Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare akademiku Kristo Frashëri. Sipas njoftimit të shpërndarë nga Akademia e Shkencave, profesori është shuar nga shkaqe natyrore mbrëmjen e së dielës. Ceremonitë në nderim të tij do të mbahen ditën e mërkurë më 3 shkurt, nga ora 12 deri në ora 13, në Akademinë e Shkencave. Kristo Frashëri, pinjoll i familjes së madhe të Frashërllinjve, ka qenë një ndër figurat më të njohura duke filluar veprimtarinë e tij shkencore që prej vitit 1938. Ai ka një numër të madh botimesh studimore, historike, dokumentare dhe shkencore ku janë trajtuar periudha të ndryshme, figura dhe elementë të tjerë përmes të cilëve ka kaluar Shqipëria dhe shqiptarët. Është e vështirë të bësh sot një përmbledhje të të gjithë veprave të akademikut Frashëri, sepse hapësira e tyre është mjaft e gjerë, ashtu si periudhat historike të trajtuara prej tij. Një nga shqetësimet më të mëdha të tij e që haset në të gjitha botimet është dëshira e fortë për të sjellë në vend të gjitha deformimet që i janë bërë historiografisë shqiptare ndër shekuj. Mbeten të rralla veprat e tij për Skëndërbeun, Pernadorinë e Arbërit, Pavarësinë, Rilindjen, kufijtë e cunguar të Shqipërisë në 1913, por edhe për Çamërinë, Epirin, Kosovën, Himarën, shqiptarët e Maqedonisë e deri për kryeqytetin Tiranën. Kristo Frashëri mban titullin Nderi i Kombit, dhënë nga presidenti i atëhershëm Bamir Topi. Shqipëria humbi padyshim historianin më të madh të 100 viteve të fundit, që megjithatë do të lërë pas veprat e tij si një mënyrë për të mbetur gjithmonë mes njerëzve që duan të shohin e kuptojnë historinë dhe të vërtetat e saj. {Sh.K}
Google sfidon përsëri Apple
Google sfidon Apple duke testuar një mënyrë të shpejtë për të shkarkuar aplikacione direkt nga interneti apo Google Search. Funksioni i ri, aktualisht në fazat e para të eksperimentimit vetëm në një grup përdoruesish, është një lloj stenografie, për të kaluar në një fazë tjetër, pra të hyrjes në dyqanin dixhital, në rastin specifik Google Play Store, ku zakonisht aplikacionet shkarkohen falas apo blihen. “Po eksperimentojmë mënyra të reja për të dhënë rezultatet më të mira të kërkimit, dhe të gjejmë atë që duam në mënyrën më të thjeshtë të mundshme”, ka thënë për Wall Street Journal një zëdhënës i Google. Sipas kësaj të përditshme, shkarkimi i aplikacioneve direkt nga faqja e rezultateve të kërkimit, redukton kohën e largimit nga shërbimet kryesore të Google.
{SH.K}
Në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare, {QNOD} analizon punën 1 vjecare /
Nga Shefqet Kërcelli/
Më datën 8 janar 2016, në Qëndrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare {QNOD}, Plepa, Durrës, u zhvillua analiza e punës së kryer nga ky Institucion për vitin 2015 për monitorimin e situatës detare në vendin tonë. Në analizë morën pjesë drejtues të QNOD dhe titullarë nga institucionet pjesmarrëse të këtij institucioni, Forca Detare, Policia Kufitare dhe Imigracionit, Antikontrabanda Detare, Administrata Detare dhe Kapitaneria, Drejtoria e Peshkimit në Ministrinë e Bujqësisë, përfaqsues të Ministrisë së Mjedisit, etj. Fillimisht Gjeneralmajor{R}, Maksim Malaj, Drejtor Administrativ i QNOD, i uroi një vit të mbarë të gjithë institucioneve pjesmarrëse në këtë institucion dhe më pas prezantoi disa nga aktivitetet dhe problematikën kryesore me të cilën është përballur QNOD përgjatë vitit të kaluar. Në vijim zoti Malaj evidentoi disa nga operacionet kryesore të realizuara nga institucionet tona detare gjatë vitit 2015, bashkërendimi i mjeteve dhe personelit për realizimin me sukses të tyre, stërvitjet e trajnimet e kryera për përgatitjen e personelit, në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA, Flotën e 6-të në Mesdhe, Qendrën e Simulimeve të FA, Guardia Financën, etj. Gjithashtu zoti Malaj theksoi përpjekjet për përmirësimin e kuadrit ligjor të QNOD dhe subjekteve të tjera detare, vështirësitë e hasura gjatë bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbajtjes në gatishmëri të sistemeve vëzhgues të hapësirës detare, zbatimi i ligjshmërisë në det, realizimi i buxhetit, etj. Në këtë analizë ne për herë të parë paraqesim dhe analizën e riskut, atë se cfarë ka ndodhur në operacionet detare dhe efektshmërinë e tyre. Në sajë të punës e përkushtimit të personelit përbërës të institucioneve detare u arrit që gjatë vitit 2015 të shpëtohen 79 persona, 26 mjete detare, kryesisht peshkatore dhe mjete turistike, ndërsa për shkelje ligjore u ndaluan 8 mjete detare, tha Gjeneral Malaj. Në vijim të analizës Kapiten i Rangut të I-rë{R}, Astrit Aliaj, ZvDrejtor i QNOD, trajtoi gjerësisht punën e QNOD gjatë vitit 2015. Gjatë këtij viti, QNOD-ja ka organizuar punën dhe ka pasur angazhimin maksimal për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive që rrjedhin nga aktet ligjore e nënligjore. Direktiva e Mbrojtjes, Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, Kodi Detar, Ligji për Peshkimin, VKM për Ndotjet Detare, etj, ka qenë baza udhëzuese për hartimin e planeve e programit 1 vjeçar të punës së QNOD-së. Në vijim zoti Aliaj nënvizoi prioritet dhe objektivat kryesore të QNOD, ndjekja e situatës detare, informacionet e mara nga SIHVD, sistemit Automatik të Identifikimit, sistemit BlueBox, Patrullimet nga Roja Bregdetare, Policia Kufitare, Antikontrabanda Detare, trajnimi i personelit e strukturave përfaqsuese në Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëengjin me mbështetjen e Ambsadës së SHBA dhe misionit ICITAP, të cilat kanë synuar në njohjne e dispozitave ligjore e nënligjore, rregullave të drejtimit e komunikimit në det, sigurimin dhe analizimin e informacionit, vlerësimin dhe marrjen e vendimit për cdo situatë detare, njohjen e teknologjisë dhe apraturave të reja, etj. Vecojmë këtu seminarin e organizuar në sallën e trajnimeve të Autoritetit Portual Durrës për shtimin e sigurisë në porte nëpërmjet luftës kundër armëve të shkatërimit në masë dhe akteve terroriste, ku morën pjesë përfaqsues të institucioneve ligjzabtuese në det, nga jugu në veri. Krahas trajnimeve janë zhvilluar tre stërvitje të përbashkëta me Flotën e 6-të të SHBA në Vlorë dhe Durrës ku janë trajtuar tema që kanë të bëjnë me luftën kundër akteve terroriste, identifikimi i mjeteve të tyre, aftësimi i grupeve të bordingut për të vepruar në kushte të ndryshme ndaj shkeljeve të ligjshmërisë në det, etj. Krahas programit vjetor, në Qendrën e Simulimit të FA u zhvillua stërvitja “DELFINI 15-01”, për operacionet e Kërkim – Shpëtimit në det, zgjedhje kjo e lidhur edhe me situatën aktuale të fluksit të refugjatëve që vijnë nga Lindja e Mesme drejt rajonit të Ballkanit dhe ku ekziston mundësia e përdorimit të rrugëve detare nga ana e tyre. Kjo stërvitje është e dyta që zhvillohet midis QNOD-së dhe Qendrës së Simulimit dhe kishte si objektiv rritjen e aftësive individuale dhe kolektive të oficerëve të shërbimit të institucioneve të Sallës Operacionale dhe koordinatorëve të institucioneve pjesëmarrëse në QNOD, në planizimin dhe drejtimin e operacioneve detare ndërministrore (SAR) duke përdorur Simulimin Taktik dhe të Konfliktit të Përbashkët (JCATS) si dhe me mjete e teknologji të tjera të avancuara trajnuese. Në përfundim të stërvitjes me oficerët e shërbimit dhe koordinatorët e institucioneve u zhvilluan analizat pas veprimit, në të cilat u shqyrtua me përgjegjësi detyra e marrë, vlerësimi i situatës, marrja e vendimit dhe ndjekja e situatës detare. Duhet theksuar se QNOD është institucioni që ka zhvilluar më shumë trajnime e stërvitje të personelit që shërben në gjithë institucionet detare. Shefi i trajnimeve të QNOD, Kapiten i Rangut të II-të {R}Aleko Kamberi, na sqaron se këto stërvitje e trajnime i kanë shërbyer më së miri rritjes së aftësive profesionale, jo vetëm të personelit të QNOD, por gjithë institucioneve shtetërore, ndërsa kanë ndikuar dhe në shtimin e nivelit operacional të tyre. Gjatë vitit 2015, personeli i QNOD-së punoi dhe për përfundimin e planit kombëtar të emergjencave, detyrë kjo në zbatim të VKM-së Nr.480, dt. 25.07.2012 “Për Reagimin ndaj Ndotjeve Detare në Republikën e Shqipërisë”. Po ashtu janë zhvilluar takime të vazhdueshme në prefekturat bregdetare, portet shtetërore e ato private duke dhënë asistencë ligjore dhe teknike në kuadër të hartimit të planeve të reagimit, të cilat janë miratuar për shkallën e parë dhe të dytë. Aktualisht QNOD po punon për përfundimin e detyrimeve për shkallën e tretë të reagimit ndaj ndotjeve detare. Në kuadër të Projektit IPA Adriatik “HAZARD”, nën drejtimin e Ministrisë së Mjedisit dhe me pjesëmarrjen e vendeve të rajonit, Itali-Shqipëri-Mali Zi, QNOD me përfaqësuesit e saj mori pjesë në stërvitjen e përbashkët PAM-EX 2015, e cila u organizua në muajin maj, në qytetin e Durrësit. Kjo stërvitje kishte si synim të verifikonte gjëndjen e kapaciteteve reaguese si dhe të identifikonte boshllëqet në bashkërendim dhe bashkëveprim të institucioneve të përfshira në reagim sipas Planit Kombëtar. Për të gjitha stërvitjet e zhvilluara, mësimet e nxjerra dhe rekomandimet përkatëse u janë dërguar institucioneve dhe në bashkëpunim me koordinatorët janë marrë masa për trajnimin e personelit dhe përmirësimin e proçedurave të veprimit. Për përmirësimin e komunikimit me kapiteneritë e porteve u mundësua paisja e tyre me radio të sistemit TETRA dhe në kapiteneritë e Vlorës, Sarandës e Shëngjinit u instaluan edhe radiot stacionere me fuqi 10 Wat për fuqizimin e sinjalit. Aktualisht jemi në fazën e përmbylljes së studimit, i cili po realizohet nga PAMECA IV për përmirësimin e këtij sistemi si dhe me ndihmën e misionit EXBS po punohet për vendosjen e stacioneve të tjera shtesë për mbulim të plotë me sinjal radio. Gjithashtu pjesë e studimit PAMECA IV është dhe ngritja e faqes web për shkëmbimin e informacionit në kohë reale. Përveç sistemeve të monitorimit dhe komunikimit, në QNOD është punuar sistematikisht dhe është bashkëpunuar me përfaqësuesit e ICITAP-it në QNOD, për realizimin e aplikacioneve, për gjenerimin e raporteve ditore dhe raporteve operacionale. Këto aplikacione kanë për qëllim standardizimin e informacionit të gjeneruar për çdo event/operacion, raportimin ditor, si dhe qëllime statistikore, të cilat na vijnë në ndihmë për analizën e riskut. Me miratimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë, QNOD në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Peshkimore dhe Akuakulturës, Policinë Kufitare dhe Migracionit si dhe përfaqësuesve të firmës që e ka marrë në administrim për mirëmbajtje sistemin Blue-Box organizoi grupin e inspektimit dhe ushtroi kontroll në portet e Vlorës, Himarës, Sarandës, Shëngjinit dhe Durrësit ndaj mjeteve të peshkimit, të cilat duhet të kenë sipas kërkesave të ligjit të instaluar në bordin e tyre pajisjen e sistemit Blue-Box. Të gjitha problematikat e evidentuara në inspektimet e kryera janë trajtuar në informacionet që u janë drejtuar ministrive të linjës për marrjen e mëtejshme të masave dhe eleminimin e tyre. Pamvarësisht vendosjes në gatishmëri të sistemit Blue Box në muajin korrik, monitorimi i situatës peshkimore evidenton problematika të ndryshme, të cilat kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve të Inspektoriatit të Peshkimit për vendosjen nën kontroll të flotës peshkimore dhe zgjidhjen e problemeve. Nisur nga problematikat e vërejtura dhe për përmirësimin e proçedurave të punës, rritjen e kapaciteteve operacionale dhe ato bashkëvepruese, një rëndësi e veçantë i është kushtuar analizës së ngjarjes, ku në çdo analizë janë ftuar përfaqësues të institucioneve, të cilët kanë marrë pjesë apo kanë drejtuar operacionin detar. Nevoja e një bashkëpunimi në nivel institucional dhe ndërinstitucional, shkëmbimi i informacioneve ndërmjet institucioneve, mirëmbajtja e sistemeve dhe aseteve, kryerja e detyrës funksionale nga personeli, përmirësimi i akteve ligjore dhe nënligjore në lidhje me autoritetin, kompetencat dhe përgjegjësitë e institucioneve, etj, janë disa nga mësimet e nxjerra dhe rekomandimet e dala se ku duhet të përqëndrohet puna në të ardhmen. Analizat i shërbejnë jo vetëm rritjes së bashkëpunimit, por edhe aftësimit të personelit në sallën operacionale dhe atyre në terren. E veçantë gjatë vitit 2015 ishte ngritja e grupit të analizës së riskut me përfaqësues të institucioneve pjesëmarrëse, detyrë kjo e përcaktuar dhe në rregulloren e proçedurave të punës së QNOD-së. Gjatë këtij viti, për herë të parë, në ambjentet e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave u zhvillua analiza e riskut për periudhën janar-gusht 2015. Analiza pati si qëllim të saj jo thjesht evidentimin e fenomeneve të ndodhura në hapësirën detare, zonat e rrezikshme dhe ato më të nxehta, por edhe për të kërkuar mendime nga ana e strukturave përgjegjëse se çfarë u nevojitet dhe si mund ta përmirësojmë më tej analizën e riskut. Në të gjithashtu u rrahën mendime e pati sugjerime në lidhje me gjetjen e rrugëve të reja për marrjen e informacionit në kohë reale, rritjen e gatishmërisë së sistemeve dhe aseteve nga strukturat përgjegjëse, kualifikimin e personelit në qendër dhe në terren për ushtrimin e kontrollit dhe zbatimin e ligjshmërisë në hapësirën tonë detare. Në konferencën “praktikat më të mira” të organizuara nga misioni EXBS pranë Ambasadës Amerikane me pjesëmarrjen e QNOD-së, strukturave të Policisë Kufitare, Rojës Bregdetare dhe Kapitenerisë së Malit të Zi dhe Rojës Bregdetare të SHBA-së, u vlerësua misioni, organizimi dhe koncepti i funksionimit të QNOD-së, ku në themel të realizimit me sukses të misionit qëndron shfrytëzimi i informacionit dhe aseteve si dhe bashkëpunimi ndërinstitucional. Po ashtu vlerësojmë kontributin e ambasadës angleze, e cila mundësoi hapjen e kursit të anglishtes për njohjen dhe përdorimin të gjuhës operacionale për oficerët e shërbimit të Rojës Bregdetare. Krahas punës të bërë dhe arritjeve të evidentuara më lart, nisur dhe nga eksperienca disa vjeçare e ngritjes dhe funksionimit të qendrës, por edhe problematikave të konstatuara gjatë vitit që sapo kaloi mendojmë se vëmëndja e institucioneve pjesëmarrëse në QNOD, por edhe e personelit të saj duhet të fokusohet e përqëndrohet më tej në drejtimet, si:
-Përzgjedhja e stafit të shërbimit oficer civil të turnit në sallën operacionale, trajnimi i vazhdueshëm i tyre dhe ushtrimi i kontrollit nga ana e institucioneve pjesëmarrëse, me qëllimqë QNOD të rrisë rendimentin e punës dhe të garantojë suksesin e çdo operacioni në det. Informacioni dhe shkëmbimi i tij është një element shumë i rëndësishëm i mbarëvajtjes së punës, veçanërisht kjo në një qendër operacionale sikurse është QNOD. Misioni i qendrës është monitorimi i kufirit dhe hapësirës detare dhe reagimi i menjëhershëm për çdo situatë të krijuar. Informacioni merret si nëpërmjet sistemeve ashtu dhe nëpërmjet informacioneve që duhet të jepen nga institucionet në lidhje me asetet në dispozicion, me planet e lëvizjes së mjeteve detare, zbatimin e këtij plani apo ndryshimet e mundshme, hyrje-daljet në kohë reale të mjeteve detare në porte, etj. Po ashtu shkëmbimi i informacionit i siguruar nga shërbimet inteligjente të institucioneve në QNOD do të ndihmonte në organizimin e zhvillimin e operacionit dhe arritjen e suksesit. Pamvarësisht se evidentohet progres në këtë drejtim përsëri është e nevojshme rritja e besimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional. Njohja e situatës në hapësirën detare kërkon komunikim dhe shkëmbim të vazhdueshëm informacioni nga mjetet në patrullim(dhe jo vetëm) me sallën operacionale në QNOD.
Në pjesën e dytë të analizës vjetore, zonja Laureta Zeqja, specialiste IT në QNOD, prezantoi analizën e riskut për vitin 2015. Kështu gjatë vitit të kaluar nga institucionet tona detare u zhvilluan 54 operacione të kërkim-shpëtimit dhe sigurisë në det, 56 operacione për kontrollin e kufirit, 2 raste të luftës kundër trafikut të paligjshëm, 6 raste për mjedisin, 10 raste të veprimeve të kundraligjshme doganore, 31 raste per mbrojtjen e pasurive peshkimore, 240 raste për peshkimin e paligjshmë, etj. Këto operacione janë zhvilluar bazuar në regjimin juridik të Republikës së Shqipërisë, psh. Rregjimi i shërbimit të ndihmës dhe kërkim shpëtimit në det, kryesisht, MM, Regjimi i lundrimit dhe siguria në det, MM, MTI, Regjimi i kontrollit dhe mbikqyrjes së kufirit detar, MPB, MM, MF, MMjedisit, Regjimi doganor, MF, Regjimi i peshkimit dhe akuakulturës, MB, Regjimi i Mbrojtjes së mjedisit detar, MMjedisit, MM, MTI, Regjimi i Mbrojtjes së pasurive detare dhe nëndetare, MM, Ministritë e tjera që kanë interesa në det, Regjimi i Mbrojtjes së pasurive historike dhe arkeologjike, MTurizmit, Regjimi i Lundrimit Turistik, MT, MTI, Regjimi Fito-Sanitar, MB, etj. Ndërsa problematika kryesore gjatë vitit të kaluar konsistoi në përzgjdhjen e stafit të shërbimit oficer/civil të turnit, trajnimi i vazhdueshëm dhe kontrolli nga institucioni përkatës, shkëmbimi i informacionit ndërinstitucional, ruajtja e gatishmërisë së aseteve që ka cdo institucion, mjete, pajisje, teknologji, aparatura, rritja e përgjegjsisë së personelit në zbatimin e detyrave për të garantuar sukses dhe efektshmëri në cdo operacion detar. Në këtë analizë risku, u paraqitet gjithë panorama e operacioneve të zhvilluara, vëndet, periudhat, fenomenet, etj. Kjo do të shërbejë strukturave pjesmarrëse të QNOD, se ku duhet të përqëndrojnë vëmëndjen, forcat e mjetet në funksion të realizimit të misionit. Gjatë paraqitjes së dy materialeve dhe më pas pati pyetje dhe diskutime nga pjesmarrësit në këtë analizë. Kështu Gjeneralbrigade Ylber Dogjani, Komandant i Forcës Detare u ndal në efektivitetin e aseteve që ka vënë Forca Detare në shërbim të QNOD. Këtu përfshihet personel i kualifikuar, Sistemi i Vëzhgimit të Hapësirës Detare, {SIHVD}, Anije të klasave të ndryshme, etj. Duhet bërë kujdes në interpretimin statistikor të operacioneve të ndryshme në det, nënvizoi zoti Dogjani. Natyrisht anijet e Rojes Bregdetare, për vetë përmasat dhe koston nuk mund të përdoren shpesh në operacionet brenda kufirit 3 milsh, këtu, kuptohet përdoren lehtësisht mjete të Policisë Kufitare, Antikontrabandës, etj. Gjithashtu Gjeneral Dogjani kërkoi nevojën e një vendimarrje të përbashkët gjatë operacioneve dhe sqaroi punën konkrete për mirëmbajtjen dhe vënien në gatishmëri të sistemit SIHVD nga personeli i QVD dhe kompania fituese. Drejtues të Qëndrës së Bashkuar Operacionale,{QBO}, nënvizuan nevojën e një plani kombëtar të emergjencave detare, përmirësimin e sistemit ligjor dhe ndarjen e zonave të përgjegjsisë me fqinjët, Itali, Greqi dhe Mali i Zi. Zoti Xhevair Karaj, Drejtor i Shërbimeve Operacionale në Policinë e Kufirit dhe Emigracionit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional, gatishmërinë e ssitemeve të vëzhgimit të hapësirës detare, statusi i policisë gjyqësore, planet e përbashkëta të patrullimit, etj. Gjykoj se gjatë vitit 2015 është bërë një punë më e organizuar nga QNOD si në operacionet e zhvilluara ashtu dhe në trajnimet e stërvitjet ndërinstitucionale, tha zoti Ylli Hatellari, Drejtor i Antikontrabandës Detare. Është e nevojshme që në stërvitjet e këtij viti të ketë më shumë situata e variante për antikontrabandën detare dhe përmirësimi i komunikimit. Zoti Arjan Demiri, Drejtor i Shërbimeve Peshkimore në MB, vlerësoi punën e kryer gjatë vitit 2015 si dhe shtimin e kapaciteteve njerzore e logjistike për mbulimin më mirë të situatës në portet e vendit. Gjithashtu zoti Demiri theksoi forcimin e kontrollit dhe zbatimin rigoroz të ligjit të peshkimit si nga inspektoriati i peshkimit ashtu dhe nga institucionet e tjera. Për këtë kërkohet një bashkëpunim më efikas me Sallën Operacionale dhe zhvillimin e patrullimeve të përbashkëta. Përfaqësues të Guardia Financës Italiane, rezidentë në portin e Durrësit, falenderuan titullarët e institucioneve shqiptare për bashkëpunimin e derritanishëm dhe nënvizuan nevojën e shkëmbimit të ndërsjelltë të informacionit për cdo shkeljet ligjore në hapësirën detare, përfshi dhe atë italiane. Në fund Zoti Maksim Malaj, falenderoi dhe njëherë pjesmarrësit për punën e kryer nga institucionet tona detare dhe kërkoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit jo vetëm në sallë, por dhe në terren, drejtimin e operacioneve, shkëmbimin e informacionit, gatishmërinë e aseteve të cdo institucioni përbërës së QNOD, një valë të përbashkët komunikimi në radio dhe rritjen e përgjegjsisë së personelit të institucionit që ai drejton. Para largimit, titullarët e institucioneve vizituan sallën operacionale “Fiqiri Kupe”, ku panë konkretisht punën dhe gatishmërinë e personelit që shërben në këtë sallë.
Atashetë ushtarakë të SHBA, në Komandën e Forcës Detare në Durrës
Nga Shefqet Kërcelli/
Mesditën e datës 8 janar 2015, Atasheu Ushtarak i SHBA, Kapiten i Rangut të II-të Ralph Shield, i cili plotësoi misionin e tij në këtë detyrë në vëndin tonë, zhvilloi një vizitë në Komandën e Forcës Detare. Në këtë vizitë Commander Shield shoqërohej nga Atasheu i Ri Ushtarak i SHBA në Shqipëri, Kapiten i Rangut të II-të Samuel G. Wartell. Ushtarakët amerikanë u pritën në një takim të vecantë nga Komandanti i Forcës Detare, Gjeneral brigade Ylber Dogjani dhe Zv/Komandanti i FD, Kapiten i Rangut të I-rë Adnand Agastra. Fillimisht Gjeneralbrigade Dogjani i uroi mirëseardhjen miqve amerikanë dhe një vit të mbarë, pasi kjo është dhe vizita e parë në Komandën e Forcëve Detare për vitin 2016. Më pas zoti Dogjani falenderoi atasheun Ralph Shield për mbështetjen që Zyra e tij ka dhënë për Forcat tona të Armatosura, vecanërisht për Forcën Detare. E kam ndjerë ndihmën e Departamentit të Shtetit dhe Ambasadës së SHBA në cdo detyrë që kam kaluar, nënvizoi Gjeneral Dogjani, si në Komandën Mbështetëse dhe këtu në Forcën Detare, ku kam parë konkretisht dhjetra projekte bashkëpunimi. Ndaj Dera e Komandës së Forcës Detare dhe bazave të saj, do jetë e hapur në cdo kohë nga Saranda në Shëngjin dhe për atasheun e ri, Commander Wartell. Këtu zoti Wartell do gjejë bashkëpunëtorët më të afërt theksoi Ai. Gjatë takimit ushtarakët e dy vendeve evidentuan fushat më të rëndësishme të bashkëpunimit ushtarak midis Forcës sonë Detare dhe Departamentit të Mbrojtjes e Forcës Detare të SHBA, që nga arësimimi e trajnimi i detarëve ushtarakë shqiptarë, vizita të anijeve ushtarake të SHBA në vendin tonë, stërvitjet e përbashkëta, anijet ushtarake të dhuruara nga Departamenti i Shtetit gjatë këtyre 20 viteve, {të cilat kanë shërbyer për operacionet më të rëndësishme në hapësirën tonë detare}, përpjekjet për ti mbajtur ato në gatishmëri nga specialistët tanë dhe amerikanë, Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare, etj. FD ka zhvilluar stërvitje me specialistët amerikanë jo vetëm në teatrin detar, sic janë grupet e bordingut dhe ato të zhytësave EOD, por dhe në Qëndrën e Simulimeve të Forcave të Armatosura, një institucion që ka qenë tepër rezultativ për Forcat tona të Armatosura. Gjatë bisedës tepër miqësore ushtarakët e dy vendeve shkëmbyen eksperiencën dhe vështirësitë e karrierës së tyre si ushtarakë në shërbim të vendit dhe paqes në botë. Gjithashtu u diskutua mundësia e perspektiva e bashkëpunimit të FD me Komponentin Detar të NATO-s, Napoli dhe Flotën e 6-të të SHBA, {Mesdhe dhe Afrika Perëndimore}, duke përfshirë të gjitha vendet Joniano-Adriatike, Greqi, Itali, Slloveni, Kroaci, Mali i Zi dhe Shqipëri. Për të gjitha projektet e bashkëpunimit midis Forcës Detare dhe Zyrës së Atasheut Ushtarak Amerikan në Tiranë u ra dakord që të diskutohet në takimet e ardhëshme. Në fund Komandanti i FD, Gjeneral Dogjani i uroi Kapiten Ralph Shield një fat të mbarë në detyrën e re, ndërsa Kapitenit Samuel G.Wartell, mirëseardhjen në vendin tonë si përfaqsues ushtarak i aleatit strategjik të shqiptarëve. Gjatë këtyre ditëve ushtarakët e SHBA të akredituar në vendin tonë zhvilluan vizita në QNOD, {Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare} dhe Komandat e tjera të Forcave tona të Armatosura.
Autoriteti Portual Durrës, më pak lundrime në 2015-n
Në një vit, tragetet e linjave të lundrimit nga Durrësi drejt porteve të Italisë dhe anasjelltas kanë regjistruar më pak lundrime se viti paraardhës, ndërsa sasia e mallrave të transportuara ka njohur rritje. Sipas statistikave operative të Autoritetit Portual të Durrësit gjatë vitit që lamë pas tragetet janë shfrytëzuar nga 774.411 udhëtarë, ose 271 më pak se në vitin 2014. Numri i udhëtarëve në hyrje, përkatësisht 365.128, vazhdon të jetë më i ulët se ai i udhëtarëve në dalje që janë 409.283 gjithësej e që përdorin portin e Durrësit drejt porteve italiane të Barit, Brindizit, Ankonës dhe Triestes. E kundërta ndodh me autoveturat që regjistrojnë një numër më të lartë në hyrje. Kjo dhe për shkak të tregtimit të tyre në vend. Një rritje prej 3 përqind kanë shënuar kamionët me mallra. Gjatë një viti janë transportuar mbi 744 mijë ton mallra, ose 13 mijë ton më shumë se në 2014-n. Pavarësisht kësaj, në 365 ditët e vitit 2015, tragetet realizuan 1.090 lundrime, ose 43 më pak se një vit më parë. {Sh.K}.
- « Previous Page
- 1
- …
- 28
- 29
- 30
- 31
- 32
- …
- 44
- Next Page »