• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një qendër Rinore Shqiptare në Stamford

October 6, 2017 by dgreca

Urime Qendrës Rinore Shqiptare të Stamford-it, CT/

Nga Shefqet Kërcelli/te rinj te qendres 2Nga data 2 tetor 2017, hap dyert Qendra Rinore Shqiptare, Stamford , e cila është vatra më e re e dijes, e kulturës dhe promovimit të gjuhës e traditave shqiptare. Një ndër iniciatorët kryesorë të saj është zoti Richard Lukaj, i cili mbajti fjalën e hapjes në qendrën e të rinjve në SHBA. Kjo qendër ka për qëllim prezantimin, ruajtjen dhe edukimin e vlerave shqiptare. Në fokus të saj mbetet gjuha shqipe, ku gjeneratat e reja do kenë një mundësi të madhe ta mësojnë atë dhe ta trashëgojnë si një aset shumë të madh për komunitetin shqiptar.
Selia e qendrës është në Stamford, shteti Connecticut, në këtë adresë: 1086 Long Ridge, Stamford, CT.
Hapja zyrtare e qendrës do bëhet më 6 tetor, ndërsa një ditë më pas do të nisë dhe programi shkollor publik, një hapësirë, që fton të gjithë, që duan t’i bashkohen kësaj strehe kulturore, ku prindërit dhe të rinjtë e komunitetit në zonat e Lower Fairfield dhe Westchester do të fillojnë programin në fjalë, ku do përfshijë dhe disiplinën e valleve tradicionale dhe aktiviteteve sportive. “Qendra Rinore Shqiptare”, do të shërbejë si një dritare dimensionale, ku ju ofron të rinjve të komunitetit shqiptar të mësojnë më shumë për prejardhjen, historinë, e kulturën e origjinës së tyre. Ende pa hapur dyert, duket qartë që komuniteti ka gjetur besimin te kjo qendër, tek ndërtimi i saj, pasi kërkesat kanë qenë të shumta për klasa mësimi të nivelit fillestar, të mesëm dhe të avancuar. Mësimi në klasa do të jepet nga mësues të certifikuar dhe artistë të kualifikuar e profesionistë.
“Qendra Rinore Shqiptare” do të jetë organizata e parë në Shtetet e Bashkuara, me një program të zhvilluar shumëdimensional. Kjo është bërë e mundur, nëpërmjet ndihmës së mësuesve të dedikuar ndaj gjuhës shqipe, “Epos Dance Ensemble” dhe “Cedar Stars Soccer Academy” në bashkëpunim me vullnetarë, organizata jofitimprurëse dhe biznese lokale.

Udhë të mbarë kësaj fidanishte të kulturës dhe gjuhës shqipe. Sa më shumë jetgjatësi dhe shoqe të reja, që ta ndjekin në këtë rrugëtim fisnik. Kjo është një thirrje dhe për filantropistët shqiptarë në SHBA e kudo.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Shefqet Kercelli, të Stamford-it, Urime Qendrës Rinore Shqiptare

Kapiten Lorik Cana ceremoni lamtumire më 9 tetor

September 22, 2017 by dgreca

Cana Shefqet

Nga Shefqet Kërcelli/3 LoriKapiteni i lavdishëm i kombëtares sonë do të nderohet nga Federata Shqiptare e Futbollit me një ceremoni zyrtare lamtumire, përpara ndeshjes Shqipëri-Itali, më 9 tetor.

Ka kaluar më shumë se një vit që nga momenti kur Lorik Cana i dha lamtumirën Kombëtares shqiptare të futbollit dhe më në fund, ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare do të nderohet me ceremoninë që meriton para tifozëve.
Ndonëse ish-mbrojtësi i kombëtares ka qenë i pranishëm në stadium  thuajse në çdo ndeshje që ka luajtur ekipi ynë kombëtar gjatë këtyre eliminatoreve, ai dhe FSHF nuk kishin arritur që të organizonin ceremoninë e lamtumirës, kështu që kjo ceremoni do zhvillohet në stadiumin “Loro Borici”, Shkodër më 9 tetor 2017.

Ndërkohë në një prononcim për Radio Romën këto ditë, Lorik Cana refuzoi ofertën e Lazios, duke shprehur ambicjen dhe dëshirën e tij për të drejtuar kombëtaren. Lazio është në një situatë emergjente në repartin e mbrojtjes, pas dëmtimit të disa futbollistëve dhe drejtuesit po mendojnë të ndërhyjnë sa më shpejt për t’i lehtësuar punën trajnerit Inzaghi.
Futbollistët pa kontratë janë mundësia e vetme, me të cilët mund të nënshkruash menjëherë, pa pritur janarin dhe emri i Lorik Canës filloi të qarkullojë gjatë ditës. Mediat italiane e paraqitën si një mundësi reale, rikthimin e ish kapitenit të kombëtares shqiptare, tek Lazio, ekip ku luajti për katër sezone, në vitet 2011-2015.  Por vetë Cana, duke folur për  Radio Romën, mohoi çdo mundësi të rikthimit në futbollin e luajtur dhe tregoi planet e tij për të ardhmen.
“Nuk rikthehem të luaj më. E kam lënë futbollin që pas përfundimit të europianit dhe tani kam projekte të tjera. Aktualisht po drejtoj një organizatë për promovimin e sportit në Shqipëri dhe njëkohësisht po ndjek kualifikimet për trajner. Do të më pëlqente të drejtoja kombëtaren, por nuk është në planet e mia afatshkurtra”, u shpreh legjenda e kombëtares kuqezi.

Theksojmë se Lorik Cana mbetet jo vetëm një legjendë e kombëtares sonë si futbollist profesionist, por ai është dhe një njeri, familjar e qytetar i devotshëm, studjues i historisë së popullit shqiptar dhe dashamirës i detit. Madje, Ai ka disa vite që ka në pronësi një skaf të vetin me të cilin viziton portet dhe bregdetin shqiptar, duke provuar se është jo vetëm një kapiten i mirë në fushën e blertë por dhe kapiten në det.

Filed Under: Sport Tagged With: Ceremonia e Lamtumires, Lorik Cana, Shefqet Kercelli

Shqiperia, organizatore e Konferences se Shefave te Shtabeve te NATO-s

September 16, 2017 by dgreca

1 NATO TIRANESot ne Tirane filloi punimet konferenca e Shefave te Shtabit te NATO-s. Është hera e parë që Shqipëria bëhet mikpritëse e takimit të Shefave të Shtabeve të vendeve anëtare të Aleancës në formatin e Konferencës së Komitetit Ushtarak, i cili është autoriteti më i lartë ushtarak i kësaj Aleance.
tema kryesore e ketij takimi eshte diskutimi i çështjeve të rëndësishme që lidhen me mjedisin e sigurisë në kufijtë e aleancës dhe përtej tyre.
Në sesionin e hapjes së kësaj konference mori pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, i cili shoqërohej nga Ministrja e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka.

konferenca2

Fillimisht u mbajt një minutë heshtje në nder të trupave të rënë në krye të detyrës në operacionet e NATO-s, Gjeneral Pavel, i cili në emër të të gjithë aleatëve, shprehu mirënjohjen për angazhimin e fuqishëm të Shqipërisë ndaj aleancës, si dhe për kontributin në misionet, operacionet dhe aktivitetet e NATO-s, përkatësisht misionet në Afganistan dhe Kosovë.

Gjeneral Pavel vlerësoi rolin e Shqipërisë në përkrahjen e bashkëpunimit dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, por edhe në luftën kundër të ashtuquajturit ”Shteti Islamik”, siç tha ai “duke kontribuar me mjete e pajisje në koalicionin global kundër ISIS dhe trajnuesit e Forcave Speciale në Irak”.

Në fjalën e tij, gjeneral Pavel përmendi edhe këmbënguljen e Shqipërisë për ngritjen e një Qendre Ekselence të NATO-s në vendin tonë, e cila do të trajtojë fenomenin e “luftëtarëve të huaj”.
Konferencën  e përshëndeti dhe Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, i cili shprehu kënaqësinë që Shqipëria mirëpret për herë të parë këtë takim duke theksuar vendosmërinë e vendi tonë për të përmbushur të gjitha angazhimet dhe detyrimet që rrjedhin si vend anëtar i NATO-s.” Ne jemi të bashkuar në angazhimet e Aleancës në një nivel mbiprofesional. Misionet e Shqipërisë në NATO nuk kanë marrë asnjë votë kundër në Kuvendin e Shqipërisë. Pjesëmarrja jonë nuk ka qenë e lehtë për shkak të resurseve të kufizuara të vendit, por prania jonë do të fuqizohet me shtimin e shpenzimeve për Mbrojtjen, ashtu sikurse Forcat tona të Armatosura do të jenë prezent në çdo front ku të thirren. Edhe në të ardhmen ne do të japim kontributin tonë për angazhimet e NATO-s”.

Duke u ndalur në situatën në rajon, Kryeministri Rama ripërsëriti qëndrimin e Shqipërisë pro politikës së dyerve të hapura për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.” Ne besojmë fort se vetëm integrimi i plotë i vendeve të mbetura jashtë, është rruga për stabilizimin e Ballkanit dhe vetë Evropës. Ne e dimë se as mundemi as na kërkohet punë e madhe, por ka një spektër kapacitetesh që ne japim kontribut të rëndësishëm për Aleancën”, u shpreh Kryeministri Rama.

Gjatë zhvillimi të punimeve të konferencës, Shefat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s do të informohen, diskutojnë, shkëmbejnë ide e vendosin për çështje që lidheshin me mjedisin e sigurisë, misionet dhe operacionet e aleancës dhe adaptimin e strukturave të aleancës në kontekstin e sfidave, rreziqeve e kërcënimeve.

Në sesionin e parë Shefat e Mbrojtjes të vendeve të aleancës do të diskutojnë për konceptin e Projektimit të Stabilitetit duke u fokusuar në arritjen e objektivave strategjikë afat-shkurtër dhe afat-gjatë. Në fokus të konferencës do të jetë koherenca e aktiviteteve të Aleancës, progresi në luftën kundër terrorizmit, iniciativa për Ndërtimin e Kapaciteteve të Mbrojtjes në Irak, si masat implementuese për funksionimin e strukturës (qendrës) për Jugun. Një vëmendje të veçantë do të marri dhe situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Në sesionin e dytë Shefat e Mbrojtjes, do të ndjekin brifingjet e Komandantëve te Komandave Strategjike të Aleancës, respektivisht për Operacionet dhe për Transformimin, mbi përshtatjen nga pikëpamja strukturore të  NATO-s. Shefat e Mbrojtjes në këtë takim do të ofrojnë udhëzime shtesë mbi rishikimin e Strukturës së Komandës së NATO-s, përpara ministerialit të Mbrojtjes që do të mbahet në Nëntor.

Misionet i NATO-s në Afganistan (Resolute Support Mission) dhe atë në Kosovë, KFOR do të jenë në fokus të sesionit të tretë të konferencës. Per kete Shefat e Mbrojtjes do të informohen nga Komandanti i Mbështetjes së Përgjithshme, Gjenerali Nicholson dhe Përfaqësuesi i Lartë Civil, Ambasadori  Cornelius Zimmermann në Afganistan, mbi Misionet Mbështetëse të Rezolutave, ndërsa Komandanti i KFOR-it, do të informojë në lidhje me Forcën e Sigurisë në Kosovë. Më tej, do ofrohen rekomandime për të dy misionet bazuar në situatën në terren.
Në përfundim të takimit, me daten 17 shtator, Shefat e Mbrojtjes së NATO-s, do të zgjedhin Kryetarin e ardhshëm të Komitetit Ushtarak të NATO-s, i cili e merr detyrën në vitin 2018. {SH.K}.

Filed Under: Politike Tagged With: NATO, Shefat e Shtabeve, Shefqet Kercelli, Shqiperia organizatore

PRESIDENTI META, I PRANISHEM NE STERVITJEN SHQIPTARO-BRITANIKE

September 15, 2017 by dgreca

Zhvillohet Dita e Vizitorëve të Shquar {DVD}, e stërvitjes shqiptaro-britanike, “Ushtari Eagle-2017”/1 presidenti MetaNga Shefqet Kërcelli/

Sot në Bazën Detare të Kepit të Palit, u zhvillua veprimtaria e “Ditës së Vizitorëve të Shquar”, pjesë e stërvitjes së  përbashkët shqiptaro-britanike  “Ushtari Eagle 17”.  Në këtë ditë të vecantë të kësaj stërvitje morën pjesë, Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta, njëkohësisht edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, zoti Duncan Norman MBE, Shefi i Shtabit të Britanisë së Madhe, Chief Marshall Sir Stuart Peach, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA të shqipërisë, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, etj. Të pranishmit, mbasi u njohën me programin e stërvitjes ndoqën nga afër disa elementë të kësaj stërvitje të përbashkët midis Forcave britanike dhe shqiptare, e cila u zhvillua në kazermën e Kepit të Palit.  Në pronononcimin e Tij për mediat, Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se, “Ishte një kënaqësi e veçantë wë mora pjesë në stërvitjen e përbashkët “Ushtari Eagle 17”. Akoma më kënaqësi është që në këtë vizitë, përveç trupave britanike, merr pjesë edhe Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Chief Marshall Peach. Dua të theksoj kënaqësinë tonë për këtë bashkëpunim të shkëlqyer midis Forcave tona të Armatosura dhe Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, pasi Britania e Madhe ka një rol të jashtëzakonshëm në aleancën ku ne bëjmë pjesë, në NATO. Roli i Britanisë së Madhe ka qenë historikisht mjaft i rëndësishëm dhe padyshim që angazhimi i saj edhe për të ardhmen është i rëndësishëm për sigurinë e Evropës, të gjithë hapësirës atlantike, por edhe për të përballuar të gjithë së bashku me sukses sfidat globale. Aleanca jonë me Britaninë e madhe është e hershme. Të mos harrojmë që në Luftën e Dytë Botërore, 53 ushtarë dhe oficerë britanik dhanë jetën, duke luftuar për lirinë e popullit shqiptar, por edhe për lirinë e Evropës nga nazi-fashizmi. Dhe natyrisht që kjo aleancë është ripërtërirë sot në kuadër të aleancës më të madhe të lirisë dhe paqes në botë, që është aleanca e NATO-s. Falënderojmë Britaninë e Madhe për këto eksperienca të shkëlqyera që sjell, për mbështetjen që ka dhënë deri tani, por që sigurisht jam i bindur që do të japë edhe në të ardhmen për modernizimin e Forcave tona të Armatosura dhe për rritjen e kapaciteteve të forcave tona të armatosura.”

Filed Under: Kronike Tagged With: ne stervitjen, Presidenti Meta, Shefqet Kercelli, shqiptaro-britanike

Gjeneral Kollçaku takon ushtarakët amerikanë në Shqipëri

September 8, 2017 by dgreca

 

????????????????????????????????????
Nga Shefqet Kërcelli/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,{FARSH}, Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zhvilloi një takim me Atasheun Ushtarak amerikan në vendin tonë, Commander Samuel Wartell dhe Shefin e Zyrës së Bashkëpunimit Ushtarak në Ministrinë e Mbrojtes, {ODS}, Major Joushua Glendening.

Temë kryesore e këtij takimi ishte prezantimi i lidershipit të ri ushtarak të FARSH me përfaqësuesit ushtarakë amerikanë në Shqipëri si dhe rritja e bashkëpunimi i mëtejshëm ndërmjet Forcave të Armatosura të dy vendeve. Gjeneral Kollçaku vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes si dhe mbështetjen e palës amerikane për përgatitjen dhe masat e mara për Takimin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, që do të zhvillohet në vendin tonë në datat 15-17 shtator 2017. Gjithashtu Gjeneral Kollçaku shprehu gatishmërinë e tij dhe të Forcave të Armatosura Shqiptare për vijimin e programeve dhe projekteve të mbështetura nga pala amerikane për modernizimin e FA shqiptare, siç janë mjetet e blinduara që sapo u dhuruan nga SHBA. Në përfundim të takimit, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku dhe përfaqësuesit ushtarakë amerikanë në Shqipëri, rikonfirmuan edhe njëherë thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes reciprok midis ushtrive të dy vendeve.

{Burimi i informacionit, Zyra e shtypit e Shefit të Shtabit të FA}.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: General Kollcaku, Shefqet Kercelli, shqiperi, takohet, ushtaraket amerikane

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT