• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dezertojnë katër ushtarë të Forcave Komando

November 17, 2017 by dgreca

logo e MMZyra e shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes bën me dije se: Katër ushtarë të Forcave Komando, që kishin shkuar për një trajnim në Britaninë e Madhe, kanë qëndruar në Londër, duke mos u kthyer në Shqipëri me pjesën tjetër të grupit. Ushtarakët duhet të ktheheshin nga misioni në fund tetorit, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Në momentin kur është konstatuar se ushtarakët nuk janë kthyer, janë njoftuar autoritetet britanike. Eshtë bërë shpallja në kërkim e 4 komandove, Ylber Tokrri, Aleksander Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi. Më tej është bërë kallëzimi në prokurori. Prej disa javësh, mbeshtetur ne “Kodin Penal Ushtarak”, ndaj 4 efektivëve është depozituar kallëzim penal “Për dezertim”, pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Katër komandot shqiptarë që dezertuan duke mos u kthyer nga trajnimi në Londër, rrezikojnë deri në 5 vite burg, bazuar tek Kodi Penal Ushtarak. Në nenin 33 të Kodit, theksohet se shmangia nga shërbimi ushtarak ose dezertimi dënohet me 5 vite burg.

foto ilustruese

Shprehimisht:

Kodi Penal Ushtarak

SHMANGIA NGA SHERBIMI USHTARAK
Neni 33
Dezertimi Largimi nga reparti ose vendi i shërbimit, i ushtarëve dhe nënoficerëve, me qëllim shmangie përgjithmonë nga shërbimi ushtarak, si dhe mosparaqitja e tyre me të njëjtin qëllim në repartin ose vendin e shërbimit me rastin e emërimit, transferimit, kthimit nga misioni, nga spitali ose nga leja, dënohet me burgim deri në pesë vjet.

Po kjo vepër e kryer në kohë lufte ose në gjendje të jashtëzakonshme, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim jo më pak se dhjetë vjet. {Sh.K}.

Filed Under: Kronike Tagged With: dezertojne, katër ushtarë, Shefqet Kercelli, të Forcave Komando

SHBA: Kongresi-kompetencat e Presidentit për armët bërthamore

November 15, 2017 by dgreca

1 Capitol

Për të parën herë në mbi 40 vite, këto ditë Kongresi po shqyrton kompetencat e një presidenti amerikan për të shpallur një sulm bërthamor. Komiteti i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë do të mbajë një seancë dëgjimore të titulluar “Autoriteti për të urdhëruar përdorimin e armëve bërthamore”.Kryetari i Komisionit akuzoi Presidentin Trump muajin e kaluar se, po i vendoste Shtetet e Bashkuara në rrugën e një lufte të tretë botërore.Në gusht, zoti Trump premtoi se do të zbrazte “zjarr dhe zemërim, siç bota asnjëherë nuk kishte parë”, mbi Korenë e Veriut, nëse ajo do të vazhdonte të zgjeronte programin e saj të armëve bërthamore.

Hera e fundit që Kongresi debatoi këtë çështje ishte gjatë një seance dëgjimore katërditore në mars të vitit 1976.Senatori Chris Murphy, një demokrat nga Connecticut, shpjegon arsyet për seancën dëgjimore publike.

“Ne jemi të shqetësuar për faktin se presidenti është kaq i paqëndrueshëm, kaq shpërthyes dhe ka një proces vendimmarrjeje shumë impulsive, saqë mund edhe të urdhërojë një sulm me armë bërthamore, që është gjerësisht larg interesave amerikane për sigurinë kombëtare”.Diskutimet për një temë të tillë, në mënyrë publike, janë jo fort të zakonshme. Si Kryekomandant, Presidenti ka autoritetin të urdhërojë një sulm bërthamor, që mund të kryhet me nëndetëse, avionë apo raketa balistike ndërkontinentale, që përbëjnë të ashtuquajturën “triada bërthamore”.Sipas rregullave aktuale, presidenti amerikan mund të nisë sulmin duke përdorur kodet në një mekanizëm të quajtur “Futbolli”, që udhëton kudo bashkë me presidentin. Për këtë zoti Trump nuk është i detyruar të konsultohet me askënd dhe as të marrë leje nga askush.

Këshilltarët e tij më të lartë, si Sekretari i Mbrojtjes, ai i Shtetit apo këshilltari për Sigurinë Kombëtare nuk kanë asnjë rol në zinxhirin e komandës. Miratimi i Kongresit nevojitet për përdorimin e forcës ushtarake konvencionale, por fuqitë bërthamore mbeten në duart e presidentit, që nga agimi i erës bërthamore.Kjo, sepse një raketë balistike armike e lëshuar nga ana tjetër e botës, mund të godasë Shtetet e Bashkuara në vetëm 30 minuta. {Sh.K}

 

Filed Under: Komente Tagged With: ARMËT BËRTHAMORE, Kongresi, Kopetencat e Presidentit, Shefqet Kercelli

Edhe 12 autblinda te reja per Ushtrine shqiptare

November 6, 2017 by dgreca

 autoblinda 1

Nga Shefqet Kercelli/

Sot, e hene 6 Nentor 2017,  ne Komanden e Forcave Tokesore Zallher, u zhvillua ceremonia e dhurimit te 12 autoblindave te reja per ushtrine shqiptare. Vec ushtarakeve te Forces Tokesore ne ceremony morren pjese dhe Ministrja e Mbrojtjes Zonja Xhacka dhe Ambasadori Lu.

sot Lu dhe Xhacka

Tema kryesore ne ceremony ishte rritja e buxhetit të Mbrojtjes dhe faza e re e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve ishin mesazhet kryesore të ministres së Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka dhe ambasadorit amerikan z. Donald Lu, gjatë ceremonisë së dorëzimit të 12 mjeteve të blinduara nga qeveria amerikane për Forcat e Armatosura shqiptare. Në fjalën e tij, ambasadori Lu vlerësoi personalisht ministren Xhaçka për punën e saj në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, për të cilën ai ofroi mbështetjen e qeverisë amerikane, si dhe njoftoi ftesën për ministren e Mbrojtjes për të vizituar Pentagonin.

Fjala e plote e Ambasadorit LU

Ministre Xhaçka, Gjeneral Kollçaku, Gjeneral Cahani, anëtarë të guximshëm të Forcave të Armatosura shqiptare,

Ushtarët dhe marinarët shqiptarë janë heronj të vërtetë.  Kjo nuk ka qenë kurrë më e qartë se këtë javë kur marinarët shqiptarë në anijen detare “Oriku” shpëtuan jetën e 100 refugjatëve sirianë, përfshirë të 39 fëmijëve.  Anija “Oriku” ka shërbyer në një operacion detar të NATO-s në Detin Egje në vitin e kaluar. Gjatë asaj kohe, ata shpëtuan jetën e më shumë se 800 personave.

Si aleati juaj i NATO-s, jemi krenarë që shohim Ministren tuaj të re të Mbrojtjes dhe shefin tuaj të ri të Shtabit të Përgjithshëm të investojnë në ndërtimin e së ardhmes të një force të armatosur të fortë shqiptare.

Si janë duke investuar?

Së pari, ata po investojnë fonde.

Për herë të parë, që kur Shqipëria u anëtarësua në NATO në vitin 2009, po shohim një rritje të madhe në buxhetin e propozuar  të mbrojtjes – mbi 8 miliardë lekë më shumë se vjet.  Kjo është një përparësi e përbashkët e qeverisë dhe e opozitës, e Presidentit, e Kryeministrit dhe e Kuvendit. Ju lumtë!

Së dyti, ata po investojnë në teknologji.

Dorëzimi i sotëm i këtyre automjeteve të blinduara dhe ekspozimi i pushkëve të sofistikuara sipas standardit të NATO-s, i një roboti amerikan për shkatërrimin e bombave dhe kostumeve për mbrojtjen nga bombat, përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të armëve dhe pajisjeve moderne që po u prezantohen Forcave të Armatosura shqiptare. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të qenë ushtar ose marinar në Shqipëri.

Dhe së treti, por më e rëndësishmja, ata po investojnë në njerëz.

Kemi sot me ne Togerin e Rangut të Parë, Sajmir Cuka, që është vetëm shqiptari i dytë i diplomuar ndonjëherë në Akademia Ushtarake e SHBA-së në West Point. Ky është vendi nga i cili janë diplomuar të gjithë gjeneralët më të famshëm të Ushtrisë Amerikane. Toger i Rangut të Parë Cuka përfundoi gjithashtu kursin e nivelit të lartë të Forcave Speciale të SHBA-së dhe sot është një Udhëheqës i Ekipeve të Forcave Speciale shqiptare me përvojë luftarake në Afganistan. Ai përfaqëson të ardhmen e Forcave të Armatosura shqiptare.

Jemi gjithashtu krenarë që Shqipëria po rrit mundësitë e saj themelore të trajnimit me shumë aleatë të NATO-s, veçanërisht me SHBA-në. Për shembull, Gjeneral Kollçaku, Komandanti i Forcave Tokësore Gjeneral Cahani dhe Komandanti i Forcës Ajrore, Gjeneral Avdiaj, janë të gjithë të diplomuar të dalluar të Kolegjeve të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara.

Jam krenar që sot njoftoj se vitin e ardhshëm do të rrisim buxhetin tonë të trajnimit ushtarak për Shqipërinë mbi tre milionë e gjysmë lekë, në vlerësim të angazhimit të Shqipërisë ndaj NATO-s.

Së fundi, kam nderin të njoftoj që në muajin janar Departamenti i Mbrojtjes do të presë Ministren tuaj të re të Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe një delegacion të nivelit të lartë në Pentagon, për të diskutuar se si mund të zgjerojmë marrëdhëniet tona ushtarake dhe të rrisim mbështetjen tonë për Forcat e Armatosura shqiptare.

Ministre Xhaçka po investon në të ardhmen. Gjeneral Kollçaku po investon në të ardhmen.  Ne ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për këto investime për ushtarët dhe marinarët heroikë të Shqipërisë.

Filed Under: Kronike Tagged With: 12 autoblinda, Ambasadori Lu, Shefqet Kercelli, ushtrise shqiptare

Detarët shqiptarë ndihmojnë velierën amerikane “Silver Apple”

November 3, 2017 by dgreca

4.veliera usa

Nga Shefqet Kërcelli/

foto 3

Më datën 2 nëntor 2017, veliera “Silver Apple”, gjatë lundrimit për në portin e Durrësit ngeci në rajoin e cekinës së Currilave. {Zona e batllave}.  Me tu informuar, Kapitaneria e portit Durrës, me kapiten Besnik Deda mori masa konkrete për të ndihmuar ekuipazhin e velierës prej 5 shtetas amerikanë, me pronar Bartlett Dunbar dhe  port regjistrimi New Port i Ri. Për arësye të kohës dhe erësirës operacioni për nxjerrjen e velierës nga cekina u la mëngjesin e datës 3 nëntor. Në organizimin dhe ndjekjen e operacionit u angazhua dhe QNOD, Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare, nëpërmjet mjeteve të Policisë kufitare dhe Rojes Bregdetare, të cilat për arësye të terrenit nuk mund ti afroheshin dot velierës. Kështuqë u kërkua ndihma e subjekteve private në Durrës, që kanë në përdorim mjetet e nevojshme për të tilla operacione detare. Duhet theksuar gatishmëria e kompanisë “Coli-SHPK” me pronar Edi Senko, i cili vuri në dispozicion të këtij operacioni mjetin tip “Esse-Osse”, që është përdorur për raste të tilla. Kapiteni i sprovuar Elson Lice, bëri manovrat e duhura për lëvizjen e velierës, duke u kujdesur për të mos e dëmtuar atë.  Nderkohe për mosdëmtimin e velierës, u pa e arësyeshme që nxjerrja e saj të realizohej me mjete më të specializuara për këtë punë, që i ka në përdorim kompania “ARBI” me pronar zotin Ardian Fusha. Zoti Ard Fusha, shprehu gatishmërinë e menjëhershme dhe vuri në dispozicion tre mjete, konkretisht Një Rimorkiator, një barkë ndihmuese dhe një panton me vinc. Mbas disa manovrave të sakta, për 2 orë, pantoni bëri të mundur nxjerrjen e velierës dhe lëvizjen e saj për në porin e Durrësit. Kështu në sajë të përkushtimit e profesionalizmit të oficerëve të Kapitanerisë së Durrësit, institucioneve tona detare dhe vecanërisht subjekteve tona private që kanë mjete të specializuara detare, u bë e mundur dhënia e ndihmës velierës amerikane “Silver Apple”, shpëtimin e personelit të saj dhe vazhdimin e itinerarit sipas guidës së përcaktuar. Kapiteni i velierës zoti Bartlett Dunbar, falenderoi detarët tanë dhe personelin e anijeve private për gatishmërinë e treguar në nxjerrjen e velierës dhe shpëtimin e ekuipazhit të saj. Kështu detarët tanë dhe në këta rast, ashtu si dhe emergjenca të tjera detare, treguan shpirtin e tyre human dhe fisnik, duke i sjellë më shumë siguri turistëve të huaj që përdorin mjete detare për të vizituar vendin tonë.

Filed Under: Kronike Tagged With: “Silver Apple”, Detarët shqiptarë ndihmojnë velierën amerikane, Shefqet Kercelli

Njoftim i dobishëm për studentët shqiptarë

November 2, 2017 by dgreca

1 ambasadaAmbasada e SHBA-ve në Tiranë ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë studentët shqiptarë, të interesuar për të kryer studime në Amerikë.

Njoftimi është kryer përmes rrjetit social dhe ka të bëjë me programin Global UGRAD, një mundësi e artë për ata të rinj nga Shqipëria, që kërkojnë të studiojnë në SHBA.Për më tepër lexoni postimin e ambasadës së SHBA: Jeni student në nivelin e parë të studimeve, të gatshëm për të sfiduar veten dhe të eksploroni shoqërinë, kulturën, jetën akademike në ShBA dhe të takoni njerëz nga e gjithë bota? Aplikimi për programin Global UGRAD është hapi i parë.

Këtu do të gjeni më shumë informacion: https://goo.gl/m9NtKG

Konkretisht:

Programi Global UGRAD

Programi Global UGRAD, është një program i financuar nga Departamentit i Shtetit. i cili jep bursa për studentë të nivelit universitar në 55 vende të botës. Studentët caktohen në kolegje dhe universitete në të gjithë Amerikën, ku marrin pjesë në një semestër të nivelit parauniversitar pa diplomë. Bursa mbulon udhëtimin, shkollimin, dhomën, siguracionin për aksidente/sëmundje, një pagesë të vogël mujore, dhe shpenzime për libra. Pjesëmarrësit jetojnë në konvikt me bashkëmoshatarët e tyre amerikanë ose në banesa me familje amerikane. Global UGRAD është një program shkëmbimi i pavarur, i konceptuar për t’i ekspozuar studentët ndaj sistemit arsimor, shoqëror dhe kulturor amerikan. Të gjithë studentëve u kërkohet të marrin pjesë vullnetarisht në aktivitetet e shërbimit komunitar, si dhe të marrin pjesë në aktivitete të zhvillimit profesional si pjesë e programit Global UGRAD. Studentët largohen nga Amerika me idenë për t’u bërë udhëheqës në profesionet dhe komunitetet ku jetojnë. Studentët që kanë mbaruar programin Global UGRAD  mund të aplikojnë për programin Fulbright, të përfitojnë specializime të rëndësishme ndërkombëtare, dhe të punojnw në biznese ose administratë në vendet e tyre. Konkurenca për programin është shumë e lartë dhe në bazë merite. Finalistët do të përzgjidhen në bazë të rezultateve akademike, aftësive drejtuese, dhe përgatitjes së tyre për të studiuar në Shtetet e Bashkuara.

FUSHAT E STUDIMIT

Global UGRAD është i hapur për të gjitha fushat e studimit dhe nuk është diskriminues ndaj racës, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, etnisë, ose paaftësisë fizike.

KËRKESAT PËR KUALIFIKIM

Progami Global UGRAD është i hapur për këdo që është:

  • Mbi 18 vjeç
  • Shtetas shqiptar, aktualisht rezident në këtë shtet
  • Të ketë mbaruar vitin e parë të universitetit përpara se të fillojnë programin Global UGRAD
  • I regjistruar si student në çdo universitet të akredituar, publik ose privat, dhe ka të paktën një semestër për të kryer në vendin e tij në përfundim të programit Global UGRAD; Programi Global UGRAD nuk mund të konsiderohet si semestër përmbyllës për një student universiteti.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (Një program trajnimi për përmirësimin e gjuhën angleze, mundësohet për disa finalistë); të aftë për të filluar studimet në Shtetet e Bashkuara në Gusht 2018 ose Janar 2019 (kandidatët e zgjedhur nuk mund të fillojnë me vonë se këto data)
  • Të ligjshëm për t’u pajisur me vizën amerikane për studentë (J-1) që nevojitet për këtë program
  • Të ndërgjegjshëm për t’u kthyer në vendin e tyre pas përfundimit të programit

JO TË KUALIFIKUESHËM

Personat në kushtet e mëposhtme nuk kualifikohen për programin Global UGRAD

  • Qytetarë amerikanë dhe banues të përhershëm në Shtetet e Bashkuara
  • Personat që aktualisht studiojnë, jetojnë, ose punojnë jashtë vendit të tyre
  • Punonjës vendas të misioneve amerikane të cilët punojnë për Departamentin e Shtetit dhe/ose për Agjensinë Ndërkombëtare të Zhvillimit (USAID); punonjësit janë gjithashtu të pakualifikuar për një vit pas mbarimit të kontratës së punës;

 UDHËZIME PËR APLIKIMIN

Një aplikim i plotë duhet të përmbajë:

  • Aplikimin
  • Një ese
  • Kopje të pasaportës biometrike ose kartës së identitetit
  • Listë zyrtare të notave të universitetit (të noterizuara)
  • Dy letra reference (të shkruara në anglisht). Një referencë duhet të jetë akademike dhe e shkruar nga një pedagog ose asistent pedagog nga fusha kryesore e studimit. Referenca e dytë mund të jetë jo akademike e cila ka të bëjë me jetën ose punën e kandidatit.
  • Ekuivalentim i notave sipas sistemit amerikan të vlerësimit

Aftësia në gjuhën angleze

Nuk kërkohet të jepet testi i TOEFL gjatë kohës së aplikimit. Kandidatëve të përzgjedhur do t’u kërkohet të japin testin zyrtar të TOEFL. Programi do të mbulojë shpenzimet e testit zyrtar.

UDHËZIMET E APLIKIMIT

Udhëzimet hap pas hapi për të plotësuar aplikimin do t’i gjeni këtu (PDF 791 KB).

Për tu regjistruar për programin Global UGRAD dhe për të plotësuar aplikimin përdorni Google Chrome dhe Mozilla Firefox. Nuk rekomandojmë të përdoret telefon celular ose Internet Explorer.

Kërkohet që kandidatët e interesuar TË APLIKOJNË ONLINE!

  • Nxitoni! Afati i fundit është 31 Dhjetor, 2017 ora 11:00PM (ora shqiptare).
  • Mos përdorni shkronja të veçanta/pikësime. Sistemi njeh vetëm alfabetin anglez.
  • Shiheni me kujdes dhe njëherë aplikimin! Klikoni “dërgo” vetëm nëse jeni 100% të sigurt për ta bërë. Deri në këtë moment klikoni “ruaj”
  • Procesi i regjistrimit kërkon konfirmim të llogarisë tuaj. Do të merrni një e-mail me udhëzime dhe një link për tu regjistruar.

Regjistrohuni këtu.

Përzgjidhni aplikimin Global UGRAD 2018 dhe klikoni “regjistrohu”

Klikoni: Plotësoni aplikimin online

Për pyetje të tjera ju lutemi shkruani në: CultureandEducationTirana@state.gov

(Ju lutem lexoni të gjitha udhëzimet dhe informacionin me kujdes përpara se të plotësoni aplikimin)

{Sh.K. Sipas faqes zyrtare të Ambasadës së SHBA}.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Njoftim nga ambasada amerikane, Shefqet Kercelli, studentet shqiptar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT