse nuk dimë shumë. Historia e Çamërisë është shkruar nga grekët”, tha më tej albanologu Elsie. Dokumentimi i historisë, për hartuesin e dhjetëra librave historikë për Shqipërinë, bart vlera të mëdha në ruajtjet e dialekteve, duke parandaluar zhdukjen e tyre. {SH.K}

Filed Under: Histori Tagged With: Plotesimi i Historise, Robert Elsie, Shefqet Kercelli

Durrës, takimi i Ministrave të jashtëm të Ballkanit

March 31, 2016 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/ Janë mbledhur në Durrës, më datën 30 mars 2016, Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky është takimi i katërt në kuadër të procesit që mori udhë në Berlin. Pjesë e kësaj nisme janë ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi. Gjithashtu në takim marin pjesë dhe Ministri i jashtëm  Norvegjisë, sekretari i shtetit të Francës për çështjet evropiane Harlem Desir dhe nënsekretari i shtetit në Ministrinë e Jashtme të Italisë, Vincenzo Amendola. Njëkohësisht, në takim marin pjesë edhe Ministri i jashtëm i Çekisë, Lubomir Zaoralek, pasi ai është edhe kryesuesi i radhës i Grupit të Vishegradit, si edhe Goran Svilanovic, Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Në Durrës, Serbia dhe Kosova nuk përfaqësohen me ministra, ndërkohë që mer pjesë edhe Komisioneri Hahn. Paraprakisht, në kuadër të këtij Ministeriali, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati zhvilloi takime me homologun maqedonas Nikola Poposki, sekretarin francez të Shtetit, Harlem Desir dhe nënsekretarin italian për Punët e Jashtme, Vincenzo Amendola. Fillimisht ministri i jashtëm Ditmir Bushati, priti  pjesëmarrësit e këtij takimi në mjediset e Hotel “Palace”, në Durrës, Temë diskutimi në këtë takim të kryediplomatëve të rajonit janë projektet rajonale, sidomos ato në infrastrukturë dhe në energji. Këtu përfshihet ajo që njihet si “Autostrada e Kaltër”, projekt që nis në Kroaci, vijon në Bosnje, Mal të Zi dhe Shqipëri, duke lidhur gjithë bregdetin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu po diskutohet edhe për projektin tjetër madhor po në infrastrukturë, ai Nish-Prishtinë-Durrës. Një tjetër që projekt që ndodhet në tryezë është dhe projekti i linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni. Pra, gjatë  këtij takimi Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, po diskutojnë projektet e bashkëpunimit rajonal, para organizimit të samitit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Paris. Takimi i ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor mbyllet sot më datën 31 mars.

Filed Under: Rajon Tagged With: Durrës, Shefqet Kercelli, takimi i Ministrave të jashtëm, te Ballkanit

Dielli arkiv-Mes emigrantëve sirianë, luftëtarë të ISIS”

March 29, 2016 by dgreca

Dielli, September 15th, 2015/*

Ndërkohë që Bashkimi Europian ra dakord në parim për shpërndarjen e 160 mijë refugjatëve në shtetet e unionit, një tjetër deklaratë e fortë ka ardhur mbi emigrantët sirianë që çdo ditë e më shumë po zbarkojnë në brigjet italiane e në ishujt e Greqisë.

“Dy në 100 emigrantë sirianë janë mbështetës të Shtetit Islamik”. Ky është paralajmërimi që ministri libanez i arsimit i ka dhënë Kryeministrit britanik, David Cameron.

Ministri libanez, Elias Bousaab, i cili u takua me Cameron gjatë një vizite të papritur në Britani, tha se grupi ekstremist po dërgon xhihadistë të trajnuar për të goditur objektivat në Perëndim.  Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Europës do t’i duhet të përballet me mbi 3000 xhihadistët, të cilët sipas ministrit libanez, janë mes 160 mijë refugjatëve që do të shpërndahen në shtetet e BE- së. Bousaab tha se duhet një bashkëpunim më i madh në luftën ndaj Shtetit Islamik, pasi sipas tij ISIS është në një rritje të vazhdueshme dhe më e frikshmja është se ata kanë rekrutuar edhe një numër të madh fëmijësh. “Bota duhet të zgjohet e të bëjë diçka për këtë”, tha Elias Bousaab në takimin që pati me Cameron. {Sh.Kercelli}

*PS: Ky shkrim eshte botuar ne Dielli 15 shtator 2015, ishte paralajmerimi I pare qe dha nje gazete shqiptare per rrezikun e ISIS me te infiltruar te ISIS ne radhet e refugjateve. E ribotojme me kerkese te lexueseve.

Ne Foto:Harta e goditjeve terroriste-Origjinal.

Filed Under: Histori Tagged With: luftëtarë të ISIS”, Mes emigrantëve sirianë, Shefqet Kercelli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT